Lulzim Basha lë Sali Berishën, zbuluar përballë SHBA dhe Evropës 

21 Mars 2022, 18:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugën ribashkimit me “Foltoren” e Sali Berishës, në një konflikt që ka në themel vendimin e SHBA për të shpallur Sali Berishën person “non grata”, si minues i demokracisë shqiptare, i përfshirë në korrupsion domethënës, bashkë me familjarët e vet, dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

Beteja e Sali Berishës për të sfiduar SHBA ndaj këtij vendimi u maskua pas betejës ndaj Lulzim Bashës, dhe në një farë mënyre ja doli të krijojë një frymë anti-amerikane në Shqipëri, duke përdorur hakmarrjen e tij ndaj Lulzim Bashës.

Partia e parë antikomuniste e Shqipërisë është sot skalioni më obskurantist i shoqërisë shqiptare, e zhytur në paranoja anti-perëndimore dhe adhuruese e çdo armiku të SHBA në botë, vetëm për shkak të Sali Berishës.

Fushata e pjesshme zgjedhore e 6 marsit e rëndoi dhe më shumë këtë situatë, ku Sali Berisha arriti të mobilizojë jo vetëm partinë e tij, por dhe gjithë kontingjentet e ngjashme të frustruara me SHBA, në Partinë Socialiste ose afër saj, të cilët objektiv kryesor të fushatës kishin shkatërrimin e votave të Lulzim Bashës.

Vendimi i tij për t’u dorëhequr sot nga posti i kryetarit të PD, është një vendim logjik, i pashmangshëm dhe i paqortueshëm, pasi Lulzim Basha ishte bërë tabelë qitje për të maskuar betejën e Berishëve kundër SHBA në Shqipëri.

Me dorëheqjen e tij, Lulzim Basha ka lënë zbuluar Sali Berishën dhe gjithë aleatët e tij të hapur dhe të fshehtë në të gjitha krahët, përballë SHBA dhe Perëndimit.

Entuziasmi i tyre se duke mundur Lulzim Bashën po mundin SHBA dhe Perëndimin, sot merr fund.

Sot ata nuk kanë më alibi, nuk kanë më shans të përdorin kostumin e Lulzim Bashës, si rrobë ushtarake kamuflazhi kundër SHBA dhe Perëndimit. Janë ballë për ballë me ta.

Partia Demokratike është para provës së bashkimit si një parti pro-perëndimore, ose para sfidës obskurantiste për t’u kthyer në një repart taliban i Sali Berishës.

Lulzim Basha ka sfiduar sot Sali Berishën shumë herë më rëndë se më 9 shtator. Më 9 shtator ai e sfidoi duke e marrë përsipër rriskun e asaj sfide.

Sot u tërhoq nga ai rol. Ai sot nuk është më gardiani i SHBA në Partinë Demokratike, por një anëtar pro perëndimor i saj. Sali Berisha dhe talibanët e tij janë ballë për ballë me SHBA dhe Perëndimin.

Partitë Popullore Evropiane të cilat monitorojnë situatën, i kanë kërkuar Sali Berishës të tërhiqet dhe t’i hapet rruga një gare të re në PD, për një lider të ri. Është e sigurtë se ai do ta injorojë këtë presion. Prej disa ditësh po përpiqet ta paraqesë si presion për shkak te moshës. Ne fakt e ka për shkak te biografisë kriminale anti-perëndimore.

Dhe kjo do t’i japë edhe më shumë të drejtë Lulzim Bashës dhe çdo politikani brenda PD, që e do Partinë Demokratike me Evropën.

Nuk është e thënë që do të mund ta shpëtojnë. Nuk është e thënë që ta ndalin Sali Berishën ta përdhunojë PD për llogari të vet. Por nuk janë më alibi e Sali Berishës në betejën e tij për ta përdorur PD dhe Lulzim Bashën si tabelë qitje, ku bëjnë prova për të mësuar dorën kundër Perëndimit.

Nëse Partia Demokratike përfundon në dorë të Sali Berishës duke sfiduar Perëndimin, ajo nuk do të jetë më anëtare e Partive Popullore dhe e asnjë forumi ndërkombëtar perëndimor. Partia që më 1990 kishte slogan “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” do të luftojë t’i vërë Perëndimit kufijtë në Shqipëri.

Nuk do t’ia arrijë kurrë të “mbrojë” Shqipërinë nga Perëndimi, madje as Sali Berishën nga drejtësia. Por do të arrijë t’i lërë rrugëve tërë jetën ata që shkojnë si bagëti pas tij. Dhe ky ështe lajm i mirë.

31 komente në “Lulzim Basha lë Sali Berishën, zbuluar përballë SHBA dhe Evropës ”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kryetari i “Kievit” jep dorëheqjen!
    I ndodhur nën presionin e papërballueshëm të lartësimit të kultit të individit të Berishës.
    Edhe një hap tjetër rreshtor i kuadratit korruptiv,drejt humnerës .

    1. Une besoje se më shume se sa Sali Berisha, Edi Rama me propaganden e tija dhe me ndertimin e Xhamive Turke vende e pa vend dhe me ndimen e Erdoganit shumicen e myslimanve Shqiptare i kane kthyer me kohe anti Perdimore dhe anti Ameriken says:

      Une mendoje se edhe Edi Rama ështe njeriu krysore si do mose keto 4 vitet e fundit që ka krijuare një kontigjent të konsiderushem anti Perdimore anti Evropjane dhe anti Ameriken dhe kryesisht këta njerze jane nga komuniteti myslimane. Se pse Edi Rama si do mose besimtaret myslimane me propagande e ti dhe të Erdoganit dhe me xhamite që ka ndertue ku do neper Shqiprie po i jerontone besimtaret myslimane nga Lindja nga Turqija dhe Erdogani. Dhe tani Sali Berisha dhe ilir Meta po e gjejne rrugen e shtrume nga Edi Rama. Se myslimanet veq pak propagande done dhe me një her bëhen anti Amerikane anti Perdimore dhe Evropjane.

      1. Aron says:

        Sa qesharak qe behesh.

    2. Skypion says:

      Me renien e Bashes, bie opozita fasade. Me renien e opozites fasade, Edi Rama tani ka perballe nje opozite te vertete. Figura qendrore e kesaj opzite eshte Sali Berisha. Tentativa e poshter e Rames per te vrare ne pabesi gjeneralin ne pension, jo vetem qe deshtoi por, e riktheu ate ne fushen e betejes, energjik si kurre me pare. Rama tani ka perballe Berishen. Makthi i tij i vjeter, i ri, i perjetshem , makthi i tij me i madh u rikthye.
      Perhere kur dekonstruktohet nje konspiracion ( gjithe kjo historia me nongrata e tille ishte) kjo nis me hallken e tij me te dobet; hallka me e dobet ishte Basha; ai ra. Pas Bashes hallka tjeter eshte Rama; dhe ai do te bjere.
      Me rikthimin e Berishes, komforti i Rames per nje mandat te qete dhe pa probleme merr fund menjehere. Sapo te riorganizohet PD, do te nise sezona e pafund e protestave mbarepopullore ne stilin e furishem berishian. Jane pikerisht keto lloj protestash, faktori kryesor qe sollen Berishen ne pushtet ne vitin 2005. Keshtu, Rama jo vetem qe ka humbur qetesine, por eshte perfshire nga paniku nese do te mund ta coje deri ne fund kete mandat.
      Sidoqe te behet riorganizimi i PD-se, bile edhe ne rastin hipotetik te terheqjes se Berishes nga kandidimi, qe natyrisht eshte i paimagjinueshem, roli i doktorit do te jete themelor; do te jete i tille derisa te marre fryme. E kemi thene edhe me pare, ai eshte i denuar te beje rolin kryesor protagonist ne PD, edhe perkunder deshires se tij; rrethanat e krijuara nga konspiracioni i felliqur, vetem kete mundesi i kane lene. Mbeshtetja masive nga demokratet e ka denuar me vendim te formes se prere Sali Berishen qe ta luaje kete rol deri ne fund te jetes se tij.
      (P.S: qe kur u shpall nongrata, ka patur nje perpjekje te deshperuar te Rames dhe mediatikeve te tij, per ta bere pjese te pabesise edhe Europen, sikur kjo qenkesh dakord me stigmen. Perpjekje me te vertete e deshperuar por edhe qesharake. Zyrtarisht BE, me ane te Soreca-s, qe shprehur qe ne vjeshten e e vitit te kaluar , kur u pyet per Foltoret e Berishes, se “BE do te bashkepunoje me PD-ne, pavaresisht se kush do te merrte drejtimin e saj”. Pike. Por, ajo qe e ben me deshperuese dhe qesharake perpjekjen e tyre, eshte se per here te pare ne histori, senatore dhe kongresmene amerikane, jo vetem qe jane kunder saj, jo vetem qe mbeshtesin ate qe eshte shpallur nongrata, por i kerkojne llogari Sekretarit te Shtetit per kete. Nje zhvillim i tille i paprecedente ne politiken amerikane, nxjerr zbuluar faktin qe, nongrata per doktorin, nuk ishte gje tjeter vecse nje lobim i peshtire zuzaresh shqiptare dhe nderkombetare.)

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        Skypion ,të kripça mëndjen kur më thua se tani do bjerë Rama.Rama duhet t’i bëjë nkë dark me ngjala Lulit.Rama lutet që ta marë Dr. Adhamudh Berisha se e sigurojë edhe një mandat tjetër për PS-

  2. shori says:

    Jam krejt kunder, me llogjiken e shkrimit, Mero. SHBA e shpalli Sali Berishen, shkaterruesin e Shqiperise, “non grata”, por nuk i ka prekur asnje fije floku…(?!) Sali Berisha eshte “biri” i Daj Semit qe e rriti, e ushqeu, e solli dhe e risolli ne pushtet dhe e mban deri tani… E gjitha kjo eshte nje loje dhe tani PD-ne “do ta marre” nje besnik i Sali Berishes dhe superbesnik i amerikaneve… Ndersa Sala dhe familja e tij do te hane te qete parate e vjedhura ketij kombi hajvan, super injorant, qe ushqehet vec me perralla…

    1. mirel says:

      Vetem trushplaret mendojne qe USA do te prekte qofte edhe “nje fije floku” te Salikadavres….

    2. Ardi says:

      Kush eshte daj Semi?

  3. Bravo Lul says:

    Mero ky eshte i vetmi veprim i sakte qe Lulja ka bere keto nente vite. Te shpresojme te dalin koka te sakta ndonese veshtire duket. Saliu e shumta mund ta shoqeroje ne tranzicion, nuk ka force praktike per me shume. Mekatet e Saliut nese gjenden le t a denoncojne e ta denojne. Me llafe e akuza klubi nuk denohet askush. Rama qe eshte shume i afte ne kapjen e denimin e krimineleve si Saimiri e Koka le ta kape Salen e ta coje ne Burg ne pleqeri. Ne rastin e Saliut nuk merret vesh cila shprehje pershtatet me shume” ku ka zhurme s’eshte pa’ gje” apo shume zhurme per asgje. Nese ke fakte denoncoje ti Mero se po i kthen editorialet e tua ne barcelete kunder Saliut kur ke aftesi te shkruash bukur e sakte per problemet e verteta te kombit tone.

  4. Ben says:

    Si quhet ajo GD Suma Qina Duma ka ngel pd-ja me kto rruspije me Salianus katunar qe shk…ne parlament, vajmedet kush hyn neper partira ky llum derrash.

  5. rexha 10 says:

    Me SERBIN ,dhe me Lulin Partia e pedeve eshte karta e djegur .Eshte karta e djegur ,sepse ishte perendimi ,dhe Amerika qe e shtrydhen mire e mire ,dhe ne funde e hodhen ne hale . Keshtu do te pesojne te gjitha ata qe nuke duan vendin e tyre .Me nje fjale Amerika tha fjalen e vete qe kriminelin ja ku e kini ,po deshet vriteni ,ose lereni qe tu vrasi e terrorizoi gjate gjithe jetes si ne kohen e beut .
    Oligarket ,dhe nje pjese e mire e analisteve te pedes e mbajten me qendrimet e tyre ,sepse i bashkonte interesi i vrasjeve dhe vjedhjeve qe kane bere me SALIUN ,LULIN ,DHE ILIRIN E RAMEN .ku me qendrimet e tyre e perkrahen ngordhjen dhe vuajtjen e atije populli .Tani mose priteni gje tjeter vetem perkeqesimet e situates nga dita ne dite me ardhjen ne pushtet bijte e ketyre pushteve sa majtas e sa djathtas . Tani ngelet per te qare hallin e corape kuqit qe nuke komunikone me ne feisbuk,a thua se baballaret e tyre qe komanduan ,komanduan nepermjete feisbukut , apo uesapit.

  6. vlora says:

    PD eshte parti llumi ashtu si te gjitha partite ne Shqiperi pa perjashtim, fatkeqesi per ne si popull. Ne e meritojme aty ku na ka lene perendimi, nuk e meritojme BE. Te sjellesh ne krye te PD njerez te foltores qe kane abuzuar me pushtetin eshte fatkeqesi kombetare. Cdo popull meriton qeverine e vet.

  7. Shqiptari says:

    Sorosi e shpalli non grata,Sorosi e detyroi Lulin ta hiqte Berishen nga grupi i Pd,nderkohe Sorosi me miqte e tij ne Tirane qe dihet kush jane,i bene Berishes fushaten!!!! Pse nuk e hoqen vete amerikanet por ia lane lulit ne dere kermen? Luli dhe pse e dinte qe para zgjedhjeve te 25 prilkit se berisha ishte shpallur non grata e kandidoi per deputet shtazen sali me qellim qe duke qene deputet dhe te mund te vetembrohej!!! Cifutet dhe Perendim kurva i dhane nje kocke Putinit duke i dhene pd Nje kelyshi te tij si Berisha e Liri Serboboshnjakja!!! Ps e ka sorosi (cifute dhe minoritare) dhe pd ia japin sllaveve dhe Keshtu qe dhe kesaj here nen “demokraci” shqiptaret nuk arrijne te marrin nen kontroll te pakten nje nga dy partite e medha qeverisese! BOTA ENDE NUK UA NJEH TE DREJTEN E VETEQEVERISJES SHQIPTAREVE! BOTE PLEHRA! RROFSHIN SHQIPTARET E SHQIPERIA NE JETE TE JETEVE! Bota ne te semes!!!

  8. Skrapari says:

    Gjërat shkuan si deshi edi rama ! Eleminoj të përzgjedhurin e shba për vazhdimin e reformës në drejtësi, bashën, dhe u rikthye në politik armiku i deklaruar i reformës, berisha! Sot treshja , “trekëndshi i bermudēs” si thoshte rahmetliu basha ka dal e fituar! Fituan ndaj shba-së, (e hoqën qafe) ! Fituan paprekshmërinë (reforma dështoj)! Fituan Vazhdimësinë (do i trashgojnē pronat dhe pasurinë e vjedhur së bashku me bandat e krimit që quhen parti !.

  9. Kamboxhia says:

    Kaskada e Drinit sot eshte ne nivelin me te ulet historik per muajn mars.
    Kjo fale 9 viteve qe jane mjellur peme, jane mirembajtur kanalet ndihmse dhe sidomos fale bashesh qe la berishine perballe amerikes.
    Se po veme per lesh, se per nja dy muaj do na duhet te rrime pa korent, pa nafte, pa makina, te na rroje sala, edi, likja

  10. Bujrum says:

    O Mero cfare,nuk te prlqejne komentet e mia!!!

  11. Kurr Mos haroni says:

    Kreu i politikes shqiptare me urdher nga lart,ishte per keijimin e nje partie falls (PD) ,dhe ja ku gjendemi ne mbarimin e punes se saj!!! Congratulations!!!!

  12. Unfortunately says:

    Investimi jot dhe me shume i Rames vajti dem.. pervecse paaftesise se tij pergjegjsi ke ti o Mero bashke me Edi qe nuk shkruan me ne Facebook. E fryre shume te pa aftin qe ishte vegel qorre e Saliut dhe vdiq si qorr politik ne fund. Fund qe ka cdo skuth e cdo bythlepires.

    Tani Rama te ulet me shokun Sali te zgjedhin presidentin e ri konsesual. Kshu vajti kjo pune tani. Shyqyr qe kemi lufte thuaj.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Kur nje demokrat ndryshon kulture, atehere mban qeni breke.. Jane njerez me bisht te djathtet.. Shifi pak tani gallat kur kujtuat se pat boll.. Ushtare te gjithe ne rresht..

  14. Bujrum says:

    E vetmja gje qe po pres eshte se,per kryatar te PD do te zgjidhet nje nga niperit e “Shokut Ramiz Alia”!!! Sepse komunizmi,mund te behet me qesharak se sa mendojne te tredhurit nga truri!!!

  15. Një qytetar jo dhe aq optimist says:

    Komunistët janë skalioni ultra i majtë. Si dukeshin të majtët në kohën e komunizmit, i mbanë mënd paradat dhe manifestimet, ishin të gjithë në rresht dhe me kuadrate? Diktaturat janë e njëjta gjë si të djathtët ekstrem fashistë dhe nazistë, po ashtu dhe të majtët ekstrem, komunistët. Ndaj fashizmi, nazizmi dhe komunizmi në ushtrimin e pushtetit ngjajnë si dy pika uji. Përsa i takon ‘bishtit, zotëri, ‘me bisht’ janë të dy palët.

  16. FCB says:

    Si dhjere ne breke po me dukesh o Meroo ziu :))

  17. Toni says:

    PD me SB eshte trashegimtarja e keqe e PKomuniste. Derisa te shuhen trushpelaret e talibanen, kjo eshte rruga e tyre pa kthim. E ketihlj populli i duhet nje alternative kundrejt pushtetit te Rames qe po behet po aq i rrezikshem.

  18. Taulant says:

    Lufta ne Ukrain do kete nje efekt domino.
    Shqiperia rrezikon urin gjate veres.
    Cdo e keqe ka edhe te mira.
    Ndoshta populli do ndergjegjesohet per te eleminuar definitivisht kete klase politike.

  19. alphade says:

    Nje interpretim brilant ! Bravo Mero !

  20. Ky është i xhveshur prej 1994 kur e ka furnizuar Millosheviçin me naftë ,ky është i xheshur kur e futi të tërë ekonominë vendit dhe qytetarët në fajde ,duke shkaktuar luftë civile ku mbetën të vrarë rreth 3000 shqiptarë dhe vendin e përmbysi në gërmadha lufte,ky është i xhveshur kur në 2008 në Gërdec vrau 26 shqiptarë në mësymjen kriminale për të vjedhur,ky është i xhveshur kur në vitin 2011 vrau katër shqiptarë vetëm sepse spajtoheshin me politikën e tij.Xhveshja e fundit që ky hajdut monstruoz duhet të pësojë është arrestimi dhe gjykimi i tijë për të gjitha hajnit e vrasjet që i ka shkaktuar shqiptarëve dhe këtu drejtêsia e reformuar êshtë koha të veproj.

  21. Trekendeshi i BREK-muteve (Rama, Sala, Meta) says:

    Sokol Olldashi u asgjesua fizikisht, ky Basha u asgjesua politikisht.
    Asgjesuesit jane Trekendeshi i markes dhjetor-1990 qe qeveris prej 30 vitesh me rrotacion mes tyre.
    Edhe tjere pas tyre ashtu do tentohen te asgjesohen nga ky Trekendesh, ne mos politikisht, fizikisht.

  22. Skenderbegasi says:

    SHQUPI
    pas dhenjes
    se dorheqjes se Bashes,
    eshte kthyer
    si nje kurth minjesh,
    ata qe jane brenda,
    deshirojne nje rrugedalje negociatash bashkimi,
    pa “Macokun” brenda,
    dhe ata qe jane jashte
    vine verdalle
    te hyjne brenda
    me “Macokun”

  23. Emiljano says:

    1 me 0 per talebanet,te presim dhe te shikojme ndeshja vazhdon

  24. Toni says:

    O Rexhe Shko bej ndonje gomar dru e cojua kalamajve ne shtepi ,mos rri kot duke shkruar brockulla te Tema

  25. Ved Shehu says:

    Artikull i rrallë. Nga ky shkrim madhështor unë nxjerr konkluzionin: “Partia ish Demokratike duhet të SHPËRBËHET dhe me elementët e shëndosh dhe pa cen të rikonstruktohet një Anësi Demokratike e Unitetit Popullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje