Opozita e inceneratorëve dhe "opozita” e pasojave të luftës së Putinit 

11 Mars 2022, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy ditë më parë raporti përfundimtar i Komisionit për hetimin e inceneratorëve, mori vetëm 27 vota pro dhe ajo që ishte më e rënda, 84 vota kundër. Ishte e  qartë që ishte një votim që nuk shprehte reflektim mbi thelbin e raportit, por reflektim mbi raportet mes Bashës nga një anë, e Berisha-LSI në anën tjetër ne Parlament. Ishte e qartë se kundër tij votuan dhe deputetë të Berishës dhe u shmangën nga votimi deputetë të Partisë Demokratike.

Për hir të së vërtetës, unë nuk kam parë ndonjë operacion më serioz të opozitës në betejat parlamentare. Pavarësisht disa spekulimeve kur i referoheshin për populizëm shifrës 430 milionë euro, pjesa më e madhe e hetimit të opozitës ishte serioz dhe reflektonte dobinë që ka një mekanizëm parlamentar për të vënë në pozitë të vështirë qeverinë. Madje po aq i përgatitur në atë seancë ishte dhe Belind Këlliçi, që përfaqësonte aty Sali Berishën, por që për fat nuk është si Sali Berisha.

Votimi në fund reflektonte aleancën mes Sali Berishës dhe Ilir Metës bashkë kundër Lulzim Bashës, dhe natyrisht Edi Ramën me votën kundër.

Pra Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk patën asnjë kompleks faji dhe asnjë mëdyshje të bashkonin votat me Edi Ramën kundër Partisë Demokratike. E bënë vetëm se panë që Partia Demokratike e vuri në vështirësi serioze qeverinë dhe po u ikte primati i opozitës.

Tani ka dy ditë që Sali Berisha dhe Ilir Meta po organizojnë protestat për rritjen e çmimit të naftës. Po i bëjnë siç dinë ata, agresive, të politizuara dhe herë pas here dhe qesharake. Natyrisht që përveç tyre janë dhe gjithë grupet e gatshme që organizojnë çdo protestë në këtë vend, që janë kthyer në menaxherë protestash. Janë të njëjtët personazhe që kemi parë kur ndërtohej parku i Liqenit, kur protestohej për Teatrin, kur sulmohej PD më 8 janar dhe kudo tjetër ku Berisha dhe Meta luftojnë së bashku.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe pse janë ata, por ka një të keqe të madhe për opozitën, e cila kur e ka në dorë qeverinë ta vërë në pozitë të vështirë, bashkon votat me Edi Ramën për një mekanizëm parlamentar opozitar që mund të trondiste qeverinë, dhe pastaj del në rrugë për të protestuar ndaj pasojave të luftës së Putinit në Shqipëri, duke u fryrë në vesh njerëzve se fajin e ka Edi Rama, “se bën çfarë i thotë Amerika”.

Është pak a shumë manipulimi që Berisha u bën trushpëlarve të vet, që i turr kundër Lulzim Bashës që “të dëgjojë” SHBA. Dhe nën shembullin se si e mundën “Amerikën” duke mundur Lulzim Bashën, shpresojnë se po mundin dhe një herë “Amerikën” duke dalë në rrugë kundër pasojave të luftës së Putinit në botë.

Kjo në fakt është dy herë pro Edi Ramës. Herën e parë në Parlament kur Berisha e Meta bashkuan votat me Ramën kundër Bashës dhe tani duke manipuluar me pasojat e një lufte botërore, që duket sikur e ka nisur Edi Rama kundër Rusisë dhe jo Rusia kundër Ukrainës.

Madje Lubonja ishte i mahnitur se si Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që kishte protesta kundër pasojave të luftës, edhe pse pasojat ndihen dhe në vendet e tjera. Dhe kjo është e vërtetë. Se vetëm këtu “protestat” komandohen nga dy hijena, një president që gjithë ditën fotografon karburante dhe i kthen në molotov për protesta dhe një person i damkosur nga SHBA si hajdut dhe minues i demokracisë, që nuk po lë shkak pa përdorur, që t’i tregojë SHBA se ai mund të bëj rrëmuja në këtë vend, ndaj duhet përfillur.

Ai nuk është opozitar. Ai nuk po lufton për ndonjë mekanizëm që ta sjellë në pushtet. Ai po kërkon pazar që ta përfillin dhe të flasin me të për të ardhmen e tij dhe Ilir Metës.

Në Parlament, atje ku Qeveria rrëzohet me vote, ai bashkon votat me Edi Ramën, pasi nuk i duhet pushteti, ndërsa për pasojat e luftës së Putinit, ai nxit turmat duke u treguar çmimin e naftës me shpresë se dikush do negociojë me ta fatin e tyre të mëtejshëm juridik.

Të gjithë ata njerëz të Berishës, që shfaqen me mikrofon në dorë para Kryeministrisë dhe i kërkojnë Edi Ramës llogari pse nuk kemi ARMO-n tonë shtetërore dhe pse jemi në dorë të Putinit në këtë luftë, mbajnë në dorë dhe një foto të Lulzim Bashës për ta fajësuar dhe atë për këtë luftë, si “spiun” të SHBA. Kjo tregon qartë përse kanë dalë e kush i ka nxjerrë.

Po të kishin dalë për naftën, në fakt duhet të mbanin në dorë një foto të madhe të Liri Berishës me Rezart Taçin, nga dhjetëra foto që bënte çdo javë në vitin 2008 me të duke bërë “ankande bamirësie”, duke mbledhur miliona euro për vete, që ARMO, ajo pasuri e shtetit, të shkonte në duart e një spekulanti dhe sot të ngeleshim pa rafineri, pa kompani shtetërore nafte dhe pa mundësi përpunimi.

Është një dhuratë që e kemi nga “shenjtorja” Liri Berisha, burri i saj Sali Berisha dhe fëmijët e saj të pangopur. Për fat janë damkosur të katërt nga SHBA, por të paktën të mos vajtojnë para shqiptarëve për naftën që nuk e përpunojmë dot më. Falë tyre dhe milionave që kanë çuar në shtëpi nga ajo naftë, falë disa aktivistëve që shfaqen sot në tribunë e dje kanë qenë në borderotë e kësaj mafie nafte, nuk e bëjmë dot.

Kjo është mënyra se si një opozitë e vdes opozitarizmin në Shqipëri. Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkojnë votat me Qeverinë aty ku mund ta rrezikonin atë dhe pastaj gjejnë rastin e ofruar nga lufta e Putinit të duket sikur bën opozitë për çmimin e naftës, pasi e shikojnë këtë si një rast që me ta duhet të bisedohet. Duke i bërë naftën opozitarizmit.

Dhe Edi Rama po argëtohet mjaftueshëm me llojin e opozitës së tyre. Në mos është bërë kryeministri më i mirë i Shqipërisë, ai së paku është bërë kryeministri më i specializuar për protesta në Shqipëri, të cilat nuk i mbyt me gjak si Sali Berisha, por i mbyt me Sali Berishën.

18 komente në “Opozita e inceneratorëve dhe “opozita” e pasojave të luftës së Putinit ”

  1. Titi says:

    E vertete qe Berisha i ben presion Amerikes qe….une akoma mundem te destabilizoj vendin! Dhe kete e ka bere qysh heret kur Amerika vendosi ta ndeshkoje.Lufta e tij eshte plotesisht personale dhe familjare.Turp per shqiptaret qe ka akoma mbeshtetes.

    1. Skypion says:

      Ne nje reagim te tij ndaj protestave, Edi Rama tha qe “pas ketyre qe protestojne fshihen nongrata-t…”. Pas mendjes se tij, kjo i zhvlereson protestat. E ka gabim; e ka dy here gabim. Se pari, sepse protesta ka arsye reale, qe eshte rritja e befte e cmimeve per produktet jetike. Se de dyti, se deshmon vete me gojen e tij se qellimi i Nongrata-s per doktor Berishen ka qene pikerisht per ta perdorur per raste te tilla.
      Pas masakres zgjedhore te 25 prillit, Edi Rama pati nje urim nga Yuri Kim dhe nje kercenim nga Sali Berisha; e para e pergezoi per vjedhjen e zgjedhjeve, i dyti e kercenoi me protesta te fuqishme popullore; pas kesaj erdhi nongrata per doktorin. Se kjo eshte arsyeja, kete nuk ka shqiptar qe nuk e di, madje edhe ata qe e urrejne Berishen, megjithese thone mire ia kane bere, e dine qe ia kane bere me hile; por eshte gje tjeter ta marresh me mend dhe gje tjeter kur kjo marrje me mend vertetohet nga protagonisti kryesor i kesaj poshtersie. Me statusin e djeshem ne Facebook, Rama e vertetoi se nongrata ishte per t’u perdorur pikerisht ne rast se Berisha mobilizonte njerezit per protesta.
      Per ironi, por ne nje kuptim tjeter, Rama ka te drejte, sepse eshte e vertete qe Berisha po ben thirrje per protesta mbarepopullore cdo ore te dite; eshte e vertete qe thirrjes se tij, sidomos pas triumfit spektakolar ne Shkoder, po i pergjigjen me nje entusiazem ,qe mendohej se kishte humbur nder demokrate, me mijera te rinj; nje entusiazem e shihet tek intesiteti dhe agresiviteti i ketyre protestave.
      Protestuesit, te gjithe paperjashtim, edhe ata qe nuk jane demokrate dhe qe nuk kane bindje politike ne pergjithesi, duhet te jene te vetedijshem qe nuk i braktis protestuesit; nuk i ka braktisur kurre, pa i shkuar gjese deri ne fund; nuk eshte si Bashe diteziu. Nga ana tjeter, nuk po u them protestuesve qe te mos ndikohen nga intimidimi i Rames me nongrata-n, sepse e di qe nuk jane aq naive sa te besojne edhe sot tek slogani i mashtrues “fajin e ka Saliu!”.

  2. Taulant says:

    Mero je shnderruar ne tellal i Rames .
    Pse manipulon intervisten e Lubonjes.
    Lubonja pohoi qe vetem ne Shqiperi protestohet ashtu si e permend edhe ti .
    Por harron te shtosh edhe shkakun qe PSE vetem ne Shqiperi protestohet sipas Lubonjes .
    Sipas Lubonjes ne vendet e tjera Evropjane shteti i ndihmon ekonomikisht qytetaret e demtuar nga kriza.
    Ndersa ne Shqiperi shteti i braktis dhe i vjedh qytetaret me oligarket.
    Pra te lutem mos keqinformo .

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Taulant. …
      Nuk e di nëse di ndonjë gjuhë të huaj ,ose jeton në ndonjë shtet jo në Shqipëri.Në të gjitha shtetet është ritur çmimi i benzinës dhe naftës ,po në asnjë shtet nuk u bën protesta.
      Po në Shqipëri nuk janë protesta për naftën ,po për të shpëtuar Sali Dr.Adhamudhin se e ka pisk .

    2. Cane says:

      Po pse me Saliun do t’i luftosh oligarkët ti?
      Nuk besoj se e ke seriozisht.Bile mund të jesh në borderonë e tyre.
      Po ti a e di kush janë oligarkët?

      1. Taulant says:

        I lufton nje levizje popullore oligarket .
        Nuk ka force me te madhe sesa populli.
        Edhe Zelenski ne Ukrain erdhi ne pushtet pa qene politikan.
        Keta minj oligark e klase politike e korruptuar ne Shqiperi shkrihen per pak muaj n.q.s krijohet nje levizje popullore qe te marre pushtetin.
        Ka plot te rinj qe mund te bejn nje gje te tille plus Shqiptar qe kane studiuar jashte shtetit dhe e duan vendin.
        Ngordhesirat qe drejtojn politiken Shqiptare prej 30 vjetesh pa nje levizje popullore nuk ikin.

    3. Një qytetar says:

      Taulant! Sinqerisht, unë i çmoj shumë komentet tuaja ku vini në dukje monstruozitetet e qeverisjes socialiste. Edhe sulmet ndaj drejtuesit të kësaj qeverisëse për mua duken plotësisht logjike dhe të justifikuara. Por një gjë më habit, ju duket sikur merreni vetëm me këtë anë dhe nuk shoh një ide për zgjidhjen e kësaj situate në komentet tuaja. Sepse mendoj, një mëndje vërtetë analitike si juaja, besoj për zgjidhje nuk mund të ofroj një individ si Sali Berisha, bëmat e të cilit siç tregon edhe vendimi i Departamentit të Shtetit tashmë kanë marrë një jehonë ndërkombëtare, apo jo?

  3. Draper dhe Cekan says:

    Abuzimet qe ka bere sali kurva me armon dhe naften ne shqiperi merr noten 10
    Qe bashkuan votat me ramen kundra hetimit te inceneratoreve noten 10
    Po cmimet abuzive te pikave te karburanteve dhe 3 fishimin e cmimeve te plehrave kimike si azoti dhe nitrati kush do mbaja pergjegjesi saliu apo rama
    Ndaj pak gjerat se jo Te gjithe punojne me Pene ne dore
    Bujqit ekzistojne
    Ata jane per tu bere statuja mermeri se pa ata ju kot qe rroni
    Protestat rembehen nga dylberet e politikes saliu me liken
    Ndaj pak gjerat

  4. The truth says:

    Jo tellall, nje sahanlepires i Rames. Fytyre qe urren popullin e tij vetem se po kerkon te mbijetoj. Fytyra me e urryer e nder lakenjte e Rames.

    1. durrsak 24 karat says:

      O “The truth”, you are The Un-Truth / The lie. Dont read more the “TemA”. Your language is a great shit.

  5. Zeno 159 says:

    Të gjithë këto argumenta qëndrojnë o Mero Baze, pikë e presje nuk të heqim.
    Saliun me Liken e Monës, i dimë se kush janë. Edhe pa folur ti e pa na i thënë Rama, ATA janë të damkosur, si demat e rracës, me vulën e turpit kombëtar, si kriminelë vrastarë, si hajdutë e mafiozë të korruptuar…
    Por Ramës, bashkë me lukuninë e ulkonjave ministresha, nuk i lejohet kapadaillëku e mëndjemadhësia, në këto ditë dimri, ku fukarenjtë, që janë mbi 70 % e popullit ku therret qameti, bëjnë parada mode e parukerie, pa përjashtim, nëpër TV-ne kombëtare e lokale.
    Duhet edhe pak THJESHTËSI, si puna e Presidentit Ukrainas me gjithë grua.
    Këto ministreshat tona janë si puna e asajë shprehjes STAMBOLLI DIGJET E KURVA KRIHET.
    Ky popull, nuk është budalla. Të jep ujë në bisht të lugës.
    Mos ta linte Kokministri situaten të precipitonte deri në këtë pikë, sa të marrë topin e inisiatives Saliu Shiqeres me Liken e Monës.
    UJKU, MJEGULL DO.
    Kokministri, tu shkërdhejë nënat e ku di unë, pocaqive të karburanteve që duan të përmbysin qeverinë e bëjnë lojën e Saliut & Co….
    Gjithsesi, do parë edhe mundesia tjetër, e zgjedhjeve politike parlamentare të PARAKOHËSHME, nisur kjo edhe nga nevoja urgjente e mungesës së vëndit pa opozitë, duke menduar që është edhe kjo gjë, pjesë e lojës së Edi Ramës me nderkombëtarët, duke ja lënë nismën opoleshëve, dhe duke nxjerrë si hipotetikë Adriatik Lapajn, Marin Memën, Zelenskijn shqiptar – Florian Binajn, etj….që mund të jenë nesër Opozita e vërtetë dhe e munguar e këtijë vendi.

  6. Miri says:

    Po mire o shoku Mero dakort ja Berisha dhe Meta jane të keqinj por perse Rame shenjtori votoi kunder nje hetimi të rregullt të opozites se Bashes?

    Se dyti rritja e cmimin te naftes nuk ka të beje fare me Luften në Ukraine se cmimi po ngrihej para se të fillonte Lufta dhe inflacioni ishte shume i larte.

    Mos u merr me nje proteste të drejte të popullit se ajo do të perpije edhe ty o sahanlepires I Edi Rames.

  7. mirakull ov fridhem says:

    O Mero ,sa te kete perballe Sali gerdecin,floririn ,lulin edhe krejt analistet qe lepijn sumen e saliut, ojf qe sponsorizohen nga keta ,Rama do fitoje edhe ne 2033. Shumica derrmuese e votuesve nuk I pjerdh fare keto lloj protestash me telekomande dhe me shume mundesi ne zgjedhjet lokale socialistet do fitojne mbi 55 bashki.

  8. nje qytetar says:

    Mire shpjegon ti M. Baze kulisat e bashkepunimit te atij qe me te drejte quhet Trekendeshi Sali+Meta+Rama qe sa here u duhet, bashkojne votat.
    Por ama nje gje e ke detyrim si analist prej vitesh tu thuash lexuesve te tu me se shumti ithtare te kesaj qeverie – A ka apo nuk ka vjedhje shqeto me ato Inceneratoret?
    Ndoshta ti nuk beson shifren 430 milion Euro qe pretendon opozita si te vjedhura…
    …po ate ZERO vjedhje qe predikon Rama tek Inceneratoret pra, ti e beson apo jo?

    1. Një qytetar says:

      Këtu vërtetë nuk duhet të marrësh pjesë në diskutim. Ky nuk është koment i bërë nga unë, unë kam bërë komentin ku pyes komentuesin Taulant pak më lartë. Duket shqeto se dikush në mënyrë të qëllimtë dhe të organizuar ndërhynë për t’a prishur dhe kanalizuar debatin që bëhet nëpërmjet komenteve sipas interesave partiake. PS këtu e shfaq hapur ndërhyrjen. Natyrisht, ndërhynë dhe Fahri Balliu, skajshmërisht shërbëtor i përjetshëm i Berishës, duke nxitur urrejtjen e ndërsjelltë në debat, por të paktën fjalori i tij nuk është fyes, ai vetëm është i cunguar dhe nuk ngrihet kurrë mbi nivelin e varfërisë intelektuale. Vetëm një mëndje djallëzore përdor nickname-t e të tjerëve për të çorganizuar mendimet e disave si në këtë rast me mua. Ti bënë një koment plotësisht të ekuilibruar, të paanshëm, kur sheh pas pak shfaqet një koment me emrin tënd ku jepen mendime diametralisht të kundërta me ato të tuat. Vallahi, këtë vetëm një njeriu mund t’i vejë mëndja dhe t’a urdhërojë, Taulant Balla, ky, ndoshta dhe Veliaj janë deri në këtë shkallë të djallëzuar. Jo shoku Rama, joooo! Problemet e tij janë tashmë ndërkombëtare, atij pak ose aspak kohë i mbetet për t’u marrë me punët në shërbim të popullit dhe vëndit ku jeton.

      1. nje qytetar says:

        I rteferohem asaj qe ka Artikullshkruesi ne titullin e shkrimit – Inceneratoreve.
        Replika jote eshte jashte kontekstit se nuk ka te beje me titullin e shkrimit ne fjale.

  9. Doni me per Belul Ramen? says:

    Forumi ne Antalia ku edhe Edi Rama mori pjese e ku beri nje ftese qe refugjatet NIGERIANE qe ndodhen pergjate kufirit tyre …ti strehonte ne Shqiperi!
    Pasi ka sjelle ketu Iraniane, Afgane, kerkon te sjelle dhe Afrikane! Si menyre e vetme per ta mbajtur ne pushtet duke u siguruar botes Kazanin ku mund te hedhin mbetjet e tyre kudo ku i kane.
    Lajmi konfirmohet nga gazeta Dita qe nuk eshte prane opozites.

  10. Kulja says:

    Ja dhe humoristet shqiptare, pane Zelenskin qe u be president, dhe thane po pse mos behemi dhe ne dhe ne humoriste jemi????
    Sidomos Flori, ai ka dhe eksperience mund te behet dhe kryeminister e ben mire dhe imitinin e Edi Rames.????.
    Jeni bere per gjynah. Lerini more vendin njerezve qe kuptojne ekonomija , mos na beni leksione ju hijeat e ekranit, mblidhni ndonje kacidhe nga ato rrogat tuaja te majme dhe jepini per bamiresi.
    Mirqenia juaj duket ne Instagram dhe populli e di qe hallet e tyre nuk i zgjidhin as ata qe ju nxjerrin juve neper protesta se ju jo e jo, por i zgjidh vetem Qeveria e cila duhet te mendoj ne shume dhe ti bjere me kopace thesit te oligarkeve e te nxjerre me shume para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje