“Foltorja 2” kundër Alibeajt është beteja e dëshpëruar e Sali Berishës  

27 Mars 2022, 20:04Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka nisur të rrëfejë të vërtetën e bisedës me Enkelejd Alibej, si ndonjë zbulim të madh. Në takimet e tij në jug të vendit, në Tepelenë dhe Përmet, mes shumë lajthitjesh, e vetmja gjë që mbante mend mirë, ishte se Alibej kishte si argument kundër kandidimit të tij, faktin që ishte “person a non grata” i shpallur nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Dhe pas kësaj vazhdonte thirrjet për bashkim, duke e shpjeguar se “Alibej të vetmen rezervë këtë kishte”, tani duhet të bashkohemi.

Në fakt edhe Lulzim Basha vetëm këtë rezerve kishte, madje të thënë në mënyrë më të ndrojtur dhe më me distancë se sa Enkelejd Albiej. Më 9 Shtator ai regjistroi një video që e transmetoi pak minuta para se të hynte në grupin parlamentar, ku deklaroi se nuk do të pranonte Berishën në grup parlamentar pasi ishte shpallur “person a non grata” nga SHBA.

Edhe Enkelejd Alibej atë i ka thënë, në sy dhe I vendosur.

Kur ja tha Lulzim Basha, ai u tërbua dhe nisi atë që quhet “Foltorja 1”. Qytet më qytet të Shqipërisë ai denonconte Lulzim Bashën si peng të Edi Ramës, që e kishte detyruar atë të përjashtonte Berishën nga Grupi parlamentar. Duke shfrytëzuar dhe pakënaqësitë e shumë individëve brenda partisë ndaj Bashës, ai arriti të mobilizojë shumicën e partisë kundër tij, duke fshehur betejën kundër SHBA me betejën kundër Lulzim Bashës. Betejë që përfundoi stilistikisht më 6 Mars.

Tani filmi ju përsërit. Kryetari i ri në detyrë i Partisë Demokratike i përsëriti të njëjtën gjë. Ai refuzoi kandidimin e Berishës dhe bashkimin e PD rreth tij, si një person që fut në konflikt Partinë Demokratike me SHBA.

Pas kësaj Sali Berisha nuk tha që Alibej është peng i Edi Ramës, i paguar prej Sorosit, apo marrëzitë e tij të zakonshme, por filloi “Foltoren 2” tashmë kundër Alibej dhe SHBA.

Në gjithë sqarimet që jepte sot, Berisha e kishte kapërcyer turpin e shpalljes hajdut familjarisht dhe shpjegonte se si do ta zgjidhte këtë gjë me kanun në një kohë tjetër me Sekretarin Blinken, pra do ta zgjidhte me pushkë. Meqë “kohët kanë ndryshuar”, -tha do të më mjaftonte një kërkim ndjese.

Në fakt kohët për Berishën nuk kanë ndryshuar se ai shumicën e gjërave me kanun i zgjidh, nuk di pse bën përjashtim për Sekretarin Blinken. Le ta zgjidhë dhe me atë, me pushkë. Por i sigurtë se kështu po u mbushte mendjen disa trushpëlarëve që SHBA po përgatiste ndjesën ndaj tij, vazhdoi të shpjegojë se drejtuesit e SHBA ishin me Sorosin, kurse zyrtarët e thjeshtë amerikanë ishin me të. Dhe është duke pritur një revolucion në SHBA, ku të fitojnë zyrtarët e thjeshtë dhe të shpëtojnë Berishën nga burgu.

Natyrisht të gjitha këto janë shenja të rënda të një njeriu me probleme të shëndetit mendor, por ajo që ka rëndësi është se në “Foltoren 2”, kundër Alibej, Berisha nuk po fshihet më në betejën me SHBA.

