Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku!

22 Mars 2022, 19:45Editorial TEMA
Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku!

Nga Pëllumb Kulla

Mbrëmë kam bërë një marrëzi, që them se më ishte e nevojshme për t’u bindur përfundimisht:

Kam parë në youtube, që nga e para e deri në mbarim, një bisedë televizive dyorëshe, ku një drejtues emisioni pat ftuar gjashtë veta që rrihnin mendimet për mënyrën më të përshtatshme për të bashkuar demokratët e përçarë në PD.

Dhe u tmerrova nga bindja se përpjekjet për bashkimin e partisë, rrezikojnë të përfundojnë në gjakderdhje! Po, po, në gjakderdhje. Dhe këtë bindje kam frikë se shqiptarët do ta shohin edhe ata, edhe për shumë mbrëmje që vijnë.

Mbrëmjen e shkuar ishte kjo temë e nxehtë që e sillte më kollaj në sy standartin e këtij lloj shou televiziv:

Gjysmën e kohës flisnin njëkohësisht jo më pak se katër të ftuar. Në një të katërtën e kohës flisnin paralelisht dy prej tyre dhe në një të katërtën tjetër të saj flisnin që të gjashtë!

E këtu pa llogaritur drejtuesin e emisionit që, si gjithmonë, mori pjesë bashkë me ta në të gjithë hapësirën kohore.
Tema në dukje ishte e udhëhequr nga një motiv i madhërishëm, nga një ideal frymëzues, historik, kombëtar e planetar- po të doni!, – aq i njohur gjatë shekujve, i ngjeshur në mijëra këngë me “eja, mblidhuni këtu-këtu!” dhe “bashkouni, o shokë, me ne në çetë!” Është motiv që thërret thellësitë e ndjenjave njerëzore dhe prodhon lotë, poezi, patriotizëm dhe sidomos demagogji të cilësisë më të lartë.

Këtë mbresë nuk ma jepnin ata gjashtë zotërinjtë në fjalë, – u kërkoj ndjesë që ze në gojë ata, – se sa përfituesit kryesorë që i janë përveshur kësaj ndërmarrje dhe ata që nuk duan të përjashtohen prej saj. Nuk është e mundur kurrsesi që të arrihet kurrfarë bashkimi, teksa kujtohen reciprokisht mëkatet, e citohen të ndërsjellta shprehje që meritojnë ndëshkim penal, si ajo thënia e njërit: “Unë kam vjedhur vota për të dhënë fitoren ty, mor maskara!” (Dhe këtë e thotë ai njëri, që po mbush një vit që mban në gojë fjalën “masakër”!)

Ja, vota… Vota që thirret si ndihmësja më e thjeshtë për të zgjidhur e për të sqaruar vendin që zemë në shoqëri. Përmendet shenjtëria e votës, teksa në atë vend të rraskapitur gjatë 30 vjetëve, lutet Zoti për vota të ndershme dhe të ndershme nuk gjenden dot.

Në atë vend, ku gjatë 30 vjetëve votat “kurva” na prodhokan gjithmonë dy palë fitimtarësh, nga të cilët, njëra palë gëzon pushtetin dhe pala tjetër qahet katër vjet rresht që është palë e vjedhur!
Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit!

Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

Në ditët që vijnë e teksa do thirret bashkimi, hija e atij njeriu do të jetë në çdo shesh diskutimesh, në çdo tv shou dhe në çdo faqe gazete. Fati i tij, hej dreq, befas na u bë halli i të gjithëve!

Vetëm përfytyroni sikur për të bashkuar njerëzit në këtë parti historike aq të brohoritur kur na erdhi, të ishte sot i përjashtuar, apo i vetëpërjashtuar ai!

Është ai, që në viset shqiptare solli mosndëshkimin dhe korrupsionin. Është menduar se e keqja e shoqërisë është korrupsioni, në një kohë që mosndëshkimi ështa babai dhe nëna e korrupsionit.

Nuk ishte nevoja e Blinkenit dhe e amerikanëve për të ditur se ku duhet drejtuar gishti. Ai në konfliktin me ta kërkon provat e dëmeve, që i ka sjellë Shqipërisë! Milionat e shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata që e duan, po t’i tundësh, t’i zgjosh e t’ua kërkosh kur janë duke fjetur, t’i rreshtojnë provat e tij, deri sa të vijë mëngjesi!

Prania e tij nuk premton bashkimin që kërkohet. Uroj që përpjekjet të mos sjellin gjak, atë gjak që ka skuqur tërë rrugëtimin e kësaj kuçedre.

 

27 komente në “Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku!”

  1. Hamdi Jupe says:

    I forte paske qene o zoti i Pellumb, qe ke arritur t’i degjosh dy ore ata trima. A nuk gjete dot menyre tjeter per ta vrare veten? Tung.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Te kota analizat,faktet,hamendjet,idete apo edhe zgjidhjet,e keqja shekullore eshte,(ka qene e do te jet edhe per shume shekuj ) DNA ARABE misheruar kjo ne 99 % te turkoshqipfolesve.
      Ne asnje vend arab nuk ka bashkim apo funxionim i DHIMOKRATIA -s,shtetit,ligjit,shoqerise sociale etj,etj.
      Kshq vari kkkkkkk beqirave tourkalvanoi ……

      1. GH says:

        Ne thelb ti je vet nje prapambetje njerezore qe merresh me rracen….Edhe dicka : i thone ADN dhe jo DNA.

    2. E ke gabim. Nuk ka komedi me te bukur per te shkuar kohen. E para te bejne te qeshesh, e dyta te bejne te ndihesh mire per veten tende.

  2. Titi says:

    Tamam kuçeder qe USA ja preu ca koka por kuçedra nuk jep shpirt dhe vazhdon ta mbaje akoma te bllokuar burimin e fshatit Shqiperi.

  3. Shqiptari says:

    Me ke flet,or lum,Pellumb Kulla?!
    —Po ku shkulet nga istikami,ai palo komunist fanatik?!
    —Me ate lukuni horrash maloke perfitues dhe bandite politike dhe te “shoqesise servile”vetem gjak do mbillet si eshte mbjelle ne keto 32 vjet Demokrazi
    -E di qe te dhemb shpirti si qindera mijerave te tjere qe kane lene kete vend,po duhet qeruar lugati Sali komunisti.
    Per fat te keq ka ende shume horra qe mezi presin te vije dhe nje here ne pushtet ky horr,qe te bejne dasme.
    Humori ne panele nuk ka nevoje per regji dhe moderator,pasi ata jane laro ekransh qe lehin badjava.
    —Dhe kete e ben vetem Amerika.Te preim e te shohim!

    1. ka me keq says:

      Degjo, zoteri! Gabimi me i madh qe bejne njerezit sot eshte se nuk marrin vesh nga pjerdh gomari e jo te dine me se kush ishte komunist e kush i ishte ballist. Sali Berisha dhe Enver Hoxha nuk kane qene asnje ore komunist dhe kete emer po e perdorni ju sot sikur te kishe qene ballist dikur. Ketu eshte faji se bota qe jetojme e ka demagogji shume te poshter perdorimin e kesaj fjale si rrezikun kryesor te njerezimit. Shikojen kush eshte rreziku i botes sot! Kaq per kete pune se njerezit nuk gedhenden se o jane idiota o te paperfillshem karshi natyres, tokes dhe gjallesave te tjera. KJo peme qe mbollem ne 1991, keto fruta ka, prandaj une shikoj qe te gjithe njerezit ankohen, si ata qevjedhin dhe ata qe vidhen, si ata qe vrasin dhe ata qe vriten, si ata qe tradhetojne dhe ata qe tradhetohen. Edhe nje here: kjo peme keto kokrra ben dhe ti gezoni!

      1. Futja kot says:

        O shoku, mos e ndot emrin e te madherishmit Enver Hoxha me nje plehre si Sali Qen Kriminel Muti, i biri i Shiqeres dhe Karaxhixhit.
        Ate qe ka bere Enveri per kete vend duhen kushedi sa breza te ketyre plehrave per ti bere.
        Hajde tung

    2. heu bre says:

      Sali katunari nuk ka qene kurre dhe nuk eshte aspak komunist! Prandaj mos i ngaterro gjerat o shqipKAR!

  4. TNT says:

    I madh i sakte si gjithmone

  5. Shkodrani pa buke says:

    Bravo Pellumb nje shrimet me te mira qe kam lexuar prej teje , nje alazize e thjeshte e kuptushme dhe gjithe pefshirese.Per fat te keq te Shqiperise kjo eshte opozita qe ti i bere nje Skaner prefkt .Falendeoj

  6. I. Hoti says:

    Zoti Kulla ..eshte kala e mendimit estetik.. Faleminderit per kontributin e gjithanshem qe i ke dhene shoqerise tone.

  7. Një qytetar says:

    Është i vetmi shkrimtar qytetar, luftëtar për demokraci gjatë këtyre 30 vjetëve. Rrofsh Pëllumb, koha ka për t’a lartësuar qëndrimin tuaj brilant në ndihmë të mirësisë dhe përparimit në këtë vënd….
    Dhe të përfytyrosh Kadarenë luftëtar për të mirën shoqërore, si dikush që me fjalën e tij do ndikonte për mbrothtësi në këtë vënd!!!! Kadareja, një shërbëtor pushteti, një meskin që është kujdesur përjetësisht për rehatinë e tij, i cili ka kurajon dhe fluturon lart mbi retë e zeza që kanë mbuluar për 30 vjet qiellin e këtij vëndi dhe që nuk gjeti qoftë dhe një rast të vetëm të ndërhynte me peshën e fjalës për të ndikuar sadopak në mbrojtje të demokracisë tonë. Dhe po ashtu, turp dhe faqja e zezë për të ashtuquajturit intelektualë të këtij vëndi që nuk ndihen se janë gjallë apo vdekur për t’i treguar vëndin këtij bahçevani të përjetshëm të ligësisë njerëzore.

    1. Artan says:

      Bravo Pellumb Kulla

  8. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    O Pëllumb i Kullajve,ma rrëmbeve një kompliment!?
    Më duket interesant edhe fakti që emrin e “Atij” nuk e ke përmendur,
    sepse ajo fjala e urtë thotë:
    Mos e përmund m…tin,se të vjenë goj erë?
    Ata anal-istë që presin kthimin e “Atij” në pusht-et, shofin ëndërra me syhapur?
    Posht fashizmi !!!!

  9. Torino says:

    Si gjithmone s’rri dot pa komentuar kur lexoj shkrimet(perlat) e tua.Dhe si gjithmone me del vetvetiu urimi nga zemra:pac mendjen e fresket perhere se na kenaqe!

  10. labi says:

    Bravo, bravo z.Pellumb, nje shkrim per kedo qe lyp reflektim.

  11. Suzana guguxholli si majmune says:

    Dashuri malokesh per shpellarin e tyre.
    Vetem te shikosh fytyrat e tyre si muli,vokshi e ca klevisa te fari spiunit,gjata i biri rustemit.

  12. cen durimadhi says:

    Respekt per shkrimin e vertete z Kulla , jane bere shume te rralle shkruesit e artikujve qe mendojne per shoqerine shqiptare para se te shkruajne .Mbi 90% e analisteve dhe opinionisteve duhet te jene analfabete funksionale ose dine ta luajne me shume vertetesi rolin e analfabetit funksional.

  13. Lekondi says:

    NE SHQIPERI ESHTE SHUM E NJOHUR SHREHJA E NJE PSIKOLLOGU ANGLEZ NE SHEKULLIN E KALUAR: PO TE BASHKOJA DY SHQIPTAR DO NDERTOJA NJE URE NE DET, DHE PO TE BASHKOJA TRE SHQIPTAR DO NDERTOJA NJE URE NE QIELL. MUNGESEN E UNITETIT, KETE GABIMIN VET-VRASES TE SHQIPTAREVE TE HUAJT E KANE SHFRYTEZUAR ME DINAKERI PER INTERESA TE TYRE NE CDO ASPEKT TE JETES, DERI NE COPTIMIN E SHQIPERIS, PER TE VJEDHUR THESARIN E SHTIT, PER TE PERDORUR SHQIPTARET TE VRITEN ME NJERI-TJETRIN DHE TE DJEGIN E SHKATERROJNE VENDIN E TYRE E GJITHFAR QELLIMESH TE POSHTERA, ME GJITH KETO SHQIPERIA KA NJE PERQINDJE SHQIPETAR NJQINDKARATESH SI PULLUMB KULLA, FRROK CUPI, BRIZILDA GJIKONDI, ALBANA XHARRA E PLOT TE TJER, POR SHUMICA E MUND PAKICEN NDAJ SHQIPERIA KA NGELUR AFRIKA E EUROPES DHE NGA POLITIKA LODER NE DUAR TE HUAJVE.

  14. Bubuzhel Berati says:

    Nuk eshte faji i atije qe ka vrare ,djegur ,shkateruar korruptuar , tradhetuar por i popullit injorante i pazhvilluar
    Tragjikomike nje komunist berrtete poshte komunizmi dhe turma ne ekstaze urraaa urraaa liri- demokraci ne kete momente gjithcka mbarone.

  15. Toni says:

    I sakt. Por bojkotoi te marret

  16. Olimpia says:

    Respekte Pellumb nga nje I njohur I vjeter.
    Skypioni…. Fahri Balliu.. Nje mbetur ine kafsherore… Si nga truri ashtu edhe nga fytyra. Rekomandoj hetuesit qe kur pyesin kriminelet… tu vene perpara portretin e F. Balliu… Nga peshtirosja qe te ngjall kjo fytyre, nuk ka kriminel qe nuk dorezohet.

  17. brockulla says:

    kur i keni provat e korrupsionit shkoni e denonconi e mos na cani menderen duke folur kot. Pergjegjesi i korrupsionit ne Shqiperi qenka nje njeri i vetem??? eshte nje lloj si te thuash se Hitleri beri masakra i vetem apo se Putin po ben lufte te trete boterore pa ushtare ruse. Cdo popull ka kapakun qe meriton. Populli jone fisnik po barkthare ka merituar Hoxhen, tranzicionin dhe ate kryemene tuaj te adhuruar, Ajt shendet

  18. Hajde are te te tregoj babain says:

    Pluralizmi keshtu eshte zoti Ambasador i Republikes se Shqiperise. Ti biesh opozites deri sa ta besh cope-cope. Me ato ndryshime kushtetuese, ligje e Vendime qeverie qe miraton opozita ketu e 9 vjet rrjesht, meriton ta ngordhesh fare, ta besh si ty, pellumb te ngordhur.

  19. Pokeristi says:

    Pellumb o i rralle i shpendëve!
    Si gjithmonë realist,i saktë,i perpiktë,i kthjellët,vizionar,patriot, intelektual,shqipëtar.
    Çe do,i rrall.

  20. Pellumb Kulla says:

    SKYPIONIT
    (Që shpif e mendon se ndihmon shoqërinë, si ata bamëmirësit që duan të bëjnë të mira dhe nuk duan të shfaqen)
    Po ti, Skypion, cili je? Se ti na njeh neve që shkruajmë, po dhe lumturon që ne nuk të njohim ty.
    Por mos kujto se nuk njihesh… Ne e dijmë fare saktë se ti ke detyrën e komentatorit shpifanjos dhe paguhesh nga 15 mijë lekë të reja për çdo koment? A nuk je ti, more sojsëz, që nga padronët e tu more dhuratë një Benz, akull të ri, vjedhur në Gratz të Austrisë, që ish futur fshehurazi, pa doganë? A nuk je ti ai burrec, që zure gruan tënde në krevat, me deputetin D.K. dhe e mbylle, edhe gojën edhe skandalin? Të mjaftuan 20 mijë eurot që të dha deputeti? Nuk je ti, more plehrë, që nga 2010 në 2013, ke hyrë shtatë herë në Lazarat dhe ke qenë i paisur nga ShIShI me shkresën: “Të mos kontrollohet!”? Ata që shkruajnë mund të jenë mashtrues dhe përfitues, por edhe mund të mos jenë. Ti është e sigurtë që je! Vetëm unë jam i pastër. Unë kam vjedhur vetëm një gjë: stilin shpifarak të komenteve të tua… Nuk të njoh, or Skypion dhe kurrë mos të njohsha, siç nuk do të më njohësh as ti, pasi unë ende nuk e dij se çfarë emri do t’i ve vetes në këtë koment për ty. Nxitoj te them se i shpifa të gjitha: edhe atë të gruas (nëse e ke një grua dhe asaj i lutem të më falë, se më duhej si stil komentesh), as nuk e di në ka ardhur ndonjë Benz nga Gratzi dhe shpresoj qe te mos kete ndonje deputet me inicialet D.K…. Vërtetësia e komentuesve të maskuar është lëre mos e pyet se nuk u dashka fare! Ka shumë shpifës zemër ljepuj që fshihen dhe… varda shpifjet! Deri më sot, vetëm njëri nxjerr 365 shpifje në vit dhe, burrërisht, pa iu dridhur dora ve poshtë shpifjes emrin e tij të vërtetë: Sali Berisha! Kështu duhet të jenë burrat! Dhe ai ka tridhjetedy vjet që e tregon këtë burrëri. Po ti, si anonym e ke më lehtë: përballesh me ne i fshehur. Dhe e shijon këtë burrërinë tënde më të madhe seç e ka ai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

9 Komente

  1. A
    A.r

    Berishofobia esht rrenjosur thell ne kete vend prej 31 vitesh. Ca e kan nga propaganda.Ca te tjer nga injoranca. Ca e ca krahinore. Ca te tjere si Pllumi personale(Se nuk e ka bere me lek nje herë e nje koh pllumin)Per ket arsyje iku dhe ne USA Pllumi. Ne emer te berishofobise ka 19 vjet qe Shqiperia plaçkitet nga Rama

    1. N
      Noli

      Pellumb Kulla,President i ardhshem i Shqiperise

      1. N
        Noli

        Pellumb Kulla,President i ardhshem i Shqiperise

        1. i
          ilir

          Ka mendime "te vyera" ky hamhami i Rames ne US , se ka mendime edhe per artin ky....ky qe ngriti ne qiell "artin " e Mamaqit.

          1. M
            Mane Alikaj

            Kur flet e shkruan Pellumb Kulla, s'ke me fjale te thuash, vec te mesosh prej tij, dhe te shijosh leximin e shkrimeve te tij. Edhe ne kete rast , e ka 'qendisur' emisionin tollovi, dhe ate qe s'ia ze ngoje emrin. Respekte Pellumb Kulla

            1. N
              Nick NY!

              Duke e pare te njejtin emision me beri pershtypje ajo goca e re qe kishte qene kandidate. SKA RENDESI THA SE SI MI BJEN VOTAT PO ME SOLLE VOTA DO TA MBAJ AFER VOTAT ME DUHEN SKANDAL qe vetem aty nuk e diskutoj kush Po moj goce e dashur (e ardhmia e Shtetit) VOTAT ti bjen ç’do grup gangsteresh ne lagje. A I pranon ti keto VOTA ?

              1. N
                Nuk ka ''rithemelim'' dhe nuk ka ''bashkim'' real

                Nuk ka bashkim! Nuk ka ribashkim dhe nuk ka rithemelim! Ka vetem unison per shkaterrim. Momentet, qe po kalon vedi jane sa humoristike, aq edhe te rrezikshme. E ardhmja nuk ka nje shans te vetem orientimi, perveç zenies se pushtetit, karriges, zenies se kolltukut me çdo menyre, qe te fryn zorren dhe te mbush xhepin, te mbledh me servilë dhe servile, me sekserë, doganiere, biznesmene, me llapaqenë gazetare, me shpifes... Pyesni te rinjte e moshes 19-30 vjet per te ardhmen e tyre dhe do te merrni pergjigjen: -Me çdo menyre duam te largohemi nga Shqiperia. Ketu nuk jetohet!... Partia e dhjetoristeve, partia e ''endrrave'', partia e misionit kombetar per drejtesi e perparim fund e krye nje mashtrim i madh publik! Te gjithe me ne krye sali katranin jane banditet e Shqiperise, hajdutet dhe kriminelet e saj. Nuk ka as edhe nje nga ata, qe mund t'i besosh. Te gjithe si çakenj, te ndyre, egoiste, karrieriste, te paafte, shpifes te talentuar, pushta dhe hakmarres primitive... Gjendja e mjeruar e kesaj te ashtuquajtur parti demokratike nuk i jep favorizime partise ne pushtet, per te flejtur gjume. Situatat jane destabilizuese dhe organizatoret me ne krye me te urryerin e çmendur po punojne pa u ndalur! Duhen masa! Mburren pushtuesit e zyrave te pede se po u heqin bravat dyereve ''te blinduara''! Sa mjerane! Ato dyer jane bere me para dhe puneberesi ka garantuar jetegjatesine e dyereve, perse duhet te shpenzohen para per sedyti?! Shikoni se cfare njerezish jane! Jane vetem per te shkaterruar dhe per tu dukur, per te share kundershtarin me liber shtepie, per te fajesuar tjetrin, qe mund te kete nje qime ne sy, ndersa per vete mbi koken e tyre rendon nje tra.

                1. F
                  F.BEKENBAUER.

                  Mire e ke ti o z.Pellumb po kujt i thua.

                  1. X
                    XXX

                    Sali Berisha eshte e keqja me e madhe qe i ka rene ne koke popullit shqiptar.Ai e shkatrroi moralisht dhe materjalisht shtetin.Jo vetem nuk solli demokracine,por e shkatrroi edhe ate qe ishte.Mijra shqiptar u vrane e po vriten,mijra ekonomi u vjedhen apo shkatrruan,e qindra zollume te tjea.Erdhi dit te japi llogari dhe syri e shpresa eshte drejtuar tek SPAK.Faqeziu Sali Berisha eshte gati qe te djegi Shqiperine per te shpetuar vehten dhe familjen e tij.Turpi qendron edhe per ndjekesit,ca injorant , hajdut e kriminel qe i shkojne pas.Sigurisht nuk habitemi,por te vjen keq per disa te rinj,si Saliani,Bardhi,etj.qe pranojne ta mbrojne Saliun,te dalin kunder popullit dhe Amerikes,me qellimin per te marr nje post te premtuar nga Berisha. Edhe djalli e ka fundin e vet.

                    Lini një Përgjigje