Përse Berisha u rikthye në origjinë, tek përjashtimi i armiqve? 

24 Mars 2022, 18:07Editorial Mero Baze

Sali Berisha më në fund doli në origjinë. Përpjekja e tij artificiale për të nxitur një debat për bashkimin me atë pjesë të Partisë Demokratike që nuk e pranon rikthimin e tij, mori fund dhe sot ai u kthye tek identiteti i tij politik ndaj kundërshtarëve, përjashtimi. 

Në gjithë historinë e tij politike 31 vjeçare, përjashtimi i kundërshtarëve ka qenë identiteti i tij. E ka nisur këtë me Neritan Cekën në Dhjetor 1991 dhe për fat të keq brenda PD kjo histori ka përfunduar me përjashtimin e tij më 9 Shtator 2021. 
Pas krizës së provokuar nga kjo ndarje, Sali Berisha tentoi të ndryshojë identitet duke krijuar një debat rreth “bashkimit”. Sapo debati filloi, gjuha e urrejtjes dhe identiteti politik i Berishës dominoi debatin, duke u kujtuar kundërshtareve, se çfarë i priste nëse nuk pranonin bashkimin me Berishën. 

Kjo nxiti dhe më shumë reagime nga pala tjetër të cilët kanë vendosur që bashkimin ta bëjnë pa Berishën duke mos lëvizur nga pozicioni i tyre kundrejt tij. 

Mjaftoi kaq që sot Sali Berisha të shfaqej në identitet. Ai tha sot se nuk kërkojmë as paqe dhe as bashkim me Lulzim Bashën, por rikthim tek Kuvendi i 11 Dhjetorit, ku ai ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetari i PD dhe gjithë anëtarët e kryesisë që nuk ju bindën atij. 

Tani është dhe më e thjeshtë. Ai ka partinë e tij të pastër nga këta që e kanë përjashtuar dhe PD ka partinë e saj të pastër nga ata që kanë përjashtuar. Nuk ka më debat politik për këtë çështje. Është thjesht debat juridik.

Sali Berisha është i pasigurtë nga bashkimi me PD, pasi i rrezikon ambicien për të qenë në krye të saj. Ai pranon më mirë të rrijë jashtë me të vetët, se sa të rrezikojë brenda PD, pa qenë kryetar. Në fund të fundit, ajo parti nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. Ndaj nuk ka rëndësi sa e madhe është, por sa e gatshme të vdesë bashkë me të.

Dhe për tu ndjerë kryetar, është rikthyer tek një miting i 11 Dhjetorit, ku është ndjerë fitimtar pasi ka lexuar një listë me dënime për armiqtë e vet. Përjashtimi i armiqve, është e vetmja gjë që i shijon pas 30 vitesh në politikë. Lëreni të kënaqet, se në këtë pikë është i sinqertë!

33 Komente

  1. q
    qytetari

    zoti Mero po nuk u zhduken nga politika saliu dhe iliri zdo kete kurre opzite te vertete - qe keshtu i bie qe Rama te behet - mbret - se vetem vota e popullit eshte qe te heq apo te ve ne pushtete

    1. e
      elmaz bufi

      Mero .... ti e di me mire se shumica e lexuesve te tu se Neritan Ceka dha doreheqje me njehere nga zyra e Ramiz Alise......ishte nenkryetar i Saliut dhe njeri i besuar i tij

      1. 1
        1

        Une habitem me te rinjte qe shkojne pas tij se te vjetrit do shkojne nga halli se ai u ka dosjet dhe e dine ci pret Mero ver edhe nga njehere thenjet e tritanit dhe pollos per saliun kur u ndane se ata vet i kane haruar ckane thene.Ca te foltores rine aty nga inati i bashes qe si vuri ne liste per deputet.Ata nuk ke ci do le te rine te saliu se ate meritojne te shkuaren

        1. S
          Skypion

          Ka dy pyetje qe shume njerez i bejne keto dite. E para: pse Berisha eshte kaq i qete?! E dyta: pse bashistet ne minorance jane kaq arrogante?! Pergjigja eshte e njejte per te dy pyetjet: logoja dhe selia e Partise Demokratike. Pertej retorikes politike, si nga ana e kampit te Berishes ashtu edhe nga ajo e bashisteve, problemi i vertete, real i i PD-se, qe pas vulosjes se suksesit te Foltoreve te doktorit me 11 dhe 18 dhjetor, eshte ai i logos dhe i selise. Nuk eshte problem i vogel, perkundrazi; kete e pohoi edhe Berisha, kur foli per efektin e tij ne zgjedhjet e 6 marsit. Berisha qe ne fillim fare e kuptonte rendesine e saj, prandaj edhe deshi te merrte seline me 8 janar; edhe Basha e mbrojti me ndihmen e dhunes policore te Rames pikerisht per te njejten arsye. Sot kane ndryshuar gjerat ne favor te Berishes. Ai do t'u ktheje demokrateve gjene e vjedhur nga Basha dhe Rama: logon dhe seline. Eshte ceshtje kohe. Prandaj eshte kaq i qete ai. Bashistet e mbetur pas doreheqjes se Bashes luajne tregohen arrogante, pikerisht se kane formalisht logon edhe seline; ky eshte "asi" i tyre nen menge; eshte bllof; jo me kot Berisha e quan bllof, sepse nuk mund t'i mbajne per shume kohe. Vetedijshmeria se nuk mund t'i mbajne me as logon dhe as seline, i ben ata arrogante. Berisha e ka me tere mend kur flet per bashkepunim me te gjithe demokratet, edhe bashistet, madje ai e ka perseritur disa here edhe qe Basha vete eshte i mirepritur te hyje ne gare , kur te behen zgjedhjet e brendshme ne parti. Ajo qe nuk thote doktori, dhe nuk ka arsye qe ta thote, eshte se keta jane te djegur dhe te perveluar te gjithe; sidomos pas 8 janarit; nuk ka demokrat ne Shqiperi qe t'u jape voten ketyre qe i mbyten me gaz helmues. Edhe sikur vete Sali Berisha te dale publikisht dhe t'u jape doren secilit prej tyre, dhe te thote "ndodhi c'ndodhi, jane te shkuara, t'i harrojme dhe te pajtohemi si vellezer qe jemi", prapeseprape keta nuk votohen me nga demokratet; meria e Berishes se "foltores" per Bashen, eshte perkthyer tek demokratet e thjeshte ne nje meri personale per secilin prej tyre; nuk ia falin Bashes dhe deputeteve te tij gjithe ate deshperim te madh qe kane perjetuar. Keshtu, Sali Berisha, vete ay, eshte krejt i pafuqishem perballe kesaj merie te demokrateve. Bashistet jane ne nje pozite me te vertete te mjere; ata as nuk mund ta mbajne me te uzurpuar seline dhe logon dhe as mund te krijojne parti me vete. Per te paren folem me lart; per te dyten, kane shembullin e gjithe te larguarve ne 30 vite nga PD-ja, qe kane krijuar parti te reja dhe qe kane deshtuar totalisht; jo vetem qe kane deshtuar, jo vetem qe nuk i kane bere asnjelloj demi PD-se se Berishes, por ne fund fare, te gjithe pothuaj jane rikthyer ne preherin e doktorit, mu si ata djemt plengprishes. Dhe keta kane qene pesha te renda ne PD dhe me shume personalitet.Tani imagjino, kur nuk ia kane dale elefante, te mund t'ia dalin Basha me deputetet e tij, keta minj te SHQUP-it! E paimagjinueshme. Kjo eshte pergjigjja pra. Nga ana tjeter, kjo eshte edhe arsyeja se pse Berisha nuk ka asnje arsye qe te kete armiqe, aq me pak te shpike, brenda partise se tij. Autoritetin e tij ne PD, tani me shume se kurre, e respektojne te gjithe.

          1. B
            Balo

            Vetëm langot e Berishës,shpresojnë akoma se një ditë PD do të ringrihet. Kjo parti ka vdekur, lëreni në rrugën e vet! I gjalli me të gjallët thotë populli!

            1. C
              Cane

              Shyqyr që mëndje si jotja nuk janë shumica në Shqipëri. Se keni qënë pakicë dhe na keni çarë trapin tridhjet vjet me një plak të rrjedhur nga trutë. Yyyxxx rracë mutër.

              1. j
                joel shkodra

                Ne fakt nuk ka qene plak qysh ne fillim, qysh para tridhjete vjeteve.

              2. A
                Aron

                Dhe aty ka per te mbetur, brenda klanit te vete. Shqiptaret ne pergjithesi ia kane pire lengun. Brenda kulles se vete i ngujuar sic a ka ne gen le te rrije sa te doje.

                1. x
                  xheJ. eN. Bi.

                  Skypion.. Ju ka infektuar Dr. Adhamudhi me berishizmin.Ç'do gjë e doni sipas oreksit tuaj dhe jo ligjërisht.Foltorja mund të jetë më e madhe në numur ,po nuk është ligjërisht PD- ja zyrtare.Dhe po ta ilustrojë me shëmbullin e Partisë së B.Topit që pojthuajse u shkri e gjitha dhe ngeli vetëm një njeri ,më duket Sekretari dhe kur vajti Veliaj ta nxirte nga zyra vajti Presidenti Agush Meta dhe e mbrojti. Ju nuk njihni ligjin ,po Maliqin dhe pretendoni për të mar pushtetin dhe të krijoni shtet. Ka të drejtë M. Baze ,se Dr.Adhamudh Berisha bën çbën dhe kthehet në identitet.

                  1. E
                    Emiljano

                    Skypion ik e ha nonji tas grosh leri brockullat se le nam.

                    1. T
                      Tani

                      Skypion, do te jeni po ju qe ose do ta shqyeni Berishen ne 2025 kur te dali si legen i humbur ose do te vazhdoni ti lepiheni perseri dhe te lengoni pas 2029 me shprese se nongrata do te iki vete.

                      1. M
                        Miqesisht

                        Skypion mos u lodh Duke u shpjeguar ketyre. Ata qe mbeshtetin Berishen Jane shpellare, maloke, injorante etj. Ne fakt mjafton te lexosh komentet e tyre dhe e kupton qe klasen e peste e Kane kaluar me hater. Ndersa frymen e urrejtjes qe e shprehin ne cdo fjale e Kane te lindur dhe e ushqejne Brenda vetes Duke harruar qe njeriu eshte ato qe thote dhe kur shprehesh me urrejtje behesh i urryer sado klase shkolle te kesh. Sala ka meritat e gabimet e tij. Do e gjykoje historia pas nesh Jo ne. Personalisht e simpatizoj per energjine e kembenguljen, dhe pse diplomen nuk ma Kane dhene me hater e nuk jam nga mali. Dhe e fundit, fjala malok eshte fjala qe perdoret me gabim ne gjuhen shqipe. Pjesa me e madhe e shqiptareve Jane maloke, dhe sa me maloke Jane aq me te virtytshem Jane.

                      2. K
                        Kthimi i Berishës në krye të PD, një turp i pallog

                        Në një PD të udhëhequr nga Berisha, shpirti ju plas atyre që ju dhimbset liria dhe demokracia, jeta politike për këta individë është një ferr i vërtetë. Ndryshimi i vetëm që ka Enveri nga Berisha qëndron në faktin se i pari e ushtronte terrorin mbi gjithë popullin, kurse Berisha kënaqet duke e ushtruar terrorin vetëm në PD. E po të jesh mirë e bukur dhe të shkosh me dëshirë të futësh kokën në zgjedhën e tij kriminale, këtë vetëm laro interesaxhinj që i gënjen mëndja se do fitojnë diçka nga një veprim i tillë mund t'a bëjnë. Ç'keni or të uruar, ju bëri një nder të pashoq Amerika për t'ju çliruar nga prangat e këtij Mulla Omari me kostum dhe gravatë, pse shkoni dhe fusni kokën në zgjedhën e këtij përbindshi të urryer?

                        1. T
                          Tartufi

                          Bajga si gjithmone dhe nga Sala dhe nga ata qe nuk pranojne salen te zgjidhet ,bajga dhe nga te Meros ,qe nuk pushon deri sa te ngordhi Sala.

                          1. V
                            Vezhguesi

                            Je shume i sakte

                            1. L
                              Lexuesi i rregullt

                              O Mero,po ça e ke këtë format të lodhshëm more burrë?! Po lere ore se shumë të mirë e kishe.Ri,ri dhe e menderos.

                              1. M
                                Mal Cori

                                Zoti Mero, mirë e keni bërë faqen, mirëpo galeritë e fotove nuk hapen, nuk shfletohen. Rregulloje këtë direkt.

                                1. x
                                  xheJ. eN. Bi.

                                  Mal ,vur syzat që të shohësh më mirë.Në foto ke dy shigjeta ,për para dhe mbrapa.

                                2. S
                                  Sami N.

                                  Na e çpife me kete faqen e re. Kaq.

                                    1. "
                                      "BOHOTINA"

                                      Kthe sic ishte.

                                      1. R
                                        Rrace e keqe

                                        Po te merni mendjen e meros do ngelni pa buke.... Thjesh ky e ka personale me Saliun, se pa olsin dhe edin do hante k'te timin

                                          1. T
                                            Taulant

                                            Pamja e re e sitit me e mire sesa e vjetra. Por problemi i fotove nuk eshte zgjidhur...shume e ngadalshme. Konfiguroni nje slideshow vetem per te karikuar fotot dhe jo te gjithe sitin.

                                            1. S
                                              Sita

                                              Po SPAK ca po ben…

                                              1. X
                                                Xha Jaho

                                                Lajmi i ores se fundit: Lorenc Vangjeli ka ikur per Lesh edhe ky u bo sahon lepires i Plakut Mere . O trap nese pakica fiton gjygjet nuk quhet fitues. Pra na del qe edhe ti nuk i njeh vendimet e gjykatave. Mbylle ate hale, prit te vendosi gjykata nje here dhe m’duket se edhe Ti je fut ne rrethin e kuq te Non Gradave

                                                1. R
                                                  Roberto

                                                  MERO ! ME E MIRE ISHTE FAQJA E VJETER. KATUNARET KANE NJE FJALE QE E PERDORNIN DIKUR NE TREG: MOS JU DAJ PAZARIT TE PARE,Hahhahaaa. Kthe faqen qe ishte dhe mos shpenzo per "salltanete" ne kete kohe krize???????????????????????????? hahaaaaa.

                                                  1. K
                                                    Koli

                                                    O Mero Gelbaza, mesa duket po jeton ne Realitet Virtual edhe ti si I ndjeri Basha. Po mjaft o Rob se le nam . Edhe servilizmi e ka nje kufi.

                                                    1. X
                                                      Xeni

                                                      Po cilin perjashtoi Berisha o Mero? ??

                                                      1. X
                                                        XHOTA

                                                        O xen, a ke ken ngjum tan kto vite, qi nuk po dike se ke ka përjashtu berisha, po keke zogu i magjarit. Njo, Neritan Ceka, dy Arben Imami, tre Gramoz Pashko, katër Azem hajdari, pesë Spartak Ngjela e disa tjer. Or voc, mos u mer me berishën e me ramën, shif ça po çon ke shpia ke fmit e tuj, se sasht tu menu komunisti berisha për ty e tan popllin. Kjofsh i kthjellun o patrioti jem.

                                                      2. B
                                                        Balsha

                                                        Si e ka thene dhe Nietzsche: Politikani i ndan njerezit ne dy kategori, ne vegla dhe ne kundershtare.

                                                        1. L
                                                          L

                                                          Zoti Mero ,si gjithmon i sakte ,ne konkluzione dhe aktual me situatat.Me pelqejne shume artikujt qe shkruan vecanarisht kur jan te shkurte....Opoziten po e ndihmon shume,duke i pasqyru gjendjen e saje reale.....Duke vazhduar ndihmen per PD....Te lutem angazhojo per te ndihmu sado pak dhe qeverine......pasi asht e interesuar vetem per tendera dhe interessa personale te .......,pa aftesine e administrates dhe mos njohje te gjendjes ekonomike te popullit ne nje kohe qe vazhdojne ndertimet e prespektives.......per lavdi personale.....Faleminderit,edhe nje h Lere bravo.????????

                                                          1. J
                                                            Juliano

                                                            Berisha po ngrihet nga gjumi letargjik i ëndrrave të tij. Ai ka një të drejtë, që për derisa ai sot nuk është prapa hekurave, për vrasje dhe shantazhe, do të marë kryetarin dhe kryeministrin në hije. Njerëz me të meta mendore intelektuale, ndjekin berishën si jenat e uritura për të shqyer viktimën e rradhës. Nuk i duhet kujt demokracia apo vëndi si shqipëria, por një karrige në administratën e berishës, për të siguruar të ardhurat milionare,pasi tetë vite, janë bërë si kope me ujqër që nuk kanë mundur të shqyejnë atë që quhet pasuri kombëtare. Turpi i të gjithë shqiptarëve, ku tregon se mentalitetin komunist, e mbështesin po komunistët demokratë. Injoranca ka zaptuar zonat inteligjente të trurit të shumë të quajtërve demokrat, ku vetëm etja për pushtet, bëhen njësh me një vrasës, një kontrabandist kundra luftës së kosovës, e sa e sa çështje penale. Ku sot ky njeri duhej të gjykohej në hagë si thyes së embargos. Njeriu që futi në luftë jug e veri, nxorri tanke e avionë, sot bën foltore dhe sfida me SHBA, me të ardhurat e kujt, o SPAK, o legen institucion, që meresh me hajdutët e xhepave, syt ju kan plasur me gjith këto shpenzime të berishës apo metës, kush janë donatorët. Vërtet në ukrainë bëhet luftë për zaptime teritoresh, por këtu ka kohë që bëhet luftë për korrupsion, për të përvetësuar dhe atë pak gjë mall kombëtar. Koha e kamaleonëve, e çudirave të drejtësisë, ku gjyqëtari të vret, e më pas mblidhet drejtësia për ta analizuar me vtingun e leshit, ku i vranë barkun një gjyqtari pasi ka bërë kërdinë, dhe të nesërmen këtë njeri të dënuar nga drejtësia, e shikon me veladonin tjeter të vjedhjes atë të avokatit. Shtet që ha kockat e veta, ku dënon dhe shpërblen atë që dënon. Mutër intelektualë, disa me inteligjencën e kulturës gjashtë mujore të plepave, duan ta kthejnë vëndin tridhjet vjet mbrapa, ku gjithçka që u munduam të ecim përpara ta shkatërrojmë. Shqiptar tundu, me berishën nuk shkon gjëkundi.

                                                            Lini një Përgjigje