Nga Mero Baze
Reagimi i Ilir Metës ndaj vendimit të pritshëm për shkarkim nga Gjykata Kushtetuese, tregon se ai po përpiqet të përgatitet për të refuzuar zbatimin e vendimit. Komentet e tij publike ndaj Gjykatës Kushtetuese, përpjekja qesharake për të bllokuar vendimin e saj për të marrë vendimin brenda 30 ditëve duke e paditur në Prokurori, apo premtimet e tij se më pas do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut, tregojnë planin e tij për të refuzuar shkarkimin përfundimtar.
Për ironi të fatit vendimi i sotëm i Gjykatës i lë maksimalisht kohë Ilir Metës deri më 6 mars, ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke e përfunduar mandatin e tij në një ditë me Voltana Ademin.
Paralajmërimet e Ilir Metës për kundërshtim të zbatimit të vendimit, nuk përbëjnë ndonjë shqetësim për Gardën dhe institucionet ligjzbatuese, por ngrejnë pikëpyetje të mëdha për të ardhmen politike të një njeriu, i cili është shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese në detyrën më të lartë të vendit dhe pretendon të vazhdojë ende të jetë pjesë e klasës politike.
Shqipëria ka adoptuar një legjislacion relativisht të ashpër kundër kriminalizimit të politikës dhe të shkuarës së politikanëve që duan të hyjnë në Parlament.
Praktikisht ne kemi nxjerrë nga Parlamenti një deputet i cili është dënuar me heqje leje drejtimi në Itali, por që nuk e ka deklaruar, apo të tjerë për shkelje të lehta ligji.
Për të qenë të drejtë dhe proporcional në raportin që politikanët kanë me ligjin, Parlamenti duhet të korrigjojë urgjent ligjin e dekriminalizimit, duke shtuar faktin, që nuk mund të jene më pjesë e jetës politike, politikanë shqiptarë të cilët janë ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës, apo politikanë të shpallur “non grata” nga SHBA, një standard që është standart i vendit me demokraci më të zhvilluar në botë.
Është e papranueshme që ne të nxjerrim nga Parlamenti dhe jeta politike njerëz me shkelje sipërfaqësore të ligjit dhe të lejojmë më pas të vazhdojë jetën politike, dikush që ka shkelur me vetëdije Kushtetutën në pozicionin e presidentit të Republikës.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, u vlerësua se shkeli Kushtetutën, duke u zgjedhur president i Kosovës pa hequr dorë zyrtarisht nga posti i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe pas kësaj nuk priti vendim të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij, i cili ndoshta nuk do të merrej, por dha dorëheqje si gjest moral, duke dalë nga jeta politike.
Ndërsa tek ne, presidenti shkarkohet nga Parlamenti dhe ka gjasa të certifikohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe pastaj ne shikojmë përpjekjet e tij për të refuzuar zbatimin e vendimit, që në vetvete është një krim dyfish më i rëndë, se arsyet për të cilat është shkarkuar.
Po kështu Sali Berisha, i cili është shpallur familjarisht person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendon se mund të poshtërojë SHBA, duke i kundërvënë popullin shqiptar kundër, për interesa të tij.
Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, por nga ana tjetër është një turp për Shqipërinë, që kufizon të marrë pjesë në jetën politike dikë që Italia i ka hequr patentën, dhe lejon të marrë pjesë në jetën politike, dikë që SHBA i ka hequr përjetësisht standardin e dinjitetit të një politikani, duke e shpallur familjarisht të korruptuar, një minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.
Njësoj si Ilir Meta, mënyra se si ai po reagon ndaj vendimit të SHBA, tregon se vendimi ndaj tij është plotësisht i merituar dhe se Shqipëria duhet të barazojë standardet e saj me SHBA kundrejt kësaj familje të inkriminuar.
Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard, pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejtë të rrijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.
Mendim shume i drejte.Kuvendit duhet ti shkoje ky propozim
O Mero ti e ke shume drejte po cfare pret tjeter nga nje njeri qe del nga zyra e kryetarit te shtetit dhe shkon e i ve duart ne fyt rojes se shkrete te zyres se nje particke fantazme qe ka vetem nje palo kryetar Sali Shehu Frpd qe ka ngelur pa rroge.Particke qe nuk mori asnje vote me 25 prill qe nuk i dihet nami e nishani. Cfare pret nga nje njeri qe futi ne parlament nje sharebajge te neveritur pa mbushur 18 vjec pa arsim te larte me mesatare 6 ne gjimnaz, Kejdi dhembcakallja, per te vetmen merite se kishte dhene kontribut te madh ne haremin erotiko naziskin te Jales ne trajnimin e lristave duke u bere deputetja me e pamerituar me e neveritur ne planet. Mire e beri Jul Cezari parsa 2000 vjetesh qe futi kalin per te zevendesuar nje senator qe kishte rrjedhur nga trute dhe ishte bere gazi i senatit Romak.
Analizë e saktë nga ana logjike,ligjore,politike etj,por vetëm në një vend normal.Ketu nuk funksionon shteti në më shumë se 75% të tij.
Fiks Fare…
Parlamenti duhet te korrigjoje urgjent ligjin e dekriminalizimit thote Mero. Pse ore nuk i thua me emer? Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet te korigjojne urgjent ligjin e dekriminalizimit.
Mire e ke mor Mero, por kjo mazhorance duket sikur nuk e ka seriozisht te krijoj standarte demokratike. Ankohen se politika eshte kthyer ne llum, por eshte e qarte se ne llum preferon te zhgerrlaqet kur e ka mundesine ta pastroje ate.. Nje Parlament kot, pa axhende, pa vizjon, pa disipline, pa program.. Eshte miratuar ndonje projektligj qe nga fillimi i tij ?!?! Ka propozime per amandamente me te mira qe te bejne ligjet me te thjeshta dhe me transparente ?!?! Hic, vishu me firmato, lyu dhe zhgerryu Grigja style dhe hajde shkojme te bejme qyfyre me makinat 40-50 mije euro. Te gjithe ne telefon. Ky Parlament jo vetem qe s’ka motivim por edhe mazhoranca vete po e degradon. Vjen “non grada” dhe do degjoj fantazite e shfrenuara populli se si do beje lufte me Rusine kur temat per njerzit nen nevoje nuk flitet. S’ka njeri te pyesi se sa kohe do Skavica te perfundoj. Afat-planet e shkurtra, te mesme dhe ato te gjatat. C’po ndodh me hekurudhen ?!?! Di gje populli apo do degjoj Sali Garbicin.. Cpo ndodh me kultivimin e agrumeve, me permisimin e infrastuktures te inplanteve te midhjeve? Te shtosh me shume kuba qe te kesh me shume prodhim ?!?! Ta eksportosh.. Si mund te shohin harten nga siper per tokat pjellore qe jane zaptuar per ti kthyer prape mbrapa ne riprodhin e tyre qe mbanin nje popull gjalle dikur.. Per c’fare pyet popullin a do te mbjellim kanabis per farmaceutike apo jo ?!?! E ke kerkesen ?!?! E ke infrastukturen ?!?! Kryeministri del ne rrjet social dhe do pyes popullin thote. Dhe Parlamenti bosh. Bosh mor bosh. S’ka halle Shqiperia.. Zbrit njehere ne terren pa ta improvizuar ata te tute dhe shih vete.. Sec po te genjejne kohet e fundit..
Te lumt zoti Mero.Por une them se Ilir Meta,presidenti me i keq deri tani,Sali Berisha i krimbur ne krime te medha,do fitojne.Meta nuk do shkarkohet dhe Berishes do t’i hiqet damka e zeze non-grata. Pse? Meta VJEDHESI FLORIRIT,do paguaj gjyqetaret dhe vendimi do jet ne favor te tij.Berisha,i cili ka vjedhur shtetin qe ne tre dekada,ka para te madhe,do paguaj andej nga Amerika dhe do shpetoi paq..KJO NDODH SE SOT KUDO SUNDON DJALLI. Nuk ka drejtesi.Po te kishte drejtesi,keta sot do ishin ne vendin e tyre te duhur,ne burgim te perjeshem.
Gallata do të jetë kur Likja të refuzojë të dalë nga zyra dhe garda ta nxjerrë zvarrë si thes byku.
Do beje mire Mero Baze fort i nderuar,
te sillje nje dite ato qe dikur ke shkruar,
sikur nje dite te vetme te sjellesh o njeri,
c’ke shkruar e levduar ate , Shokin Sali!
se i thone nje fjale te urte Mero mor burre,
E shkuara as harrohet edhe as blihet kurre!
E kam komentuar dh une kete fakt ne nje koment te mepareshem,duke sjelle si shembull ish kryetarin e bshkise se Shkodres,i cili fitoi dhe pafajesine tani se undi.Eshte cmenduri standarti qe perdoret nga i ashtuquajturi “ligj i dekriminalizimit”me prek personal me shkelje ligjore te ndryshme,por qe ne raport me krimet e Sali Berishes,te Lylit apo me figuren e bere mut te me nder presidentit s’jane gje fare.Pa lere pastaj kur ke dhe damken e DASH-it Amerikan “Non Grata”,apo kur je shkarkuar nga GJK me nje sere akuzash per shkelje te perseritur te kushtetutes si puna e vendimit te pritshem te gaxhgaunit te degjeneruar te kapardisur si fandi spathi ne presidence.Kjo mund te ndodhe vetem ne Shqiperi,ku standartet demokratike legalizohen ne komisionin e ligjeve dhe me tej ne parlament sipas oreksit te bandopartise “Demokratikase” te Lyl Hollandezit e krah tij,te pakten deri dje,te grupimit te Spin Doctorit,sot NonGrata!Ky eshte nje turp,nje fyerje per shumicen e shqiptareve dhe do te ishte ne nderin e parlamentit,te kryeministrit ,por dhe te deputeteve opozitare si Roland Bejko e te tjere si ai qe ligji i dekriminalizimit te ndryshohet dhe te futen ne te edhe raste te tilla si Non Grata,shkarkimi nga GJK e te tjera raste te ngjashme,qe perdoren nga partite apo individe me rekorde kriminale si dritare per ta anashkaluar kete ligj qe eshte si nje kulluese makaronash qe rrjedh nga te gjitha anet!Vetem ne kete menyre tipa si Likja,Monika,Tit Vasillaqi,,Berisha,Paloka,Noka e te tjere si keta do detyrohen te mbeten jashte parlamentit e funksioneve politike!
Meta e ka marrë informacionin nga brënda, për shkarkimin e tij,po stërmundohet për të qënë përsëri një moszbaties i ligjit dhe Kushtetutës !
Berisha & Meta vazhdojnë të sillen si pronarët e këtijë vendi të rraskapitur,pa pyetur për institucionet.
Ndezja sa më shpejt e motorëve të gjykatës Kushtetuese do tregoj se koha e satrapëve ka përfunduar.
Parlamentaret me ndryshimet e nevojshme të mbështeti institucionet për të zbatuar në kohë vendimet e tyre.
Data mund të jetë, tre ditë mbas votimeve,duke llogaritur Shkurtin me 28 ditë ,por koha mund të jetë brënda Shkurtit.