“Shtëpia e Ilirit”, që zhvlerësoi “zgjedhjet e lira” të Foltores

1 Shkurt 2022, 19:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shpallja e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mes LSI dhe demokristianëve të Nard Ndokës, që do të marrin hua 6 kandidatët e “Foltores”, zhvlerëson gjithë procesin e “primareve”. Ky zhvillim e bën procesin e votimit në “primare”, një proces fiktiv, me kandidatë të paracaktuar dhe negociuar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës (nuk kam dijeni për Nard Ndokën) dhe mbi të gjitha, një proces fyes për demokratët që besuan gënjeshtrën e Sali Berishës.

Së pari, një proces i lirë zgjedhjesh brenda PD, presupozohet se nxjerr kandidatët që voton shumica e demokratëve. Si ka mundësi që ky proces në të cilin votuan demokratët, ka nxjerrë “fitues” kandidatë që i pëlqejnë Ilir Metës dhe Nard Ndokës pa asnjë debat!

Kjo është e gjitha një hipokrizi, pasi ata nuk janë kandidatë të zgjedhur, por të negociuar mes Metës e Berishës, dhe të paracaktuar.

Së dyti, ky është një proces fals, pasi është zhvilluar nën premtimin që kandidatët do përfaqësonin listën e “Foltores” dhe do votohej për ta. Askush nuk e tha para votimit se këta do jenë kandidatë të Ilir Metës dhe Nard Ndokës.

Kjo do të thotë se dhe oferta e demokratëve për këtë koalicion mund të ishte e ndryshme nga negociatat e nëndheshme për gjashtë emrat. Si i tillë, ky proces ka fyer demokratët, pasi Sali Berisha është tallur me ta, duke i thirrur në një proces votimi për të zgjedhur kandidatët e tyre dhe jo të Ilir Metës e Ndokës.

Së fundmi, që është dhe më e rëndësishme, ky është një proces poshtërues për votën e lirë që premtoi Sali Berisha. Pra në rastin e parë që ata patën për të besuar premtimin e Berishës për zgjedhje të lira brenda demokratëve, u ndeshën me një farsë, ku kandidatët ishin paracaktuar dhe ata bënin sikur votonin kandidatët e tyre, por në fakt votonin kandidatë të Metës dhe Ndokës.

Kjo tregon mungesën e thellë të respektit që Berisha ka për votën e lirë brenda demokratëve, një kauzë të cilën u përpoq ta bënte kalë beteje kundër Lulzim Bashës në parti.

Shpallja e “Shtëpisë së Lirisë” menjëherë pas zgjedhjeve fiktive dhe sqarimet e Berishës se ishte takuar më parë me Ilir Metën (formalisht ende president) dhe kishin vendosur gjithçka, është dëshmi e talljes së tij me këtë proces dhe me gjithë ata që morën pjesë.

Tani “Shtëpia e Lirisë në fakt është “Shtëpia e Ilirit” dhe do t’u ofrojë shqiptarëve kandidatë të listës Berisha, për t’i besuar qeverisjen në disa bashki.

Po si mund mund t’i besojnë tani qytetarët një liste që Berisha nuk ka pranuar ta rregjistrojë si të vetën edhe pse i kishte mundësitë? Të gjithë e kuptojnë se ai nuk do të marrë as përgjegjësi për humbjen, duke e justifikuar atë me imazhin e Metës dhe Ndokës.

Se po të kishte qoftë dhe një grimë shprese për një fitore, i kishte rregjistruar në emër të vet, pasi kishte kohë boll deri më 31 janar në mesnatë.

8 komente në ““Shtëpia e Ilirit”, që zhvlerësoi “zgjedhjet e lira” të Foltores”

  1. Një mik nga New Yorku me tha.............!!!!! says:

    Si gjithnjë, Mero Baze në lartësinë e duhur si gazetar patriot. Z. Mero, artikullin tuaj e perforcoj me deshminë time. Dje jam ndodhur rastesisht në trotuar ke Varri i Bamit, dhe kam degjuar Çim Peken që i fliste dikujt në telefon, dhe i thoshte ” po paguaj qimet e flokve për ti gjetur Sali Pampersit, një strehë për tu futur me çeten e tij, sepse Iliri, jo vetëm po na kerkon një qira shumë të lartë për të na lejuar në vilen e LSI-së, por po na kerkon që ai të jetë shefi suprem i kesaj lidhje hibride, dhe Saliu nuk pranon kurrë…..etj etj etj”. Pra, z. Mero, per shkerdhaten Sali, sot gjithçka sillet me “shtepinë e Ilirit”…….!!!!

  2. Shqiptar says:

    Edhe ne vitin 1997-te, Shkodra votoi masivisht Sali Berishen. Por sot jam edhe me shume kurioz per rezultatin e Shkodres. Besoj se nuk do e tradhetojne Sali Berishen. Ironikisht, Shkodra vendos. Fundin e Sali Berishes ose perseri do haje turpin me buke, ashtu si ne vitin 1997-te.

  3. Nard Ndok Mushku says:

    Gazetari pyeti Berishen dhe Meten se pse e vendosen emertimin “shtepia e Lirise”. Meta u pergjigj:” ja keshtu e vendosem. Nje vit do e wuajme “shtepia e Lirise” dhe nje vit do quhet “shtepia e Monikes” e keshtu me radhe….

  4. Festimi says:

    Dy katastrofat njeri, meta berisha, u ngritën nga varri që ishte gjysëm i mbuluar, për tu bashkuar për të bërë çorap këtë popull, dhe për të krijuar celula me ndihmën e partis kurtit në shqipëri. Ku nuk mungojnë protestues që vijnë nga kosova për të nxitur urrejtjen dhe shkatërrimin. Këto dy kufoma janë të gatëshëm të bëjnë ç’do gjë për interesat e tyre private. Të vjen keq kur sheh të rinjë pranë monikës, simbolit të së keqes të gjithë atyreve të rinjëve kur i punsonte u merte taksë çdo muaj. Kjo kuçedër që mashtron dhe u premton këtyre të rinjëve prralla kur nëse ndonjëherë, do vijë në pushtet. Berisha & Meta duhen ndëshkuar para drejtësisë, ku gjith ajo pjes e pasurisë prrallore që zotërojnë,ti kthehet shtresave në nevojë, pastaj të dy, duhet të vuajnë dënimin popullor atë të neverisë.

  5. Vranakonti says:

    Te gjithe ata deputet apo anetar te PD-ke qe i shkojn pas Sali Berishes,shume shpejt do kuptojne hilen apo dredhine e Saliut dhe do peendohen qe i kane shkuar ne ç’do foltore. Saliu po e bene kete veprim per te ruajtur bythen e tij,por ata nuk po e kuptojne. Ata do largohen nga Saliu e do shkojne te bejne autokritike te Lul Basha dhe per t’i pranuar ne radhet e PD-ke. Por ama kjo do jet shume vone.BELIND KLLIçI qe sot ligjeron si bilbil neper portale ne favor te Saliut,do t’i bjere te kembet Lul Bashes per t’a pranuar ne PD.

  6. Salivirusi PPSH says:

    KANDIDATET E NJE GRUPIMI TE DJATHTE FUTEN NE LISTEN E NJE PARTIE TE MAJTE KU KJO PARTI NUK NXJERE KANDIDATE PER ZGJEDHJE DHE URDHERONE APO SUGJERONE ELEKTORATIN E SAJ TE MAJTE PER TE VOTUAR KANDIDATET E NJE GRUPIMI TE DJATHTE E PA KUPTIMTE E RALLE E PA DEGJUAR NE BOTE .
    KJO TREGONE QE PARTIA KONSIDEROHET ENTREPRISE PRIVATE DHE ELEKTORATI SI PUNTORE PA ASNJE TE DREJTE .
    ELEKTORATI I LSI DUHET TE VOTOJE KANDIDATET E BERISHES ESHTE E PA PARE

  7. Meli says:

    Unë e kam ndarë mendjen .Këtë herë do të votoj për “Shtëpia e Sllobodankës”

  8. humor ballkanik says:

    O moj Doktoreshe Liria,
    o moj ti gruaja e shkret,
    si do t’ja byresh valle,
    me kete goxha Siklet?

    Ti qe kaq vjet durove,
    me ate Saliun Katundar,
    ec e duro tani ne shtepi,
    edhe Liken si Kollovar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje