Nga Mero Baze
Prej 9 shtatorit deri më sot, Sali Berisha e ka fshehur luftën kundër SHBA, me luftën kundër Lulzim Bashës. Pra duke pasur frikë se trembë mbështetësit, për t’iu kundërvënë SHBA-së, ai gjeti si tabelë qitje Lulzim Bashën dhe e maskoi luftën kundër SHBA me luftën kundër Lulzim Bashës.
Tani e tutje, besoj deri më 6 mars, po bën të kundërtën. Sali Berisha po kërkon të fshehë luftën elektorale kundër Lulzim Bashës, me luftën kundër SHBA.
Këtë e tregojnë reagimet e sotme të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, pas një postimi të ambasdores së SHBA në Tiranë, mbi mungesën e perspektivës politike për këdo që voton kandidatët që udhëhiqen nga një i dizajnuar prej SHBA për korrupsion thelbësor.
Reagimet agresive, tregimi i “vijës së kuqe” për ambasadoren, apo akoma më vulgare, akuzat se ajo paguhet nga Edi Rama, tregojnë dëshirën që ka Berisha dhe çeta e tij, që zgjedhjet t’i konsiderojnë si referendum anti-amerikan.
Duke parë se beteja ndaj Lulzim Bashës nuk ngjit më në opinion dhe nuk është më problem i shqiptarëve, por i Sali Berishës, për të mobilizuar mbështetësit e tij deri më 6 mars, ai po përpiqet të shkëmbejë Lulzim Bashën me Yuri Kim dhe ta konsiderojë 6 marsin, betejë kundër SHBA.
Në fakt, kjo është dhe beteja e vërtetë e Berishës. Beteja e tij deri tani ka qenë fals. Deri më tani, ai përpiqej të fshihej pas “pantallonave të shkurtra” të Lulzim Bashës, për të sulmuar SHBA, për shkak të ndëshkimit të përjetshëm që ajo i ka bërë.
Kthimi në normalitet, zëvendësimi i Lulzim Bashës me Yuri Kim dhe zëvendësimi i betejës kundër PD, me betejën kundër SHBA, është një akt legjitim i Sali Berishës.
Të gjithë e pranojmë që derisa ligji shqiptar ja lejon akoma të marrë pjesë në jetën politike, ai është në jetën politike vetëm si anti-amerikan. Kjo është e kuptueshme nga të gjithë. Kur ti ndalohet me ligj pjesëmarrja në jetën politike, është çështje tjetër
Prej 9 shtatorit, ai ishte i kompleksuar nga ky fakt dhe po përpiqej të mashtronte njerëzit se kishte betejë me Lulzim Bashën. Sot ka dalë në fushë me uniformën e tij reale dhe me kundërshtarin e tij real.
Pra siç e kanë thënë njëzëri dhe mbështetësit e tij, 6 marsi është një referendum shqiptar, ku zgjedhësit në gjashtë bashki do shprehen a janë me SHBA, a me Berishën.
Dikur në kohë të Titos, Jugosllavia merrte pjesë në Olimpiada ndërkombëtare në gara ku nuk fitonte asnjë titull. Duke bërë humor, një gazetar serb që tallej gjithnjë me këtë ritual, pasi nuk fitonin kurrë ndonjë titull, thoshte “me rëndësi është pjesëmarrja”.
Edhe pse e dimë rezultatin e 6 marsit, ai nuk ka shumë rëndësi. Është me rëndësi që Berisha po e pranon se do hyjë në betejë me SHBA. Të paktën Lulzim Basha shpëtoi nga të qenit tabelë qitje fallco. Njësoj si në kohën e zborit në komunizëm, tani në tabelë të qitjes, nuk është më fytyra e Lulit, por është daja Sam. Dhe siç e thamë, “me rëndësi është pjesëmarrja”.
Kur gjendesh fajtor ne nje Gjyq Amerikan, prangat te vendosen aty ne vend ty, si nje shtetas i atij vendi. Domethene ai liber ka qene nje deshmi faktesh. Kjo u legjitimua-certifikuar nga ai shtet. Ky ishte konkludimi i nje Gjykatesi Amerikan dhe e verifikuar nga Gjykata E Apelit po prap. Ai do ishte arrestuar aty.. Saliu lufton per djalin e vertetuar qe eshte i korruptuar plus edhe vete nga pushteti ..!!! Hajde mendje hajde.. Shqiperia te fokusohet tek problemet rreale te saj. Ky eshte nje i mbaruar qe s’di nga te shkoj sikur Europa ti bllokoj fondet. Ky ka vjedh miljarda.. Kjo qeverri ka ndermend te shtoj nje paragraf per perjashtimin e tij nga Parlamenti si nje person i padenje te perfaqesoj qytetaret e saj ?!?! Ohh duhet..
Hahahaaaaaa…… e ke mbyllur shumë bukur o Mero Baze. ??
Por, do të shtoja, që Sal Ram Shiqere Birishës, do ti shkonte edhe kjo batutë e botës rurale të Tiranës, që E RËNDËSISHME ËSHTË TË HYSH NË BORDELL, POR PAK RËNDËSI KA, NË SE QI, APO TË QIJNË, si puna e atijë që thonë kur e rrahën mirë e mirë, dhe justifikohej me UNË BAMP ME GRUSHTA, AI TJETRI BAMP-BAMP-BAMP…..kështu edhe ky djalka ynë Salkë Birisha që i thonë….
Para non grates edhe luli ishte tabele qitje ne editorialet e meros
Per cudi, jo me!
Merua duhet te mesoje nje gje ,
Po ishe i korruptuar vazhdon te jesh i korruptuar
Luli shiti detin dhe duhet te jete ne tabele qitje dhe jo ta besh shoke se keni nje armik te perbashket
Kjo tregon pasiguri dhe deshoerim nga ana e gaetarit
Mero nxirr pak ate foton e shen valentinit (rama me bashen)
Foto sa 1000 fjale ne politiken shqiptare
Mero mos i vishni disa pseusodiplomate me Ameriken sepse nuk jane as te rene nga qielli e as te nxjerre nga laboratoret.Ambasadore Amerikane ishin edhe ata qe edhe pse vrau edhe pse futi ne lufte jug veri e quajten Berishen “burre shteti”!Ndaj nuk eshte faji i kryekrimit Berishe por e atyre qe per interesa te tyre gjeopolitike jane gati te mohojne edhe popuj vetem e vetem qe uji tu shkoje ne ullukun e tyre!Eshte kjo ambasada e keta ambasadore qe e kane strehuar krimin Berishe disa here duke i hequr atij lakun nga fyti!Ndaj mos e merre si etalon drejtesie ambasadoren e radhes por si nje te dergur te radhes qe sot eshte e neser kushedise ku!
Ti indinjata je i lajthitur.
Eshte e vertete apsolute qe ambasadoret e nje vendi, vecanerisht ata te Amerikes, qe eshte ne nga vendet me te konsoliduara ne bote, perfaqesojne politiken aktuale te atij shteti. Eshte politika qe ndryshon, or derimen qe ty te duket sikur ca ambasadore jane te veshur me rroba amerikane dhe ca te tjere me rrobat e Saliut.
Fillimisht Saliu u mbeshtet nga Amerika, sepse kjo ishte ne perputhje me politiken amerikane dhe Saliu akoma nuk kish bere ato zullume qe beri me vone.
Ty indinjata duhet te te vije turp per trurin tend qe nuk kupton se si politika eshte nje veprimtari dinamike me tendence te ruaje interesat perkatese ne menyre permanente.
Nga ana tjeter duhet te indinjohesh qe Sali Berisha nuk eshte ai qe mendonim se do ishte. Saliu ishte ne kulmin e shkelqimit, kur ne menyre artificiale ishte kundershtar i komunizmit dhe kjo i leverdiste Amerikes. Ajo e dinnte qe Saliu ishte nje mut muti qe qelbej era komunizem, por i lyer me mjalt demokratik. E shfrytezoi Saliun, deri aty sa te mos i prishte pune Shqiperise dhe intersave amerikane dhe tani erdhi koha qe kjo hale te pastrohet me rrenje dhe ky mut i qelbur te perfundoje ne “depot e mutit” per tu perpunuar qe te mos paraqes me rrezik per shendetin e shqiptareve. Keshtu duhet ta kuptosh ti kete pune dhe jo sikur ambasadoret, bejne me koken e tyre.
Koment më brilant zor se mund të shkruhet. Është thënë gjithçka në mënyrën më të koncentruar. Habitesh si mund të përmblidhet thelbi i politikës amerikane në kaq pak rreshta. Sinqerisht, kam mbetur i mrekulluar me këtë koment.
O MERO do zhgenjehesh nuk ndahet dot Tommaso Buscetta nga Toto Rino Basha dhe Berrishes jane bashkpuntore ne krime te dy po tallin bythen me ambasadoren Amerikane.
Berrisha eshte njeri i pa bese diten te ofendone naten te takone te humbur jane mbeshtetesit e Bashes dhe Berrishes jane humbsat .
Sa shumë je fiksuar ti Mero mbas antiamerikanizmit të Saliut? Ku perdh Amerika për një coftinë si Saliu? Ajo nuk llogarit as ariun rus.
Pirdh pirdh se lirohesh. ShBA i bën dëm veç marrëdhënieve dhe interesave të veta me shqiptarët. Asnjë interes nuk kemi më ta, vec te keqija po na sjellin me zgjatjen e regjimit aktual. Ata shohin veç interesin e tyre me shqiptarët (që i vlerësojnë si dorë e tretë). Na duan veç për strehim të afganëve, muxhahedinëve, të sjellin armët kimike, të shtojnë praninë e tyre ushtarake këtu. Këto janë interesat amerikane. Shqiptarët as nuk marrin fonde nga SHBA, as nuk kanë liberalizim vizash, as nuk kanë ndonjë prespektivë në të ardhmen me ShBA. Për shqiptarët interesi i vetëm është Europa pasi shpresojmë të hyjme në BE ku do kishim interes direkt, por Europa po e shikon çfarë malli jemi dhe sa zara tregohemi me ShBA dhe s’do na e hape derën. Ndërkohë në Shqipëri paradoksi vazhdon: vendi betonizohet çdo ditë e më tepër ndërkohë që vazhdon të braktiset nga dita në ditë.
Po po… me kujtohet kur dilte neper tribuna Berisha krah per krah me ambasadorin amerikan . Shkelqente nga gezimi dhe kenaqesia . Ku kish me mire , mik i amerikaneve. Demokracia me e fuqishme ne bote ishte aleate me te neper fushata zgjedhore ,beteja elektorale. Por sot situata eshte e dhimbshme per Berishen . Jo vetem i braktisur por me keq akoma i sulmuar nga ambasadori i SH.B.A.-ve si i korruptuar dhe pengues i demokracise . Perpiqet t’iu shpjegoje shqiptareve se ajo qe po shohin me syte e tyre nuk eshte ashtu siç duket. Se kjo qenkesh nje ngaterese e perkoheshme qe do te zgjidhet nga gjykata franceze. Ai qe jargavitej sa here dilte ne publik me me te fuqushmit e botes sot i hakerrehet perfaqesueses se SH.B.A.-ve se po cenon sovranitetin e vendit. Ne bote ka njerez qe jane te gatshem te sakrifikojne jeten per nje ideal te cilin e konsiderojne shume te rendesishem . Ky ideal mund ti çoje edhe ne lufte kundra Amerikes . Idelistet nuk e kane frike vdekjen dhe per kete arsye jane te pa ndreqshem. Po Berisha qe ka ndezur lufte me ameriken çfar ideali ka ? Përsa i takon ndjekesve te Berishes me çudit sakrifica e tyre , besnikeria pa limit. E ngjashme me besnikerine e qenit me bariun. Qeni eshte u gatshem te vdesi per bariun duke luftuar me ujkun por bariu nuk ka vdekur ndonjehere per qenin.
E ke gabim o Mero djali,marshalli përsëri do i kthehet Lulit të vocërr,ska aq b…është sa deri më 6 mars të ndeshet me armikun e tij të vërtetë.Kemi bast me nga një drekë.Tung.