Fushatat linçuese të Berishës dhe tritoli mbi Xhemal Bushatin 

26 Mars 2022, 18:45Editorial Mero Baze

Lulzim Basha u “amnistua” nga Sali Berisha. Deri më 9 Shtator, ai ishte ylli i demokratëve, njeriu që kishte bërë Rrugën e Kombit, liberalizmin e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO. Këto vlerësime u dëgjuan për herë të fundit nga Sali Berisha në Korrik të vitit 2021, ndërsa Basha rizgjidhej për kryetar pas humbjes së 25 Prillit, nën mbështetjen e fortë të Berishës. 

Më 9 Shtator, kur Lulzim Basha mori vendimin për ta nxjerrë Berishën jashtë grupit parlamentar u shfaq epiteti i parë fyes për të; Lulzim Pengu. Për Sali Berishën dhe gjithë demokratët, ai ishte pengu i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.  

Kjo retorikë vazhdoi për gjithë periudhën e “Foltores” dhe më 8 Janar u shfaq epiteti i dytë: Lul Brava. Edhe kjo, po nga Sali Berisha. Dhe kori nga pas që e përsëriste atë. 
Pastaj, pas dështimit të protestës duke mos marrë dot selinë, u shfaq epiteti i tretë; Lul Kimiku. Edhe kjo përshëndetej nga eunukët e Sali Berishës në kor. 

Pas 6 Marsit, kur Berisha ndjehej fitimtar në 4 bashki mbi Lulzim Bashën, doli një epitet i ri, Lul Vula. Dhe kjo kishte të bënte me faktin që tani ai ishte kryetar formal.  
Pasi gjyqtari i Berishës mori një vendim të paligjshëm duke njohur mitingun e 11 Dhjetorit si Kuvend dhe mbështetësit e Bashës, i cili ndërkohë ishte dorëhequr, i kërkuan Berishës të tërhiqet, u shfaq dhe epiteti I fundit, Lul Bllofi. Kjo nënkuptonte se njerëzit e Bashës po luajnë bllof, duke tentuar të largojnë Berishën pa garë nga PD. 

Prej dje në darkë kur ka hyrë e dalë në zyrat e PD me një shpurë tropojanësh, pa llogaritur Flamur Nokën, dhe kur ka kuptuar se PD nuk e pranon legjitimitetin e tij, ndryshoi tërësisht gjuhë dhe u zotua se nuk do t'i thërrasë më me epitete Lulzim Bashës por do t'i drejtohet si deputeti Basha. 

Menjëherë në kor, gjithë eunukët e tij filluan ta përsërisin se ai tani quhet zoti Basha dhe jo Lul Pengu, Lul Brava, Lul Kimiku, Lul Bllofi etj. 
Fushata e linçimit publik të Lulzim Bashës u zhbë me një komande prej Sali Berishës, sikur të mos ekzistonte, vetëm se ai tani ka nevojë të gënjejë njerëzit e Bashës në PD për t'i marrë në anën e vet. 

E kuptojmë këtë dëshirë. Por ajo që nuk kuptojmë është se si mund të ngresh një fushatë të tërë linçimi ndaj një njeriu, dhe pasi arrin ta linçosh atë, dhe të arrish synimet e tua, të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë. 

Dhe nuk është e para herë me Lulzim Bashën. Fatos Nanon e ka linçuar për vite të tëra, duke i bërë dhe akuza të rënda si vrasës I Azem Hajdarit, dhe pastaj tha që ato kanë qenë akuza politike. A thua se ekziston një licensë për një politikan, që të fitojë duke ngjallur urrejtje përmes linçimit dhe pastaj pasi të arrijë qëllimin, të thotë që gënjeva.  Kështu ka bërë me Edi Ramën, Bamir Topin, Alfred Moisiun, Ina Ramën, dhe gjithkënd tjetër që ka pasur një betejë me të. 

Për 30 vite resht, çdo betejë e tij është e mbështetur mbi urrejtjen dhe mbi linçimin e kundërshtarëve, dhe në fund, pasi merr atë që do, thotë që e gjitha ishte për poltikë. E gjitha ishte që ai të rikthehej aty ku donte. 
Edhe më e rëndë, është se ndjekësit e tij, në shumicë njerëz me tru të shpëlarë, e konsiderojnë këtë normalitet dhe sillen sikur kjo është një e drejtë e Berishës që duhet pranuar. 

Por në fakt, askush nuk ja ka pranuar nga ata që janë ndeshur me të. As Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, nuk kanë pse ja falin, pasi në atë fushatë linçuese, nuk është vetëm gjuha që vret, por dhe gjuha që që frymëzon vrasje.  
Falë linçimit publik të tij ndaj kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, sot atij i vunë tritol tek shtëpia. Nuk vë bast që Berisha ka urdhëruar vënien e tritolit, pasi nuk lë kurrë gjurmë për urdhëra të tilla, por ai frymëzon kriminelët në raste të tilla. Nuk reagon kundër tyre, u dërgon mesazhe inkurajuese duke i shpërblyer, duke u dhënë pushtet dhe ata e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë.

Është kjo arsyeja që fushatat e tij linçuese nuk janë thjeshtë retorike dhe fjalë. Janë dhe vepra. Neritan Cekën dhe Preç Zogajn nuk i rrihte vetë Berisha më 1997, por rojet e tij, të cilët ishin të frymëzuar nga gjuha linçuese e tij. Nikollë Lesin nuk e rrihte Berisha dhe as shkonte vet t'i digjte gazetën, por ata që frymëzoheshin prej tij. Mua nuk ma hidhte në erë makinën vetë Berisha por shoferi i familjes tij, që dëgjonte në shtëpi se çfarë fati meritoja. Rezart Taçin nuk e urdhëronte Berisha të sulmonte me badigardë, por duke pozuar me gruan e tij dhe duke i mbushur xhepat me milionat e ARMO, ai e kuptonte vetë që për të qenë i besuar i berishëve, duhet të rrihte një kundërshtar.

Eduard Selamin nuk e rrihte vetë Sali Berisha tek dera e Këshillit Kombëtar, por rojet e tij që dëgjonin se ai duhej zhdukur. E njëjte është dhe retorika linçuese e tij ndaj Lulzim Bashës. Ai po shkon nga dy herë dita në seli, i shoqëruar me banditë dhe njerëz ordinerë, për tu treguar se farë fati i pret nëse nuk i hapin rrugë. Dhe momenti kur Sali Bersha ka vendosur të dhunojë me mercenarët e vet, është momenti kur bën sikur të ka “falur" dhe nuk do të linçoj më me epitete, si ato për Lulin. Është thjesht duke treguar se radhën e ka linçimi fizik. Shikoni si ja hodhi shtëpinë në erë Xhemal Bushatit, fushata linçuese e tij për ta kuptuar. 

37 Komente

  1. 1
    1

    Prit kur te leshoj banditet e tij me tritol ne shtyllat e tensionit.Saliu eshte mallkimi i shqiptareve qe do vazhdoj edhe mbas ngordhjes se tij se sic thote populli ai do ler litarin jasht

    1. S
      Skypion

      Ka nje shqetesim ne rrethin e mediatikeve te pushtetit, per shkak te nje ngerci te shkaktuar nga dy probleme. - I pari eshte inflacioni i akuzave, dmth, shpifjeve - fyerje - trillimeve, ndaj Doktorit; jane bere te gjitha akuzat e mundshme qe mund t'i jene bere ndonje njeriu ne bote, te gjitha shpifjet dhe trillimet qe mund te imagjinoje mendja e tij; per 30 vite, qe ne fillim vitetnentedhjete, madje qe ne vitin 1990, kur regjimi komunist e nuhati se ky njeri do te merrte do te behej lideri i se djathtes; qe atehere nisen sulmet ndaj tij, dhe s'kane te sosur edhe sot e kesaj dite; te gjitha jane thene pra. Mirepo, rikthimi fuqishem i Doktorit si protagonist kryesor ne skenen politike, i ka vene ne hall te madh mercenaret mediatike te pushtetit, sepse akuza-shpifjet e tyre, jane zhvleresuar nga riperseritja; ne pamundesi per te shpikur te reja, sepse gjithe c'ka mund te beje mendja e semure dhe e mbrapshte e njeriut, eshte bere tashme; aq e vertete eshte kjo, sa te duket sikur edhe imagjinata e paska nje kufi, meqe nuk po munden me te shpiken shpifesira te reja! Mirepo, klienti kryesor i kesaj shpifje-propagande, qe eshte elektorati socialist, eshte mesuar me kete droge, dhe nuk mund te beje pa te. Ja ku dalim tek problemi i dyte. - I dyti eshte toleranca qe ka krijuar turma e madhe e trushkulurve, mbeshtetes te socialistes; ata duan kete droge, por ajo nuk po ka efektin e meparshem; ata nuk mund te bejne pa te; keshtu qe "doktoreve" (mediatike) te Rames u duhet me patjeter qe, jo vetem te rrisin dozen, por edhe te nderhyjne ne perberjen kimike te saj per ta bere me te forte. Ja ky eshte shqetesimi i tyre. Eshte me te vertete i madh; sidomos tani, qe Berisha ka marre turravrapin politik, synimi final i te cilit dihet tashme. Berisha e ka nisur aksionin e tij politik mu si nje gjeneral nje fushate ushtarake te studiuar mire, deri ne hollesi; e nisi me fitore; fitorja e pare eshte clirimi i forteses demokrate nga renegatet qe i sherbenin kundershtarit. Kjo fortese, qe percaktuar si njefare Rubikoni per Sali Berishen, por ai e kaloi ate. Marshimi drejt "Romes" se tij eshte i pandalshem tani. Ata qe duken te pathyeshem perballe tij, ne fakt jane shume te cenueshem; te pathyeshem ata i ben vete propaganda e tyre, te cenueshem i ben realiteti, i cili realitet tradhetohet nga paniku qe i ka kapluar, i cili panik nga ana e tij tradhetohet nga propaganda e shfrenuar si kurre me pare e shpifje-trillimeve ndaj Berishes. (P.S. Nje shembull i inflacionit te akuze-shpifjes dhe tolerances se krijuar nga konsumatoret e saj eshte kontrasti mes vrasjes se Alibeajt, te cilin do ta vriste doktori ne konfliktin e 8 janarit dhe tritoli qe ka demtuar tullat dhe stukaturen e nje ndertese te nje kandidati per kryetar bashkie... vrasja e nje kandidati per kryetar bashkie, nuk mund te beje lajm kur kemi lajmin e vrasjes se Alibeajt, Supermenit te Bashes!)

      1. A
        Andis

        Haha gjith ekjo.llogjike per kelyshin komunst te Hysni Kapos te Ramiz Alise.dhe serbeve te gruas milloshevic e Fasllic. Gjithe keto rrjeshta per njeriun me 38 dosje korrupsioni 7 dosje vrasjesh dhe 4 tradhetie kombetare.

        1. E
          Entoni

          Sa shpejt ju Malokët, miqtë e dikurshëm (Zef Brozi, E. Selami, N. Ceka, P. Zogj, S. Ngjela, B. Topi, Ina Rama ("Silvia Konti" e propozuar ne ate post nga shemtira e 3% te investitorëve te huaj, Argita Sali Ram Berisha Malltezi) e sa e sa te tjere, i beni armiq, vetëm e vetëm se ne disa momente nuk ishin dakord me UDHEHEQESIN E TRIBUSE DHE FAMILJEN E TIJ TE KORRUPTUAR.

          1. L
            Lakuriqi

            Po cfare nevoje ka te shpiken e sajohen akuza te reja, more Skypion badigardi?! U be nje cerek shekulli qe atij i perserisin te vertetat e pashpifura që jane vargmale mekatesh dhe nuk po i hyn ferre ne kembe. Po si mund te fshish nga kujtesa vargjet e cisternave te naftes me adrese drejt Millosheviqit, radhe-radhe, qe nisnin nga Kakavija ne Mal te Zi, 24 ore mbi 24, dhe te rrish e te shpifesh nje te re?! Po 3000 te vdekurit nga gjema e piramidave? Po hapja e portave te depove te armatimit te ushtrise shqiptare, per te lehtesuar plackitjen e tyre nga bandat berishiste? A je budalla, apo ben sikur je? C'nevoje ka per te tjera?! Keto do t'i themi derisa, pas Berishes se prangosur, te arrijme ne Reç.

        2. L
          Ladi

          Ke shume te drejte.

          1. L
            Ladi

            Shoku Mèro ! Ti ke 4 vjet qe ke " investuar"gjithe inventarin e editorialeve per ta thërmuar S.Berishën. Si spjegohet që ai ska marrë mundimin te te linçojë si listen analitike më lart? Fare !?Pavaresisht qe ste ka ngelur gje pa I thene deri kolona sonore e shurrës së Berishës, ai ste pjerdh fare, as merr mundimin te te dhjesë. Kjo të bën të plasësh më duket. Ske faj. Provincialet ngordhin kur sja var njeri. Dhe ty veçanërisht Berisha te injoron si bajgë aksidentale urithi shtatzënë. Mos u mërzit pasurinë që ke vënë me " djersën" e bythës së Edvinit do ta konfiskojme të parën që të ndjehesh I begenisur.

            1. S
              Skypion

              Per "Ladi"! MALOKU Sali Ram Berisha gjithe jetën ka qene hileqar dhe i pa burre. Ai, qe te duket se eshte burre i mire, nuk e mer mundimin te merret me kritiket e tij (qe te te freskohet mendja, n q s ke nje te tille, kujtohu se dikur ai ka thene: Sara, supermbesa, nje dite erdhi nga shkolla shume e mërzitur. Ç'ke- e pyeti super gjyshi Sali Kerma. - O gjysh - u pergjigj supermbesa, ne shkollën tone, eshte nje mësuese qe qeverine tende e shane tere ditën. Hiqe nga puna o gjysh. Dhe supergjyshi,haleja Sali Ram Berisha kishte skrupuj "demokratike" dhe nuk hiqte kend nga puna kur shanin qeverine e tij, por dërgonte Sali Lushen dhe maloket e tjere qe te benin "formalitetet". Edhe ne rastin e GAZETARIT MERO BAZE, ai e ka harxhuar gjithe arsenalin e tij te paburrerise, malokerise qe e karakterizon nepermjet MALOKEVE si puna jote dhe gazetave si "RD", "55" e soj e sorollop duke u djegur makina dhe gazeta, dhe GAZETARI MERO BAZE, nuk eshte i vetmi qe e ka pësuar nga ana e njeriut MALOK, PROVINCJAL, I PABURRE, Sali Ram Berisha. Ftillohu pak o "Ladi" se te bene mire ty dhe MALOKEVE si ti.

          2. J
            Jeta

            Po mire more çuna, po ne te tjeret deri ne konstatime do shkojme gjithmone per te ?! Un nuk do te propozoja kurre qe ti behet siç ben ai, po shteti e ligji a duhet te vere dore per kte kriminel?! Nese po, do ta beje para ngordhjes apo pas saj???!!! Do

            1. V
              Vranakonti

              Jeta ke te drejte.Ne shqiperi nuk ka drejtesi.Edhe ata qe jane ne krye te drejtesise,SPAK,Gjykata e larte,kryeprokurori etj.jane lepura,u shpeton shurra nga Sali Berisha,pasi ai te vret me mafjen tropojane qe ka organizuar reth vetes e qe i paguan sa nuk i bene koka atyre.Sali Lushaj eshte kryemafiozi bashke me Agron Kuliçaj,te cilet marin para dhe kane perfitime te medha.Parate e Saliut nuk mbarohen.Prandaj Saliu ka vjedhr aq shume sa ka menduar per nje dite te keqe si kjo e sotmja.SHBA-ja e ka shpallur me te drejte non-grata,se i till eshte.

              1. T
                Timi60

                Mbas mgordhjes

                1. T
                  Timi60

                  Mbas mgordhjes

                2. M
                  Mesila palma me enkelin

                  Krimineli sali komunisti u lumturua kur u ul ne karriken qe ja hoqi djalit tij lulash. Sali lusha nje gerdall me ato floket si shpellar dukej me i lumtur se saliu i vertete. Saliu fali lul braven dhe muli ish roja e pd ktheu ne detyre rojen e pedhit. Keta jane ca horra te pa fytyre qe peshtyne njeri tjetrin edhe sot po lepijne prapanicen e shpellarit. Ku eshte salianj fshatar babalja qe do dorzonte mandatin po te kthehej sali krimineli... Ku eshte grida suma qe po lepin sumen e kriminelit dhe vdiste per lulin.... Ku eshte llumi qe betohesh per koken e lulit dhe si minj po fshihen nga frika e kriminelit....

                  1. L
                    Lugu gjat

                    Intriganti diet ka komanduar dhe komandon se ate grupim mbi intriga e ka ngritur. Por Shqiperine tone te dashur kurre me.

                    1. p
                      pier

                      ore si sthe njehere qe ed surreli esht burr i keq

                      1. E
                        Emiljano

                        Lul brava e lul pengu tregojne me se mire mentalitetin otoman te berit politike ne shqiperi dhe gjithashtu nivelin e ulet mizerabel te talebaneve qe ndjekin nga mbrapa nje plak matuf qe ka gjithe jeten qe i mashtron.

                        1. S
                          Sara

                          kur te ngordhe my Mortja , do bej feste...

                          1. A
                            Aqif Kopertoni

                            Wtf?! Ketu ka tradhëti burra. Lulushi sikur ishte me shalgjatin?! Si ndodhi tani qe Gjykata legalizoi Kurrizon e Sheqeres se Vucidolit?!

                            1. v
                              viktor

                              Mjer PD qe ka 30 vite qe udhehiqet nga nje shpellar komunist dhe ne fundi NON GRATA, eshte e tmershme se sa shpellare ka ky vend, te jesh sot kundra Amerikes eshte kulmi i injorances por kur ju thua shpellar i ke thene te gjitha...

                              1. A
                                Aron

                                Analisti Ben Andoni po thote se eshte nje teater midis Berishes dhe Bashes per te treguar para Amerikes se Berisha e mori partine me dashjen e popullit, edhe pse baza eshte percare nga kjo loje. A thua se Amerika nuk i di keto lojera t'ia hedhi Basha me Berishen?

                                1. M
                                  Motrat Vokshi

                                  A ka nje pjese te popullit kunder krimeve ne Shqiperi? Pse nuk ngrihet kunder tyre! Pse lejohet Saliu te shprjere edhe nje here Shqiperine ne katastrofe! Pse te gjithe presin qe Amerika te beje gjithcka! Arsyeja me e forte por edhe e vetmja eshte se te gjithe kane frike nga hakmarja primitive e Saliut me mjete dhe njerez primitive!Berisha i ka nenshtruar te gjithe ne kete menyre! Shume nga ata qe irrine afer ose jane spiune si Saliu ose shpresojne qe Saliu to hedhe ndonje kocke! Jane naive,budallenj apo dinake!

                                  1. M
                                    Mirditori plak

                                    Berisha nuk mund te jete e ardhmja, por njeri me te neveritshem, me legen, me te pafytyre e te paturp se Bashen, nuk kam njohir kurre ne jeten time. Dhe me besoni, qe kam njohur shume njerez te ndryshem ne disa vende te botes e Shqiperi.

                                    1. N
                                      NjeQytetarOptimist

                                      Mallkimi i Shqiperise..

                                      1. C
                                        Cipini

                                        Normalisht duhet te behet nje me e madhe se viti 97, qe ky popull(pjesa injorante qe mbeshtet Berishen) dhe SPAK te kuptoje qe cfare duhet te beje. Sali Berisha dhe gjithe ata qe i rrine shume afer duhet te jene mbrapa hekurave.

                                        1. I
                                          Ish votuesi demokrat.

                                          Te gjitha keto qe permend Mero USA I ka te regjistruara, se ata s'hane bar. Bar ha drejtesia jone qe do prova dhe haleistet Fevzo *, Shkalluku, Bushati, Cani me Curr katunar fillozofin, Ljuba antishqiptari, Rakipi e Lehesi e te gjithe antiamerikanet, te cilet I kemi me shumice. PS. Fevzo koke lustrafini, me shume si moderator e ben lemsh emisionin si analist, nje fenomen qe s'ben vaki ne asnje vend te botes.

                                          1. E
                                            E VERTETA.

                                            O shqipetare ? çfar ju duhet kjo e ashtuquajtur demokraci ! O shqipetare ? çfar drejtesije zbatohet sote ne shqiperi ! O shqipetare ? per se e lejoni nje qeveri te tille qe fle gjume bashke me ju dhe nuk ben detyren me minimale per te kerkuare nga drejtesia per te zbatuare ligjet ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te njerit te trumbetuare aq shume nga sharlatanet qe sote ekspozohen para popullit me krenari turpi duke perdorur vare per te prishur godinat shteterore. Turpi ju mbulofte dhe derman mos gjeçi. ZGJIDHJA: Ngrihu o popull si urugan dhe digji me kuç e me maç deri ne brezin e trete keta kreminele te deklaruare qe veprojne pa ja u bere syri tert ne mes te dites dhe te nates.Dil me logon kjo nuk eshte demokraci dhe vazhdo per te gjetur demokracine e vertete.Shpresojme se ti o popull do te zgjohesh me ne fund duke shpelare nga faqa e dheut te ligen qe po te merr frymen per 30 vjet rrjeshte.

                                            1. L
                                              Lugu gjat

                                              Gerdalla ka komanduar dhe do komandoje ate bande qe vete e krioi Por vendin tone te dashur KURRE me

                                              1. T
                                                Trotski

                                                Duhet Ndalur Dora e Sali Kermes.SPAK duhet te veproje urgjentisht.Nuk duhet lene Zgjidhur Ky Zagar i Terbuar.Te Lumte Pena Z.Mero.Pena jote eshte Antitank per delenxhinj si Krimineli i Vuçidolit

                                                1. s
                                                  sosia

                                                  dhe sa kohe do vuaj shqiptaria nga ky kriminel

                                                  1. s
                                                    shtjefen palushi

                                                    TMERR.............!!!!!!!!!!! Mjere Shqiperia dhe shqiptaret me mallkimin me te madhe qe i eshte bere ndonjehere... Sali berishen

                                                    1. a
                                                      artan

                                                      Mero: Tani qe ka dhene doreheqjen dhe ka dale neper rrethe per te takuar perkrahesit e tij, kane filluar t'i thone Lul foltorja.

                                                      1. a
                                                        asi

                                                        Jam shume kurioz te di opinionin e Lapajt dhe Sakos per, rikthimin e Sales.

                                                        1. A
                                                          Arber iliri

                                                          Sali Berisha është shoqërisht i rezikshëm,në 1997 duhet të shkonte para drejtësisë.Izet Haxhia e pengoi të largohej me helikopterin francez,ndërsa Fatos Nano e mbajti si udhëheqës të opozitës.Mbasi nuk la gjë pa bërë herën e dytë në pushtet po përpiqet të të kthehet për herë të tretë.Po shfaqen efektet shkatërruese tek shoqëria shqiptare të kësaj here të tretë,nëse vazhdon kjo përpjekje Shqipërinë do e fillojnë brezat që vijnë nga e para.Shqiptarë bëhuni vigjilentë.

                                                          1. m
                                                            malsori

                                                            per te gjithe demokratet kam nje mendim; Kush mendon qe PD me Saliun kryetar fiton zgjedhjet? Une jam i gatshem te vendos nje bast deri ne 1milion dollar qe PD nuk i fiton zgjedhjet me Saliun kryetar

                                                            1. g
                                                              gjergji thimio

                                                              15 vjet i ke lepi bythen doktorrit, 15 vjet cdo dite i ha mutin

                                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                Kur i duhesh Basha Kryetar PD,e bëri hero, megjithëse kishte shumë zëra që kërkonin dorëheqjen e tij ! Askush nga " trimat" e Berishës nuk foli,nuk i vuri epitete, qënka e drejtë vetëm e tij. Edhe grupi "mediatik" që mbronte Bashën,nga selia e PD,në mediat sociale është i telekomanduar nga qytetari dixhital. Po tani që si duhet ? Përsëri nga "Foltorja" do lëshoi "raketat" me reze të gjata dhe me mbushje "kimike e bërthamore " për t'i hequr të drejtën e fjalës. Berisha për herë të dytë brënda dy muajve kërkon të vetzgjidhet Kryetar PD ! Pse ? Të tregojë se sa shumë e duan në elektorat. Ti "tregojë dhe detyroi" z.Biden ti kërkoj të falur,sipas direktivës së z. Topalli. Berisha nuk ndryshon nga qëndrimi i tij komunist,sa më shpejt të dorëhiqet aq më mirë për demokracinë dhe Shqipërinë.

                                                                1. M
                                                                  Miri

                                                                  Ai. Vend. Nuk. Behet. Harrojeni

                                                                  Lini një Përgjigje