Do dalë të shpjegoj qytet më qytet, se do ta mbyllë betejën me SHBA sapo ajo t'i kërkojë falje. Dhe kjo është fitorja më e mirë që ka arritur Partia Demokratike kundër tij. Me dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe kalimin e detyrës tek një politikan tjetër, pa ngarkesa , Sali Berisha u çarmatos, dhe doli ashtu siç pritej ballë për ballë me SHBA. Ndryshe nga “Foltorja 1” ku beteja kundër SHBA, maskohej me betejën kundër Bashës, i cili akuzohej për peng i Edi Ramës, tek “Foltorja 2” kundër Enkelejd Alibej, Sali Berisha ka kyçur gojën kundër Alibejt, dhe flet vetëm kundër SHBA.

Domethënë tani SHBA është pikë bashkimi dhe ndarje për PD. Berisha do përpiqet të grumbullojë dhe të bëjë të madhe një PD kundër SHBA, ndërsa Alibej do grumbullojë dhe do përpiqet të rezistojë me një PD pro SHBA. Edhe pse të gjithë e dimë se një vit më pas, Sali Berisha do humbasë shumë herë më keq se më 6 Mars, në zgjedhjet lokale përballë Edi Ramës, ai nuk do dorëhiqet dhe nuk do të ikë në shtëpi, si Lulzim Basha, pasi ai “e ka betejën me SHBA”.

Dhe ky do të jetë fundi historik i asaj që sot quhet “Foltore” dhe që po rrëmben dhe ndan zyrat e PD, siç ndante më 1992 tokat në Kamëz, për të zbriturit nga Tropoja. Ajo është sot bastioni më i deklaruar antiamerikan në Ballkan. Jo e gjithë Partia Demokratike është antiamerikane, por çdo kush që është antiamerikan, është sot me Sali Berishën në PD.

Sali Berisha më në fund ka një kauzë reale bashkimi të PD dhe ajo është bashkimi kundër SHBA. Përpjekja e tij për të bashkuar Partinë Demokratike, kundër Lulzim Bashës si bashkëpunëtor i SHBA i dha atij një shumicë brenda PD. Por Partia Demokratike i rezistoi si pakicë, duke qëndruar në anën e drejt të historisë pro SHBA dhe kundër tij.

Ndaj tani ai ka nisur i shfytyruar “Foltoren 2”, për të bashkuar kë mundet në emër të PD së zaptuar, kundër SHBA. I do të gjithë aty rreth vetes, përfshi dhe atë të shkretin që foli në Tepelenë, e që “e kishin mbajtur komunistët nga 1975 deri më 2005 në çmendinën e Vlorës”, siç tha vetë. Ai është fundi historik i bashkimit të tij pas disa vitesh.

42 Komente

  1. P
    Petrit

    Duro edhe pak o mjero bytha. Fundi i kesaj masakre mbi shqiptarët po shkon drejt fundit. E verteta do te triumfoje. E djathta do fitojë. PROF DR SALI BERISHA do te behet kryinistri i te gjithe shqiptarëve. Kelyshët è komunistëve qe ne keto 10 vjet e vodhën , e kriminalizuan dhe e poshteruan kete popull do te perfundojne ne burg. E per rrjedhojë e ty do te nderpriten fondet. Ne kete pak kohe qe te ka mbetur vazhdo te shpifesh siç ke bere ne 10 vitet e fundit

    1. A
      Aron

      Vetem 'krymiser' do te behet, se kryeminister, jo.

      1. S
        Skypion

        Pasi doktor Berisha cliroi PD-ne nga pengmarresit, tani eshte radha te cliroje Shqiperine nga te njejtet. Ky eshte synimi i tij, i shpallur publikisht, me ane thirrjesh per protesta te pandalshme ne cdo shesh. Vazhdimi i Foltores eshte ne kete funksion, pikerisht. Qe doktori do t'i shkoje deri ne fund kesaj qe ka nisur, kete te gjithe e dime. Kjo, me shume se cdo gje tjeter qe ka bere me pare, eshte beteja e jetes se tij, jo ne kuptimin personal; ate ai e fitoi qe kur hodhi ne gjyq per shpifje Sekretarin e Shtetit, gje e padegjuar me pare qe i la te shastisur te gjithe; nuk ka rast te dyte ne bote; ky eshte i pari; nje i korruptuar nuk do te guxonte ta bente kurre kete; eshte kjo arsyeja se pse doktori, me kete levizje te papritur, e vuri ne vend dinjitetin e tij personal. Eshte beteje per dinjitetin e atyre qe e kane votuar dhe e votojne. Eshte beteje per dinjitetin e cdo shqiptari, bile vete te kombit shqiptar, te cilin te huajt, perfshi ketu edhe dashamiresit tane bile, e shohin si nje komb te kategorise se ulet, si nje nenkomb, si nje nenpopull (natyrisht, kjo per faj kryesisht tonin). Te vetedijshem per kete rrezik te madh, zoti Rama me te tijte, po mundohen te mbajne nje qendrim kinse shperfilles, kur ne te vertete gjendja reale e tyre eshte ajo gomareske: zot beje enderr! Zot beje enderr - ne nje menyre a tjeter po e thone edhe socialistet e thjeshte. Keshtu, keta ngjajne me nje tufe te stermadhe gomeresh, qe mundohen t'i mbushin mendjen vetes, se kjo qe po ndodh nuk po ndodh. Kam vene re keto kohe, sidomos pasi doktori mori seline dhe logon, nje si nervozizem tek socialistet e thjeshte; madje nje pjese e tyre duket se jane ne panik. Me vjen keq, por edhe per te qeshur. Po vjen Saliu perseri - thone! Po, socialiste te dashur, po vjen; ama ai i verteti dhe jo i rrejshmi qe keni ne mendje ju. Saliu qe ju keni ne mendje, nuk vjen, as nuk ka ardhur e as nuk do te vije ndonjehere, thjesht sepse nuk ka egzistuar kurre nje i tille; Saliu qe i druheni ju, eshte nje sajese e propagandes se liderve tuaj. Duke e sajuar, te liqte mbollen friken ne shpirtrat tuaj, qe ju t'i shihni si shpetimtare nga Saliu i tmerrshem; dhe ia kane arritur qellimit; keshtu, ata mund te bejne cfaredo mbrapeshtie, mund ta trashin sa te duan zullumin e tyre, por ju nuk mund ta kuptoni, per shkak se propaganda e tyre jua ka shpelare trurin; nuk mund ta shihni per shkak se e njejta ju ka verbuar; nuk mund te degjoni as zerin e te vertetes, qe ne rastin tone ngjane me ate zerin e vetmuar ne shkretetire, per shkak te propagandes se tyre shurdhuese. Frika, thoshte njefare Makiaveli para disa shekujsh, eshte faktori kryesor qe mban te nenshtruar dhe te bindur turmen; gjendja e juaj e mjere e deshmon kete, per fat te keq. Duke ju trembur me sajesen e tyre, gogolin Sali, drejtuesit socialiste e kane te sigurte mbeshtetjen tuaj; aq te sigurte e kane, sa mund te varin edhe breket ne nje qender votimi, dhe ju te shkoni, ashtu kokulur te bindur, te votoni per ta; a nuk doli me pantollona te shkrurtra, pothuaj ne breke, vete zoti Rama ne vitin 2017, te bente fushate?! Doli dhe do te dale, sepse eshte i vetedijshem qe ju do ta votoni, sidoqe te ndodhe, cfaredo qe te ndodhe; edhe po tua beje mune ne koke secilit prej jush vec e vec, e te gjitheve si turme, juve prape nuk do tu beje pershtypje, perkundrazi do te thoni se ajo qe beri Edi yne nuk eshte ashtu si duket... perkundrazi eshte hallve qe mban ere te mire, eshte e ngrohte e taze ... dhe do ta hani me deshire te madhe! E ne te vertete zoti Rama ua ka bere mune; ua ben perdite ate, dhe po perdite ju e hani ate si te ishte nje hallve magjike. Eshte kjo arsyeja se pse me vjen keq per socialistet e thjeshte, te gjoret; dhe per te qeshur, se frikesohen si ata kalamajte nga perrallat me gogol qe u tregojne te rriturit.

        1. D
          Doktori

          Duket se nuk e ke pire ilacin sot, i dashur Skypion. Ja se cthua: te huajt, perfshi ketu edhe dashamiresit tane bile, na shohin si nje komb te kategorise se ulet, si nje nenkomb, si nje nenpopull... Ke shume te drejte. Arsyeja kryesore eshte se Sali Berisha eshte spiun me damke i serbit dhe njerez si ty jo vetem qe s'kane tru, por ne rradhe te pare nuk kane turp qe na e paraqesin ate si shpetimtar. Une e di qe ti je i semure psiqik, por nga respekti qe kam per pacientet, po mundohem te te qetesoj. Kujdes ilacet dhe harroje Saliun! Viziten tjeter do te te shtoje dozen sepse kohet e fundit sikur ke degraduar. Ki kujdes i dashur me gjumin.

          1. A
            Andrea

            Nje kriminel, qe ka vrare, vjedhur, plaçkitur, kete vend, e ka vendin para drejtësisë, por ju dhe te tjere militantet, jeni me kriminel se SalRamBerisha.

        2. M
          Mal Cori

          Bo,bo, bo, bo, deri ku ka arritur doktrinimi dhe trushplarja. Komunisti qe hante dreka e darka me cunat e Enverit , eshte shume i dashtun nga spiunat dhe bijte e spiunave. Kaq shume spiuna paska shqipnia sa me ta krijoi nje parti SRB-i...

          1. X
            Xhiku

            O Tito ti dukesh nga emri qe je bir komunisti edhe jep mend

            1. T
              Tirana

              Petrit mavria, i bie qe ti dhe sorollopi yt jane kelyshe te komunistit Sali Berisha, apo jo? Kjo eshte e djathta, o Petrit mavria? Kjo që shoi nje Gerdec te tere? Kjo qe vrau mijera njez ne bulevard, sic tentoi t'i versule ushtrine ne 97 populli te Permetit, Gjirokastres, Vlores? Ju doni shpallur te gjithe "non grata". Jo vetem non grata, por te shkoni te gjithe ne burg. Vrate njerz, vrate popullin, vrate pikerisht te djathten, kriminele!

              1. S
                Shqipe

                Oho,qenke rende…

                1. p
                  pjer

                  Rrnofte burri i momes se " "Petrit", i cili do te bohet kryemiser.

                  1. T
                    Taulant

                    me 200 petrita, komunista lule, hej o sali berisha, k... sec ma ule.

                    1. P
                      PA EMËR !

                      O Petrit, te kam lexuar dhe ne vende te tjera, me vjen keq se me duket se je dhe mesues, nuk e kuptoj çfare edukon ti tek brezi ri; mos valle kurverine qe Saliu eshte dobiçi Sheqeres, apo hajduterine, krimin dhe tradhetine, se keto ka ne kurrise ajo gjallese. Ketu s'flasim per te djathte e te majte se ate e ke ne dore ti, pre fare doren e majte dhe mba te djathten mbase te sherben me mire. Mire turp qe s'keni, po pak logjike u ka ngelur se u bete bajat fare, pas 31 vjeteve diskuton te majte e te djathte o teveqel. Mero mos e prish terezine se i ke thene ato qe meriton ai hu haleje ne mes te Shqiperise qe i vertiten Petritat reth brekeve te tij.

                      1. V
                        Vranakonti

                        Petrit loqja,Sali Berisha do fitoi piçken e sateme.Ai eshte kriminel dhe do futet ne burg ku edhe ti nga dashuria qe ke per ATE DO TI BERSH VIZITE NE BURG DHE DO T'I çosh ndonje paqet cigare. Gjate pluralizmit ne shqiperi,Saliu nuk ka fituar ndonjehere,ai i ka vjedhur dhe manipuluar hapur votimet, o kulufi i Saliut.

                        1. m
                          mirel

                          Petrit mor djale. Ta paska boshatisur kosheren "Foltorja". He me te lumte, ja si ty i do kokeboshet Salikadvra.

                          1. V
                            Vllasi.

                            Klysh komunistesh eshte ai qe ju kini ne qoshe , ndersa te gjith ju te tjeret ini zorraxhinj ,kriminel dhe injorant.

                          2. N
                            Nari

                            Analize shume e sakte.Berisha kerkon te mbroje veten dhe familjen,si dhe placken e vjedhur ketij populli

                            1. C
                              Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpe

                              Si basha,si ali beja bej alia,apo ali zoti zot alia apo alihoxha hoxh alija,nuk kane guxim e bythe ti numrojne krimet e bemat qe ka bere ky kriminel ne keto 30 vjet,prandaj bejne sikur luajne me karten e amerikes nongrata. Nga njera ane e quajne lider historik dhe nga frika fshihen si struci. Prandaj edhe ky maskara i kerkon amerikes ti thote qofte edhe nje fakt,dhe ky e co e zhelesfines i kerkojne blinket ti kerkoj falje dhe ameroka te korigjoj veten per nje kriminel si saliu. Po te kishin guxim keta te ashtuquajturit dhjerokrat,po te kishte guxim spaku me adriatik arben krajen,po te kishte guxim edhe drejtesia dhe edi rama tja pregatisnin dosjen e krimeve,ky kriminel nuk do vazhdonte te harxhonte paret e vjedhura e te bridhte per nevojtoret e tij dhe te genjente keta servile e hajdute qe i shkojne mbrapa dhe duartrokasin si dikur enveristet me bustin ne krahe

                              1. P
                                Patronazhisti

                                Pavarësisht se Merobazetari vetëshpallet lakeu më I paguar I oborrit ripjellës - departamenti I AgjitPropit, êshtë Karlo Puljezi ( Bole-ino) ai që mban vëndin e parë si përfituesi më I madh; përveç gjobave që vendos si media, ai perfiton fonde publike, prona publike, si dhe bonuse "per te mbajtur zagaret lidhur", nga iceneratore, bashki, FSHZH, dhe direkt qoka nga EDrama. Është interesant fakti që të gjitha përfitimet e të dyve mbahen në një regjistër "të klasifikuar" që hapet në rast se Merobazetari apo Karlo Puljezi "lajthisin"

                                1. M
                                  Mondi

                                  Lakeu i mamase tende prostitute.Ju fekalet e shpellave kujtoni se jane te gjithe si ju,kokcepsha qe ju zbriten nga malet so kope ,ju hedhin nga nje kocke tash 30 vjet te ushqeni veten se femijet I keni kriminele ose ne varreza.

                                  1. P
                                    Populli

                                    Patronazhist, duket se je rrace kafshe perderisa perdor fjale si "pjell", "bole", "zagar". Por forumi i gazetes TEMA eshte per njerzit, jo per kafshet. Inshalla ta meson dikush kete.

                                  2. A
                                    Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                                    Mero djali,edhe pse mund të tingëlloj si paradoks,kjo është e vërteta e pamhueshme: Për sa kohë "AI" konsumon oksigjen, Shqipëria nuk gjenë derman. Vetëm kur "AI" të largohet fizikisht nga kjo botë,(se politikisht nuk largohet gjall), do të gjejë derman ai vend. Fakt është që "AI" ka status të veçantë,do të thotë,ligji për "ATË" është inekzistent, pasi "AI" është mbi ligjin. Ai sistem që "AI" ka krijuar quhet thjesht fashizëm,një shpjegim tjetër nuk mund të ketë. Në kë kërkim të zgjidhjes së këtij ekuacioni me vetëm një të panjohur,ajo mund të ishte: Ha- mer-ik,hap letrat, nxiri të palarat në shesh,ashtu si dhe "AI" vetë e kërkon, dhe një kohësisht kërko arrestimin e tij nga institucioni që ti financon,"A-SPAK-u"!!!!!???? Sepse për hir të së vërtetës, tjetër njeri në Shqipëri nuk ka bythë ta bëjë k'të gjë. Se të jetë për Edin,po për hir të së vërtetës dhe megjithë punën e mirë që ka bërë, "AI" është garancia më e mirë që i siguron maxhorancën e përjetëshme. Edi,s'ka nevojë të bëjë fushatë zgjedhore,mjafton një batut me "Atë" si gogol dhe populli trëmbet! Zgjidhja ideale për socialistët do të ishte rikthimi i "Atij" si kryetar, ky do të ishte fundi i këtij grupimi mesjetar krijesash primitive me inicialet "PD"???? Pyetja që lind është,a do të ishte kjo e shëndetëshme për demokracinë?! Nuk e kam fjalën për eleminimin e "PD"së,por për eleminimin e opozitës! Poshtë fashizmi

                                    1. l
                                      lori

                                      Vazhdoni e bjerini fyellit po ne nje vrime Mero!Sali Berisha eshte krijese e atyre qe sot e kane shpallur "non grata" dhe qe si gjithe i kane dale ne fakt ne mbrojtje sepse ai sot duhet te ishte minimumi duke vuajtur denimin per krimet qe i ka bere ketij populli e vendi!Edhe sot si gjithnje ai eshte nenmbrojtje!Ndryshe ka deklaruar Saliu ,do te hape gojen! Ndaj dhe ju ka nxjerre bllof gjithnje !

                                      1. N
                                        Na rujt zoti

                                        Mjerë PD që ra në dorë të humbësit Berishë sërish.E bëri ombrellë familje partinë...ashtu si LSI parti e familjes më hajne .

                                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                          Pozicionin non grata, Berisha kërkon t'a marrë me "sportivitet" ! Të dy foltoret u ngritën për të"përballuar" pozicionin me SHBA, Alibejën e largon me rojën e derës të Shqupit. Mos mendoni se e ka harruar.Kërkon të duket "demokrat" !! Berishës i duhet bashkimi, për të demostruar se do " fitoi" zgjedhjet dhe amerikanët do t'i kërkojnë "falje". Berisha dhe Topalli po shikojnë ëndrra me sy hapur në Venecia , provinca e "Shkodrës ".

                                          1. N
                                            NjeQytetarOptimist

                                            Po p'se nuk thua kete ti Mero. Do rregulloj godinen e PD-se dhe sistemoj zagaret e tij neper zyra dhe kur Gjykata e Apelit mund te hedhi posht vendimin e Gjykates se Tiranes c'fare do bej ?!?! Se meqe vajti ne godine pa u thare vula dhe firma e gjykatesit te pare, po me vendimin e gjykates se dyte me vendim te prere c'fare do thote ?!?! I duhej nje shashke qe te shkonte mbrapa tek "toka e xanun".. Stall me derra..

                                            1. J
                                              Jozefina

                                              Po pra zgjedhje shume e veshtire per te gjithe te djathtet shqipetar, me Sekretarin hajdut te Partise se Punes apo me Ameriken

                                              1. V
                                                Vlesh

                                                Tek Foltoret nuk kam inat Berishen! Per turmen idiote qe e ndjek, kur e shoh ndjehem i turperuar!

                                                1. T
                                                  The truth

                                                  Kam dyshuar 100% se Berisha do ta rikthej PD ne pushtet. Por kur shoh se e majta dhe te gjithe sahanlepiresit e pushtet rreshtuar majtas, djathtas ose te kamufluar si shqeri civile jane bashkuar dhe hedhur ne nje sulm te eger kunder Berishes dhe opozitarizmit te vertete, perfundimisht besoj se opozitarizmi nuk vdes dhe Berisha e kthen opozitarizmin ne pushtet pak rendesi nese ka emrin PD ose nje emer tjeter. Ne shume raste ne e denigrojme veten si popull i nenshtruar qe ne fakt nuk eshte e vertete. Heshtja dhe mosreagimi nuk jane nenshtrim. Turku na mbajti 500 vjet nen pushtim te eger, nuk na lejoj arsimin, na nderroi dhunshem fene, por ne fund ne mbetem shqiptar, stoik te vlersve tona. Jam i sigurte se Soros, USA dhe e gjithe bota bashke, cdo gje te bejne me pare ose force dhe urdhera, me lincime ose cdo gje tjeter, ata kurre sdo ti nenshtrojne shqiparet ashtu si kane bere me shume popuj te tjere. Vetem nese arrijne tu fitojne zemren atyre, gje qe nuk blihet me pare dhe nuk falet tek me i fuqishmi.

                                                  1. m
                                                    mirel

                                                    The truth, keep dreaming inside your virtual reality...

                                                  2. L
                                                    Leo

                                                    Mero I rruanleshin Berishes Ti mbetesh zagar qe leh me leke

                                                    1. A
                                                      Astriti

                                                      Z. Baze, shume durove nga hera e fundit per nderrimin e modelit te gazetes! Nuk di kush ta sugjeron, por duhet te jesh ne dijeni se ndryshimi jo gjithmone sjell sukses, kuptohet kur nuk eshte i duhuri!!!

                                                      1. L
                                                        Lugu gjat

                                                        E dhimshme e turpshme kur shikon urithin e Tropojes Duke u perpelitur mes llumit te shoqerise sone per te aritu aty ku mendon se mund te vazhdo je beat e tij per zhdukjen e identitetit te kombit tone. Na fal Atdheu yne I dashur qe smundem te eqem kete kancer nga trupi jot I brishte

                                                        1. B
                                                          Brusel kapital

                                                          Ka me marre noc rrokun se nuk qfar mrre tjeter bashk me I m….nrrofte shipnia

                                                          1. V
                                                            Vranakonti

                                                            Mos e beft zoti te vij Saliu ne pushtet, se pastaj mjere shqiperia,mjere gjithe shqipetaret.

                                                            1. m
                                                              mirjam

                                                              mbete pa Zot o mero.rama te vuri drune se si duhesh me.U hodhe me Bashen se te hidhte ndonje koske po edhe ai iku.Tani po i sillesh rrotull nipit te Isa Toskes, neser Bardhit e pastaj Grigjes.Mbete rrugeve si qen o i gjore, askush ste do me afer

                                                              1. T
                                                                Trotski

                                                                Si ka mundesi qe ca Idiote i shkojne Pas ende Sali Kermes? Ose jane bashkepuntore ne vjedhje e vrasje me delenxhiun e Vuçidolit ose jane te semure menderisht.Ruajna Zot nga keta Vuçidolas

                                                                1. T
                                                                  Taulant

                                                                  Berisha dicka beri largoi Bashen qe vetem gjate pandemise u pasurua me 4 vila.

                                                                  1. A
                                                                    AI

                                                                    Lere Berishen Mero...cfare ka ndermend ta arrije ai e arrin dhe ti e di kte....nuk ti lexon njeri artikujt per Berishen...bej ndonje per cmimet e korrupsionin he trim

                                                                    1. D
                                                                      Diti

                                                                      Sali Berisha me banden e vet te Tropojes nuk perfaqeson PD , i gjithe populli e ka kuptuar tashme kete…

                                                                      1. T
                                                                        The truth

                                                                        @ Mirel/Mirela, Prisja reagime por jo nga ju; thoja me vete se ajo rri ne gadishmeri dhe reagon kur dikush shkruan kunder Ramiut, por jo, mbuloke sector me te gjere. Vazhdo lepirjen; e ke b… tende dhe bej cte duash me te.

                                                                        1. q
                                                                          qytetar

                                                                          Birisha duhej te zhvillonte FALTORE dhe jo FOLTORE. Me FALTOREN anenembane Shqiperise te kerkonte Falje per gjemat qe I ka shkaktuar vendit dhe popullit.

                                                                          1. S
                                                                            Sali Ram Berisha

                                                                            O zoterinj KOMENTUES! Nje kerkese kam per ju, si ata me mendjen ne koke dhe per ata qe mendojne dhe flasin si gurgullima e ujrave te zeza: - Mesoni, mesoni dhe vetem mesoni nga komentet "perla" te komentuesit "Skypion". Keni rastin e paperseritshem qe te ndriçoni arsyetimet tuaja. Me shume DINAKERI, JUAJI:

                                                                            Lini një Përgjigje