I duhet spastrimi, nuk i duhet bashkimi 

29 Mars 2022, 20:01Editorial Mero Baze

Sali Berisha sapo ka postuar një deklaratë në emër të Partisë Demokratike, ku mban qëndrim ndaj arrestimeve për inceneratorët. Nga pikëpamja formale, ai nuk është as kryetar i PD, pasi formalisht është Alibeaj, dhe as kryetar i Grupit Rithemelues, pasi mund të ketë harruar, por ka zgjedhur Belind Këlliçin.

Por nxitimi me të cilin ai ka bërë deklaratën dhe “urdhrat” që në të vërtetë i jep SPAK përmes saj, tregon arsyen e vërtetë përse ai po nxiton të spastrojë PD dhe ta marrë nën kontroll, e jo ta bashkojë atë.

Atij i duhet një orë e më parë një vulë dhe një firmë, që t’i tregojë drejtësisë se duhet të llogarisin dhe atë tani e tutje kur të marrin vendime.

Është i qartë në atë që po bën në selinë e Partisë Demokratike. Ai jo vetëm që nuk ka ndërmend të bashkohet me kundërshtarët e tij, por nuk ka ndërmend as t’i pranojë si rivalë.

Me një strategji të qartë ai po spastron çdo njeri që ka punuar me Lulzim Bashën nga Partia Demokratike dhe nga qasja në punën e saj, duke i trajtuar si armiq dhe më tej akoma, po përpiqet të mbyllë sa më shpejt dhe me kosto të ulët, edhe marrjen e kontrollit në bazë, me kriterin që pushtoi selinë e SHQUP në Tiranë.

Në Tiranë ai tashmë ka spastruar çdo gjë nga administrata e Partisë Demokratike dhe po merret vetëm me njerëzit jo politik, ose mediokër të Grupit Parlamentar, të cilët i josh me premtime derisa t’i shkëpusë nga grupi tjetër.

Shpejtësia me të cilin heqin dhe nga grupet e komunikimit njerëzit e Bashës e deri tek mos lejimi të hyjnë në seli, tregojnë se Berishës nuk i intereson fare të harxhojë energji për ndonjë “bashkim”, por përkundrazi të gjitha energjitë janë për spastrim.

Problemin kryesor duket se e ka në bazë të partisë, aty ku ai mburret që ka shumicën.

Duke qenë se konflikti në bazë të partisë, është më real se ai në qendër, kur ndahen rreth çështjesh të tilla siç është shpallja e tij “non grata” për korrupsion madhor, dhe palët që kanë mbrojtur pozicionin, kanë qenë më të ashpra me njëra- tjetrën.

Nëse në Tiranë e vetmja palë me peshë është grupi i deputetëve, dhe aty Berisha do përqendrohet vetëm tek njerëz pa qëndrim politik për të shtuar numrat, në rrethe, ai nuk ka çfarë ofron, pasi beteja mes rivalëve ka qenë e egër dhe shpeshherë personale. Dhe kjo do t'ia mbajë PD të përçarë për shumë kohë.

Në këto kushte Sali Berisha është i interesuar vetëm të mbarojë punë sa më shpejt, të ketë në dorë vulën dhe firmën e PD, të legjitimohet si palë dhe pastaj të shpresojë se kështu SPAK do trembet dhe do të tërhiqet nga gjyqi i Gërdecit që ka nisur ndaj Mediut, dhe se nuk do të nisin çështjet e vrasjeve të 21 janarit dhe aferave korruptive të fëmijëve dhe gruas së tij, të cilat janë të gjitha të provueshme dhe të detyrueshme për t’u rihapur pas shpalljes “non grata”.

Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar deri më sot kjo strategji. Në gjyq deri tani kanë shkuar Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që SPAK i konsideron pa mbështetje politike, ndërsa dosjen e Fatmir Mediut e mbajnë prej një viti në sirtar, pasi kanë frikë Sali Berishën.

Dosjen e pastrimit të parave të vajzës se tij me Qipron, e mbylli në Gjykatë në Tiranë, hetimin e Gërdecit dhe 21 janarit i mbylli me dhunë, duke sharë dhe “lavire” kryeprokuroren, dhe akoma nuk është marrë në hetim për to. Dhe gjithë suksesi buron nga fakti se ka pasur në dorë vulën e PD. 

Ndaj të gjithë ata që kanë ndonjë iluzion për “bashkimin”, duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për gjunjëzim ndaj Berishës dhe vënien në rresht pas tij.

Berishës nuk i duhen më as numra, as ndonjë shumicë e cilësuar brenda PD, pasi e di që atë nuk e fiton dot në zgjedhje. Atij i duhet një vulë dhe firmë për t’u mbrojtur në opozitë dhe po nxiton ta marrë sa më shpejt, jo duke bashkuar, por duke spastruar. 

24 Komente

  1. A
    Aron

    SPAKu i cili vazhdon te arrestoj vetem ish-ministra, ish-nenpunesa, bashkiake apo deputete vetem te PS'se tregon se vetem PS e lejon qe te tregoje se mund te beje punen e vet te pavarur, por SPAK nuk ka treguar aspak se ka kellqe te bej drejtesi duke investiguar Saliun apo Meten. Atehere cfare institucioni drejtesie eshte ky qe vetem arreston, investigon dhe burgos vetem nje pale te politikes, kur dihet cfrare kane bere palet e tjera? Kjo nuk mund te quhet drejtesi e balancuar, edhe pse keta qe u kapen pa diskutim te marrin denimin e duhur.

    1. k
      k

      Ju shpresoni qe berisha 80 vjeç të bëhet demokratik ? Ai mbetet ai komunist i ndyre sekretar partie qe spiunonte kedo ja kerkonte puna.

      1. S
        Skypion

        Nervozizmi qe ka perfshire socialistet, nuk shpjegohet thjesht e vetem me hapjen apo bashkimin e PD-se, qe doktori e ka kthyer ne moton e levizjes se tij, por me vetedijen se po ndodh edhe njehere ajo qe ndodhi ne 2005. Atebote pati nje proces hapjeje dhe bashkimi, njejte si sot. Ideator dhe inicues, organizator dhe realizues ishte Sali Berisha; sot pas 17 vitesh eshte perseri po ay. Kjo ka i ka shtene ne panik te gjithe. Ky panik duket sidomos tek shprehjet qesharake vetetrimeruese, kaq shume te perdorura keto dite: atehere ( ne 2005) nuk ishim te pergatitur per t'iu kunderpergjigjur strategjise se Berishes, sot ndryshojne punet, te gjithe e dime se cfare po ben; apo, dhe ky eshte kulmi i vettrimerimit te burracakeve: ne jemi aq te forte sa me Berishen, i kemi te sigurta edhe dy mandate te tjera...! Po nese jane kaq te sigurte, pse jane kaq te alarmuar?! Eshte pakuptimesi qe e kupton edhe nje femije. Nervozizmi po i shtyn te thone llojlloj marrezirash, deri aty sa te bejne edhe budallain e Ajnshtajnit, qe ne rastin tone eshte ky: edhe pse nuk ia dolen te faktorizojne Bashen, vazhdojne me te njejten menyre te bejne me Alibeajn, duke "argumentuar" se ai do t'ia thyeje dhembet Berishes, kur te gjithe te tjeret po e shohin qe Alibeaj eshte edhe me i vdekur (politikisht) se Basha! Nervozizmi po i ben, te nxjerrin ashtu te pakoaliduar te gjithe arsenalin e tyre anti-Berishe. Vetem keto dite kam pare nje baterdi kinse intelektualesh, kinse te urtesh, medemek filozofesh; pashe ish-Presidentin dumb socialist Moisiu ( edhe demokratet e kane pasur dumb-in e tyre president: B.Topin) , qe dukej sikur vinte nga ajo bote, dhe fliste si ne jerm; pashe historianin enverist, P.Xhufi, i profilizuar per mesjeten, porqe te shumten e kohes flet per partizane e balliste, dhe numeron arritjet medha te diktatorit me mizor qe pat njohur Europa; akademiku naiv, R.Qosja, i tejpertej lexuar me endje nga socialistet e Shqiperise, megjithese jo aq tejpertej i kuptuar prej tyre, per shkak te gjuhes pak allosoj; por edhe llojlloj kllounesh e gaztoresh te te dy epokave, qe edhe ata duan medoemos te hedhin venomin e tyre ndaj doktorit. Edi Rama po leviz te gjithe guret, per te patur edhe nje prononcim a deklarate nga vete shkrimtari yne i madh I. Kadare, te tipit: per hir te interesit me te larte kombetar, i bej thirrje doktor Berishes... etj etj. Ky nervozizem, ky stres do te kete edhe viktimat e veta. Ne kohe te qete, dhe ka patur te tille; kujtojme ketu nje analist te njohur, marazi i te cilit ndaj doktorit ishte aq i madh, sa iu shpif ne nje semunde te lige, e cila e coi ne ate bote; apo nje si poet, nje bejtexhi po kaq te njohur, te cilit i ra dambllaja apo i plasi zemra ( nuk jam i sigurte, por njera prej te dyjave eshte) nga mallekimet qe i bente doktorit; sic po duket, do te kete edhe te tjere me te njejtin fat, qe do te mbyten nga vete vreri i tyre. Duke pare gjithe kete erresire, gjithe kete shpirtligesi tek kundershtaret e tij, nuk ke sesi mos te admirosh aksionin politik te doktor Berishes. Eshte fisnikeria e ketij aksioni, qe i shtyn kundershtaret e tij te reagojne me kaq ligesi.

        1. u
          uhahahaaaaaa

          SkypCar i ke pire ilacet sot o derdimen uahahahahahahaaaaaaaaaaaaaa

          1. A
            Arber

            Ç'të të them tjetër, përveçse,shkurt: ato motra ku ti kesh!

            1. D
              Doktori

              Ti Skypion je nje analist i math dhe ne te lekundurve na ben per vehte dhe ne do votojme per Sali Berishen. Per kete te jap fjalen e mutit. Ne tere keto qe thua permend shume te verteta. Une po permend vetem ate te atij analistit qe ju cfaq kanceri se kish folur keq per Saliun dhe ate tjetrin me zanat poet apo bejtexhi qe nga mallkimet qe i bene doktorit i ra damllaja. Me sa di une te dy ata vdiqen sepse sali Berisha eshte kancer infektues. Kanceri i tij nuk vdes Saliun por ata qe infektohen me Sali. Meqe je pacienti im, po te jap nja dy keshilla: 1-Mos rri afer Saliut 2-Pi ilacet qe te kame thene se po degradon shume keq. Ne takimin tone te fundit do te shtoj dozen e "Cititurakut" qe te balancohesh dhe te mos kesh iluzione qe te demtojne. 3-Mundohu te flasesh sa me pak sepse le pershtypje te keqia ne publik dhe kjo demton anen tende shendetesore. 4-Kur flet mundohu te mos flasesh per iluzionet optike dhe mendore qe te cfaqen, sepse ato nuk i kuptojne njerzit e shendeteshem. Kjo nuk i ben mire shendetit tend. Ne fund te uroj qetesi ne tru dhe mezi pres takimin tjeter te rradhes per te bere testin e "inteligjences". -Edhe dicka se per pak harova. Mos ju drejto Saliut me termin Doktor, se me ofendon mua. I vetmi doktor per ty jam une. Me nderime Doktori yt psiqiatrik.

          2. V
            Vranakonti

            Eshte interesante.Vule dhe sigel ka edhe Edi Rama apo kryetar te partive te tjera,pse nuk e perdorin si Sali Berisha qe i perdor per t'u mbrojtur nga drejtesia.? Pse Edi Rama me siglen e PS dhe vulen e saj nuk denoncon Sali Berishan,Meten,Bashen,Kryemadhin per afera te medha korruptive e t'i çoi ne SPAK? Njerzit dhe udheheqja e PD-ke dhe LSI nxijn nga korrupsioni e krime makabre dhe nuuk i denoncon njeri.Kjo eshte vertete interesante.

            1. S
              Shume e vertet Mero

              Shkrimi i Merose eshte 100 për 100 i saket. Me sa duket të gjith gjygjtaret dhe prokuroret fshihen si strucat kure vjen.puna të marrin vendime me pesh polititke. Me një fjale jane njerze kote dhe të korruptume.

            2. D
              D

              Kur do ngordhe ky bastard. Komunist I thekur....fuck sale komunisti

              1. S
                Salivirusi ppsh

                Po gjykone kriminelin por me shume duhen gjykuar ata qe nuk gjykojne kriminelin. E cfare bene qeveria, ministria drejtesise , cfare pret nje 1997 te dyte .

                1. p
                  pty

                  SPAK po tregon qe eshte thjesht nje institucion politik. Ben arrestime te krimineleve qe nuk kane mbeshtetje politike dhe nuk ja u mban bytha te prekin krye kriminelin Berisha.

                  1. l
                    lushi

                    Ai ka shume me teper nga çfare mendoni Ju z.Baze!Ai ka stemen poshte jakes se xhaketes dhe qe fatkeqesisht ata qe e shpallen nongrata nuk e dinin!Ai ka imunitet te perjeteshem nga fabrika qe e prodhoi dhe qe e ka rikthyer ne politike e pushtet per mese kater here!Ndaj mos u merrni me te sepse ai ka qene e eshte perseri i fuqishem perpara ketij vendi,perpara kesaj drejtesie qe edhe pse ka vrare,ka vjedhur e djegur deri ne prag lufte civile eshte etiketuar nga ata qe kane bere gabim "burre shteti"!Ndaj ai ka qene gjithnje perballe ketij vendi e jo vetem qe s'ka humbur or gjithe ka dale fitimtare..Ai eshte perzgjedhur si i vetmi njeri me pevoje per eleminime te lahtareshme e mud ta riperdorin per eleminimin e radhes duke i dhene nje takim te fshehte me Putinin!Ai eshte Bin Ladeni i Ballkanit ,ndaj edhe triumfon gjithnje.Mjer kush i del perpara.

                    1. T
                      The truth

                      Ndonje shkrim/analize per keto arrestimet o Gebelsi i rilindjes?

                      1. L
                        Lugu gjat

                        Jo te nderuar komentues,ai zvaranik nuk ka qene as komunist dhe as demokrat. Ai eshte nje race bastarde e ceftifikuar familjarisht dhe te tille do zhduken nga kjo jete qe vec te zeza bene.

                        1. M
                          Miri

                          Akoma me Berishen o shoku Mero? Ndonje fjale për Krieministrin nuk ke apo ai eshte I paster si kristali?

                          1. r
                            roritota

                            Si duket, lufta e Berishës synon partinë, jo se do vërtetë të bëjë reformim të saj. Përkundrazi ai tani kërkon, duke u paraqitur si ëngjëll, që të vijë në pushtet për ti dhënë shkelmin e fundit Shqipërisë. Fakti që del hapur e pranon se ndonëse kishte vrarë e vjedhur popull, erdhi në pushtet, kjo tregon se dëshira e tij synon ti shpëtojë drejtësisë ai vetë, e shoqja, e bija me dhëndrin dhe i biri, por jo vetëm kjo. Ai do të vijë në pushtet për t'ja lënë trashëgimi partinë familjes, që ata të shpëtojnë nga krimet e bëra, edhe kur të vdesë ai. Qitja e tij është e largët, por nëse e ha këtë kumbull populli, s'ka për të parë dritë me Berishën kriminel.

                            1. I
                              Ismail Mustafa.

                              Te rithemelohet p.d. duhet te mlidhen dhe te vendosin themeluesit e p.d, a ka shumice Berisha te themeluesit pas s'pastrimit dhe largimeve qe ka bere me ndihmen e turrmave? Berisha do rithemeloj Saliun.

                              1. L
                                Lana

                                O milet, Sal Bisha Berisha ka qene dhe mbetet kafsha e "spastrimeve" nga faqja e dheut dhe futja nendhe e kundershtareve te tij. Mos harroni sa ka "spastruar" deri tani......

                                1. P
                                  Populli

                                  Lazaratizoi mbare Shqiperine, fort i suksesshmi Tahiraqi, Ja dhe hajduti me i fresket, ky pra capacul i vocerr Alqi, Qe keto zullume nuk i ka ditur, fort lumturia Timonier Ram djali, kete si zor ta besoja dhe Mamica, Miss-Rilindja shoqke Spiropali... O Mero ai pastrimi qe thua, duhet te nise nga Kryeministria, se po qelbet era fekale e bajga, Shqiperine e ka kapluar varferia!

                                  1. B
                                    Bobi

                                    Mero shum te verteta keto qe thote per Berishen, dhe un personalishte nuk i jape vote me mbase 21 janarit. Po ate tjetre pse se thua o mero qe kjo qeverri me ne krye piktorin ia kaloi per korrupsjon dhe qeverris nano. Dhe kur degjon te majtet qe thone me mire ta marin berisha kesajte ca I thua Mero.

                                    1. P
                                      Ppp

                                      Qe basha do ikte dhe berisha do kthehej as qe e mendoja Berisha nuk mundi vetem bashen por te gjithe ata qe i dolen ne krah pra km me gjith ps, amasadorja kim, mediat e ketyre me siper e te tjer Her tjeter e nderuar shba mos i bej punet pergjysem sepse keshtu jep pershtypjen qe i vetmi qellim eshte qe ne shqiperi duhet te qeverise kush lepin me mire ( berisha dje rama sot) Pa llogaritur se ne cfare mjerimi jetojne shqiptaret

                                      1. m
                                        malsori

                                        Saliu tani nga mbrapa i shkojne te gjithe spiunat e enverit dhe te gjithe 1200 qindeshat qe ishin ne kohen e enverit, Saliu si mbetje e komunizmit qe ashte e beri detyren qe i ngarkoj PPSH perfekte. te gjithe komunistet qe kishin bere krime ne kohen e tyre nuk u ndeshkuan dhe ja din per nder Saliut dhe tani po i shkojne nga mbrapa dhe tani ata me gjithe Saliun mendojne te shporrin imperalizmin Amerikan dhe presin me padurim fitoren e Putinit por do perfundojne si partia e agimit te arte ne greqi se populli i ndershem e njohi se kush ashte Saliu me banden e tij. Turp per demokratet nji mbetje e komunizmit nuk duhet te jete kryetar i PD

                                        1. q
                                          qytetar

                                          Edhe nje ÇOBAN mund te jete nje GJYKATES I drejte per BEMAT e LEXHENDES. ..MBRETIT te shqiptareve.

                                          1. A
                                            Arber iliri

                                            Berisha duhet të ishte në burg prej vitesh.Rama vazhdoi rrugën e Nanos,Finos e burracake të tjerë duke rrezikuar të ardhmen e këtij vendi,thjesht duke mos bërë Drejtësi.F...k all of you bastards.

                                            Lini një Përgjigje