Nga Mero Baze
Rusia po izolohet politikisht, ekonomikisht dhe në propagandën e saj.
Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Europës, propozimi amerikan për përjashtimin e saj nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, dhe propozimet më të ashpra të Boris Johnson për ta përjashtuar nga OKB, po krijojnë një botë të re, në të cilën Rusia po izolohet.
Aktualisht ajo ka mbetur e vetme në kontinentin europian, me Serbinë dhe Bjellorusinë, ndërsa pjesa tjetër e botës nuk i ka dhënë mbështetje, por ka ruajtur neutralitet ndaj kësaj situate. SHBA dhe Kanada ndërkohë llogariten si bota perëndimore.
Ky është izolimi më i pashembullt i një vendi në historinë e botës, pasi dhe në Luftën e Dytë Botërore, bota ishte e ndarë në dy kampe dhe fashizmi nuk ishte kaq i izoluar. Sot Rusia e Vladimir Putinit, është thuajse e vetme dhe pa asnjë aleat të shpallur pro saj në këtë konflikt.
Të njëjtin fat po pëson dhe propaganda e saj. Bashkimi Europian ka urdhëruar censurimin e sinjalit të televizoneve ruse të lidhura me pushtetin e Putinit në Europë, në krye të të cilëve qëndron Sputnik.
Për të kuptuar se çfarë niveli është propaganda e tyre, dy ditë më parë në faqen zyrtare të kësaj medie u postua një lajm që u fshi pak më vonë, i cili fliste për pushtimin e Kievit, dorëzimin e qeverisë dhe shpalljen e një qeverie të re pro ruse në Kiev.
Sipas ekspertëve të medias perëndimore, që njohin teknologjinë e propagandës ruse, ky ishte një nga ato fakte që zbulonte se media shtetërore e Putinit ka bërë gati shkrimet, editorialet dhe raporte fiktive televizive për propagandë, para se të ndodhin, sipas një skenari që ka pasur ushtria për marrjen e Kievit dhe rrëzimin e qeverisë. Thjesht e ka postuar gabimisht në orën kur e ka pas planifikuar, sipas axhendës së sulmit. Më pas shkrimi u hoq, por ai la gjurmët e strategjisë së propagandës së medias së Putinit në këtë masakër në Ukrainë.
Edhe Shqipëria duhet t’i bashkohet qëndrimit të Bashkimit Europian në këtë pikë, duke i censuruar përmes AKEP dhe AMA këto kanale. Nga ana tjetër, këtu palën ruse në ekrane, e kanë zëvendësuar ose psikopatë që deri dje flisnin kundër vaksinave, ose njerëz me devijime mendore që janë vetëshpallur si mbartës të akuzave anti-amerikane, pro myslymane apo pro ruse, të cilët në shtëpi të tyre i kanë hall, ndërsa ekranet tona i kanë “mall”.
Kriteri nëse një TV në Shqipëri është apo jo serioz, së pari duhet ndarë nga këta të ftuar. Por mjerisht këtu ekranet janë në garë kush t’i ftojë më shumë.
Së fundmi, duhet të mbyllet dhe tregu rus në rajon dhe Shqipëri, edhe pse nuk është shumë i konsiderueshëm. Por duhet mbyllur qoftë dhe simbolikisht.
Kjo krizë provoi se të gjitha rekomandimet kundër investimeve ruse në Shqipëri dhe nga ana tjetër gjithë orientimi i investimeve strategjike tek vendet perëndimore, është aspekt i sigurisë kombëtare. Jo vetëm për ne, por dhe për vendet e tjera të Ballkanit.
Përfytyroni Greqinë, sikur të merrte mendjen e Varufakis dhe iluzionet e Cipras dhe të zgjidhte krizën greke të vitit 2012, duke marrë borxh tek Rusia, ku shkoi. Mendoni çdo ta kishte gjetur Greqinë tani, kur rubla po bie me shpejtësinë me të cilën t’i ecën për të blerë domate në treg.
Nga ana tjetër, tani kuptohet qartë se populistë si Albin Kurti mund të të hedhin në erë sigurinë kombëtare në emër të “sovranitetit”. Ai refuzoi projektin amerikan që të marrë gazin e lëngët amerikan, edhe pse qeveria e mëparshme kishte rënë dakord, pasi sipas tij, “është i shtrenjtë” kundrejt gazit rus.
Ai po ashtu akuzoi Hashim Thaçin se ka bërë marrëveshje të fshehta me NATO-n, ndërsa sot me të drejtë kërkon që Kosova të bëhet anëtare e NATO.
Populizmi vlen për fushata elektorale, por për të mbijetuar në familjen perëndimore vlen mbështetja tek Perëndimi, tek tregu i tij, tek vlerat demokratike të tij dhe standartet e ekonomisë së tregut të tij.
Sikur tani të ishim në dorë të Rusisë, do dëgjonim dhe këta “gjeopolitikanët” tanë të na rekomandonin “as me Lindjen, as me Perëndimin”.
Open Balkan me investime serbe dhe treg serb ne shqiperi ku futet tek perendimi apo lindja?
Se spo marrim vesh , quhet kulac apo pershesh!
Te mungone ylli dhe fotografia e Sali Berrishes
Synimi strategjik i Putin eshte rikthimi i lavdise se dikurshme ruse, si asaj ne kohen e perendorise, ashtu dhe asaj ne kohen sovjetike. Per kete eshte edhe projekti i “Botes ruse”, te cilin projekt do ta vere ne jete me lufte, sic po ben ne Ukraine.
Te njejten gje po ben edhe vasali i tij ballkanik, Vucic; ai synon rikthimin e lavdise se dikurshme te Serbise se madhe; qe ketej edhe projekti i “Botes serbe”, te cilin don ta realizoje me ane te nismes se “Ballkanit te Hapur”.Rusia e Putinit me “Boten ruse” – Serbia e Vucicit me “Boten serbe”.
Po shqiptaret ku hyjne ketu?!
Hyjne, sepse i ka futur kryeministri i tyre, Edi Rama, i cili eshte propaganduesi me i zjarrte i nismes serbe te “Ballkanit te hapur”, madje edhe me i zjarrte se vete ideatori dhe perfituesi i vetem i saj serb.
Logjika eshte e thjeshte fare: duke futur Shqiperine ne “Ballkanin e hapur”, Edi Rama, e ka futur ne “Boten serbe”; duke e futur ne “Boten serbe” e ka futur ne “Boten ruse”.
Rama eshte kritikuar vazhdimisht per kete flirt antikombetar. Shqiptare te mencur dhe patriote e kane denoncuar si shume te rrezikshme kete loje te Rames por, shume shqiptare akoma qendronin indiferente dhe te ftohte, duke e pare si nje zhvillim normal, sidomos per shkak te propagandes qeveritare.
Lufta ne Ukraina nxori ne drite te diellit, jo vetem synimin e erret te Putinit atje, por edhe te vasalit te tij Vucic ne Ballkan; mbi te gjitha dhe cka na intereson ne, ajo nxori zbuluar lojen e piste politike, aventuren e rrezikshme antikombetare te Edi Rames me “Ballkanin e hapur”.
Kane ndodhur shume skandale ne keto vite qeverisje te Rames, dhe per shume prej tyre, thuhej vec e vec : Rama eshte tronditur nga ky skandal, Rame eshte zverdhur, po i merret goja, e ka humbur fare, ka frike etj etj. Une kam qene kunder ketij perceptimi naiv. Per mua, as se ka qare koken fare.
Por, mendoj krejt ndryshe me skandalin e “Ballkanit te hapur”; eshte vertete i tronditur kete here. Emfazimi qe aventura e Putinit me “Boten ruse” i beri aventures se Rames dhe Vucic me “Ballkanin te hapur” e ka nxjerre, dhe kete radhe me te vertete, nudo kryeministrin apatrid shqiptar.
Te tronditur jane edhe mbeshtetesit e tij; sidomos ata qe deri dje besonin me naivitet tek “Ballkani i hapur”. Ka nje heshtje te pergjithshme ne kampin e rilindjes; eshte nje heshtje qe te shurdhon me nervozizmin e saj; ky nervozizem shihet tek mercenaret mediatike te tij, qe mundohen ta anashkalojne boomenrangun e “Ballkanit te hapur” me analiza, serioziteti patetik i te cilave, i ben edhe me qesharake.
Ballkani hapur nisme europiene
Bravo Rama
Skypion ti i perket epokes se PPSH kur punoje te gazeta e partise dhe i sherben me zell komunistit dhe dhendrit te Serbise shokut Berrisha .
Te fala Sllobodankes
C’Ballkan i hapur debil.
EShte nje manover Serbe per te pushtuar tregun ekonomik te Ballkanit perendimor.
Pyet pak Ramen kerricin e Vucicit si do veproj me Serbin tani qe Kosova do futet ne Nato.
Haaaaa kosovo ne nato Shiftari budalla ty te ka ngelur ora te politika Enveriste .
Shpresoje qe ne Shqiperi nuk ka shume Taulante budallenje si ty .
Shko ne shkolle meso cfare eshte tregu i lire injorante
Po po! Na ka shitur te rusët! Po jo vetëm shqipërinë që e shiti por po shet dhe perëndimin! Shkon në amerikë dhe thërret në takim sekretar e shtetit dhe kushedi në ç’kurth e futi shba-nê e gjorë ! Kthehet në angëli dhe kap për veshi kryeministrin xhonson me shokë dhe i bën për një lek pse mbështesin ukrainën ! Ka zëra se u ka dhënë urdhër angëlezve (mqs ikën nga be) të pranojnë dhe të bëhen antar në ballkan e hapur ! Bela e madhe ! Po shyqyr që ka qorra që nuk i zë gjumi për mëmëdheun dhe që ia zbulojnë planet armiqësore !.
Bravo Mero… ???! Edhe njehere konfirmon qe je nga me te miret…bravo!
Mero e ka humbur fillin. Po fillon delirimin per ceshtje nderkombetare ku sja ka haberin fare
Shume sakte po kujt ti thuash.
Merua eshte bere si daulle e prishur i mbeti mendja vetem tek Albini.
Harron kerricin e Vucicit Ramen i cili mbeti duke mbrojtur ‘Open Ballkan’ me kriminelin e Putinit ne Beograd.
Normalishte se duhet pasure shume kujdes se pse horrat e politkes Shqiptare si ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rame Erdogani dhe shume Myslimanet ekstremist ose shqip foles bën propaganden e Rusve anti Amerikane dhe anti Perdimore në Television e dhjera? Shqiptare. Pa varsishte se në siperfaqe Sali Berisha, ilir Meta dhe ky Turku Edi Rama bën sikure Ruse të terbume nga friga e Amerikes dhe Evropes
Mero Baze merru me Saline…. per asgje tjeter nuk ke kulture dhe BURRERI te thuash te verteten…. me mire Ha dhe hesht !!!!
Me Balkan te Hapur Rusia nepermjet Serbise eshte ne Tirane
Kryeministri yne legen duhet te deklarohet eshte pro apo ka hequr dore dhe ti lere vizitat turistike se gjate muajit shkurt ka qene 12 dite jashte vendit.
Po si do futesh ne Evrope pa hapur kufinjte per qarkullimin e lire? Si i bie, se serbia prape aty ku eshte do rrije, apo do ja fusni ketej nga vicidoli direkt per berlin?!
Akoma me ‘Open Ballkan’ ?
Numuri tre mban gjinine e emrit qe e pason pra thuhet “tre izolimet” . Ju te shtypit te Tiranes qellimisht deformoni gjuhen shqipe .
Duhet urgjentisht të organizohet peticion për shkuljen e monumentit të shkërdhatës Ahmet Zogu nga fundi i bulevardit. Në 7 prill të këtij viti bulevardit me emrin surrogato “Zogu i I” duhet t’i vihet emri “Mujo Ulqinaku”. Po atë datë Mujo Ulqinaku duhet të shpallet Hero Kombëtar. Zogu ia mbathi si mi halesh, nuk e meriton të përkujtohet! Mjaft me hipokrizirat e shpëlarjes së tradhtarëve! Lavdi atyre që rezistojnë. Lavdi partizanëve tanë! Lavdi Ukrainës! Lavdi trimit Vladimir Zelenski! Poshtë shkërdhatat e politikës tonë!
Kam degjuar sot ne parlamente Jean – Luc Mélenchon pamvarsishte qe jam kunder retorikes se tije te nje gauche extrême por fjalimi sot ishte nje perle ,kishte te njejtat ide si Sarkozy .
Kuptohet nuk besoje qe dikush eshte per lufte por nese gjykone problemin ne thelbe Rusia ka te drejte
Bota sot ka ndryshuar koha kur Amerika dhe bishti saje Europe benin xhandarin e botes ka perfunduar .
Sot ka hyre ne loje Kina , india , Rusia qe perbejne me shume se gjysmen e botes nese Kina dhe India abstenuan abdstenuan ne keshillin e OKB pluse Rusi kundra matematikishte jane shumice e popullsise boterore e drejta kalone nga ana e tyre ,ndaje duhet ndaluar propoganda ani Ruse anti Kineze por duhet ulur dhe ndryshuar te gjitha ligjet qe kane 100 vjet qe jane vendosur .
Vetem ne europe kemi 13 konflikte te ngrira qe munde te déclenché nje lufte nga momenti ne momente duhet qe europa te ndertoje nje komisione per regullimin e ketyre konflikteve duke ndryshuar kufite e shume e shume e shume sujets
Tamam si Berat Bubuzheli ke folur.Do Zoti veshet nuk i ke si te tijat.
Ia fute kot.Duket sa e di shqipen qe kur thua “numuri”.Qe te marresh vesh pak nga shqipja,shko lexo per numrat e dygjinishem,pastaj eja prape ketu.
E sakte Artan kur nuk kuptone sujet do meresh me assecoire te kuptoje
Kur do dilni me shpata , sopata, cfure , shtiza si tarzani te digjni kryeministrin .
Per ortografin flm po une dhe ky téléphoni im nuk e njohin shqipen se kane lindur Paris .
Ne Shqiperi duhet spastrim funderrinash .
Askush nuk te ndalon te jesh prorus ,por mos emigro ne SHBA dhe Evrope o te qifsha robt e mbasi ngop barkun me buke ,kujtohesh qe Amerika eshte xhandar dhe ne Evrope lejohen martesat gay…..Siberia dhe Bjellorusia jane atdheu yt ideal.
Askush nuk te ndalon te jesh proislamik ,por mos paguaj 10 mije dollare o te qifte derri nonen per te shkuar ne Evrope dhe SHBA .Mbasi shkon atje dhe fiton 1 milion e 10 mije € apo $ ,kujtohesh qe Evropa nxjerr ne karikature profetin Muhamet dhe ne SHBA drejtojne hebrejne….Pakistani dhe Afganistani jane atdheu yt i perkryer….nxito te shkosh se ka rradhe .
Pikerisht keto duhen bere…..sidomos me keta proruset e studios qe çuditerisht kane te njejtin opinion per Rusine si çeçenet dhe serbet .
Ato propozimet per perjashtim te Rusise nga OKB nuk i beson as vete ai Borisi britanik qe i ka lershuar.
Ne kete konflikt eshte Ukraina krejt e vetme perballe Rusise.
E genjyen me anetaresim ne NATO.
E genjyen se do ta mbronin ushtarakisht ne rast sulmi.
E genjejne me nje status “Kandidati” per ne BE.
E genjejne me disa arme te derguara qe ti perdorin civilet ukrainas se NATO nuk ka bythe te shkoje ti perdore vete.
Volodymyrin e futen ne prove te shikonin a reagon a jo Rusia nese Ukraina futet ne NATO.
Tani qe e provuan reagimin rus, e kane lene Volodymyrin te beje zanatin e tij te komedianit…
…duke ju lutur plakushit Biden te reagoje ! (por plakushi nuk behet i gjalle qe nga nisja e sulmit )
Ke plotesisht te drejte , me ra ne su sapo e lexova . Kur emri qe pason eshte i gjinise femerore , thuhet tri , ndersa kur eshte ne gjinine mashkullore , si ne rastin tone (izolimi) , thuhet tre , pra , tre izolimet .
Ja te ta sqaroj edhe ty, realistit, qe nuk je realist ne ate qe thua. Emrat mashkullore qe e bejne shumesin me -e ose -ra, kthehen ne gjinine femerore ne shumes. Ja ta besh prove, thuhet “U degjuan dy shpërthime të mëdha” apo “dy shpërthime të mëdhenj”? “AI shkruan hartime të bukura” apo “hartime të bukur”? “punime të reja” apo “punime të rinj”. Ose mos shkojmë, merr vetë rastin tonë, thuhet “izolime termike” apo “izolime termikë”. Tani, thënë këtë, megjithëse është përdorur saktë “tri”, nuk besoj se shqipja ka nevojë për këtë përjashtim (numërori 3 është i vetmi që ka dy forma, dy gjini, tre dhe tri). Shqiptarët thonë gati gjithmonë “tre” dhe “tri” besoj ka ardhur nga gjuhët sllave. Pra duhet përdorur gjithmonë tre, dhe të jeni të sigurt që nuk i preket asnjë qime shqipes.
P. S. Ku e kemi hallin ne dhe artikulli, e ku e keni ju me tre e tri, a thua do nise Lufta e Trete Boterore nga “tri izolimet”.
O Tirana TI ne Tirane ke qene para 30 vjeteve eskursion me kooperativen .Ku e njef ti Tiranen o loqe ?
Ti Tirona Re sa pyet si njoh une Tiranen, shko pyet tet’eme se ke ke tet’ate.
Po Aleksander Vucic dhe Open Ballkan qe ai drejton (ku kemi dhe neve 30% te aksioneve ), ke perkrahin ne kete konflikt Rusi-Ukraine?
Jo per gje po te orientohemi neve votuesit e Rilindjes d.m.th. se anen e kujt te mbajme!
Artan, a e kupton se je injorant ? Edhe je injorant edhe jep mend. Numrat tre dhe dy kane dy gjini qe ndryshojne sipas emrit pasardhes. Kete e dijne edhe nxenesit e fillores.
Po sipas emrit paraardhes nuk ndryshojne?Po m’i gjete gjinite e dyshit,ke nje dreke dyshe me Shaban Memine.Duket qe je nordik albanez.
Po pse tallni bythen me Merobazetarin ? Ne vend te merreni me mesazhin e strukturuar ideologjiko propagandistik te artikullit, si dhe logjiken filozofikopolitike te autorit ju merreni te gjithe me ” tre” apo “tri”. Kjo eshte therrëse …ofendim profesional ndaj profesionalizmit te Merobazetarit te shquar te Peshtanit. Çuna e dhjetë reputacionin e qarkores tek AgjitPropi I Edvinit.
Ishe mir mer mero ca pte qe u bere propagandues dyleksh? Merru me ato qe di, me salen e me politiken shqiptare se perndryshe ngjan si dordole
Bubuzhel, ti nuk di shqipen, jo te japish mend per ceshtje nderkombetare. Shko hap abetaren dhe meso ku vendoset presja dhe ku pika ne nje fjali. Je analfabet, shoku. Nisu ne klase te pare. Nuk je ti per te diskutuar ne mjedise te kulturuara.
Artan , numri dy ka dy gjini, thuhet dy djem dhe dy {me theks tek y ) vajza. Mua nuk me shqeteson gabimi por se kjo eshte vazhte ne shtypin dhe letersine shqipetare dhe si kjo edhe gabime tjera te bera me qellim ndersa ty injorantin te shqeteson nordi dhe Shaban Memija.
Openbalkan është paradhoma për në Europë.
Mero, ke lene pa permendur me te rendesishmit, qe izolojne jo Rusine, por edhe Kinen me Indine dhe gjithe evgjiterine, me kuterrbimin e shurres se tyre, salushin, metushin dhe lulushin.