Ultimatumet: Luli deri nesër, Rama deri të shtunën... Berisha dhe Meta pa afat

16 Mars 2022, 20:45Editorial TEMA
Ultimatumet: Luli deri nesër, Rama deri të

Nga Mero Baze 

Kemi dy ultimatume. I pari më i afërti vjen nga Grida Duma. Ajo i ka dhënë ultimatum Lulzim Bashës që deri nesër të plotësojë kërkesat e saj, ndryshe nuk e di çfarë e pret. Nuk jam shumë i qartë se çfarë grupi përfaqëson ekzaktësisht Grida kundër Lulit, por mendohet se është një nga drejtueset e së paku tre grupeve që Basha ka kundër në PD, dhe vija e kuqe që ndan fatin e Lulzim Bashës, është së paku ikja nga kreu i PD. 

Ultimatumi i Gridës pason ultimatumin e një prej mbështetësve të Berishës, që ka paralajmëruar Lulin, se duhet jo vetëm të largohet, por të mbyllë gojën dhe të mos kërkojë largimin e Doktorit. 

Por as Edi Rama nuk i ka më mirë punët.  

Grupi i gatshëm i protestuesve, që dalin në bulevard për shkak të rritjes së çmimeve, i kanë vënë Edi Ramës ultimatum deri të shtunën. Njëri prej liderëve të një prej grupeve që protestojnë, i ka renditur një tabelë me gjashtë pika dhe i thotë që nëse nuk i plotëson ato, atëherë duhet të ikë, se ndryshe do ndodh më e keqja. 

Një tjetër drejtues, i një grupi protestuesish, por që përfaqëson fraksionin e 8 janarit, ka denoncuar ultimatumin e parë, dhe ka paraqitur disa pika të tjera, duke mos e ndryshuar thelbin e kërcënimit. Thjesht Rama duhet të plotësojë kërkesat e tij dhe jo të atij tjetrit. 

Kundër të dy grupeve, është një i tretë, me prirje “arqiomarksiste” i cili, nëse nuk do largohet Edi Rama e kërcënon se do ekzekutojë pesë gazetarë që e mbështesin atë, në shenjë hakmarrje. 

E përbashkëta e të dy ultimatumeve është Lulzim Basha, i cili ka gjasa të jetë fajtor jo vetëm për humbjen e PD, por edhe për rritjen e çmimeve, pasi protestuesit e mbajnë në duar dhe portretin e tij si sinonim i armikut. 

Do të mjaftonin ultimatumet për të kuptuar se kush janë protestuesit, pse janë në rrugë dhe çfarë kërkojnë. Nuk janë njerëz të Putinit. Për hir të së vërtetës, ata janë seriozë dhe nuk harxhojnë pare për gjëra joserioze. Kur e marrin ata në dorë, kuptohet qe është serioze. Këta thjesht duan t’i bien ne sy për mirë. 

Nuk janë as përfaqësues të njerëzve në nevojë dhe as përfaqësues idesh ekonomike. Një sharlatan që bën sikur qan për naftën e ARMO e del duke bërë llogari nëpër ekrane, ka qenë bashkepuntor i Rezart Taçit, në historinë e privatizimit dhe mbledhës lekësh në AKBN duke u marrë dhe gjysmat e dietave punonjësve për llogari të LSI. E kam para sysh gëzimin e tij kur Rezart Taçi na agresonte ne gazetarëve që denonconim shitjen e ARMOS . 

Të tjerët, në shumicë janë mitomanë të konsumuar nga çdo parti dhe protestë prej dhjetë vitesh në këtë vend. Ata ngjajnë më shumë me ato vajzat fatkeqe që dikush u ka premtuar parajsën dhe i nxjerr në semafor, dhe që tashmë atë që e kanë punë për bukë të gojës, na e paraqesin si ideal.  

Ultimatumet e tyre na çojnë të gjithë tek Shtëpia e Lirisë, e cila në fakt vuan nga sindromi i ultimatumeve. I pari i shtëpisë, Sali Berisha, ka marrë një ndëshkim të përjetshëm, si hajdut për korrupsion domethënës, si minues i demokracisë dhe si dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.  

I dyti Ilir Meta, dhe për shkak të problemeve mendore, jeton natë e ditë nën një kërcënim të padukshëm se mund ta degdisin të vdekur tek Mali me Gropa. Për këtë arsye, ata janë të paqartë se ç’duhet të bëjnë me protestën, ç’duhet të bëjnë me ultimatumet e tyre, dhe mbi të gjitha ç’duhet të bëjnë me “fitoren” e tyre më 6 mars, e cila “fort po shndrin, e pak po ngroh”.  

Ndaj tani duhet të durojmë disa ditë vetëm ultimatume. Luli e ka afatin deri nesër, Rama e ka afatin deri të shtunën, Berisha dhe Meta janë mall pa afat. Si gjithë të vdekurit.

33 komente në “Ultimatumet: Luli deri nesër, Rama deri të shtunën… Berisha dhe Meta pa afat”

  1. Cuku says:

    Je fantastik Mero

    1. ben. says:

      Ne veren e vitit qe kaloi cmimi i naftes ne gjermani ishte 1 euro ose me kembimin e kohes 121 leke.
      Ne veren e 2021 cmimi i naftes ne shqiperi ishte 175 leke ose afersisht 1.45 euro.
      Po te kihet parasysh edhe cilesia e naftes diference eshte dhe me e madhe qe shkon mbi 0.5 euro. Kuptohet qe keto 0.5 euro jane plus fitim i firmave shqiptare mbi ato gjermane.
      Shqiperia export ne vit 550.000 ton karburant ose ne 1 dite konsumon 1.5 milione litra karburant . Me fitim 0.5 euro me shume se firmat gjermane ,firmat shqiptare ne 1 muaj fitojne 750.000 euro ne dite X 30 dite=22.5 milione euro. Per 1 vit jane 270 milione euro.
      Me 22.5 milione euro ne muaj fitim ,mbi fitim normal te nje firme karburanti gjermane, dalin leket per te shpallur armik kedo qe ngre zerin cmimin e shtrenjte te karburantit.
      Kuptohet qe ka edhe idiote qe jane e kenaqur qe vetem nga karburanti ju vjedhin shqiptareve 270.000 milione euro me shume ne vit, se ne gjermani.
      270.000 euro ne vit vetem nga karburanti, ne 4 vjet jane 1 miliarde euro.
      E ku ka fat me te madh per 1 politikan qe te shpalli emergjence lufte , termeti pandemie e vari lesht,kur vetem nga 1 ze karburant fut ne xhep 1 miliarde euro.
      Dalin edhe per shkrime gazetash.

      1. Celo Mezani says:

        Je lodh o Beni, por ke bere hesape te cunguara. Ja disa nga elementet qe shpjegojne ndryshimin.
        1. Ekonomia e shkalles. Volumet qe ben nje pike karburanti ne Gjermani jane shume larg atyre qe ben 1 ne Shqiperi, ku ka pompa dizeli cdo 100 m.
        2. Treg me konkurrues (ketu 2-3 veta kontrollojne gjithe tregun)
        3. Kryesisht vetesherbim. Ketu do mbash me rroga punonjes me 3 turne.
        4. Karburanti ne Shqiperi ka brenda edhe taksen e qarkullimit (dhe shume mire qe eshte keshtu pasi kush e perdor pak makinen nuk ka pse te paguaj taksa njelloj me ate qe e perdor shume), kurse ne Gjermani eshte takse me vete. Nuk e di sa eshte por besoj €150 -200€ ne vit e arrin.
        5. Shqiperia ka norma TVSH dhe akciza pak me te larte se Gjermania.
        6. Tarifa e koncensionit te ngjyrimit.

        Jam dakord me ty qe per piken 2 (treg gati monopol) shteti duhet te jete me i rrepte dhe te beje presion/ mekanizma per uljen e cmimit.
        Mua me shume se diferenca e cmimit me revolton diferenca e CILESISE se karburantit. Ketu e ka shteti 100% ne dore te vendosi standarte dhe te beje kontrollin e cilesise sepse keshtu do harxhonim edhe me pak karburant, dhe mbrohej cilesia e motorrit. Kjo po qe eshte vjedhje e madhe.

    2. Kushe?? says:

      Kushe eshte ky shalatani i Rezart Taçit?? Adriatik Lapaj???
      Pavaresish une mendoje se Edi Rama ështe hajdute një lloje si ilir Meta, Sali Berisha dhe familja e ti. Pa permendur të famshit Arben Ametajen, Damire Xhiknuri dhe ilir Beqen të gjith jane kriminela thën kjo nuke eshte koha për protesta tani

    3. Skypion says:

      Nuk po flas per Bashen e ndjere as per partine e tij te vules dhe bravave as per ata qe ,deri sa gjallonte duke u zvarritur, e mbeshtesnin por sot po ia mbeshtyjne kufomen, bile as per te gjithe analistet e Rames qe u lodhen aq shume per ta mbajtur ne jete. Nuk po flas sepse, sic thote edhe ajo fjala e urte, nuk flitet keq per te vdekurin; ne kete rast i vdekuri (politik) nuk eshte vetem Basha, por edhe projekti i pengmarresve te tij per te shkaterruar opozitarizmin ne Shqiperi.
      Ajo qe me ben pershtypje, a me sakte me ben per te qeshur, eshte mjerimi i propagandes qeveritare, i mercenareve te qeverise dhe i vete Edi Rames.
      Keta thone qe “pas protestave, fshihet Saliu”…! Kjo idiotesi e padegjuar me pare , eshte pasoje e shterpesise se propagandes. Por, pse? – Sepse, Sali Berisha po u ben thirrje qytetareve hapur, publikisht, cdo ore te dite madje, qe te dalin ne proteste.
      Berisha del ne mes te dites, diten me diell, dhe u thote shqiptareve “dilni e protestoni” – keta thone “pas protestave fshihet Saliu”…!!!
      Berisha del ne rruge dhe bertet me te madhe ” ej dilni ne shesh te rrezoni qeverine kriminale” – keta thone ” Berisha po u peshperit ne vesh njerezve te dalin ne shesh”…!!!
      Berisha del para shqiptareve dhe rreh gjoksin, duke thene “se do te beje gjithcka per protesta te fuqishme deri ne rrezimin e qeverise se korruptuar te socialisteve” – keta prape ” ai ai Berisha, ai po i nxit shqiptaret te protestojne”…!!!. Nuk ka teater absurd qe te mund te vinte ne skene nje absurd te ketille! Vete Absurdi do te dukej logjik perballe ketij absurdi te propagandes socialiste.
      Po, more po, Berisha eshte nje nder protagonistet kryesore te ketyre protestave, me thirrjet e cdoditshme, te cdooreshme, madje edhe te cdominuteshe drejtuar shqiptareve.
      Ky rikthimi i Berishes ne politike, po duket shume spektakolar; nje rikthim a la grande do te thoja; me protesta, te tilla qe vec doktori di t’i beje. Te mos harrojme qe ishin protestat e vazhdueshme, te panderprera per asnje cast, nga viti 1998- 2005, faktori kryesor qe solli Partine Demokratike ne pushtet. Ishte energjia e jashtezakonshme e doktorit qe mobilizonte qytetaret ne protesta atekohe. Eshte po kjo energji qe po i mobilizon shqiptaret edhe sot. EShte kjo energji qe do riktheje PD-ne ne pushtet neser.
      Pikerisht kesaj i druhej Rama dhe mbeshtetesit e tij. Makthi i tij me i madh i rikthye. Ai eshte Sali Berisha.

      1. Skypion je i madhe says:

        Haaaa skypion na kenaqe non grata komunisti Berrisha qenka mankthi per Ramen haaa ti jeton ne nje boten tjeter ate te enver hoxhes endero skypion endero se nuk eshte keq me keta non grata PS e ka te garantuar fitoren per 30 vjet o rrocke komuniste

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Berishovic komunisti dhe ilircfurkfloriri,jane mall i skaduar nongrata prandaj nuk kane ultimatume dhe afate.
    Keta qe protestojne jane milionere qe nuk duan te prishin paret dhe te ecin ne kembe deri te kafja.
    Qe nga i aktori i humorit qe te bene per te vjell qe mund ta kete rrogen mbi 2 milion te ai lapaj llapa llapa qe eshte dhendri i te korruptuarit te gjykates se sarandes…..
    Po te ishin fermeret,puntoret ,pensionistet e njerzit ne nevoj do i perkrahnim me gjithe shpirt…
    Por keta jane hajna qe i sherbejne saliut,ilirit e monikes me botoksa dhe qe harxhon per macen ruse sasha me shume se nje familje e varfer

  3. Azio says:

    Mero
    Ti je jo vetem nje gazetar I shkelqyer,por edhe nje artist I mrekullueshem I gjetjeve me te spiritual te gjuhes shqipe.
    Me lejo te them dhe nje here batten tende meant domethenese per Saliun dhe Ilirin:
    SI MALL PA AFAT.SI GHITHE TE VDEKURIT.
    Ha ha ha ha
    Thankyou MERO

  4. Draper dhe Cekan says:

    Thone qe nje qengj i mire pi dy nena
    Dhe Luli eshte I njohur qe pi dhe PD dhe PS

  5. Ρrushi ! says:

    Berisha dhe Meta janë mall pa afat. Si gjithë të vdekurit.
    Shumë e fortë kjo Mero. Ku të shkoi ndër mend.
    Mall pa afat. Hahaha! Si gjithë të vdekurit! Të përjetshëm.

  6. Demkë JOQYLOLLARI says:

    Shejtani (SaliBerisha) në agoni duke vdekur, la amanetin e fundit që KUR TA VARROSNIN, TI LININ JASHTË NJË LITAR TË BËRË LAK (Luli Basha)
    Kaluan vite, njerëzia që kalonin andej nga varri i SHEJTANIT, pengoheshin tek LAKU, e rrezoheshin, e keshtu historia, vazhdonte e vazhdonte, me të futur njeri tjetrit…..
    Saktë Mero.

  7. Pullumb says:

    Bravo Mero.Vashdo ti demaskosh. Faleminderit shume qe na thua te verteten

  8. Bubuzhel Berati says:

    Haaa i forte je Mero
    Po kush i jep ultimatumet Tik Rosa apo gomari portokallise qe imitone Ramen ?
    Grida gojore ultimatum Bashes cfare jane keta palaco njerez qe politiken e ngaterojne me dhunen .
    Ishit ju qe e votuat Bashen nuk e dinit nu qe kishte humbur 5 here ?
    Me ka shokuar Fevziu me banden e vete ne nje studio kazane deklaronte duhet te rrezojme Ramen u cudita pasi mendoja qe ky ka pak cerveaux nuk eshte si Lubonja Bushati po ky ishte me clochard se ata .
    Eshte rregull numer 1 i demokracise rrespektohet vullneti shumices te besh opozite nuk do te thote te rrezoshe qeverine aeveria rrezohet me vote .

  9. qytetar i Tiranes says:

    Edi Rames do i rruajne trapin keta katale qe kane dale ne protesta …Luli i shkerdheu Argiten Saliut ne Kosove dhe shkerdheu Saliun ne bythe kur e prejashtoi nga PD Si Saliu Si Ilir Meta jane te dy te vdekur dhe non grata . Kete e dine dhe vete ata prandaj kurre nuk do vine me ne pushtet .Edi Rama i shkaterroi komplet te dy keta kelysha kurve dhe tani le te shofim gallate ….

  10. Ladi says:

    ??????????
    Je fantastik.
    Ja u nxjerr bojen kaq bukur e kaq qarte sa me mire nuk ka ku te shkoje..
    Keshtu vazhdo

  11. rorirota says:

    HAHAHA…e ke qarë, vërtetë mall pa afat, rrofsh që nuk përton të analizosh ditë për ditë realitetin se na ndihmon të mos i humbin shpresat. Sidomos ultimatumet e Dumës e Salianjit…ka mabruar Pd-ja. KA MBARUAR BASHKË ME SHTËPINË E LIRISË, që do të thotë shtëpi pa liri por e kapur nga grabitësit e shtetit.

  12. Simpatizanti says:

    Te lumte Mero !

  13. Mondi says:

    Vetem te zgjuarit dijne te bejne ironi.Si gjithmone super Mero.Te kishe qene ne ndonje vend perendimor do ishe nder me te nderuarit nga te dyja krahet e politikes.

    1. ben. says:

      I zgjuari nuk ben ironi.
      I zgjuari dallon nga budallai , se i vjedh leket ketij te fundit dhe ky eshte dhe i kenaqur.
      Vetem kaq eshte diferenca.

  14. Bujar Kanapari says:

    Edhe une e shoh te pamundur bashkimin e opozites per te maksimizuar voten.
    Edhe nese PD dhe partite e tjera te vogla shkrihen per te formuar nje opozite te re te bashkuar, maksimizimi do te jete i veshtire, pasi konflikti eshte shtrire ne terren.

    Por jo me mire eshte situata ne PS.
    Socialistet nuk e kane lexuar drejt rezultatin e 25 Prillit
    I vetmi qe ka ditur ta lexoi rezultatin eshte vetem kryeministri Rama.
    Nje parti, nuk futet e vetme ne zgjedhje duke llogaritur nje projeksion prej 47 % te votes popullore.
    47% te votes popullore, do te thote afersisht 66 deputete.
    Me kete rezultat, sikur te mos hiqej koalicioni parazgjedhor, mund te barazoheshin mandatet nga 70.

    Keto zgjedhje i fitoi Edi Rama dhe jo socialistet.

  15. indinjata says:

    Mero je koncentrate e mendimit qytetar!Nuk me vjen keq per Adriarik Llapen se nje provincial eshte e helbete do te behet Tirons,as per Grita Sumen qe sot ndoshta duhet te ishte pronare e ndonje kuplaraje e qe niveli i ulet politiko-shoqeror e ka katapultuar ne ndenjeset e parlamentit e per rrjedhoje ve ultimatume jo e stisur as nga Meta e as nga Saliu sepse tashme dihet qe te dyve u eshte fishkur ko..et ,por nga disa provinciale qe duan te behen patjeter patrone siç u be Saliu ne vitet 90 !
    Fatkeqesi e kesaj shoqerie kur shikon studiot e kazanit mediatik qe gumezhijne si ne pazarin e Kaldaharit se kush duhet rrezuar apo dhene doreheqjen eme pare.ne fund te fundit kjo eshte demokracia qe instaluam fale recetave te vyeshme qe na ofruan ata qe pasi i vodhen e i shiten çdo pasuri e vlete tani na pshurrosin me keta fshatare qe nuk i lidh kurrgje me sistemin demokratik!te vjen turp kur ndigjon e shikon nje panel ordiner me te ftuar ordinere qe kerkojne te marrin ne dore fatet e ketij vendi duke e shkateruar plotesisht sa here qe Shqiperia behet gati per neociata me Europen !Kronologjikisht gjithne perpara hapjes se negocitave eshte tentuar si edhe kete radhe qe te destabilizohet ose te krijohet bindja qe Shqiperia nuk e meriton hyrrjen ne familjen Europiane sepse pasketaj gjithçka merr fund e keta do te mbeten ne qoshin e nje shoqerie te civilizuar e perse jo te bagojne edhe bemat qe i kane bere ketij vendi jo nga organet e çdrejtesise qe presin te kapin ndonje cironke qe vjedh ndonje individ por nga nje sistem qe vertet kerkon ndeshkueshmeri per keqeberesit e kriminelet e ketij vendi qe sot nuk guxon ti preke kerkush fale kupoles mbrojtese se padukshme qe u eshte hedhur !Ndryshe ,ndryshe sot si Saliu dhe Meta sot minimumi duhet te ishin duke vujatur denimin e merituar per bemat i qe kane bere ketij populli !
    Shqiperia sot nxin nga ky llum qe llava e krimit e ka veshur me liri per te bere jo vetem ultimatume por edhe per te ridjegur perse jo Shqiperine per interesa te ngushta te klaneve mafioze te cilat kane hipotekuar Shqiperine si prone te tyre!Fatkeqesi

  16. artan says:

    Exelent Mero.

  17. rapsodi popullor says:

    Mos e lante zoti kete milet pa Ramen,
    qe nate e dite t’ja shkordheje fort nanen,
    as rroga mos ja shtoje por ti lere tuj vujt
    pensionet 3 % sa per buke e sa per ujet,

    ti rreje ne Facebook nate e dite,
    se rroga pensione ketu i ka rrite,
    ti sjelle cingie aheng atje ne shesh,
    ketij mileti te varfer te ikur per lesh,

    te nxjerre ne shesh shoqe Spiropalin,
    te ulerase per Skenderbe-Ram djalin,
    te mbushe kete Shqiperi me afgane,
    me refugjate kudo ku ka e ku jane!

    1. Taulant says:

      Bravo nje koment i perkryer.
      Por cfare te besh me derrat komentues me siper qe eksitohen prej shkrimeve proqeveritare.
      Te mbeshtesesh Ramen nje psikopat njeri i paafte per te administruar e lere me te ndertoj shtet eshte kulmi i injorances.
      Rama ne 9 vjet ne pushtet nuk ka bere asnje investim s’ka ndertuar asnje rruge.
      Fabrika zero vetem kadastra e Durresit ka ndertuar 9 drejtor e Vlores 7.
      500mije iken nga syte kembet.
      Bujqesin e shkaterroi akoma me keq.
      400 milion euro tendera ne mjekesi .
      430milion euro vjedhje tek iceneratoret.
      40milion euro per 2km rruge tek unaza e Tiranes.
      Qindra tendera te tjere me vlere nga 1milion deri ne 50milion euro per pune pa vlere.
      Kerrici thote qe 1milion tone nafte brutto qe prodhohet ne Shqiperi eshte e demshme per makinat.
      Prandaj e eksportojm ne Serbi per llogari te oligarkeve.
      Rafinerin e mbylli e shiti per skrap nje deputeti Socialist.
      Asnje ndihme per qytetaret e goditur nga kriza.
      Bastardi shkon e i lutet Serbise per grure kete e ben per te nxjerre Serbin nga izolimi.
      Serbi nuk e ndihmon dot sepse gjendja eshte katastrofike.
      Thatesira po ben te sajen lufta ne Ukrain akoma me keq.
      Borxhe ne tregun nderkombetar nuk merr dot sepse sapo morri 600 milion euro per te paguar borxhet e kaluara.
      Llustra ka rene populli e kupton kush eshte kerrici i Vucicit.
      Harrova 130milion euro te Bekettit duhet ti paguaj deri ne 1 qershor (skadon afati 1 vjecar) .
      I bllokohen te gjitha asetet shtetit Shqiptar jashte n.q.s nuk paguan gjoben .
      Fatkeqesisht Shqiperin e pret uria mbas 2-3 muajsht … rast unik ne Evrope.
      Plehrat komentues kenaqen nga shkrime e sahanlepiresv te pushtetit.

      1. TAO TAO TAULANTI says:

        Uuuuuuuu tao tao taulanti nevojtore- foltore cfare na tha ooooo tao je shume mbrapa nga qe vete je talibane te duken te gjithe njesoje .
        O i mbaruar njerzit qe jane pro qeverise nuk jane partiake o i mbaruar jane realiste shikojne Ramen dhe Saliun e 1997 shikojne Ramen dhe bandat e Saliut mbi tanke grushte shteti 2000 shikojne Ramen dhe 4 protestues te vrare shikojnd Ramen dhd kubtojne Gerdecin ehhhh ty te duken xi socialiste ti je thjeshte njd bajge antishqiptare qe ke mesuar shqpe

    2. Ciftelia e rapkoqes says:

      Rapsode ke pseudonimin rapsode je nga mendja jeton si ata ne koqevari, caj, cifteli dhe trego histori trimash imagjinare se per luftd te rruani bithen thone nga Gjirokastra.
      O gomare i dale nga shpella pse Rama i ngre rrogat o kerric pse Rama te gjen pune o hajvane a e di rolin e shtetit ne kapitalizem ? Apo vetem cifteli di ?
      Pak mesim per injorantin e shpellave .
      Nese qeveria rite minimumin e rroges nga 300 lek ne 400 lek gjithcka shkone zinxhire nga shteti te privati , pronari i furit duhet buke pjeksit t’j beje rrogen nga 500 ne 600 do te thote qe pronari nese nuk rit shitjen e vellimit bukes me shume se kur puntori e ka pasur rrogen 500 lek ose do shkurtoje nje punetore ose falementone o shpella e Dragobise jane ligjet e ekonomise o idiote .
      Kam degjzar katundare duan ritje pensioni po pensioni eshte ekonomi participative sa me shume paguajne taksa me i larte eshte pensioni nese 50 % nuk paguajne taksa cfare pernsioni doni ju o mjerane analfabete

      1. qesh e ngjesh says:

        Qiftelia gjirokastrite,
        qe ke mall per shpellare,
        Plasi syte tek Parlamenti…..
        …ke shpellaren-Kryetare!

        1. Cifteli dhe kenge says:

          Analfabet shkruhet çifteli e jo qifteli ne parlamente ka shpellare ke te drejte kemi Sali Ram Sheqere kafe Berrisha Mul kafshen ehhhh nuk po lodhem se ne PD jane te gjithe kafshe i ke pare te kryeministria me shtiza shpata , sopata cfurqe besoje i ke pare te selia PD si tarzani me citen me bishta kazme Sali Lushaj me tre gishta te prere a e di pse ? Varja nuk kam kohe te merem me ty kafsha do kohe te zbutet shendet e bythe te forta

          1. qesh e ngjesh says:

            Kur eshte pa tela, sic je ti,
            i thone Qifteli, jo Cifteli,
            kujto Kryetaren ne Kuvend,
            qe shpellaret ti mbash mend.

  18. opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i qeverise says:

    Mero Baze eshte pa dyshim guzhinieri me i mire mediatik per militantet ne Shqiperi!
    Gjysmen e jetes e kaloi duke gatuar silazh per militantet e Saliut…
    … gjysmen tjeter ne sherbim te ngopjes me silazh te rilindjoteve te Ramiut.!

  19. FCB says:

    Si ty si kimetes jua futi Sala derrin Merrooo…:))

  20. Beni says:

    Mero mos harro se ai burri i AKBN eshte per cmim Nobel pasi bashke me drejtorin e tij pasi u pushuan nga puna per korupsion nga vete Sht z. Ilir Meta!
    Mendojeni njehere cfare mund te beje nje njeri qe te akuzohet nga I. Meta per korupsion!

  21. Pse? says:

    Mero mendja! “Si gjithe te vdekurit” Vetem ty dhe Frrok Çupin kam pare e degjuar me shprehje kaq kuptimplote e madheshtore. Sikur te ishit qe ne fillim persembari edhe punet do ti kishim pasur me mire; besoj e kuptoni dhe vete, por s’e egziston kot ajo fjala e merhumit qe me mire vone se kurre, se Nexhmedini akademik na e nxorri dhe gjyshin e Millosheviçit shqiptar, ndoshta nga qe edhe Saliu ka gjak andej. Futuni thelle kesaj çeshtje se eshte si puna e protestes se shakaxhiut te perparimit qe bres pas brezi u kujtofshin, si sternipa te Musolinit ! I kerkoj falje Noli per keto ndryshime te vargjeve se mos ma quajne shkelje te te drejtave te autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. C
    Coni

    O Mero postoje komentin. Mos boj si stergjyshe e Virgjer.

    Lini një Përgjigje