Përse ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar “Nënë Liza”?

12 Shkurt 2022, 21:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për gati një muaj në ekranet tona është shfaqur një personazh, që në fakt nuk është personazhi simbolik i protestave, siç duan ta portretizojnë, por personazhi simbol i tranzicionit shqiptar dhe pafytyrësisë së politikës shqiptare.

E quajnë “Nënë Liza”. Veshja, gjuha dhe biografia e shpjeguar e saj, na tregojnë një malësore që tranzicioni e ka përplasur në Tiranë, bashkë me fisin e saj. Kanë ndërtuar disa shtëpi në një cep të Tiranës ku ka qenë dikur fermë dhe tani duan të trajtohen jo vetëm si pronarë të shtëpisë që kanë ndërtuar, por dhe të tokës.

Nënë Lizës i hapin rrugë të gjithë. Policët bëjnë sikur e zbojnë nga rrënojat e shtëpisë, por në fakt e lënë aty. Deputetët e PD, këta që përherë betohen se një ditë prona do t’i kthehet pronarit, e marrin në krahë dhe e sjellin në Kuvend. Ata të “Foltores” së Sali Berishës, që në fakt është prodhuesi i “Njeriut të ri” të quajtur “Nënë Liza”, ka gjetur dhe mënyrën se si ta mbajë gjallë zemërimin e nënë Lizës, duke i thënë, se asaj, do t’ia prishin shtëpinë, se do ndërtojnë kulla Rama me Bashën.

Vet nënë Liza ngjan një komuniste e thekur në formimin e saj. I akuzon policët se po sillen “si xhandarët e Zogut”, një krahasim që tregon indoktrinimin e periudhës komuniste, kur krahasimet negative bëheshin me Zogun dhe më pas thotë jo pa simpati, se “Enver Hoxha nuk të linte të flije jashtë, ta jepte një shtëpi”.

Pas kësaj i ka kapur të gjithë një dashuri e pashpjegueshme për nënë Lizën. Deputetë të majtë e të djathtë i rrijnë në krah, i japin të drejtë, i shpjegojnë shifrat etj. Edi Rama zbret nga makina e thërret në zyrë, i shpjegon kontratën që ajo merr metër për metër shtëpi të ligjshme, aq sa metra ka të paligjshme.

Shtypi e shpall heroinë. Dhe minimumi tani të gjithë janë të bindur se nënë Lizës nuk i duhet ngrënë haku. I duhen dhënë metër për metër gjithë çka ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi tokë të botës. Por nënë Liza dhe soji i protestuesve duan dhe më shumë. Duan të trajtohen si zot të asaj toke dhe të negociojnë të adhmen e zhvillimit të saj.

Ajo tani është një “heroinë” që i duhet vënë nderi në vend, falë një politike hipokrite që kërkon të bëjë personazhe të tilla, simbol të kauzave të gabuara të tyre, këto tridhjetë vjet.

Në gjithë këtë debat, ne e njohëm nënë Lizën, të afërmit e saj, ca djem të rinj që kanë qindra mijëra euro makina luksoze, por që luftojnë bashkë me nënë Lizën, të mos i dorëzojnë ato që kanë zaptuar etj.

Vetëm një njeri nuk e njeh askush dhe nuk flet askush për të. Pronarin e tokës që ka zaptuar nënë Liza, nipat, mbesat e fisi i saj. Ai nuk ndihet, nuk flet, nuk ka zë, nuk e adhuron njeri, nuk bën njeri betejë për të.

Dhe mirë me kaq. Se të pakën është i harruar. Se nëse ndodh dhe ja mësojnë emrin, mund të jetë i sulmuar dhe i përbuzur.

Kjo është Shqipëria e vitit 2022.

Nëse shkon tek fshati i nënë Lizës dhe kalon pa dashje në një livadh pa gardh, mund të dalë prapë nënë Liza tjetër aty e të thotë “se po shkel mbi livadhet e fisit tim e jemi në gjak”. Nëse nënë Liza vjen në Tiranë, zapton tokë dhe pastaj kërkon të drejtat e saj, bëhet heroinë e Shqipërisë.

Dhe kjo ndodh se “njeriu i ri” i këtyre tridhjetë viteve është nënë Liza, kurse i humburi është pronari legjitim. E djathta shqiptare që gjoja do mbronte pronat është me nënë Lizën. E kanë shpallur ikonë të tyre.

Madje dhe politikanë të pavarur të së djathtës që kanë një fije personaliteti sa i përket pronarëve dhe pronave, kanë zgjedhur “Nënë Lizat” tek Unaza e re, pasi ashtu siguronin mandate deputeti.

Nuk po flasim më për PD e Berishën pasi ata janë prodhuesit e njeriut të ri të quajtur “Nënë Liza”.

Kjo është arsyeja që ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar nënë Liza. Po të luftonim dhe për atë, si për nënë Lizën, sot nuk do t’i kishim këto probleme.

84 komente në “Përse ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar “Nënë Liza”?”

  1. Haka Tekizoti says:

    Mrekullisht saktë.

    1. Pushtusit Otomane dhe komunistet kane bër pronare Tokashe në qytetet kë Jkane dashe ata vet pa ligje dhe pa as nje të drejte says:

      Apsulitish nuke jame fare dakort me çfare thote Mero .Se pse Pronari i asaje toke munde dhe të gjitha gjasat jane që pronari i asaje toke ta ket marre ate tokesi si shumicen e tokave në të gjith qytetet e Shqiprise ti ket marre në menyre Jo ligjore një lloje si nen Liza a po edhe më keqe se pse shumica e pronarve të mdhenje kane bashkpunue me pushtusin Otomane Turke dhe Enver Hoxhen prandaje i kane ato toke dhe thone se jemi pronaret ju veq shifni Toptanet e Blendi Fevziut që thone se kemi gjysmen e Tiranes të tone u kushe ja dhe këtyre gjith kët toke Turqit ku e more Turqit kët toke ?Merrjave të tjerve vraje dhe deportoje në Turqi ne malet eshqiprise nëItali e keshtu me rradhe..

      1. Turi says:

        Pushtimi Otoman Perse permend pushtimin Otoman?Dhe jo ate Romak qe shkaterroj Ilirine ?Ose Bizantin 1500 vjecar ku shqiptaret etiketoheshin me emra insektesh {sipas arkivave Bizantine) ?! Po pikerisht ai otoman ku shqiptaret u vune ne krye te perandorise duke e drejtuar ate. Na paska qene pushtim? Edhe ti nuk ke me shume mend si Nene Liza ose Banditja Liza. E cila me pjellat e saj kane grabitur pronat e te tjereve.Dhe me dhune kerkojne ti privatizojne ato

        1. Hoxh Armandi says:

          Kur ne qender te qytetit ke ndertesen me raketa qe ta nderton bab recep sulltani ca drejtesie kerkoni ju ne kete shtet o turkoshqiptare? Ky vend eshte nje province e vogel e anadollit dhe ketu kemi feto, peto, petlla, allah akbar dhe vrasje per motove te dobta. Tip bangladeshi ose palestine ne evrope.

        2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          Merita më e madhe e heroinës Maloqe Lizë:
          Ka pjellë shumë, ka mbush dynjanë me horra
          se ç’më kujtoi, majmunin e kopshtin zoologjik
          kruante kokën sa herë i thonim: iiii, Liza ka morra!

      2. Se nuke pashe ose degjova një Gazetare nga Jugu ose juge lindja që mose ti urrej Veriun e Shqiprise po mose të kishte qëne Veriu nuke do kishe fare Shqiprie says:

        Edhe Meroja ka fillue qensurimin jep veq komentet që i pelqen Merose ose të atyre që ato toka i kane marre po në të njejten menyre ose edhe më keqe se nen Liza. Ky shkrim mē duket si ta kishte bër nje militantet i Sali Berishes për Edi Ramen ose ana sjedhtaze

      3. shtjefen palushi says:

        te keshe TURP o LOQJA I MEROS…. qe nuk le komente qe sipar mutit te mendjes tende i quan te pa denja….

    2. ARI says:

      FATKEQSISHT SAKTE!!! MREKULLI DO ISHTE SIKUR NENE LIZA DHE TE PJELLET TE IKIN ANDEJ NGA KANE ARDHUR!!! MREKULLI SKA KESHTU QE HANE MUT SHQIPTARET DHE ISH PRONARET QE I SHKOJNE PAS SAL PLEHERES QE E SHKATERROI KETE VEND!!!

    3. Sara says:

      nje nga Shkrimet me realiste qe ke bere keto kohe….

      1. Mati says:

        Per të djathten,aq me shumë,ate Konservatore,
        Prona eshtë e shenjtë.Nënës Lizë duhet ti jepen aq m2 Sip.banimi,por jo të njihet si pronare e tokës se tjerët.Pronarët e vertete të tokave,sot quhen ISh pronarëJanë perzënë “si pulat” nga t trojet e tyre.

        Askush si nana Liza nuk do lejonte se në tokat e sai
        të ndertonte pra ti zaptonte Tolkien e sai.. .

    4. Stape Pashi says:

      “Haka tek i zoti”po të tregoj një histori të vërtetë:
      Tek tokat e një tiranasi në vitet ‘90 u vendos ( për të mos thënë që e pushtoi ) një person i ardhur nga Fusharzi. Vit pas viti, në tokën e tiranasit, thirri dhe u vendosën vllazëri e kushurinj nga fshati. Pronari i shkretë mbeti vetëm me shtëpinë që kishte si dhe 100 metra tokë.
      Një ditë tiranasi i shkretë, që i kishin zaptuar tokën, trokiti tek vila e zaptuesit. Ai ( zaptuesi ) e priti, i nxori kafe e raki dhe e pyeti se ç’hall kishte. Tiranasi i tha:- “Ti dhe fisi jot më keni marrë 5000 metra tokë. Unë e di që nuk i marr dot më, sepse tani pushtetin e keni ju. Kam marrë vesh që në Fusharëz ke 8000 m tokë kullotë. Më jep si kompesim për atë që më ke marrë vetëm 300 metra nga toka jote dhe jemi të larë me 5000 metrat që më ke zaptuar.”
      Miku zaptues u nxi në fytyrë:- “ Ç’a thu mo burrë?!?! Po ajo që kam në Fusharëz është tokë babe. Si të ta fal unë ty?”
      Tiranasi i shkretë (i papërkrahur nga politikanët që shiten e përgjërohen si të djathtë)me gjysëm zëri i tha-“ Po kjo që ke zaptuar ti,çfarë është, tokë KURVE ????
      Mos u lodhni kot, Nënë Liza dhe djemtë e saj gangstera tokën që kanë zaptuar e konsiderojnë “Tokë KURVE”

  2. nord.al says:

    Te lumte Mero Baze. Keto surreter komunista te neveritshem kete pergjigje dojne.

  3. Emigrante says:

    Drejte e gjitha

  4. Tz says:

    Nje gje shteti duhet te beje qe ketyre ozurpatreve tu konfiskoje tokat atje dhe pse maje mali dhe do shikoni si do te kercejne perpjete.Sistemimi I Tyre duhet te behet nga shteti me legalizime ligjore,por jo te kete toka edhe atje ne Mal edhe ne qytet tek TOK E ZAMUN

    1. Tetovari2 says:

      Që moti e kam shprehur këtë mendim,tokë për tokë,shtëpi për shtëpi,pa pardon!

  5. Mal Cori says:

    Shteti duhet të veprojë me forcë si shtet borgjez e kapitalist dhe jo si shtet socialist.
    Kush zapton, paguan. Por edhe i shkatërrohet çka ka ndërtuar pa leje.
    Ndryshe vërsulen të gjithë, zaptojnë tokë dhe ndërtojnë një kasolle natën dhe ditën i kërkojnë kryetarit të bashkisë shtëpi të re.
    Ky do të ishte shtet komunist.

    1. Artan says:

      Te lumte pena i madhi Mero Baze, nje perle e vertete

  6. Niku says:

    Nuk i hiqet nje presje shkrimit. Besoj se duhet shtuar qe nene Liza merr shtepi te ndertuar me taksat tona dhe hedh shurren perpjete. Kjo eshte pabarazia ndermejt zabtuesit te prones qe shpallet hero dhe pronarit qe nuk i dihet as emri e jo me ti kthehet prona apo te kompensohet.
    Nene Liza po behet si Pal Vata njehere e nje kohe, cdo dite ne dy tre ekrane. Pse? Se ka zaptuar token e tjetrit dhe sot kerkon te drejtat e saj ne prone te huaj. Mundesisht tja mobilojne shtepine!

  7. Tironsi says:

    Të lumte pena Mero Baze. Lukunia e malokëve qe e kane bere Tiranen një fshat te madh, eshte produkt I kriminelit Sali Berisha.
    Nuk arrij te kuptoj qeverine se si I perkedhel keta zaptues dhe merr përsipër trajtimin e tyre me taksat tona.
    Ketyre zaptuesve qe e kane qelbur kryeqytetin duhet tu vihet kufiri tek thana dhe te trajtohen vetem ne baze te ligjit.
    Si mund te zaptosh token e tjetrit dhe te besh show me shtetin?

  8. Italia says:

    Te lumte mero
    Shyqyr qe shkruan ti ne emrin tone
    Se ne pronareve sna e vare njeri
    Na rrofshin letrat
    Qe majme ne shpi se pronat i gzojne te tjeret si non liza

  9. shqip says:

    24 orë më duhen për ti çuar andej nga kanë ardhur. Kjo është drama jonë. Që njeri thotë :”Shqipëria 1 €”. Ndërsa tjetri thotë :” Brenda mandatit do legalizojme të gjitha ndërtimet pa leje “. Merr e hidh një bombë atomike të shkojë për lesh ky vend karagjoz. Fituan hajdutët, zaptuesit . Ptu rracë turkoshakesh e talebanesh. Nuk do gjejë kurrë paqe ky popull. Dhe s’ka si jetë ndryshe. Nesër pronari i ligjshëm do fuqizohet njëherë. Gjënë e parë që do bëjë do jetë ndryshimi i ligjit. Pastaj të con ushtri e polici dhe të nxjerr prej zhelesh nga prona e tij. Ndërkohë Sali kafsha i ka kthyer patkojte nga dielli. Edi Rama do jetë bërë si Hoshimini. Ndërsa populli poshtë do vazhdojë të vuajë nga paaftësia e tyre.

  10. Nene liza si pal vata u be vip,cojeni te big brother says:

    Nene lizat e mulet jane kudo nga saranda ne shkoder dhe kane pushtuar tokat e pronareve te vertete qe bredhin neper gjyqe e luftojne me lizat e mulet…
    Dhe per cudi ketyre pushtusve e ndertusa pa leje ju legalizohen pronat dhe shkon kryeministri i jep legalizimet dhe i uron qe ta gezojne pronen e pushtuar…
    Keta duhen derguar andej ku kane pronat e pa cenuara dhe te mos u jepet kokerr leku.
    Keta duan enverin qe ja vendoste gardhin te streha e shtepise dhe duartrokisnin e kendonin kenge me cifteli.
    Demshperblimin tja japi krimineli sali nga paret qe ka vjedhur familja e tij se ky kriminel e mbushi vendin me liza e me mula

  11. Miri says:

    Si gjithmone i guximshem per ti dale kunder turmes mjerane qe nuk arsyeton e behet pale me zaptuesit. Pasuria e shqiptareve me shume shkoi per te prishur germadhat e ndertimeve pa leje sesa per ndertime e zhvillim. Sa shume kerkojne ne kuriz te qytetareve te ndershem qe nuk kane perfiruar asgje e jetojne me minimumin e te ardhurave. Edhe sa do vazhdoje kjo situate valle?

  12. Sakte says:

    Ne kete rast plotesisht dakord me analizen tende. Keto Jane pasojat e keq qeverisjes 1992-1996.

  13. Lomy says:

    Bravo!
    Ate jo vetem s’e njohim por ka 30 vjet qe per turp quhet “ISH-pronar”.

  14. Qytetari i Thjeshte says:

    Normale qe nuk e njohim! E djathta ne Shqiperi fatkeqesisht ka vdekur qe ne 1944 me ardhjen ne pushtet te klysheve te kuq.
    Cfare mund te presesh nga Saleh Birisha ky komunist 24 karat. E tregoi fytyren kur doli me parrullen Bashkefajtor dhe bashkevuajtes.
    Tani ka permjere ne deren e Xhamise dhe do marri ate cfare meriton. Zoti eshte i Madh, vonon por nuk harron. Do e paguaj tek femijet dhe pjellet e tyre.

  15. Epirioti II says:

    Të lumtë Mero !

  16. Saimir Shehri says:

    Shkrim shume i sakte.Pershkrim perfekt,me pak rrjeshta,i katrahures kriminale me pronat dhe pronaret,qe ka gatuar”enveristi i djathte”Sali Ram Berisha.

  17. Pronari ne USA says:

    Pronari ka marre rrugen e emigracionit qe ne kohen e Saliut dyte. Prandaj dhe vendi yne nuk ben perpara sepse ka 30 vjet qe miletit i thuhet vidh e zapto per vete e mos e rruj per ate tjetrin. Feja e Shqiptarit eshte hajduteria.

  18. Agim says:

    Brilliant vertet.

  19. Asd says:

    “Nene Lizat” kane pushtuar token, vendet e punes, administraten, politiken, shtetin e se drejtes, gjykaten dhe prokurorine, kane pushtuar kuvendin, kane pushtuar fshatin dhe qytetin, kane pushtuar gjithe Shqiperine. Shqiptaret e ndershem jane pakice qe kane humbur te ardhmen.

  20. Albana says:

    Z. Baze Jeni gjithmone I sakte. Respekt per ju qe shkruani per te drejten dhe te verteten.

  21. A.Nocka says:

    Kjo eshte analiza e sakte dhe per kete duhet te pergjigjen ata qe cuan ne kete situate qe jemi.

  22. Toke e xanum says:

    Bravo Mero me sakte sa ke shkruar nuk mund te shtosh gje tjeter.

  23. K says:

    Malokja zaptuese eshte antishteti që pretendon te behet e drejta juridike. Ajo me ngjan me ngjan me kontrabandistin e kthyer ne hero te demokracise. Pasoja eshte prodhimi i nje shteti te korruptuar, te degjeneruar, te pakorrigjueshem ku dominon e keqja dhe injoranca. Ky eshte mallkimi qe do e ndjeke kete komb ne perjetesi.

  24. Alban Dega says:

    “ NENE LIZA” E “ BABA SALIZA”!?

  25. Alban Dega says:

    “ NENE LIZA” E “ BABA SALIEDIZA” !?

  26. shqiptar tirone says:

    Duhet te kishte me qindra komente per kete shkrim, sepse trajton nje problem qe ekziston qe kur PD me PS nxorren ligjin e “ashtuquajtur” per kthimin e pronave. Por jane vetem dy te tilla, sepse nuk u vjen per shtat atyre qe shkruajne pislleqe ne komente. Mos u lodh kot Mero Baze! E ka marre ferra uraten ne Shqiperi.

    1. Xhaxhi says:

      Lere PS rehat ti , keni 30 vjet qe e shani e mallkoni PS dhe voten ja jepni Saliut.. kerkojani atij pronat dhe Dash pijanecit apo asaj debiles se Tabakeve.

      Nuk keni goje te hapni ZERO. Boll ju degjum na kani care carin 30 vjet. Sot ju vjen Nona Liza e Saliut dhe ju peshtyn ne surrat e ju perseri shani PS ( kuptohet qe me PS nenkuptoni te kuqt).

      Kur do e kuptoni o truthare qe kjo ishte LOJA dhe ish pronaret e shkrete jane viktimat e kesaj loje.

  27. Zekthi says:

    Analize fantastike Z.Baze

  28. Alban Dega says:

    “ NENE LIZA” E “ BABA SALIKEDIZA” 31 VJECARE SHQIPTARE!?

  29. Trotski says:

    Nene LizaT jane te Panumurte.Ka fhatra te tera te zaptuara nga “Nene Lizat”.Produkt i Politikes se SALI KERMES.
    Pse nuk thote njeri qe NENE LIZAT duhet ti paguajne Pronareve te Ligjshem Vleren e Tokes se Pushtuar?????

  30. Astrit says:

    Absurdi i te drejtes per pronen ne Shqiperi ka arritur kulmin. Politikan ordiner e hajdut te majte e te djathte, me vetedije ben ligje e ster ligje qe ajo prone qe sjell fitim per ta te mos e mare pronari ligjitim. E sot kemi keto shfaqje surealiste ku mashtruesit e mashtrimi po japin shfaqje. Ku drejtesine nuk duan qe te fuksionoj, sepse jane te akuzuarit e pare keto palo politikan qe votojme. Kemi kaluar nga nje rregjim kriminal ne nje rregjim po aq kriminal.

  31. Tironsi says:

    Shkurt dhe SAKTE, te lumte dora Mero. Para ca netesh pash ne TV sjam i sakte se cili stacion, debatonte L. Vangjeli me nje grua, ndofta mbesa e shtriges nene liza, dhe na nxirrte nje ligj me nr , qe thoshte, nqs e kishe zaptuar e kishe 20vjet qe rrije aty, behej prona jote. Ceshte ky budallallik mo, ka byth te rrish. Qofsha une i gabuar, se nuk e ndoqa te gjithe. Po mire pse kaq e zorshme eshte ti shkohet atje nga ka ardhur nene shtriga Liza, se nuk e ka lene jashte Enver Hoxha ate, po dhe driten elektrike ja ka cuar ne fshat ku ka qene.

  32. Kume Peza says:

    Drejtë, saktë.

  33. Shkodrani says:

    Sa ken i marr Enveri qe i ka lan Malave ktyre as nje lek sduhet dhan me i lan Rrugve te ikun ne tokat e tyne

  34. Liza says:

    Nene Lizat i solli dhe i lejoj shteti,pra nuk eshte faj i tyre

    1. Go home says:

      Po mire meqe eshte keshtu dhe tani shteti Po ja mer.. bile Po te isha si shteti Po ja zaptoja dhe pronat qe ka ne malesi Nené Liza me kompani e Po tme kundershtoj ne ti thonim shteti Po ta mer.

    2. Tirona says:

      Liza! E “lejoi “ shteti se mendoi se Lokja Liza do u bonte None Tirona

  35. Tironsi says:

    Bravo je njish por ky vend ka mara tatpjeten pikerisht per keto arsye .

  36. Shqipëtar! says:

    Kur “ nënë” Liza ka zaptuar tokën e një pronari, ka qenë shoqja Liza sepse ka qenë rreth të 30 vjeçe, pra në kulmin e pjekurisë?! Pra vetëm ky fakt vlen për ta trajtuar jo si “heroinë” por si shkelëse e ligjit, dhe jo vetëm atë, por këdo që ka zënë “rrënjë” në pronat e të tjerëve që ndryshe nka zaptuesit nuk guxuan të marrin djersën, mundin në disa raste edhe gjakun e prindërve që h’ua lanë në trashëgim, por oritën shtetin e korruptuar dhe kriminalizuar saliist të bënte drejtësi?!!!!

  37. Gjergj Fishta i riu says:

    Asht një film amerikan, Shtëpia në Livadh. Një film me 200 seri ku përshkruhet familja Ingals dhe disa të tjera për rreth 100vjetë. Një amerikan kishte zotëruar dikur këto livadhe. I kishte të dokumentuar ne kadastër të shtetit dhe ishte PRONë e tij. Pronari një ditë largohet dhe shkon të punoj diku tjetër si menager në ndertimin e hekurudhave. Kishte një djalë. Pronari i livadheve një ditë vdiq dhe i thot të birit që ke një pronë të madhe në këtë vend. Unë e pata lanë pas dore dhe kisha gjëra të tjera më fitimprurse. Pas 70 vjetësh i biri arrinë në Komunën ku ishte prona, shikon dokumentacionin, çdo gjë në rregull. Gjatë 70 vjetëve në Livadh ishte ngritur një fshat (qytez) e tërë. Aty ishin martuar, argtuar dhe vdekur. Kishin ndërtuar kishën (varrezën) , shkollën, banka dhë plotë dyqane. Djali i pronarit u detyrua ti padiste në gjyqë, pasi kur bisedoi për herë të parë, ata u revoltuan më keq se komunistët shqiptar në 1944. Nuk kishte burrë t’ju afrohej. Pas disa gjyqeve shteti i bindi se ishin fajtor dhe nga dita që ishte çfaqur pronari (djali i pronarit) i vuri nën taksim për të dëmshpërblyer pronarin dhe gjithashtu Qyteza duhej të paguante dhe gjyqin. Banorët e Qytezës mendojnë se ishin ndërtimet që kishin bëre, që pronari të rilakmonte pronën e okupuar.
    Atëher unë u bëra kurioz të di, si do të zgjidhej ky problem shumë i koklavitur.
    Qyteza së fundi mori dinamit dhe shkatrroi ndërtimet që kishin ba dhe u larguan.
    Pronari largoi rrënojat e rrethoi dhe bleu kuaj ku më vonë u zhvillua një Hipizëm(garë me kuaj) shumë fitimprurse. Djemtë e vajzat e Qytezës që banonin në shtëpi me qira, vinin çdo fund jave dhe argtoheshin(!) në Hipizëm (garonin me kuaj). Pra pronari nuk kishte patur nevoj për ata ndërtime që mendonin banorët e Qytezës.
    Kështu të gjithë dolën të kënaqur.
    Më mirë një fundë i “tmershëm” se një tmerr pa fund.
    Pronari i vjetër, e kthenë “Shqipërinë” Shqipëri dhe marrin fund andrrallat komuniste.
    Prona blihet dhe nuk zihet.
    Në rastë se doni ekonomin e tregut, kjo asht. Në rastë se doni të mos baheni fanar ndriçues si me komunizin tipik rrënues shqiptar, bindjuni ekonomis së tregut. Faleminderit.

    1. Komunisti says:

      Nuk zgjidhet si ne filma sepse nuk eshte ashtu situata ! Eshte i gjithi nje mashtrim ! E gjithe kjo histori eshte nje mashtrim i madh . Ish-pronaret a jane pronar ? Pronar te cfare? Te gjitha qendrat e qyteteve, sidomos Tirana jane shpronesuar me lek ne dore nga italianet kur filluan urbanizimin e tyre. 50% e Shqiperise ka qene mocale qe arrinin deri aty ku sot quhet qytet qe komunistet i thane e i kthyen ne toka bujqesore apo edhe troje ndertimi. Italianet tokat qe blene i lane si demshperblim lufte e komunistet i kthyen ne lulishte apo ndertuan blloqe pallatesh, pra prona te shtetit . Ish pronaret nuk gezojne me asnje lloj te drejte mbi to . Tani le ti kthehemi filmit e mendo sikur ai djali te ishte kthyer pa ditur ose ditur qe babai ja kishte shitur italianit ate prone, shkon ne gjykate(me korrupsion apo jo) edhe fiton te drejten me tapi ne dore, shkon ne prone e gjen njerez qe kane ndertuar aty(disa prej tyre tashme e kane legalizuar edhe kane tapi te leshuar nga gjykata), sikur te mos mjaftonte ajo prone ne kadaste eshte prone shtetrore (pra ata qe kane ndertuar aty praktikisht pronen ja kane vjedhur shtetit e jo atij). Shto qe si ai ka edhe dy te tjere me tapi ne dore te fituar ne gjykate ne menyre korruptive apo jo . Si zgjidhet? Zgjidhet me ate qe eshte cfare eshte bere shteti te shpronson si kudo per interesat e tij me cmimim qe percakton ajo zone, shko ne gjykate po deshe e kerko te drejten …nese fiton te drejten te jap leket e hajt ciao ! ! Keto qe te jap shpi shteti apo te te kthej pronen jane idiotsira.

      1. Shahin Luci says:

        Zoti Komunist, ti nuk arrinë ta kuptosh kapitalizmin. Deri Më 1990 ti banoje në vilën e një të konfiskuari në Tiranë. Drejtoje aparatin e represionit kundra armiqve të klasës. Ramizi Alia të thirri dhe të tha, të kemi dhëne një shtëpi tjetër tek pallatet ndërtuar në tokën e italianit, vilën do tja kalojmë një invalidi të punës për ndërtimin e socializmit. Pastaj “shpërtheu” demokracia. Ti shkove e falenderove shokun Ramiz për këtë parashikim që ti në atë kohë e kishe mendjen tek represioni. Ai të mësoi të kalosh në pikën numër dy. Ne do t’i mbajmë pronarët midis qiellit e tokës (kthehen pronat, nuk kthehen pronat), ti, komunisti shko bisedo me pronarët e traumatizuar dhe për një shumë të vogël parash, blejë dhe rretho tokën e blerë. Të tha gjithashtu mos blej dy herë tek një pronar sepse dalim shtruar dhe dikur na godasin armiqtë. si instruktor partie që kalove, për të humbur gjurmën bleve tre parcela ndërtimi në Tiranën e okupuar nga komunistët më 1944. Ndërkohë pronari i vilës mbeti gjyqeve me invalidin. Ti i dole zot invalidit dhe i the pronarit legjitim, turpë të kesh shtyhesh me nji që ka humbur dy këmbët në ndërtimin e universitetit shtetëror të Tiranës. I mjeri Pronar shkoi dhe i bleu një shtëpi në periferi invalidit. Ditën që invalidi doli nga vila e të shpronsuarit më 1946 i tha Pronarit legjitim. Armiqtë mbeten gjithmon armiqë dhe kurrë mos e gëzofsh vilën që më rrëmbeve! Për të mos e zgjatur, Zoti Komunist duhet të lirosh tre parcelat ku ke vendosur vila, megjithse i ke blerë me rregulla noteriale, pronarit të shantazhuar nga post komunizmi. Kurse knetat janë mera (prona) të ish banorve autokton të Tiranës dhe jo të gjithë shqiptarve. Kështu zoti komunistë , duke kthyer pronën e rrëmbyer (tre parcelat e “blera”) me stil presioni banditesk tipik postkomunist shqiptar, vazhdo të jetosh në tokën e paguar nga italianët sepse një komunistë mund të fshihet nën lëkurën e një fashisti dhe kurrë një fashistë nuk fshihet nën lëkurën e një komunisti. Kështu, Invalidi një ditë do të shkoj tek ish Pronari i vilës dhe do t’i thotë: Falaminderit për bamirsin

    2. Pavli says:

      O xhaxhi une ne Amerike jetoj Po kete histori as ne endra se besoj dot . Kush eshte ai ne usa qe ndertoka ne pronen e tjetrit qofte e 200 vjecare. Pastaj si è ka ndertuar pa leje? Ste lene te lyesh fasaden pa leje . Ore pse vellai im preu pemen qe kishte 6 vjet qe kerkonte leje ta sharronte se i demtonte catine e sja jepnin lejen mori 16 mije usd gjobe jo me te ndertohet nje qytet ne pronen e tjetrit ….

  38. Xhaxhi says:

    Anti – komunizmi do hyj ne historine e shqiperise si mashtrimi me i madh i bere ketij populli nga disa njerez qe vodhen Shqiperine.

    Xhaxhi e la shqiperine me 1990 me cdo cm katrore toke me inventare. Asnje shtet ne bote nuk kishte nje organizim te tille te persosur ku per cdo cm toke kishte nje kontrroll te plote. Xhaxhi ju shtetezoi tokat ish pronareve, nuk jua vodhi per vete apo jua dha dikujt tjeter. Tapite nuk jua dogji por i kane te gjitha ne arkiven e shtetit.

    Erdhen barbaret me 1991, keta pishtaret e demokracise dhe ju vune flaken tapive. Vodhen sa deshen dhe prona u be mall pa zot jo vetem pronat e ish pronareve por edhe ato te shtetit qe i perkasin popullit shqiptare.

    Keta qe 30 vjet mallkuan komunizmin ende nuk e kane kuptuar gjemen qe ju beri Saliu dhe prape per te votojne dhe femijet e tyre jetojne ne pallatet qe ju beri xhaxhi. Perse duhet te na vij keq ne te tjereve per ta? Me dukej e pabesushme kur degjoja dike qe i kishin zaptuar token ne Tirane I cili kishte shku per te pare pronen e te jatit dhe djemte e “nena Lizave” i kishin thene “ik se po na vjen kec per gocat e tua se i ke shume te reja”.. edhe ky njeri voten ja jepte Saliut sepse Dash Shehu pijaneci qe sot vetdeklaron 5 milion euro pasuri i kish thone ” fajin e kane kto te kuqt”.. Me zi jua befshin.

  39. Cfare mendon daja? says:

    Nje pyetje per kto Tironsit e vjeter qe jane katandisur si pakice qe duhet ti marre shteti ne mbrotje perse nuk thote nje fjale DAJA juj Dashmire Shehu per ket Nona Lizen?

    Cfare mendimi ka ai per keta njerz qe protestojne?

  40. Nik says:

    Saktë. Por askush nuk thotë se kush do ti paguaj metrat katrorë të paligjshëm të nënë Lizes me metrat katrorë të ligjshëm që do ti fali Lali Eri me xhaxhi Ramën nënë Lizes. Këto ose do ti paguajnë taxapaguesit e ndershëm ose do të lahen me leket e krimit dhe të drogës sepse në botën ku duam të shkojmë ne, nuk të dëmshpërblejë për ndërtimet pa leje por të ndëshkojnë. Ky është rezultati i politikës antishqiptare të këtyre 30 viteve të fundit nga kjo klase politike tërësisht e korruptuar shqiptare, të djathë dhe të majtë. Pronarëve të ligjshëm tu rroj Mediu, që ka 30 vjet, që do të mbrojë pronarët e ligjshëm.

  41. Coli says:

    Si gjithnje shume i sakte Mero
    Te lumte dora dhe mendja

  42. dashamires says:

    Perse nuk e njohim ate pronarin e tokes qe paska zaptuar Nene Liza?
    Sepse ai pronar edhe shpronesuar 77 vite me pare ne 1945 nga i vetshpalluri “Pushtet Popullor” (kY po qe meriton thonjzat, jo ajo Liza)
    Besoj se pas 3 here censure, ky koment i 4-t do dale!

    1. Tetovari2 says:

      Nëse është e vërtetë,dashamire,se shteti e ka shpronsuar ish pronarin,atëherë i bie që prona është
      e shtetit.Kjo NËNA LIZA atëherë na dilka HAJDUTE ME
      ÇIZME,pasi ka vjedhur,përvetësuar pronën shtetërore!

