Nga Mero Baze
Gazeta TemA botoi disa video nga mbledhja e aksionerëve të një kompanie produktesh televizive, ku aksionerët debatojnë rreth blerjes së të drejtave të transmetimit të një kampionati, duke pasur në krye të debatit presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili është dhe aksioner i kësaj kompanie.
Videot janë një manual që të bëjnë të kuptosh tipin e biznesmenit politik në Shqipëri.
Siç mund të shikohet në video, ne kemi një president federate futbolli, i cili është aksioner në kompani mediatike që blejnë të drejta televizive, ku përfshihen dhe të drejta të kampionatit shqiptar, aksioner në kompani që sponsorizojnë ekipe futbolli, të cilat pastaj dalin kampion dhe rezultojnë se kanë shitur e blerë ndeshje e dënohen nga UEFA, siç është “Skënderbeu”, dhe partnerë të tij në biznes, të cilët përveç nivelit oridner të bisedës, i bashkon fodullëku, që kanë pas mbështetje politike.
Nga ana tjetër, gjuha primitive e Aleksandër Frangaj, fodullëku i tij që nuk i ka për gjë 1 milion dollarë, tregon deri ku ka shkuar degradimi i lidhjeve politike me median dhe përfshirja e tyre në biznese të mbështetura politikisht.
Dhe si qershi mbi tort ti shikon në debat një bankier si Edmond Leka, i cili nuk ka hall vetëm të zgjidhë problemet e biznesit të tij, por dhe të sulmojë njerëz që për momentin i duken se i prishin punë politikisht Sali Berishës.
Fjala vjen përpiqet të ironizojë Ilir Rusmalin, një jurist me reputacion të pakontestuar në Shqipëri, vetëm pse në momentin që bëhej mbledhja, Rusmali drejtonte seancën e KAS në KQZ dhe nuk i kishte dhënë të drejtë Berishës për një rast.
Kjo tregon se gjithë ai grup që debaton aty, gjithë ai vulgaritet që shfaqet në sytë e publikut, gjithë ata fodullë arrogantë dhe të krimbur nga para të dyshimta të lidhjeve me politikën, në fakt në finale u shkon gjuha ku u dhemb dhembi, tek ata që kanë nga pas në politikë.
Nga ajo video kuptohet lehtë pse Armando Duka nuk heq dorë nga Federata pas gjithë këtyre skandaleve, pasi duhet të heqë dorë nga mbështetja politike me të cilën bën biznes.
Njësoj aty, kupton pse Edmond Leka dhe mediet e tij, janë kaq kohë të shqetësuara pse nuk zhvlerësohet leku në Shqipëri. Nuk është puna se i kanë dhënë kreditë e tyre në euro dhe nuk fitojnë shumë, por kanë qejf ta shikojnë monedhën shqiptare të zhvlerësuar, që dhe të fitojnë lekë, dhe të kënaqin Sali Berishën.
Ndaj beteja kundër Armando Dukës nuk duhet konsideruar si një betejë që duhet zgjedhur një tjetër më i mirë se ai. Duhet kuptuar thellë se nuk bëhet fjalë për të ndërhyrë në garën për Federatën, por nuk duhet lejuar një pisllëk i tillë politik në Federatë, që përpiqet të mbajë pushtetin me politikë. Ky model duhet të zbohet me politikë. Pastaj të rihapet një garë e të fitojë kush të dojë, por jo të triumfojnë lidhjet e politikës me krimin dhe banalitetin.
Po o Mero. Ashtu është, siç thua ti. Ky model në FSHF duhet zhbërë nga politika.
Pra duhet të ndërhyjë qeveria.
Mirëpo sot në takimin me Ceferin, Rama i lau duart.
– Nuk do ndërhyjmë, tha. – Kokat hëngshin. Le të zgjidhet kush të dojë president i federatës. Nuk na prish asnjë punë.
Kështu që edhe 4 vjet Don Duka ta gëzojë federatën.
Ne kemi kohe që jemi çelbure si shoqri me keta politikane dhe njerze që drejtone instututsjonet Shqiptare . Ku do si ato shtetrore si ato private..
Keni te Drejt Mero Baze.
100% Dakord me ju kur pershkruani llumin/estabilishmentin Politik/mediatik/Ekonomik qe Sundon kete vend te mjer, që Ne e thërrasim Atdhe!.
***
Problemi,
O Mero Baze, qendron tek fakti se si do te silleshit ju, ne rast se ky Edmond Leka, mbeshteste krahun tjeter..
A do ta d3nonconit ne te njejten menyre????
Problemi,
O Mero Baze, qendron tek fakti se: A je ti i ndryshem nga Ata, dhe jo tek fakti se sa te drejt ke kur i pershkruan Ata dhe situaten e Ndyre qe keni krijuar te gjith bashk, ne kete vend qe e quajm Atdhe..
Meru edhe me kalbesirat e tipit GD se sikur i ke harru se kto rruspije miratojn ligje.
Po te kishim tope, po te kishim nje kryeminister te sakte dhe te pakorrutuar, po te kishim nje kombetare me arritje, po te kishim nje sistem drejtesie te sake, nderhyra politike nuk do ishte e papranueshme nga wefa. Kuptohe, pasi edhe ky kryetari i ri, te jepte dakortesine e tij tek wefa dhe mbi te gjitha, catat me lek.
Megjithate, vlen per tu vleresuar se deputetet tane sot ishin te interesuar per te drejtat e abonentëve, por sidomos ministrat perkates ishn ata qe depozituan dosje ne prokurori per te drejtat e cenuara te kosumatorit.
Vlen per te theksuar se ministrite perkatese pervec gjobave, urdheruar edhe ama-en te mbyllte frekuencat perkatese gjer sa aksioneret tu kthjene leket mbrapsh abonuesve.
_____________
Pasi te kete marre rama FSHF …
Ne vetem 3.900 dite qeverrisje, arritem qe nje lojtar nga 100.000€ qe paguante per te luajtur me kombëtaren, tani i duhen 1.000.000€.
Kjo eshte tregues se ekonomia ecen mire.
Po mos te kishim bere keto ndryshime rrenjesore, nuk do vinin te luanin me kombëtaren 4 francezo-argjerian, 3 anglo-afrikan, 5 itialian, 2 kineze dhe 8 dubaits.
Ti jetone akoma me psikollogjine Enveriste qe kryeministri munde te arrestoje , burgosi …..eshte drejtesia ajo qe nuk funsionone ndaje mos ngatero dollari me hajdarin
Kalbësirat më radioaktive je ti Ymer dhe mediat e eunukëve pa gjini, me pubis të kuqëŕemtë – me seli në zorrën e trashë të Edvin Llapës. Sigurisht që si pabyths nekrologjie që je do çensurosh