Përse Berisha nuk “kishte fuqi” t’i merrte paratë ruse kundër TAP

18 Mars 2022, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të dalë nga telashet nga ku ka futur veten me gënjeshtrat e tij “patriotike”, duke na dëshmuar jo vetëm mënyrën primitive se si funksiononte shteti i vet dhe pazaret e tij, por dhe pengjet që ka pasur para ofertave të cilat realisht nuk ka pasur fuqi t’i pranojë.

Një ditë më parë ai deklaroi në Kuvend se “vetëm për TAP Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore”. Deklarata është e qartë që është në kontekstin personal, pasi ai shpreh “rezistencën” e tij personale kundër përpjekjes për korruptim.

Pas reagimit të Ambasadës dhe ruse dhe pyetjes retorike të tyre “sa para kërkoi Sali Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato shuma përrallore”, Sali Berisha rreshton një ofertë informale të Gazpromit, për investime në Shqipëri në shkëmbim të heqjes dorë nga TAP. Kjo, nëse është e vërtetë, nuk është ofertë për të korruptuar Sali Berishën, por ofertë për ta rekrutuar. Dhe kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe jo e SPAK.

Ai për këtë duhet të mblidhte Këshillin e Sigurimit (siç bën Meta kur i del ndonjë muhabet i tillë) dhe jo ta mbante sekret për vete. Sekrete mban vetëm mafia dhe jo një kryetar shteti. Kjo e komplikon më shumë të vërtetën mbi korruptimin e tij.

Së pari, në shtetin shqiptar, në Ministrinë e Energjetikës dhe në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë nuk ekziston asnjë ofertë e tillë nga Gazpromi, e shqyrtuar apo e hedhur poshtë nga zyrat e shtetit shqiptar. Pra nuk ka lënë gjurmë zyrtare një ofertë e tillë.

Kjo është një provë që oferta nuk ka ekzistuar në rrugë shtetërore, por nëse ka ekzistuar, ajo ka qenë private dhe korruptive për personin, ose familjen e tij. Të paktën ta kishe protokolluar si ofertë shteterore, që t’ia tregonte tani SHBA, e cila e ka futur në listë të zezë për korrupsion madhor, përpara se ata të “protokollonin” të kundërtën që mund të ketë ndodhur.

Së dyti, deklarata zbulon shtetin privat të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij. Sali Berisha thotë se oferta i ka ardhur nga një biznesmen turk, mik i tij, të cilin nuk e thotë me emër, gjë që e bën dhe më të pabesueshëm. Por dhe sikur ta marrim të mirëqenë, është edhe më keq, pasi tregon se si funksiononte shteti i Sali Berishës.

Vjen një biznesmen anonim, bën një ofertë për miliarda euro investime, dhe ky vendos t’i pranojë, ose mos t’i pranojë. Në rastin konkret, nëse oferta do të ishte zyrtare, ajo duhet të shqyrtohej në Qeveri dhe të hidhej poshtë për arsye gjeopolitike, duke ua bërë të ditur këtë dhe partnerëve perëndimorë, të interesuar për strategjinë e pavarësisë energjitike nga Rusia.

Këtë histori nuk ja ka treguar askujt deri më dje. Paska ardhur një sekser turk, i ka bërë një pazar dhe ky nuk e ka pranuar. Nuk ua ka treguar këtë as shqiptarëve, as partnerëve perëndimor të interesuar për këtë çështje. Atëherë është e qartë që është pazar dhe vendim personal.

Së treti, projekti i TAP nuk është projekt i Sali Berishës, por një projekt ndërkombëtar, ku Shqipëria është segmenti më i shkurtër i saj. Sali Berisha ka pasur në dorë vetëm ta refuzonte TAP, por për këtë mund të mos qëndronte në karrige as 24 orë. Madje dhe kështu si e ka nënshkruar, Shqipëria është vendi që fiton më pak se kushdo tjetër nga TAP, pasi ende nuk merr dot asnjë litër gaz.

I vetmi fitim që kemi deri tani është se jemi brenda një korridori energjitik të sigurtë, i mbështetur nga Perëndimi, dhe që kemi pasur disa kantiere ndërtimi kur ai po vendoste tubat nëpër Shqipëri. Këtu ish- kryeministri ka pasur në dorë ta bënte projektin më atraktiv për Shqipërinë, por në fakt nga gjurmët që ka lënë ai, të vetmet negociata që ka bërë “me një çantë të zezë tek këmbët” në takime kokë më kokë , kanë të bëjnë vetëm me faktin se kush biznesmenë do merrte tenderin në Shqipëri, si nënkontraktor.

Kjo e bën dhe pak qesharake përpjekjen e tij për ta paraqitur TAP si vepër të tij. TAP është ndërtuar pasi ai iku nga pushteti, dhe ai vetëm sa ka nënshkruar kontratën e tenderëve për klientët e tij. TAP është projekt ndërkombëtar me prioritet gjeopolitik, dhe Sali Berisha nuk ka pasur fuqi as të ishte armik i tij, dhe natyrisht as ndonjë kontributor i tij, përveç ndonjë ryshfeti që ka marrë duke bërë pazare për punët që do bëheshin .

Natyrisht këto pazare kanë qenë shumë më të vogla para asaj që mund të kenë ofruar rusët, por ai në fakt jo se nuk i ka dashur, por nuk kishte fuqi t’ua merrte, se pastaj do jepte llogari për misionin që duhet të kryente. Pra, pasi ti merrte duhet të sabotonte TAP në Shqipëri. Dhe aty nuk do kishte kohë as t’i numëronte paratë, se ja numëronin në ballë.

27 komente në “Përse Berisha nuk “kishte fuqi” t’i merrte paratë ruse kundër TAP”

  1. Kimi pak gjynah për Berishën! Është i vogël, gjithçka e bënë nga papjekuria. says:

    Sinqerisht, mua më vjen keq për Berishën. Gjynah! Është bërë vërtetë për t’u mëshiruar. Mesa dinim, Berisha as ka kërkuar dhe as kërkon ndonjë gjë tjetër veç PD. Edhe këtë deklarim në kontekst të marrjes së saj e ka bërë, thjesht për konsum të brëndshëm. Nga t’a dinte i ziu, se ambasada ruse do e merrte seriozisht. Ja shikoni, nga Nano deri tek Rama kurrë nuk e kanë marrë seriozisht, ç’patën këta rusët në ambasadën e tyre në Tiranë që e muarën kaq seriozisht? Po Berisha për shaka e tha. Sikur nuk e dinin këta që Berisha është shakaxhi i madh! Dhe sidomos shakatë gjithmonë i bënë në raport me lekët, i ziu, ngaqë ndjen neveri dhe nuk i shkon ditë me sy ato të flamosura lekë. Eh, me dollarin sikur ndryshon pak, për të ka një farë respekti. Por kjo vjen nga dashuria e parrëfyer që ka për qytetërimin perëndimor dhe veçanërisht për Amerikën si vënd.

    1. Dani says:

      Po prandaj Edi Rama, Sali Berisha dhe të gjith kyministrat Shqiptare Jane të lidhure koke e këmb me Erdogani dhe me seksert Turqe. Se keta horra rrepin Shqiprine dhe pasurohen për veti.
      Dhe Turqit i lidhin keta horra me Serbet me Ruset dhe me Arabet.

    2. Skypion says:

      Ka nje koordinim te qarte mes mediave te Rames dhe Ambasades ruse ne Tirane ne sulmet qesharake ndaj Sali Berishes. Them qesharake, sepse sqarimi ne detaje qe i beri doktori ofertes (korruptuese) ruse eshte kaq i qarte, sa qartesia e te cilit nuk le vend per dyshime edhe ne trurin e shpelare te nje militanti rilindjot.
      Ky koordinim Ambasade ruse – media socialiste, tregon hidhesiren qe e kane kaq te veshtire ta kaperdijne, te faktit qe kjo veper e madhe gjeostrategjike, sic eshte TAP, u be e mundur fale lobimit te jashtezakonshem te Berishes dhe ekipit te tij. Eshte hera e pare ne historine e tratativave te ketij lloji, qe jane te rendesise se dores se pare ne aspektin gjeostrategjik, nje vend i vogel si Shqiperia te luaj nje rol kaq te madh, sa te jete percaktues i nje projekti te caktuar. Natyrisht, sic e tha vete ne nje interviste edhe doktori, ishte edhe deshira dhe vullneti i qeverise se azereve, posacerisht presidentit te saj, qe gazsjellesi te kishte nje gjurme te ngjashme por, kjo nuk mund te realizohej kurre pa angazhimin e jashtezakonshem te doktorit dhe ekipit te tij.
      Ky fakt eshte domethenes edhe nga nje kendveshtrim tjeter: ballafaqimi i te arriturave te Sali Berishes ne 8 vitet e qeverisjes se tij 2005-2008, me te arriturat e Edi Rames ne po 8 vite qeverisjeje 2013-2021.
      Sali Berisha – Liberalizimi i vizave, NATO, TAP, Rruga e Kombit. Keto jane te arriturat madhore te liderit historik te demokrateve.
      Edi Rama – Kanabizimi i vendit, shpopullimi i vendit, projekti serbo rus “copetimi i Kosoves”, projekti serbo-rus “Ballkani i Hapur”. Keto jane te arriturat e mbedha te liderit me te gjate qe kane pasur socialistet. Kontrasti eshte i qarte; te lebyr syte.
      Eshte folur, shkruar dhe debatuar, se pse propaganda rilindjote ka ne fokus Berishen dhe e sulmon kaq ashper. Arsyet jane dhene, ne nje menyre a tjeter, ku kryesorja eshte opozitarizmi i jashtezakonshem i Berishes, i shprehur ne denoncimet e tij te medha, si deputetet dhe kryebashkiaket me rekorde kriminale, pasoje e te cilit denoncim ishte Ligji i Dekriminalizimit; kanabizimi i Shqiperise, kthimi i saj ne Kolumbi te Europes, pasoje e te cilit denoncim, eshte denimi me burg per ishi-ministrin e brendshem, kriminelin Saimir Tahiri, i cili ishte mburrja e qeverise Rama, dhe heroi i socialisteve te thjeshte; denoncimi i te ashtuquajtures reforme ne drejtesi, si nje projekt per te kapur drejtesine, cka rezultoi krejtesisht e vertete; denoncimi i projektit serbo-rus per copetimin e Kosoves – keto perbejne , ne thelb, arsyen kryesore se pse propaganda socialiste ka vene ne fokus te sulmeve te saj Sali Berishen.
      Arsyeja e dyte, ka te beje me ballafaqimin e te arriturave te demokrateve nen lidershipin e Sali Berishes, dhe te arriturave te socialisteve nen lidershipin e Edi Rames. Aq i madh eshte konstrasti mes tyre, dhe po aq i turperuar del Rama nga ky ballafaqim.

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        Skypion…
        E drejta tënde të mbrosh vjrrrin se ka bërë ” mrekullira” për Shqipërinë ,po nuk na thua ,pse nuk firmosi që të furnizohej edhe Shqipëria nga ky gaz ?
        Po ta them unë se ti e ke mëndjen te paret që fiton nga i jashtzakonshmi Dr. Adhamudh Berisha.Nuk ka dashur që shqiptarët të ngrohen më lirë ,po të vuajnë me drru e korent se kështu e donte Millosheviçi.
        Mburesh me rrugën e kombit ,po ta them unë se e bëri për Sërbinë ,po nuk i zgjati shumë ” dashuria” me sërbët dhe qe fati kosovarëve dhe shqiptarëve.
        Pse nuk na numëron dhe të mirat që i ka shkaktuar Dr.Adhamudh Berisha duke filluar që me vrasjen e katër vetave në Shkodër,97- tën që qe një nga të mirat e mëdhe që kanë shqiptarët .Nuk na thua për 26 njerëz të pa fajshëm i vrau në Gërdec.Nuk na thua as për katër veta që u vranë në bulevard me duar në xhepa. Dhe të gjitha këto të mira i kemi nga i madhi Dr. Adhamudh Berisha.
        Mbaje mirë Dr. Adhamudhin se vetëm ai mund t’ ju shpëtoi nga SPAK – ku me njerzit e tij që kanë ngelur në Drejtësi .
        Jepi të fala nga unë dhe thuaj se i urojë jetë të gjatë dhe ngordhtë mundësisht që nesër.

  2. Nese ne Shqiperi do funksononte drejtesia ky kriminel se bashku me banden e tij duhet te ishin te burgosur ne burgjet e siguris se larte jo te lire per te organizuar
    protesta pro Putinit
    Ky plehre shete gruan per lek

  3. Ladi says:

    Je i papare.
    E çarmatos me genjeshtrat e veta kete mitoman sklerotik qe kerkon te mbuloje diellin me shoshe dhe qe shqipot i di budallenj si çakenjt qe mban prane vetes se tij.
    Bjeri derrçe, se e meriton per çdo dite dhe me shume.

    1. Delina F. says:

      Mero po provon qe je gjobaxhi hajdut mashtrues. Ngele me gisht ne goje per te perlare ndonje llokme ne kohen e Sales dhe prandaj ste del. U lodhe por trapin sa ishte Saliu more. Tani po. Me Edvinin po gri nga te kater anet. Nga iceneratoret nga lejet e ndertimit, nga privatizimet, bursa per femijet e aq shume te tjera sa nuk di se sa apartamente ke pavaresisht se banon ne vile. Po prap ste del e keqja qe Sala dhe Lulqimi te lane me gisht ne bythe..dmth goje.

      1. Delina trendelina says:

        Delina .F te roshe vete i ka jeta mos u merzite
        Ty te vjene keq per shefin tende te nevojtore – foltore apo per Mero Baze .
        Qe Mero ka punuar me kriminelin Berrisha nuk eshte krime ,krime do te ishte nese ai nuk do te largohesh nga krimineli Berrisha apo te bashkpunonte me krimin .

  4. levizni says:

    Ore Mero, ti thua ca gjera qe i degjoj vetem une se ne Shqiperi ka vdekur drejtesia qe mbreme duhej te arrestohej Sali berisha vetem per deklaraten qe dha me gojen e tij. Si do veje kjo pune? Duhet porositur Flaorian Bimaj mbase ka influenc si karagjoz qe eshte mbase çon turmen e hardallosur ne zyrat e SPAK-ut dhe tu thote atyre. Keni afat deri te henen per te arrestuar Sali Berishen! Po e ben ate Floriani me Adriatik Lapen qe na derdellisin neper facebook-e qe po i denigrojen kot fare?! Dreqi e mori, zevendesuan tropojanet e Sali Lushos me vlonjatet e Bujar Leskes qe mbaroi tre fakultet per nje vit?. Ne flasim kot; duhet zjarr ne Lalez, zjarr ne zyrat e prokuroreve dhe gjykatesve, zjarr ne zyrat dhe shtepite e tyre e flaka me maje ti dale. Aty ne ate vend s’ka me jete. 31 vjet shkaterrim , vjedhje, krim dhe tradheti! Saliu e pohon, prokurori s’e degjon!

  5. Shqipe says:

    Idea berishiane per shtetin…

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Edhe vete deklarata e Ambasades Ruse e ben te duket sikur eshte nje ish klient i pakenaqur nga oferta. Hajde mere kete gerdalle ti tani dhe fute prape ne krye te qeverrise.. Nje person qe shkaterroi cdo aspirate per popullaten duke i kthyer ceshtjet strategjike kombetare ne ceshtje personale sikur Shqiperia ishte cifligu i tij.. Dhe ky avaz ka qene per plot 30 vjet dhe ky eshte rezultati.. Emigracjon dhe korrupsjon.. Ky duhet var nga gjyha..

  7. NV says:

    Mero Baze ,gjith spjegimi Juaj i gjat ka disa kleçka që si gazetar dhe me sa di ( në se nuk jam isaktë)keni maruar për inxhinier Ku janë kleçkat
    1- Negocimet për TAP kanë filluar para vitit 2006 ,për këtë ka dokumenta që e vertetojnë ,bile janë publike
    2- Gazprom kishte interes të bëhej një furnizim nga gjurma ekzistuese e TAP.sepse kishte negocime shmë më të herëshme me Jugosllavinë ,Maqedonine dhe zgjatej deri në Austri duke bëre unazën e vet të furnizimit
    3- Gasprim nuk ishte një kompani dosido por një kompani që qysh në vitin 1990 ka furnizuar Evropën me 110 miliard m3 n gas keshtu që Shqiperia as mund të mendohej të bëhej faktor për vendimet e gas prom
    4-Oferta që thotë Saliu ,përveçse e pa besueshme është edhe në dëm të Shqipërise ,sepse në se do të ishte e vërtete del ekzaktesish fjala e Komandantit E Hoxha “Do hamë edhe bar ,por nuk i zgjasim doren armikut”
    5- Sali Berisha ka dy gjynahe për TAP ,së pari nga 2006 deri 2013 mbajti në punë pa bërë asnjë punë mjaft njerëz që duke dredhur zinxhirin paguheshin nga taksapaguesit Shqiptare
    6-Në kohën e qeverisjes së tij u këkuan për tu marre nga TAP 800 milonë m3 gas ,shifer kjo pa asnjë bazë sepse kur punonte gjith industria kimike TECet dhe industris ushqimore e deri tek fabrikat e tullave goshdë bulonave dhe qelqit shqipëria nuk kapte dot shifrën 350 milionë konsum vjetor ,
    E keqja po vazhdon në Itali u nisën me tubacionin e TAP për 14 muaj ëtransportuan 10 miliard m3 gn por jo e gjithë sasia mbrriti në itali , ë të shkathëtit kan marrë nga degësime rreth 850 milionë (nuk jam shumë i sigurtë për këtë shifër )
    Qeveria aktuale duhet të gjejë mundesi të mos mbetet prapa ,njerëzit i ka nuk di se sa mund të bëjë por më mirë të bëjnë diçka në vënd qe të soditin dhe të marrin rrogat

  8. Miqesia e kuqe... says:

    Nje shqiptar patriot do kishte pranuar oferten ruse:
    Rrjetin Veri-Jug + te drejten e Shqiperise, e njejte si per te gjithe shtetet ky kalin rrjeti u furnizimit, per te konsumuar gaz + 3 termocentrale prodhimi energjie elektrike te furnizuara nga i njejti rrjet nderkombetar gazi.
    Nje cope muti si Berisha, Metà, Rama, Baze dhe cdo lloj pengu i korruptuar, ashtu sic ka zgjedhur asgjesimin e ushtrise shqiptare dhe grekun padron te qiellit shqiptar, do kishte zgjedhur oferten me rraciste, diskriminuese dhe kolonialiste te TAPit ku;
    Shqiptaret ndryshe nga te gjithe vendet ku kalon rrjeti, nuk kane asnje te drejte shfrytezimi. Ku Shqiperia eshte e shantazhuar te shkaterrojne token e saj te bukes, vetem per te furnizuar zorren e pangopur te industrise imperialiste, qe nuk te le asnje gram gas. Ku Shqiperise pervec nenshtrimit dhe sherbimit ndaj padroneve te saj, nuk ka te drejten te kete asnje lloj interesi nacjonal per ndonje alternative tjeter rrjeti gazi, qe sheh te drejten e zhvillimit te qytetareve dhe industrise se saj.
    Nuk eshte cudi qe pas 30 vjetesh, ne kulmin e depresjonit, degjenerimit, deshtimit, degradimit dhe varferise mesjetare, na kane lene te presin perjetesisht pa shprese si zagare ne koliben e qenit jashte mureve te perandorise, ne shtepine tone te perbashket ne Europe, qe ka per padrone rracat superiore.
    Ketu me zorren tone te uritur dhe vesin tone te lavirllekut, kontrollojne gjithcka; token e shqiptareve, xhepat, gazetat, shtetin, drejtesine, sherbimet sekrete, qiellin, detin dhe copat e mutit qe na qeverisin.
    Ja pse edhe pas 40 vjetesh, ndihmen e Kines se varfer komuniste nuk e harron askush edhe pse ndofta as nuk kishte lindur ne ato kohe. Ishte ndihme kineze per Shqiperine dhe shqiptaret. Ndihme per sovranitetit, ushtrine, industrine, shkencen, energjitiken shqiptare. Jo “ndihme” amerikane, qe ka per synim zorren e pangopur te Europes dhe Shqiperine skllave te percudnuar te interesave dhe zorres se tyre.

  9. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Mundesisht shtypeni kete artikull me germa te zmadhuara dhe mbuloni te gjitha kollonat e faqes se perparme të ish pallatit të kulturës.Gjithmonë me lejen e bashkisë.Jepjani RTSH-së dhe mundesisht t’a trasmetojne sa me dendur pa komente. Pokeristi

  10. Coli says:

    Te ishte Rama !!!! Ja kishte thare piten Gaspromit.

    1. Skypion je i madhe says:

      Skypion ke te drejte ambasada Rusé eshte ajo qe organizone protestat dhe organizarori eshte komunisti Berrisha
      Ndersa per rraketa nuk jemi keq kane edhe Ruset tha komandati jote .

  11. Aqif says:

    Ne nji shtet normal sot Albanistani do ishte bashkëpronar ne TRAP me 20 përqind, si shtet ku kalon ky Trap qe do te furnizoj nje pjesë te Europ putanes. Ne nji shtet mafioz, si Albanistani, askush nuk e can trapin. Hajt getuar festa e Novruzit dhe e Novruzes…..Mos harroni qe ha-shures ti hidhni edhe pak kanellë se e ben orizin me te shijshm si bicim ballajdie…..

  12. shota says:

    O budallenj, eshte Sali Berisha ai…i njejti qe mori paret e Milloshevicit kujtoni se nuk do te pranonte paret ruse??? Menyra me e mire per te mbrojtur nje agjente te fshehte eshte te perhapesh thashetheme sikur ke mosmarreveshje ne publik…

  13. shota says:

    Jo se po te marresh para Euro po Dollar kunder interesave te atdheut eshte me pak tradheti (p.sh. marrja e fondeve europiane per ineteresa personale sic ndodhi se fundmi ne Bullgari)

  14. Gerdeci says:

    Eh kur nuk ia numeruan e nuk ia numerojne ballit.

  15. Cen durimmadhi says:

    I ziu ti o Mero, simbol i larte durimi e dinjiteti se si ke duruar ndenjur shume vite ne preher te Sali Berishes!

  16. Ladi says:

    Pse censuron mor mashtrues peshtani !

  17. Kostari says:

    Merua Berishes “po ti do me vdesesh mua “.

  18. SSh says:

    Sali kerma nuk po ju flet shqiptareve qe shiti, por Amerikes.
    Po juthote se me cfare surrati me shpallet publikisht hajdut, kur per ju shita cdo interes shqiptari, duke pare vetem interesin tuaj per te furnizuar dhe mbajtur peng zorren e BEse. Saliu po ju thote bashke me laviret e tij amerikaneve, se pse eshte hajdut kur vjedh per xhep te vet shqiptaret dhe nuk eshte hajdut, kur i ka vjedhur per amerikanet. Po ju flet si hajduti hajduteve.
    Publikoni kontraten sekrete te TAPit! Kontrata me antishqiptare dhe rraciste, qe i heq Shqiperise cdo te drejte.
    Prit kur shpellarit ti pirdhet akoma truri dhe ti nxjerre Amerikes vrasjet e Shkodres.

  19. Cen says:

    Sakte. Zoti Mero Baze na thuaj kur e kane kapur Ruso-Serb-et Salen, ne France student, ne martese apo pas 1997 kur ishte I djegur u langaroq te kthehej ne pushtet ?? Cfare mallkimi!!Firmosi varrezat greke, solli kryepeshkopin grek, shiti detin , dogji vendin se nuk leshoi karrigen. Kush e dI sa do I dalin pas vdekjes?? Esat Pasha do duket burre I mire para ketij.

  20. Taulant says:

    Nuk e kuptoj dot ate thenien e Meros qe ‘Berisha po mos te kishte pranuar TAP-in do t’jia kishin numeruar ne balle’
    Kush do ta vriste ?
    Italianet ?
    Greket ?
    Apo Turqit???
    Shqiperia eshte vend sovran vetem udheheqesit e popullit te saj kane te drejte te vendosin.
    Merua mendon me logjiken e Putinit ne Ukrain qe beni keshtu si them une perndryshe ua numeroj ne balle.
    Mero e merove fare gazeten me keto pacavure qe shkruan.

  21. AD says:

    Mendime mbi fakte

    SALADIN… LULEZIM …. BERISHA RREJNE EDHE NASTRADININ !

    – Akoma se keni njohur Saladinin Lulush Nastradinin !?
    Pyetni Jozefina Topallin !
    …Kaq shpejt i harruat “Marinsin amerikan Brown “ … “mosbindjen civile” e “ Luftes Civile” te Putinit… 5 Babalet e Havales se Shqiperise, Sali Berisha .
    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale
    – “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”.
    Jozefina Topalli

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite…
    Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
    …… jo 230 milione sic e zvogeloi Bujar Leckaj i Vicidolit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 17.5 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetorit te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    A e nxori me dhune, me shashka, me boje te zeze, me veze e me miell, me breke te palara e cizme me “ ato “… te digjnin mandatet e braktisnin Kuvendin !?
    Me gjeni nje rast te vetem ne Boten demokratike apo nje ligj demokratik qe e detyron opoziten apo qofte edhe nje qytetar te thjeshte te votoje me hir a me pahir, me zor !?
    Me gjeni nje opozite apo parti opozitare demokratike ne Boten demokratike qe ben shantazh, krijojne qeveri hije, ben presion e ushtron dhune sidtematike kunder policise de shtetit te vet, qe nxin faqen e Shtetit dhe kombit te vet ne prag vendimesh historike si celja e negociatave per anetaresimin jo te Edi Rames e deputeteve te tij por te shtetit e kombit shqiptar, qe di ndonje tjeter rast ne Evropen Lindore qe shembi komunizmin me thirrjet lapidaré :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine se Amerika demokratike !?
    Gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe nje opozite qe sulmon me boje te zeze e thirrje “ gardistesh te kuq” maoiste ambasadore te BE-se dhe SHBA-se, te OSBE-se ne Tirane duke perdhunuar barbarisht ligjet shqiptare e Nderkombetare, duke perdhosur edhe Kodin e Beses dhe Mikpritjes legjendare shqiptare edhe per hasmin kur i vjen ne shtepine e vet !?
    Sa per te genjyer, Saleh Brrisha dhe Lulezim Basha nuk rrejne kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !
    Saleh Lulezim Berisha rrejne edhe babain e rrenave Nastradin Hoxhen e Anadollit …!

    On Tuesday, September 3, 2019, 12:29 PM, Alban Dega

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje