Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

19 Shkurt 2022, 19:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë mbështetur gjithë betejën kundër Lulzim Bashës tek akuza se ai u ka shitur zgjedhjet gjatë këtyre tetë viteve. Ilir Meta e përsëriti këtë sidomos për zgjedhjet e 25 prillit.

Pra sipas mendjes së tyre, që duhet ta besojnë shqiptarët, Lulzim Basha ja ka lënë pushtetin Edi Ramës, me qëllim që Sali Berisha dhe Ilir Meta të mbeteshin rrugëve, ndërsa Basha të kishte mundësi pastaj të përplasej me ta.

Nuk ja vlen të diskutojmë çfarë degradimi mendor duhet të kesh që ta thuash këtë seriozisht. As sa qesharakë mund të bëhen dy njerëz që kanë drejtuar vendin, të përfundojnë në teori të tilla.

Por përpjekja për ta futur debatin kundër Bashës në një hulli konspirative, nuk synon Lulzim Bashën, por diçka tjetër.

Berisha po përpiqet të përgatisë pasardhësin e tij në krye të “Shtëpisë së Lirisë” dhe për këtë i duhet të thellojë paranojën e atyre që mund ta tradhtojnë dhe të gjunjëzojë mbështetësit e tij duke u imponuar Ilir Metën për kryetar.

Duke qenë se të dy tashmë ndjehen të rrezikuar dhe izoluar nga SHBA, të dy ndjehen të përfshirë në një kauzë izolacioniste për të ruajtur “sovranitetin” e vendit përballë Perëndimit, dhe sidomos që të dy ndjehen të rrezikuar nga drejtësia, e vetmja ofertë e sigurtë për ata që duan Berishën, është të sigurohen se i vetmi që nuk e tradhton më është Ilir Meta.

Çdo i ri apo e re, çdo zë ndryshe apo me pak personalitet në atë klimë paranojake që ka krijuar dyshja Berisha- Meta, krijon dyshime se “e kap SHBA” dhe kthehet sërish në “Besëprerë”.

I vetmi që jep gjithë garancitë që nuk e tradhton më Berishën, është Ilir Meta. Dhe që të mbetet vetëm ai si pasardhës, duhet doemos që debati te zhvillohet në një mjedis konspirativ, me pasardhës të tjerë që kanë tradhtuar Berishën, që kanë shitur zgjedhjet, që e kanë spiunuar tek SHBA etj.

Pra po thuhen gjithë këto marrëzira vetëm që Berisha të justifikojë si pasardhës të “Shtëpisë së Lirisë”, Ilir Metën. Por në fakt kot e ka gjithë këtë mundim, se kam idenë që nuk i shkon kush tjetër, dhe sikur të dojë ai.

Nuk ka konkurrentë për një shtëpi që në fakt ngjan si qeli burgu për këdo që të merret me politikë.

15 komente në “Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës ”

  1. ZHEJI koke pa lari says:

    O Mero po jane njesoje si Basha Berrisha Meta

    1. Gjergji says:

      Mero, si nga Peshtani qe je , nuk i di shume gjera te fillimit te viteve 90. Berisha dhe Meta u futen lojen politike te asaj kohe nga Ramiz Alija, me qellim qe duke qene komplementare, te garantonin suksesin e skenarit te tij. Kishte edhe te tjere qe i “dogji” koha, sikurse ka ende ca te tjere neper kembe, pa rendesi. Per hir te se vertetes, ata te dy i mbeten besnike, te tjerat dihen.

  2. Gri says:

    E mer Sal!
    Po Iliri eshte gomardare e shkuar!
    Gjykata Kushtetuese e fryu per nje 4 muaj! Poplli thote qe eshte hajdut dhe i korruptuar me bllok, kapucon dhe brek! Thone qe e kane ndihmuar rrethanat nderkombetare dhe pozicionin pozitiv dhe protagonist i Qeverise.
    Gjerat besoj se do duken mbas korrikut!
    Liri mbrem tha se do behet President pas 25 vjetesh. Dukej i lajthitur!
    Aman Sali se je Doktor si e shpjegoi kete rreshqitje?
    Kam pershtypjen se duhet te gjeje ndonje tjeter.
    Ka mendo me qe Selin e Shtepise ta keni ne Rec.

  3. Sammy says:

    Perfundimisht ti nuk je as me Ramen e as me Bashen, as me Krishtin as me Djallin, as kunder Saliut apo Ilirit. Ty nuk do te gjej shpirti rehat deri sa te fundoset Zeni se ai ti prishi pazaret o gazetar qe thua gjithmon te “verteten”, o atdhetar katundar. Gruan mir e ke? Se degjojme fjal lart e posht jo per gje

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Sammy…
      Po e bëre tamam si monologu i Fuat Boçit : doni më për Belulin. Me një fjalë është Zeni ” armiku ” më i madh i Meros. Vetëm Zeni mund ta mposhtë se ka Arminën që i jep mëndje.
      Jo për gjë , po Armina mund të jetë dhe jotja o Sammy se kur e shikon që tëndja të dredh bishtin, të duket dikur gjithë gratë e botës bëjnë si tëndja.

    2. Lomy says:

      Po zen sypiçka mire e ka gruan me qera? Meqe i mbake hallin pyes…

    3. Asd says:

      Gazetari nuk duhet te jete me asnje, pervecse me shtetin e te drejtes, te drejtat e njeriut dhe kushtetuten. Asgje tjeter nuk vlen. As ajo ‘puna’ e gruas.

  4. The truth says:

    Bravo Mero, bjeru! Kjo mund te na ndihmoje te largohet interesi i publikut per mega -skandalin e inceneratireve. Rindilasit e Rames jone pufte, ti je rilindas i vertete!

    1. taulant says:

      Me inceneratoret po meret prokuroria, ca do me teper ti? Kur prokuroria dhe drejtesia fillojne hetojne, gazetaria e ka bere punen e saj. Edhe kur prokuroria do te marri te pandehur saliun dhe ilirin, mediat do te heshtin.

  5. Taulant says:

    Iliri eshte nje karte djegur nderkombetarisht dhe qesharak lokalisht. Ndersa saliu eshte nje zomje, pra i kallur nen dhe.

  6. Një Qytetar says:

    Kjo është dëshirë e vjetër e Berishës që me ndryshimin e sistemit. Eshtë për këtë arsye që ai e shpalli ” Pishtar të demokracisë”. Berisha donte që ai të vinte n krye të PD, por pasi nuk e realizoi dotë në PS, tani filloi sulmin për t’a realizuar në PD. Meta është porosi e veçantë e Sulo Gradecit për Berishën.
    Por ajo që duket interesante qëndron në faktin se si do reagojnë ndaj këtij qëllimi të Berishës foltoristët e zellshëm Nishani, Noka, Bylykbashi, të cilët pretendojnë për fronin e “Shtëpisë së teta Lilit”. Të shohim….

  7. Arber iliri says:

    Ja fusni kot ku i beson Sal garoja,Like floririt,të dy janë hajdutë,vrasës,paranoja e të pabesë.Në këtë periudhë ndjehen bashkë,por sa tu jepet rasti apo prishen ja fusin njeri tjetrit.

  8. Balo says:

    Injoranca në veprim!
    Po, amerikanët do mbështeten diku,për të na pastruar ndyrësinë që krijuam kaq vjet në politikë,drejtësi,biznes e kudo, do mbështeten qoftë edhe pjesërisht/ përkohësisht!
    Kujtuan se në Drejtësi do gjenin të paktën 15% të gjyqtarëve të pa ndotur,dhe u tmerruan kur panë se nuk gjetën asnjë…Në politikë menduan ti hapin rrugë një Opozitë të pastruar…por ku të mbështeteshin!? Te Monika,Te Jozefina Topidhi,te Nard Ndoka,apo te Agron Duka….!???
    Menduan për Lulushin,ndonëse ai është ai që është, sa të shporret Klani Berisha, pastaj edhe Lulushi do shohë hallin se nuk është për atë punë ai…
    E,nëse filloni me teoritë e Shefqet Peçit se Amerika i ka lojra këto,se do të forcojë Ramën,e tërci-vërci, pastaj varja….po shkoj ti fus nji paçe me pilaf!

  9. Edmond says:

    Ata ishin katër….zbatues virtualë të dialektikës hegeliane “të unitetit dhe luftës të të kundërtave”!
    I pari : Mua do më shani: vrasës, kriminel, agjent i serbëve, minues i demokracisë, anti-amerikan, shpifës, thashethemexhi, plak matuf, komunist…
    I dyti : Mua do më shani: megalloman, diktator, vrasës grash, i droguar, mafioz, ironik, lakuriqs, pervers….
    I treti: Mua do më shani: hajdut, trafikant fëmijësh, vrasës, anti-ambasadorë, ardashës, përdhunues kushtetute….
    I katërti : Mua do më shani: gjumash, humbës serial, i pashkollë, peng, dryn, gënjeshtar i pandreqshëm, spiun, tradhëtar shokësh ideali….
    … dhe votuan, 3 pro, 1 abstenim (katra po gërhiste në divan)!
    …. dhe pleqëruan së bashku nën duartrokitje injorantësh dashuronjësish të krisur demokracije që vdisnin për sharje me libër shtëpie! RROFTË DEMOKRACIA! Amin!

  10. rapsodi popullor says:

    Lul Basha nje Ligj sot ka premtuar,
    ate te Dekomunistizimit te uruar,
    ashtu si ka Europa Lindore 30 vjet,
    ta beje edhe kjo Shqiperia e shkret,
    se ai Ligj ne Parlament te zbatohet,
    vetem nje njeri qe aty pastaj largohet,
    besoj se e merrni me mend emrin e tij,
    e nese s’po ju kujtohet, eshte Shoki Sali!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje