Nga Mero Baze
Gjithë grupi i gatshëm i Sali Berishës në TV Klan paska pasur festë mbrëmë, për atë që nuk di pse e quajnë fitore të Berishës ndaj Lulzim Bashës. Punë e tyre.
Por akuza më e rëndë që i paskan bërë Bashës, është se në betejën kundër Berishës e kam mbështetur unë si gazetar. Mu desh ta shikoja emisionin e regjistruar dhe aty mu shfaq Aleksandër Frangaj, që e shpjegonte humbjen e Bashës si androlog, ose shpjeguar pse “Basha nuk ja ngrehte”.
Nuk kam ndonjë gjë për të sqaruar për veten, pasi prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha ka përjashtuar Sali Berishën nga PD, ai ka mbështetjen time të plotë, edhe sikur asgjë të mos bëjë në jetë tani e tutje. Dhe nuk është e thënë se duhet të bëjë patjetër ndonjë heroizëm tjetër, pasi nuk e quaj pak të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm dhe jetik për Shqipërinë, se sa distancimi nga një familje kriminale, e akuzuar për korrupsion domethënës, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë në vend, prej SHBA.
Lulzim Basha nuk do kishte urrejtjen e atyre fytyrave në panel, nëse nuk do ishte distancuar nga Sali Berisha. Nuk do kishte as urrejtjen e Sali Berishës. Do ishte i përkëdheluri i tij dhe i tyre, siç ka qene nga 2005 deri me 2021.
Ata njerëz nuk përfaqësojnë vetveten, por emocionet dhe shkulmat e brendshme të Sali Berishës, ose siç do thoshte Sandri, “të atij që ua ngreh”
Nuk ka ndodh ndonjë operacion sekret dhe as ndonjë konspiracion. Lulzim Basha ka bërë një akt politik të rëndësishëm ne publik dhe shoqëria është pozicionuar. Shumë demokratë dhe bashkëpunëtorë të Berishës kanë vazhduar me Berishën, dhe pak nga ta kanë ngelur me Lulzim Bashën. Unë nuk kam ngelur me Lulzim Bashën, se unë kam betejën time me Berishën, edhe sikur Lulzim Basha të vazhdonte pas 9 shtatorit me Sali Berishën.
Unë jam larguar nga Sali Berisha sapo ai ka ardhur në pushtet, me 2005, me një ndjenjë gëzimi dhe çlirimi që nuk do mbështesja më tej një familje hajdutësh dhe një vrasës. Gëzimi me të cilin kam ikur prej tyre, më mjafton të jem i gëzuar gjithë jetën. E kam bërë këtë kur ishte në kulmin e pushtetit, kur ka tentuar të më vrasë, duke hedhur makina ne erë dhe duke nxjerrë banditë rrugëve, dhe s’kam pse të ndjehem i dëshpëruar tani, kur ai ka mbetur si qen rrugëve, duke u justifikuar para shqiptarëve, që nuk e ka gruan hajdute, nuk e ka vajzën hajdute, dhe nuk e ka djalin hajdut e vrasës.
Është kjo arsyeja që çdokush pas meje që është larguar nga Sali Berisha, ka pasur mbështetjen time pa kushte dhe pa marrëveshje personale me të. Lulzim Basha është një prej tyre dhe do ta ketë mbështetjen time derisa ai të rezistojë si një figurë politike kundër Sali Berishës, qoftë dhe i vetëm.
Në politikë nuk vlejnë aq shumë numrat që ke në një ditë të caktuar, nëse nuk ke parime. Është më mirë të ruash një parim dhe të bësh numrat për të, se sa të shkosh pas numrave dhe të ndryshosh çdo ditë nga një parim. Si paneli i TV Klanit.
Për mua nuk ka asnjë rëndësi nëse Bashës i kërkojnë llogari për rezultatin, e shantazhojnë, e braktisin apo i qëndrojnë pranë. Vendimin për t’u distancuar nga Sali Berisha e ka marrë Lulzim Basha dhe detyrimin për të qëndruar në krye të frontit anti–Berishë brenda Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha. Të tjerët janë të lirë të rrijnë me të apo të ikin. Secili bën zgjedhjet e veta, por pasuria e vetme që PD ka sot është pikërisht çlirimi nga miti i Sali Berishës, dhe vjetërsia më e madhe që ka, si një kancer ne trupin e saj, që nuk do ta lërë kurrë të ngrejë kokë, është Sali Berisha.
Ai është një qenie primitive që vuan nga instinktet e incestit dhe kënaqësia e vetme që ka është përdhunimi i shtëpisë së vet. Ndaj ndjehet i gëzuar se po përdhunon PD, ose siç do ta thoshte andrologu Frangaj, “i ngrehet nga PD”, pasi do të vdesë bashkë me të.
Është kjo arsyeja që nuk më emocionoi sulmi i panelit të Sali Berishës në TV Klan, por më shqetësoi gënjeshtra, se fakti që unë e mbështes Lulzim Bashën në betejën kundër Berishës, ata me ligësi e paraqesin si mbështetje të Edi Ramës per Lulzim Bashen. Në fakt, ata hanë dreka e darka me Edi Ramën, ndajnë dhe privilegje me të, por në publik duan të duken opozitarë.
Nuk janë të tillë. Ka plotë gazetarë kurajozë opozitarë Shqipëria sot. Të drejtë apo të padrejtë, profesionistë apo amatorë, ka plotë prej tyre që luftojnë me shpirt kundër Edi Ramës. Këta luftojnë me shpirt vetëm për sasinë e parave që i marrin Edi Ramës dhe të tjerëve.
Unë dhe Edi Rama nuk jemi në një gjatësi vale në raport me Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kundërshtar politik dhe e do sa më të dobët, kurse unë nuk e kam armik apo kundërshtar, por e shikoj si një aleat kundër Sali Berishës dhe e dua sa më te fortë, qoftë dhe vetëm.
Sa i takon asaj se ke ndihmon pushteti në këtë betejë, mjafton të shikosh panelin e TV Klanit, që janë ura e lidhjes së pushtetit Edi Rames, me Sali Berishën.
Andrologu Aleksandër Frangaj, është aleat i Edi Ramës dhe Sali Berishës njëkohësisht, bashkë me të punësuarit e vet. Andrologu Frangaj është përfitues i favoreve të frikshme qeveritare nga Edi Rama, të cilat janë përdorur në luftë kundër Lulzim Bashës.
Andrologu “që nuk ja ngreh Lulzim Basha”, në fakt është ai që i bën “goj…” Edi Ramës për tenderat e Dhërmiut dhe biznesmenëve ushtarë të tij, me të cilët ndan pronat e grabitura te Dhërmiut, duke përdorur projektin e Bankës Botërore, për të parablerë pronat që kanë rikonstruktuar me lekë të programit qeveritar dhe tenderët për rrugë dhe punë publike në zonë që kanë rregulluar infrastrukturën e bizneseve të tyre, që praktikisht i ka bërë milionerë.
Nëse ka një çështje ku SPAK duhet të hetojë, është rikonstruksioni i Dhërmiut, ku biznesmenit të andrologut Frangaj, ju prezantua plani i Qeverisë për rikonstruksion të Dhërmiut, ju premtua tenderi dhe ai parableu në mënyrë të dyshimtë dhjetëra shtëpi fshatarësh të dëshpëruar, për t’i rregulluar me paratë e shtetit dhe për t’ua kthyer pastaj një pjesë si dhuratë panelistëve të Klanit. Shpresoj të kujtohen një ditë, pa u trembur se u troket andrologu Frangaj në derë.
Të njëjtën klientelë biznesi e ka përdorur dhe në Lezhë e në Tiranë, duke qenë sekser i tenderave të tyre, pranë Edi Ramës. Ai që “ka problem me ngrehjen kur shikon Lulzim Bashën”, lëngëzon menjëherë para Edi Ramës për t’u pasuruar dhe për ta përdorur këtë fuqi nga biznesi në favor të Sali Berishs, kundër Lulzim Bashës. Njësoj si i biri i Sali Berishës nga ana tjetër.
Ky po që është një argument pse me paratë e pushtetit të Ramës, fiton Sali Berisha dhe humbet Lulzim Basha, por jo e kundërta. Fakti që unë mbështes Lulzim Bashën, nuk më bën njeri të pëlqyer në Qeveri, madje as në Partinë Socialiste, ku shumica e ekipit drejtues me thënë të drejtën janë me Sali Berishën, nga hallet të ngjashme që presin në të ardhmen.
Por unë pa dyshim që u jam mirënjohës socialistëve që isha aleat me ta për ta nxjerrë Sali Berishën nga zyrat e shtetit në rrugë, aty ku endet sot duke kuisur si qen i rrahur.
Nga ana tjetër, nuk jam i shqetësuar sa i fortë është Lulzim Basha kundër Sali Berishs. Më 9 shtator dhe më 8 janar ishte shumë i fortë. Më 6 mars ishte i dobët se i kishte të gjithë kundër. Nuk e di si do të jetë pas një viti, por mua më mjafton të mos jetë me Sali Berishën. Kjo në Shqipëri është sistem vlerash. Ai paneli i Klanit është sistem plehrash. Nga ata të fisit të Sandrit, që kujdesen për landfillin e Sharrës.
Germo Tare germo
Mero
E more ne qafe Astrit Patozin
E more ne qafe Hajdareshen
Pastaj Lym Murizin
Kete rradhe ishte rradha e lulkes.
Po vazhdove ta mbeshtetesh , rrezik se nuk do votoje me veten, se i dyte ne Shqiperi ta votoje lulken nuk gjendet.
Mero propaganda funksionon vetem ,per delenxhinjte.
Per njerzit e lire ,propaganda ben efektin e kundert.
Mero ka shume te drejte.Ne fund te fundit Basha sado i kqe dhe i paaft qe eshte por nje veprim shume te guximshem e ka bere,perjashtoi Sali Berishen nga PD-ke dhe bravo i qoft se perjashtoi nje kriminel,nje mashtrues.Sali Berisha sot meqe i jane prekur interesat e tij,ka mare kazmen dhe po prish te gjitha ato qe ka ndertuar keq vete. Po i ve kazmen PD-ke se e shikon qe po i vjen mortja, ai eshte i mbaruar.
Mero!
Nuk kam cte them.Nuk me ke lene asnje hapesire te shtoj dicka kunder kesaj kolere,qe kemi 32 vjet qe po e vuajme.
NE SHQIPTARET PA DALLIM FEJE KRAHINE DHE IDEJE.
Hahaaa… fiks germim
Po pavaresisht se shumica e komentuesve merren me Sandrin, gropa qe hapi Mero tregon me shume per pislleqet e pushtetit te Rames, manaxhimin mafioz te tenderave dhe favorizimet ne zonat me interes.
Merruni me Sandrin ju, se si i ben gojore nje here Saliut dhe nje here Rames, nderkohe qe pronaret e karit (qe lepin Sandri) sillen haptazi si mbreter mesjetare.
Faj ka vetem prostituta dmth, jo tutori
Nuk ndalet humnera ku po bie Shqiperia vetem me mballoma!
Ne se Sali Berisha sot i ben karshillek shumices se shqiptareve pas 31 vjetesh qe i percau,gjakosi,i grabiti,u vrau shpresen se ky vend do behet i jetueshem per shqiptaret si gjithe Europa dhe SHBA,fajin e ka vecanerisht antaresia kuinslinge e PS ,qe ka ulur koken para nje diktatori si Edi Rama,we duhet t’i kishte plotesuar me kohe dosjen gjyqesore Berishes duke e cuar para drejtesise!
Eshte pikerisht Rama qe ka vrare demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi,sa shqiptaret nuk kane me asnje mbeshtetje prandaj ikin nga ky vend!
Shqiperia tani eshte vetem vendlindja e shqiptareve,por jo shteti i tyre!
Se Shqiperia si shtet,si prone eshte e Edi Rames dhe antishqiptareve te tjere si ai,prandaj Sali Berisha belbezon!
Berisha ka akoma mbeshtetje te madhe tek te djathtet,jo se e duan ate politikisht,por thjesht se nuk shohin tek Edi Rama dhe PS-ja qe t’u siguroje nje kothere buke per te jetuar!
Sot duhet te jesh militant i PS-se,patronazhist ,oligark,etj,qe te perfitosh nga pushteti i diktatorit Rama!
Mos u merrni kot me Berishen,se ai eshte i vdekur politikisht,por merruni me shkaqet pse Berisha guxon dhe i kundervihet SHBA-ve,se per shqiptaret as qe i ka ne refene!
Per mua fatkeqesia me e madhe e shqiptareve eshte Edi Rama,qe ka cuar ne KOMA PS-ne duke e katandisur njelloj si dikur ASAMBLEA TRADHETARE E M.FRASHERIT ballisto-nazist!
Bravo Mero Baze, je i madh ne argumentet e tua.
Nuk i heq asnjë pike e presje per çka shkruani.
Je një gazetar me integritet qe ben detyrën shenjte te gazetarit.
Pa kompromis me te gjithë pushtetarët apo hajdute e kriminele qe e kane çuar popullin shqiptar drejt një “vdekje klinike”.
Te uroj nga larg me te mirën per juve dhe familjen tuaj. Tung nga USA.
Sqarim:
Vertino! Ndaj plotesisht me ty te njejtin opinion per Mero Bazen si nje gazetar me integritet qe ben shume mire detyren e shenjte te gazetarit. Por, nuk jam dakord me ate qe shkruan se eshte gazetar qe lufton “…pa kompromis me te gjithe pushtetaret”, sepse bie ne kundershtim me te qenit gazetar me integritet, (si mund te quhet i tille nje gazetar qe i ka ne shenjester pushtetaret, pavaresisht veprimeve te tyre, pozitive apo kriminale?). Per mendimin tim Mero Baze nuk i sulmon pushtetaret nqs ata nuk bejne akte hajduterie dhe kriminale, siç bejne gazetaret dhe megafonet qe u sherbejne Saliut, Ilirit apo Lulzimit.
Frangaj, nje hajdut! Si u be pronar i tv klan? Po si e grabiti kinostudjon? Sh i lezeçem eshte Shkullaku??? Tamam CJAP. Kete treshe e plotson mire fare Fevziu, (Shreku) Mer njerin e perplas te tjetri??? Llogarit kur te duket i mire Preçi??? ( spiun i sigurimit shtetit dhe i UDB)
Sander Sigurimsi
Mero je i madh.Unë mendoj se pas disa muajsh Sandër Andrologut s’do i ngrihet më ,po fare fare,edhe për gojore që do me bë,do e refuzojnë të gjithë edhe Saliu edhe Rama nuk dij nese do pranojë Luli ,për tu hakmarrë a mbase i kërkon ndonjë stil tjetër.hahaha.
Frangaj eshte tipik bythlepires sa qe per lek edhe ne qofte se rama do refuzonte tia jepte franges ne goje
Ky I fundit (frangaj) do kembengulte qe po nuk do gojore do ti thoshte fute ne byth time, e ne qofte se rama do refuzonte dhe bythen frangaj do pranonte dhe vrimat ne vesh , hunde sqetulla etj ….
Nje keshille per meron
Sa per saliun mbaja pushken ndezur ne editoriale
Sa per lulin, distancohu dhe lere PD Te bej zgjedhje te reja pa qene sali kurva kandidat
Nuk te rriten vlerat te mbrosh nje tradhtar (deti) dhe pas cdo humbje lufta sapo ka filluar
Mos u be lolo I politikes qofte majtas qofte djathtas
Po ai kopjaci (gojoristi) im ku ka vajte sot!
Bravo Mero!
E paska mprehur mire pallen, pardon, penen sot.
Bravo Mero , gjithe ai panel me perjashtim te Precit e Batonit jane plehraaaaa. Basha duhet te inkurajohet. Ai mori 14% qe si fraksion asnje qe ka ka ikur nga Berisha si ka marre. Por mllefi I ketyre plehrave duhet pare me shume si Karshillek kunder Amerikes e cila me reformen ne drejtesi jua ka prishur gjumin.
Te vinte per te vjell kur shikoje frangajn dhe majmunin shkullaku qe eksitohej se sali krimineli ka fituar Shkodren servile te kohes enverit qe jane bere antikomunist por i lepihen komunistit me te ndyre sali.
Perfekt !
Ta vinte me Vjelle kur i shihje ata Androloqet si jargaviteshin…
Mjere ky Vend !
Saravangllavinglla
Po me shum per te vjell esht kur shof GD dhe Salianusin qe i bejn gjyq bashes hahaha kto 2 kurva te ndyra.
Meroo…te fala Braves dhe Kimetes :))
Me I pa durueshëm ishte mbrëmë ai mjekër cjapi që kishte Frangaj në krah.
Respekte për Precin dhe Batonin.
Mua me ben pershtypje nje gje: pse Edi Rama nuk i ben me te fala Sandrit? Dhe dyta se si Frangaj i burgosur nga Berisha eshte mbrojtesi mei madh i ketij krimineli.
Pena top per te qelluar felliqesirat qe jetojne vetem per para. Bravo Mero qe me cdo shkrim ndricon mendjen e lexuesve.
Bravo…..!!!!!!
Se pari, dihet nga te gjithe se Sali Berisha eshte personifikimi i hajdutit, arrogantit, mafiozit dhe vrasesit. Nuk besoj se ka patur ne historine e njerezimit njeri me te ndyre nga ai. Pare nga ky kendveshtrim, perjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD eshte nje veprim absolutisht i drejte i Bashes dhe per kete ju, z. Mero keni shume te drejte ta mbeshtesni. Por, mendoj qe vetem kaq dhe asgje me teper. Mbeshtetja juaj prej disa muajesh e tij nuk mund te justifikohet vetem per kete fakt. Pse? Sepse ai eshte produkt i Sali kriminelit, me te tera veset e ndyra te tij, hajdut dhe pis si ai. Kur ju e mbeshtesni ate, do te thote qe njerezit duhet te shkojne pas tij, do me thene nuk ka rendesi se eshte nje cope bajge si Berisha, por vetem se tani eshte ‘gjoja’ anti Berisha. Ai, Basha, e ngriti shume me lart Berishen para shqiptareve duke thene qe ai eshte parajsa jone, por une detyrohem ta perze nga USA, duke lene te kuptohet se ata te bejne varrin po s’degjove. Kjo do te thote qe ky trimi yt ben direct atak ne USA duke qene dakort me Salen. Pra, ne se ju jeni me te drejte kundershtar i Berishes, patjeter duhet te jeni edhe kundershtar i kelyshit te tij, Basha. Nuk eshte e vlefeshme te zgjatemi me tej, por une mendoj se duhet ta shikosh problemin ne kete prizem: Kur grinden dy qen njeri me tjetrin, mund te anosh pak nga njeri, por jo te behesh tifoz me te. Mos harro se dhembet e ketij qenit qe ju preferoni, mund tu kafshojne edhe ju e te gjithe te tjeret me vone.
Saliu, meta dhe mafia mediatike janë në delirë sepse simbas tyre në zgjedhje humbi njeriu që shba mendoj të zbatonte reformën në drejtësi ! Ata nuk hidhërohen pse rama i stërkonsumuar nga 20 e kusur vite mes lekut e korrupsionit në qeverrisje fiton prap bindshëm , pa fushat dhe duke tallur topet me kët palo opozitë ! Ata nuk i trëmb rama ! Ai është një nga ata ! Edhe më i zoti se ata ! Rama është nga ato kurva që e çon amerikën në 700 çezma dhe si jep ujë ! Por Nongratat iu trëmbën bashës sepse ai është i “përdorshëm” si plastelina ! Ai është budalla! Të godet ! A nuk e dha provën kur goditi në kokë gjarpërin pse i tha amerika ! Ja pse Basha i trëmbi të gjithë ! Prandaj ka festë majtas-djathtas ! Shpëtuan!
Bravo MERO
Z Mero ,Luli ka qene bashkepuntori me I ngushte I saliut per 15 vite .Si I tille ai ka qene deshmitar I shume akteve kriminale dhe korruptive te kesaj qeverisje si gerdeci ,21 janari ,rruga e kombit etj etj.Nese ai eshte distancuar realisht nga saliu duhet te denoncoje ligjerisht dhe publikisht te gjitha ngjarjet kriminale qe ka pare.Ne te kundert tregon qe eshte vecse nje leve ne duart e non grates.
Te ndahesh
nga e keqja kombetare
e stivosur nder vite
eshte kuraj e madhe.
Dhe kete kuraj
e pati Basha kur
u pozicionua
ne krah te vendit te tij
dhe aleatit tone te vyer SHBA.
Vlera
ne krahun
e ketij te fundit
eshte shume domethenese
ne keto dite lufte
ne Ukrahine.
E cuditeshme
dhe shume e trishte
kur nje pjese e pakte e popullit
nuk shikon
me larg se hunda e tij
dhe voton
nje kandidat
te plakut ne hall.
Ne si popull
gjithmone I japim shpesh
shance te keqes
dhe kerkojme
te bashkejetojme me te.
Prandaj jemi
populli me fatkeq I
ckyer me katersh.
Shume deputete ne PD
akoma nuk kane guzimin
ta shohin Saliun
ne sy
pa le te bejne ate
qe beri Basha.
Sa per andrologun e Klanit
me kujtohet
se si ja mori me shkresa
TV Marsel Skendos
milionerit te pare shqiptare, vazhdoj
me grabitjen e kinostudios
e shume me shume
se c’thuhet ne editorial.
Kur lexoj disa komentues copa injorantesh mendoj qe ne si popull meritojm kete qeveri kriminelesh e hajdutesh qe na drejton.
Meritojm edhe keta politikan qe kemi.
Plehrat komentues te ngopur me nga nje pjate fasule kenaqesin me te madhe kane kur shajne Berishen.
Fatkeqesisht. pushtohet e zhduket Ukraina.
Taulant je kokra e trapit
Je i paguar i foltores se komunistit Berrisha
Je kokra e legenit
Taulant ! Ti je populli dhe perfaqeson dhe mua? Shko ne breket e Saliut se atje eshte populli yt!
Sali robqiri dhe kurvat e tij
Bravo
Akti i Bashes me 9 shtator, per perjashtimin e Non grata and family eshte ne fakt fillimi i vertete i Bashes.
Eshte mbeshtetje per forcimin e Miqesise me ShBA dhe nje goditje e tmershme per Sander Klanin, Bledi varileshte, analistet pa moral, N.Lesin, I’M and kompani, por ka prekur edhe Ramen. Prandaj Basha mekatar, pa personalitet, nuk mund te hiqet tani.
Mungese uleritse e morality qendron ne faktin se nese Basha nuk do te kishte perjashtuar Berishen, mbrem do ishte nje mbreme ku do argumentonin shit-blerjen e votave nga PS. Sandri u be mashtrues dhe hipokrit pa moral qe kur Berisha e futi brenda 2 muaj ne vitin e larger 94 apo 95. Njelloj si I’M.
Mero, shqiptaret u jane shume mirenjohe Ju, per shkrimet e vazhdueshme, qe jane nje analize e thelle, e gjithaneshme dhe e ndershme qe Ju i beni situates ne Shqiperi, ne te gjitha planet, por ne menyre te veçante pasqyrimin real e te frikshem njekohesisht te pisllekut qe luhet mes politikes dhe mediave te rrezikshme ne sherim te grupev e te organizuara kriminale qe heqin zvarre kete popull prej 30 vjetesh.
Dakort me ju o Mero….e keqja me e madhe e ketij vendi eshte Berisha, pastaj keto vemje mediatike te dhjamosur nga milionat e korrupsionit pa asnje lloj morali njerezor dhe profesional.
Te lumte Mero
O Mero e ke humbur qehtesin ke shkruar nen efektin e urrejtjes ndaj Berrishes dhe eshte legjitime .
Pyetje eshte e thjeshte ju perkrahni Bashen si kundershtare te Berrishes apo je mbeshtetes i ideollogjise se Bashes .
Nese do te godasesh Berrishen nepermjet Bashes bravo nese e mbeshte si politikane eshte turpe pasi Basha eshte Tommaso Bruschetta bashpuntore i Sali Berrishes allias Toto Rino.
Mero, desha te beja nje koment edhe une i zogu ne fluturim, por ti nuk ke lene gje per te thene; biles kisha per te te bere dhe ty nje kritike si perkrahes i Sali Karaxhiçit dikur, por ti prape je shprehur dhe me lé pa e thene. Desha te te shtoja pak gjera qe mund te jene dhe bajate. Do te lutesha qe ne kete shkrim te kishe futur dhe ndonje video si ajo kur Sali Karaxhiçi rrahu dhe futi ne burg Aleksander Frangaj dhe Martin Leka, nuk e di ku ka perfunduar ky i fundit, rron apo jo se dhe covidi ka bere punen e tij. Dhe ndonje video te Kinostudios “Shqiperia e Re” me Frangaj. Dhe pastaj ta kujtoje Arben Krajen a kush eshte atje ne krye te prokurorise se tani edhe ata jane bere bythe e breke me qeverine dhe Saliun . REEforma ne drejtesi! Himara i ka kenduar Shqiperise, Bregut, malit e fushes qe nga Neço Muka e me perpara, por vargjet qe kane ngelur per tu perseritur sot se u erdhi prape koha e bejne me tragjike se atomi Putnit jeten e shqiptareve te vertete: Haj me det, dynja e shkrete; ç’me farmakose te zine; por si ujet shkojne vjet; me vaj e me ulurime; ne vdeksha me te vertete; per ty do le porosine; varrin te ma besh ne koshte ; e te ma rrethosh me drize.. dhe i kam shtuar dy vargje une, Mero: dhe te vishe ndonjehere; e, mos te leshoshe psheretime. Te faleminderit per hapsiren publike qe ke krijuar!
Ne shenje si gjithmon bravo Mero.⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
?Kulak armik i popullit jam qe 1945, por kure nuk kam pasur respekt dhe besim,per ujkun e vjeter,ndaj si gjithmon politikisht jame pajtohem totalish me Ju.
Mjer vocraket ne mendje qe sarin te kujtojne cpo ndoth sot ne te vertet.
Urime per shkrimin ideal Mero !
Une mendoj se Frengaj, Fejziu dhe Shurraku bejne zhurrmuesin per te minimizuar fitoren e Edi Rames ne 5 bashki ku cdo kandidat fitoj me mbi 65 % te votave duke zgerlaqur Saliun dhe Lulin bashke , vertetoj se 25 prilli 2021 ishte nje fitore e merituar dhe brilante e PS dhe bie poshte e gjithe propoganda e demokrateve per vjedhjen e votave , etj, etj.
I drejtë si e vërteta dhe i hidhur si e vërteta.
I shkelqyer ne argumente ,bravo Mero je dinjitoz dhe vlere e gazetarise.????
Bravo Baze, me ne fund me binde me faktet e tua te pakundeshtueshme qe fajin per cdo gje ne memedhe e ka Saliu. Megjithese ka nente vjet ne shtepi , e keqja e shkaktuar nga ai esht aq e pamase sa ka mbushur shpirtin tuaj me vrer, nje vrer aq i ndyre sa qelb akoma mendjet e gojet tuaja. Mbajeni Ramen, Lulushin che vazhdoni eksitohuni me vrerin tuaj. Shqiptaret meritojne te jene aty ku jane, ne hale. Jo te gjithe, jo. Po plehrat, hajdutet, spiunet, tradhtaret dhe injorantet. Mos harroni, mbani gjithmone ne gojet tuaja Saliun se ndoshta nxirrni koken nga haleja.
P.s u mundova te shprehem pa fjale te ndyra po nuk ia dola dot.
Është pak,gati 10% e bashkive të humbura, për të shpërthyer pakënaqësia e fshehur !
Në këto zgjidhje të pjesshme fajtori është jopërcaktues në rezultatin përfundimtar.
PD ka humbur si rezultat i deformimit politik të sistemit, paturpësisht mbron ose ofendon individ.
Për Bashën zgjedhjet që e mbajnë ose e largojnë nga pushteti janë ato për deputetë e ardhshëm.
PD mund të fitoj ose të zbresë në kufirin e LSI, në 3-4%.
Wowww, i madh je. Prandaj je gjithmone i pashtershem dhe i lexueshem, se je i lire dhe i vertete!
Faleminderit!
Aleksandrit ka vite qe nuk i ngrefet Saliu nuk i punon qekur u pushtua cekosllavakia
MM… Berrisha eshte shkope i zhytur ne mut kudo qe ta kapesh te bene pise edhe komenti jot eshte i gjithe mut .
Te maresh ne mbrojtje nje kriminele si Sali Berrisha ose je i paditur ose je antishqiptare preferoje te jesh i paditur ..
Fatkeqesi kombetare qe nje pjes e votuseve mbeshtesin me vote, dy mashtrus, vrases , matrapaz , shkaterus te demokracis, e drejtesis, Berishen dhe Meten , kata antishqiptare dhe anti amerikan te betuar.
Sa per servilin Frangaj, mjafton te permendim dhjetra e qinra milon Ero troje dhe objekte , sic esht dhenja, thuajse fales e gjysmes te ish kinostudjos nga krimineli Berisha, plus pronave e trojeve qe ka perfituar si servil e mafjoz i pushteteve qe esht, ka perfituar e perfiton nga pasuria Kombetrae. Ndersa per bythelepiresin qe i mbante ison padronit Frangaj kunder Bashes e pro Berishes, vec injorimit dhe perbuzjes skemi cti themi tjeter.
Duke te uruar shentet dhe jete te gjate dhe gezime famijare zoti Mero Baze, te urojme ; Tu befte pena top , per tua cjet masken ketyre maskarenjeve qe po e mbajne peng shqieperin dhe shqiptaret kane 31 vjet.
E keni vene re Sander mavrrine qysh ngref zerin dhe dhe bertet qe tua mbush mendjen t’tjereve qe eshte i guximshem. Pikerisht ketu qendron dobesia e ketij reptili qe nuk la pushtetar pa ja marr ne goje. Ky tip personifikon njeriun me veset me te keqia qe ka “zbulu” qenja njerezore.
Spaku te shofe dokumentat qe Edi drama dhe Shale Berisha kane firmosur per grabitjen e aneksit te stadiumit Qemal Stafa duke ja dhene peshqesh Sander barktharit dhe Manes. E thene kjo, pushteti i sherben Frrangalles dhe Frangalla pushtetit. Luksin me te madh e kishte me Berishen qe lejonte Frangajn dhe Fevziun te vidhnin pa kufi. Prandaj Frangalla e kujton me nostalgji kohen e hale Berishes si kohen e arte te hajdutllikut pa kufi
Z.Mero Baze, shkrimit tuaj nuk mundem ti shtoj apo ti heq asnjë germë. Një shkrim i drejtë, i vertetë dhe patriotik. Perpara jush z.Baze, dhe perpara shumë gazetarve dhe moderatorve të mediave Shqiptare, ndodhen dy çati të shtepive të jetës, ku nën njërën nga keto çati, keta gazetarë duhet të jetojnë. I gjithë populli Shqiptar, edhe një person qorr apo shurdh, ka konstatuar dhe konstaton që ju z.Mero Baze, keni zgjedhur çatinë e popullit dhe kombit Shqipatar. Kurse shumë gazetarë dhe moderatorë të tjerë, kanë zgjedhur të hanë dhe të flejnë nën çatinë e shtepisë Serbo-Greke, ku interesi dhe damari patriotik Shqiptar nuk ekziston për ta. Për qindra vite, në historinë e gazetarisë Shqiptare, ju z.Mero Baze do kujtoheni si një gazetar i ndershem, trim dhe patriot, që nuk e keni shitur nderin tuaj dhe të familjes tuaj, për një copë byreku me lakra dhe 500 lekë të zhubrosura droge, që kanë tentuar dhe tentojnë t’ju blejnë agjensia e udb-së në Shqiperi me Sali spihun hajdut Berishen në krye.
Mero. Sandri është i poshtër po aq sa Saliu, por që ti e i ke mbështetur mediatikisht Bashën kundër Saliut, këtë e dinë gjithë shqiptarët. E dyta. Nëse këmbëngul se Basha zboi Saliun nga PD, gënjen hapur se Saliun e zboi Amerika, se po të ishte për Bashën, do ta kishe prap aty, siç është në fakt, pavarësisht jashtë grupit të fraksionit Lul. Ti mbështete Lulin, po deshe merre dhe në shpi, por ndërsa Saliu një do të përfundojë në burg, Basha do të mbetët një dështak i përjtshëm, i paaftë dhe derdimen.
Ti mire ben qe ja mbeshtet lulit por ate po e braktisin te gjithe
Jam shume dakort me llogjiken e Meros ne kete shkrim. Edhe une jam nje nga ata qe e konsideroj perjashtimin e Sali Berishes nga PD si nje kontribut te pacmuar nga Lulezim Basha. Do me pelqeje qe ai te mos dorezohet. Cfare thone gjoja deputetet e tij qe e rrethojne dhe e tradhetojne dhjetra here ne dite, edhe ata jane si plehrat e sharres. Nje parti nuk duhet te luftoje te beje numra dhe votues por te ndertoje ide e parime. E drejta dhe e verteta nuk jane eskluzivitete te shumices. Basha eshte vendosur kunder Berishes dhe ky eshte kahu i duhur i historise. Le te qendroje.
Luli do te mbahet mend, vetem per veprimin me pergjegjesi personale qe mori kur perjashtoi Saliun nga grupi parlamentar.
Aktualisht , nuk duhet te dorezohet dhe te dorezoi PD-ne ,nuk duhet te bjere ne kurthin e ngritur nga Sali-Likja. Zgjedhjet e pjeseshme vendore nuk jane test per PD-ne. PD-ja nuk mund te ishte ne gare me nje koalicion te quajtur “shtepi e lirise”.
Mero Baze; -Vazhdo te qendrosh ne majen e Golikut , ndiqe prej andej betejen , ajo s’ka mbaruar!
Do me pelqente me shume ngref se sa ngreh….