Përse Berisha po i bie në gjunjë Tom Doshit? 

15 Shkurt 2022, 19:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha i ka shkelur syrin Tom Doshit në Shkodër, duke deklaruar se “ai është lule përballë Ramës”. Nuk është se nuk e ka llogaritur efektin e asaj deklarate. E di që pas kësaj atë do ta akuzojnë se po bashkon përpjekjet me politikanë që kanë të njëjtin status përballë SHBA. E di që do ta përflasin për një aleancë të fshehte me të, edhe pse mund të mos jetë e vërtetë. Por Berishës nuk i intereson kjo e vërtetë.

Atij i intereson diversioni në elektorat. Për të krijuar idenë se Doshin e ka me vete në betejën elektorale në Shkodër, ai ka zgjedhur mënyrën më popullore për të bërë zhurmë me këtë mesazh. Pra ai do që ne çdo orë e çast të themi që ka një aleancë të “non gratave” në këtë fushatë elektorale. Ky në të vërtetë është dhe i vetmi qëllim i kësaj fushate të pjesshme elektorale.

Sali Berisha ka hyrë në zgjedhje për të dëshmuar se ekziston një Shqipëri tjetër sfiduese ndaj SHBA. Kjo Shqipëri, sipas tij nuk njeh tabu dhe krah politik, por duhet të bashkohet rreth qëndrimit ndaj SHBA.

Pra në thelb të fushatës së tij nuk është të jesh i majtë apo i djathtë, por të jesh pro apo kundër SHBA. Ajo që ka thënë për Tom Doshin, nuk ka aq shumë lidhje me ndonjë pazar apo aleancë me Tom Doshin, por me krijimin e perceptimit se ata që janë kundër SHBA, duhet të bashkohen rreth tij.

Tom Doshi nuk është formalisht në garë në Shkodër. Mbështetësit e tij, të cilët nuk kanë kandidatë, dhe që mendohet të jenë më afër socialistëve, janë tani target i Sali Berishës, duke u lavdëruar liderin e tyre.

Duke e konsideruar këtë betejë si jetë a vdekje për mbijetesën e tij politike kundër SHBA, Sali Berisha nuk është duke kërkuar thjesht vota për kandidatët e tij, por po kërkon një bazë të re elektorale në Shqipëri, e cila duhet të orientohet drejt “sovranitetit” kundër SHBA dhe krijimit të një vetëdije për një bazë elektorale anti-amerikane në Shqipëri.

Nuk ka rëndësi nëse Doshi e pret mirë apo keq këtë deklaratë, nëse e sulmon Berishën apo hesht pas kësaj. E rëndësishme për Berishën është të krijojë idenë se janë bashkë në këtë betejë.

Ai po e bën këtë gjë jo vetëm në Shkodër, por kudo, në Durrës, në Vorë, në Lushnjë dhe Dibër. Duke qenë qiraxhi në shtëpinë e Ilir Metës dhe duke pasur të qartë të ardhmen e tyre të përbashkët, ai nuk po kërkon kryetar bashkie më 6 mars, por mbijetesë politike për të hedhur rrënjët e një partie të re anti-amerikane.

Këtu ka llogaritur dhe ndonjë reagim të pritshëm nga SHBA kundër tij. Edhe kjo i intereson, të duket që është në një front lufte serioz.

Është kjo arsyeja që ai lavdëroi Tom Doshin. Nuk i intereson qëndrimi i tij, as angazhimi i tij real në këtë fushatë. I intereson të merret vesh përse ka dalë në rrugë në pleqëri dhe përse po përpiqet të shmangë fitoren e PD në gjashtë bashkitë. Është duke kërkuar mëshirë nga shqiptarët që të mos e lënë në duart e SHBA, pasi mendon se vetë shqiptarëve ua ka pirë lëngun dhe nuk i bëjnë gjë.

12 komente në “Përse Berisha po i bie në gjunjë Tom Doshit? ”

  1. Selim says:

    Ik mor hajvan, tom doshi ska lidhje me bashkine shkoder.
    por me malesine e madhe, koplikun, kelmendin, shkrelin etj.
    sbehen zgjedhje ne qark, por ne bashki.

    1. Noc Pidhnueri says:

      ..pse,a po i bo gojore Sala Tomes a ?!
      S thon kot,u prish bota.
      S ka mo bes fe ner burrni ,s ka mo malsor,por veç malok n Malci..

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        O Ndoc, ti je burrë i nderuar, por ka edhe burra shkerdhata si Selimi dhe Saliu.
        Njeriun qe është burrë nuk e ka frikë njeri, per nje aresye të thjeshte – burri te del perballë, dhe çfare ka ta thotë ne sy. Edhe po të futi nje shpulle apo nje grusht me shumë, i thua faleminderit dhe ai iken ne shtepi, të harron fare ty.
        Ndersa Selimërat dhe Salinjtë nuk Jane burra, Jane kurva qe të hanë mbrapa kraheve. Saliun kurve ke perballë, mund ta marresh me shpulla perpara si legen. Lere Selimin pastaj. Ai të shet edhe gr*** edhe by****, kur të ka frikë.
        Por, mbasi kane ikur si të dhjere, dhe ti e ke harruar, ata pastaj fillojne të mbledhin njerez se si të të hanë mbrapa kraheve, dhe dergojne 15 vetë per të të rrahur ose vrare ty. Sepse vete nuk kanë bythe as per debat as per force. Ti e ke harruar fare, por qeni Sali, dhe qeni Selim nuk harrojne. Ata te vrasin vellain, prinderit, femijet, si burra kurva.
        Prandaj burrat e vertete nuk dine si të ruhen nga burrat kurva.

  2. Baftjar nga Sk. says:

    Tom Doshi pavaresisht si vizatohet, ka treguar se eshte burre i zoti, antikomunist real dhe di te luaj ne politike!
    Besoj se z. Komunist Berisha nuk mund te muaj apo t’ja hedh atij.
    Edhe per non graten Toma e trajtua pozitivishte per vehte! Nuk perdor shprehje ” deshperuese” si “kam 8 vjet qe jam s’kane ne pushtet”, ” man fajin Ambasadorja po jo Amerika! Etjera brockulla te tilla si Berisha vete i 4 te non grata. Doshi edhe per kete rast u treguan i mencur.

  3. Balo says:

    Nëse “Shtëpia e Kurvës” humbet Bashkinë Shkodër ,ky do jetë dështimi më i madh i Sali Kërbishtës ( meqë ky mbeti duke u ndryshuar emrat njerëzve edhe unë meqë kërbishtja i është shtrembëruar dhe anon trupin djathtas që sot e tutje nuk e njoh si Sali Berisha por si Sali Kërbishta)!
    Ndërsa nëse Shkodrën e fiton PD e Lul Bravës ky plaku duhet të mbyllet në banjë,të fusë tytën e çiftes në bythën e vet, dhe ti japë fund kësaj pune.Jo fund me nder ,por fund me mut!

  4. Lisi says:

    O Baftjar nga Sk. Deri sa edhe kara si puna jote kane te drejte VOTE e marre dreqi kte vend .

  5. marsi says:

    Mero. Nqs nuk ke cfar shkruan në editorial, leri vendin ndonjë tjetri se u bëre bajat me mender Berishën.

  6. sanitari says:

    Saliu i Shiqeres ra në gjunj edhe përpara meje, por unë nuk pranova….., sepse nuk i kishte larë dhëmbët……!!!!

  7. Arber iliri says:

    Eleminimi nga politika i boshtit Berisha-Meta,një domosdoshmëri e interesit strategjik mbarëkombëtar.

  8. Voci says:

    Berisha I bije ne gjunje Tom Doshit per ti kerkuar doren e gruas tate o Mero plehu.

  9. Satër says:

    Pse tema nuk shkruan për skandalin e punishteve të përpunimit të plerave ! Duke u marr vetëm me berishën dhe duke vazhduar të mbuloni korrupsionin e qeverris rama në fakt po i shërbeni berishës dhe rikthimit të tijë në pushtet ! Mbase kjo i intereson padronit rama !.

  10. Niku says:

    TOMES I RA NE GJUNJE RAMIU I PARI PO TY MERO TU DUK NORMALE NUK U NDIEVE FARE.BEHU BURRE E SHKRUAJ PER VJEDHJET E QEVERISE MRRO SE PER SALEHUN NUK PO I RRUHET ME NJERIU.VETEM TY TE DEL NE ENDER CDO NATE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje