Kakofonia rreth “ikjes” së Bashës 

13 Mars 2022, 20:20Editorial TEMA
Kakofonia rreth “ikjes” së Bashës 

Nga Mero Baze 

Sali Berisha po nxit në opinion një kakofoni rreth ikjes së Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Dhe nuk po e bën këtë në mënyrë direkte, në kuptimin e “njerëzve të tij” brenda PD, por duke përdorur paqartësinë e tyre për mënyrën se si po përballen me Lulzim Bashën. 

Dhe kjo paqartësi ka disa pamje të saj. 

Pamja e parë është rezultati i 6 Marsit dhe “revolta” ndaj tij. Nuk e kuptoj çfarë prisnin deputetët e PD nga 6 Marsi, sidomos ata deputetë që morën pjesë vetë në fushatë. Nëse ata vërtetë kanë besuar që fitojnë më 6 Mars, atëherë ose nuk janë politikanë, ose janë politikanë qesharakë. 6 Marsi është një eksperiment i pilotuar i Ilir Metës dhe Sali Berishës, pikërisht për këtë situatë. Ata e njohin mirë terrenin politik në ato zona ku u bënë zgjedhjet, dhe thjesht kishin rastin të tregonin një epërsi politike në bazë ndaj Lulzim Bashës në katër bashki. Nëse këta deputetët e revoltuar kanë menduar që e mundin Berishën e Metën së bashku në këto katër bashki ku dolën të dytët, atëherë nuk janë kuaj beteje dhe mund t’i bëjnë gjëmën në betejën e radhës, pasi minimumi nuk lexojnë dot elektoratin e tyre, por lexojnë statuset e tyre në Facebook. 

Pamja e dytë e paqartë në këtë përballje është të marrurit e një pozicioni diktues ndërkohë që janë humbës. Teza e disa deputetëve që duhet të ikë dhe Berisha dhe Basha, në fakt për njerëzit që kuptojnë politikë, është tezë që lexohet “duhet të ik vetëm Basha”, pasi Berisha nuk varet nga ata. Berisha ka parti tjetër, mbështetës të tjerë dhe rregulla të tjera loje në Shtëpinë e Lirisë. Këta duhet të flasin vetëm për gjërat që kanë ata në dorë, jo për gjërat që ka Berisha se gjërat që ka Berisha në dorë nuk ua fal këtyre. 

Këta, nëse duan të heqin Lulzim Bashën, le ta bëjnë atë luftë dhe ta heqin nëse munden, por kjo është luftë brenda PD, jo luftë që zhvillohet në tokë të ndërmjetme mes PD e Foltores, pasi aty, ata nuk janë askush. 

Tabloja e tretë e paqartë, është fabula e bashkimit të PD. Ata që thonë se PD nëse bashkohet me Berishën bëhet më e fortë, gënjejnë veten. Ashtu si është ndarë PD dhe për arsyen që është ndarë, çdo bashkim PD e bën më të vogël. Bashkimi me Berishën, zhduk nga elektorati i PD frymën antiberishë që tashmë është shumë e konsoliduar, edhe sikur të marresh rezultatin e 6 Marsit. Plus kësaj, në një përballje elektorale, kësaj fryme mund t’i bashkohet lehtësisht elektorati gri që nuk shkel në derë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ta bashkosh këtë PD me Berishën, do të thotë thjesht ta asgjësosh, jo të shtosh Berishën, ndërkohë që ai ka vetëm 31 përqind të elektoratit të PD. Pjesa tjetër abstenon të jetë me të, dhe një pjesë është me Bashën. Shumica e elektoratit opozitar nuk është ai elektorat që pret Berishën, por ai elektorat që pret një lidership të ri opozitar apo një federatë opozitare. “Bashkimi” i duhet vetëm Berishës për të mbijetuar si pakicë, por kurrë për të fituar. Për të fituar duhet një spektër i ri opozitar, më i gjerë se Basha, parti te tjera të reja antiberishë që të marrin elektoratin bojkotues të opozitës, që është shumica reale e 6 marsit. 

Tabloja e fundit e paqartë, është vizoni për të ardhmen e opozitës të cilën Berisha po përpiqet ta lidhë me fatin e tij. E ardhmja e opozitës si shumicë politike në vend, tani nuk është më në dore të Berishës, por të antiberishëve dhe shtresës gri të shoqërisë shqiptare. Lulzim Basha tanime është sinonim i kësaj fryme, dhe është udhëheqësi i parë i PD që ka bërë një gjest institucional duke përjashtuar Berishën dhe duke futur në statutin e PD një nen që ndalon persona “non grata” të jenë në PD. Ai nen e ka pushkatuar përjetësisht Sali Berishën në PD. Kontestatorët e Lulzim Bashës mund ta konkurrojnë Lulzim Bashën si antiberishë më të fortë dhe më radikal, por jo si delfinë të Berishës. Lulzim Basha nuk është duke konkurruar me ata që duan të bashkohen me Berishën, por ata që janë të qartë që me atë nuk ka të ardhme. Vetëm në këtë fushë ai duhet të pranoje konkurrencë dhe garë të lirë.  

Janë pikërisht këto paqartësi që janë kthyer në llogje kafenesh nëpër Tiranë, që krijojnë një kakofoni sikur të gjithë aty në PD duan të ikë Lulzim Basha. E vetmja mënyrë përballje me Lulzim Bashën është të konkurohet se si PD të shpëtojë përjetësisht nga Sali Berisha dhe se si ajo të bëhet parti e vlerave qytetare dhe demokratike, duke tërhequr fluksin antiberishë të shoqërisë dhe shtresën gri të lodhur nga e majta në pushtet. Shkuarja tek Berisha apo loja sikur duan t’i vënë kushte Berishës, nuk është një garë në të cilën Basha duhet të marrë pjesë. Ai e ka marrë i vetëm vendimin për të përjashtuar Sali Berishën dhe aty është gjithë shkaku I krizës. Një krizë nuk zgjidhet duke bërë sikur nuk shikon shkakun e saj. Kushdo që kërkon të konkurrojë Lulzim Bashën, duhet ta bëjë atë si skifter ndaj Berishës dhe jo si delfin i tij. Si delfin i tij nuk konkurrohet. Thjesht mund të ndjekësh ata dhe të presësh të të ushqejë. 

26 komente në “Kakofonia rreth “ikjes” së Bashës ”

  1. Nabulio says:

    Nje jete urrejtje eshte nje jete e çuar dem z. Baze. Te shkoi jeta duke urryer me pagese. Qofsh i lumtur me ‘profesionin’ qe ke zgjedhur por dinjitetin e ke shitur me kohe dhe pse per te nuk ka çmim… ndaj nuk do kesh kurre qetesi shpirterore deri kur ta mbyllesh me kete bote.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      O Nabulo,o berishist m..i!!
      Akoma nuk u ngopët me rrënimin që i keni bërë këtij vendi me atë kriminel dhe hajdut që keni 30 vjet që i shkoni prapa?!
      Jeni të marë fund o fundërina!Mos u gëzoni me një fitore qesharake në Shkodër o fundërina!Jeni të marë fund!

    2. Kris says:

      Puna eshte se jane shumica e shqiptareve qe e duan SRB ta shohin te kalbet ne burg si mallkim i Shqiperise. Nese hyn dhe Baze ketu per aresye personale nuk ben keq mbasi eshte nje pene brilante.

    3. Sevasteri says:

      Shumë i sakt Nabulio.

