Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës 

20 Mars 2022, 18:45Editorial TEMA
Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa

 Nga Mero Baze 

Ka një debat mbi problemet që shoqërojnë protestat që nisin me vrull nga të ashtuquajturit “liderë të shoqërisë civile”. Këtë radhë për të prishur syrin e keq që ua ka pas prishur protestat, kishin marrë me vete dhe portrete të Lulzim Bashës duke e sharë atë si fajtor për situatën. Me sa duket e kishin menduar gjatë dhe ja ngarkuan atij gjithë përgjegjësitë për dështimet e derisotme të protestave. Me këtë rast dëshmonin qarte dhe përkatësinë e tyre të “Foltores”. 

Por përsëri nuk qullosën gjë. Dhe arsyeja është e njëjte me atë të politikës.  

Të ashtuquajtur udhëheqës të protestave në Shqipëri janë njerëz që e kanë kthyer në profesion atë punë. Ata jetojnë vetëm me këtë gjë. Jetojnë duke organizuar protesta dhe bëjnë sikur janë pjesë e ndërgjegjes qytetare të këtij vendi. Në fakt, janë një grup i gatshëm menaxherësh të protestave, si p.sh grupi i gatshëm i zjarrfikësve apo i policisë, që sa herë mendojnë se mund të kenë sukses si protestues, dalin në shesh.  

Dhe janë dy ngjyrësh dhe këta. Deri më 2009, protestuesit e gatshëm që dilnin në rrugë për 5 minuta, ishin të lidhur me “Mjaft”. Ata krijuan një protagonizëm publik në vitin 2003- 2004 dhe e vazhduan atë për inerci deri më 2013, kur në fakt u bënë thuajse pjesë e Partisë Socialiste. Por duhet te pranojmë se ishin te talentuar. 

Pas 2013, janë sërish i njëjti grup njerëzish, që duan të imitojnë “Mjaft”-in. Një që ka qenë i korruptuar i LSI, një tjetër që ka shëtitur disa parti, disa të zhgënjyer nga Erion Veliaj tek Mjaft, gjithsej nja 10-15 vetë, të cilët janë udhëheqës protestash për çdo gjë , për këndin e lojërave tek Liqeni, për heqjen e furgonave 8 plus 1, për rritjen e çmimit të naftës, për prishjen e teatrit, për mbjelljen e pemëve, për mos mbjelljen e pemëve, për ngjyrat e luleve, për batanijet e studentëve, për të drejtat e komunitetit LGBT dhe çfarë tjetër mund të dëgjojnë. 

Nuk e kanë zgjedhur keq si profesion. Protestat kur nuk janë reale, kur nuk janë shpërthim i zemërimit qytetar, kur nuk kanë një bazament popullor, natyrisht kanë nevojë për aktorë. 

Në Labëri, kur ndodhnin vdekje dhe fisi i të vdekurit nuk kishte gra të besueshme për të qarë, shkonin “vajtocat” e gatshme që ishin në fshat për të qarë dhe të ngjethnin mishin po t’i dëgjoje. Të dukej sikur kishte vdekur Skënderbeu në një fshat të humbur të Kurveleshit. 

Pak a shumë kështu i kemi dhe udhëheqësit e protestave që nuk bëjnë përpjetë, me ndryshimin që nuk janë të talentuar sa vajtocat. Ata bëjnë sikur mallkojnë klasën politike të radhës, edhe pse vetë janë po aq të vjetër sa ata, akuzojnë për korrupsion edhe pse vetë vijnë nga histori banale korrupsioni, dhe mbi të gjitha bëjnë sikur u qajnë hallin njerëzve, ndërkohë që hallet e tyre dhe hallet e njerëzve nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. 

Kjo pastaj u jep shkas politikanëve t’i sulmojnë personalisht, t’u hapin letrat dhe t’i denigrojnë në publik dhe ata bëjnë sikur viktimizohen, sikur është hera e parë që po përpiqet t’i njollosë dikush.  

Është një gjë e shpifur dhe një film i përsëritur për tre dekada në këtë vend. Të vetmet protesta të mëdha në këtë vend i ka organizuar politika, dhe ato janë protestat që kërkojnë ndryshime politike. Kur përputhet nevoja për ndryshim dhe protestat politike, ato diktojnë ndryshimin. 

 Shoqëria civile e Shqipërisë, e kam fjalën për atë pjesë që punon si menaxhere protestash, është po aq e korruptuar, po aq banale dhe e lodhshme për opinionin publik, sa politikanët, me ndryshimin se politikanët së paku kanë një duzinë njerëzish e militantësh nga pas, kurse këta kanë vetëm disa politikanë. 

Kjo është arsyeja që ata përsërisin veten dhe dështimet e tyre. Mes të tjerash, edhe pse nuk janë të talentuar si aktorë dhe janë shumë të lexueshëm si përkatësi politike, ata i shikojnë protestat si një rast për të vënë shishen e qumështit në radhë për një kandidim nga politika. Mjafton të pyesësh për pesë minuta për ta dhe të tregojnë si njëri do të kandidojë për bashki, tjetri do të kandidojë për deputet, dhe gjithë beteja është se kush ta mbajë më lart në protestë portretin e tradhtarit Lulzim Basha që t’i bjerë në sy “patriotit” Sali Berisha, të cilit nuk i del shpirti pa ja nxjerrë shpirtin Shqipërisë. 

Dështimi i tyre në fakt, është dështimi i politikes, e cila është më e vetëdijshme se ata, që është bërë bozë me protesta dhe i përdor këta për “vajtoca” që t’i qajnë hallin popullit. Por të paktën të ngrihen në nivelin e atyre plakave labe, që të bënin të besoje vërtet se po qanin me shpirt dikë që nuk i dinin as emrin. Këta të bëjnë të qeshësh me shpirt kur bëjnë sikur qajnë. 

39 komente në “Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës ”

  1. raul says:

    E sakte Mero. Exelent. Po cfare pret o Mero nga shoqeria civile kur del dhe ulerin ne proteste pseudoaktori i portokallise qe vetem di te vrapoje si kale turku ne skenen e portokallise me uniforme polici me performance zero, i padeshiruar nga publiku qe vetem per te qeshur nuk te ben se ka 10 vjet qe perserit po ato gjera te shpifura, bathe bathe po nje kokerr, sa na jane lodhur syte kur del ky pseudoaktor ne ekran dhe nderrojme kanalin. Ky Florian Binaj ky sygerdoqe i urryer nga populli i Tiranes paguhet mbi 3 milion leke dhe nuk paguan asnje takse hunderri se deklaron ne Tatime rrogen 300 mije leke te vjetra per te shmangur taksat. Dhe ky shpifarak hunderr sygerdoqe ka surrat del dhe kritikon gjigandin Edi Rama per keqmenaxhim te taksave publike. E shihni sa j pafytyre eshte ky pseudoaktori qe populli i Tiranes e ka braktisur duke e lene si te dhjere ne mes te bulevardit duke shijuar urrejtjen e qindra qytetareve qe u pengon levizjen e lire. Kjo eshte shoqeria civile , gjithe milionere qe u qajne hallin popullit.

    1. Toni says:

      Po eshte shume e vertet: Se pse ne si shoqri dhe komb kemi deshtue në të gjith hallkat për të jetuare si njerze normale dhe me dinjitet njerzore ose për të nzjerre disa njerze Shqiptare me dinjitet që e done Shqiprine dhe që nuke shiten e blihen për ca lek: Une mendoje se kjo ka ndodhure se pse ne kemi 80 vite që qeverisimi nga vrase dhe hajdute. Dhe keta 5 horra jane Enver Hoxha, Sali Berisha, ilir Meta, Fatose Nanon dhe ky hajduti i fundit Edi Rama. Keta njerze kane defermue dhe kthyer permys çdo gjë në Shqiprie politiken,ekonomine, kulturen, dhe së fundi edhe komunitet Fetare.
      Komunitetin Myslimane e kontrollone plotsisht Turqija dhe Erdogani.
      Komuniteti Ortodokse e kontrollone Greqija dhe Janullati.
      Po kane ngelur një grusht Katolikesh edhe ata shume pak që jane pro Shqipries dhe Perndimit dhe kaqe.
      Le të shpresojme që një dite gjërat do ndryshone me ndimen e Amerikes dhe bashkimit Evropjane.

    2. Termo Centrali says:

      Ketyre të “shoqerisë civile”, si Bojaxhiu, Sazan (KRAP-sllavisht) Guri, juristja Kalaja, juristi Llapa(qeni), vellezërit Budina, etj, etj, etj, në gjuhën shqipe, me zhargonin popullor, I QIFTË DERRI NËNAT…
      Kaq.

    3. Vranakonti says:

      Bravo,bravo zoti Mero. Ke vleresimin me noten 10. Tamam keta organizatoret e protestes jane vertete “Vojtaca” qe bejne sikur qajn te vdekurin dhe ferkojne syt me hudher qe t’u bjene lotet.. Keta,sidomos ai Tik Llapaj ka zene radhen per deputete dhe ka vene shishen e qumeshtit qe sot.Tik Llapaj me disa Llapa te tjere bertasin qe ti degjoi Sali Berishe, (ashtu siç e theksuat edhe ju) qe nuk i del shpirti pa ja nxier shpirtin Shqiperise.

    4. Skypion says:

      Brenda nje kohe te shkurter ka dy ndodhi te rendesishme si politike ashtu edhe ekonomike: skandali me i madh i korrupsionit ne keto 30 vite, ai i inceneratoreve dhe protesta popullore ndaj rritjes se cmimeve. Ne nje ane kemi nje vjedhje qindramilioneshe, ne valute kjo, te kryer qeveritaret socialist dhe klientet e tyre, ne anen tjeter qytetaret e thjeshte qe dalin te zemeruar ne proteste, se cmimet e ushqimeve bazike jane rritur me dhjete, njezet apo 30 leke. Vjedhja qindramilion euroshe behet e gjitha ne funksion te luksit per qeveritaret socialiste – protesta per 20 leke behet per shkak te mbijeteses , sepse ai 20 lekesh ben diferencen mes urise dhe ngopjes deridiku te barkut. Njerezit pyesin te habitur-zemeruar: si eshte e mundur qe keta qe vjedhin qindramilione euro, te jene kaq te pashpirte sa te mbushin kupen e mjerimit me kete pikelen e vogel 20 lekeshe?! Natyrisht qe kjo pyetje, ne rrethana normale do te ishte naive, sepse dihet qe ato qindramilion euro mblidhen pikerisht nga qindarkat, dhjetelekeshat e njezetlekeshat e miliona qytetareve. Zemerimi i shqiptareve rritet edhe me, kur verejne kembenguljen e qeveritareve per te mos kthyer, ne mos te gjithe gjene e vjedhur, te pakten nje pjese te saj. Ai (zemerimi) merr nje ngjyrim te zi, kur pervec kesaj perballet edhe me tallje-arrogancen e pergjegjesit kryesor per kete gjendje te mjere, Edi Rames.
      Nuk ka rendesi se kush e organizon protesten, por se per cfare ajo po behet dhe a qendrojne arsyet per te. Kjo eshte thelbesorja, te tjerat jane hilera per t’ju shmangur asaj.
      Te behet proteste, qe ne thelb ka varferimin e skajshem te qytetaret, ne nje kohe kur skandali i vjedhjes se qindramilione eurove ,qe s’jane gje tjeter vecse parate e po ketyre qytetareve t’u marra si taksa, i jep diskretitimit te qeverise socialiste nje dimension spektakolar ne poshtersi. Edi Rama eshte i vetedijshem per kete, qe ketej edhe sjellja e zakonshme, harbute e tij e njohur ne te tilla raste, megjithese me budallalleqet e qellimshme, te thena enkas per te ngjallur ndjesi te perzieshme tek publiku, kerkon ta zbuse ate.
      Ka edhe me. Qytetaret bejne edhe krahasime , sesi ishin ne kohen kur qeveriste Berisha dhe si jane sot kur qeveris Rama.
      Kur qeveriste Berisha , nuk eshte bere kurre ndonje protesta per buken e gojes, perkundrazi ne te tre mandatet e tij ka patur perhere rritje ekonomike dhe ky eshte nje fakt i pakundershtueshem edhe nga armiqte me te eger te tij. Ne periudhe krize, sic ishte prsh ajo e 2008, Berisha ishte tejet i kujdesshem qe te ruante ate nivel jetese te arritur, dhe retorike a tij ishte optimiste.
      Ne qeverisjen e Rames, si ne dy mandatet e para , ashtu edhe ne kete fillimtetretin, jane bere e po behen protesta qe kane ne qender pikerisht varferine. Kjo mbahet shenim, nga qytetari pikesepari si votues, por edhe nga historia e kesaj periudhe kohore, si nje rekord i zi per Edi Ramen dhe deshtim total i tij si Kryeminister. Ne periudhen e krizes, jo vetem te tanishmen, por edhe ne rastin e termetit, pandemise, Edi Rama, as nuk e vret mendjen fare, jo vetem kaq, por retorika e tij eshte tmerresisht pesimiste, perkeqesuese dhe c’eshte me e mbrapshta, e qellimshme. Edi Rama e ka bindje, mesa duket, qe menyra me efikase per t’i sunduar, eshte t’u kalle daten qytetareve me parashikime apokaliptike. Eshte nje teze e njohur kjo, e perdorur ne ate qe sot eshte bote e lire, por kur ishte nje bote e coroditur, ne kohe fashizmi, komunizmi; nga Hitleri, Musolini, Stalini dhe natyrisht nga diktatori mizor shqiptar. Eshte teze qe perdoret edhe sot nga te gjithe autokrate e botes joperendimore.
      Te shohim se c’fat do te kete me kete mendje qe ka.

  2. TNT says:

    Je gjigand, je i vetmi qe i masakron me pesë llafe
    ??

  3. Taulant says:

    Dakort me Meron por fatkeqesisht Merua nuk jep asnje keshille per te organizuar protestat.
    Merua si pjese e Medias ka deshtuar per te krijuar pak shoqeri civile.
    Ne 365 shkrime qe ben ne vite 250 jane per Berishen 100 per Bashen pjesa tjeter LSI,Kosoven etj.
    Jo vetem Merua por i gjithe shtypi eshte korruptuar prej pushteteve keto 30 vjet.
    Kjo eshte drama e Shqiperise .
    Sistemi i drejtesis nje ‘ grup i strukturuar kriminal’.
    Politika me keq .
    Media nuk mbetet mbas.
    Shpresojm nga lufta ne Ukrain qe pasojat e saj te eleminojn fizikisht eliten politike ne Shqiperi.
    Pastaj te rinjte e pa infektuar te krijojn nje rend te ri politik ne vend.
    Historikisht lufterat kane sherbyer per te eleminuar elitat e korruptuara.

    1. Haaa Tao Tao says:

      Sa i shqehtesuar eshte tao tao Taulant.
      Tao ti e shikon jeten bardhe e zi po eshte me njgjyra o i marre .
      Kuptohet qe je rrefugjat i pa pune pa dokumenta dhe shoqerohesh me koqevaret ku kerkone te tregohesh patriote.
      Tao tao Tirana jetone njerzit jane te lumtur varferia eshte edhe ne New York ne kapitalizem shteti ka celsat e kashtes te pasurit dirigjojne o palle djale

  4. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Te protestosh eshte seksi.

    Mero qe nga viti 2008 qe i dole perballe Sali Sheqere Berishes, ky eshte komenti me i dobet qe ke bere.
    Arsyeja : sepse i ke futur te gjithe ne nje thes.
    Kush vjedh fukarane eshte legen.

  5. Skypion says:

    Paradoksi eshte nje fenomen i natyrshem i jetes tone. I pa kuptuar qarte ne te shumten e kohes, ai verbon me qartesine e tij ne rrethana te caktuara. ky eshte rasti i Nongrata-s per Sali Berishen. Qellimi i Rames dhe lobuesve te tij ishte, jo vetem te eleminonin politikisht Berishen dhe opozitarizmin por, edhe ta poshteronin ate. Gjithcka ndodhi me pas ishte boomerang. Ne vend te poshterimit, doktori u lartesua ne nje menyre te tille, sa edhe ai vete nuk do ta kishte imagjinuar ne ndonje situate normale. Ne vend te poshterimit, doktori mori mbeshtetjen dhe admirimin e pjeses derrmuese te shqiptareve, e ketu kam parasysh, jo vetem shqiptaret e Shqiperise, por edhe te rajonit dhe kudo ku jetojne ne mbare boten. Solidariteti ishte i pashembullt. Pati disa faktore qe ndikuan ne kete mbeshtetje masive popullore per doktorin. – E para ishte vetedijshmeria e shqiptareve qe Nongrata ishte nje loje e piset, e ndyre e Rames dhe lobuesve e tij; ata e kuptuan menjehere ate; bile edhe vete shume socialiste, te cilet edhe pse thonin me ze “ah sa mire ia bene”, nenze dhe mes tyre thoshin “me
    hile, megjithate”.

    1. Mario says:

      Sali, ti je? Po ti bashke me Meten mezi fituat Shkodren, nuk e di nga na u lartesove? Te paska lene vertete truri. ?

  6. Popull says:

    Fiks fare, ata presin me padurim ngjarjen e radhes qe te mbushin ala me shume llogarite e tyre bankare

  7. zagoria says:

    E kam thene edhe ne komente te tjera gabimi fatal i Sali Kermes eshte se filloi luften me Ty dhe qe deboi nga vehtja bodigardin qe vriste diten e naten per te Izet Haxhiaj!Nese do ju kishte juve te dyve ai do ishte akoma ne pushtet!Por mendoi se Shqiperine e kishte nen kembe dhe tani e ha me dhembe!

  8. Draper dhe Cekan says:

    Kjo historia e plakave qe qanin ne laberi me duket me e ndershme se nje mareveshje diten me diell lulzim-rama tek cadrat .

    Po kete homot sjane as leber kush tua kete mesuar?
    Njeri thote jam venecian Tjetri thote jam kosovar
    Veline e fikut e nxorre hapur fare pa dorashka , talent ne propagande.
    T’emen e s’emes

  9. Bubuzhel Berati says:

    Ne France partite politike nuk bejne proteste ato kane programin e vete politike dhe bejne fushate ne forma te ndryshme zgjedhore para zgjedhore, protesta e fundit ka qene viti 1981 nga extrême gauche drejtuar nga studenti Khôl -Bendit
    Jane sindikatat qe protestojne me zhurmen e bilbilit me shashka per te terhequr vemendje per ti thene kalimtarve qe jemi ketu .
    Eshte per te ardhur keq kur shikone njerez me karton ne duar shkruar me gabime ortografike qe qendrone si gomar para kryeministrise dhe pret qe nje kanal tv kazane ta mari ne interviste eshte per te ardhur keq
    Qeveria vjen nga vota dhe rrezohet me vote

  10. Petrit says:

    Keshtu i bie qe te mos kemi fare protesta sipas mjeros.
    Ne nje shoqeri demokratike gjeja e duhur qe mund te behet eshte protesta.
    Ne shoqerinë shqiptare me nje qeveri te korruptuar dhe te lidhur me krimin protesta nuk mjaftojne por duhet revolucion.
    Por kjo eshte detyra jote.
    Per te marrë shperblimin e radhes duhet te banalizosh dhe minimizosh çdo gje qe ndodh kunder kesaj qeverie hajdute.

    1. Mondi says:

      Jo o mjeran .I bie qe te protestojne atyre qe u takon Jo batakcinjve dhe te korruptuarve.Florian leshi me rroge 3000$ dhe taksa zero duhet te ishte ne biruce dhe Jo duke protestuar me fukarenjte .

    2. Andi says:

      Vetem ti je i paster ne kete vend o Mero. Ti nuk je shitur kurre, as te Berisha, as te Rama, as te Meta, as te Beso i Taiwanit etj. Ti ke qendruar besnik i popullit prandaj edhe je i varfer e nuk ke miliona ne llogari, femijet e tu nuk jane shkolluar jashte as me leket e tua e as me para publike e as nuk punojne ne shtet fale shkrimeve te tua.
      Ti je simboli me i denje i demokracise tone.

    3. Zagali says:

      Petrit, vazhdo bjeri me dore se te bene mire.

  11. ce says:

    Turp per trupen e portokallise qe mban ne radhet e saj nje mashtrues ordiner si ky hunderri shpifarak sypordha Florian Binaj. Turp dhe per topvchannel qe ky njeri i paskrupullt punon aty.

  12. Ladi says:

    Mero!
    Je i modh.
    Mjafton te lexosh emrat e atyre qe te kundervihen me komente dhe e kopton menjehere qe i ke goditur mu aty ku ju dhemb me shume…
    Bjeru kokes per çdo dite te perendise deri sa te fiken fare..??

  13. Sy petriti partise se derrave says:

    Haaaaa revolucione thote gomari a e di cfare do te thote revolucione ?
    Mesoje o sy Petriti partise korrupsione eshte pjese e sistemit kapitaliste ,korrupsioni nuk zhduket por kerkohet te kete nivele te ulet te tije
    Mesohu te rrespektoshe vullnetin e shumices qofshin ata te djathte apo te majte ne pushtete o injorante .
    Po deshe bolshevizen kalo malin ke krahinen e koqevarise dhe shko jeto te bolsheviku kurti

  14. ceni says:

    O Mero ,nje pjese e mire e [email protected] te politikes,analisteve,shoqnis civile mendojne se “perceptimi I krijuar ne media”eshte realiteti dhe rrugezgjidhja sipas tyre eshte denoncimi I “mega skandaleve” te meduzs Rama . Sa ti kete perballe keta lloj upuzitaresh me keto lloj oponencash , Rama fiton edhe ne 2050.

  15. Aqif says:

    Qeveri legenash dhe popull akoma me legen. Ku janë sindikatat?! ku janë OJQ?! Shikoni vetem se cfare ndodh ne Greqistan dhe e kupton se cfare kafshësh jetojne ne Albanistanin tone te dashur….

    1. Daje Ceni i foltore-nevojtore says:

      Po mire Ramen kush e votone o perfaqsues i foltore nevojtore ?
      Ti mendone qe mbi nje milione votues te Rames jane naive te pa ditur te pa shkolluar ti mendone qe votuesi Rames eshte si ata qe djegin shkolla kryeministri seli partish ?
      Po jo more mjerane te votoshe Ramen nuk do te thote qe je socialiste por te jesh njeri i kulturuar
      Ti mendone qe votuesi influencohet nga Bushati Cani Fevziu Lubonja haaa njerzit tallin gencin me keta o lyrashe .
      Ti perdore te njejten shprehje qe perdore krimineli Berrisha dhe njerez si ty jane pak

    2. Aqif je o Qife says:

      Aqif ke emrin Aqif ke mendjen
      Je fiks per Afghanistan
      Populli Shqiptare eshte i kulturuar

  16. populli says:

    O qife , a tkift ( yt ate) gamori robt tyna . Cfar ke me popullin mor kerric ???Nese ke arsye per te protestuar dil edhe protesto .

  17. Mirel says:

    “Skypion”-i pasi i bene “copy” komentit te meparshem, per nje shkrim, menjëherë i bene
    “paste” per shkrimin e radhes.
    Eshte hazerxhevap, njësoj si punëdhënësi i tij, haleja Sali Ram Berisha.

  18. Dhimi says:

    Mero. Te te vij turp. Po te kishe shkruar dy rrjeshta per korrupsionin e qeverise, do mundohesha te te justifikoja. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Ballkan dhe NATO. Skandalet nuk kane te sosur. Inceneratoret. Pronat e ushtrise. Porti i Durresit. Minisre we behet investitore strategjike. Kryeminister we ofendon publikisht Ambasadoren e SHBA duke genjyer per afganet. Po predikon shuarjen e frymes se protestave. Une nuk e di nese ata ksne te drejte apo jo, por te drejten per te protestuar nuk ua mohon dot.
    Gazetaria eshte mision.

  19. Pellumb says:

    Pershendetje. Titulli I shkrimit shume I goditur por ky titull vlen dhe per per gazetarine pastaj plehrat analiste…….

  20. Ilir says:

    Foli dhe sot nenpunesi i Rames.

  21. Vranakonti says:

    Bravo,bravo zoti Mero. Ke vleresimin me noten 10. Tamam keta organizatoret e protestes jane vertete “Vojtaca” qe bejne sikur qajn te vdekurin dhe ferkojne syt me hudher qe t’u bjene lotet.. Keta,sidomos ai Tik Llapaj ka zene radhen per deputete dhe ka vene shishen e qumeshtit qe sot.Tik Llapaj me disa Llapa te tjere bertasin qe ti degjoi Sali Berishe, (ashtu siç e theksuat edhe ju) qe nuk i del shpirti pa ja nxier shpirtin Shqiperise.

  22. Ideali says:

    Po kush eshte i ri atehere zoti Mero ziu? Hajdutet? Ke nje gazere genjeshtareFshati digjet, kurva krihet.Edhe ti vete je genjeshtare, arrogant, bese prere dhe qen grazhdi. Sherbetor i atij qe te jep kafshaten.nje Mero Lamce i shekullit 21.E ke degjuar jugun dhe historine e Mero Lamces?,,,

  23. Skenderbegasi says:

    Ai qe ka madheshti
    ne vetvete
    nuk meret me politik.
    Ne politiken e kohes
    u mblodhen gjithe zuzaret
    me vecime te pakta.
    Por historiku I mitingjeve
    zanafillen e tij e ka
    tek partia e punes
    e cila mblidhte njerzit
    ne tubime paqesore ideologjike
    jo vetem ne Tirane
    por ne te gjitha rrethet.
    Por c’dodhi
    mbase viteve nentedhjete
    dhe pse mitingjet
    u ben agresive
    dhe shpesh me djegje
    e me tragjikja me vrasje.
    Pikerishte se mitingjet moren fytyren dhe karakterin
    e atij qe I organizonte.
    Atyre qe partia e punes
    u dorzoj pushtetin
    ne menyre paqesore
    nuk mund ta pranonin kete
    si nje dhurate
    dhe filluan
    djegjen e dhunen
    ne mbare vendit
    per ti treguar botes
    se ne po permbysem
    komunizmin.
    Shtoj ketu
    qenjen komuniste te tyre
    dhe me nje karakter
    shume problematik
    si egzemplari Sali,
    ndoshta dhe sherbetor te fqinjeve.
    Dhe si te tille ligesine e shumefishuan
    dhe demi ishte teper
    katastrofik.
    Shikoni
    fytyrat e udheheqesve te
    botes se soteme
    qe nga Europa ne Amerike
    c’fare qetesie e maturie
    reflektojne dhe pse ne prag
    te nje lufte berthamore dhe krahasojni me dereziun Sali.
    Edhe mitingjet e fundit
    jane pjell e politikes
    ku disa persona me
    fytyra te reja
    te zakonit se vjeter
    duan te faktorizohen.
    Por dua te shtoj
    edhe pse te tilla
    ato kane efektet positive
    kurre qeveria reflekton.

  24. Emiljano says:

    Po mero po,kta e kane fajin qe shqiperia eshte ne ket gjendje,ti si gjithmone beji fresk pushtetit te radhes

  25. Hamza plaka says:

    Nje skaner i vertete i llapaqeneve,sorollopeve, qe medemek po ju dhimbset populli. Monstra qe luajne me hallet e popullit.

  26. Asd says:

    Ne Shqiperi nuk ka as edhe nje te vetem… Zelenskyy. Modeli yne “kapitalist” therret ne skene vec llum.

    1. Taulant says:

      Nuk ka si te kete kur media eshte e paguar prej pushtetit.
      Shoqerin civile e krijon ‘shtypi i lire’.
      Ne Shqiperi keto 30 vjet shtypi eshte ne duar te qeverise e oligarkeve.
      Bota akademike nuk ekziston .
      Ne vitet 90-te u be nje percapje per te krijuar pak ‘shoqeri civile’.
      Por mbas viteve 2000 politika inflirtroi infektoi dhe e shkaterroi.
      Shteti nuk punon per te krijuar nje opinion kritik.
      Gjendja eshte e pashprese.
      Megjithese ato protesta qe u ben paten pak efekt.
      Lufta e te varferve rrezoi Berishen ne 1997 (populli u ngrit kur ju vodhen leket).
      Ndoshta nga vera kur te pllakos uria do kete ndonje levizje popullore.
      Regjimet jane rrezuar kur nuk ua priste mendja .

  27. Populli says:

    Udheheqesit politike te vjeteruar,
    Udheheqesit e protestave te vjeteruar,
    kurse udheheqesit e Kazanit Mediatik…
    ,,, me Meron ne Balle i kemi te (U)rinuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje