Këmbanat bien për PS-në

12 Mars 2022, 18:13Editorial TEMA
Këmbanat bien për PS-në

Nga Mimoza Dervishi

Në Partinë Demokratike po kërkohet dorëheqja e kryetarit, një fenomen i padëgjuar aty qysh nga fillesat e asaj partie, kur Berisha përjashtonte cdo zë kundër, shoqëruar edhe me një dru nga pas. Ky është efekti i parë pozitiv i përjashtimit të Berishës nga PD: kryetari është lehtësisht i kritikueshëm, dhe tani, ndoshta, edhe lehtësisht i heqshëm!

E ndërsa opozita është nisur në rrugën pa kthim drejt reformimit, në një sistem dy partiak, është i pashmangshëm ndryshimi në krahun tjetër.

Partia Socialiste mund të duket e patrazuar nga ajo c’ka ndodh në PD, e supërkënaqur, që fiton e vazhdon të fitojë, edhe kur fitoret nuk i duhen më. Por në fakt një detaj i “vogël”, ku komisionerët socialistë bashkohen me  Berishën e Metën, vetëm e vetëm që Basha mos dilte as i dyti, flet shumë. Nga kush dhe nga cfarë ka frikë Rama? Pse i duhen Doshi nga pas dhe Meta e Berisha anash, edhe për një palë zgjedhje sa një kampion sondazhi?

Përjashtimi i Berishës ka rënë si rrufe në qiellin e kthjellët socialist. Ra, edhe aty ku thonë se rrufeja nuk bie, në TV Klan.

Dy janë modelet që kanë shenjuar tranzicionin shqiptar, modeli berishist në politikë dhe modeli fevzist në televizion.

Kryetari që i ka të gjitha, quhet parti! Një shkop dhe katër karrige, quhet emision!

Në politikë, kryetari bën listat e deputetëve dhe të kabinetit qeveritar, heq këdo e vë këdo, zgjedh madje dhe pasardhësin, si një monark.

Modeli mediatik është një televizion i ngritur i tëri mbi korrupsion,  që serviret si vendi ku bëhen debatet më të “forta” për korrupsionin, ku i bëhet “opozitë” Edi Ramës duke aspiruar kthimin e Berishës dhe Metës në pushtet, si sjellësit e demokracisë shqiptare!

Kur ka edhe ngjarje të “mëdha”, ftohet dhe vetë i “plotëfuqishmi”, pronari, që nuk është gjë tjetër, vecse, pikëtakim i korrupsionit shtetëror me atë mediatik, të të gjitha kohërave.

Aty është shembulli, sesi politika dhe media janë pjellë e njëra tjetrës dhe të dyja sëbashku, notojnë në llum. Për të parë sa protektues janë ndaj asaj që kanë krijuar, shihni sharlatanizmin e debatit të 5 muajve të fundit, kur të gjithë u c’orientuan me shpalljen e Berishës non grata. Hutimi, shokimi i parë, ia la vendin agresivitetit banal dhe burracakërisë tipike shqiptare edhe ndaj ambasadores së Amerikës. Po prishet  rendi, ashtu sic ata e duan dhe njohin.  U rritën, edukuan dhe pasuruan me modelin Berisha. C’do devijim, u prish rehatin, u rrënon mirëqenien.

Përjashtimi i  Berishës nga PD, hapi një dritare për rinovimin e gjithë spektrit politik shqiptar.  Prandaj dhe lufta është kaq e ashpër, kaq cinike dhe e paprinciptë.

Në fjalimin e fitores së 25 prillit, Rama tha, se, mbase PD duhet zh’bërë deri në fund, që të ringrihet. Dëshira po i realizohet! Por, sic thotë një shprehje e vjetër, ruhu nga ajo që dëshiron më shumë. E ndërsa duket si urgjencë kombëtare zhbërje-bërja e PD-së, po kaq urgjente është dhe reformimi i PS-së.  Që nga 25 prilli deri më sot, ka dy momente që e kanë tronditur mazhorancën: nxjerrja e Berishës mes katër rrugëve, dhe një kontratë plehrash, që detyroi pushtetarët të uleshin përballë opozitës në një komision hetimor. Pas kaq vitesh, opozita po bënte  punën e saj.

Qeveria ishte nervoze dhe askush nuk e njihte firmën që kishte marrë një kontratë të majme! Në një kohë, që, nuk ka mbetur shqiptar, pa mësuar emra studiosh dhe arkitektësh shëtitoresh, për kontrata shumë herë më modeste.

Sic Rama thotë me të drejtë, sistemi korrupton individin. E pra, ky sistem i sotëm partiak, berishist, i kudondodhur, destinacion ka korrupsionin.

PD-ja sot duket në pikë të hallit, edhe për faktin se Basha, është produkt dhe përfitues direkt i sistemit të përcudnuar të “babait”.

Po c’punë kishte PS-ja të kopjonte modelin berishist?  Kjo nuk është partia që Rama mori. Partia Socialiste ishte një parti vibrante, ku gëlonin zëra dhe karriera. Jo perfekte, jo tërësisht demokratike. Por, Fatos Nano, (i cili pluskonte në korrupsion dhe anarki), nuk ndërpriste karriera dhe kundërshtarët i zgjidhte në kryesi dhe qeveri.

Partia Socialiste, prej kohësh në pushtet dhe pothuaj pa opozitë, nuk ka sot, as konkurencë të brendshme, as zëra ndryshe, as sistem vetëkontrollimi. Vini pak veshin tek mbledhjet dhe analizat e kryesisë. Do dëgjoni vetëm zërin e Ramës dhe zhurmën e ventilatorit. Asnjë gjallesë tjetër nuk pipëtin! Arsyeja është e thjeshtë; sistemi ka eleminuar antarësinë e partisë. Në botën demokratike, karrierat i përcakton votuesi, në Shqipëri është kthyer përmbys, ato i përcakton kryetari.

Në Partinë Socialiste sot, karrierën ta ndërpret kryetari pa shkak. Kur merr më shumë vota nga të gjithë, s’postohesh.

Cfarë e motivon një socialist sot dhe në përgjithësi, pse i hyjnë njerëzit politikës?

Ku janë sot ata? Si u vlerësuan për punën e tyre? Morën një falenderim publik dhe pastaj hapën krahun, që njerëz të panjohur, të korrnin frytet e punës së tyre. Cështja është se, vota, është i vetmi sistem matës në politikë.

Stacey Abrams dhe Beto O’Rourke, ishin dy të panjohur të Partisë Demokratike amerikane, nga dy zona larg Washingtonit politik dhe mediatik. Njëra në Georgia, tjetri në Texas, zona thellësisht republikane. Në vitin 2018, shkëlqyen në garat përkatëse, për guvernatore dhe senator. Të shkëlqesh në politikë, jo domosdoshmërisht do të thotë të fitosh. Ata nuk fituan, por ndryshuan trendin e votave dhe erdhën më afër fitores se asnjë demokrat para tyre. Partia menjëherë vuri në dispozicion të të dyve,  gjithë makinerinë e saj me burime njerëzore dhe financiare. O’Rourke hyri në garë për president (nuk ia doli), dhe Abrams vazhdon të jetë ylli në ngjitje i demokratëve dhe do të garojë për guvernatore sërish, në nëntor. Votuesit, votat, detyruan  partinë t’i mbështeste.

Esenca e një partie demokratike, janë pikërisht zgjedhjet brenda partisë, primaret, sic rëndom thuhet në Shqipëri, pa ia ditur kuptimin. Një deputet që zgjidhet nga antarësia, ka gjithë autoritetin dhe dinjitetin t’a kundërshtojë kryetarin, sepse nuk i ka asnjë borxh atij. Borxhin ia ka zonës ku është zgjedhur. Ashtu sic ka dhe përgjegjësinë. Joe Manchin, senator demokrat (West Virginia), ka bllokuar gjithë paketën e brendshme legjislative  të demokratëve, sepse nuk i shkon përshtat asaj, që ai dhe elektorati i tij beson dhe përfaqëson. Senati është 50 me 50, dhe vota e tij është vendimtare. Me opozitën që po i bën pushtetit dhe partisë së tij, ai është më efikas se gjithë republikanët e marrë sëbashku.

Joe senatori, nuk i lëpihet Joe presidentit. Eshtë në fakt Biden, që e merr në telefon dhe i lutet. Presidenti i vendit më të fuqishëm të botës, nuk ka c’ti bëjë senatorit të një shteti të vogël të partisë së tij. As e heq, as i ndërpret karrierën. Vetëm i lutet dhe negocion.

Mosleximi drejt i votës, është mungesë respekti për elektoratin dhe shkatërrim i sistemit të vlerave.  Dhe nuk ka arrogancë dhe mospërfillje më të madhe ndaj votuesve, kur kryetari merr një laps e letër dhe thërret emra të panjohurish për kabinetin e ri, sikur po thërret goglat e telebingos. Të thërriturit, janë edhe më të habiturit! U ka rënë llotaria, pa blerë as biletën!

Dhe kur gjërat shkojnë vaj, meritat i merr i pari. Kur nuk shkojnë mirë,  përgjegjësitë pastaj, bëhen individuale! Por, c’përgjegjësi ka një individ i panjohur, që nuk ka lidhje me elektoratin, nuk është zgjedhur me votë, nuk është lodhur për të qenë aty ku është, nuk ndien asnjë detyrim moral apo shpirtëror ndaj antarësisë së partisë? Përgjegjësia e vetme e individëve të tillë, (mediokër në masë), është t’a mbajnë mirë me kryetarin. Ata as kanë pasur, as do kenë karriera politike. Në momentin që kryetari i heq, kthehen në anonimë, sic edhe ishin.

E njejta skemë përsëritet sa herë ka zgjedhje, sa herë bëhen listat për deputetë, në të gjitha partitë politike. Laps, letër, kryetari dhe goglat. Tallja bëhet dhe më e rëndë, kur një kuksian caktohet të kandidojë në Vlorë,  apo ata që fituan kësaj radhë në Elbasan, herës tjetër, shkojnë në Lezhë. Mos u përpiqni të gjeni logjikën këtu. Nuk ka! Eshtë thjesht ekperiment për hir të eksperimentit, sepse vota nuk ka asnjë vlerë. Aq sa, e bën të pakuptimtë emërimin e  deputetëve nga rrethet. Mund të zgjedhësh 50 copë nga Tirana e t’i shpërndash ku të duash, sepse zgjedhja e tyre është pa kriter.  Rezultati do ishte i  njejtë. Kjo është dhe arsyeja pse zgjedhjet personalizohen dhe quhen gara mes Berishës dhe Ramës, Nanos dhe Berishës, Bashës dhe Berishës, kur Shqipëria nuk është një republikë presidenciale. Eshtë parlamentare, packa se, edhe parlamenti është formal. Organi më i fuqishëm mbetet Kryeministria.

Por, një parti jo konkuruese nga brenda, pa mekanzima vetëkontrollues, pa sistem vlerash, prodhon një qeveri të ngjashme.

Ka tre ose katër rryma sot, respektivisht, në partitë kryesore të Amerikës. Të gjithë të përfaqësuar në Kongres dhe në kabinet. Me votat e tyre. Disa nga ata, që konkuruan Biden në garën për president brenda partisë, jane sot pjesë e kabinetit te tij, përfshirë atë që e sulmoi më shumë, nën-presidenten. E njejta gjë ndodhi mes Obamës dhe Hillary Clinton, të cilët zhvilluan një nga betejat më të forta brenda partisë. Në fund të ditës, Clinton mori postin më të rëndësishëm të kabinetit, atë të sekretares së shtetit.

E pra, Amerikës nuk mund t’i kopjojmë vetëm patronazhistët dhe fjalën “primare’. “Primarja”, pasi të kuptohet cfarë është dhe si funskionon, duhet futur në statut, sepse është thelbi i demokracisë. Kandidatët i zgjedh elektorati, i cili gjithashtu përcakton karrierat dhe vlerat.

Partia Socialiste tani që është në pushtet, ka luksin e madh t’i bëjë këto ndryshime.  Eshtë shumë e vështirë  të reformohesh në opozitë. Socialistët duhet t’u japin shqiptarëve një ofertë të re. Janë në mandatin e tretë, tejet konsumues nga natyra. Në zgjedhjet e ardhshme nuk garon dot me argumentin, se vota në krahun tjetër shkon për Berishën dhe Metën. Ata, nuk do të jenë më, po edhe po të jenë, sic duken bathët, votat do t’i bashkojnë me PS-në! Për pandeminë dhe tërmetin, nuk mund të flasësh pafund, sepse ishin kauzat e zgjedhjeve të kaluara. Me frikëra luftrash nuk e shtyn dot, sepse në fund të ditës, luftës do t’i japin dejtim, ata që kanë fuqi t’i japin drejtim. Socialistëve u kanoset i njejti rrezik si demokratëve. Ashtu si PD-ja, dhe si gjithë sistemi politik shqiptar, edhe PS-ja, nuk është gjë tjetër, vece, një “house of cards”, shtëpi e ngritur me letra bixhozi. Hiq një letër, bie e gjitha përtokë. Me konsumimin  e kryetarit, është konsumuar e gjithë partia.

Rama ndërkohë e ka zgjidhur problemin e moshës së tretë, post-PS, post-gjithcka. Sic ka premtuar, do bëhet rrobaqepës!

Por, Partia Socialiste, nuk mbijeton dot si punishtja e tij.

 

 

59 komente në “Këmbanat bien për PS-në”

  1. Aron says:

    Kjo trapja qe jeton ne Amerike, e ka pare cfare po ndodh atje, apo vetem i jep gojes per tu dukur ketej ne Shqiperi me pordhet e saj?

    1. Draper dhe Cekan says:

      Megjithate ka te drejte kur flet si funksionon demokracia dhe si funksionon bythlepirja.
      Ti e lexove cfare shkruan kjo shoqja, por skishe aftesi ta kuptoje sepse bythlepiresit e kane koken gjere te qafa, brenda bythes se rames bashes metes dhe saliut
      Ajo po te shpjegon ate qe ju skuptoni
      Po te thote qe ky sistem qeverites fut gjithe politikanet 30 vjet funksionon per nevoja personale korruptive, parti mafiozash
      Sistem pa vlere
      Po te jap nje keshille ajde neser prape ne kete ore dhe lexo mesazhet qe kundershtojne kete editorial jo se kane te drejte por si funksionon qeveria duke folur keq per kete vajzen me sulme primitive apo personale
      Dhe kjo sepse ndihen te frikesuar nga nje fryme e re qe mund te dali ne te ardhmen
      Po e perseris lexo prape neser te bindesh!

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        Drapër e Çekan…
        Moza mund të ketë të drejt për ato që shkruan për gjëndjen në Shqipëri ,po është një naivitet që ta krahasosh me Amerikën.
        Mund të pretendosh që edhe në Shqipëri të imponohet për një sistem që mos të vendos kryetari ,po votuesi.Po jo të më krahasosh se në Amerik Presidenti nuk mund të urdhëroj një Senator të partisë së tij.
        Në Amerikë kam dëgjuar që Kushtetuta ka 200 vjet që nuk ka ndryshuar ,kurse në Shqipëri në 30 vjetë ka ndryshuar mbi 30 herë.
        Jo me Amerikën ,po as me shtete në Eurpoë nuk duhen të bëhen krahasime ,se janë shumë faktorët që ne ndryshojmë me Eurpoën.
        Bëj çudi se si i bën thirrje Aronit të lexoj komentet e ditës së nesërme.Kujton ti se do reagojnë qeveritarët ?

        1. Draper dhe Cekan says:

          Jo shoku komandant!
          Po ta sqaroj me matematike qe ta kesh me te lehte
          I thashe aronit ti lexoje komentet neser sepse ne baze te komenteve negative kundra mimozes per kete shkrim kaq te bukur dhe te thjeshte do gjeje dhe numrin e bythlepirseve qeveritare
          Pra
          Komentet negative kunder mimozes + numrin e komentuesve = bythlepirsat tek gazeta Tema

          Bythlepirsit tek Tema = qeveritaret(jo populli)

          Tani ne Amerike nuk ka ndryshuar kushtetuta per 200 vjet sepse kushtetuta funksionon dhe kur funksionon nuk ke pse e rregullon!

          Ne shqiperi kushtetuta ka ndryshuar 30 here ne 30 vjet do te thote qe nuk funksionon dhe kur nuk funksionon do te thote ta rregullosh
          Por jo ne te mire te kombit por per interesa partiake korruptive dhe mafioze

          Thote komandanti popullit!
          Kam here ne politike per te lene gjurme te mira ne shqiperi
          Po kjo thenie eshte autogol se gjurme me ahmetaj beqen koncesione inceneratoreve fajin e ka saliu fajin e ka drapri nuk jane gjurme por mashtrime dhe qeverisje me skllever
          Mashtrimi eshte zanati hajdutave

          1. xheJ. eN. Bi. says:

            Drapër e Çekan…
            O i dituri dhe parashikues si fallxhor,kot u lodhe dhe i bëre thirje Aronit të shohë komentet që do “kryqëzonin” Mozën po nga 47 komente deri tani ishin shumë të pakët komentuesit ” bythlëpirësit” .
            Si i ” ditur” që je duhet ta dije që kushtet dhe faktorët nuk janë të njëjta ato të Amerikës dhe Shqipërisë kur bënë Kushtetutën.
            Difekti më i madh që ndodhi në Shqipëri ishte se u nduan Sistemet me të njëjtët personazhe dhe akoma jemi këtu ku jemi.
            Dhe do jemi për shumë kohë akoma dhe le të shkruaj Moza dhe 100 Moza të tjera se këtyre nuk ju hyn gjëmb në këmbë.
            Po mundet Moza të vijë në Shqipëri dhe të krijojë një forcë politike të re ,jo me idealizma po me praktiçizëm dhe me pastërtinë morale që ka ,vetëm atëherëe do shikohet një dritë në fund të tunelit.

            1. Draper dhe Cekan says:

              Harxhova kohen me nje bythlepirs si puna jote
              Ndoshta “bythlepirsat” qe ti kujton se ska morren nje mesim te mire nga mimoza dhe reflektuan
              Xhej en bi eshte bythlepirsi nr nje tek gazeta Tema
              Njihet si qeveritari qe nuk ka kapacitet te gjej nje difekt per qeverine qe nga viti 2013
              Imagjinoje te kete kapacitet te zbuloje bythlepirsat (I di po shtiret)
              Po ku ishe o kokebostan kur foli mero baze para ca ditesh qe saliu dhe rama bashkuan votat kunder inceneratoreve

              Je si ato Kermidhat pa guacka qe dalin vetem kur ka shi

              Ik q… me arben ahmetajn ate bej ti dhe
              Mos harro komandant , ata qe te bejne qefin jane te paret qe te fusin gishtin ne byth
              Taktike e vjetra kjo

              1. xheJ.En. Bi. says:

                Une per te lepire mund te pranoj te lepi vetem rockat e atyre baxhella e qe te rrethojne Po ato jane me te shpejta ma lepine me mire e sme lene radhe o kelysh komunisti

                1. Draper dhe Cekan says:

                  Ti qenke gay more te qifsha rracen
                  Cjane keto te lepish rrockat qe me rrethojne
                  Ptu pederast kurve
                  Shan socialisti komunistin !
                  Ik moterqir lepi vucicin lulushin dhe saliun

    2. ?????????????????? says:

      Edi Rama eshte nje lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta një ??? i ndame në 3 pjes

  2. Taulant says:

    Shume i gjate shkrimi .
    Pse nuk shton qe Partia Socialiste drejtohet prej ‘nje grupi te strukturuar kriminal’.
    Dako i Durresit, Sejdini i Elbasanit,Gjika i Vlores superhajdutet Beqaj,Gjiknuri,Ahtmetaj dhe dinosauri i korrupsionit EDi Rama.
    Vetem ne kadastren e Durresit u nderruan 8 drejtora.
    Po ajo e Vlores ?
    Nuk ka asnje ndryshim per nga korrupsioni midis Rames-Metes e Berishes.
    Rama e modernizoi sistemin e korrupsionit me formulen e PPP-ve dhe te koncensioneve.
    Pra braktisi ate metoden e 20% qe zbatonte kur ishte kryetar bashkie.
    Sot i gjithe investimi hidhet ne vendet offshore.

    1. Adriani says:

      Ne fakt Mimoza shtron nje ceshtje te drejte per sa i perket qeverisjes. Por ketu eshte nje problem shume thelbesor dhe biles kontradiktor kur behet krahasimi me SHBA-ne. Qeveriberja ne Amerike ka tradite 200 vjecare dhe te krahasosh se cfare behet atje tani me cfare behet ketu ne 30 vjet amulli demokraci eshte e pakuptimte. Kuptohet qe vecse mund te mesohet nga sa behet ne Amerike por puna eshte se njerezit duan kohe qe te ndryshojne. Dhe Rames i dalin ide te natyrshme per te shmangur katastrofen njerezore qe ne shqiptaret afrojme per te qeverisur. Mimoza thote perse Rama ben ministra njeres teknicene apo qe nuk kane kontakt me popullin me pak fjale. Une do i thosha Mimozes se a nuk ka bere kete gje Partia Socialiste vite me pare kur ishte Nano? U nuk po bejne kete gje partite e tjera opozitare? Ja pra qe problemi qendron te shoqeria shqiptare ne pergjithesi qe eshte akoma ne mesjete dhe ku vjedhja dhe droga quhet zotesi. Rama i shkrete i bie shkurt qe te menjanoje karvanet bythelepires qe kishin investuar ne parti tamam per te varur nje dite melcite ne qafe. Ideja e Rames mund te mos jete ne sinkronim me traditen Amerikane por ama eshte ilaci qe i duhet Shqiperise per momentin. Lefter Koka eshte simboli i politikanit qe perdori cdo parti per te vjedhur. Dhe sot eshte pas hekurave. Rama eshte celesi kryesor qe beri qe njerez si Lefteri te shrebejne shembull per te tjeret kur ndyjne duart me paret e popullit. Eshte kollaj te shash te tjeret kur nuk ke idene se si keta njerez bejne detyren e tyre dhe me cfare veshtiresish perballen. Jam shume i sigurt se etika morale e ben Ramen qe mos te humbase durimin e te pranoje publikisht qe ne jemi nje popull korrakesh qe dime vetem te vjedhim dhe te vrasim pas shpine. Perkundrazi, me durim ai po mundohet te edukoje nje shumice injorantesh qe mbajten Enverin per 45 vjet ne supe… E dashur Mimoze, me pelqen shkrimi yt por paraleizmi qe ke bere nuk funksionon per situaten ne Shqiperi. Jam dakord qe te ecim drejt praktikes Amerikane por do duhen shume dekada dhe te trjere Edvine me mendje sipas kohes . Ky i tanishmi po ben shume sakte cfare i ka nxjerre koha tani perpara. Edvini tjeter te shresojme qe do dale dhe qe te beje cfare do i kerkoje koha. Uroj thjesht mos te shikojme me Berishe, Lulera, e Monikera me Lirka.

  3. Buqja says:

    Amerika te ka bere te merzitshme. Nuk shtyhet shkrimi yt. Je shkeputur nga realiteti shqiptar dhe kjo eshte normale ndaj dhe nga analizat goditese. Have a nica day

    1. Draper dhe Cekan says:

      Buqja, buçe ngelet ske ci ben
      E kam fjalen per ty
      Have a naci day!

    2. Zeqo Pilafi says:

      Të keqen moj Buqe, sa mirë ma plagosje këtë ingliterrçen!

    3. Une says:

      Perkundrazi Buqe, moza nga Amerika e shikon shume me qarte situaten. Shkrimi eshte nje analize shume e sakte e asaj qe po ndodh dhe asaj qe do te vijr.

    4. Ladi says:

      Të lexova me shumë ëndje.
      Komplimente.
      Një leksion demokracie.
      Uroj që të bjerë ne “veshët” e duhur..

    5. Maqoja says:

      Ky shkrim eshte i nje kualiteti te rralle ketu tek Tema. NUk eshte per Buqen. Me shume te drejte i duket i gjate

  4. Unfortunately says:

    Mire moj shoqe mire por populli i dha 60% te votes para 1 jave. Ky eshte fakt, jo perceptim. Nje minorance qe ka dale jashte kontrrollit dhe llapaqene nuk mund te intimitoj PS apo me keqe ti kerkoj kushte. PS eshte 100 vjet para per vete faktin qe eshte parti, te tjerat jane parti ne emer por ne fakt jane sekte klanore dhe krahinore.

    Nese ka kritika eshte se ende nuk kemi shtet. Zbatimi i barabarte i ligjit per te gjithe le ende per te deshiruar dhe termeti , covidi dhe sot kjo lufte nuk mjaftojne per tu justifikuar.

  5. cuf dabjoni says:

    Moza ka pergjithesisht te derejte por kam dy verejtje :
    1. Flet qè Rama vijoj sistemin “berishist” tè korrupsionit..po e lejmè menjanè fasting qè korrupsionin si sistem e zhvilluan Nano dhe Meta….Sala e persosi..Porqe Rama kopioj Salen e sistemin e tij tè hajnise do te thote qe dhe ai eshte hajn..madje me I madh se Sala. dhe “kemi shume akoma per te pa”
    2. Te dy partite Jan aspak demokratike deri sa jane prone e Kryetarit ..madje Saliu e vulosi me statutin e tij ku eshte ai qe parapet Listat per Keshill Kmbetar e Kryesi ..dhe te rij sati doj zogu I qejfit Kryetar e pronar kur duhet jo me shume se dy here…pra as Luli e as Sala…e jo vetem kaq por duhet te propozohen e vete propozohen dhe antaresi I voton…
    Ndryshe as nje here nuk do te fitoj e te mos mburret qe na pasta mundur Lulin te cilin ja imponoj Partise per 17 vite e tashti na e nxorri poliagjent…

  6. An says:

    Per cilin punon ne Amerike kjo kushrina e keshilltarit te like hajnit apo lane pijata

  7. Shefqet Çel says:

    Mua më duket një shkrim tepër i qëlluar.
    Ka përcaktuar plagët politike që do t’a rëndojnë më tej situatën e vështirë që po kalojmë. Këshillat që jep, do t’a bënin Partinë Socialiste më jetësore

  8. hiq says:

    Pirdh se lirohesh ,themi ne fshataret kendej oj zonje .

    1. NAIMI says:

      Po se vendi eshte mbushur me fshatare si puna jote ,ndaj nuk ecim dot para ne.Dhe keshtu kemi per te mbetur,b*** ëlëpirës dhe hajdute,moracake dhe injorante.

      1. Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

        Sakte…….prandaj kemi kete nivel . Bravo zonja , analize perfekte

  9. Zhzh says:

    Buqja, Taulant pordha dhe Aron debili I vini anës shkrimit brilant të Mimoza Dervishit që është një nga gazetaret më të mira që ka nxjerrë ky vend në rrumpall demokracinë shqiptare.
    Këta myteberrë që jetojnë vetëm me frymën e kriminelit Sali Qen Brrrrisshha, po ju ikën jeta në terr duke ndenjur gjithe diten para facebook duke parë ëndrra se iku apo nuk iku Rama.

  10. Një qytetar says:

    Xhafo Klosi, nga familja e madhe Klosi në Mallakastër, nuk e deshte fare atë të flamosur komunizëm. Në mënyrë paradoksale, njerzit e tij të afërt, të lidhur me komunizmin si Bilbil dhe Qemal Klosi, me që ishte plak, i gjetën një punë si roje në shkollën e Partisë, ku hapte dhe mbyllte derën e oborrit të shkollës. Tregojnë se ishte shumë i zgjuar dhe hokatar. Studentët e shkollës e ngacmonin dhe me përgjigjet që u kthente, merrnin vesh se ai ishte vërtetë i zgjuar.
    I thonë një ditë provimi studentët Xhafos: Si mendon xha Xhafo, do e marrim dotë provimin ne? Është shumë i vështirë teorikisht dhe nuk dimë si do na vejë halli. Qënka e vështirë të bëhesh kuadro partie xha Xhafo, e mbyllën ata me shaka.
    Ua kthen Xhafua me tërë seriozitet:
    Dëgjoni këtu djema! Hiç mos u shqetësoni për rezultatin, pa tjetër që do t’a merrni. Veç ju të përsërisni përpara profesorit “Lenin-Stalin, Lenin-Stalin…” nja pesë apo gjashtë herë dhe në qafën time po nuk kaluat. Kaq. Vetëm kaq është e mjaftë për një kuadër Partie…

    1. Draper dhe Cekan says:

      Fole kot shumica ne shqiperi jane nxenes akoma pa dallim moshe
      Ja kapen kete komentuesen an ta kuptosh Lenin dhe stalinin
      Jo draprin dhe Cekanin se eshte pune humori!

    2. Boston says:

      Shkrim tendecios sipas udhezimeve te Like florist dhe Sali kriminelit….. Nje fjale nuk thuhet per non graten sali…..Bukeshkelur ndaj Amerikes…..me dy fytyra.

  11. katarakti says:

    Analizë shumë e qartë. Një radiografi e Partisë Socialiste dhe qeverisë sot. E keqja është se kur Rama të bëhet rrobaqepës, piktor a skulptor Partia Socialiste, të cilës i ka ngelur vetëm emri, do të shuhet fare. Dhe e meriton.

  12. mond says:

    Analiza duket e goditur, mos prisni tju pëlqejë, se po shan Ramen, por shikoni të ndreqni ndonjë gjë se kur tju vijë radha do ju marrin me shpulla si Salianjin….

  13. Tirona says:

    Shkrime me vend dhe analize e shkelqyer kjo zonja shikon large, eshte e vertete qe realiteti shqipetar eshte ne nivelin me te ulet intelektual dhe ky shkrime eshte klas ,dhe nuk mund ta kuptoje nje qe eshte i stresuar menderisht.

  14. Ju lutem publikojeni komentin tim says:

    Nje analize e perkryer qe nuk ke c`i thua . Faleminderit zonje e nderuar . Kam pershtypjen qe politikanet tane , te cdo partie apo krahu qofshin , veprojne kaq keq , jo se nuk dine , por NUK DUAN , sepse kane hyre ne politike per tu pasuruar dhe jo per t`i sherbyer vendit ! Jane kryenece te pa pergjegjshem dhe egoiste te pashoq !

  15. Skrapari says:

    Zonja nuk kupton se në pd nuk ndodhi azgjë ! Pati një tentativë amerikane për ta çliruar pd nga krimi dhe korrupsioni por që dështoj me “turp”! Kurse ps ka shkuar në ps. Ky i gjati me sopatë u xhindos dhe i preu të gjithë lisat ! Ka lënë tek-tuk ndonjë murris qeni që i shurros çdo sabah si shenja të territorit socialist ! ….a po…ka lënë pa prerë dhe një fik…te bashkia ! Hë për hë po e lë thot se lēshon nonjë koqe !.

  16. PO , PO says:

    A i shihni komentuesit e deri tanishem ?! Ata kerkojne receta e mrekullira te rena nga qielli , jo analize reale dhe te argumentuar , qe domosdoshmerisht kerkon edhe hapesiren e vet per ta shprehur dhe bere te kuptueshme per te gjitha nivelet e lexuesve .

  17. NAIMI says:

    Po se vendi eshte mbushur me fshatare si puna jote ,ndaj nuk ecim dot para ne.Dhe keshtu kemi per te mbetur,b*** ëlëpirës dhe hajdute,moracake dhe injorante.

  18. Haka Tekizoti says:

    Analiza është e drejte. PS mund të marrë edhe herë tjetër po kaq vota, problemi është që nuk është parti po një masë njerëzish që i shërbejnë një njeriu, i cili merr pas vetes ca mumje që t’i shërbejnë më nga afër, qe ai të shijojë egon e të qenit në krye.

  19. drini says:

    Nje analize e argumentuar shume mire. Bravo Mimoza ky eshte kontribut intelektual.Rama eshte ekzaktesisht sic e pershkruami ju.Sot doli e tha nuk i heq taksat e naftes aq kohe sa te jem une ne pushtet, sepse ai nuk shikon perreth tij.
    Kryeministri Greqise nje nje kryeminister i djathte te pakten tha dicka kundee rritjes, kuse Rama priti protestat te bente dicka qe eshte aq pak sa nuk quhet fare si perpjekje. Ka nje prmier ne Kanda qe i hoqi taksat e gazit megjithse eshte i djathte, por Rama jone i majte i mbron me shume oligarket se nje i djathte ne Kanada.
    Kemi nje te keqe te madhe Berishen por Rama nuk duhet te ishte aty ku eshte per te treten here.

  20. gjeramadhi says:

    mire e tha po kujt ja tha , hajduteve?

  21. Xhilo says:

    O Drini nuk e di ne cep te Kanadase jeton ti po une ketu ne kryeqytetin e saj, paguaj 13% takse e njejte me TVSH, pervec takses se karbonit e disa te tjera qe nuk me kujtohen tani.
    pershendetje

  22. romeo says:

    Duhet te jesh qorre qe nuk shikon se kush eshte pasardhesi i Rames…

  23. betixho says:

    Gazetarja e Madhe M.Dervishi,ka analizuar situatën në Partite Politike Shqiptare dhe gjendjen politike dhe atë të qeverisjes në Shqiperi dhe ka dhënë leksione dhe rrugëdalje me rendesi fondamentale per demokracinë,si një domosdoshmeri per modernizimin demokratik dhe ushtrimin e demokracisë brenda Partive dhe te drejtes se Popullit per Qeverisje të paster dhe shkuljen e korrupsionit si rruga e vetme per te ecur perpara per tu radhitur krahas demokracive moderne Euro-Atllantike,sikurse porositin Teoricienet e medhenj te Lirisë dhe Demokracisë Poper,Lock,Adams,Beniamin,Arendti,Schumpeter etj.

  24. Buda says:

    Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik, sepse Sali Berisha dhe Edi Rama e shndërruan brenda natës, më 21 prill 2008, në një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH, Enver Hoxha.
    Sipas devijimeve të Kushtetutes më 21 prill 2008:
    1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë.
    2. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
    3. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
    4. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
    Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore të një Shteti Demokratik.
    E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte zgjedhja në postin e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli, i cili do të përfaqesojë Pushtetin Juridik.

  25. Mondi says:

    Shkrim I dobet mbi nje themel te dobet.Krahasohet votuesi amerikan me ate shqiptar qe nuk ia ka idene se kush eshte programi I partise per te cilen voton.Numri I votuesve shqiptare eshte aq I vogel saqe shume prej tyre dalin shoke e miq me deputetin dhe e votojne vetem per kete arsye ,Jo sepse e meriton ate karrige.Dhe kete deputet qe korr vota si Beto apo Stacy zonja kerkon ti jape post sic mori nard ndoka qe per merite kryesore kishte vetem shqiptimin e nje rreshti per humor.Etj etj qe nuk ia vlen te harxhosh kohe.

  26. Picari says:

    Ore budallenj kujtoni se shkri
    I u botua oer PS e p se mozes! Eshtw se i ka pelqyer meros se merrej mrnklanin dhr kjo eshte zgjuarsia prej kutvicke te Moze gopqires se madhe te gazetarise shqiptare!

  27. Sos says:

    PS KA NGORDHUR
    EDVINI E VRAU
    ME I LIMTE BYTHA
    JA FUTI SA KRAHU

  28. Shok i pellumbit says:

    Zonja mendoj qellim ka patur te nxjerr me shum zbuluar Fevzot dhe shkopinjte e tyre….
    Ata jane pikat e forta te arrogances politike ku mbeshteten fuqishem tre “musketjeret” shqiptar…
    Dhe per ti zhdukur te tre duhet te zhduken Fevzot…

  29. Ai says:

    Bravo ? e madhe. E sakte, e qarte , e paanshme . Shkrim i goditur!

  30. Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

    Kembanat bien per ata qe kane veshe……jo se na behet vone per Ramen por se na shqeteson e ardhmja e vendit…….duhet ndryshim brenda vete PS , modeli Rama duhet ndryshuar. Sa per PD , po su zhduk nga horizonti Berrisha dhe derivatet e tij te tipit Basha & CO , nuk do kemi opozite patriote……….e ardhmja eshte e pa qarte

  31. artan says:

    Moza. Paske ngritur sot në orgazëm të gjithë b.. lëpirësit e Berishës, Metës, lulit and co. Të thuash se shkarkimi i S. Berishë ra si rrufe në qiellin e pastër të PS, tregon se qenke kthyer në origjinë, duke kujtuar se para se të largoheshe në Amerike, ke qenë militante e thekur e PD. Nuk ka nevojë PS dhe E. Rama për këshilla të çartura nga një emigrante që nuk e njeh realitetin në Shqipëri.

  32. duaje says:

    Mimoza Dervishi me kete shkrim ka hedhur ne ere sistemin e ngritur ne Shqiperi per 30 vjet, tash me flamurtar PS, perfshi dhe gjithe tufen e analisteve me gjithe Meron brenda, qe akoma mban reklamen e inceneratoreve ne faqen e tij. Por edhe botimi i Mimoza Dervishit prej Meros, duket se edhe Mero po lekundet, nga i flakte me berishen, ne i flakte me Ramen, qe tani nuk ben dot te flaktin si media, edhe pse si gazetar mbetet ne toplist. Turbullira ka filluar ne Shqiperi. Njerezit presin te dali dicka, se paku me e paster nga llumi i sotem.

  33. L says:

    Artikull me shume vlere.Analize e sakte,me shembuj.Bravo.Fatkeqesi…..Kudo njerez ne administrate te pa afte te korruptuar.Mediat televizive aktivitete me te pa justifikuara………Kush i financon……Politikan miljoner,…si ..Njerez pa asnje aktivitet……miljoner ….si….Pikerisht jane keto njerez pa moral qe bejne hapur moral….Zgjidhja…..anti Berishizmi,…..Veting(deklarim pasurie)..per politikanet dhe cdo person cdo vit ……..nga kush…….kufizim i mandateve te dretuesve politikan …. Zgjidhje te njohura .Keto fenomene vetem tek ne nodhen.

    1. Asd says:

      Shkrimi eshte i sakte dhe kap thelbin e problemit nr 1 ne Shqiperi, ate te mungeses se thelle te demokracise. Ne Shqiperi konsiderojme demokraci vetem sepse ekziston e drejta e fjales (edhe ajo nuk eshte e plote), nderkohe gjithe punet shkojne mbrapsht sepse ushtrimi i plote i demokracise do te sillte qe ekzekutivi por dhe parlamenti do te drejtoheshin ndryshe. Me siguri do te kishim nje shoqeri me pjesmarrje ndryshe ne jeten e vendit pa role kryetaresh absolute.

  34. artan says:

    I paske ngritur në orgazëm sot të gjithë sahanlëpirësit e Berishës, Metës dhe Lul merhumit moj Moza. Nuk ka nevojë PS dhe Edi Rama për këshillat e një emigranteje trushpëlarë 30 vjeçare sepse këtu ka një popull e e njeh dhe e voton. Ti ke qenë një demokrate e thekur para se të shkoje në Amerikë dhe tani je rikthyer në origjinë. Aferim.

  35. Sul Korriku says:

    Pergjithesisht nuk jam kundra me shkrimin tuaj por mos harro se, persosmeria qe i referoheni “polli” dhe Trampin qe ju nuk e permendni. Ne keto kushte, 100 here me mire me Ramen ne krye se sa largqofte me nje Tramp shqiptar te zgjedhur nga proçedurat e “persosura” amerikane.

  36. AdilE says:

    moza ,Mancini eshte republikan me veprimet qe ben Ai doli kunder ligjit te infrastruktures per interesa personale

  37. Taulant says:

    Fatkeqesisht kjo zonja ben gabim kur flet per nje Parti Socialiste ne Shqiperi.
    Parti Socialiste nenkupton nje parti ne sherbim te shtresave ne nevoje dhe asaj te mesme.
    Me ikjen e Nanos identiteti Socialist i ish-Partise se Punes u zhduk plotesisht.
    Partin e zaptoi biznesmeni Edi Rama i cili largoi idealistet dhe e mbushi kupolen e PS-se me biznesmen ndertimi.
    Kur Rama u be kryeminister edhe ekonomin e transformoi ne nje ekonomi far-west.
    Shkaterroi gjithcka publike e cila nuk ishte shkaterruar dhe e shiti per dy leke tek oligarket.
    Oligarket i japin 20-30% si Rama merrte tek ndertuesit per cdo leje ndertimi ne Tirane.
    Sot gjithe ekonomia Shqiptare eshte PPP dhe e regjistruar ne kompanite guack.
    Si ndodhi me aeroportin e Rinasit .
    Mbas perfundimit te koncensionit 20vjecar me firmen Gjermane koncensioni i kaloi nje kompanie guack ne Kine ne vitin 2019.
    Ne vitin 2021 kompania guack ia shiti Kastratit .
    Kastrati qe ka edhe monopolin e naftes.
    Por si mund te ndodhte nje operacion i tille per aeroportin e vetem nderkombetar ne vend.
    Ne vende te tjera kur shiten aeroportet e nje vendi behen kerkesa ne kompani te medhaja nderkombetare .
    Kontaktohen firma te njohura keshilluese .
    Ne Shqiperi nje kompani nafte bleu aeroportin.
    E njejta skeme si me iceneratoret 430 milion euor vjedhje.
    Rama hodhi 17 firma ne nje dite qe investimin ta kryente kompania guack.
    Plus tenderat ne mjekesi ndertimin e rrugeve hidrocentrale etj.
    Si eshte e mundur qe asnje Socialist nuk ka kundershtuar kete politike ekonomike ?
    Sepse sot Partia Socialiste eshte shnderruar ‘ne nje grup te strukturuar kriminal’ .
    Asgje me shume.
    Dhe kryetari i ketij grupi kriminal eshte Edi Rama.
    Hajduti i me shume se 600milion eurove te Shqiptareve.
    Ne vitin 2012 OSBE-ja shprehej ne raportin e saj qe Rama si kryebashkiak i Tiranes ka bere nje pasuri me mbi 200 milion euro.
    Eshte raporti i OSBE-se i vitit 2012.

  38. Cati says:

    E ka thene Sokrati se gjeja me e leht eshte te japesh mend

  39. Danoc Tirone says:

    Edi Rma do vdesi kryeminister! Salih Maloku dhe Ilir katunari i kane dyert e burgut te hapura. Le te shofin endrra me sy hapur…ata dhe maloket e qelbesirat qe i ndjekin pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje