Pse Sali Berisha i “trembet” zgjedhjes së Presidentit të ri 

3 Prill 2022, 16:51Editorial Mero Baze

Për të gjithë ata që janë të çuditur pse Sali Berisha ka një tërbim ta pazakontë, për procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe po përpiqet t'ia lërë tërësisht në dorë Edi Ramës, ka disa arsye që shpjegojnë tërbimin e tij.

 Ka një përpjekje tinëzare të Sali Berishës për ta lënë Partinë Demokratike jashtë detyrimit të saj kushtetues për konsultimet e detyrueshme lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Dhe po e bën këtë duke u përpjekur të kompleksojë drejtuesit e Partisë Demokratike në detyrë, që të mos përfshihen në procesin e konsultimeve. 
Duke qenë se statusi i tij si pretendent për kreun e PD nuk e lejon të jetë pjesë e konsultimeve, ai po përpiqet t'i kompleksojë drejtuesit e PD që të mos marrin pjesë në këtë proces. 

Këtë po e bën së pari me shpikjen e skenarit që :”Lulzim Basha do bëhet president nga Edi Rama” që çuditërisht e beson dhe Grida Duma, dhe me shpikjen tjetër që Edi Rama po blen deputetë për president, me qëllim që të tillë të quhen ata që do marrin pjesë në procesin e detyrueshëm të konsultimeve. 
Vetë Sali Berisha, prej vitit 2002 ka marrë pjesë në gjithë bisedimet për zgjedhjen e presidentit. E ka bërë këtë me Fatos Nanon dhe Edi Ramën, në pozitë dhe opozitë. Askush nuk i ka thënë i shitur apo i blerë, pasi e ka detyrim kushtetues. 

Shantazhi i tij ndaj Partisë Demokratike synon të mos i japë epërsi kundërshtarëve të tij që të legjitimohen në një proces kushtetues, të detyrueshëm për të gjitha palët. Duke i kompleksuar ata me idenë e bisedimeve me Edi Ramën, ai thjesht synon t'i lërë pa asnjë kusht presidentin Edi Ramës, edhe pse ky i fundit nuk duket fort në merak për të, pasi më keq se Ilir Meta nuk ka për të zgjedhur askush. 

Nga ana tjetër, përveç faktit se procesi i zgjedhjes së presidentit do të bëhet përmes kundërshtarëve të tij, Berisha është i shqetësuar nga mundësia e një procesi që realisht mund t'i japë presidentin opozitës jo berishiane. Sado “dashamirës” të jetë Edi Rama me Sali Berishën, ai ka një vijë të kuqe nga komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i ri i Shqipërisë, do të zgjidhet dikush që do të mbajë të distancuar institucionin e Presidentit nga çdo person “a non grata” në Shqipëri. Nëse ky president do të jetë një figurë e së djathtës shqiptare kjo do të jetë një goditje dyfish për Sali Berishën, pasi do të ketë një institucion kundërshtar me të ardhmen e tij politike. 

Deri më sot ai ka operuar me një President që ka kundërshtuar statusin “a non grata” të Berishës dhe familjes së tij dhe ka përkrahur retorikën e tij antiamerikane. Presidenti i ri, qoftë i majtë apo i djathtë qoftë grua apo burrë, ka si vijë të kuqe deklarimin paraprak se “çdo politikan “a non grata” nuk ka punë në institucionin e Presidentit. 

Ndaj tërbimi i tij për procesin e zgjedhjes së Presidentit nuk është pa shkak dhe nuk është aq naiv sa përpiqet ta paraqesë ai. Ai nuk është i shqetësuar që Edi Rama do zgjedhë Presidentin. Ai është i shqetësuar se mos Edi Rama nuk do ta zgjedh presidentin nga të vetët dhe t'ia japë opozitës, duke qenë një President opozitar që do mbajë larg opozitës Sali Berishën. Kjo e ka tërbuar. 

35 Komente

  1. K
    KASEM

    ANALIZE PREFEKTE

    1. R
      Rik Stain

      O Mero Baze, lutem, sistemo faqosjen e Gazetës TEMA. ACAROHEMI nga ky formatim medemek i Ri. TEMA nuk është VETËM e JOTJA, por edhe E JONA, si lexues të rregullt e të pandarë. Lutem, nderhy personalisht për ta sistemuar këtë pumën e faqosjes së RE të TEMËD, dhe mos e lër në dorë të karçinëve. Me konsideratë.

      1. x
        xheJ. eN. Bi.

        Rik Stan... Riku ,desha të replikoja me këtë Skypion që ke poshtë po lexova komentin tënd dhe thash të mirem me ty. Arsyeja tjetër është se më duket sikur ne qëndrojmë mbi Skipion dhe po të duam shurojmë mbi të. Tani me ty ,në vënd të thoni faleminderit Meros që ka moderuar gazetën dhe e ka bërë më të thjeshtë në përdorim. Pastaj mund të jesh lexues i përhershëm ,po jo komentues i përhershëm. Unë për herë të parë të lexojë.

      2. S
        Skypion

        Ka ca dite qe po qarkullon nje liste me emra , si gjoja kandidate te mundshem per presidente. Eshte gje e zakonshme; keshtu ka ndodhur perhere. E megjithate ka dicka te pazakonte. Eshte hera e dyte qe perseritet kjo pazakonteri, pas asaj te vitit 2017 kur u zgjodh Meta. Edhe atehere, njejte si sot, pati nje liste me tipa nga me te cuditshmit. Kjo pazakonteri eshte e qellimte dhe del nga zyra e propagandes se zotit Rama. Dihet qe zoti Rama eshte pak pervers dhe per kete biem dakord te gjithe; kurse une mendoj se ai eshte shume pervers; madje, ai eshte vete perversiteti i misheruar ne nje ngrehine mishtore dymetroshe. I hedh keto emra nga zyra e propagandes ne gjolin e thashethemnajes publike, dhe qe andej rri e veshtron dhe i kenaqet turmes qe rend te deshifroje perversitetin e tij. Natyrisht qe ai e ka ne dore te zgjedhe president ke te doje; rrethanat jane te tilla, qe askush nuk mund t'i imponoje asgje; madje as vete nderkombetaret, aq me teper qe nderkombetaren kryesore e ka njeri te tijen. Dukemeqenese eshte pervers, njesifare Gadafi shqiptar, ai mund te zgjedhe nje grua per presidente. Njejte si Gadafi, qe mbante nje garde-eskorte personale me gra besnike, ashtu edhe zoti Rama e ka mbushur oborrin e tij kryeminstror me nje tufe grash. Ndryshimi i vetem me sociopatin libian, qe femrat e garde-eskortes se tij i perdorte edhe si dashnore personale, zoti Rama, sociopati shqiptar, tregohet me i hapur dhe me zemergjere me to duke u dhene statusin e dashnoreve kolektive; keshtu nje dashnoren e tij te sotmen, mund ta kete nje minister i tij te nesermen; gje qe edhe ka ndodhur dhe qe e dime e gjithe. Ketij perversiteti te zotit Rama me kete listen e personazheve e cuditshme te kandidateve, i bashkangjitet edhe nje perversitet tjeter; ai i Bashes...! Eshte vete ky gjynah-personazh qe ka nxjerre thashethemin e gjoja kandidatures se tij per president. Imitues i regjur i Rames, kete radhe nuk i shpeton tundimit ta imitoje edhe ne pervesitet. Mesa duket, te qenit kryepersonazh memesh, i ka pelqyer aq shume, sa nuk do te heqe dore nga ky rol. Gjithsesi, me presidentin e ri te zgjedhur nga Rama, tablloja e famekeqes Aleance e Qelbesirave behet e plote. Me mire keshtu. Te gjithe qelbesirat me nje ane, Berisha me ane tjeter; tani qe iku edhe Basha, nuk ka as qelbesira te fshehura pas tij; te gjitha i ka perballe. Duke pare kete kontrast, shume nga ata qe ende medyshojne ne zgjedhjen e tyre, nuk do ta kene te veshtire te zgjedhin pastertine klinike te bluzes se bardhe te doktorit ne vend te shallvareve te permjerra te piktorit, qe sherbejne edhe si flamur i Aleances se Qelbesirave. Une do te kisha dashur shume qe endrra e gjynahut Bashe te behej realitet, dmth te behej president; kjo do te ishte njelloj qershie ne maje te tortes, a me sakte nje kakerdhi ne maje te torte-plehut te kesaj aleance.

        1. l
          lexuesi

          Ndonese kam shume rezerva lidhur me trajtimin e ketij problemi institucional te analizuar nga ana Juaj,do te deshiroja qe ne kete post se fundemi te vihet ne figure shoqerore e nje intelektuali te mençur,popullor dhe te dashur nga te gjitha palet e veçanerisht shtresat e popullit!Boll me me pazare politike nen termin "ma nep ta nap"!Sepse deri me sot perjashto figuren deri diku te A.Mojsiut i cili e justifikoi zgjedhjen e tij si President i te gjithe paleve,zgjedhjet e tjera jane bere partiake e sharletaneske deri tek ky i fundit i qujatur "sharlatani i fundit i monstruozitetit Shqipetar" ku kujdo i vjen zorr ti permende emrin e jo me te perfaqesohet nga ai!Kur kryekrimi Shqipetar Sali Berisha privatizoi e pervehtesoi te gjitha godinat e institucioneve do te kishte bere mire qe edhe rezidencen e presidences ta kishte adoptuar ne shtepi banimi ,ku te shuhej pompoziteti false i rolit te Presidentit nga godina qe administron!Per mua ka ardhur koha qe presidenti i vendit duhet te zgjidhet nga intelektuale qe kane emigruar duke i dhene redesine e mohuar e te perfolur te ketyre viteve Salitokraci" ku per fat te keq e gjithe politika eshte e infektuar nga kjo fryme e piset ne kete vend!Shqiperia ka plot personalitete me integritet brenda e jashte vendit ndaj eshte e pakonceptueshme qe te trajtohet si tregeti institucioni i saj,duke permendur emra te uryer e te pa deshiruar si Lulezim Basha apo Jozefina Topalli e koompani.Ndaj ka ardhur koha qe Edi Rama duhet te mendohet mire me se fundemi duke riparuar pazaret e mepareshme duke i dhene vendit nje president te pakontestueshem e institucionit te saj nje personalitet te vyer per kete vend e komb!

          1. P
            Petrit

            "Skypion"! "Efekti" Berisha dhe vet Berisha dhe familja e tij, nuk jane gje tjeter veçe nje GJOL I MADH DHE I QELBUR, qe po helmon Shqiperine

            1. D
              Doktori

              I dashur Skypion, Te uroj per perparimet qe ke bere. Kjo me ben te besoj se po i zbaton keshillat e mia. Perparimi me i math ne kete analize brilante eshte se asnjehere nuk i ke vene Sali Berishes epitetin Doktor. Nga ana tjeter nuk i ke vene asnje epitet tjeter si pershembull Luan, gje qe me ben te mendoj se ke hequr dore nga epitetet per Sali Berishen. Kjo tregon se senci yt praktik po zgjohet. Bukur shume e ke krahasu Sali Berishen me bluzen e bardhe te doktorit. Kjo eshte gje shume e mire, por me duket se prape ke nostalgji per fjalen Doktor. Une te thashe qe Saliun ta quash Luan sepse ka me shume ngjashmeri me Mretin e xhunglave, por po qe se je renduar nga mosperdorimi i fjales Doktor, je i lejuar qe ne shkrimin tjetyer ta perdoresh sa here te duash. Me fal se jam pak i vonuar dhe do shkoje me sherbim urgjen ne Tirane per te marre nje te semure, por ashtu shpejt e shpejt po te them se fjalet sociopath apo psikopat, mundohu mos ti perdoresh. Ti i je shmangur me mencuri qe diagnozen tende te psikopatit nuk e ke perdorur per Ramen por e quan ate sociopath, por sidoqofte une nuk ti rekomandoj keto dy fjale per ty. Ato nuk te bejne mire se te kethejne ne historine tende kronike. Ne nxitim e siper po te them se jam krenar me ty dhe me perparimet qe ke bere qe nga biseda e fundit. Mezi pres takimin e rradhes te te beje testin e "inteligjences" Ti je suksesi dhe krenaria ime! Repsekte gjitheperfshirese Doktori yt psiqiatrik

            2. P
              President Basha

              Mero e njeh mire Berishen....

            3. T
              The truth

              Ndonje shkrim per keto arrestimet e fundit o Gebelsi rilindjes!

              1. b
                ben

                "The truth"! Pse nuk "shkruan" vet artikuj kritike per arrestimet e fundit o "Lavrenty Beria" i rithemelimit"?

                1. R
                  Rilindja e ndritur

                  Shkrime s'ka. Sepse nuk jane te rendesishme. qeveria jone po kalon me sukses te madh sprova te renda si termeti, pandemia, lufta. Ne 9 vjet pushtet rilindja futi tre "koka" te medha ne burg, nje cdo tre vjet. Keta ishin persona qe vepronin vetem dhe qe ne nje dite firmosnin shkresa pa i lexuar ato. Sa per Qorrin e dashur ishte thjesht nje keqkuptim i italianeve, ai ishte e mbetet miti i dyte i shqiptareve, pas Rames. Ata dy te tjeret nuk quhen se ishin me LSI po thjesht spiunonin per PS. Ndaj Rama ka te drejte, dielli i arte i Rilindjes nuk mbulohet me shoshe. Saliu ka nente vjet qe ka ikur po ka pergjegjesi per cdo fatkeqesi qe ndodh ne Shqiperi. Dhe ne fakt personalisht mendoj qe ka faj, shume faj sepse nuk e shkaterroi ate rrjete njerezish te vegjel, te ligj, dinake e te shkathet qe perfaqesojne te majten shqiptare. Ajt shendet!

                2. N
                  Nul Noka

                  Po I vjen ngordhja kermes.

                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    I vetmi që e mbron dhe del garant është Ilir Meta! Sigurisht dhe grupi i tij "besmbajtës" i korruptuar. Ajo që e mundon është se nuk po vendos ai, për emëruar Prokurorin , shefin e Sherbimit Informativ,ku nën emrin e qytetarit dixhital, ishte gati të botonte çdo ditë "informacione sekrete" Berisha nuk njeh asnjë vendim të maxhorancës,duke menduar se është fuqiplotë për t'i ndryshuar ato.

                    1. B
                      Bureto

                      Deri ne fillimin e procesit per zgjedhjen e presidentit te ri ka dhe nje muaj. Do kete shume debate e diskutime mbi e nen rogoz, brenda dhe jashte vendit. Por une mendoj se nder shume propozimeve nje zonje do te ishte zgjedhje e mire. Kjo sepse u ze rrugen gjithe spekullimeve politike qe do te jene si para dhe pas procesit te zgjedhjes. Pare në kete kendveshtrimi psh, per mua, por jodomosdoshmerisht, më mire do të ishte të zgjidhej Lindita Nikolla, kryetarja aktuale e Kuvendit, post të cilin Kushtetuta në rastet kur krijohet vakance e zevendeson presidentin. Pra nga pikpamja, fryma kushtetuse statura shtetare eshte e barabarte. Zonja në fjale do të ishte një zgjidhje e mire edhe për një fakt tjeter: Historikisht, perveçse nje grua, do te ndodhte ajo që nuk ka ndodhur deri më sot në Shqiperi. Të kemi nje president/e nga veriu dhe për më teper e besimit katolik. Jam i bindur qe ajo do te jete kandidature konsensuale dhe do te zgjidhet qysh dy raundet e pare me mbi 84 vota, sepse minimalisht per të do të votojne dhe deputetet e opozites të besimit katolik që jane aktualisht në Kuvend.

                      1. R
                        Rrapi

                        Ekzakt. Gjithcka perfekte. Mero, gazetar i holle, me nuhatje levduese. I rralle ne fushen e gazetarise.

                        1. A
                          Albi

                          Bravo per shkrimin Mero. Ti e ke njohur nga afer dhe e kap shume kollaj ku do te dale ndyresira. I kemi vajtur nga mbrapa duke i besuar genjeshtrave te tija, po tani nuk i beson me njeri.

                          1. A
                            Albi

                            Bravo per shkrimin Mero. Ti e ke njohur nga afer dhe e kap shume kollaj ku do te dale ndyresira. I kemi vajtur nga mbrapa duke i besuar genjeshtrave te tija, po tani nuk i beson me njeri.

                            1. P
                              Prodesori kur e nxorri.

                              O sa gallate komentet, merrjani ne goje mero peshtires.

                              1. S
                                SHËNDËLLI- LUNXHERI- BURETO

                                O PRODESOR, që as shqip, nuk shkruan dot. Ate që the, për ekselentin Mero Baze, siç duket, e paske provuar vetë, gjë që të “paska pëlqyer” shumë…. Këllirë, e i pështirosur….

                                1. L
                                  Lugu gjat

                                  Pergjigje per The truth Per arestimet te gezojme te majte e te djathte dhe se shpejti non grada me larot e tij do te jete gezim I math mbarekombetar. Flladi i asoj pranvera po ndiet. Te shpresojme.

                                  1. L
                                    L

                                    Nuk ka pergjigje tjeter pervec asaj qe konkludohet ne artikull.Bravo Mero.Artikul i shkelqyer,........reagim ne kohe,me konkluzione te padiskutushme.....cdo artikull la vlera historike .????????????????

                                    1. E
                                      Erli

                                      Fiks për Majlinda Bregun. Edhe grua, edhe e të djathtës, edhe larg Saliut. Edhe ajo vetë për veten, nuk do ta kishte shkrujt kaq mirë. Bravo

                                      1. l
                                        llo

                                        Mero me duket se te ka dale emri ne pagesat qe ke marre nga inceneratoret si konsulent?Sado ti sherbesh Rames ai mbaroi pune me ty.Lepiju Alibeajt tani

                                        1. N
                                          NjeQytetarOptimist

                                          Une propozoj Mul Uturak Noken per president.. Ysshhhhh or dreq.. !!

                                          1. B
                                            Bujar Kanapari

                                            Gara per zgjedhjen e presidentit eshte formale. Rama e ka vendosur se cili do te jete president, aq me teper kur i ka numrat. Atehere, nuk e paskat njohur Ramen. Do te jete nje grua, gjithnje, ne rast se nuk zgjidhet Nano. Nga grate, kandidatira Majlinda Bregut eshte me konsesuale.

                                            1. A
                                              Arber iliri

                                              A ka vdekje nga tërbimi?!!O zot bëje realitet se po tërbon dynjanë.

                                              1. a
                                                artan

                                                Nuk ka për të pyetur Rama as Berishën dhe as Bashën për presidentin e ri. Ai i ka votat dhe mund të zgjedhe ke të dojë, natyrisht nga e majta se të djathtët e patën 20 vjet dhe e di populli se çfar trapash kanë qenë.

                                                1. A
                                                  Akrepi

                                                  Mekat qe nje pjese madje edhe ata qe mendonim se kishin integritet dhe dinjitet shkuan dhe u fshehen pas gishtit dhe nuk shofin fantazmen qe u vjen verdalle e do te mbaje peng aspiratat e nje force politike qe e ka shfrytezuar si car gjithe kohes e tani do ta vere ne shfrytezim te mbrojtjes se tij personale duke eklipsuar gjithe eliten e kesaj force politike. Mekat per ata qe nuk shohin relitetin qe edhe ne mos qofte i vertete obligim ka qe te zgjidhet paperfshire gjithe partine qe nje fantazme do ta terheqe pas hijes se ti.

                                                  1. K
                                                    Kajmakeria e Rilindjes

                                                    Kujdes shoke rilindjote ! A nuk ju perplasi Rama tek kryeministria me 21 janar 2011 me videon Meta-Prifti...per ta zgjedhur me pas sebepciun e 21 janarit ...President te Republikes? Ndaj mos u beni shtatanike e prisni...ku i dihet Rames, mbase ju rras prap Bajga ne goje e ju si idiote qe jeni do detyroheni te ulerini se "Po hame mjalte"

                                                    1. k
                                                      katarakti

                                                      Unë nuk i zë besë Ramës. Jam i sigurt që për president do të zgjedhë ndonjë tê djathtë ose me bindje tê djathta. Se socialistët dhe tê majtët ai nuk i duron dot. Mê shumë mundësi ka të jetë ndonjê femër si psh Lindita Nikolla ose Majlina Bregu. Por mund të jetë edhe dikush nga "rruga". E panjohur fare. Pa asnjê kontribut, reputacion, njohje apo zotësi. Dhe Rama do të thotê përsëri qê ështê presidenti/tja më e mirê qê ka parê ky vend! Ndêrsa Mero vazhdon të bëjê psikanalistin e Berishës! Jo po tërbohet, jo po s'tërbohet! Berisha sot ështê i mbaruar. Sa nga ana fiziologjike, aq edhe politike. Ai nuk ka më fuqi t'i bëjë keq Shqipërisë. Nê një shtet normal ai duhej të ishte dënuar me 25 vjet burg për të zezat qê i ka bërë këtij vendi dhe këtij populli. Por Nano, Majko dhe Rama e kanë ricikluar dhe ai bën sikur ka ndonjë gjê nê dorê. Shqipëria e ka takuar fundin dhe tani askush nuk ka më çfarê t'i bêjê. Veçse nê rast se do ta fshijë fare edhe nga faqja e Tokës. Rama nuk ështê se ka ndryshuar ndonjê gjë. Ka njê udhëheqje politike më tê qetê, por asnjê shpresê pêr ndonjê ringritje apo forcim tê vendit. Oligarkëve nuk u ështê prekur asjë qime floku. Pêrkundrazi. Sot problemi nuk ështê më Berisha, siç rreket tê na mbushi mëndjen Mero, por humbja e shpresës. Mungesa e njê projekti kombëtar dhe strategjik për daljen nga tollovina dhe këneta. Nga sportisti piktor nuk ke çfarê pret më.

                                                      1. M
                                                        Mezhgorani

                                                        Harroni iluzionet per te djathtat e te majtat, qe nuk kane ekzistuar kurre ne Shqiperi.

                                                      2. P
                                                        PAZARI 2005 Ende...pa mbyllur

                                                        SALI BERISHA KA FRIKE SE IA LENE ATIJ ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT SEPSE AI ESHTE I DETYRUAR TE ZGJEDHE FATOS NANON PRESIDENT NE BAZE TE PAZARIT TE 2005 Ku Berisha do te behej kryeministrr e Nano President. Kjo marreshje duket te kete patur garante Shba. Ndaj rri akoma salia ne politike qe te mbaroje pune me Nanon. Te tjerat jane pallavra. Lulin president nano mund ta pranoje me kusht qe luli ne cdo kohe te lere presidencen nanos e te marre Pd! Pastaj kur behet fjale per te hequr dibran nga pd si me rastin e bamirit salia e tosi jane gjithnje dakord!

                                                        1. P
                                                          Piro

                                                          I dashur Mero.Per mua jo vetem Salehu, por tere klasa politike tani jane te bashkuar qe president te vihet nje njeri tjeter i korruptuar, per te penguar luften kunder korrupsionit. Logjika e thjeshte thote se nje klase e korruptuar politike, si kjo e jona, nuk mund te zgjedhe nje personalitet te paperlyer. Qofsha i gabuar por kete parashikim do ta shohim te vertetohet se shpejti.

                                                          1. Q
                                                            Qerim Baba

                                                            Pirro... mendoj se ke shume arsyetim ne komentin tuaj.. Respekte!

                                                          2. E
                                                            Ermal

                                                            Trembet se eshte plak, pune pleqerie.

                                                            Lini një Përgjigje