Debati rreth sendeve, në vend të debatit rreth ideve

8 Shkurt 2022, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Kosovë qeveria ka provokuar një debat pas vendimit të saj për të rikonstruktuar shtëpinë e njohur si “Shtëpia e Xhafer Devës” në Mitrovicë, një ndërtesë që lidhet me emrin e tij në kohën kur Mitrovica, nën pushtetin gjerman, u bë pjesë e Shqipërisë dhe kur Xhafer Deva ishte figura më e njohur politike shqiptare, e lidhur me nazismin dhe personalisht me Hitlerin.

Debati është jo racional, pasi me aq sa kam kuptuar, qeveria e Kosovës nuk është duke bërë ndonjë nderim për figurën e Xhafer Devës, por po rikonstrukton një shtëpi historike të qytetit. Nuk jam i qartë se cili do jetë objekti përfundimtar i këtij projekti, nëse ajo do bëhet muze, apo institucion kulturor, por nuk kam parë askund të thuhet se po rehabilitojnë Xhafer Devën, por shtëpinë që lidhet me emrin e tij.

Ndërtesat janë pasuri publike, edhe kur lidhen me personazhe të forta të histories, që kanë shkëlqyer dhe nxirë në periudha të ndryshme. Ndërtesat më të bukura të Shqipërisë deri më 1990 lidhen, ose me ata që komunistët i quajtën tradhtarë, ose me komunistët.

Ministritë na i ka ndërtuar të gjitha fashizmi, stadiumin po ashtu, sarajet në shumicën e vendit ata që komunzimi i shpalli tradhtarë, dhe disa ndërtesa tipike të komunizmit, si Komiteti Qendror, që sot është zyra e Parlamentit, e kanë ndërtuar sovjetikët.

Pastaj komunizmi ndërtoi Piramidën apo shtëpinë e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Nuk po i përmend këto kullat e pas vitit 2000, se nuk dihet akoma kush i ndërton.

Debati rreth figurave historike duhet ndarë nga fati i ndërtesave, aq sa ndahet historia nga gjeografia. Ndërtesat janë pjesë e gjeografisë së qyteteve tona, që natyrisht mbartin dhe historinë e qyteteve mbi supe. Nëse do bashkonim qëndrimin që mbajmë ndaj historisë me qëndrimin ndaj ndërtesave, së paku në Shqipëri duhet të prishësh çdo ndërtesë sa herë ndërron pushteti.

Debati rreth fashizmit në botë është i ezauruar. Në Kosovë po ashtu. Kosova u bë e lirë dhe e pavarur falë përballjes me fashizmin serb.

Por ekzistenca e një ndjenje tolerance ndaj fashizmit në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekziston jo për shkak të adhurimit të fashizmit, por se pushtimi i Kosovës nga fashizmi, çliroi shqiptarët nga fashizmi serb, i cili ishte shumë herë më mizor se ai që vinte nga Perëndimi.

Fashizmi gjeti në Kosovë një popull pa asnjë liri njerëzore, të diskriminuar, të mbajtur në analfabetizëm, në mjerim ekonomik dhe pa pozita shoqërore.

Të bashkuar në një shtet me Shqipërinë, aty e përqafuan menjëherë frymën kombëtare, u hapën 400 shkolla zyrtarisht, shifër që shpesh citohet si më shumë, u rritën shqiptarët në pozita shoqërore e sociale, u krijuan institucionet kulturore, u botua letërsia shqipe, u ngritën biblioteka qytetesh dhe u bë shkëmbimi i burimeve njerëzore nga Shqipëria në Kosovë.

Rreth 1000 arsimtarë shkuan nga Shqipëria, që ndihmuan arsimin në Kosovë. U krijua materia e parë e bibliotekave në Kosovë. U mësua shqip.

Por deri këtu. Më tej formimi i Batalionit “Skënderbeu” dhe përfshirja e fashizmit në qeverisjen e Shqipërisë, rrezikoi seriozisht Shqipërinë të konsiderohej vend aleat me fuqitë e mundura nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo mund të na shkëpuste jo vetëm Kosovën, që u shkëput, por dhe Jugun e Shqipërisë e më tej.

Por dhe vetë Xhafer Deva, figura më e shquar e fashizmit në botën shqiptare, duket se nuk ka qenë dhe aq fashist, derisa u strehua pas lufte në Itali e më pas në SHBA, pa u prekur nga askush dhe me rezidencë ku i lejohej të valëviste dhe flamurin e Shqipërisë. Por ky është tjetër debat, që do më shumë ngjyra dhe më shumë kontekst historik.

Nga ana tjetër, antifashistët e Kosovës, të cilët u betuan në Konferencën e Bujanit se përmes antifashizmit do ta bënin më të lirë popullin e Kosovës dhe të pavarur prej Serbisë, në fakt dështuan dhe e futën Kosovën sërisht nën një fashizëm më të keq se ai që iku. U futën dhe vetë në atë pushtet dhe e shijuan deri më 1989.

E vërteta është se në fillim fashizmi serb dhe më pas komunzimi serb, e mbajtën Kosovën të shtypur.

Liria e Kosovës erdhi nga beteja e saj me komunizmin serb, regjimin e fundit gjakatar në Europë, për të cilën u desh ndërhyrja e NATO dhe angazhimi i Perëndimit për ta zbuar nga Kosova.

Kosova e fitoi pavarësinë e saj, falë faktit se zgjodhi të bëjë betejë si shoqëri demokratike, si shoqëri ku duhet të respektoheshin gjithë qytetarët, si shoqëri që duhet të kishte zgjedhje të lira dhe qeveri të qytetarëve të saj.

Këtë kthesë në historinë e Kosovës e shënoi Ibrahim Rugova, i cili ndryshoi gjithë historinë e Kosovës, kur vendosi dhe bindi shqiptarët, se liria e Kosovës nuk vjen as nga nacional-komunizmi i lidhur me Shqipërinë komuniste dhe as nga nacional-fashizmi i Milosheviçit, por nga demokracia dhe beteja për një shoqëri të lirë demokratike.

Vendosmëria e tij për të shkuar drejt kësaj rruge, duke ruajtur shqiptarët nga shfarosja dhe duke i lënë kohë vetes të bënte aleate ushtrinë më të madhe të botës, NATO, është një nga vendimet më të mëdha antifashiste dhe antikomuniste të shqiptarëve të Kosovës.

Pjesa tjetër është debat rreth sendeve. I vetmi debat rreth ideve, është debati që Kosovën nuk e ka ndihmuar as fashizmi, as komunizmi, por demokracia dhe Perëndimi. Çdo vlerë anti-perëndimore në Kosovë, nuk është në anën e shqiptarëve.

20 komente në “Debati rreth sendeve, në vend të debatit rreth ideve”

  1. Sara says:

    Te lumte! me sakte nuk behet

  2. Shaqo says:

    Mero,mire e ke ti “facizmi o si hallva, i omel” . Nga antikomunist, Mero, u bere profashist. Jo keq, pragmatist, fitohet keshtu.

  3. Unfortunately says:

    Mos u shtrengo shume o Mero se del bllof. Shqyyr zotit sot shqiptaret udhetojne dhe jetojne ne Evrope dhe shohin me syte e tyre se si i trajton Evropa moderne krimet naziste dhe njerezit qe i kryhen ati. Ne editorialin tend harron te permendesh faktin qe ky debat nuk do te zhvillohej nese amabsadori gjerman nuk do te shprehej.

    Meqe si shume te tjere ne Shqiperi pjese e establishmentit qe keni dale vetem si turiste ne Evrope dhe mungese te theksuar edukimi evropian e keni te veshtire ta kuptoni perse nje ambasador gjermane shprehet per nje shtepi ne nje vende te humbur te Evropes vetem sepse ka lidhje me nje nazist.

    Ja disa fakte Mero dhe mund ti verifikosh si turist.

    Shtepia ku Hitleri ka lindur ne Austri ka nje memorial perballe kushtuar viktimave te nazismit. Me 2016 (jo me 1945, ka rendesi kjo) qeveria Austriake beri nje ligj te vecante per ate shtepi qe te mundohej te shpronsohej pronari dhe shtepia te shembet.

    Me mijera naziste ( disa punuan per qeverine amerikane) u strehuan dhe jetuan ne Amerike pas luftes se dyte botrore. Jakiw Palij ishte nje nga keta i cili u strehua ne Amerike me 1945 por ne 2017 ne moshen 95 vjecare presidenti Trump e ekstradoi ne Gjermani te dilte para gjyqit per krimet e tij. Shpetoi se vdiq! Edhe Xhafer Deva shpetoi se vdiq! Ti nuk mund ta kuptosh kete Mero sepse nuk ke formimin e duhur.

    Ti perseri nuk mund ta kuptosh qe Serbia u bombardua dhe Kosova u lirua jo sepse Evropa dhe Amerika ben armik Milloshevicin apo politiken qe benin ne Kosove por sepse ju kujtuan historia e tyre e luftes kunder nazismit qe spastrimon etnik e kishte pjese te ADN se vet. Ajo gruaja me origjine ebreje (beri gjithe lobin ebre te Amerikes te levizte ) desh zoti ishte ne ne krye te politikes se jashtme Amerikane. Asaj ju kujtua se si familjare te saj ishin masakruar dhe burgosur nga nazistet dhe aleatet e tyre ne Poloni. E quajne Madeleine Albrigh dhe ishte 12 vjece kur Gjermanet hyn ne qytezen e saj ne Cekosllavaki.. tmerri qe pa me syt e saj ndikoi fuqishem tek pasioni i saj per lirine e Kosoves.

    Nuk po zgjatem me shume o Mero.

    E fundit, shqiptaret keto 30 vjet jane turpi i historise se tyre. Pa shtylle, pa dinjitet dhe mos mirenjohes.

  4. Taulant says:

    Me pelqen kjo analize e Meros.
    Fakt eshte qe Xhafer Deva u vleresua shume mbas luftes prej miqve Gherman,Francez dhe sidomos Amerikan.
    Ne Amerike Xhaferi i nderoj shume Shqiptaret sepse punoj edhe si profesor.
    Amerikanet e vleresuan shume sidomos per luften ndaj Komunizmit.
    Ishte logjike qe Xhaferi aleancen nuk do bente aleanc me Stalinin e Ruset vllezerit e Serbeve qe masakronin Shqiptaret.
    Ishte mese logjike qe udheheqesit e Kosoves do bashkepunonim me cdo shtet tjeter qe i clironte ata nga shtypja Serbe.
    Fati i madh ishte qe Italianet e Gjermanet cliruan Kosoven prej Serbeve ne periudhen 1940-1944.
    Ky clirim solli me qindra mesues nga Shqiperia qe shkolluan popullsine e len analfabete me qellim te caktuar per ta zhdukur nga Kosova.
    Pyetja eshte cfare mund te bente Xhaferi ne Tirane e Shqiperi per te ndaluar koleren Komuniste?
    Shume pak!
    Ishte gabimi i Ballit Kombetar qe nuk adoptoi filozofin e ashper te Xhafer Deves etj per nje perplasje dhembe per dhembe ndaj Komunisteve.
    Enveri lejoj qe 4000 te rinj Kosovar te kalonin ne Shqiperi dhe me mbas te vriteshin ne Malin e Zi ne Tivar prej Titos.
    Mehmet Shehu vrau 100 luftetar te Ballit qe u kapen rob ne Lushnje.
    Nq.s Balli Kombetar do kishte eleminuar 2-3000 mije Komunist Shqiperia do kishte shpetuar prej koleres Komuniste.
    Ne lufte nuk duhet pasur meshire edhe sidomos kur kundershtari yt eshte Miladin Popovici,Dushan Mugosha e Serb te tjere qe krijuan Partin Komuniste Shqiptare.
    Kur e vleresoi Amerika demokratike po ne Shqiptaret cfare duhet te bejm?
    Te pakten nje monument ne Tirane.

  5. Lani says:

    Debat idesh po ben edhe ti Mero. Pas leximit te shkrimit krijohet pershtypja se ky Xhaferri s’paska qene djall siç na kanë thënë në shkolla. Atëherë na ndihmo të mësojmë se çfarë bënte në Shqipëri? Pi hapte shkolla e Universitete? Po ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë të jetonin më mirë vallë? Bënte sikur bënte terror ne 4 shkurt?

  6. E PABESUESHME NAZITEMA ? says:

    je shume hileqr Mero

    me kete prizem pse nuk restaurohet dhe shtepia e Enverit ne Gjirokaster

    ose me e keqja fare ai fare Rugove qe ishte qefli kafeje etj etj nga ato qe thoshte Izeti qe ja gjnte azem hajdari

    ne nje kohe qe Thaci mbahet ne burg ne menyre kriminale nga prokurore te dyshimte amerikane

    po tabela e 4 shkurtit 1944 pse u hoq dhe vune shallexhiun tend dhe te milloshit ?

    habitem mero nuk te paskemi njohur..ke shkuar larg

    sinqerisht nuk e kam hallin te xhafa i L2B POR TE XHAFA E 21 JANARIT QE AJO FARE KIME E MBAN MEM KIMET DHE MERO I BEN YZMET

  7. shori says:

    Mero, kesaj rradhe na cave bythen me brockulla, duke u perpjekur te lash mutin me shurre dhe duke treguar avash avash kush je… Turp…..!!!!!!!!!

  8. Astrit says:

    shkrim racional dhe i logjikshem. urime!

  9. Artur says:

    Me vjen keq por sot e paske bere mish mash, ta kishe mbyllur pas tre fjalive te para sepse pjesa pas tyre me kujtoi hartimet e shkolles se mesme. Nqs Tema i vendos autorev te tjere kriter sasie (rrjeshtash) ju s’besoj ta keni kete problem.

  10. Toni KS says:

    Per cudi autori kete teme e ka kapur 100% sakte.
    Shpesh, pikepamjet dhe pervoja historike e shqiptareve jashte Shqiperise londineze nuk njihet apo thjeshte injorohet qellimisht.
    Shumica derrmuese e shqiptareve si ne Shqiperi si ne Kosove nuk e kane ditur cka eshte fashizmi ose komunizimi gjate Luftes se Dyte Boterore (ishin analfabete fatekeqesisht). As se shkaktuam ne kete lufte, as nuk na pyeti kushgje per te dhe as nuk e vendosem neve fatin e saj. Thjeshte shqiptaret e vegjel e te pa krahe tentuan te mbijetojne ne trojet e veta deri sa elefantet (Fuqite e Medha) po luftonin mes vete.
    Shqiptaret ne viset e pushtuara nga Serbia (jo vetem ne Kosove, por edhe Maqedoni e gjetiu) thyrejen e saj dhe pushtimin e saj nga Gjermania e perjetuan si clirim. Shkurt e shqip, clirim nga nje pushtues barbar, i eger dhe gjenocidal. Edhe vete djalli po te kishte ardhur ne vend te gjermaneve, prape ate do te kishin preferuar ne vend te Serbise. Pra nuk kishte asnje lidhje ideologjike me fashizmin as nazizmin. Shqiptaret e Kosoves nuk jane unik me kete qasje. Njejte kane vepruar kroatet me Shtetin e Pavarur Kroat (NDH) e te cilet ishin ne pozite pakrahasueshmerisht me te mire se shqiptaret ne Jugosllavi. Edhe vete serbet kishin qeveri dhe njesi fashiste qe bashkepunuan drejteperdrejte me nazistet (Nediqi, Lotiqi, cetniket e Drazha Mihajlloviqit) dhe dorezuan te gjithe hebrenjte e Serbise te gjermanet.
    Pra etiketimi i shqiptareve te Kosoves si bashkepunetor te nazisteve eshte i pasakte, dashakeq dhe djallezor sepse eshte pikersisht propaganda e Serbise per te arsyetuar ri-pushtimin e Kosoves (dhe trojeve tjera shqiptare) pas Luftes se Dyte Boterore.
    Kur kete propagande serbe e ri-perserisin mediumet shqiptare atehere ky veprim eshte shkurtpames, anti-kombetar dhe neverites.
    Po perseris, pergezime per autorin e tekstit qe e paska kap mire fillin e kesaj teme.

    1. Qazimi says:

      Ti i dashur Toni ke ngaterruar temen. Nuk behet fjale per fashizmin dhe cishte fashizmi apo si e perjetuan shqiptaret jashte Shqiperise Londineze kete pushtim. Ketu thjeshte dhe troc behet fjale per shtepine e XH. Deves, ne se duhet apo nuk duhet te restaurohet. Per tere shkrimin tend “jashte teme” une vetem po te them se nje “llafazan i pasherueshem”. Te duket vetja i zgjuar se perdore terma te dyshimte dhe “orgjinal”, si “Shqiperia Londineze” , njelloj si disa te tjere qe perdorin termin “Shqiperia myslimane”….
      Tani me lejo te them mendimin tim per restaurimin e shtepise se Xhafer Deves. Mero Baze ka te drejte se ajo mund te restaurohet si objekt arkitektonik , per te cilen une dyshoj se mund te kete ndonje vlere arkitektorale, apo kulturore…Me e rendesishme ne kete mesele eshte se gjithe bota perendimore ka dale kundra. Ka dale kundra vet Gjermania. Ka dale kunder Evropa dhe Amerika. Izrealiteve u ka “ikur koka” dhe po bejne thirrje qe ky project te ndalet. Te vetmit qe “ferkojne duart nga gezimei” jane serbet qe japin lajme spektakolare se si shqiptaret e Kosoves po rehabilitojne nazizmin dhe fashizmin ne Kosove. Kete ata e bejne me djallezi, per ti treguar botes, qe njelloj si Xhafer Deva qe urrente dhe vriste serbet; ashtu edhe Kurti ne veriun e Mitrovices po vret dhe diskriminon serbet.
      Pra i dashur Toni ky veprim i Kurtit eshte shume i dyshimte nga motivet dhe koha qe po behet. Fakt eshte se eshte kundershtuar nga te gjithe dhe del kunder, “luftes kunder nazizmit”. Bota perendimore eshte shume e ndjeshme per kete gje. Bota cuditet se si vet Gjermania e quan kete pjese te histories se saj si pjesen me te erret te histories se saj, ne nje vend te vogel dhe te humbur te Evropes nje “kapedan” i quajtur “Alpin spiuni”, ngre ne piedestal fashizmin dhe nazizmin. Ata nuk e vrasin mendjen se kush eshte Albini, por mendojne se serbet kane te drejte qe ankohen per persekutimin “fashist” qe u behet serbeve te Kosoves. Ne kuader te bisedimeve per njohjen e Kosoves nga Serbia, kjo eshte nje thike ne zemer te bisedimeve.
      Ma merr mendja se eshte e tepert te spjegoj me gjate, por une ,ve bast per here te dyte, se Albini do e mohoj kete veprim dhe do ndaloje restaurimin, si rezultat i presionit te botes se civilizuar. Kjo nuk eshte hera e pare qe ai ndryshon pozicionet. Qellimi i serbit u arrit. Qellimi eshte lyerja me boje fashiste e Kosoves ne kuader te bisedimeve. Pyetja shtrohet ne se Albini eshte aq budalle qe nuk kupton se ky veprim eshte kunder Kosoves ne keto rrethana, apo nuk ka cte beje sepse ja kane zene “koken me dere”. Jo vetem kaq, por Amerika qe cliroi Kosoven cuditet. Me shume cuditet Izralei I cili mendon” Cfare njerzish jane keta”, qe une i njohas si shtet dhe ata mbeshtesin cfarrosjen e Izraelit….

  11. thana says:

    Zoti Mero Baze ka te drejte.
    Propaganda komuniste ka luftuar e lufton qe cdo person qe u ka dale ose u del kunder ta zhbejne me gjithsej, ta fshijne pa nam e nishan nga historia edhe duke shpifur. Xhafer Deves i vrau njesiti komunist te birin dhe nje nip te Isa Buletinit, prandaj dha urdher te goditen njesitet guerile ne Tirnane me 4 shkurt. Dhe me 4 shkurt 1944 u vrane vetem kate guerilas ditet e mevonshme u vrane dhe nja 10 te tjere, po propaganda komuniste i shpifi dhe e shpuri numerin ne 84 deshmore…
    E c’faj ka godina ne Mitrovice se e kishin ndertuar prinderit e Xhafer Deves ose vete Xhaferi para se te behej kryetr i xhandarmerise shqiptare. Pse te mos riparohet ajo godine e te behet zyra a dicka tjeter? Ideja per te mos e riparuar ate godine qe lidhet me emrin e Xhafer Deves me kujtoi deshiren shkaterimtare te Sali Berishes per te prishur godinen Piramide ne mes te Tiranes, sepse ajo i kujtonte emrin e Enver Hoxhes, pa cka se prishja e saj hidhte ne ere miliona dollare qe ishin kursyer nga pasuria e popullit.
    Qeveria gjermane e pas vitit 1945 nuk i prishi godinat e ndertuara ne kohen e qeverise naziste, po keshtu beri dhe qeveria italiane, edhe qeveria jugosllave, kurse tek ne komunistet dogjen e hodhen ne ere godinat e Gjon MarkaGjonit me shoke e nuk i shfrytezuan ato per te miren e vendit e te popullit, sepse psikologjia komuniste shqiptare lufton te zhduke me rrenje cdo kundershtar dhe objekt qe lidhet me ta…
    Kaq te forte jane ende pasuesit e mendesise komuniste shqiptare sa qe bindin edhe ambasadorin e Gjermanise qe te mendoje se po ecet drejt demtimit te kujteses ndaj denimit te nazizmit. Pse nuk e pysin kete ambasador per mosprishjen e godinave naziste ne Gjermani?

  12. Shpalosësi says:

    Te perkedhelurit e fashizmit gjerman, Xhafer Deva, fashizmit serb: Fikret Abdiqi dhe Ibrahim Rugova!

    Baze ju keni fuqi krahasuese, por edhe fuqi te madhe per t’i shtremberuar argumentet qe e pohojne te kunderten e analizes dhe shpjegimit tuaj. Xhafer Deva ishte i perkedheluri fashizmit gjerman, Fikret Abdiqi dhe Ibrahim Rugova ishin te perkedhelurit e fashizmi serb. A e kishte Xhafer Deva njesine e tij ushtarake, a e kishte Fikret Abdiqi njesine e vete ushtarake ne Bosnje. A e kishte Ibrahim Rugova njesine e vete ushtarake ne Kosove? Çfar misioni kishin keto njesi ushtarake qe nuk luftoheshin nga ushtrite pushtuese fashiste?
    A shkoi Fikret Abdiqi ne Srebrenice per ta vizituar nje here varrezen masive te boshnjakeve te vrare nga ushtria faahiste serbe? A shkoi Ibrahim Rugova pas çlirimit te Kosoves ne Prekaz , ne Meje dhe ne mbi 400 vende tjera per ta bere nje perkulje para viktimave te fashizmit serb? Bosnja digjej dhe vritej ne menyren me te vrazhde! Kosova vritej, digjej dhe pastrohej per te saten here ne vitet 1998-1999 dikush jetonte ne Velani dhe mbrohej nga policia sekrete serbe!
    Shume gjera tani kerkojne shpjegime objektive…per t’i bere shpjegimet objektive, duhet patur perceptim te qarte, njohuri dhe fuqi krahasuese shume te madhe?

  13. Tironsi says:

    Stergjyshi im eshte pushkatuar ne 4 shkurt 1944 nga gjermanet dhe Xhafer Deva dhe nuk qe komunist po vetem nje tregetar i vogel U pushkatuan sic dihet 84 persona Mos valle kjo e ben hero nje kriminel si Xhafer Deva?

  14. Thana says:

    Nuk behet fjale per te reabilituar figuren e Xhafer Deves si kryetar i xhandarmarise se Tiranes me 1944, po per te riparuar godinen e familjes se tij ne Mitrovice qe mund t’i sherbeje popullit shqiptar te atjeshem si objekt social qe nuk ka lidhje me ideologjine po me pasurine e popullit. Zoti Baze ka te drejte. Duhet te denojme idete dhe ideologjite, por jo pasurine e popullit…

  15. no censure ,mos shani Verin per liri fjale.. says:

    Replike me Toni KS
    Zoteri,ti dhe Mero gaboni ne disa argumente qe kane lidhje me egzistencen e kombit shqiptar dhe le ta argumentoj.
    .
    Hyj te ata shqiptare qe mendoj se asnje nga ata qe u rrjeshtuan me Hitlerin deri ne qershor 1944 (vit kur u hap fronri Normandise nga USA & GB) nuk e quaj tradhetar…biles nese do kishin fituar nazistet do ishte variant me I mire
    .
    Por pas kesaj date kur edhe me budallai e dinte qe Hitleri humbi dhe TRE TE MEDHENJTE deklaruaun se bashkpuntoret e Adolfit do ndeshkohen pas clirimit nese nuk e braktisin dhe vendet qe luftuan aleatet do te kishin pasoja….
    .
    Pra ishte antikombetare te qendroje me nazismin pas qershorit 1944 kur gershera mbi Shqiperine qe kishte vetem dy dekada pamvaresi ishte e lehte te ndahej sic dhe ishte bere plani..
    .
    Ajo qe ndodhi ne Paris 1946 kur k/m grek ulurinte duke permedur me fakte Divizionin nazist Skenderbeu..”fashistin” Omer Nishani apo general Moisiun tregoi qarte rrezikeun qe po te mos ishte diplloamcia e Enverit ( mos u trembni nuk jam enverist) do ishim masakruar ne kufinjte
    faelminderit

  16. Një qytetar says:

    Vdiq shoqja Nexhmije, më vjen vërtet keq që vdiq pa na treguar përvojën e saj si anëtare e partisë fashiste. Ndoshta ajo me detaje më të hollësishme mund t’na kishte treguar se a kishte patur mundësi të dallonte qoftë dhe ndryshimin më të vogël midis fashizmit dhe komunizmit?

  17. Kam akoma dhe me emra konkret! says:

    Mero, une pak do te komentoj, por ketu ke hyre ne linjen tende te dikurshme. Shtepia eshte e Xhafer Deves dhe nuk eshte imja dhe po te mos ish shtepia e atij nuk do te rikonstruktohej. Pse nuk regullojne shtepine time po te atij?! Tjetra se shkrova dhe para ca ditesh edhe ti kur s’te pelqen nuk i publikon; une e di mire nepermjet shqisave te mia, syve dhe vesheve se ne luften e dyte boterore ka ndodhur nje katastrofe me dashje dhe e qellimeshme ne Kosove; po te interesohesh, do ta mesosh. Ne mbarim te luftes, rreth 25 luftetar shqiptar te brigadave te jugut i merr per strehim ne darke nje kosovar. Ai u shtron darken dhe i ve ne gjume, ndersa vete familjarisht largohen nga shtepia duke i vene asaj zjarrin duke i djegur brenda. Une mund te te jape disa emra se njerin qe nuk njihej fare ne fytyre e duar nga djegia dhe qe kishte shpetuar e u kthye ne 1945 ne Shqiperi pasi doli nga spitali e njohe mire fare nga afer.Ne luften e dyte boterore per veç Xhafer Deves, nje pjese e madhe e kosovareve kane qene me nazizmin sepse ata u premtuan çlirimin nga serbet. Kjo nuk i çfajeson se edhe pas luftess, veç asaj masakre njesoj si Xhaferi Deva ne 4 shkurt, nje komision shqiptar shkoi te merrte eshtrat e luftetareve shqiptare te rene ne Kosove dhe ish jugosllavi, por shume kosovare u bene pengese e madhe dhe nuk tregonin asgje per tu ardhur ne ndihme. Keto te verteta i ke te shkruara edhe ne ca libra qe flasin per luften dhe perfaqesues te atij komisioni qe te rekomandoj ti lexosh. Emrat gjeji vete. Pra, edhe sot Albin Kurti eshte ne rrugen e Xhafer Deves por forma ka ndryshuar se ngriti dhe nje parti me nje idiot si Bojken Abazin dhe shkeli token shqiptare njesoj si Xhafer Deva qe nga Kukesi e Tirana e deri ne Gjirokaster, ne kundershtim me çdo norme dhe rregull shqiptar. Po ne rrugen e Albinit jane edhe ata qe e kane votuar Albinin me Vjosen dhe jane mazhorance ne Kosove. Pra, rruga vazhdon dhe sot me jo pak njerez kosovar. Nuk perjashtoj edhe ata shqiptare kosovare qe jane me te vertete ne zemer te Shqiperise. Te thashe do flase pak, por fola shume se nuk pata kohe dhe vend tjeter se ku te shpregesha, megjithese e di qe nuk do ta publikosh, por te pakten lexoje ti se i duhet gazetarise ne ndonje moment.

  18. Në litar tradhetarët dhe kriminelët e Kombit. says:

    Personalisht, nuk shof asnjë problem, pse komuna ku gjindet ish-shtepia e kriminelit dhe tradhetarit Xh. Deva, deshiron ta riparojë ketë ndertesë. Kjo ndertesë, sot i perket komunës, e cila don të riparojë, dhe ta perdorin per interesat e komunitetit. Kjo komunë nuk po e riparon këtë ndertesë për familjen apo pasardhesit e shkerdhatës Xh. Deva, por për interesat e veta si komunë. Shumë nga komentuesit, fyejnë Mero Bazen per shkrimin që ka bërë, shkrim i cili me duket një analizë e hollë filozofike dhe e pa-fajshme. Kurse ju komentuesit, që mbroni figuren e shkerdhatës Xh. Deva, të shtyrë nga naiviteti, idiotsia apo nga shkerdhatësia, duke perdorur si shembuj, disa gënjeshtra dhe fek-niuza, ku ndër kryesoret që po lexoj në komentet tuaja, është ajo që “Amerika i dhe azilin politik qelbësirës Xh. Deva….” Kush do qofshin qellimet apo ëndërrat e tradhetarit dhe kriminelt Xh. Deva në lidhje me kombin Shqiptarë, ai shkerdhatë vrau në një natë gati 100 banorë të Tiranës, të pa armatosur, dhe të pa-perzier me komunistët dhe njesitet guerile të Tiranës, dmth 100 Shqiptarë të varfer, perpara dyerve të shtepive tyre, dhe jo për llogaritë dhe planet e tij personale dhe as per interesat e Kombit, por vetëm e vetëm për llogari të pushtuesve nazistë Gjermanë, dhe për t’ju dhënë për të kuptuar pushtuesve të atdheut, që “unë jam një qen besnik, që kafshoj edhe familjen time per ju”…!!! Ju shkerdhatat- komentues që justifikoni dhe simpatizoni moter-qirin Xh. Deva, edhe ju jeni lënda e parë që mund ti sherbeni me besnikeri një pushtuesi apo një armiku të kombit. Është e vertetë që Amerika ju dha azil shumë kriminelave të luftes së 2-të botrore, por nuk ja dha azlin a çfardo qelbësire, por kua dha atyre që ishin pak a shumë specialistë në shumë fusha të jetës dhe të aktualitetit të asaj kohe. Pra, Amerika ju dha azil shumë kriminelave nazistë, vetem e vetem per interesat e sajë strategjike, duke i shtrydhur si limonin. Ju komentuesit dumbabista, duhet ta dini që krimineli i madh nazist, Wernher von Braun, që gjatë luftes po krijonte rraketat e tmerrshme U-2 per të goditur Londren dhe New-Yorkun, mori azil në Amerikë, dhe u bë “babai” i rraketave kozmike që shkuan në Hënë. Pra, dhënia e azilit politik të ketyre kriminelve, nga Amerika pas luftës, nuk shlyen dhe nuk lehtëson asgjë në krimet që keta tradhetarë dhe kriminelë kanë kryer kunder atdheut të tyre, dhe njërëzimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje