Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi

6 Mars 2022, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zgjedhjet e pjesëshme në gjashtë bashki të zhvilluara sot, përsëritën pjesmarrjen e zgjedhjeve të vitit 2019, kur opozita deklaroi bojkotimin e tyre. Ashtu si më 2019, pjesmarrja në zgejdhje mezi kapi shifrën 30 për qind falë Dibrës që pati pjesmarrje më të lartë, ndërsa për qytetin e Durrësit vendosën 24 për qind e zgjedhësve.

Nga disa rezultate të para nga Bashkia e Vorës nëpër qendra votimi, shikohet qartë se brenda opozitës fituesi real nuk është as Berisha dhe as Basha, por opozitari bojkotues.

Berisha dhe Basha të dy së bashku, kanë marrë më pak vota se sa ka marrë PD në ato qendra më 2021 në zgjedhjet parlamentare.

Ky është leksioni i hidhur që votuesi opozitar i jep betejës së Berishës për të shkatërruar opozitën. Shumica refuzon t’i bashkohet linjës së përçarjes dhe shkatërrimit të opozitës. Nuk është se ata janë dakord me Bashën, por shkaktar i kësaj situate mbetet Sali Berisha dhe përgjegjës për të mbetet po ai.

Po e ilustroj këtë me një shembull nga Gërdeci, fshati simbol i qeverisjes Berisha, i cili pasi i vrau për të pasuruar të birin, u bleu dhe votat me lekët e gjakut më 2009. Në atë fshat, Partia Socialiste ka marrë 113 vota  Berisha 32 vota dhe kandiati i Bashës pa komisionerë 6 vota. Siç u pa nga zhvillimet dje natën dhe sot, në Vorë, Berisha me një shkelje syri nga PS, u la të ishte i vetëm me komisionerë që numronin votat Bashës, pra u la t’ia vidhte. Por pavarësisht kësaj në atë qendër, të dy së bashku kanë marrë 38 vota në një qendër, nga 113 që ka marrë Partia Socialiste. Kjo tregon qartazi se beteja e Berishës kundër opozitës, ka prodhuar një realitet të ri, një parti të re, që refuzon t’i bashkohet betejës së tij. Dhe kjo është partia e bojkotuesve, e cila ka fituar vendin e parë në zgjedhjet e sotme brenda opozitës.

Në tërësinë e tyre, këto zgjedhje provuan se opozitarët të cilët i besuan bojkotit të 2019, nuk i kanë besuar lojës së re të Berishës, për të provokuar me Ilir Metën zgjedhje të pjesëshme me qëllim që të legalizonte epërsinë e tij. Ata thjesht kanë përsëritur bojkotin e zgjedhjeve në heshtje. Dhe kanë fituar duke mos shkuar në zgjedhje.

 

13 komente në “Fituesi i zgjedhjeve brenda opozitës është bojkotuesi”

  1. Taulant says:

    Po sikur ti kete bojkotuar elektorati Socialist ?

  2. Draper dhe Cekan says:

    Pac fatin e kurves thote populli
    Dhe kete fat ka rama
    Ndaj se rruan fare as per cmimin e naftes as per buken as per gje
    Kush do ankohet? Luli ? Saliu? Apo meta?

    1. Edi says:

      Perçarsi i opozites eshte Basha o Mero. Dridhe sa te duash por nuk po e thua tamam dhe po genjen. Po i humb te gjitha vleresimet Mero, po behesh shume legen me keto analiza te sforcuara

    2. Drape cekic ylli komuniste says:

      Do ngjallet enver hoxha o bole

      1. Nacionalisti says:

        Do zoti jo, se ishte kryebythqiri ai qe thu ti, e qite para mbrapa dushan mugosha dhe kryebythqiri prodhoi keta speciet e “njeriut te ri” anrishqiptar dhe bole si puna jote

      2. Draper dhe Cekan says:

        Te zgjohej dhe njehere e te shkerdhente cdo race si puna juaj
        Po sben vaki se shqiperine e kane marre demokratet si puna jote (socialista)

  3. ?????????????????? says:

    Nje ???? jane të gjith. Rrofte Shqiprija rrofte Amerika rrofte bota e lire dhe Demokratike poshte Edi Ram Turke Erdogani poshte Sali Vrasi dhe ilir hajduti ????????????????

  4. Bravo Rama Bravo Ps says:

    Suksese PS
    Parti e moderuar europiane me njerez te rinje nje bravo zotit Velia zotit Bushati gjigandit Rama.
    Mos beni humore si munde te votoshe nje non grata qe ka djegur vendin ka vrare ka shitur detin si munde te votoshe Bashen Tommaso Buscetta bashkpuntore i Toto Rino si munde te votoshe Mul gomarin Babalen Bardhen Tritan preshin apo gjonmarkagjonin .
    PD duhet te reformohet te largoje llumin kriminelet burgaxhinjte pastaje te kerkoje te fitoje
    Si munde te votoshe nje parti qe djege kryeministrin njerez pylli me shtiza shpata sopata bishta kazme qe shurojne te dera e kryeministrise kjo parti duhet te dali jashte ligji si parti terroriste

  5. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Po mire o Mero, e zeme se eshte si thua ti, pra elektorati i djathte ka bojkotuar, duke denuar Saliun thua ti, por edhe Bashen ama se nuk i vajten ne zgjedhje, apo jo. Per me teper qe ata qe kane dale nga PD, kane votuar ne shumice kandidatet e Berishes e rrjedhimisht plaku Vicidolit do i hidhet ne fyt Lulushes qe s’motivon dot asnje votues. Shkurt muhabeti, ne pith te motres te vene te dy e mos ua pafshim me bojen. E djathta nuk vjen me ne pushtet nese nuk rithemelohet dhe riorganizohet nga e para me intelektuale serioz e jo capacula si ka patur deri me sot apo qe ende ka verdalle si psh Zekthi qe duket dhe flet si sekretar organizate partie ne kooperative, apo ai pidhari Maliqit, Salianji, apo si kerrici Fahri paces.

  6. PD do fitoj says:

    Unë po pres çfarë do thotë forca e lll opozitare PD.
    Mos e diskuto diçka ka ndodhur me Lulin.
    Nëse thoni PD nuk fitoj, nuk është gjë e re. Por çfarë do thonë? E ka fajin PS që bashkpunoje me Shtepin e lirisë ose e ka fajin Berisha që na mrori elektoratin.
    Luli asnjëher nuk ka faj.

  7. Jorida duma says:

    Mero. I ke humbur të gjitha kredencialet tuaja me këtë analizë mjerane. Dështove me glorifikimin e një dështaku serial si Basha, duke e përjashtuar atë si një nga përçarësit potencial të PD. Ky i paaftë në të gjitha bashkitë do renditet i treti, jo për shkak të bojkotit opozitar, por për shkakun e tij.

  8. opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i qeverise says:

    Humbesi i zgjedhjeve brenda Shqiperise eshte bojkotuesi!
    Ai Bojkotues qe qahet e ankohet neper kafene non-Stop per fukarallek, papunesi, rritje cmimesh, korrupsion, maskaralleqe qeveritare etj, etj…dhe kur vjen dita te shkoje ne zgjedhje dhe ashtu si ben tere bota kur ka pakenaqesi, te votoje KUNDER, ai rri serish neper kafene duke brrockullitur e treguar dhe zgjidhjet per …konfliktin ne Ukraine!

  9. On says:

    Mero keshilltari I Bashes…toidhjo kte tha Basha sot…..po pse ke boikotuesit vetem Berisha e ka fajin si gjithnje….po zgjedhjet lokale kurre nuk I kane kaluar 50% …..mbroje Bashen se e siguron Edi dhe 20 vjet pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje