Lufta në Ukrainë dhe krismat në Tiranë

25 Shkurt 2022, 20:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I pari që nxitoi të reagojë për luftën në Ukrainë ishte Ilir Meta. Presidenti, i cili ka mbledhur regullisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare kur ka pasur probleme të veta, apo dyshime për lidhje kriminale, këtë radhë e mblodhi për hatanë që do ta gjejë Shqipërinë nga lufta në Ukrainë. Për të ilustruar shqetësimin e tij kishte gjetur disa importues të industrisë ushqimore që kanë lidhje me Ukrainën dhe po na paralajmëronte për krizën e drithrave që do na gjejë pas tri mujash, pasi ne marrin grurë nga Rusia dhe Ukraina.

Pastaj vazhduan shqetësime të tjera. Edhe energjia do të rritet, pasi ata mund të bllokojnë gazin dhe centralin e Çerbnobillit. Pastaj dhe më tej paralajmërime për rreziqe të tregjeve nga lidhja me luftën në Ukrainë.

Që kur ka nisur lufta në Ukrainë, ata që me shpirt e zemër janë me Rusinë në Tiranë, në fakt nuk është se dalin hapur. E dinë që ëshët e rëndë të thonë “mirë po bën Putini”. Por kanë gjetur disa mënyra se si të shprehen.

Një palë bëjnë cinizëm me gatishmërinë formale protokollare të shtetit shqiptar për t’iu bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Putinit.  Demek që “ku çan kokë Putini nga Olta Xhaçka, Niko Peleshi apo Mimi Kodheli”. E dimë që nuk mërzitet, por nuk e kuptoj këta pse mërziten që shteti shqiptar shprehet formalisht pro Perëndimit kundër Rusisë. Mund ta ruajnë qetësinë dhe të mos mërziten. Njësoj si Putini.

Një tjetër kategori janë ata që thonë “kokën hëngërshin” se demek janë popuj sllavë dhe i kemi armiq. Në fakt këta janë duke thënë “kokën hëngërt Ukraina që nuk dorëzohet”.

Edhe më vulgare është kur gjejnë argumente të tipit “Ukraina nuk ka njohur Kosovën, s’kemi pse jemi me atë”. E në fakt, Rusia që po sulmon Ukrainën pikërisht duke përdhosur ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, paska të drejtë sipas tyre. Aty e zbulojnë që paskan qenë po aq të mërzitur dhe kur është çliruar Kosova.

Kategoria e tretë më tragji-komike është kjo e presidentit dhe shokëve të tij. Këta na paralajmërojnë për të zezat që do na gjejnë nga kjo luftë, po qe se qeveria jonë, nuk kompenson çdo dëm që vjen nga lufta në Ukrainë. D.m.th nëse mbetemi pa grurë, ta gjejë qeveria, nëse rriten çmimet e energjisë, t’i paguajë qeveria, nëse ngelemi pa gaz, ta gjejë dhe të na e falë qeveria etj.

Këta në fakt duken më të gëzuarit e luftës, pasi e shikojnë atë si një rast për të kërcënuar qeverinë, se mos lejon të na prekë ndonjë pasojë e luftës.

D.m.th, kur flet për luftën në Ukrainë, për të vrarët dhe heronjtë që po mbrojnë atdheun e tyre, kur flet për viktimat dhe vuajtjet e mijëra e mijra qyetarëve që i ikin luftës, presidenti ynë ka në mendje dhe zemër shpresën se ndoshta kjo luftë prmbys Edi Ramën në Tiranë.

Dhe po ja tregon vijën e kuqe, që nuk do të lejojë të shkelë qeveria: Të mos lejojë asnjë pasojë të luftës së Ukrainës në Shqipëri. Ndryshe ka punë me Ilir Metën. Kështu kërcënon Putini presidentin e Ukrainës: I thotë nuk po sulmojë Ukrainën, por po vij të mbroj qytetarët nga ty.

24 komente në “Lufta në Ukrainë dhe krismat në Tiranë”

  1. ben. says:

    Une kam nja 2 pyetje.
    Ky presidenti i ukraines, me origjine hebre, kur e dinte se amerikanet dhe europa nuk do ta mbronin kur ruset e keqinj do ta sulmonin, pse nuk e pranoi ai dhe shume politikane te tjere ukrainas , ate qe pranoi sot qe ukraina, do jete neutrale???? Kur amerikes nuk i plas per ukrainen sa nuk denjon ta ndihmoje ushtarakisht pse ky bente gangon me ruset dhe donte te behej me zor amerikan???
    Eshte hera e pare qe shikojme lufte dhe njerzia qarkullon lirshem me makina. Nuk ka asnje video njerezish apo ushtaresh te vrare. Mos ndoshta ne ukraine nuk e ruan njeri ,apo mos ndoshta shumica e njerezve nuk e kane problem po te jene me rusine???
    Sepse te shkoje ushtria ruse 40 km larg kryeqytetit per 24 ore dhe mos te shikojme 1 beteje, ose ukrainasit jane dele ose ukrainasit nuk e ndjene si pushtim, se shpjegim tjeter nuk ka per 1 vend me 40 milione banore.

    1. Sara says:

      Sepse jane njerez te lire e me dinjitete jo minj kanalesh si ty ben!!!

  2. Ladi says:

    Ka pasur, ka dhe do te ke gjithmone shqiptare, te keqinj, mendjelehte, inatçore, te poshter dhe te gatshem qe per inat te vjeres te shkojne e flene me mullixhiun!!.., – nuk shpetojme dot nga keta. Per fat jane te diskretituar ne publik dhe ky popull i njef dhe i kupton mire se cilet jane. Keshtu qe nuk jane problem i madh
    Te bezdisshem? Jane she te bezdisshem. Jane shume te padurueshem por do ti anashkalojm – per hir te se ardhmes se ketij vendi.

  3. Vranakonti says:

    Te lumt zoti Mero. Ju me kete shkrim i kini rene pikes. Eshte shume e vertete se, me te gezuarit e luftes se Ukraines jane keta bashibozuke ne Tirane si, Ilir Meta,Sali Berisha,Lulzim Basha,Monka dhe disa maskarenj te tjere si keta,qe presin kriza te medha,shkak nga lufta e te perqendrojne luften e tyre ne Tirane,pikerisht kundr Edi Rames.Megjitheate ata t’i hane koqen e mutit Rames se ai eshte kryeministri i duhur i shqiperise dhe do te qeverise edhe per vite te tjera.Ate e voton populli se e do,se ai po punon mire per Shqiperine.

  4. Vranakonti says:

    Te lumt zoti Mero.Me kete shkrimin tuaj i ke rene pikes.Eshte e vertete se me te gzuarit e luftes se Ukraines ne Tirane jane ,Ilirt Meta,Sali Berisha,Lulzim Basha,Monka dhe disa te tjere qe te dalin kriza te medha ekonomike,me qellim qe te vene para pergjegjesise kryeministrin Edi Rama dhe t’a shkarkojne nga detyra.Por ata t’i hane koqen e mutit se, nuk e shkarkojn e dote se, ate e do dhe e voton populli per te cilin Rama po punon shume me sinqeritet dhe ndershmeri.Rama deri sot eshte i paster dhe i pakorruptuar.

    1. Edi Kokaina says:

      Vrana si i ke nga shpia,he xhan,po paten ankesa,jepja shokut EDI

  5. Tregtare i Grurit says:

    Te Nderuar Lexues dhe i zoti i “Shtepise” z-Mero Baze…Nje Lajme shume i “Rendesishem:
    1-Like Floriri..alias “President i Shqipetareve”… pas Mbledhjes Urgjente ke Keshillit te Siguris-Kombetare Vendosi: Ti Hape “Lufte” Russise,per te Mbrojtur “Vlerat” perendimore qe Shqiperia ndan me Ameriken…..
    2-Edhe Gruaja e Like Floririrt..u pa e Veshur me Uniforme Ushtarake…edhe ajo eshte Gati te “Luftoj” kunder Russise..
    3-Like Floriri,eshte shume i Gezuar,qe me Lolot e tije GTregetare te Grurit qe vjen nga Riussia dhe Ukraina,te rrisin Cemimet…dhe per kete u “Mblodhe” edhe Keshilli i sig…qe keshill i thencin….Keta jane Lapanjoze….Mjere kujte i bie Halli,se paku Ukraina ka nje Presidente te zgjedhur nga Populli,,lol

  6. lori2 says:

    Ne koke u ke rene sharlataneve te vendit tone. U rente dhe pika mu ne tru.

  7. Skypion says:

    Qe me ardhjen e socialisteve ne pushtet, 8 vite me pare, pothuaj humbi nje nder cilesite bazike qe do te duhet ta kete cdo klase politike drejtuese, po te mos ishte per kembenguljen deri ne vetemohim te Sali Berishes: patriotizmi.
    E them deri ne vetemohim, duke patur parasysh qe, ishte pikerisht kjo kembengulje qe i kushtoi atij shpalljen nongrata. Doktori ishte i pari nder politikanet shqiptar, si ne Shqiperi ashtu edhe ne mbare trojet shqiptare, qe kundershtoi hapur dhe fuqishem projektin famekeq te copetimit te Kosoves, me autor Vucic-Rama-Sorros. Menjehere pas pozicionimit te qarte dhe te hapur kunder ketij projekti antikombetar, nje nga nje, filluan ta kundershtojne edhe politikane te tjere shqiptare , sidomos ne Kosove, cka i dha goditjen fatlume ketij projekti.
    E bera kete ekspoze te shkurter, per te dale pikerisht tek tema qe po diskutohet sot, ku eshte perseri doktor Berisha, i cili ishte i pari qe kerkoi denimin e agresionit te pritshem rus – te pritshem, sepse doktori e beri ate deklarate shume dite para se Rusia te invadonte Ukrainen, per te mberritur tek fjalimi me i fundit ne Kuvend diten e enjte.
    Kur Berisha denonconte pergatitjet e Rusise per pushtimin e Ukraines, shume kohe me pare, pame te njejtin reagim nga socialistet dhe aradha e tyre, ashtu sic e kemi pare ne gjithe keto vite ndaj te gjitha denoncimeve te medha te tij, duke nisur qe nga deputete socialiste me rekorde te tmerrshme kriminale ne Kuvend e deri tek kanabizimi i Shqiperise nen dirigjimin e Tahiri (me bekimin e Rames natyrisht), per te cilen ky i fundit u shpall kriminel dhe denua nga gjykata.
    Ky reagim i socialisteve shprehej permes perqeshjes dhe grimasave te neveritshme.
    Mirepo, ashtu sic ka ndodhur perhere, edhe kete radhe, duket sikur koha po ekzistoka per t’i dhene perseri te drejte doktorit, dhe per t’ua ngrire zgerdhimjen ne surreterit kundershtareve te tij, socialisteve apatride.
    Edi Rama e ka merak sesi do te hyje ne histori; e ka pasur qe ne fillim dhe e ka shprehur hapur ate ne nje interviste ne vitin 2013. Nje fjale e urte popullore thote : “mos mendo si ta ka enda, se te del si s’ta ka”.
    Pikerisht, kjo ka ndodhur me Edi Ramen; ai do te hyje ne histori, madje ka hyre tashme, si politikani me i mbrapshte dhe apatrid qe ka pasur Shqiperia qe nga koha e Esad Pashes. Flirti i tij tetevjecar me ish-zedhenesin e Milloshevicit, flirt i cili eshte materializuar ne nje politike kryekeput antikombetare, do te mbetet gjurma e tij e vetme dhe e vetmja trashegimi e turpshme ne politike.

  8. REZI says:

    Është fare e saktë kjo që ke shkruar. Shkumë nga goja po nxjerrin pse Edi Rama ndjek linjën e perendimit, ka kohë të përgjigjet 13 orë në parlament, me fakte, ka kohë të përgjigjet atyrë komentuesve, një grusht, që zbrazin inatin pse s’ja kanë dalë dot në jetë, ka kohë të dëgjojë edhe atë Lizën që kish shkelur ligjin dhe këta po pëlcasin. Kjo është poshtërsia e këtij palo president dhe atyre që i shkojnë nga pas. Sidomos gazetarët e “pavarur” që i ofrojnë mikrofonin këtij dhe gërdallës NON GRATA, e në vënd ta pyesin, i japin me pyetjet e tyre dhe përgjigjet, vijën e sjelljes se si duhet të përgjigjen “patriotët” me demek. O kasolle ku na mblodhe.

  9. Draper dhe Cekan says:

    Leri kunjat me shushunjat e saliut dhe ilirit se ata jane te vdekur qe perpeliten nga dhimbja
    Por lutu te mos na sulmoje serbia me greqine nje dite se vijne e marrin tiranen per 24 ore pa arme por me llastiqe

  10. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Lufta ne Ukraine dhe krisma ne Tirane – Rama i pyetur nese do kete vazhdim ai “Open Ballkan” tani pasi Serbia eshte pale me Rusine ne konfliktin ne Ukraine dhe kundershton hapur sanksionet kunder Rusise, pergjigjet : …..
    Ne fakt, kjo eshte krisma ne Tirane pas atyre ne Ukraine or Mero Baze nese ke veshe ta degjosh!

  11. ZHEJI koke pa lari says:

    Cfare prodhoje ky konflikt ?
    Nje Otan Nato me te forte dhe nje Rusi me te forte, rifillimi i nje lufte te ftohte , krijime i aleancave te reja e thene thjeshte prishje e balancée .
    A mon avis responsable eshte aktori i serialit télévisé ( Serviteur du peuple ) ku nje mesues u be président dhe ky clown u u be vertete president me ndihmen e oligarque te médias se corrupteur vendase.
    Ky palo président duhet kapur e condamné duke e varur me koke poshte te place qendrore ne Kiev deri sa te ngordhi pasi i krijoje deme te konsiderushme vendit .
    Résumé :
    Populli pesoi ate qe c’ka mbolli nga vota e papergjegjeshme njesoje si ju me Birrishen tuaj ne 1997 apo Lulin e te semurin psiqike Meta
    Pozicioni gjeografike i Ukraines duhet e duhesh te kishte nje qendrime neutrale nje marveshje te tipit finlandais nuk kishte pse behesh pale me Ameriken kur je ne frontière me Rusine dhe mijra kilometra large continent Américain.

  12. pyetje nga publiku says:

    z. Mero nje pyetje per juve si ca me prane qeverise sic thone se jeni –
    Tani qe Serbia eshte hapur ne krah te Putinit dhe ka kundershtuar c’do sanksion kunder Rusise, duhet qe Serbia te sulmoje Kosoven qe te mos vazhdojme ta shohim Timonierin Rama aty te 3-shja e Open Ballkan? Pres nje pergjigje.

  13. Pergjigje nga publiku says:

    C’lidhje ka Serbia me Rusin konflikti ne Ukraine mr kosoven dhe pa gjykuar Open Balkan .
    Ti duhet te jesh nga ata primitivet e dale nga shpella qe i shkojne foltores se komunistit Berrisha mbrapa uraaa liri demokraci dy gishta larte me sopata shtiza sfurqe dhe para per te djegur kryeministrin kur nuk digjni kryeministrin kafshet vriten midis tyre .
    Idiote interneti

  14. Sokol says:

    Lero vazhdo me hosanarat per panairin e kotësive.Po ukrainasit në cdo prezantim publik ku ka shqiptarë,nuk kanë reshtur me parrullat, Kosova është Serbi.Perkrahes fanatikë te kundershtareve te UÇK dhe simotres në Maqedoni.Prandaj mos spekullo me një gazetë qe po mban qendrim antishqiptar.

  15. Hitleri says:

    po spaska gazetar ma legen se Mero Baze…me gjith ca debila e idiote qe bejn sikur marin vesh nga politika….pyyyyyy te …rqcen e poshter….ti jenje nga ata te putinit dhe vucicit….lutni zotin mos fillojn trazirat ne shqiperi se i pari ti dhe shoket e tuj komentator do ta kini mas qafe si trradhtar te popullit shqiptar

  16. goliku says:

    Kur shikon kete mender president qe ben keto mbledhje te vjen te ulerasesh… Cfar sigurie mbledh mor plere kur nuk ke as ushtri e as armatim, shkateruat ushtrine ti mor ndyresire qe e ke pas babane oficer…. Sali non grata arkiteketi i shkaterimit, i shiti tanket, raketa, topa avjone, helikoptere, katersilurus e gjithcka shkuan per skrap…
    Shikoni vendet qe kemi komshi se cfar armatimi kane…. Sali non grata dhe Like floriri duhen varur te Skenderbeu….. Kuj ane vend strehimet, tunelet per te mbrojtur popullin qe u tallet kaq vite me radhe, shikoni ne Ukraine qe skane ku futen, ne i kishim dhe i prishem.

  17. Florida says:

    Analize perefekte z.Mero Baze …Maloket e Sali Berishes sigurisht do jene pro Putinit se kane shprese te permbysin qeverine dhe ne krye te vihet non grata ,Gje qe sdo ndodhi asnjehere Leri te lefin kot se na engledisin ketu ne komentet e Tema Shif vetem cfare nickname vendosin …HItler Scypion hahahah jane idiot qe as nuk dine se cfare flasin dhe cfare bejn Njerez qe nuk cain dot ne jete vetem bejne tifozllik per kriminelet e Shqiperise ,Meta,Berisha,Lylzim BashA …dis dhe paguhen te komentojne ketu ..me byrek me dhalle apo 5 euro cash

  18. ZHEJI koke pa lari says:

    NJE PYETJE PER KOMENTUESIT SVP NJE PERGJIGJE.
    THUHET LUFTE E MADHE NE UKRAINE UNE KAM NJE TELEVISION TE LIDHUR ME 160 KANALE PO NUK KAM PARE AS TE VRARE
    AS TE KAPUR ROBE
    AS TE PLAGOSUR
    AS AVIONE TE RREZUAR
    AS ANIE TE MBYTURA
    NJEREZ QE QARKULLOJNE
    MAKINA QE LEVIZIN.
    MOS VALLE KY TELEVISIONI IM ESHTE I PRISHUR APO SHTETI KU JETOJE NUK KA JOURNALISTE CAMÉRAMAN.
    SE :
    TF 1 ASGJE
    FR2 ASGJE
    FR 5 ASGJE
    M6 ASGJE
    W9 ASGJE
    FRANCE 24 ASGJE
    RTL ASGJE
    MOS ME CENSUROJNE KANALET SE THUHET LUFTE E MADHE KA DALE KLITSCHKO ME KALKASHE .
    NJE PERGJIGJE JU LUTEM .MERCI

  19. Ylli says:

    Lajm shume i keq sot per te bindurit e Open Ballkan, pra Rama e Zaev –
    Ne Beograd protesta kunder linjes pro-Ruse te shefit tyre te Open Ballkan !

  20. Per yllin komuniste says:

    O ylli komunist me pese cepa duhet te largohemi nga Open Balkan dhe nga Schengen i levizjes se lire te qendrojme te izoluar kur mesohesh ne komunizem ose kur meresh me komunistin Berrisha te duken te gjithe armiqe .
    Shyqyre qe bajga si ty jane shum pak imagjino te ishin te gjithe shpellare si ty cfare do ndodhte ?
    Me shtiza shpata sopata para kryeministrise urra parti sali urra

    1. Ylli says:

      Per ty Openballkanisti qe te paska djegur suma! Me vjen mire se ashtu i do ajo suma juaj drute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje