Nga Mero Baze
Komisioni Hetimor për inceneratorët është një sukses politik i Partisë Demokratike. Është sukses, pasi për herë të parë pas kaq vitesh, një parti opozitare po përdor mekanizma parlamentarë për të bërë një opozitë reale, dhe ja ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut.
Në këtë betejë ajo po përballet dhe vetë me faktet që shpesh herë i shpik dhe duke u ballafaquar me to, ka reformuar dhe qëndrimet e veta.
Suksesi i parë i Komisionit është besueshmëria që po ngjall në opinion publik. Epoka e kasetave që dërgohen në redaksi dhe lajmet e gatshme nga zyrat e marrëdhënieve me publikun të partive, kanë shkëputur prej kohësh gazetarinë nga opinioni publik dhe komunikimi direkt politik me opinionin është një nga arsyet pse po ndiqet me interes nga publiku.
Një publik i lodhur nga retorika e opozitës “droga, droga… krimi, krimi…”, për herë të pare po ndjek një opozitë e cila po ballafaqon fakte në sallën e Kuvendit dhe po dokumenton qëndrime zyrtarësh. Dhe kjo e ka kthyer atë në një ngjarje për opinionin publik, pasi qytetarët kanë kuptuar se këtë radhë nuk është duke i gënjyer askush me kaseta të përgatitura, as nga TV ku drejtori paguhej 140 mijë euro në muaj si agjent marketingu i këtyre kompanive, as nga TV që caktojnë administratorë në landfille.
Së dyti, Komisioni ka rikthyer përgjegjshmërinë e Qeverisë ndaj opozitës dhe sulmeve të saj. Zyrtarët e Qeverisë apo bashkiakët që janë ballafaquar në Komision, kanë pas rastin të çmontojnë akuzat ndaj tyre, apo t’u shmangen atyre sipas rastit, duke u ndjerë për herë të parë gjatë këtyre viteve përballë presionit institucional opozitar.
Stili i deritanishëm i Qeverisë, sidomos këto pesë vitet e fundit pa opozitë, ka qenë i thjeshtë. Sa më shumë të akuzoheshe, aq më shumë lartësoheshe, pasi besueshmëria e opozitës ka qenë nën zero. Viktimizimi nga opozita shpesh herë i disa personazheve të pushtetit rezultoi bllof dhe nga ana tjetër shumë personazhe të pushtetit i përdornin sulmet pa përmbajtje të opozitës, si mënyrë për t’u bërë të rëndësishëm. Kam frikë se ishin gati t’i paguanin për t’u sharë prej tyre.
Për herë të parë ata po provojnë të mbrojnë veten dhe pushtetin e tyre nga akuza që një fije peri janë larg të qenurit të lirë dhe të nderuar, apo në burg të turpëruar. Deri më dje për çdo sulm ndaj tyre ka qenë mburojë Edi Rama. Është herë e parë që po i dalin zot vetes.
Veliaj, Gjiknuri, Ahmetaj apo Subashi, që kanë qenë në qendër të akuzave, kanë bërë debate shteruese me Komisionin, duke dëshmuar përgjegjësinë për çfarë kanë bërë, por dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur opozitës.
Aq shumë interes ka ngjallur në opinon publik debati i tyre, sa dhe Edi Rama ka njoftuar që mezi pret të shkojë, sikur po bën promo që do të shkojë tek emisioni i Fevziut dhe kërkon audiencë. Dhe kjo është shenjë e mirë.
Suksesi i tretë i Komisionit është brenda opozitës. Jorida Tabaku më në fund e ka gjetur veten si nxënëse e mirë që nuk shkon pa përgatitur në klasë, me gjasë cilësia e saj më e mirë në jetën parapolitike. Dhe kjo ka duket se ka xhelozuar shumë vetë brenda PD dhe thuajse ka tërbuar tërësisht “Foltoren” e Sali Berishës dhe LSI.
Është qesharake të shikosh se si Sali Berisha dhe “Foltorja” e tij janë armiqtë më të mëdhenj të këtij Komisioni, duke e akuzuar atë si lojë e Edi Ramës. E thonë këtë për një Komision që në fakt po i bën të djersijnë ministrat e Edi Ramës dhe bashkiakët e tij. Dhe e gjitha është se ata janë ndjerë të përjashtuar nga vëmendja e opinionit publik në opozitën e tyre, edhe ashtu “non grata”.
Vëmendja e opinionit është aty ku ballafaqohen fakte dhe shumicën e fakteve të shpikura për këtë aferë e ka bërë Berisha, i cili shikon se si PD dhe Tabaku po fitojnë pikë si zbardhës të kësaj afere dhe se si asgjë nga ato broçkullat e tij nuk janë të vërteta, por ka të vërteta të tjera të hidhura.
Vëmendja që ka marrë Tabaku dhe Komisioni, kanë trazuar opozitën, pikërisht se kanë harruar të bëjnë opozitë reale. Trazimi i tyre vjen nga fakti se për vite të tëra janë bërë interesantë, ose duke djegur mandate, ose duke braktisur zgjedhje, ose duke sajuar afera të montuara. Madje po të shikosh LSI se si sillet ndaj Komisionit, të duket se ata janë të interesuar vetëm të shkatërrohen disa tradhtarë të LSI dhe janë gati të mbrojnë gjithë ministrat e Edi Ramës pastaj. Por mesa duket, as ata nuk po ja dalin të tërheqin vëmendjen, edhe pse bëjnë sikur janë të informuar.
Madje as Grida Duma nuk po ja del të bëhet interesante duke folur për Big Brother dhe Donaldin, vetëm disa ditë pas mbarimit të spektaklit më të shikuar, ngaqë fuqia reale e opozitës është tek Komisioni, dhe jo tek shou.
Per ke Tabake e le fjalen per ate qe merr komande nga shpifesi me nam e me vule Andi Bushati kryeservili i shtepise se lirise?
Shpifja per 430 milionere eshte shpifja me idiote. Kete po sheh opinioni publik. Llum !
Une shpresoje që komisjoni Palamentare të nxjerr ndonjë fakte dhe kët horra që kane vjedhure 100 miljona Evro nga bugjeti i shteti dhe xhepat e Shqiptarve të përgjigjen para DREJTËSISE dhe SPAKUT. Edhe pse munde të ket terhequre vemendje akoma ka shume politike mbrenda dhe shume her ka debate koti ose debate ofenduse … Zonja Tabaku nuke duhet të biej pre e provokimeve se pse hajdutet atë gjë do bēn.. poshte Edi Rama, Sali Berisha dhe kryhajduti ilir Meta..
S’ paske kuptuar asgje qenke ne autobuze per selanik nuk kan vjedhur i bole
Zanafilla e gjithe kesaj qe po ndodh, ne lidhje me korrupsionin e djegesave, eshte nje denoncim i Monika Kryemadhit. Ti japem haken kesaj zonje.
Eshte e vertete qe ka nje trazim te madh ne politike, por kjo duhet qartesuar: vetem tek mazhoranca socialiste dhe bashkepunetorja e saj ne opozite, PD-ja e vules.
Eshte teper domethenese ironia e Veliajt me Tabakun, kryetaren e ketij komisioni , njeheresh dhe perfaqesuese e PD-se se vules, tek i permendte zonjes ne fjale lejet e ndertimit dhene nga ai vete familjareve te saj. E ta mendosh, qe zonja eshte perzgjedhur si gjoja me e pasterta nga tufa e mjere e bashisteve.
Per mua eshte e qarte, qe kjo eshte nje loje e kurdisur nga lart: nga Edi Rama, ne hije edhe nga ambasadorja e turpit Kim, per t’i dhene oksigjen Bashes ne kete periudhe teper te veshtire per te, ne perpjekje per t’i dhene sado pak kredite ne perballjen ne votimet e 6 marsit. Edi Rames nuk i plas fare per kete komision hetimor; more po fare fare. Arsyeja eshte e thjeshte: ne gjithe aferat e medha apo te vogla korruptive, ai ve vartesit e tij te hedhin firmat…
Kush do ta pesoje, le ta pesoje; Rames as nuk i plas fare per vartesit e tij, qofte edhe per ata me te afertit, si Veliaj dhe Ahmetaj; perkundrazi, si pervers qe eshte , i gezohet pozites se tyre te veshtire. Megjithese, askush nuk e beson se drejtesia, kjo qe eshte e kontrolluar prej tij, mund te beje ndonje cap ne kete drejtim. Sidoqe te jete, ne cdo rast, Rama i ka marre masat qe, edhe sikur te gjithe te preken, ai te dale i lare. Ne kete situate ku ndodhemi , me sistemin e drejtesise qe e kontrollon plotesisht, ai ndihet i qete; te pakten, deri sa te jete ne pushtet.
Keshtu pra, Rama rri dhe e shikon te gjithe kete si nje spektakel, dhe po e shijon ate; kjo duket ne padurimin e tij per t’u paraqitur ne komision, ku me siguri do te talle menderen, sidomos me kryetaren ketij komisioni, Jorida Tabakun, se ciles, Erion Veliaj, sherbetori i tij me i zellshem, i ka dhene leje ndertimi ne mes te Tiranes.
Se e gjitha kjo eshte nje loje perverse per te faktorizuar Bashen e mjere, duket ne menyren sesi e shohin dhe e paraqesin bashibozuket mediatike te Rames.
Te gjithe keta te duket sikur thone: Basha po ben nje pune te mire…!!!
E imagjinoni tani, qe mbeshtetesit me te flakte te pushtetit, lavderojne ate qe ata e konsiderojne Opozite, se po i ben namin ketij pushteti, duke hetuar korrupsionin e tij !
Kjo eshte nje shenje, ne mes shume te tjerave tashme, te zullumit te trashur jashtezakonisht shume; sepse, vete ne kete faze trashesie te zullumit, mund te keputen te ketilla brockulla.
Bravo
Cfare bllofi si gjithone ( genje genje se dicka do ngelet) nga 420 milione vajti 100 milione deri neset do dali 70 milione dhe asgje zhurme zhurme per asgje
Po, shume zhurme
Kjo eshte idea
Asaj buçës Grida Duma ja ke bërë mirë. Gjithë sjelljet e saj janë sipas thënies “Stambolli digjet, zuska krihet”. Natyrisht, ashtu siç vini dhe ju në dukje zoti Baze, PD po ngrihet nga balta ku e ka çuar një individ i vetëm, Sali Berisha. Kjo mund të marrë kohë sepse është po ai që nuk po e lë të ngrihet, por tek e fundit një ditë ajo do jetë në këmbë. Urojmë të mos jetë e largët, por sidomos urojmë që të ngrihet mbi themele të shëndoshë, për t’i bërë ballë monstruoziteteve të qeverisjeve të deritanishme.
Pyetje nga salla :
Incineratori i Elbasanit ka disa vite ne pune. Ai eshte parashikuar qe te punoje 313 dite ne vit sipas kontrates dhe kushteve teknike.
Atehere pyetja eshte e thjeshte : Sa dite pune ka punuar ky impiant dhe sa energji ka prodhuar ?
Po çfarë fut kot o Mero,po pse e ke ul nivelin kaq poshtë o Mero,po keta të PD janë bo pishman që e kanë ngritur komisionin se po tregojnë nivel të ulët,vetëm ti ja ke kalu me këtë rast për nivel se dhe ti me sa duket ke marrë rrugët….
Thua ta kete shkruar Mero kete artikull ? Une nuk e besoje Per mua duhet ta kete shkruar Bardha e PD babale Salianji
Eshte me shume se banale i pa denje per nje gazete
Z. Mero,Tabaku ben protagonisten pasi lejohet nga shumica qe ka pushtetin qe te thote cfare i vjen ne mendje. Kur PD kishte pushtetin Jozefina i qiste jashte per zhelesh opozitaret e kohes. Por meqe kesaj Tabakut i ardhka kaq keq per parate e Shqiptareve le te beje kerkese per rihetimin ne komision te aferes se Rruges se Kombit.
Mero, te kuptojme qe do ti ngresh pak nivelin ketyre te PD’se per ti shkeputur nga Saliu, por me kete komisjon po tregojne se nuk jane gje tjeter vec mbetje(plehra) te asaj qe nxorren jashte.
Opozita e PD ndryshe nga herët e tjera,ka zgjedhur ballafaqohet në komisionin parlamentar me maxhorancën
Bigbrother, opozita e PD mendon se po ec në drejtimin e duhur,drejt fitores, në zgjedhjet e pjesëshme për pushtimin vendor.
Është e vështirë të kuptohet nga publiku se sa është masa mashtrimit dhe grabitjes.
Njerzit e zgjuar nuk vjedhin me letra,kjo kërkon fakte dhe jo supozime. Shmangia nga “foltoret” dhe qëndrimi në llogoret e Kuvendit me akuza, kërkon shumë më tepër se akuzat mediatike.
Balone tabake Tabaku,o Mero.Ja paske mështjelle kot fare me kete artikull.Komisioni eshte super kot,dhe qershia mbi tortë,per kot,eshte tarallakja Jorida Tabaku,qe me debilitetin e budallaqes se urte ,ka nja 15 vjet qe ha buken si politikane,merr pronat e bo pallate dhe ne e shohim ne tv.Sa bukur.
O z Mero ,gjerat Jane te thjeshta fare .Votuesit e saliut ose te lulit I marrin seriozisht “gjetjet”e komisionit.Votuesit e Rames,Veliajt nuk I besojne “gjetjet”e komisionit .Numerikisht dhe politikisht saliu ,lyli,likja dhe krejt analistet ,opinjonistet e tyre nuk arrijne dot ti mundin 850000 shuplakat e socialisteve .
100 % loje e Edi Rames duke e ditur ae nuk ka asnje shkelje per ti dhene nje goditje PD si nje parti qe vetem prodhone Babale dhe krahu tjeter i Berrishes do dali i fituar nga kjo loje e Rames .
Nese ne kete histori do kishte shkelje do ishte Rama dhe PS qe do kishin sabotuar kete komisione loje e Rames eshte i forte
Hahaha,Grida pa sukses me komentet për bbvip.i madh Mero,kjo është qershia mbi tortë.
Sa bashist je ber ti mero keto kohet e fundit po’ i lepihesh bashes para mbrapa se qe skam durimin te lexoj me ty ,qe kam 15 vjet qe e ndjek tema e lexoj editoriale e tua
Bravo Mero qe e mbeshtet Bashen! Duhet te luftojme qe ai te mbetet opozita ne kete vend! Po edhe shume nuk duhet te shqetesomi, e sigurte eshte se kryerilindasi e qorrolludi Bashen ne ate fare feje sa edhe sikur Berisha te marre zero vota, Basha nuk e sjell kurre PD ne pushtet. Fli i qete!
Komisioni hetimor parlamentar po tregon profesionalizem dhe eshte nje gje e mire qe opozites po i degjohet zeri per te mire,sidomos per inceneratoret.Por ajo opozit me kete komision,nuk ka per qellim te nxier me shume aferat korruptive,por me synimin final qe te denojne Edi Ramen pasi ai u eshte bere ferre me fitoret e tij ne votime per pushtetin lokal apo qendror.Opozita sot e shikon me qartesi se perball Edi Rames nuk fitojne dot me vote dhe nga kjo ata shpifin si ajo shpifja me budallaçke e 430 miljoneve. Keta nuk din ç’ti bejne gomarit i bjene samarit.
Ajo e humbi fiqirin aty .. She crazy !!!
Jetojme ne te njetin vend, shikojme po te njetat ekrane, dhe dëgjojmë po te njeten zonje Tabaku.
Por sic duket, veshet qe jane krijuar te njetat per cdo qenie njerzore, na qenkan te ndryshem tek Merua.
Qe te lartesosh Tabakun sikur po ben pyetje te sakte, eshte sikur te kesh lindur i shurdher dhe te tundesh koken sikur degjon ngaqe te shikon mileti tek kafeja qe je ulur.
A ka korrupsio? Po… Me bollek.
A po behem pyetje komisioni apo po behet politike me pyetjet-pergjigjiet-opinionet-vlersimet e zonjes Tabaku? Po dhe vetem po.
Keto nuk jane pyetje komisioni por politike e përditshme.
PD sa të jetë gjallë Sali Berisha dhe merhumi Lulëzim Basha, i cili fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit, kurrë nuk do ngrihet në këmbë.
ymer ti na thuaj a i duheshin vene ose jo erion veliajt prangat ne salle sapo mbaroi deshmine ne komisjon, leri pallavrat dhe opoziten fasade qe ja mban vulen peng edi rama. nga ana tjeter ti si njeri i ditur qe je, a mund te na thuash nese lulzim basha te jep ndonje gram shprese (sepse opozite do te thote shprese) MUA JO, E AS ATYRE QE NJOF. Lul brava i jep shprese vetem atyre qe duan te mbajne ne pushtet edi ramen.
PD dhe e tërë Opozita shqiptare aktuale; sa të jetë gjallë Sali Berisha dhe brava-merhumi Lulëzim Basha, i cili fshihet pas fustanit të Gridës, prapanicës së Gaz Bardhit dhe mustaqeve të Salianjit, kurrë nuk do ngrihet në këmbë, qoftë dhe me patericat shtesë të Like Floririt dhe Mona Seksit.
Mero na çudite me balonen tabake Tabaku. Gjithçka nje fllucke boshe, vetem retorike politike. I perlyeri nuk mund te hetoje kundershtarin e tij politik, nuk ka sens, nuk ka moral. Tabaku me vila te reja, Luli me 4 vila te reja, a kane moral keta drejtues qe pretendojne te drejtojne Shqiperine neser? Sigurisht qe ky komision hetues mire qe po behet, por jo nga keta mashtrues pa moral. Shqiperia nuk eshte se po shkelqen, por kur shpalosim ne kujtesen tone bemat tragjike te Saliut e Lulit, te dridhet mishte, mos harroni te vetedjegurin e persekutuar ne mes te Tiranes!
Ministria e propagandes ne aksion
Nuk e di pse i bëhet reklamë një komisioni që ska asnjë vlerë përveç përallave që thotë seicili.Kur është kaq e kriminale kjo punë pse SPAK lejon të bëhet shohu?Dëshminatërët thonë çtë duan dhe tallen me njëri tjetrin atëhere çdo nxjerë ky komision?Tanaku do të tregojë veten sepse po thëret personat që kuptohet do ti diskreditojë dhe jo të nxjerë të vëertetën.Ky komision nuk duhet të jepet Live sepse janë gjëthë gonjeshtra dhe ska aspak të vërteta.Spak ka arestuar një mistër dhe po të ketë të tjerë përgjegjësa patjetër që do ti thëresë dhe mund ti arestojë dhe parlamenti ngre një komision dhe u jep pare sa herë që mblidhen.Për mua ky komison është nul dhe ska asnjë vlerë.Tabaku krekoset se thëret Ramën,Veliajn etj etj kuprohet për tu dukur para 6 marsit.
ZOTI BAZE !
UNË NUK DI SA TË NDIKON NË TË ARDHURAT, POR DO BËJE SHUMË MIRË TI MBYLLJE KOMENTET NË GAZETË. ATO QË SHKRUHEN NËPËR KOMENTE, ME NDONJË PËRJASHTIM TË RRALLË, NUK PARAQESIN ASNJË VLERË, NË MASË DËRRMUESE KOMENTET E KËTUSHME JANË THJESHT MARRËZI TË PADËGJUARA.