Nga Mero Baze
Sali Berisha po përpiqet ta paraqesë damkosjen e tij nga SHBA dhe Bashkimi Europian si një persekutim për shkak të moshës. Sipas tij, miq të tij nga Bashkimi Europian i kanë rekomanduar se është i padëshiruar të rikthehet në krye të PD, për shkak se është i vjetër.
Në të vërtetë nuk kemi dëgjuar askënd të akuzojë Berishën apo këdo politikan tjetër, se është i vjetër. Shqipëria ka pasur presidentin më të vjetër në detyrë në historinë e saj, Alfred Moisiun, dhe është një nga presidentët më të mirë të saj. Askush nuk ka pas problem me moshën e tij. As me moshën e Sali Berishës. Këtë problem mund ta ketë vetëm PD, që nuk shikon ndonjë shans fitoreje me të, pas vitit 2025, kur, nëse është gjallë, ai do të jetë 81 vjeç.
Sali Berisha është damkosur si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe familjarisht i akuzuar për korrupsion domethënës. Ky është një problem si për SHBA, dhe për Bashkimin Europian, dhe këtë problem e kanë zgjidhur, duke u distancuar nga Sali Berisha. Këto tri epitafe janë të gdhendura mbi varrin e tij politik. Mbi varrin fizik nuk ka rëndësi se çfarë shkruhet, se është çështje familjare.
I vetmi problem që ka mosha e madhe e Sali Berishës, ka të bëjë me faktin se ai ka 30 vjet që përpiqet të sundojë në politiken shqiptare, për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai është politikani që ka bërë çdo gjë të keqe të mundshme, që mund të bëjë një politikan.
Është politikani që ka minuar për herë të parë zgjedhjet në Shqipëri dhe kemi 30 vjet që ende nuk arrijmë dot tek standardi normal i zgjedhjeve, për shkak të këtij standardi që ai vendosi prej majit të vitit 1996.
Është politikani që kur gjysma e kombit ishte në luftë me Serbinë, i hapi rubinetet e naftës diktatorit serb, për të mbajtur gjallë ushtrinë e tij. E ka këtë të dokumentuar në çdo raport të OKB dhe shtypit perëndimor. Sot Ukraina po i kërkon vendeve perëndimore të mbyllin dhe llogaritë financiare të oligarkëve rus dhe të mos blejnë mallra ruse, kurse Shqipëria, që kishte Kosovën në luftë, furnizonte për shkak të Sali Berishës, Serbinë me naftë. Bëni këtë krahasim për të kuptuar peshën e krimit të Sali Berishës si “patriot”.
Sali Berishës i ka ndodhur luftë civile dhe futja e vendit në kaos dhe lufta vëllavrasëse, për shkak të pushtetit të tij të korruptuar. Ai zhduku kursimet e qindra mijëra shqiptarëve, në mungesë të një ekonomie të lirë dhe për shkak të ngritjes së një ekonomie bazuar tek kontrabanda e naftës dhe skemat piramidale.
Sali Berishës i kanë ndodhur krime masive për shkak të korrupsionit të djalit të tij, duke vrarë 26 vetë dhe plagosur rreth 300 të tjerë. Ky është rasti i vetëm në historinë e Shqipërisë që vriten njerëz për shkak të zullumit dhe etjes për të vjedhur nga një familjar i kryeministrit.
Kemi pas vrasje për gjakmarrje, vrasje politike, apo vrasje ordinere, por vrasje për shkak të lakmisë si hajdut i ka ndodhur vetëm familjes së Sali Berishës. Madje dhe baxhanakun e vet e ka vrarë për këtë shkak, ndryshe nga Enver Hoxha, që vrau kunatin për hirë të pushtetit.
Sali Berishës i ka ndodhur të vrasë protestues dhe të plagosë gazetarë, nga frika se protestat popullore do ta rrezonin nga pushteti.
Sali Berishës i ka ndodhur që ka privatizuar pasuritë kombëtare përmes procesesh dhe klientësh, që ishin miq të djalit, vajzës apo gruas së tij, siç është OSSHE, ARMO, apo koncesionet e ngjyrosjes së naftës dhe skanimit në Dogana.
Sali Berishës i ka ndodhur që nën pushtetin e tij, gjykatat janë tërhequr nga gjykimi i krimeve të pushtetit të tij, për shkak të shantazhit të tij të drejtpërdrejtë, duke akuzuar kryeprokuroren si lavire dhe duke shantazhuar Gjykatën e Lartë me darka një natë para me të akuzuarin.
Për gjithë këto arsye, Sali Berisha është bërë një politikan i urryer nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Natyrisht që nuk e duan. Natyrisht që do ta pengojnë me sa munden t’i afrohet ndonjëherë pushtetit. Natyrisht që mund ta shtyjnë drejtësinë e re ta bëjë të akuzuar të saj.
Por të gjitha këto jo se Sali Berisha ka jetuar gjatë. Por se ka vjedhur, ka shkatërruar dhe ka vrarë për një kohë të gjatë. Plot 30 vjet.
Bravo mero
Paradoksi eshte nje fenomen i natyrshem i jetes tone. I pa kuptuar qarte ne te shumten e kohes, ai verbon me qartesine e tij ne rrethana te caktuara. Ky eshte rasti i Nongrata-s per Sali Berishen. Qellimi i Rames dhe lobuesve te tij ishte, jo vetem te eleminonin politikisht Berishen dhe opozitarizmin por, edhe ta poshteronin ate. Gjithcka ndodhi me pas ishte boomerang. Ne vend te poshterimit, doktori u lartesua ne nje menyre te tille, sa edhe ai vete nuk do ta kishte imagjinuar ne ndonje situate normale. Ne vend te poshterimit, doktori mori mbeshtetjen dhe admirimin e pjeses derrmuese te shqiptareve, e ketu kam parasysh, jo vetem shqiptaret e Shqiperise, por edhe te rajonit dhe kudo ku jetojne ne mbare boten. Solidariteti ishte i pashembullt. Pati disa faktore qe ndikuan ne kete mbeshtetje masive popullore per doktorin.
– E para ishte vetedijshmeria e shqiptareve qe Nongrata ishte nje loje e piset, e ndyre e Rames dhe lobuesve e tij; ata e kuptuan menjehere ate; bile edhe vete shume socialiste, te cilet edhe pse thonin me ze “ah sa mire ia bene”, nenze dhe mes tyre thoshin “me hile, megjithate”.
– E dyta ishte reagimi i paprecedente i Berishes, qe i la te shushatur te gjithe, dashamire dhe dashakeqe: hodhi ne gjyq per shpifje Sekretarin e Shtetit, nje nder dy-tre njerezit me te fuqishem te globit; gje e padegjuar me pare. Pyetja qe u erdhi natyrshem shqiptareve ishte: a ka ndonje njeri te korruptuar, te shpallur Nongrata posepo, qe te kete hedhur ne gjyq Sekretarin e Shtetit per shpifje?! – Jo, nuk ka. Vetem Sali Berisha e ka bere. Logjika me elementare te thote, qe nje njeri i korruptuar as qe do ta kishte cuar ne mend te bente nje gje te tille.
– E treta ishte mbeshtetja e paprecedente qe Berisha mori nga senatore dhe kongresmene amerikane; e paprecedente, se nuk di te kete rast tjeter; e ta mendosh qe Berisha as pushte nuk ka dhe as nga ndonje vend i madh dhe me rendesi per ameriken nuk vjen. E paprecedente kerkesellogaria e kongresmeneve amerikane ndaj Sekretarit Blinken per te paraqitur prova per fajesine e Berishes; dhe po kaq e paprecedente kembengulja e ketij te fundit ne mosprezantimin e tyre (sepse, nuk ishte).
– E katerta ishte mbeshtetja perseri e paprecedente qe Berisha mori nga pjesa me e shendoshe, me e respektuar dhe me me integritet profesional e opinionberesve, te cilet formesojne opinionin publik. Ketu po permend vetem dy emra: Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, paanshmerine, ndershmerine dhe integritetin e tyre, askush nuk e ve ne dyshim; te dy te majte te shpallur, te dy antiberishiste te oreve te para.
– E pesta ishte sulmi i paprecedente i hordes se gazetareve dhe opinionisteve te pushtetit; kush me shume e kush me pak, te gjithe te diskretituar si bythelepires pushteti te radhes dhe gjobaxhinj te regjur, njelloj aleance qelbesirash mediatike kjo . Konstrasti qe u krijua atyperaty nga perballja e dyshes Lubonja-Bushati me kete horden e kolegeve te tyre turperues, beri qe mbeshtetja popullore te merrte kuptimin e plote logjik.
Ligji universal i drejtpeshimit, nuk ka vlere vetem per makrokozmosin apo mikrokozmosin, apo per gjera qe lidhen me fiziken ne pergjithesi, por edhe per natyren njerezore. Urtesia greke e ka shprehur ate ne menyren e saj universale shekuj para se te zbulohej shkencerisht nje ligj i tille : e drejta kalon tek kundershtari, kur ka teprim. Ne rastin e Berishes, nuk pati thjeshte teprim, por tentative te poshter per poshterim; pikerisht kjo solli si pasoje, edhe reagimin ne te njejten mase te glorifikimit.
Ata qe desh ta poshteronin, e bene me te vertete nje tribun popullor. Ata qe u gezuan ne fillim, tani po provojne shijen e hidhur qe u la kjo kthese e fatit.
BRAVO MERO SE FLET PER TE GJITHE NJERZIT NORMALE DHE PA LAKRA BERISHIANE NE KOKE!
Ti Skypion or whoever the [email protected] you are …edhe nga bythe te kish nxjerre sala sdo shkruje keshtu…t marrte sala me vete ku do qe te shkoje..hahaha
Ky edhe mutin e han po të jetë i Berishës.
Skypion je i madhe ty te ka ngelur ora te rregjimi komuniste ti i mendone njerzit ne nivelin tende .
Ti nuk e imagjinone sa mbrapa je megjithate vazhdo ti qendroshe besnike sekretarit te PPSH se komunistet hane bare dhe parimet nuk i tradhetojne . .
Diferenca midis PS dhe pseudo demokrateve PD eshte se PS largoje enveristet dhe PD eshte akoma enveriste njd shance i madhe per PS te fitoje zgjedhjet edhe per 30 vjet
Pse i ngaterron komunistet ne kete mes o derdimen, kur keta qe thua ti jane te gjithe antikomuniste?
O kaqol!
Ti Skopion mundihesh me helmin tend te krijosh efekt por me kohe e me vakt edhe helmi yte e ka humbur efektin. Hajde tung!
Bravoooooo! Kjo do të thotë t,ja rrjepësh lëkurën zagarit dhe t,i nxjerrësh kockat. Kjo është e vërteta e këtij njeriu të ndyrë që masakroi një popull që i dha gjithçka.
po te mos kete disa gabime ortografike kjo analize meriton nje 10-te me yll. je kampion zoti baze!
Skypion…
Tregona pak të ” mirst” që ka bëtë Dr.Adhamudh Berisha.
Fillo dhe numëroj se ti kujton se shqiptarët nuk e njohin !!
Ja dërgove të fala që i dërgova ?Po nuk ja ke dërguar po ta përsëris.Këtë rradhë do ta urojë ndryshe : jetë të gjatë dhe të vuajtur dhe munfësisht para se të ngordhi ta bëjë shutën në oturak.
Fole dhe ti o rockelepires
Thuaji dhe ti skypionit cfare te mirash ke bere ti ne 10 vjet se po mos te ishte sali berisha partia jote do krahasohej me partine e tit vasilit
Numeroja skypionit sa te keqija ka bere sali adhamuti dhe sa here e ka denuar spaku me gjykatat e tua
Shpjegua shqiptareve perse sali adhamuti i duhet PS per te bere tym e mjegull qe moterqirat si ty te lulezojne mbi PPP dhe korrupsion
Tu zgjatet mandati juaj o motershkerdhyeret e shqiperise
Drapër & Çekan
Ç’ më zbavite me komentin tënd.Mu duk sikur bisedova me Ver llapën.Po çuditem se si ti harite të përdorësh kompjuterin se as tastierën nuk mundesh të gjesh alfabetin shqip.
Nuk ma do më dja të jesh pinjoll i Bërishajve,që je fshatar kjo nuk do shumë mënd për ta kuptuar ,vetëm nga fjalori.Zbrite në qytet dhe të duket vehtja i civilizuar.Nga ne shumë vite më parë thoshnin: laje kokën e gomarit ,me sapun Venus edhe me shampo ,prap kokë gomari ngelet.
Ekselent.
Z. Mero Baze ju keni zgjedhur krahun e popullit dhe të kombit Shqiptar. Ju keni marrur natyrisht, vendin e nderuar të një gazetari patriot në historinë e kombit Shqiptar. Fëmijët dhe pasardhesit tuaj do të ndjehen krenar me ju. Shumë gazetar të tjerë, do kujtohen që kanë qënë servilat dhe zagarët e tradhetarit të kombit, Sali Berisha, të cilët kanë shitur bythen dhe karakterin për një copë byreku me lakra. Nuk kam gjë tjeter të shtoj në këtë koment, veçse po ju them, që kombi Shqiptar dhe familja juaj janë krenar që kanë një gazetar trim dhe patriot si MeroBazen.
S’na u nda ky lugati .
Burgu qoftë i tij së shpejti.
Chapeau monsieur Mero Baze.
Shkrim i sakte.Asgje nuk i shtohet dot.Ate e besojne trushplaret dhe bejne sikur e besojne (se ashtu ua do puna) ish funksionaret qe kane vjedhur gjithe shqiperine
Z. Baze!
Ka plot 30 vjet, qe shqiptaret dhe Shqiperia sheh dhe degjon te vetmin njeri qe quhet Sali Berisha. Ky njeri eshte bere si “Qure te thara ne diell”, qe nuk ikin as kur bie shi, as kur bie bore, ndersa kur ka diell thahen edhe me shume. Ju keni perdorur shume epitete, por une mendoj se ata nuk mjaftojne per te treguar ligesine dhe poshtersine e ketij njeriu. Ky eshte njeriu me i neveritshem ne truallin shqiptar, neverija e mjerimit, dhe pertej kesaj nuk ka krahasim tjeter. Ju mund te thoni: “Pritni, pritni se eshte edhe Ilir Meta!”. Po, kjo eshte e vertete, por Ilkir Meta eshte kakerdhi pa Sali Berishen, por me Salin, te dy behen te rrezikshem per Shqiperine dhe per Ballkanin. Te thuash se qe te dy jane pjelle dhe sherbetore te rusit dhe te serbit, ju nuk do ta besoni. Por kjo eshte e sigurt. Ashtu sic thote Z. Frrok, keta i kane syte dhe veshet, madje edhe kembet, tek rusi, tek Putini. Sali Berisha, qe ne ditet e para ne pushtet (mars 1992), ka punuar per serbin dhe rusin. Te gjitha qe bente i sherbenin interesave te tyre: Me shkaterrimin e industrise, te bujqesise, te arsimit, te ushtrise, te kultures etj., etj. Dhe perseri njerezit, pra ne, i shkojme nga pas, i thurim lavde dhe kenge dhe kujt pra, nje antishqiptari, nje tradhetari, nje spiuni qe gjate gjithe jetes se tij ka punuar kunder interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve. I mallkuar qofte ne jete te jeteve!
Berisha Ka bere”detyre”.Ndaj kujt?Ndaj atyre qe e paguan,Qe derdhen 20 milioni dollare ne vitet 1990-1992 e me pas.Kontributi i tij?E tha Miloshevici:-“e pushtoj Shqiperine vetem me shoqaten e gjahtareve”.A Ka vrare Edhe per te tjere?Duhen pyetur ATA qe e mbrojtjen pas 1997,pas 1998,qe punuan per ta ricikluar kete plehre ne 2005.Kush Jane ATA?Duhen pyetur ATA qe ishin te interessare per fabrike e vdekjes ne gerdeci.E shpalljen “non grata”?I rruajten bishtin e nenbishtin.Me kete i thane:-sali eri urte,gezo pasurite e fituara,,gezo daljen ne pension ish-esh,Gezo ceremoni shteterore me nderim si burre shtetit kur te vdesesh.””non grata”vete e Kane ne dore,sot e hapin ,neser e heqin.
Ja ve gishtin ne plage dhe ja rrotullon qe ti dhembe shpirti shtrigut. Apo ate epitafin ja cileson te plote gjithmone, nuk e le vec me nongrata. Je i pa arritshem Mero dhe ajo shprehja “sa mire qe ekziston” te takin plotesisht. TE LUMTE!
SHBA dhe BE gjithmone kane ndihmuar anti Shqiptaret.
E ben me Enverin .
Vazhduan me Saliun.
Dhe mbeshtesin Ramen poshtersin mbi toke.
Kerrici i Vucicit po ben gjithcka qe Vucici ti shpetoj embargos Evropjane.
Perderisa te rrethohemi prej Grekerve e bastardeve Serb Shqiperia do drejtohet prej nje elite te tille anti Shqiptare.
Shpresojm qe lufta ne Ucrain te zhduke lobin Serb nga Tirana.
Po zgjati 2-3 muaj vendi do falimentoj plotesisht .
Me mire ndoshta zhvillohet ndonje revolucion qe te eleminoj fizikisht gjithe klasen politike.
Te shpresojm.
Tao ti paske nje fobi anti serbe qe edhe vete koqevaret nuk e kane shko te mjeku se do behesh keq .
Se nga te linde kjo fobi ani serbe kur Shqiperia ka 119 vje qe nuk ka bere lufte me serbin ti e di shoku .
Shpejte te mjeku mer ilacet se je keq nje i semure psiqike i fokusuar ne dicka nuk e kuptone e keshille miqesore te mjeku Tao shpejte
E permende 97-ten si lufte civile por mos harro sali kurva jo qe furnizoi serbine me nafte por organizoi ne 97 gjithe veriun per te luftuar jugun
Pyesni komitetet e shpetimit ngritur nga jugu ne 97 ne vlore dhe do ti gjeni me emer dhe mbiemer maloket e tropojes burrelit. ……… dhe kush i organizoi
Sali kurva eshte engjell sipas editorialeve te tua ne krahasim me cfare bente ne prapaskena
Me zien gjaku kur degjoj akoma qe ka maloke veriu dhe jugu qe duan saliun
Eshte Turpi kombit as me kanalet e ujerave te zeza nuk krahasohet sepse edhe kanalet e bejne nje pune te dobishme
Ose krahasoje me minjte e kanaleve
Pasi mbaroi se qelburi Shqiperine me mentalitetin e tij te spiunit i kombinuar me mentalitetin katundar, Sali Berisha po qelb edhe Ameriken apo Evropen.
Ai ndoshta nuk e di qe ne keto vende diskriminimi per moshen , eshte diskriminimi me i ndyre. I vetmi qe eshte nxjerre ne pension ne Amerike Ishte nje punonjes auobuzash qe pasi mbushi 100 vjec, me nderime dhe shperblime te vecanta, shoqeruar me kerkimin e te falurave, sepse nuk kish ligj si te trajtohej u nxorr ne pension. Ne perendim eshte e drejte dhe jo detrimental te dalesh ne pension….
Pika mbi “i”…
Përvoja Berishjane depërtoj deri në sulmin,shkatërrimin dhe vrasjen në Shtëpinë e Bardhë.
Këtu u derdh kupa, “përvoja” e këtij demokrati u “arshivua”.
Pergezime dhe urime nga Amerika, per autopsine qe i ben Sali Berishes.
Per ti shpetuar ndeshkimit qe DASH i ka dhene keti krimineli dhe familjareve te tij, per te ruajtur e mbrojtur pasurit qe kan vene familjaret e tij , nen ndikimin dhe kariken e babait ish presiden/t dhe kryeminister. Ne keto kushte , ka vene ne levizje gjith fundurinat, ata qe perfituan , vodhen pronat private e shterore, ata qe spaguanin drita e uje
dhe tani me gjithfare mashtrimesh e premtimesh, duke perfituar nga shlermoqja e PD dhe kriza ekonomike , per shkak te pandemis, dhe tani se fundi edhe luftes ne Ukraine kerkon me cdo kusht te mare drejtimine PD. Per te gjitha akuzat e bera per, shkelje ligjore, ne dem te shqiperis dhe shqiptareve, duhet jo te zgjidhet kryetar i PD por, ti fillohet hetimi nga SPAK, per veprat penale qe permend ne editorjal zoti Mero Baze.
,
Ndryshe nga gjithe te tjeret, me moshen e Sali Berishes ka nje problem te madh. Nese te gjithe me kalimin e viteve piqen, maturohen, urtesohen, Sali Berisha ka ngelur rrote kari edhe 80 vjec.
Sali Berisha ishte njesoj hajdut, shpellar mesjetar, komunist dhe terrorist kur e rifuten ne qeverisje pas apokalipsit te 1997 qe shkaktoi. Pra tregoi qe amerikanet me hajdutet, komunistet , terroristet dhe varrhimesit e Shqiperise nuk kishin ndonje problem.
Problemi i vertete lindi kur amerikanet pane qe megjithe kalimin e viteve dhe faljen epokale qe i bene nga varja ne litar, Sali Berisha pavaresisht gojoreve qe ju beri si lavire, ngeli nje denlikuent halabak, i paqendrueshem, kleptoman, zjarrvenes dhe tmerresisht idjot. Ajo qe i beri amerikanet te perzene me shqelma ne bythe nje zar te tyrin, ishin shqiptaret qe po i perbuznin dhe diskretitimi nderkombetar, se cfare copash muti amerikanet mbeshtesin ne Shqiperi.
Bravo Mero Baze, Mjeshter i Madh i gazetarise Demokratike Shqiptare!
Te gjithe krimet jane evidence e gjalle per ta kalbur ne burg familjarisht por edhe Americanet qe premtuan drejtesi per Shqiperine po deshtojne deri me sot,,
Sot te gjithe krimet po shumezohen me zero
Këto i di çdo shqiptar falë edhe shkrimeve të tua, por duket nuk ka për ti hyrë gjemb në këmbë. Vështirë se do të mund të bëhet ky vend, ose do të duhen të tjerë 10 vjeçarë.
Ka te drejte Baze, jane sakt fjalet e tija,
ka 9 vjet qe s’vidhet me kjo Shqiperia,
Vjedhja edhe zhvatja ishin deri ne 2013,
por ato u Stopuan me Ramen ne pushtet,
Dhe meqe kemi nga 2013 qe vjedhje nuk ka,
pse nuk arrestohet vjedhesui i der 2013 pra?
Pse nuk e arreston Drejtesia ate shokun Sali,
apo se pas 9 vitesh…”ka akoma ne dore Drejtesi”?
Apo se keta Rilindas e Mendimtar te pas 2013,
kane bere kerdi me shume e kane Vjedhur vet?
Nuk ti beson or Mero keto dengla asnje cilimi,
vec rraca e Patronazhisteve qe tek Rama pi gji!
Po SPAK-u ku është tretur ?,pse nuk vepron,apo ndoshta pret që të huajt të vijn e të e arrestojn këtë kusar monstruoz.
Sali Berrisha psiqikishte nuk eshte stable kjo duket edhe nga menyra si ecen anone ne njeren ane nuk ka ekuiliber ndikone shume ne ekuilibrin mentale .
Berrisha ka te zvilluar ndjejnen e nje bajraktar e natyreshme per nje njeri qe vjen nga nje krahine me psikollogji bajraktariste kete e shikojme edhe ne krahinen e kosoves mungesa e kultures ne familje , kalimi i adoleshences pa asnje aktivitet ,delira e madheshtise e kultivuar ne familje nepermjet mensonge perallava te rreme te kenduara me cifteli varfera extrême dhe deshira per réussit me te gjitha menyrat te gjitha keto perbejne nje cocktail te rrezikshem e thene shkurte eshte njeri i rrezikshem per shoqerine
Njerzit qe e rrethojne me mizerable se vete Berrisha dhe ata qe i shkojne pas nuk egzistone fjale ne vocabulaire .
Derisa ka kaq shum njerëz që vazhdojnë ti shkojnë akoma nga mprapa tregon që ky popull ka mangësi të mëdha, fatkeqësisht për pakicën që e kupton se çfarë demesh I ka sjellë Z. Berisha ketij vendi.
Komenti I SKYPION eshte briliant, BRAVO.
I ka thene te gjitha, sado qe bythlepiresit e Meros nuk e pranojne dot por kjo eshte e verteta.
Lajmi i mire eshte se “Taulant”-i per here te pare nuk ka folur me shifra.
Kurse nje fare
“rapsodi popullor”
vazhdon ti bjere lahutes dhe te recitoi per te vdekurit (se te gjalle nuk ja varin) “Tregime te moçme shqiptare” ku “MUJI” pasi piu sisen e Lilit, hodhi ne gremine Shqiperine.
Kurse gazetaria e MERO BAZES shkelqen si te çeliku ne llumin e militantizmit te MALOKEVE
Raimond Vlonjati.
O Fleks ,ke bër përparime në të shkruar dhe në të shprehur ! Mbarove gjë 9 – vjeçaren ?
“Xeni”
Edhe une jam dakord me ty per sa shkruan per “Skypion”, por nuk kuptoj nje gje:
Si arriti GJIGANDI EDI RAMA te binde gjithe boten demokratike, se plehu Sali Ram Berisha eshte nje plehe qe ne vend te ushqej bimet, i helmon ato.
Raufo, as kaq gje nuk ke kuptu akoma? Gjigandi yt Rama nuk kishte nevoje te bindte gjithe boten demokratike. Mjaftoi qe bindi Sekretarin e Shtetit Amerikan duke e kthyer Shqiperine Strehe per Iraniane, Afgane po kerkon dhe Nigeriane etj, gje qe Amerikes nuk ja pranon asnje shtet me kryetar shteti me mend ne koke.