Konflikti në Ukrainë që ka prishur çatinë false të “sovranistit” Berisha 

3 Mars 2022, 19:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe grupi i tij po përpiqen të përdorin konfliktin në Ukrainë për të maskuar problemin real që kanë me SHBA dhe politikën e Perëndimit në tërësi. Konflikti në Ukrainë në fakt është në thelb konfliktiiI Perëndimit me Rusinë. Ky konflikt është reflektuar prej kohësh në Ballkan dhe Shqipëri.

Prej disa vitesh, sidomos politika amerikane, ka qenë shumë e vëmendshme kundër influencës ruse në rajon, e cila depërton përmes teorive sovraniste, kundër Perëndimit, kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të SHBA e BE, kundër “listave të zeza” të SHBA për politikanët e korruptuar dhe minues të demorkacisë etj.

Madje shpërthimi i konfliktit në Ukrainë, Berishën dhe Metën i gjeti në kulmin e institucionalizimit të kësaj politike kundër SHBA. I gjeti duke ndërtuar “Shtëpinë e Lirisë” kundër Perëndimit.

Tani shpërthimi i konfliktit, ndarja e qartë e kufijve mes Lindjes e Perëndimit, ndarja e qartë e politikës pro perëndimore me atë pro ruse, duket që i ka gjetur pak keq dhe po përpiqen të shpikin dhe në planin ndërkombëtar, një politikë të re.

Ka dy ditë që publikon “projekt-rezoluta”, të cilat përveçse qesharake, në fakt shprehin makthet e tyre rreth zhvillimeve të fundit. Fjala vjen, makthet që kanë para shqiptarëve të cilët i pyesin: Me ke jeni, me Perëndimin po Rusinë, këta bëjnë sikur pyesin Serbinë me kë është. E dimë me kë është Serbia, me Rusinë është, me Rusinë ka qenë, me Rusinë do të jetë. Thjesht dhe ata të trembur si Berisha dhe te vetët, bëjnë sikur janë dhe me Perëndimin në raste të tilla.

Rezoluta që u miratua në OKB nga 141 vende, një rekord historik për gjysmë shekulli, është rezolutë e Qeverisë dhe shtetit shqiptar, e bashkëmbështetur nga SHBA.

Kjo projektrezoluta e Saliut, që bëhet për t’u votuar në Shkodër dhe Rrogozhinë më 6 mars, është thjeshtë një përpjekje për të shpikur një SHBA tjetër dhe një shtet tjetër shqiptar, që e di më mirë se 141 shtete dhe më mirë se SHBA e Perëndimi këtë punën e Rusisë.

“Shtëpia e Lirisë” që do mbrojë sovranitetin e Shqipërisë, ka ngelur pa çati. Çatia false që kërkon t’i vërë Saliu bie nga tronditja e predhave që derdhen mbi Ukrainë.

Është makthi që tani nuk vazhdon më fabulën e gënjeshtrave të tij, për Sorosin, për SHBA e blerë nga armiqtë e Shqipërisë etj. Shqipëria dhe SHBA votuan një rezolutë mbështetur nga gjithë shtetet. E kundërshtuan vetëm 5 diktatorë. Kaq është e gjithë hapësira që ka Berisha dhe të vetët për të zgjedhur, mes 141 shteteve qe mbështetën Shqipërinë dhe 5 te tjerëve qe e kundërshtuan.

16 komente në “Konflikti në Ukrainë që ka prishur çatinë false të “sovranistit” Berisha ”

  1. Lirija e Bërishes hajdutja e mitomanja sypeshkaqene nongrata says:

    Salihut ja shkaterruan shpellen dhe cdo gje te jetes se tij , SHBA-te.
    Eshte e tmerrshme se si drejtesia shqiptare Nuk vepron qe ta marre te pandehur kampionin e krimeve me makabre te historise tokes tone.
    Nje çudi se si ky popull shqiptar vazhdon te mbaje rrekordin boteror te nenshtrimit ndaj ketyre shpellareve Salihut e Likes.
    Në Lalez i kane perdite!!

  2. Fleura says:

    ha mut ha do ta shofesh ti dhe basha berishen te dielen ne zgjedhje dhe pastaj filloni shani popullin

    1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      A thua do i vjedh saliu zgjedhjet apo pas zgjedhjeve do ulurij se edi rama me narkoshtetin i vodhi zgjedhjet,i bleu,i shiti lulbrava beniamini tij per 16 vjet.
      Fleura mos u mburr mos u levdo tope madhi motreso se te dielen do ta shoh pinokun sali komunisti

  3. Vini says:

    URREJTJA PER BERISHEN TE KA PJERDHUR TRURIN MERO.KE NEVOJE PER CA PUSHIME SE PO BEHESH QESHARAK.

    1. Ela says:

      Fiks fare.
      Mos fol me se prishet

  4. Brendon says:

    Prap me Berishen ti? Se ku hyn Berisha te Ukraina qe ngjan aq shume me Shqiperin nga lloji i qeverrisjes, nga me te korruptuarat ne bote vetem ti e di o fanar ndricues

  5. Draper dhe Cekan says:

    Sa per dijeni mua me gjyko per nje arsye per serbet.
    Jan rrace mongolesh
    Duken sikur kane dal nga spitali psikiatrik i vlores
    U meson gjithcka dhe spranojne asgje
    Jane race e poshter e pabese vrases femijesh
    Vrases pleqsh e njerez te pafajshem
    UK pelqen vetja edhe kur jane te poshteruar ne nivel me token
    Nuk kam guxim ti le lopen nje serbi te ma rruaj se kam frike se mos ma perdhunon
    Jam dakort qe cdo njeri ka nevoje per nje shans te dyte por qe ne menyre kategorike Jo serbeve!
    Saliu e perdor serbin kundra amerikes kurse ti e perdor serbin per te cmendur saliun
    Komandanti jot e perdor serbin per tu bere lider global
    Se mesa di une skishe te njejtin mendim ne vitin 1999
    Apo e kam gabim?

  6. nord.al says:

    Po po , Berishen te dielen do ta shohim te dhjere.

  7. Miku qe ta do te miren! says:

    I dashur Mero,
    Faleminderit per shkrimet tuaja gjithmone te mire argumentuara.
    Lexoni pak, ju lutem, statusin e kandidates per postin e drejtueses se KLP, Mirela Bogdani, per aktualitetin ne Ukraine:
    Dhe ju lutem sillni ne vemendjen e publikut botekuptimin antiperendimor te personit qe do mbaje nje post te rendesishem ne drejtesise Shqiptare.

    Statusi i MIrela Bogdanit si me poshte:

    Meqë nuk ngeli artist, sportist, poet apo politikan mediokër (me njohuritë e tyre modeste mbi historinë dhe gjeopolitikën) pa dhënë mend dhe pa bo “analiza” për luftën në Ukrainë, po i them dhe unë nja dy fjalë si me ca njohuri në këto fusha. Përtej faktit të dënueshëm të sulmit apo pushtimit të një vendi nga një tjetër, që tingëllon totalisht obsolete dhe absurde në shek e 21-të, motiveve të tij (Donbasi, NATO etj) apo debateve mbi sovranitetin (aktuale dhe në politikën albaneze të kohëve të fundit), Ukraina është një “made up” state i krijuar kryesisht nga rusët dhe sovjetikët (harta 1), duke shtuar sipërfaqen e saj me territore të aneksuara nga shtete fqinjë si Polonia, Rumania, Çekoslovakia, dhe më e fundit nga Rusia – Krimea, të cilën Hrushovi ja bëri dhuratë vendit të tij (harta 2), duke arritur të bëhet kështu vendi i dytë më i madh i Europës për nga territori. Personalisht më hapin barkun që nga klishetë infantile të fotove të profilit me flamurin ukrahinas dhe indinjata e madhe e il popolo albanese që i ka hallet e problemet kapicë brenda vendit e merret me Rusinë e Ukrainën, e deri te fotot-show “alla heroi të luftës çlirimtare” me veshje militare të ish aktorit komik (sot President i vendit) apo të ish boxierit me mitraloz (sot Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit)…se harrova dhe miss-in me kallashnikov me reçipeta – modele “inspiruese” për gjithë armatën e mediokërve! Keqardhje vetëm për të vrarët nga ushtarët e të dy palëve dhe popullsinë civile, se liderët e vet që i çuan në kët mynxyrë shpejt do ulen dhe do shtrëngojnë duart diplomatikisht me ndonjë marrëveshje, pas së cilës all will be happy (përfshi dhe ustallarët perëndimorë)!

  8. bota pret hasmin me zjarr, shqiptaret u ngrene statuja tradhetareve says:

    A do e heqim atë mut statuje të Ahmet Zogollit nga bulevardi në Tiranë? Vetëm Shqipëria i ka ngritur monument një kryetari shteti që dezertoi nga detyrat e veta. Ahmet Zogolli vetëm sa iku si lepur kur na zaptoi vatanin Duçja në 7 prill 1939. Слава Украïнi!

  9. Arber iliri says:

    Berisha ngjan si 2 pika uji me Putinin,në mënyrën sesi menaxhojnë pushtetin.

  10. Vranakonti says:

    Jam shume kurjoz se çfare do thot Sali Berisha pas humbjes totale ne 6 Mars. Cilin do akuzoi per vjedhje votash,Ramen apo Bashen. Diten e hene me 7 Mars Berisha bashke me besniket e tij Paloqen,Mulin,andikapatin e Fahriut,Klevisin dhe deputet te tjere,te marin nje gomon me qira dhe t’i futen detit e te mos kthehen ne shqiperi. Te mbyten e te shkojn ne verin e semes e te shpetoi shqiperia nga keta kriminela.

  11. Edi Kokaina says:

    Mero Haleja,per Artan Gacin,Olta Xhackene do shkruash ndonje gje,apo s’ka lidhje Saliu aty

  12. Votuesi says:

    te dielen Salih Non grata do marri pergjigjen nga shqiptaret dhe do e shofim sa i vlen lekura ketij maloku te ndyre qe bije era dhi

  13. Trekendeshi i BREK-muteve (Rama, Sala, Meta) says:

    Sovranist eshte ai qe eshte i tille kur ka pushtetin.
    Ne Shqiperi nuk ka te tille, Sovraniste pra. Si Rama sot, si Saliu dhe Meta para tij, kur jane ne pushtet mbajne Samarin e ambasadoreve mbi kurriz dhe kjo nuk quhet Sovranizem, ka emer tjeter – Servilizem.

  14. Injorant shqiptar si të tjerët says:

    Z. Baze per të parë kush eshtë mender putin
    mjafton të shohësh 30 vjet këta mender fshatarët tanë
    Kur bëhen miliarderë kanë në dorë çdo gjë në vëndet primitive.
    Ku ka injorance ka diktaturë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje