Nga Mero Baze
Në vitet e fundit të jetës së saj, kur nëna ime nuk kishte mungesa financiare në shtëpi, pasi i ndihmoja unë, ishte shumë nervoze nga ideja që ishte mirë. E përballur dhe me shenjat e para të pleqërisë, ajo shpesh herë fuste mes dyshekut dhe krevatit, vaj, sapunë, ilaç rrobash, makarona, oriz e shqer dhe torturohej duke fjetur mbi to.
Ia pastroja herë pas here, derisa më në fund u përpoqa ta bind se kjo që bënte nuk ishte gjë e mirë, pasi kishim plot ushqime dhe nuk kishte pse t’i fshehte poshtë dyshekut.
E hutuar dhe e paqartë pse po e qortoja, mu përgjigj prerë:
-Pse kështu do jetë gjithmonë? Do vijë një ditë që nuk do ketë.
11 vjeç, së bashku me 4 motra dhe villain, të gjashtë jetimë kishin udhëtuar për tre ditë si refugjatë të luftës italo-greke deri në Vlorë me këmbë zbathur në dimër, duke ngrënë vetëm një vakt me bukë thatë. Dhe kurrë nuk i iku nga truri derisa vdiq, se ajo ditë do vinte prapë. Për fat nuk i erdhi sa ishte gjallë, por në fund të jetës ju kthye në makth.
Më kujtohen me humor ato skena, kur shikoj protestat që kanë mbërritur para se të mbërrij katastrofa reale nga lufta e Putinit. Protestat kanë mbërritur se është rritur çmimi i naftës!
Jo se është rritur buka, mielli, vaji dhe produkte të tjera të shportës, që kane nisur te ngrihen pak nga pak prej muajsh nga atmosfera e luftës. Për to askush nuk u kujtua, derisa befas këta që kanë vetura, u kujtuan se nafta kaloi 2 mijë lekë. Kjo është protestë nga prekja e standardit të jetës dhe është ende lajm i mirë.
Qeveria ka prezantuar një paketë masash në kuadrin e asaj që e quan “rezistencë sociale”, për të përballuar efektet e luftës së Putinit në Shqipëri. E kanë bërë dhe shumë vende të tjera, në varësi të problemeve që kanë.
Kryeministri Rama po përpiqet të shkëpusë pak nga pak ndikimin e protestave tek vendimmarrja e tij lidhur me rezistencën sociale, pasi nxitoi që mori nje vendim për të kontrolluar dhunshëm çmimin e naftës. Dukej se kishte ndikim psikologjik nga protesta. Në fakt ishte një vendim i gabuar, pasi ushqen idenë që kur të cenohet standardi i jetës nga një luftë, mund të fitosh standardin ende pa ardh lufta. Kjo nuk mund të ndodhë dhe qeveria duhet të shkëpusë emocionet që ka nga protestat që kërkojnë të ruajnë standardin e jetesës sikur të jemi në paqe, nga protestat për mbijetesë për shkak të lufts.
Aktualisht ne jemi nën panikun e mungesave financiare dhe kjo betejë përballohet duke garantuar të varfrit dhe të pamundurit, që ushqimet bazë të mbijetesës nuk do të mungojnë.
Ndaj mendoj që është mirë akoma që kemi protesta për prekje standardi dhe protesta politike, dhe jo protesta që vijën nga arritja e kufirit të mbijetesës. Protestat për prekje të standardit të jetës janë protesta normale në shoqëritë e lira. Protestat për mbijetesë shkaktuar nga luftërat janë të rralla, pasi njerëzit që kanë problem mbijetesën në luftëra nuk kanë shumë kohë të shërbejnë si dekor protestash.
Nëna Liza është shembulli pozitiv për ta ilustruar përse protestohet. Ajo sapo ka përfunduar një betejë “legjitime” dhëmbë për dhëmb me policinë për të mbrojtur truallin ku ka bërë shtëpinë dhe kërkon që përveç shtëpisë së re që do t’i japin, t’i japin dhe të drejta më shumë. Është një protestë që provon që ajo do të ruajë standardin që ka arritur duke ndërtuar mbi pronën e një pronari dhe që ky shtet e ka legjitimuar. Por kur e shikoj dhe tek kjo protestë, pastaj e kuptoj që protesta nuk është për mbijetesë, por si një betejë permanente ndaj qeverisë që i preku standardin tek shtëpia. Dhe ky është akoma lajm i mirë.
Kur Serbia si një vend pro rus kokë e këmbë, del në rrugë për të mbështetur Putinin, ti e kupton që është një vend që kërkon të ruajë standardin e miqësisë me fashizmin rus, kundër një populli që është viktimë. Kur qeveria serbe është e dyzuar, duke u bashkuar me Perëndimin kundër agresionit, por duke mos u bashkuar për sanksionet, ne e kuptojmë se ideja e “Ballkanit të Hapur” vdes nga një luftë pak më tutje nesh.
Por kur falë këtij projekti të brishtë, që as është ngjallur, as ka vdekur, Serbia respekton kuotat e eksportit të grupit, të kontraktuar me Shqipërinë, e kupton se akoma nuk kemi arritur fundin dhe protestat kundër “Ballkanit të Hapur” janë akoma luks.
E sigurtë është se këta që sillen të alarmuar që nuk udhëtojnë dot shumë me vetura, që nuk do kenë energji sa duhet në vazhdim, që mund të përballen me mbyllje vende punësh etj, janë njerëz që përpiqen të na mbushin mendjen, se po të ishin të tjerë në pushtet, këto gjërat nuk do të ndodhnin. Siç thoshin kur nisi pandemia apo kur ra tërmeti. Kjo tregon se ata kanë kohë ende të sillen sikur nuk ka ndodhur gjë dhe nuk po e ndjejnë luftën.
Në fakt uroj që të mos arrijmë tek pika kur do na duhet të mbijetojmë, se aty nuk do kemi fuqi për protesta. Tani mund të flemë ende mbi një dyshek me gunga si nëna ime e panikosur se “do vinte një ditë e keqe”, të cilës pleqëria ja kishte zhbërë aftësitë normale mendore dhe i kishte lënë vetëm instinktin e mbijetesës.
Pak a shumë siç i ka mbet Saliut vetëm instinkti i mbijetesës ne pushtet. Por më e keqja do të jetë kur të flemë duke ëndërruar të kemi diçka poshtë dyshekut. Kjo që shikojmë është një betejë fals, me një luftë që akoma nuk ka mbërritur.
Po ti i thoshe nenes se cmimet i vendos tregu? Do qetesohej bena me keto fjale?
Haha ? edhe pse jane dite të trishtushme si do mose për popullin e Ukrahines me bër per të qeshur kure krahasove Saliun me nëne tende shpirti i saje pushoft në paqe dhe paradise. Por une mendoje se shumica e Myslimanve ku do ne bote mbeshtesin një lloje si Serbet Vladimir Putini dhe nuke e kane fare problem për popullin e Ukrahines që po vdesin për dite. Por si do çofte puna une mendoje se Edi Rama eshte shume njeri i keq dhe hajdute një lloje si ilir Meta dhe Sali Berisha. Por thën kjo nuke eshte koha për të protestue tani mendoje une.. Se pse ujku mjegull done. Dhe 2 korbat Saliu dhe ilir Meta rrumuje done
Pse mos te jete? Luljeta e Sala sjane me te rinj?
Bravo Mero .
Ata 100 kokepalar nuk perfaqesojne asgje .
Rames i interesone nje proteste e tille per te demaskuar non grata Sali Berrisha, Ilir Meta dhe gomari portokallise me Tik rosakun e Arjan Canit si bashkpuntore te ambasades Rusé.
I
Perla e rradhes
Llapaj, ose llapaqeni avokat I dyshes kriminale Meta-Berisha,dhe gjithe langojt berishist me ne krye Sali Lushajn, shpresojne qe te fitojne nga lufta Rusi-Ukrahine per tu tikthyer ne pushtet.
Ky po i kerkon vucicit grurin e kontrates,se ti o taulant fshatari nuk do te punosh dhe rri ne kafene….e do te hash
Ndersa berishovici i jepte nafte milloshevicit dhe ti e ke harruar se mund te kesh shitur edhe ti ndonje bidon te serbet si tritan preshi
Cfare ‘komenti’ po komenton ?
Shoh qe ‘Tema’ e Meros e hoqi sepse nuk i pelqeu.
Liri shtypi ….
Protestojme sepse
– Ministrat tane shkojne ne ministrite e tyre me dy tre makina dhe me punonjes garde nderkohe qe ne suedi a gjetke ka makine nga shteti vetem kryeministri.
Nderkohe qe ne angli, min i trasportit e ka detyre te udhetoje perdite me transportin publik
-Protestojme qe vaji, djathi, qumeshti te jene vertet me standartet qe kerkon ligji
-Protestojme qe shendetesia te jete njerzore dhe JO sic e tha vete OBSH-ia dhe publikoi TemA, qe ne shendetesi ka 100% tendera kortuptiv dhe ndahen ndermjet “miqve” te qeverritarve
-Protestojme qe karburanti te jete i cilesise qe ka cdo vend
-Protestojme qe hekurudhat te vihen ne pune e te mos marri me lek edvini nga kastrati, bvoil, e te tjere, por te behemi nje vend normal ku nga Tr ne Pogradec e nga Tr ne Vlore te shkojme me nje cmim bilete normale
-Protestojme per dhunen policore e shfaqur ne cdo rajon policor
-Protestojme qe drejtesia te jete drejtesi
-Protestojme qe njeriu qe dha urdher te vriten njezit ne mes te dites LIV, salhiu, E dhe ata qe qelluan mbi ata, te denohen
-Protestojme qe femijet e sales, rames, lulit, metes e cdo politikani te mos vjedhin me nga leket tona
-Protestojme qe studetet te keni karten e studentit
-Protestojme qe te marri fund procesi i pronësisë se tokes
-Protestojme qe te mos futen ne burg 60% e te burgosurve per tre gram hashash
-Protestojme qe me te vertet 8 orashi te jete 8 orarsh dhe 5 diteshi po ashtu
-Protestojme per cimiet e ndertimit te rrugve ku cmimet bazohen ne nje liber e jo ne realitet
-Protestojme qe gazetaret te jene te pavarur
-Protestojme qe cmimin tavan te spitalt privat ta percaktoje min/shendetesise
-Protestojme qe ilacet te jene me rimbursim dhe me standart sic i ka cdo shtet i europes
-Protestojme se ne Prill 2021, na u tha nga vete edvini se shqiperia ka aq shume pasuri nentoksore sa “nuk na e rrok mendia”, por ne Mars 2022(te pakten te ishte bere viti?) na thote se nuk kemi asgje
-Protestojme se pavarsisht se Astiri eshte komplet nje lagje e re, nuk ka as edhe nje park per femije
-Protestojme se na thuhet se qe te mbajme Shqipërinë te paster nuk na duhen kosha plerash
-Protestojne qe na thuhet se shqiptari nuk e ka tradite te hedhi mbeturinat ne koshat perkates por e ka tradite ti djegi ato(!?)
-Protestojme se kemi vijen bregdetare me me pak plazhe publike ne planet
Per keto o Zoti Mero protestojme. Jo per luks, por per dinjitet njerzor.
Ka dhe qintra te tjera!
Je njësh Mero. Shkrim brilant, analizë e thellë.
Kurva plake “Nona Liza” bashke me tribune e saj duhet te kthehet ne katunin e saj dhe te dorzoje pronen pronarit te vertete Bashke me “Nona Lizen”duhen kthyer dhe gjithe maloket qe erdhen ne Tirane pas 1992- shit pasi shkaterruan Tiranen dhe uzurpuan pronat e te tjereve Bashkia duhet tua shembi ato kasolle qe kane ndertuar pa leje dhe tju japi token pronarve te vertete
Nje shkrim analitik,i mbarsur me nje llogjike te thjeshte e racjonale,i nevojshem,i domosdoshem per mendjet e çoroditura tip balone.Per nostalgjiket e fandaksur ruse,per filosllavet shpresë fanitur.
Te lumte z.Baze!
Tik Rosa apo sic njihet ne Tirane Adriatik Llapaj – qeni eshte avokat i Metes por qe une nuk besoje kurre qe Meta ka nevoje ta mbroje Tik Rosa po thjeshte per ta perdorur .
Strategjia ka ndryshuar tani nuk duhen me shpellat per nje proteste po dy tre nga jugu dhe nje grupe shpellare per te bertititur liri demokraci poshte kumunizmi nano ik dy gishta larte dhe urraa.
Dje u kuptua qarte sa e rruajne Shqiptaret per proteste 10 mije spektatore ne koncert dhe 30 kokepalar te foltore-nevojtore .
Protesta duhet ne kohen dhe vendin e duhur dhe behet e shemtuar kur organizohet nga non grata Berrisha dhe krye krimineli Meta.
Ndaj zuska e zuzar mos u lodhni kot se jemi kaq te kulturuar sa pervec 30 shpellare nuk ju mbeshtete njeri
Shihet qarte se keta langoj qe protestojne, jane militantet e Foltore+LSI. Nese, larg qofte, neser keta vijne ne pushtet, edhe sikur 5000 leke te behet litri naftes, keta nuk dalin me ne proteste.
“Liza” keta ndoshta nuk dalin me ne proteste po te jene ne qeveri (nese nafta behet 5000 lek), por sigurisht do te dilni ju te tjeret qe nuk keni dale sot. E keshtu me radhe. Kjo eshte demokracia.
Me qarte shihet se dhe mendimtaret e filozofet e Rilindjes asaj rrace jane, nuk protestojne kunder qeverise Rama edhe sikur tu dhjese ne koke!
Edi RAM Zylyfi ne MARS 2022 –
“Protestat ketu ne sherbim te Rusise”
Sal RAM Gerrneta ne MARS 1997 –
“Protestat ketu nga qarqet e Serbise”
Ja pra mor popull pse te ka rene flama
ke 30 vite i qeverisur nga Bajgat RAMA!
Ky eshte nje artikull qe si qellim ka manipulimin e lexuesit se protestat nuk jane te drejta dhe kjo permes kercimeve ne ceshtje qe skane lidhje dhe s’e prekin thelbin e protestes cka do te nxirrte te verteten ne pah. e verteta eshte se ekonomia jone eshte ne kete gjendje per shkak te keqqeverisjes ose me sakte trajtimi i pushtetit qeverises si trofe per te mbledhur KM, ministrat dhe grupet hajdute te secilit pasurine publike ne arkat dhe llogarite e veta bankare. qveria jone nuk ka qeverisur por ka kaluar kohen duke i hedhur ndonjehere publikut ndonje kocke qe te krruaje dhembet per nje fare kohe.
Sot te tregu comve : Molo do shkosh prap ke protesta so ? Jo mer Tito se ska mo pare …..Ca estrade , ec loku aty
sikur ka firo ne proteste apo keshtu me duket mua.
Nene Liza të shtrëngohet fort nashi se jo shtëpinë në Tiranë,por do i marrin ene shpinë e tokën në Veri.None Liza kujdes.