    4. Skypion says:

      Cilido demokrat, pas 6 marsit, qe del kunder Sali Berishes, ben vetvrasje politike. Tek kjo e vertete qendron edhe celesi per te kuptuar sjelljen e cuditshme te Bashes dhe grupit te deputeteve te tij.
      – Sjellja e cuditshme e Bashes. Njeriu kur ziret ngushte, ne nje situate te pashprese, kerkon te shpetoje te pakten fytyren dhe te dale me sa me pak humbje. Basha ben krejt te kunderten: ai kerkon me ngulm te dale sa me i turperuar nga kjo histori. Shkaku per kete sjellje krejt te panatyrshme, nuk eshte vetem fakti i te qenit peng, por vetedijshmeria e thelle se eshte i djegur politikisht; karriera e tij politike u nderpre (de facto) brutalisht dhe me turp; shkaku : dalja kunder Sali Berishes.
      – Sjellja e cuditshme e deputeteve te tij. Nje pjese e atyre deputeteve, deri dje mbeshtetes, qe sot po i dalin kunder Bashes , jane te vetedijshem njejte si lideri i tyre i turperuar qe jane te djegur dhe te perveluar politikisht. Eshte pikerisht ky nengrup i grupit bashist , qe po e kushtezon largimin e Bashes me largimin e Berishes; e dine qe eshte nje kusht qesharak, por po mundohen te bejne dem sa te munden me mendjen e tyre, nderkohe qe marrin edhe pergezimin nga pengmarresit e Bashes, ne rrugen e Elbasanit dhe ne Kryeministri. Keta jane sa qesharake po aq te mjere. Nese ju te Foltores – thone keta mjerane – doni te bashkoheni me ne, largoni Berishen! Mirepo Foltorja eshte krijese e Berishes, eshte pjelle e tij. Foltorja eshte vete Sali Berisha.
      Keshtu ata po i thone Berishes qe te largoje veteveten Berishen, qe te bashkepunojne me Berishen…!!! Deri ne kete pike te absurdit kane arritur mjeranet!
      – Roli i pengmarresve te Bashes ( Rames dhe Kimsesiz-s) eshte i madh ne kete panatyrshmeri sjelljeje te tij dhe deputeteve te tij. Basha u dogj perfundimsht me 6 mars; u dogje qe u dogje – i thone pengmarresit Bashes dhe ketyre deputeteve mjerane – bej cdo gje qe te djegesh edhe Berishen!
      Deputetet qe po i kerkojne largimin, por me kusht qe te marre me vete edhe Berishen, jane shume me te poshter se vete Basha. Te pakten Basha i ka dal zot poshtersise se vet, ka si te thuash njelloj ndershmerie ne poshtersi; e di – thote Basha – qe kam bere nje poshtersi, por kete e kam bere se keshtu e kam menduar; kurse keta edepseze, nuk kane as kete lloj kurajoje e kryetarit te tyre te turperuar.
      Gjithsesi. Pranvera sivjet nuk erdhi vetem vertet. Ajo erdhi kaq bukur; ajo erdhi me Sali Berishen dhe me protesta te fuqishme popullore. Them bukur , sepse ku ka protesta ka demokraci, sepse ska demokraci pa proteste, sepse protesta eshte shprehja thelbesore e demokracise. Rikthimi i fuqishem i doktor Berishes ne politike, riktheu edhe protestat e fuqishme , e per rrjedhoje edhe shpresen, deri dje ne shuarje, se demokracia mund te mbijetoje ne kete vend.
      Ata qe desh te asgjesonin politikisht doktorin, donin te vrisnin protestat dhe per rrjedhoje edhe ate pak demokraci qe kishte ky vend. Nuk e vrane doktorin, nuk vrane protestat dhe s’do te mund te vrasin demokracine.
      Prandaj, te gjithe ne, te djathte e te majte, a pa parti duhet t’i jemi mirenjohes Sali Berishes. Faleminderit Doktor!

    5. ben. says:

      Mero je gjigant.
      Pak veta ne shqiperi kane guximin tend.
      I pari eshte lul basha ,qe nuk ka pesuar asnje humbje.
      Pastaj vjen ti qe mbas ketyre zgjedhjeve thua qe e ardhmja e pd eshte luli basha.
      Pastaj vjen ed rama qe mbasi na mbushi mendien qe nuk kishte ca ti bente cmimit te naftes, per 24 ore pa ne ender orakullin e delfit dhe e kuptoi qe ai eshte mesia, bashke me 1 cupeline shkodrane.
      Pastaj vjen Froki Cupi, qe na beri te kuptojme se sa popull i vogel jemi, qe meremi me vogelsira si cmimi i naftes ,bukes etj para betejes se madhe ne ukraine.
      Zgjedhjet lokale jane fiks mbas 1 viti. Deri atehere kemi per te pare cudira.
      Kimetja ,sorosi, rama, dalina, luli basha, ti dhe froki cupi e aritet kulmin ne 6 mars. Mbas kesaj dt , cdo gje luhet ne krah te kundert me ju.

    6. ppa says:

      O Nabulio, qe ke gjetur nje nofke dhe na flet si nga Tibeti per vleren e jetes. E ke lexuar apo jo shkrimin? Aty shtrohen disa ide – ato jane aq te ngulura sa ti nuk ke fjale per t’i kundershtuar, por merresh me vleren e jetes se M.Baze-s… Lere Nabulion, por lexo me mire – i semuri per mend.

    7. Gjergji says:

      Basha e ka gojen per buke e eshte trap. Jo 6 here, po 60 here do i humbiste zgjedhjet, se partia qe i la ne dere maloku ishte e nxirre sterre ne syte e popullit. Dhe maloku ben sikur eshte i virgjer dhe ja ka hudh te tera Lul kaqoli, kur vete eshte shkaktari i cdo humbje te Pd, asnjehere fituese pa patericat e Xhuvelit dhe Like Floririt.

    8. Dardan says:

      Kurre nuk dop te kete qetesi ne shpirt Doktor Mortja, qe eshte shitur me gjithe familjen tek agjentura serbo-ruse!

    9. ka me keq says:

      Mero, leri bretkocat te notojne ne moçalin e “lirise” , dhe ben ate qe ke bere kaq kohe. vazhdimisht ke rrafshuar thepin me shenjestren, gje qe s’e ben dot asnje media dhe asnje gazetar shqiptar qe quan veten. Si duket profesioni si inxhiner gjeollog, duke germuar thelle e me thelle, pervoja e qytetit “minoritar” te Patosit ne nje bashkejetese heterogjene po shume dashamirese (respekt per ata njerez dhe qytet te dikurshem ) dhe rrethanat familjare qe ke krijuar me qytetin antik te Plloçes, kuptohet boshti qendres shtepise, te kane bere njeri erudit para kohe. Te respektoj per sot per analizat tere finese dhe mendje qe ben, duke e ditur qe dikur s’te kam pase shume ne qejf, sidomos para 2005, por ne liber i ke shkruar te gjitha. Edhe me larte, ke dhene mendime qe per ata qe flet , nuk dine te konsumojne fare nga ajo ane. Kujt ja thua! Me detyroi pak ky komentuesi me larte, duke me krijuar neveri si shume gjallesa te tjera qe sot jane bere te pa durueshem, por çfare ti besh se ne 1991 na thane qe do krijojme shtetin e se drejtes, por plepave u bien gjethet çdo vit dhe keshtu drejtesia jone ka marre fund nje here e per gjithmone; vetem kur te vdese Sali Berisha dhe rrumpalla e tij , atehere ma merr mendja se diçka do ndryshoje. ne breket e Saliut qendrojne shume qe edhe na kane “udhehequr” shume media e gazetare dhe Shqiperia do vuaj, pa ne i ikem nga gjiri per te mos u kthyer kurre me. Shikoj protestat qe behen dhe me del para fytyra atij shakaxhiut te portokallise Binaj , fytyra e Ilirit ne Vranishte te Vlores ne ate video qe pashe nje here ne gazete, me del perpara Iliri duke zbritur shkallet naten ne erresire sokakeve te Vlores apo dhe shume gjera te tjera; me del para i biri Sheqeres me babe te huaj e sa e sa. Ku eshte SPAK, Mero! Dhe ketyre u kane rene gjethet? Ku eshte Arben Kraja?! Prandaj do tu lutesha atyre qe protestojne dhe atyre qe i udheheqin ne pamje, Atij avokatit nga Vranishti Lapaj dhe Binoj, dine gje perse protestojne dhe kunder kujt?! Ate avokatin do e ngaterrojne edhe me takimin e Ilirit atje ne fshatin e tij edhe me nje perfaqesues te Omonias nje fare mesuesi qe u jepte fshatareve pesdhjete euro per te votuar per Omonian. Perse keta “trima” ne paqe nuk ngrihen dhe kerkojne shtetin e te drejtes, pastaj ti qepen qeverise deri ne rrenje? Perse keta nuk shkojne te kerkojne te drejten ne zyrat e drejtesise dhe te kerkojne arrestimin e e personave pergjegjes sips tyre qe kane vjedhur, por turpi me i madhqe nxjerrin nje vajze shtate apo tete vjeçe me mikrofon ne dore per ti thene kryeministrit te Shqiperise legen! Ku eshte edukata, ku eshte arsimimi, ku eshte kultura, po prinderit e asaj femije jane apo eshte dobiç, si eshte kjo pune? Kjo vajza eshte e ardhmja e neserme e vendit? Pse nuk shkojne tu vene flaken vilave te prokuroreve dhe gjykatesve qe u kane vjedhur parate e tyre po akoma me shume ja vene objekteve qe jane ndertuar me parate e tyre? Pse nuk shkojne te vene flaken zyrave te prokuroreve dhe gjykatesve qe po i mjelin akoma? KJo eshte çmenduria se ate Binaj e degjova nje dite qe thoshte dhe ai legen per kryeministrin qe do te thote se 800.000 shqiptare Florian Binaj i ben legen, nje popull te tere. Pis dhe te poshter sa nuk ka ku te shkoje. Kerkojeni llogrine tek drejtesia, vetem atje e gjeni; rruga eshte e rrugaçeve; liria i ka rrenjet ne atdhé, per njerezit me pergjejgesi humane. JU nuk kerkoni tu ulet çmimi naftes se ajo gje behet me nje te rene te lapsit, ashtu si be, ju kerkoni tu ulet çmimi juaj i lirise, se jeni mesuar ne skllaveri prej kaq kohesh; por bashke me ju e pesojne dhe te pa fajshmit edhe pleqte edhe te pa mundurit qe ju i keni mundur per 31 vjet. Bota ne lufte dhe s’dine ku kane koken, ju kerkoni ti sherbeni nje krimineli te pa skrupullt. KJo eshte koha?!!!!!

  2. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Ti e nxjer Bashen si nje hero antiberishist dhe qe e mori vendimin vetem!!!!
    Basha e miri vendimin nga e keqa se ja kishte vene pistoleten mbrapa qafe amerika,dhe ai edhe sot qan per berishen se ai e mori nga hici dhe e beri dikushi…
    Ai ishte midis dy zjarreve dhe nuk e priste kete rezistence te kriminelit sali qe shume krime ka edhe basha…
    Keta te dy jane bashkudhetar ne krim dhe po e mbrojne njeri tjetrin….
    Keta deputete servil te Bashes e dine qe ky ishte nje kurth qe i ngriti ilirfloriri me saliun per zgjedhjet…
    Dhe cfare pret nga fushata e grida sumes qe ndron pelicet si ne parade mode dhe qan hallet e fukarenjeve….
    Keta kane pergjegjesi me shume nga lulashi,dhe po te kene guxim e by…te dorzojne mandatin e deputetit,por nuk i lene dot privilegjet

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Zgjedhjet i humbën të dy,por ato nuk ishin test për të treguar se kush do “privatizonte” PD.
    Shumica e deputetëve kanë votuar për përjashtimin e Berishës.
    Alternativa që janë shtruar përpara të çojnë tek non grata.
    Non grata e ka gati listën për pastrimin dhe emërimin në strukturat e PD,me njerëz të tipit Paloka. Ata që do mbeten do trajtohen si “pakicë kombëtare” deri sa të vetpërjashtohen !

  4. koli says:

    Si shpjegohet gjithe konet e Rames jane part time kone te Bashes?

  5. LulFieraku says:

    Nabulio eshte e drejta e Meros te bej luften e tij kunder Sali Gjakatarit..por ndonje here mund te zgjedhi dhe Tema me aktuale per shoqerine Shqiptare …kuptohet kur do te jete Gazetar Kombetar

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Basha duhet t’ja lere ate parti nje figure te mire politike. Ose Bregut ose Kadillit ose Bamkes qe ta marri ate parti dhe te filloje ta bashkoje vetem pa Sali Berishen. Lulzim Basha nuk u poq si politikan dhe e vetmja e mire qe beri eshte qe hoqi Sali Kaken nga ajo sigel. Nuk ka neveoje te shkosh tek nje Plak Matuf qe morri vota ne bastionin e tij te perjetshem dhe duket sikur reflektoi gjithe elektorati. Vetem 7 perqind te zgjedhjeve u bene. Nuk do te thote asgje.. Basha nuk duhet te hynte ne zgjedhje sepse ishte nje kurth. Ajo qe thashe pake me pare: Nuk u poq.. Basha ka shancin qe te zgjedhi nje figure te mire dhe mendoj qe elektorati gri dhe ai normal i se djathtes do fillojn te shikojn prape nga PD-ja. Plaku Matuf eshte kot verdalle qe mos ta harrojn njerzit. I psheretijne ne vesh qe te gerthase qe mos ta harrojn sepse vet harron qe eshte gjalle.. Ai eshte i marre fund..

  7. Bubuzhel Berati says:

    O Mero njeri mute e tjetri kaka ehh ti ke zgjedhur kakan .
    E urren Berrishen per aresye personale apo ideollogjike problemi jot po te maresh ne mbrojtje Bashen ne ketu themi désolé monsieur Baze .
    Ti po perdore te njejtin terme si Fevziu qe opozite eshte ne mazhorance si qenka opozita mazhorance kur Rama mori 5 bashki ne 6
    Electorati PS eshte 20.500 ndersa ai i PD 10 mije pjesa gri nuk eshte per Berrishen Bashen Mul Noken Paloqen Salianin Dumen po per njerez te kulturuar si Rama Veliaj Bushati dhe shume gra te talentuara ne PS
    Per 50 vjet nuk ka shance PD te fitoje shiko levizjet e Rames neper shkolla te mesme gjimnaze te vitit te fundit momenti qe ata votojne
    Résumé : ja ke futur kot ke zgjedhur kampin dhe personin e gabuar.

  8. Patrioti. says:

    Bravo Z. Mero Baze analize e shkelqyer respekte pa fund.

  9. artan says:

    Zoti Baze. A mund të thoni se edhe sa humbje të tjera duhet të radhisë Lulëzim Basha në zgjedhje që të japë dorëheqjen si dështak? A mendoni se me këtë partiçkë që i ka mbetur në derë ky do të arrijë të vijë ndonjëherë në pushtet? Nuk ju bën përshtypje që pothuajse i gjithë grupi parlamentar kërkon largimin e tij dhe ai shpreson tek disa kryetarë degësh provincial, servilë dhe të paaftë që u duket vetja sikur janë mbretër në qarqet e tyre? Mero. Nuk e di nëse e kuptoni që duke glorifikuar figuren qesharake të Bashës se paska larguar S. Berishën, po humbisni shumë nga cilësitë tuaja si analist exelent? Dhe së fundi. Besoni vertetë se Berishën e shkarkoi Basha dhe jo Amerika?

  10. Vlora says:

    Mero kam shumë vite(kjo për arsye se jam emigrant) që lexoji gazetën dhe veçanrisht analizat Tuaja.Për mendimin tim je shumë gabim.Për inat të vjerrës do fle me mullixhin.

  11. opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i qeverise says:

    Te lexosh Mero Bazen eshte menyra me e sakte per te kuptuar deshirat e Rames! Ne kete rast, deshiren per ta patur Bashen akoma ne krye te PD packa se nuk ka pas asnje anetar te kryesise, asnje te vetem.

  12. Karaxhici dhe Baftjari says:

    Berisha,ky këlysh serbi,megjithe ate unukun e tij,ju ka dek ora,ska pidh same qe ju del per zot,Lulëzim Basha,jo se eshte burre i mir,po per hallin e tij,ku e futi Saliu,sot ka nje mision,te largoje Saliun nga PD dhe te dhe te mos e lere ate te afrohet aty,te mos japë dorëheqje dhe te largoje nga partia ate kontingjent rrugaçësh sharlatanesh dhe beqaret,per te tjerat do duhet pune,

  13. Coli says:

    Demokrate! Largoni Lulin! Ketu fillon zgjidhja e problemit.Te tjerat vijne me kohe.

  14. tironci says:

    Demokrate! Po ju akoma nuk keni larguar kryetarin e pare, dolet me hejqen e te dytit! Largoni te parin, qe ti hapet rruga te dytit, me rend behen gjerat, jo me ego personale per kolltuk, apo skeni cfare ti beni gomarit dhe i bini samarit

  15. Peshku qelbet nga koka. says:

    O legena degjenerata shkrthta çadomethen kakofonia o ju te pashkoll qe shkruni artikuj me fjal jo shqip.

  16. Ladi says:

    po c,ne Dash Sula, DERR KATUNARI nga Vashaj Peqin do bashkoje PD. O mortje ku je futur. Sahanlepires me 1000 flamuj. O Luli, qeroji keto plehra, Dashin, Salianjin, Sumen, …Te jesh i sigurte se PD ka shume njerez te tjere te mire. Keta jane vemje. Me 6-mars u be nje kurth kunder teje. Mos bej gabim te japesh doreheqje. Do te jete e pafalshme. Shume deputete te PD aktuale jane sahanlepires te Sales.

  17. Vlesh says:

    Ben dhe ti Skypion!
    Ju vleresoj qe keni zgjedhur Temen dhe Mero Bazen per tu informuar por edhe per te zgjeruar intelektin duke lexuar Analizat e fameshme te M.Bazes. Bravo ! Persa i perket rolit qe kerkoni te beni, te vjen keq. Per PD nuk e ka fajin Mero.
    Kyci i deshtimit eshte ” non grata ” qe tha se do jep te doreheqjen kur i rrasen 1 milion vota kundra ne 13. Ne fakt ai qendroi pas perdes dhe komandoi Bashen dhe PD per 8 vjet. Popullit por edhe vete PD e kuptuan se humbjet vinin per kete shkak dhe per rolin qe luante Berisha, me qellim ruajtjen dhe mbrojtjen e pisllikut qe kish bere gjate kohes ne pushtet, so dhe familja. Puna arriti deri aty sa u tha dhe u be qe Berisha te mos dilte ne fushaten zgjedhore te 25 Prillit 21. Sepse I prishte pune PD. Dhe keshtu ndodhi. Pra Non grata e mori peng L.Bashen per 8 vjet. Lul Basha u be kryetar i vertete vetem me 9 Shtator 21, pas e perjashtimi nga PD.
    Prandaj Basha thote qe s’ka humbur asnje zgjedhje. Kujdes nese doni te ndihmoni PD. US ( Zoti e Bekofte! ) ka paralajmeruar se “nuk do te kete mardhenie me asnje force politike qe mund te kete ne krye Non graten, apo edhe te frymezuar nga Ai.
    Keshtu qe c’te ju thuash juve or miq! Shpresoj qe te ishit bere pak analiste dhe me intelegjent. Pra Merua s ka mundur t’ju bind. Hidhini njehere anej nga Qim Peka, se s’dihet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje