Pse Berisha nuk bën dot Kuvend më 22 mars? 

9 Mars 2022, 18:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze 

Berisha duket njeriu më i mërzitur nga “fitorja” e tij brenda opozitës më 6 mars. Edhe pse formalisht i ka realizuar objektivat afatshkurtra, dhe së bashku me Ilir Metën ka marrë më shumë vota se Partia Demokratike, ai duket se nuk po guxon të zgjidhet kryetar i “Shtëpisë së Lirisë” më 22 mars. Nga dalja e tij publike sot, kuptohet qartë se tani do të gjejë disa arsye për ta shtyrë 22 marsin si datë të zgjedhjeve brenda partisë së tij.

Dhe nuk ka faj. Pavarësisht demagogjisë së tij në publik, ai e kupton se nuk ka arritur asnjë fitore domethënëse më 6 mars. Ai ka krijuar epërsi në 4 bashki, ku Vora duket një bashkëpunim i hapur me kandidatin e Bashës, për t’i lënë fushën bosh. Në Dibër kandidatët kanë formalisht numër thuajse të barabartë votash, por po të llogarisësh rreth 1500 vota që ka marrë LSI në zgjedhjet e shkuara në atë bashki, i bie që Berisha ka shumë herë më pak vota në Dibër se Basha.

Epërsia e Berishës ndaj Bashës është provuar në Durrës dhe Shkodër, ku dhe ata që udhëhoqën fushatën e PS, kanë qenë të fokusuar që përveç votave të tyre, të tjerat të shkojnë tek Berisha, si bashkëvuajtës me të.

Më e pakta që mund të thuhet për atë që ka ndodhur më 6 mars, është që Berisha e kupton se nuk ka asnjë të ardhme për pushtet në luftë me Partinë Demokratike, pavarësisht se ai po përpiqet ta përdorë atë si karburant deri pranverën tjetër, kur të vijnë zgjedhjet.

6 marsi ka konsoliduar ndarjen e PD me Berishën dhe ky është fillimi i një gare, që nuk ka rëndësi se kush e fiton secili më vete, por që nuk e fitojnë dot të dy bashkë, nëse Sali Berisha nuk largohet nga skena politike këto vite që i kanë mbetur. Pas 2025, ai do të jetë 81 vjeç dhe në mos Basha, zoti do bëjë të vetën.

Nga ana tjetër, Berisha po e shtyn 22 marsin me shpresën që të trembë Lulzim Bashën, ta fusë nën presionin e njerëzve që e rrethojnë dhe t’i gënjejë ata, duke i kthyer tek “Shtëpia e Lirisë”.

Ky është një naivitet tjetër për të gënjyer mbështetësit e tij. Identiteti i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës tani është anti-berishizmi. PD nuk ka asnjë vlerë politike që ta dallojë nga grupet e tjera opozitare, përveç faktit që është anti-berishiste. Kjo është një farë që tani është mbjellë dhe Sali Berisha nuk ka çfarë t’i bëjë më.

Ai është ndoshta nga politikanët më pa parime në këtë vend, që është gati të bëjë paqe me këdo, mjafton të vihet në rresht pas tij. Ka dhënë prova për këtë, por tani ngatërron “anti-berishizmin” e vjetër të Arben Imamit, që më 1997 mori tanket kundër tij për t’u bërë dy herë ministër socialist dhe pastaj i ra në gjunjë atij si kamikaz, duke i firmosur vajzës së tij pronat e ushtrisë, për t’u bërë dy herë ministër i PD. Ai është rekord kombëtar në këtë pikë.

Anti-berishizmi i ri i PD është ideologji, që ka bazë damkosjen e Perëndimit për Sali Berishen. Madje ajo tani është e vetmja parti ideologjike në treg, pasi ka përpara një objektiv, atë të deberishizmit të së djathtës shqiptare. Nuk ka shumë rëndësi kush rri dhe kush ikën nga Lulzim Basha. Tani atë nuk e ndryshon dot as Lulzim Basha.

Rruga e vetme e rritjes së opozitës dhe shpëtimi i vetëm i Berishës, është shkuarja e Berishës në shtëpi dhe bashkimi i një opozite pa pushtetin e tij. Vetëm kjo mund ta shpëtojë Berishën nga të mos qenit armik i opozitës dhe së djathtës dhe mund t’i hapë rrugën një lidershipi te ri opozitar.

Nëse ai qëndron dhe shantazhon, ai thjesht do rrisë dhe do forcojë armiqtë e tij në opozitë, që do ta lënë të presë me oturak në dorë . Nuk ka për t’i ardhur kurrë ajo ditë që të vijë ne pushtet. Është më mirë të iki tani që është i zoti t’i lidhë vetë pantallonat e tij.

Thirrja e tij që mbështetësit e Bashës “janë të amnistuar” nëse shkojnë tek “Foltorja”, është një kurth për t’i poshtëruar ata, për t’i “vënë në provë në zgjedhje të lira” drejtuar nga Berisha dhe për t’i nxjerrë në rrugë tanimë me “votën e demokratëve të Foltores”.

E vetmja punë që mund të bëjnë pas kësaj është të futen në “Big Brother Vip” vitin që vjen e të bëhen njerëz popullorë.

Dhe sikleti i fundit që ka Berisha nga 22 marsi, është ai halli i vjetër që ka me SHBA dhe damkosjen e tij si i akuzuar për korrupsion domethënës, minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Sa më e largët të jetë ajo ditë, kur atij do t’i duhet të shpallet “kryetar” i një fraksioni opozitar, aq më mirë është për të djalin e tij me halle, vajzën me dosje në SPAK dhe gruan “shenjtore” që numëron lekët e vjedhura të kalamajve të saj.

Ai në të vërtetë nuk e do atë ditë. Ai shpreson të trembë Lulzim Bashën që ai të largohet dhe pastaj ta përdorë këtë trofe, si standard ndëshkimi për secilin që do guxojë ta tradhtojë më pas. Pavarësisht se vazhdon të thotë që do bëhem vetë kryetar, ai kërkon të emërojë dikë tjetër, por këtë radhë duke i treguar se çfarë mund ta gjejë po ta tradhtojë. Pra të ketë modelin e ndëshkimit të Lulzim Bashës si standard.

Ndaj mos ikja e Lulzim Bashës dhe rritja e një PD-je pa Berishën është i vetmi makth i tij. Ajo i vret dhe standardin e ndëshkimit putinist që ka në mendje, dhe në fund dhe e ndëshkon përjetësisht. Ndaj mos prisni të bëjë Kuvend më 22 mars. Mund t’u thotë harrova t’u them që nuk ishte fjala për këtë vit.

16 komente në “Pse Berisha nuk bën dot Kuvend më 22 mars? ”

  1. I indinjuari! says:

    Sali Berisha nuk eshte as i djathte dhe as i majte. Ai thjeshte eshte nje reaksionar. Ishte reaksionar si komunist, ishte reaksionar edhe si demokrat.
    Ne qender te botes ve vehten e tij dhe si kameleon merr ngjyrat e ambjentit.
    Ne kohen e Enverit ishte komunisti me i devotshem.
    Ne kohen e Ramizit ishte komunisti me besnik i Ramizit.
    Ne kohen e demokracise u be demokrati me i flakte per shkaterrimin e Shqiperise dhe cpifjen e ideollogjise se “Tokes se Xanum”.
    Reaksionar ne orogjine, reaksionar ne gjak, reaksionar do vdese!
    Nga nje ane ndoshta nuk ka faj sepse serbi ja ka zene koken me dere qe kur ishte i ri.
    Thashethemet qe Liria nuk eshte shqiptare nuk ka te beje me Saliun por vetem me femijet e Saliut. Ne shqiptaret jemi budallenj dhe kryebudallenj qe nuk shikojme veprat, por llafet e Saliut. Jemi gati edhe sot kur Amerika e ka degdisur, te vrasim vehten per Saliun. Jo se na dha tokat ne “slkiftereve” te oreve te para te shoqates “Toka e Xanum”, por thjeshte ne jemi tarpa….
    Ne i perkasim beses, por nuk kemi bese. Besen nuk e kemi per atdheun por per Sali spiunin!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke shkruajtur shume. Popull me bisht thuaj dhe kaq.. $7 galloni ketej, ngrihen gomenjte ne kohen me te keqe dhe kerkojne rrevolucjon. Prodhojme nafte thone.. Dhe rafinerine ja e shkaterroj Saliu ne emer te komunizmit si gjithshka tjeter.. 500km me tutje po bombardohen spitalet e femijeve dhe levizje masive e popullates, keta gjeten kohen se sdo shkojne tek kafeneja me benz.. Kur fiton populizmi, pastaj do vijne ceqet e bardha. Ato tanqet e Natos ne Poloni, Lituani, etj etj kufij me Ukraine qe te te ruaj strufen me se levizin ?!?! Sepse asnje shtet Evropjan nuk prodhon nafte.. Njerez me bisht..

  2. Arbëror Epiroti says:

    Po z. Mero. Ke bërë analize të saktë. Shtëpia e lirisë, ose grupi antiamerikan nuk ka fituar ndaj PS-së po e po, por as. ndaj PD-së. Sepse, siç e spjegoni edhe ju. në atë shtepi jane tre subjekte. L:PD-antiamerikane e salës dhe ajo e LSI-së dhe Partia e Nard Nokës. Tjetër saliu kur flet nuk e zë në gojë fitoren e PS-së
    Sipas votave rezulton se të dyja , si PD-ja dhe shtëpia antiamerikane nul kanë marrë më shumë vota se PS-ja. Kjo trehon se sala dhe luli janë humbës . 70% që përmënd sala nuk është ashtu sepse nuk kanë votuar të gjithë zgjechësit në këto zgjedhje. Siç dihet 30 % kanë votuar. Kjo shprehje saliane është nje bllog që u pëlqen oborrtarêve të salës. Nuk jam i varur nga asnjë. Grupim politik sepse nuk jam miop.
    Arbëror Epiroti

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha priti të kishte pesë bashki të fituara.
    Ai me Bashën u ballafaqua në stadium. Përballjen në zgjedhjet e kishte me SHBA.
    Një gjysmgjel ka fituar, tjetrën e ka Meta.
    Garanti i fitoreve shikon se para tij shtrihet fush-beteja me mbishkrimin FUND.

  4. Sami N. says:

    A mer mero, vec ti dhe luli skeni kuptu gje akoma cfare po ndodh. Sepse te dy jeni fundi, te dy jeni dy mosmirenjohesit e Berishes. Ti pa Berishen 91-2005 do ishe nje mender minatori. Luli pa berishen 2005-2022 ndo ishte nje cope perkthyesi. Dhe te dy sot o skeni televizor o ju pelqen te beni snobin. por politika ska snoba, as fallxhore. eshte matematike. dhe matematika thote qe prodhet e tua bashje mevotat e lulit as sot, as mot as kurr sdo jene te barabarta me votat e saliut apo te shkelzenit apo te dhendrrit. merre si te duash ti., apo ju. mqns ppo i mban ison lulit tani.

  5. Koli says:

    Hajde Mero hajde.
    Boll se Le nam mer mashkull se Burre nuk mund te jesh. Ti dhjeu Parashikimet Sala ty dhe sojit tat.

  6. Sabina kurva says:

    Na ke ca karin mero. Te qiu sala, pasi ja more ne goje disa vite. Nese nuk ka bo gjynaf per naj gjo sala, eshte qe te ka qi ty. Sa mo shume ta levdosh lulin qe qi rama, aq me shume karin mren do e kesh prej sales. Pranej, hesht per bashen qe robt mos ta shohin ate qe te ka qi ty si bicim shpetimi.
    Na honksh karin tani.

  7. Sabina kurva says:

    Na ke ca karin mero. Te qiu sala, pasi ja more ne goje disa vite. Nese nuk ka bo gjynaf per naj gjo sala, eshte qe te ka qi ty. Sa mo shume ta levdosh lulin qe qi rama, aq me shume karin mren do e kesh prej sales. Pranej, hesht per bashen qe robt mos ta shohin ate qe te ka qi ty si bicim shpetimi.
    Na honksh karin tani.

    1. Clirim H. says:

      Po mir or Sabina, po turp nuk ke ti? I ndyre deri ne peshtirosje!
      Ti jo vetem qe je i pa cipe, por tregon se kush eshte Saliu dhe kush e mbeshtet ate.
      Me njerez si ty eshte turp te llafosesh. Merre me ment cdo behej, po qe ti do jesh ne drejtim te “togave te zeza” te Sali Trimit!
      Me vjen turp te jem shqiptar, kur shoh se geni yne prodhon dhe plehra te tilla.

      1. ppa says:

        Ia ke thene mire; keta jane ithtaret e Berishes.

      2. xheJ. eN. Bi. says:

        Çlirim H.
        Sabinat ,sa ishte Enverin ,jipnin dhe jetën për të dhe më shumë deshën Nënën Parti se babanë e tyre.Kurse tani më shumë duan Saliun se nën e bab.
        Me këta Saliu do ” lluftojë” Amerikën dhe do ta pushtojë për të shpëtuar nga Non grata.

  8. Akrepi says:

    Z. Mero Saliu nuk mund Te zgjidhet ne asnje forum Te PD dhe as mund Te mledh kuvend se nuk eshte Antar I PD eshte perjashtuar nga kongresi I PD Te ligjeshme me kryetar te ligjshem Z.Lulezim Basha

  9. Sami N. says:

    Ti pa saliun do ishe nje cope gjeologu o qyq, sic do ishte Basha nje cope perkthyesi a kamarieri. Po boll shkruajte, se ska nevoje te shkruash ti q ta urrejme saliun ne. Kur shkruan ti, na shtohen dyshimet madje se mos eshte burre i mire

  10. zgalem says:

    Keto opinione , qe jepen ,poshte analizs se sakte te Meros , jane reale . te tera kunder Sali Berishes . E etiketojne tradhetar , enverist , i korruptuar etj . Jam dakort dhe qendrojne te tera . Qendron edhe fakti , qe Ai , po shkon 80 vjec dhe mosha ben punen e saj . Une do theksoj nje fakt , kunder Saliut . Ky person nuk merr vesh nga puna e organizuar e shtetit . Eshte krejt nul . Ai njef vetem nje shtet tribal , simbas organizimit arkaik kanunor . Le ta leme me nje ane shpitin kriminal dhe hakmarres . Keto jne , por Ai nuk ka asnje ide , mbi punen e organizuar shteterore . Ministrat e tij kane bere qejf . Nuk u ngarkonte pune konkrete . Ata Ministra , qe ishin intelektualke dhe me sens pune , u larguan nga kabineti . Ishin disa ,po un epo permend vetem ish Ministrin e Shendetesise , Sereqin. Saliu as shendetesine nuk drejton . Ai eshte krejt sharlatan . Nuk eshte mire , qe opozita te humbasi kohe , me kufomen politike dhe biollogjike , qe quhet Sali . Lulzimi , ka fituar pertvoje . Njeriu meson dhe nga gabimet . Zgalem

  11. Qytetar i zakonshem says:

    Duke komentuar nga mesi e poshte nuk besoj se do i ndrroni mendjen Mero Bazes . Kot e ndyni gojen (tastieren)…. S’ka dhe lezet komenti nga fillimi ne fund ,mes e poshte…!

  12. rapsodi popullor says:

    Hidhi mor qyqar syte ketej nga Shqiperia,
    te shohesh kudo si ka pllakosur varferia,

    me ato dokrrat me Sal Berishe nuk ushqehet femija,
    perralla me “shtrengoni rripin” tregon Ram mavria ,

    Ka vajtur ku nuk mba me fukaralleku anemban,
    me Lufte ne Ukraine do ta fshehe Rama hajvan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje