Koha të “falenderojmë” Vladimir Putinin!

28 Shkurt 2022, 19:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumë gjëra për të cilat kishim vite që prisnim për të ndryshuar në Europë, po ndodhin kur thuajse kishim humbur shpresat. Sëmundja identitare e Europës, ajo e 27 telefonave për të marrë një vendim, ishte kthyer në sëmundje të pashërueshme. Kompleksi i gjermanëve për të treguar dhëmbët si fuqi europiane, kishte shkuar në ekstrem. Neutraliteti i vendeve balltike po i ngjante ngjyrës së akullit. Falë Vladimir Putinit, Europa u korrigjua për 24 orë.

Paraditen e së shtunës ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, tregoi në një postim, se si një zyrtar gjerman i tha me gjakftohtësi se ‘nuk mund t’iu ndihmojmë, pasi besojmë që ju mund t’i rezistoni Rusisë edhe tre orë’. Dhe ambasadori kishte qarë, siç dëshmoi në postimin e tij.

Në mbasdite kancelari gjerman ndryshoi historinë dhe i hapi rrugë sanksioneve financiare kundër Rusisë, armatimit të Ukrainës dhe fuqizimit ushtarak të Gjermanisë. Brenda disa orësh, Vladimir Putini bëri atë që askush nuk kishte mundur ta bënte në Gjermani prej vitit 1945. Ai zëvendësoi sozinë e Hitlerit, duke e zhvendosur atë nga Berlini në Moskë.

Suedia dhe Finlanda, neutrale ndaj NATO-s, brenda 24 orëve morën akses të zgjeruar nga inteligjenca e NATO-s për atë që ndodh në Ukrainë, duke u konsideruar “de facto” vende anëtare. Dhe kjo, falë Vladimir Putinit dhe shembullit të forcës që ai jep ndaj dikujt që ka fqinj dhe është anëtar i NATO-s.

Zvicra, e cila për shkak të neutralitetit politik dhe bankar, ka mundur të mbajë fshehur për vite të tëra edhe sekretet e arit të grabitur nga nazistët, depozituar në bankat e saj, sot hoqi dorë nga neutraliteti shekullor dhe ju bashkua sanksioneve të Perëndimit. Dhe kjo, falë Vladimir Putinit, i cili ka llogaritur neutralitetin e vendeve si Zvicra, si armë në duart e tij.

Nga ana tjetër, Serbia, një shtet ballkanik që ka tentuar të bëjë lojën e “qengjit të urtë që pi dy nëna”, edhe Moskën, dhe Brukselin, u detyrua po ashtu të humbë neutralitetin dhe të shkojë tek nëna e vet. Kjo, falë Vladimir Putinit, i cili ka parimin se “qengji i urtë mund të pijë dy nëna në paqe, por në luftë mund të mos pijë dot asnjë”.

Dhe Serbia zgjodhi të jetë me Putinin, duke dëshmuar se nuk ka reflektuar asgjë nga historia e Milosheviçit. Serbia thjesht e ka flakur Milosheviçin si mish për top për të kaluar krizën e viteve 2000 me Perëndimin, dhe nuk e kanë marrë seriozisht procesin e integrimit në Europë.

Pra ata e kanë quajtur humbjen e Milosheviçit si betejë të humbur, por jo si luftë të humbur. Dhe fatkeqësisht shpresojnë që këtë luftë tani t’ua bëjë Vladimir Putini, duke i marrë me vete në errësirën e historisë që i ka ngritur vetes dhe Rusisë.

Bashkimi Europin mori një qëndrim të pazakontë brenda 2 orësh, duke e konsideruar Ukrainën si një nga vendet anëtare te saj dhe autorizoi praktikisht financimin e luftës atje. Disa vende anëtare po lejojnë vullnetarë të shkojnë të luftojnë, ndërsa për herë të parë në Bruksel flitet për një Shtab Ushtarak të Bashkimit Europian, që nuk e kishim dëgjuar më parë në publik. Por tani dëgjojmë se ai raporton për situatën në Ukrainë. Borelli e citoi sot, duke thënë se kemi marrë informata të rëndësishme nga pushtimi rus në Ukrainë.

Brenda 24 orësh Putini e bëri Bashkimin Europian nga një bashkësi me 27 shtretër, ku rrinin burra e gra të përgjumur dhe të lodhur nga mundësia e shtimit të shtretërve të tjerë, në një repart lufte kompakt dhe në një shtëpi dinjitoze, që mbron nderin e Europës.

Në ditën e pestë të luftës së tij, Valdimir Putini, që është nisur të shkojë në Kiev, në fakt ka shkuar në luftë në Bruksel dhe në 27 kryeqytete europiane, pa llogaritur Uashingtonin.

Tanket e tij marshojnë kot drejt Kievit, pasi armiku real i tij tani nuk është Ukraina, por Perëndimi. Kjo tani nuk është një luftë që mbyllet me marrjen e qyteteve në Ukrainë, apo me bilancin e të vrarëve. Kjo është një luftë që mbyllet me ikjen e Vladimir Putinit.

Nëse në vitin 1945 në Europë shikohej problem denazifikimi i Gjermanisë dhe zhdukja e çdo rreziku për ringjalljen e tij, kjo luftë nuk mbaron me lirinë e Ukrainës, por me deputinizimin e Rusisë.

Liria e Ukrainës sot është çështje europiane dhe betejë e çdo demokracie të madhe në botë, kurse beteja e Putinit është problem i maktheve të tij personale, që po ja injekton Rusisë dhe popullit të saj. Kjo luftë mbaron me lirinë e Rusisë nga Putini. Dhe ky është “falenderimi” i fundit për Putinin, që do të vijë nga Rusia.

42 komente në “Koha të “falenderojmë” Vladimir Putinin!”

  1. faro says:

    Analist sh I BESUESHËM. Me fakte, arsyetime dhe konkluzione të SAKTA.
    FLM BAZE!

    1. Skypion says:

      Askush nuk e mendonte me pare, qe do te mund te kishte nje solidaritet kaq te madh te vendeve europiane ndaj, si ndaj perkrahjes per Ukrainen ashtu edhe ne denimin e ashper te agresionit rus.
      Nje qendrim europian unanim, pothuaj unanim…! Pothuaj unanim, sepse dy vende europiane, Bjellorusia dhe Serbia, jane ne mbeshtetje te Rusise.
      Megjithate kjo nuk e cenon unanimitetin europian, perkundrazi; le ta marrim si rastin e perjashtimit te rregullit. Per Bjellorusine, s’besoj se ka ndonje surprize; askush nuk e ka pritur ate prej saj; nuk mund te ndodhte ndryshe me te, te pakten ne rrethanen e regjimit qe sundon atje.
      Ajo qe ka shkaktuar zemerim mbareeuropian eshte qendrimi prorus i Serbise. Ne kohe paqeje, ashtu sic kemi qene deri para kater ditesh, kjo gje ishte krejt e natyrshme; te gjithe e dime marredhenien e vecante Rusi-Serbi dhe rrethanat qe kane krijuar kete marredhenie. Por, gjithcka ndryshon ne situate lufte. Rusia eshte nje lufte qe e ka filluar vete; eshte agresori. Serbia mbeshtet agresorin. Serbia mbeshtet agresorin, ndaj te cilit te gjithe vendet europiane, si kurre me pare ne historine e tyre, madje edhe para se te krijohej unioni europian, a me sakte per here te pare ne historine shumeshekullore te saj dhe ne nje forme spektakolare, mbajne nje qendrim kaq te unifikuar dhe te vendosur.
      Me perjashtim te… Serbise ( Bjellorusia, sidoqofte eshte ruse ne cdo rrethane).
      Qendrimin e Serbise, menjehere sapo u be i njohur, e denuan ashper disa nga personalitetet me te medha te politikes. Por, per cudine e moscudise, nuk pati nje reagim te tille nga Tirana zyrtare dhe Kryeministri shqiptar. Nuk pati asnjelloj reagimi. Perkundrazi, pati nje justifikim nga Kryeministri shqiptar ne nje konference per shtyp, ku rrekej te justifikonte qendrimin e Serbise me marredhenien speciale historike qe ka me Rusine…!!!
      Ky nuk mund te jete Kryeministri shqiptar, ky eshte Kryeqenefi shqiptar; ky nuk mund te jete Kryeministri yne, ky eshte Kryeqenefi yne; eshte turpi yne.
      Mire ky sojsez, i cili nuk te zhgenjen ne mbrapeshtite e tij megjithate, po te tjeret, socialistet e tjere, sidomos ata intelektuale, politikane-intelektuale, por edhe analistet e shumte te majte, perse nuk e denojne qendrimin e Presidentit serb, por heshtin me turp ?!
      Nje pyetje kam per te gjithe keta edepseze: cmendim keni tani per projektin serb te Ballkanit te Hapur? Keni ndryshuar mendim, apo vazhdoni te keni te njejtin si Kryeqenefi tuaj? A ka me kuptim Ballkani i Hapur, qofte ashtu i romanticizuar sic jane perpjekur demagoget apatride shqiptare ta paraqesin, ne rrethanat e sanksioneve kaq te renda ndaj Rusise, dhe Serbia i injoron ato ?
      Bejani kete pyetje vetes tuaj; pastaj shihuni ne pasqyre; nga ajo se cdo te shihni do ta kuptoni qe edhe ju jeni po aq qenefe sa kryeqenefi qe sundon ne Shqiperi.

      1. Djali Fahriut says:

        Nene nuk pranone ballkanin e hapur si munde te behesh pjese e familjes europiene ?
        Duhet te kesh cerveaux e djalit te Fahriut per ta kuptuar xhe te jeshe pjese e nevojtores foltores se komunistit Berrisha

      2. Pergjigje per Skypion says:

        Skypion ,se pari , dua te te pyes “ma tu , ci sei , o ci fai ?”, ne gjuhen tone , je budalla e hajvan , apo ben sikur je ?! Me sa te njofim me shkrimet e komentet e tua , eshte kjo e dyta , qe ti nuk je , po ben sikur je ; dhe kjo , jo me kot , sepse ti paguesh per kete pune . Se , te shkruash per çdo problem , qe edhe mund te mos kete lidhje me kryeministrin , apo edhe kur kryeministri vepron brilantisht , e ti te zbrazesh te gjitha baterite kunder tij , kjo , jo vetem qe nuk eshte fisnike , por eshte e neveriteshme . Te sulmosh Ramen , duke e akuzuar se , nga te gjithe kryeministrat e botes demokratike dhe me gjere , vetem ai nuk mbajti qendrim kunder agresionit rus , kjo eshte e turpeshme , cinike , eshte shpifje e qellimeshme qe nuk pi uje dhe nuk t’a merr askush seriozisht . Qeveria shqiptare , ne keto dite te zymta per Europen dhe mbare njerezimin , ka qene nder me aktivet ne bote , per demaskimin , kundershtimin , veprimet konkrete dhe qendrimin konseguent KUNDER ndaj ketij sulmi barbar . Ministrja e Jashtme , ka qene nder me aktivet ne OKB dhe ne NATO , perkrah partnereve . Kryeministri foli ne samitin e NATO-s , ku u shoqerua me duartrokitje dhe me pas , beri konference te jashtzakoneshme me gazetaret ne Shqiperi , ku i informoi (me aq sa lejohet , per shkak sekreti) per samitin e vendeve te NATO-s . Por kulmi i veprimtarise kunder agresionit , ishte Rezoluta e Perbashket SHBA-Shqiperi e paraqitur ne sesionin e jashtzakonshem te OKB-se dhe e vetmja e miratuar zyrtarisht nga 82 vende te botes .Ky eshte nje eveniment i jashtzakonshem per Shqiperine , qe nuk ka ndodhur kurre ne dhjetra vjeçare , qysh kur vendi yne ka qene antar i Lidhjes se Kombeve (koha e Fan Nolit) . Vleresim te veçante morri dhe komenti dhe spiegimi per Rezoluten (nuk foli ambasadorja e SHBA-ve , por ia dha fjalen kolegut shqiptar) , i bere ne OKB , nga ambasadori shqiptar prane kesaj selie , vleresim i shprehur haptazi nga shume perfaqesues shtetesh qe moren fjalen me pas . Ti sulmon me Ballkanin e Hapur ? U pyet Rama ne konferencen per shtyp nga nje gazetare edhe per kete , lidhur me qendrimin prorus te Vuçiçit . Pergjigja e tij ishte : “Tani jemi ne lufte dhe Ballkani i Hapur mund te prese kohe me te mira , qellimi yne si qeveri , ashtu si i gjithe komuniteti nderkombetar , eshte ndalimi i ketij agresioni kunder nje populli te pa fajshem” . Çfare sqarim tjeter kerkoni ? E pastaj , per qendrimin e tij , duhet pyetur Vuçiçi , i cili mban pergjegjesi para popullit e vendit te tij , para BE-se dhe komunitetit nderkombetar ; ç’lidhje ka me Ramen ?! Por e verteta me e madhe e perveluese per ju demokaret , eshte gjendja ne te cilen jini katandisur , me nje parti te çarfalitur copa-copa , me nje lider bylmez si Basha qe nuk di se ç’eshte fitorja dhe me nje tjeter plak , ne buze te varrit , qe perpelitet si peshku ne te thate per te ngushelluar vehten nga gjema e madhe qe e ka gjetur , i shpallur non grata nga SHBA-ja , me akuza jashtzakonisht te renda ; shpreson i shkreti te rrembeje vota me Shtepine e Lirise (Ilir Metes) , per t’i hedhur trute e gomarit fanatikeve e nostalgjikeve te nje kohe tashme te perenduar . Juve demokareve , nuk ju ze gjumi , kur shikoni kryeministrin e nje vendi kaq te vogel , qe i hapen dyert e te gjitha kancelerive evropiane dhe pritet nga koleget si i barabarte , juve u terbuat , kur Rama brodhi gjithe boten dhe ne fund , ne samitin e Brukselit , siguroi mbi nje miliard euro per termetin , gje qe nuk ka ndodhur me asnje vend tjeter ne raste te tilla fatkeqesie natyrore , juve nuk mund t’a pertypni dot rastin e jashtzakonshem qe Shqiperia zgjidhet antare e Keshillit te Sigurimit te OKB-se per dy vjetet e ardhshem . Shqiperia 3-milionshe , ne saje te qeverise te saj , ka ne bote nje peshe kaq te madhe , sikur te ishte 60 milione , ndersa ju terbohuni me urrejtjen , ziline dhe inatin , se vehten tuaj do te demtoni .
        P.S. Diten e djele , 6 mars , pergatituni per humbjen e rradhes gjashte me zero . Ruaj shendetin Skypion , mi raccomando .

      3. Kjo Toke mban krimba te mire si loumbricous terrestis qe prodhojne humusin, por dhe miza fekaesh says:

        Nga goja mund te hyje dhe dale çdo gje, Skypion, se vrime eshte, probleme eshte karakteri qe e kane vetem njerezit dhe mendja qe e kane dhe kafshet. Tani, me sa kam pare e lexuar ne vite nga gjallesa si ti, kam konkluduar se ke mendje, po te mungon karakteri. Te fala mendjes dhe te te rrjoe !

    2. Yllirians says:

      Ky èshtè dhe njè rast i pastèrt qè serbia, ose tè çlirohet nga Viçat e shovinizmit ose tè shkojnè njè herè e mirè nè stepat e tè parève tè tyre.

    3. Turi says:

      Ky flet kot dhe sheh enderra. Ne anglisht delirimi i tij quhet ‘wishful thinking’. Dmth ishalla del keshtu sic dua une. Asgje sdo ndryshoje jo.

  2. Sara says:

    Te lumte Mero, kur shkruan per gjera thelbesore e shkrin talentin

    1. Landi says:

      Ky eshte traplliku me i madh qe merua ka shkruar. Lufta do mbaroje, gjerat do shkojne ashtu si me pare dhe merua do dale si i dhjere

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Mero
    ia gjete anën
    do falënderojmë
    Putanën
    do ia bëjm
    siç I ka hije
    Ne car cjapi
    ai piçk dhije.
    .
    Ç’të të thom
    o Mero xhani
    u zu ngushtë
    Ladi Tirani
    Historia
    ndërroi rrotën
    s’bën dot luftë
    me tërë Botën

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:



      Majën mirë
      e ke mprehur
      Lad Hitlerin
      e ke çkrehur
      pështyma
      s’i shkon për poshtë
      i mbeti
      sharra në gozhdë.
      .
      U fry Vova
      si pallua
      se mburrjet
      i kan në sua
      si tha Millua
      për shqiptarët
      i pushtoj
      dhe me gjahtarët.
      .
      Kështu tha
      edhe Salehu
      si kaposhi
      majë plehu
      rrëzoj Edin
      tha Hundqurrsi
      me ca lango
      nga Mamurrsi.
      .
      .
      .
      P.S.
      Ukraina
      s’po përkulet
      Salua
      s’çkuli as Lulet
      Millua vate
      në të sëmës
      me ç’bëri
      Putin Mavrija
      do e vrasë
      Ushtri e tija!

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        E kush e dine që Çajupi dhe Naim Frasheri kishin punuar ne NSHRAK?
        I paskemi patur ne mes tonë, duke u perveluar e duke na ndriçuar, dhe nuk i paskemi njojtur.
        Sepse kishim me ke të merreshim – me Doktor Sali Adhamutnë, s’e sho dot me sy çifutnë.

        Ja kështu, o Gopist xhani,
        Na u ç’mënd edhe Putani
        Do të bejë si Jermani

        Po Jermani me Hitlerë,
        Ne fund dolën të dhjere
        Kështu do dale dhe Saliu
        Nuk do gjeje vrimë miu

  4. alphade says:

    Bravo Mero ! Nje analize brillante ! Ky, pamedyshje
    shenon fundin e Putinit dhe dyfytyresine demago-
    gjike te “buzevicit” te Beogradit …..!! Asnje iluzion,
    Z.Kryeminister i Shqiperise si dhe BE-se… !

  5. Haka Tekizoti says:

    Shumë bukur me gjithë entuzizmin paksa të tepruar.

  6. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Mero, ate konkluzionin per Serbine mundohu ta korrigjosh se do merzitet kryeeministri yne legen.

    1. Andi says:

      Kryeministrit I rruan ate mes kembeve ti.U merziten udbashet e Sali karaxhixhit si ty ngaqe e di mire se nuk ju le Amerika tia hidhni kollaj.

    2. patrioti says:

      Legeni i sateme , zagar i felliqur , merr nje brisk e ja ruaj kryeministrit lart e poshte e poshte e lart , merr me vehte edhe psikopatin Skypion .

  7. Draper dhe Cekan says:

    Statusin e Liderit Global e mori Zelensky
    Ha mut nashti Skenderbeu i spiropalit

  8. kthhh says:

    Per te gjithe kurvat Putiniane ne trevat shqiptare: Robt e shpise ku ti keni.

  9. qytetar says:

    Respect ING. MERO!

  10. Ilirjan says:

    Brilant Mero… ????. Europa, me ne fund do te kuptoje edhe shqiptaret, si kombi me i sakatuar tash 200 vjet, prej Rusise dhe kelysheve te saj. Falemnderit Putin? Po por nje falenderim edhe popullit te madh ukrainas dhe presidentit gjenial Zelenskij. Keta e zgjuan, e shkunden Europen e gjithe te tjeret.

    1. Tirons says:

      Shqiperia seshte sakatuar as nga sllavet as nga turqit as nga dreqi. Shqiperia eshte sakatuar nga paaftesia e saj per te ber shtet, per tu civilizuar si komb normal. Venia e fajit gjetke eshte tregues i mangesise per te qene reflejtues per difektet e vetes dhe hop, vihet faji diku tjeter se ashtu ndjehemi mire. Turp.

  11. Polici says:

    Eshte turp qe popullit rus i bie kjo njolle qe nuk e meriton. Sipas te gjithave sondazheve lufta ne Ukraine nuk eshte aspak popullore dhe nuk ka bere kurre vaki me pare qe te shiheshin protesta ne rruget e qyteteve kunder Putin. Kjo eshte arsyheja e vetme pse Kievi nuk ka ik per lesh ende, te tjerat jane pordhe me rigon me heronj. Pamjet e luftes nuk mund ti bllokosh me ne kohen e internetit dhe mediave sociale. Ato flasin qarte dhe ndikojne opinionin publik.
    Putinit kjo qe beri do ti kushtoj shume politikisht dhe ai kete e di mire. Frika e madhe e tij eshte populli rus, per te tjerat nuk pjerdh fare aq me pak nga BE qe do bej mire te njohe Kosoven si shtet i pavarur e ti heq viza para se te hapet bythesh per Ukrainen.
    Bota ka ndryshuar o Mero , sot ka Kine dhe qe ti bejme balle Kinezeve do na duhen Ruset ne krahe, jo kunder.

    1. Shqipe says:

      Sh.B.A, Evropa,dhe te gjithe te tjeret jane kunder putinizmit dhe perkrah popullit Rus .
      Kjo per ata qe se kane kuptuar…

  12. Agim Durrsi says:

    Analize e shkelqyer!

  13. LT says:

    Jane dy momente qe mua me jane ngulitur ne koke nga metamorfoza gjermane.
    1- Momenti i pare ishte kur Trampi i bertiste Merkelit te zgjohej duke i thene se ti nuk paguan 2 perqindshin per NATON dhe kerkon qe NATO te te mbroje. Nga ana tjeter ti lidh ekonomine tende me Rusine…
    2-Momenti i dyte ishte kur Hashim Thaci i nervozuar ngaqe Merkeli sulmonte “shkembimin e territoreve”, se do hapej “Kutia e Pandores” per Evropen, tha fjalet lapidar; Pse ju zonja Merkel nuk e detyron Vuciqin te njohi Kosoven?!
    Le te shpresojme Z. Mero qe Evropa e ka marre seriozisht kete rradhe.

  14. pse na duhet monumenti i Ahmet Bej Zogut në Tiranë says:

    Kurse bashkia e Tiranës i ngriti monument Ahmet bej Zogut sepse ky u arratis me sukses në 7 prill 1939. Zogu nuk denjoi as të jepte urdhër formal si kryetar shteti për të hapur zjarr kundër italianëve. Jo më të mbathte opingat e të dilte malit me armë në dorë, siç pretendoi para se të ikte fshehurazi. Nuk mund ta pranoj që në qytetin tim të ketë një monument që përkujton një njeri që e la në baltë vendin e tij dhe i mbathi si burracak!

  15. geodynamo says:

    Shkrimi me i mire qe kam lexuar per kete ceshtje duke perfshire edhe ato qe jane shkruar ne The Times, The Guardian etc..

  16. Blerimi says:

    Z.Mero,perendimi ka qene gjithmon kunder Rusise (ish BS-s).Pas kesaj lufte te nxitur nga perendimoret dolen hapur.Gjeopolitika Ruse eshte pengese e hegjemonise Amerikane.Ne rastin e Ukraines midis perendimit dhe Rusise u shkelen marreveshjet e u prishen pazaret,e per pasoj do te kete dhe luftra.

  17. Daily Mail says:

    Shume e bukur per te qene e vertete, as enderrimtaret me entuziaste nuk kane kaq fantazi, por…
    …bej gadi shkrimin per Ukrainen qe shpall neutralitetin ta kesh gadi.

  18. optimisti says:

    Ne 5 dite luftime ne Ukraine ka 500 000 ukrainas jane larguar. Nga 100 000 ne dite.
    Ne vazhdofte kjo lufte, nuk ka me Ukraine, por vetem ukrainas refugjate neper Europe.

  19. Ari says:

    BRAVO, Mero! Me sakte dhe me qarte nuk behet! Ta marrin kete analize jo vetem studjuesit e marredhenieve nderkombetare, por edhe politikanet tane te cdol krahu!

  20. Trotski says:

    Llafi jot ne vesh te Perendise. keshtu na e do xhani :Te Shporret Putin Shejtani

  21. Reuters says:

    Eshte koha qe Ukraina te shpetoje vehten nga zbrazja e popullsise duke deklaruar qarte se do mbetet vend Neutral.
    Kjo eshte e vetmja gje qe e ndal luften. Ato enderra me NATO ne kufinjte ruse le ti shohe dikush tjeter me pas.

  22. Buda says:

    Hitleri i Rusise -Putini- eshte shume me i rrezikshem se Hitleri i Gjermanise, pasi ka ne dore bombat atomike qe enderronte Hitleri.
    Per kete arsye, Putinin duhet ta zhduke vetem populli i madh rus, sherbimi i tij inteligjent, nje ore e me pare, se ai do ta ktheje ne hi
    jo vetem Ukrainen, por gjithe Europen.

  23. Mirditori plak says:

    Po kryeministri yne i dhjere nuk do beje ndonje vizite ne Beograd? Ne vend qe te shkarkoje tere baterite diplomatike per ta demaskuar sa te mundet Serbine, qe eshte me e dobet se kurre dhe te kontribuoje per Kosoven, mbyll gojen si kucke e vogel.

    1. per mirditor shpellarin says:

      Rri aty ne nje cep te shpelles , o mirditor , se nuk te vjen rradha ty te besh politike e te diskutosh kryeministrin . Mbaj kockat rehat , degjome mua .

  24. Florida says:

    paska shume kopile homoseksuale pro rus ne Shqiperi Do jene kopilat e oficerve ruse te viteve 50 Ju jane shkerdhyer mamate dhe gjyshet me oficere ruse Si do ja bejen kur NATO dhe USA ti shkerdhej robt Putankes?

  25. Europa tani është duke marrë qëndrimin e duhur ndaj politkës gjakatare ruse e mishëruar me kriminelin vrasës Putin.Politika ruse në doktrinën e sajë e ka pushtimin,ekspansionin,dhunën e shfarosjen,dhe si e tillë ajo nuk sprapset me moderacion diplomatik,ajo sprapset vetëm kur e ka përpara forcën.Europa me domonstrim të unitetit dhe manifestim të vendosmërisë në hapa radikal drejt izolimit dhe thyerjes ekonomike të shtetit, rus e bënë politikën ruse më të arsyeshme, por duhet të vazhdoj deri në thyerje totale.Elita politike ruse pa pësuar thyerje dërmuese ekonomike, nuk do të dëgjojë për asgjë.Kjo qasje e europes e nxit edhe lëvizjen nga brenda të popullit rus për të përmbysur këtë elitë politike të korruptuar e kriminale në krye me kasapin Putin.

  26. Arbeni says:

    Ore ate president Xho B…e ka gjetur gjekafshe qe eshte fshehur prej ditesh, se ai po, ja ben rrup-sup Putinit!

  27. Tirons says:

    Asgje sdo ndryshoje o mero ziu. Ne evrope sfutesh me hater, duhet ta meritosh. Ne e dijme qe se meritojme, jemi te korruptuar dhe te pacivilizuar ne kulm. Kjo rshte e verteta e hidhur.

  28. Interist says:

    Mero qenke ber ptetik. Ske me gjykim te ftoht e pragmatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje