Nga Mero Baze
Pas vendimit të një gjykate për një zyrtar të lartë si Saimir Tahiri, komentet për drejtësinë nuk vlejnë. Por vlejnë komentet për politikanët e gëzuar apo trembur nga ky vendim.
Ajo që bie ne sy është se gjithë “Foltorja”, e cila ka nisur një betejë afatgjatë kundër reformës në drejtësi dhe mbikëqyrjes amerikane për të, përpiqet ta godasë vendimin në dy mënyra të ndryshme.
Njëra mënyrë është ajo e Sali Berishës, i cili i trembur në palcë, thotë se ky dënim duhet të ishte dhjetë herë më i lartë, si për të treguar se ai nuk është në sërën e Saimir Tahirit, nëse dënohet.
Komentet e tjera vijnë nga pjesa tjetër e “Foltores”, që është LSI, të cilët e quajnë vendimin një orkestrim të Edi Ramës.
Për të mos u përfshirë në makthet e tyre rreth drejtësisë dhe për t’u plotësuar njëkohësisht të gjitha dëshirat që shprehin, me këtë rast kam një propozim për ta.
Meqë sipas tyre ky është një vendim i orkestruar nga Edi Rama, meqë si thotë Berisha është një vendim i bekuar nga ambasadorja Yuri Kim, meqë siç thotë Monika është një pazar i Edi Ramës me drejtësinë, po i lutem Edi Ramës, ambasadores Yuri Kim dhe gjithë atyre që pjesëtaret e “Foltores po i akuzojnë si ndikues të drejtësisë, të zbatojnë të njëjtat kritere për të ndëshkuar Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën etj.
Pra le ta quajmë se Saimir Tahirin e kanë dënuar pak, le ta quajmë se Edi Rama ka bërë pazar me drejtësinë, le ta quajmë që ambasadorja Yuri Kim e ka garantuar këtë pazar.
Le të lutemi që ta mbajnë me hatër dhe Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun etj. Le t’i dënojnë sa Saimir Tahirin. E di që është një padrejtësi e madhe ndaj Tahirit, por le ta mendojmë veten të pafuqishëm për një moment dhe ta nisim me këtë dënim.
Pastaj rrugës dalin vetë të tjerët. Kështu do jenë të gjithë të barabartë para këtij standarti. Dhe disa si Meta e Berisha “edhe më të barabartë”.
Exellent.
Nuk ka burre apo grua ne gjykatat shqiptare te kete guximin dhe patriotizmin e duhur per te denuar anti-shqiptaret Berisha-Meta. Me drejtesine tone te kalbur deri ne palce tall bythen edhe Adriatik Llalla. Ka muaj qe eshte denuar me burg por vazhdon te jetoje i qete ne Rome duke bere palle me parate e vjedhura te shqiptareve.
Mero je njish
shume artikull i dobet. ofendim per te gjithe te ndershmit qe kane ndertuar jeten e tyre oa asnje veper te tille. ky artikull eshte tallje me ta. keta plehra te denohen sipas veprave qe kane bere. dhe nese kane kryer tradheti ndaj kombit shqiptar, te denohet me burgim te perjetshem. saimiri e mira eshte te kaloje edhe ne nje veting. u be 4 vjet pa pune dhe paguan edhe Maksin. Te gjithe plehra jane!
Mero, propozimi yt në vesh të drejtësisë
PER HIRE TE SE VERTETES, BERISHA DHE META DUHET TE HESHTIN, I VETMI QE DUHET TE NGREJ ZERIN, TE BUCASE,PER MILIARDERET , SI DHE DISA POLITIKANE QE KANE TRILONA, ESHTE VETEM POPULLI.!!!!
Po e DREJTE!
Shume komisare policie te zonave te hashashit ne Shqiperi u bene administratore te parcelave. Policia u be bashkepunetore e plote ne kohen e Saimirit. Vinin gazetare nga vendet perendimore dhe gjenin parcelat, ndersa policia e Sajes nuk shihte dhe nuk vepronte. A kishte pergjegjesi ministri per kete situate? Cfare lidhje kishte veprimtaria e dobet e policise me lejen e heshtur te ministrit, dhe cfare marreveshje ka patur midis Sajmirit dhe Edi Rames ne lidhje me drogen qe ai i bente presion ketij te fundit? Ketu ka dhjetra pyetje qe mund te beheshin ne vend te pohimit te papergjegjshem (edhe pas vendimit te gjykates) se denimi paska qene i padrejte.
Nga sa kam lexuar Jo ne kete artikull ky gjykim pra nga ky trup gjykues eshte olèle o bobo ne qofte se kjo eshte reforma ne drejtesi mos qofte kur se kjo Ka rrenje c’ rrenjos nje sistem e e vendos ne te njejta principio por edhe me SHUME paraja ben hatane ky vend Jo Amerika e BE nuk behet dreka MENGJES DUHET MENGJES e MENGJES!???????????
Po nuk u shkulen nga rrenjet trungjet e vjeter te korrupsionit ne Shqiperi: Sali Berisha e Ilir Meta,
shqiptaret do te perfundojne me keq se kolumbianet!
Sa të ketë injorantë që u shkojnë mbrapa, berisha & meta do ëndërrojnë se mund të vijnë prap në pushtet. Këta bashkë të dy, vetëm në një burg të sigurisë lartë si gajtazi mund ti çosh.
Metën se dënon njeri se është shoku i Ylli Bodinakut, hajdutit të parkut, dhe heroi metës, ????. Ndërsa berisha shoku dhe dashuria monikës????.
Po Berisha nuk po I fshihet drejtesise, as nuk po I iken betejes politike biles perkundrazi eshte angazhuar fuqishem pa dhene asnje shenje frike.
Nese disa komentues te ushqyer rregullisht me opinione gazetash kerkojne me deshperim qe Berisha te denohet, duhet ta kuptojne njehere e mire se jo SPAK qe ska çti beje Berishes por as arkitektja e drejtesise se re KIM-I ,biles as Amerika. Dhe arsyeja eshte se Berisha nuk kontrollon asnjeren prej tyre por thjeshte NUK KA PROVA AS FAKTE qe Berisha te Akuzohet. Kuptojeni me se fundi se nuk mundet prokuroria te dale para gjykates e te kerkoje denimin e Berishes me pretence ” ato qe ka bere Berisha I dine te gjithe ” e te ulet ne vend.
Shqiperia ne dore te “politikaneve” Berisha .Meta e Monika ! Vari karet ketij muhabeti Te tre keta katunare duhet te ishin ne burg qe shume vite me pare… po kush ti coje ne burg?
Pse çensuron o mavri nekrologjie ??
Padite ti Sali Berishen o Mero se pa padi nuk ka patur as gjygje as denime edhe ne kohe te shokut Enver…dhe leshoje kete koment se nuk te bie nuri para rilindjoteve!
Nuk preken monumentet as me llafet e Meros as me klithmat e Braces.Cdo gje behet per fushate elektorale dhe mafia kalon pushtetin nga nje dore ne tjetren