  43. Tirana says:

    Nje shkrim domethenes qe shpreh realitetin e dhimbshem shqiptar, ku zaptuesit e prones tjetrit hiqen si viktima e behen “heronj” dhe pronaret e vertete qe kane 30 e ca vite bredhin dyerve te gjykatave shqiptare.Kjo eshte pasoje e politikes se mbrapshte, qe ne emer te demokracise ekonomise tregut, lirise se levizjes kane bere qe edhe sot e kesaj dite pronaret e vertete enden rrugeve ndersa zaptuesit vjelin parate. I ashtuquajtur çek i bardhë, terapia shok-ut shkaterruan Shqiperine. Nene Liza ka te drejte te kerkoje nje shtepi per te jetuar, por nuk e di kur ka ardhur dhe ka ndertuar ka pyetur njeri se sa kushton kjo toke, apo me kallash ne dore kjo eshte imja . Nese dikush do kalonte sot nga zabeli i saj atje nga ka ardhur , Ajo do te dilte dhe do thonte” jemi ne gjak,pse ke hyre paleje ne pronen time” . Pra o njerez se pari qe te thoni nje te vertete me ze te larte dhe te jeni te drejte para zotit se pari duhet te marre hakun e vet i zoti i asaj toke.Sa per politikanet nuk di me cfare morali dalin e flasin

  44. Anna says:

    Te lumte dora Mero.

  45. Agron says:

    Saktë z.Baze. Respekt.

  46. E dhimbdhme është kur sheh se si është prerë Shqipëria në sferën më të ndjeshme të qenësisë siqë është prona.Prona është e shenjtë dhe duke qenë si e tillë çdo cenim i saj shkakton tronditje individuale e kokektive. Mundë të merret me mend se çfarë tronditje kanë pësuar pronarët e pronave të grabitura nga të tjerët që vraponin pas tokës së premtuar.Jemi me fat që pronarët e tokave të grabitura nuk kanë reaguar siq reagojn zakonisht kudo në botë pronarët e ligjshëm ndaj grabitësve ngase do të ndodhte tmerri.Ai që i ka nxitur këto mêsymje barbare e grabitqare për ironi të rastit është edhe “përfaqësues e engjëll mbrojtës” i pronarëve të grabitur.Nxitêsi e frymëzuesi i kësaj gabitje kolosale e përmbytêse Sali Berisha e ka bërë këtë gjëmë për ti pasur votat e sigurta tek ky kontigjent zaptuesish dhe për ti prerë Shqipërisë mundësinë e normalitetit e progresit.Berisha i zi ka ndërtuar kontekst të tillë kriminal e konfliktual që vendi kurrë mos të gjej rehatinë.Qeveria e tanishme duhet që në konsult me njohësit e rasteve të kësaj natyre kudo në botë nêse ka dikund raste të tilla, të i bëjë zgjidhje rasteve të tilla duke e marrë parasysh aspektin human dhe të e zgjidh këtë problem duke mos bërë një padrejtësi të re.

  47. Palm Beach Florida says:

    “Nene Lizat “dhe te gjithe maloket qe iken nga kasollet e tyre ne fshat dhe erdhen ne Tirane apo qytete te tjera duhet ti kthejne nga erdhen Kjo femer injorante mirditore eshte nje vegel ne duart e malokut tjeter salih Berisha dhe sume shpartalluarit Lyl Basha Toka e zaptuar duhet ti kthehet pronarve biles te paguaj dhe per vitet qe e ka shfrytzuar Une erdha ne Amerike 32 vjet me pare dhe kur bleva shtepine e bleva me gjithe token dhe pagova si frengu pulen sic i thone Punova fort per shume vite qe te bleja kete toke dhe kete shtepi ku jetoj Keshtu duhet te paguaj dhe kjo femer injorante qe e quajne “Nene Liza”bashke me tribune e saj te zbritur nga malet As qe duhet ti jepet mundesia te jetoje ne Tirane me shtepi te paguara nga taksa paguesit shqiptare Jane po keta maloke qe e kthyen Tiranen ne nevojtore qe binte era shurre ne cdo cep deri sa erdhi Erjon Veliaj qe e ktheu Tiranen ne nje qytet europian dhe po vazhdon te punoje

  48. socialisti says:

    Na ka marre malli per ato, Pasaportizimet e qemotit, packa se kalamajte i kemi te strehuar e rregulluar ne 4 anet e globit!

  49. Unfortunately says:

    Kjo eshte dhe pune mentalitetit. Hajduti me i madhe i prones ne shqiperi eshte vete shteti keto 30 vjet.
    Krimi me i madh eshte ndaj prones se perbashket, prones se shtetit qe Enveri e la si pasurine me te madhe te Shqiperise doni apo nuk doni ju te brezit te dhjetrokracise.

    Mijera hektare tokash te kujdesura me fanatizem ku per cdo cm katrore kishte analize te vecante. E gjithe Tirana ka qene e rrethuar me ferma shteterore (ishin mocale para kohes se Enverit) qe ishin mbush plot me peme frutore e ullinj. Nje pasuri qe nuk kthehet me.

    Kete toke shteterore qe na perket te gjitheve nga Veriu ne Jug edhe sot e kesaj dite trajtohet si mall pa zot. Edi Rama mire ben me shtepite falas apo jep metra katrore e paguan qira shtepije por ato metrat toke qe jep nuk jane te babes se vet por te popullit. Nuk ka vende ne bote qe te jep toke falas sic bene ky shteti yne.. ka shtepi sociale por duhet te pagush qirane dhe taksat.

    Pra, nese duhet hap nje gjyq duhet hap ndaj shtetit shqiptare. Pronaret jemi ne o Mero, populli shqiptare, qe vetem protestojme kur na vine veza tek bytha jone.

    Edhe nja dy rrjeshta per keta ish pronaret demokrate. Tokat dhe pronat jua grabiten dhe ju vete ne shume raste ( jo te gjithe kuptohet) jeni bashkepunetore te hajduteve. Turp tu vij! Ka shume raste qe edhe kur prona ju eshte kthyher keni fallsifikuar firmat e motrave dhe vellezerve tuaj e deri vrare njeri tjetrin. Bete pakte me djallin Sali dhe sot jeni ziliqare ndaj Nona Lizes qe thjesht beri ate qe shteti i tha te bej. Apo e harruat “mbrekulline e lirise”?

  50. Katnaret says:

    “Grabitqarja Liza”. Simboli i gjalle i felliqesires berishiste dhe mentalitetit te maloqerise shqipfolese. Plaçke, pabesi e toke e xanum.

  51. Tirona says:

    Keto tribute veriore qe zbriten ne Tirane dhe ndertuan ne pronat e te tjereve duhet te kthehen andej nga erdhen pasi shkaterruan cdo gje Nuk i vishen qenit breke …Dhe ketyre nuk duhet tju behen leshime dhe tu jepet shtepi te ndertuara me parate e taksapaguesve shqiptare pasi dhe ato do ti shkaterrojne Keta jane mesuar te flene me dele ,dhi,lope ne nje dhome dhe me nje cope trung nen koke si jastik

  52. vjeshta says:

    As edhe një presje nuk i ke lënë mangut!!!!

  53. Arber iliri says:

    Faleminderit nga zemra Mero Baze.Sjellja e qeverive të majta e të djathta në këto 30 vjet ndaj pronarëve është kriminale.
    Nga gjithë media je i vetmi zë i vërtetë të paktën për këtë çështje të madhe që është e drejta e pronës.Respekte.

  54. Skenderbegasi says:

    Privilegji
    I tokes se xanun
    dhe qendrimi
    si ne prone te vete
    I takon Saliut,
    hajduteve
    dhe “Nene Lizes ”
    Femijte
    e shqiptarve te ndershem
    duan tre breza
    te arijne
    ne nivelin ekonomik
    te ketyre hajduteve te sotem.

  55. lion says:

    Cfare i ka bere Sali Berisha atij vendi, dhe pushtuesit nuk do ti benin. Kodi civil i bere nga ato 6 mujoreshit e Berishes i inkurajonte zaptuesit e tokave per te bere ndertime te paligjshme ne kurriz te pronareve te tokave dhe sipas kodit nese vlera e ndertimit ishte me e madhe se e truallit ai kishte te drejten te blinte token pavaresisht se ishte ndertim i paligjshem. Nuk ka legjislacion ne europe qe ti njohe te drejten atij qe ka bere ndertim te paligjshem te drejten per te blere truallin e pronarit. Ky nen vazhdon te jete ne fuqi ne Kodin Civil, eshte fatkeqesi qe atje nuk ka as jurist, por vetem militante dhe hajdute.

  56. Ed says:

    BRAVO MERO TE LUMTE DORA.

  57. nje qytetar says:

    Kur nuk e di ti Mero Baze sot ne 2022 se kush eshte ai pronari pra i tokes ku jeton Nene Liza…
    …dhe do ta dinte Nene Liza para 30 vitesh???

  58. qyfyre rilindjote says:

    Kur per 30 vite komentoni,
    nje gje mire fort ta kujtoni
    se ne keto pra 30 vjet,
    Partia Social ish e Punes…
    …ka plot 17 vjet Pushtet!!

  59. Arjan Cani kazan i vetrete says:

    Kjo plake tipike komuniste shqehtesohet qe ju prishe prona po nuk shqehtesohet qe ka zaptuar pronen e tjetrit .
    Te shikoje Arjan Canin dhe magjypin Curri sa te shqejtesuar ishin njerez qe predikojne qe jemi te djathte po nuk ka gje nese i zaptone token prone tjetrit tipike komuniste te kamufluar si te djathte njesoje si Berrisha xhakete e kuqe nga brenda blu nga jashte .
    Nuk me pelqen aspak sjellja e Rames jo vetem qe duhen prishur si shtepi pa leje por dhe duhen denuar qe kane zaptuar token e tjetrit dhe nuk ka pse i jepe nje tjeter shtepi .
    Ndryshe njerzit nuk do mesohen me ligjin

  60. Ceni says:

    Shume sakt. Ky eshte vend hajdutesh. Ne kete vend nuk eshte respektuar kurre djersa dhe puna e njeriut punetor. Sepse jemi shoqeri e pamoralshme. Ne keto 30 vjet, ndjenja e papergjegjsise dhe rrembimit eshte ngritur ne pushtet. Drejtoret vjedhin, ministrat vjedhin, kryeministrat vjedhin e vrasin, deputetet veprojne si hiena ne zonat e zgjedhura. Kurse pronaret e ligjshem nuk kane gjetur kurre mbeshtetje, as drejtesi. Kurrsesi ne nje vend ku komunizmi ushqeu vetem urrejtje per ta. Njerez si kjo plaka kane hipotekuar pronat qe rrine kot ne fshat dhe luftojne te rrembejne edhe ne qytet. Shoqeria duhet te shikoje mundesine e anullimit te ligjit 7501 qe ja mori token pronarit dhe ua shperndau ne menyre te barabartete tjerve. Ai ligj hoqi mundesine e perdorimit te tokes dhe varrosi pergjitjmone vleren e saj. Kurse plaka nuk duhet kurrsesi te trajtohet si pronare toke kur nuk eshte e tille. Eshte alfa e nje shteti ligjor.

  61. I lir says:

    Kujt ja jane mare token romaket,turqit,enveri..etj dhe ja kane dhene ketyre tiranasve ? Ja kane mare shpellareve si “nene Liza ” ? Po token qe ka afer shpelles, kush ja dha “nene lizes” ,romaket, turqit, …enveri..?
    Haram !

  62. Ximi says:

    Ki meni e foli hakun, thone tironsit ! I ka lujte karapenxhin ! Une S`te kam ne simpati po ket radhe te shterngoj doren !

  63. Parku says:

    Tek parku Rinia ne Elbasan kane ndertuar pa leje 3 hotele e kafene .Shteti ka frike ti prishi se ketyre zaptuesve te tokes publike se ayo duan demshperblim se i kane legalizuar padrejtesisht.ky eshte njeriu ri Liza…E qyteti nuk ka park..ku te shetise/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. I
    I pa shkolle

    Ksaj pune i thone lesh me tresh .pse nuk u ndjete ketu e 30 e kusur vier ju me shkolle ,APO tani po i bien dhembet gomarit dhe po ivjen ngordhja dhe doni ti hiqni patkonjte.AI qe ka mendere e qellon ariun para SE te shkateroj aren.tank skane shume peshe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje