Berisha, "një gjel që këndon majë plehut" që ka bërë vetë

7 Mars 2022, 17:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse ka një njeri që sot duhet të ulte kokën para demokratëve të opozitës dhe t’u kërkonte ndjesë për atë që i bëri elektoratit opozitar për hallin e tij personal, është Sali Berisha. Prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha propozoi ndarjen me të, për shkak të statusit “non grata” nga qeveria amerikane, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe i akuzuar për korrupsion domethënës, bashkë me gruan dhe fëmijët, ai ndërmorri një betejë të gënjeshtërt kundër PD dhe Lulzim Bashës, për t’ia kundërvënë Partinë Demokratike, SHBA-as.

Nëse nuk do të kishte ndodhur 9 shtatori, nëse Basha dhe PD do të zgjidhnin mes Berishës dhe SHBA, Sali Berishën, ky i fundit nuk do të lëvizte nga vendi. Për të do të ishte normale demokracia e brendshme në PD dhe akoma më shumë do të ishte i përshtatshëm Lulzim Basha për kryetar.

Meqë atij iu cënua e ardhmja e tij në PD për shkak të damkosjes nga SHBA, ai vendosi të vriste të parën PD, meqë e la në rrugë.

Sot ai po krekoset si gjeli majë të plehut, që falë betejës së tij kundër PD, së bashku me Ilir Metën, e gjithë opozita me PD-në së bashku kanë marrë rreth 15 për qind më pak vota në të njëjtat zona se sa një vit më parë. Duke lejuar në këtë mënyrë Edi Ramën të shkojë në kufjtë e 60 për qindshit me kandidatët e vet rezervë, që nuk i njeh as ai vetë.

Kjo është hakmarrja e një njeriu për të cilin egoja personale dhe mbi të gjitha, frika se nuk do ketë më një mburojë politike para drejtësisë, bëri që t’i hyjë një betejë shkatërrimtare për PD.

Nga kjo betejë në kampin opozitar, tani u formuan dy kampe. Një kamp militantësh që mbështet Sali Berishën dhe Ilir Metën, si politikanë të rrezikuar nga damkosja amerikane, ku bëjnë pjesë kryesisht stukturat klanore 30- vjeçare të PD krijuar nga vet Berisha. Në anën tjetër një kamp i ri i mbetur brenda PD, që për herë të parë instaluan në Shqipëri “anti-berishizmin” brenda së djathtës shqiptare.

Kjo është e reja e vetme pozitive e këtij kampi. Dhe natyrisht anti-berishizmi mund të jetë ende pakicë në opozitë, por ai ka të ardhme. Kjo nuk lidhet doemos me emrin e Bashës apo të dikujt tjetër, por me trendin që do çojë një ditë opozitën në pushtet. Edhe ai që do zgjidhet kryetar i “Shtëpisë së Lirisë” pas Berishës, gjënë e parë që do të detyrohet të bëjë është të distancohet nga Sali Berisha.

Ky është një nga ato raste, kur “fitimtari” ka më shumë frikë nga fitorja e tij e hidhur dhe humbësit janë më të qartë përse kanë humbur dhe përse nuk shqetësohen prej saj.

Duke qenë një përleshje brenda kampit, e ardhmja i takon atyre që e kanë të qartë të ardhmen e tyre. Nëse Berishës nuk i dhimbset fitorja e PD-së në zgjedhje, por i gëzohet humbjes së Bashës, as anti-berishistët nuk kanë pse t’i hapin rrugë një përdhunuesi të opozitës për interesa të veta.

Berisha do që ta vrasë opozitën për hallin e vet, kurse kundërshtarët t’i detyrojë të punojnë për të.

Kurrë nuk do të ndodhë! Ai tani sapo ka krijuar racën e kamikazëve kundër tij në opozitë, që nuk do t’ia falin kurrë. Dhe në vazhdim ai do të jetë gjithnjë e më i dobët përballë drejtësisë, korrupsionit domethënës që do t’i hetohet, dhe pse jo adaptimit të legjislacionit për të nxjerrë jashtë politikës shqiptare, politikanët e damkosur në listat e zeza të SHBA.

Në këto kohë lufte, kur ekzistenca e shtetit shqiptar varet nga aleanca strategjike me SHBA, nuk kemi luksin t’i hapim rrugë atyre që duan të zbojnë SHBA nga Shqipëria.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë të qartë që nuk kanë të ardhme . Atyre u duhen fitoret e vogla brenda opozitës me shpresë se dikush do të negociojë me ta, duke harruar se fitoret e tyre të vogla kanë fundosur opozitën duke e bërë të parëndësishme dhe të padobishme për askënd.

Sali Berisha nuk do të marrë kurrë pushtetin në këtë vend. Nuk do të lejohet më kurrë të kthehet në zyrat e shtetit dhe nuk do të ketë kurrë shansin të ketë pushtet mbi drejtësinë, për t’i shpëtuar gjykimit. Bashkë me të dhe Ilir Meta.

Ata kanë ende të drejta të shpallin fitore brenda lagjes së tyre, por kurrë më në Shqipëri. Shqipëria i fundosi dje, duke u dëshmuar se nuk kanë të ardhme as të gjithë bashkë, e jo më veç e veç. Përjashto Shkodrën që mbetet një qytet që vazhdon të na bëjë për të qeshur në mes të kësaj drame opozitare.

Sali Berisha mund të vazhdojë të gënjejë trushplarët e vet. Mund të vazhdojë të bëjë betejë me Lulzim Bashën, por e vetmja fitore e tij reale është që e ka përçarë përjetësisht opozitën dhe ka krijuar antipodin e tij opozitar.

Përpjekja e tij për t’u dukur i gëzuar i ngjan asaj anektodës që tregojnë për doktorin vrasës, i cili pasi del nga salla e operacionit thotë: “Operacioni mbaroi me sukses, pacienti vdiq”. Kaq është suksesi i Sali Berishës.

28 komente në “Berisha, “një gjel që këndon majë plehut” që ka bërë vetë”

  1. Arber iliri says:

    Pacienti vdiq ,doktori i sëmurë rëndë,tu heq shpirt me sot me nesër.Shkodranët paskan shku për lesh,nuk u ka mbet mend as sa me lidh brekët.

    1. Jurist Gjyslykshi says:

      Tërli e vërli……
      Ku – ishe o Luli Basha ?
      Hiç gjëkundi – përgjigjet benjamini i us ambasadë.
      E çbëre o Luli ?
      Asnji gjë – përgjigjet Luli Basha.
      Hajde e më shiko prapanicën o Luli Basha ?
      Patjetër, në se më jep para, e zgjedhim prapanicën tënde edhe deputet, edhe në kryesinë e PD, edhe nënkryetar të PD, bile bile, edhe sekretar të përgjithshem të PD….mbasi edhe kështu ka ndodhur.
      Rroftë prapanica, mbasi me të, mbahet PD e Luli Bashës.

    2. Dani says:

      Një pergjigjje shume rale për ekstremistet që votone Sali Berishen dhe Ilir Meten me shoke Une mendoje se në Shkoder Sali Berisha, ilir Meta, Edi Rama dhe më krysori Tome Doshi kane qëne bashke për të nxjerrure njeriun e non Gradave fituse. Por si do çofte puna muslimanet e Shkodres jane më ekstremistet në Shqiprie shume pake e çuane veten Shqiptare se pse shumica prej tyre e kosidrone veten Turqe

  2. Miri says:

    Berisha fitoi në Shkoder o shoku Mero dhe kandidatet e tij dolen shume me mire se ata të Lul Bashes.
    Fitoi duke I pasur te gjithe kunder qe nga ty e deri tek Kimetja.
    Ju nageci sharra në gozhde në Shkoder o “trimat” e Sorosit.
    Akoma Berisha e ka fajin?
    Jeni bere qesharake,por mire beni gjeni popull 24 karat komunist dhe beni çfarë tju doje qefi.

    1. Futja kot says:

      O Miri, qënke nje idiot I lindur or taj!!!
      Ato shkodranet qe I pergezon jane maloket e frengjive, njerez te trashe te zbritur maleve, qe u ka mbetur ora ne kohen e Leke Dukagjinit, ku vlon hakmarrja primitive.
      Shume e veshtire te gjesh nje moshatar normal në Shkoder edhe pleqte kane mendje femije, me ato shakate pa kripë dhe pa lezet.
      Aty le të rrijnë dhe ta gëzojnë Bardh Spahinë, kete ekstremist te vonuar qe nuk ka për te bëre asgje per qytetin e mbushur me plehra qe ka mbetur me I pa zhvilluari nder qytetet e Shqiperise.

  3. Neri says:

    Analize ne mohim total te fakteve. PD-ja u perca sepse Basha mori nje vendim te kontestuar fuqishem nga anetaresia dhe me pas refuzoi te perballet me pasojat e vendimit te duke mos lene rruge tjeter vec carjes dramatike. Ky mund te jete rast unik ne histori kur jashte ngel shumica e partise dhe simbolet e vula i mbeten nje pakice te paperfillshme te saj. Veshtire te te zejne syte nje sulm kaq frontal ndaj konceptit te demokracise kudo ne bote sepse edhe ne regjimet me te egra me fasade demokratike, pushteti ben cdo gje per te mos u ekspozuar si pakice. Basha pretendon te drejten per te drejtuar edhe kur ekspozohet si pakice. Nese nuk do behej fjale per nje personazh karagjoz qe nuk do vije kurre ne pushtet si ai, kjo do konsiderohej si emergjence dhe tragjedi kombetare. Gjithsesi, pavaresisht kesaj, duhet pranuar qe Luli nje fare demi te perkohshem ja solli opozitarizmit me shume ne imazh se ne situaten faktike, pasi fale rezistences se Shkodres nuk u shtua gje ne thesin e pushtetit te mazhorances.

  4. Taulant says:

    Berisha dihej qe nuk do fitonte por trangulli Amerikan Lulzim Basha eshte katandisur si mos keq.

  5. HJJ says:

    Qe Salu Berisha eshte me gomari, me hajvani, me i ndyri dhe halabaku i historise politike shqiptare, kjo tashme pranohet nderkombtarisht.
    Ajo qe eshte me e trishte, eshte qe kemi edhe nje qytet gomar; Shkodren. Qytet qe zevendesoi qytetarine, kulturen borgjeze, artin e pavdekshem te Migjenit, me klithmat histerike, me grykesine e zhgrrapjes, ma gjakmarrjen e verber dhe tribalizmin mesjetar te kermes se Vicidolit.
    Shkodra nuk eshte antikomuniste sic genjen veten. D Eshte thjesht nje qytet i rrenuar nen peshen e kultures tribale mesjetare. Dhe tribalizmi mesjetar nuk mund te jete as aleat i se ardhmes, as aleat i shqiptareve, as aleat i demokracive perendimore, por vetem varr. Varr i Shkodres qesharake, qe voton nje komunist hajdut dhe te pecmuar nga cdo kancelari perendimore, si hajvan, qelbesire, vrases dhe horr.
    Koha 30 vjecare qe Shkodra berishiste te paguaj energjine qe vjedh me pensjonet e pensjonisteve te varfer shqiptar, mbaroi. Per kete, po, kishin arsye te ishin demokrate te flakte. Demokrate berishiste.
    Se demokrate alla berishiste tek ne, te bente luksi per te vjedhur dhe peshtyre shqiptaret e tjere.
    Ky lloj gomarlleku shkodran, do mbahet mend ne shekuj

  6. Mal Cori says:

    Përjashto Shkodrën… Ky qytet ka rënë në analfabetizëm.
    Ku i ke njerëzit e zgjuar? Pse nuk lindin më?
    Injoranca ka mbuluar qytetin dhe kjo i shërben Sali Berishës.
    Ju ka mbetur mëndja në vitin 1990. Tek komunizmi.
    Dhe sot nuk kërkojnë shumë. Një copë bukë thatë, mundësisht pa punuar.
    Ka mbetur qyteti më i varfër i Shqipërisë.

  7. Ndue says:

    Turp nje qytet qe cohet e fle me rruga te ndyta dhe me njerze shpellak,kjo ashte fatkeqesia e Shkodres,shqiptaret kudo jane duhet me indihmua keto njerze e kete qytet se ndihmojne Shqiperin e jo halabaket e ktije qyteti qe ashte kthyer ne turpin e Shqiperis

  8. Taulant says:

    Duhet te mesojm nga Ukraina .
    Nje popull shume trim dhe me shume dinjitet .
    NJe popull qe po perballon nje superfuqi ushtarake dhe nje president qe nuk ja mbathi si ne Shqiperi.
    Mbani mend kur Nanoja iku me vrap ne Maqedoni.
    Largqofte te ndodh nje pushtim i tille ne Shqiperi si do largohet me vrap ndyresira super i korruptuari Rama.
    Bastardi filoSerb qe mbeshtet politiken e Vucicit te OpenBallkanit kur Serbia mbeshtet Rusin.
    Perfundimisht nuk jemi nje popull i denj n.q.s vazhdojm te drejtohemi akoma prej ketyre hajduteve qe vodhen miliarda euro.

    1. Per Taulant qe kerkone motren ne semaforet e italise says:

      Taulant je i forte si muti ne shporte
      Ti je pjese e trushpelarve te Berrishes.
      Ti tutkune qe je mesoje Berrisha eshte dhender i Serbise dhe dhendri i tij eshte mmMalazeze o idiot kur behesh mbledhje ne qeveri per siguri kombetsre Damir Fazllice ishte krahe Berrishes ne tavolinen qeveritare o gomare i shitur me nje fishek kokoshka.
      Edi Rama eshte 100 % Shqiptare qe ti nuk je kurre
      Familje katolike shkodrane jo katundare si ty eshte nipi piktorit Zef Kolombi .
      Nga nena eshte 100 % Shqiptare me mbiemer Koleka ( Kol Leka ),te ardhur nga veriu perqendruar ne juge.
      Gjyshi edi Rames eshte vrare nga shovinistet Greke ky qene inisiatori i kongresit te Manastirit .
      Ndersa i ndjeri artisti popullit Kristaq Rama i ka lene vepra vendit so Nena Shqiperi te varrezat e deshmorve apo shpallja e pamvarsise ne Vlore .
      Nese nuk je femije divorci pyeta banin cfare vepre i ka lene Shqiperise o bajgaxhi ngele si lango ne internet shko puno se nuk te mbane me buke Berrisha o legene femije kurrve

  9. L says:

    Z.Mero,me kenaqesi lexohen artikujt tuaj,nuk mund te heqesh asnje fjali.Mbetet vetem te zgjerohen me argumente.Klani 30 vjecar,vecanarisht afaristet dhe e ato qe sot i ka rreth kan borgje nga ma te ndryshme.I detyron …….????? dhe po i shfytezon me efektivitet……deri kur ??? Nuk ka mundesi gjate……duhet te analizohen detyrimet………shpresoj se jan bashkepuntor me non graten…..????

    1. Edi Kokaina says:

      Si mund te flase keq Mero ne 30 vjet per Berishen kur 15 vjet i ka lepire bythen

  10. Amant Dregjoni Boston says:

    Perjashto korifejte e rilindjes si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda e Luigj Gurakuqi, shkodra nuk ka mundur keto njeqind vitet e fundit te nxjere intelektuale kalibri, perveçse karagjozlleqe e humor me vedin qe bejne zakonisht shkodranet. Gjithe jeta e tyre eshte Tralala zura nje gale prej adolishenti të përjetshem. Pa principe, moral e largepamësi e bejne jeten si çengi…Turen e jargaviten pas te forteve edhe kur këta i vjedhin e i pmoshterojne deri ne peshtirje. Ti besosh sot Saliut qe mban mbi supe damken e ShBA se, ate qe ne nuk ja bême dot ne, si vjedhes, grabites pronash me korupsion familjar galopant, e lirine e individit duke e vrare demokracine, vetem shkodra e shkodranet mund qe ta bejne dhe po e bejne… Heeee se harova. Porosise gjithe shkodranet qe na kane shitur deri tani dengla antienverizem, le ta nxjerrin ate nga varri si mesia, se bashku me qitapine tij ”Reziku anglo-amerikan” dhe bashke me saliun tani kendoni si kukuvajkat. Turp. Turp e fatkeqesi qe nuk keni mend. Ngrihuni tani e merjani valleve e jareve qe ne fakt jane komplet moteive turke qe i ndeshim tashme ne te gjithe telenovelat te atij vendi qe kane uzurpuar shqiperine. Tung nga Bostoni.

    1. Po says:

      Katastrofe eshte si qytet.. nga te gjitha anet jo vetem politike. Kishin nje grua shume dinjitoze per ta zgjedh por zgjodhen nje njeri te lige.

  11. Ty tradhetari Sali kopili, tu ka shkerdhye rraca, njësoj si Putlerit Rus. Shkerdhatë, rruaje dhe laje qafen që të mos na flliqësh konopin.....!!!! says:

    Tradhetari dhe hajduti i kombit Shqiptar, kopili i Shiqeres së Viçikadolit, ka folur vetëm një herë per luften në Ukrainë, ku ka uruar vdekjen e Rusisë agresore. Nuk ka bërë ndonjë skup të veçantë si shkerdhatë Shqiptare, por ka shkruar të njëjtat fjalë që populli Shqiptar dhe krejt Bota po i bertasin në manifestacione. Në palljen e gomarit Sali, konstatojmë pa veshtirsi, servilizmin dhe menyren kompletisht fallco të palljes së tij. Kur shikoj historinë e popullit Shqiptar të Kosovës, kur luftonte kunder nazistave Serbë, nuk gjej asnjë denim, apo mallkim të njëjtit nivel të bërë nga tradhetari Sali Berisha kunder Serbisë….!!! Qelbësira Sali hajdut Viçikadoli, ti sot po jeton me një shpresë të vogël, ku endërron që Rusia të bombardojë Evropën me atom, dhe ti i shpeton litarit Shqiptar. Shkerdhatë, të gjithë të denuarit me vdekje, natën e fundit të jetës së tyre, shofin një ëndërr me shpresë……!!! Pt’huuuuuu tradhetar dhe hajdut.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk u mund Lulëzim Basha por Lulëzim Brava !
    Aleanca Vareja & Floriri e futi Bravën në zgjedhje të papërgatitur.
    Të tre i mundi Taulant Balla !

  13. mero says:

    Mero, siç ke fytyrën ke shpirtin.
    Kushedi si ndjehesh te shohesh cdo dite ne pasqyre futyren tende

    1. Emi says:

      Pikes i re mero. Shume i shemtuar mero baze.
      Kafshe me fytyre njeriu.
      E si mund te jete ndryshe nke njeri qe gjysmen e jetes e kaloi duke i lepire bolet Saliut dhe gjysmen tjeter duke ju lepire Rames.
      Ndyresire burre

  14. Oketo says:

    Saliu është si Putini ! I vetmi ndryshim eshte se Putini coi ushtrine në një shtet vëlla ndërsa Saliu e coi kundër jugut të Shqipërisë!!

  15. fcb says:

    Meroo….te fala Braves dhe Kimetes..:)

  16. Populli says:

    Po pse i vjen kot rrotull more Mero mavria,
    e nuk ja thua cope cunave nga Shqiperia?
    “Te ike ky Basha, te vije Saliu serish kryetar”
    qe ta mbledhe mendje ky popull shqiptar,
    te bindet e te sqarohet plotesisht komplet,
    se do qeveriset nga trio Ram, Sal e Mete ….
    ….edhe nja 30 vjet!

  17. kritiku says:

    Zoti Mero. Nëse ka njeri në PD sot që duhet të ulë kokën, ky në radhë të parë Lulëzim Basha, ky merhun dhe delenxhi që tashmë duhet ta kishte prerë biletën për në Holandë, por ti këtë nuk e thua. Është pikërisht glorifikimi i figurës së këtij karafili nga ana jote që bëri të dështosh në analizat tuaja. Berisha është ai maskara që e njohin të gjithë, por këtë radhë ty dhe Lulin ju nundi.
    V.O. Disa opinione këtu ke nevojë t’i lexosh.

  18. leko says:

    Sali NON GRATA ka me vete vetem shpellaret anti amerikan se bashku me hajdutin e floririt qe shum shpejte do ta mari dhe ai dekoraten NON GRATA.

  19. Mero ,po ç’ka i duhet Sali Berishes “fitorja” e tij ne Shkoder? Ai vertete fitoi po ,por kjo ishte si nji “fitore e Pirros”. Ai nuk ka ku e çon kte “fitore”! Humbja kaq e thelle e Bashes se PD asht humbje jo vetem per Bashen ,por ma shume asht humbje per Berishen dhe pasuesit e tij,sepse me Bashen ne krye te PD,Berisha e ka te sigurte vendin tek “Shtepia e Lirise” e Liri Florinit,por pa Bashen fati i Berishes asht i panjoftun.

  20. qytetar says:

    ING. MERO !
    Hera e pare qe nuk te lexoj por po komentoj nga Titulli.
    Berisha e beri PLEH Shqiperine ne te gjitha anet :
    Ekonomike : arsimore; ushtarake; kullturore etj.
    Tani kendon ne maje plehut te ndertuar me miratimin tone si popull I Shtepise se Dhise.

  21. Amarildo Konte says:

    Sali Brisha eshte nje mit fallco i krijur nga konjukturat politike.
    Kuptohet i qendron mire kostumi i karakterit te tij prej njeriu qe di te genjej pa u skuqur ne fytyre apo servili ne te gjithe kuptimin e fjales pavarsisht se mundohet te tregoj te kunderten e servilit duke bere te fortin por eshte servil edhe frikacak edhe eshte aq frikacak sa mbulon friken duke bere trimin eshte e njohur kjo nga psikologjia per njerez frikacak qe behen te rezikshem per shoqerine.
    Saliu eshte njeri servil edhe pa karakter i ka bere shqiperise nje dem te pallogaritur por jo vetem ky por krijoi nje shpur njerezish ne te gjith nivelet .
    Fatkeqesi per shqiperine sepse krijoi nje fryme te tille qe sot po vuan shqiperia per te dale nga kjo gjendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje