Si Berisha po menaxhon gënjeshtrat e veta kundër sanksioneve të SHBA ndaj tij dhe Familjes 

8 Prill 2022, 18:00Editorial Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të harrojë gjyqin e pahapur në Francë kundër sekretarit Blinken, me të cilin gënjeu demokratët, sapo hyri në listën e sanksioneve vitin që shkoi. 

Ai u tha sot gazetarëve, se gjyqi në Paris nuk hapet, pasi sekretari Blinken ka shumë pushtet. Pra ai ua shpjegon gënjeshtrën e tij për gjyqin në Paris, me detajet e sistemit të korruptuar gjyqësor në Shqipëri.

Gjyqtarin e Parisit e përfytyron si Gjin Gjoni, prokurorin si Prel Martini, ndërsa sekretarin Blinken në SHBA, me pushtet në Paris, sikur të ishte ky vetë president, kur kishte Prelën dhe Gjinin në kupolë të drejtësisë.

Dhe meqë ky i komandonte ata, aludimi është se dhe sekretari Blinken merr presidentin Macron në telefon dhe ky i fundit u thotë atyre “kujdes me sekretarin Blinken”. Dhe kështu ndaj nuk hapet gjyqi.

Në fakt Sali Berisha nuk ka hapur ndonjë gjyq në Francë. Ai po ashtu e di mirë, që nuk mund të ketë një gjyq në Francë kundër sekretarit të Shtetit të SHBA, për një qytetar shqiptar që është përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA.

E ka ditur këtë qysh në fillim, por dy ditë pas sanksioneve ai e shpiku këtë skemë me shpejtësi, për të shmangur rrënimin në sytë e mbështetësve të vet.

Meqë të gjithë filluan ta shikojnë si familje kriminale dhe të rrënuar ndërkombëtarisht, Sali Berisha shpiku dërgimin e një padie në Francë, për të pasur një argument fals se gjoja po bënte betejë ligjore me SHBA.

Kjo gjë vlente deri më 9 shtator.

Kur pasojat e sanksioneve ndaj tij dhe familjes së tij u konkretizuan dhe brenda PD, duke e përjashtuar atë nga Grupi Parlamentar, atëherë ai nuk kishte më nevojë për shpikjen e gjyqit në Francë, pasi gjeti një armik të ri, dhe ky ishte Lulzim Basha. 

Pas 9 shtatorit beteja e tij me SHBA nuk bazohej më tek “gjyqi në Paris”, por tek “besëpreri” Lulzim Basha, me të cilin gjithsesi e kishte betejën dhe më të lehtë pasi maskonte betejën kundër SHBA me inatet e demokratëve kundër Bashës.

Tani që dhe kjo betejë përfundoi, Sali Berishës i ka mbetur letra që ka dërguar në Paris si varr i hapur që nuk di si ta mbyllë. Realisht nuk i duhet më, se i duhej për emergjencë pas 19 majit, ngaqë nuk dinte si t’i gënjente mbështetësit e vet.

Pas 9 shtatorit, kur e gjeti armikun që i duhej, ai nuk ka më nevojë për gjyqin e Parisit. Tani që dhe armiku i radhës u konsumua dhe Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD, Berisha po përpiqet të mbulojë gënjeshtrën e parë që shpiku.

Dhe po ua shpjegon shqiptarëve, jo siç është e vërteta e shpikjes së një gjyqi që nuk po hapet kurrë, por me konceptet me të cilat ai kontrollon sistemin gjyqësor në Shqipëri. 

Në fakt, sekretari Blinken kam frikë se akoma nuk di që Sali Berisha ka postuar një letër në Francë dhe akoma më tej, as i shkon mendja të pyesë se çfarë bëhet me atë letër.

Vetë Berisha e ka shpikur këtë histori kur nuk kishte me se të gënjente turmat kundër SHBA. Tani ka arritur të krijojë një frymë të fortë anti-amerikane brenda PD për hallin e tij dhe nuk i hyn më në punë gjykata në Francë. Problemi i tij tani është si të menaxhoj frymën anti-amerikane që ka krijuar për hallin e tij brenda PD.

Gënjeshtra e tij e dytë, “besëpreri” Lulzim Basha mori fund dhe tani ai po vuan pasojat e dy gënjeshtrave kundër SHBA, gjyqin e shpikur ndaj sekretarit Blinken dhe armikun e shpikur Lulzim Basha, që të sfidonte SHBA.

E vetmja fitore që arriti është fryma anti-amerikane brenda PD, që deri tani ishte ëndrra e tij, dhe tani do të kthehet në varrin e tij, pasi duke u përpjekur të përdorë llumin e PD, si talibanë kundër SHBA, tani nuk bën dot asnjë hap pas. Tani nuk as si të gënjejë për gjyqin ë Francë dhe as si të bashkohet me Lulzim Bashën. 

Dhe për t’u mbushur mendjen demokratëve pse nuk po fitojnë dhe në Francë, siç fituan zgjedhjet në Vorë, u tregon se sekretari Blinken është në pushtet dhe ata pastaj e kuptojnë vetë, se u kujtohet Berisha kur ishte në pushtet, se çfarë u bënte gjykatësve.

20 Komente

  1. A
    Arber iliri

    Këto të gjitha janë aktivitet kriminal.Në një shtet proamerikan si Shqipëria është aktivitet kriminal antikushtetues.Krimet e freskëta të Saliut.Shtrëngo bithën Sali.

    1. S
      Skypion

      Ajo qe, me shume se cdo gje tjeter, ka shfazuar kundershtaret e doktor Berishes, eshte akti i hedhjes ne gjyq te Sekretarit te Shtetit. Kete fenomen te cuditshem e kam vene re qe ne momentet e para, kur Berisha njoftoi publikisht se e kishte ndermarre kete akt. Ne kete reagim kishte habi dhe shtangie, respekt te ndrojtur dhe admirim te fshehte, mllef dhe urrejtje ne te njejten kohe. Perzierja e te gjithe ketyre sentimenteve te kunderta, e bente reagimin te ishte nje fenomen dhe po ashtu i jepte cuditshmerine atij. Po si ka mundesi?! Si guxon ky (Saliu) te hedhe ne gjyq Sekretarin e Shtetit?! - Ishin pyetjet qe lexoheshin ne reagimet e para. Kundershtaret e doktorit, mund te jene gjithcka e lige, dhe qe jane natyrisht, por vetem budallenj qe nuk jane. Ata shume shpejt e kuptuan se pyetje te tilla tradhetonin, hic me shume e hic me pak, por admirimin e fshehte per aktin e paprecedente dhe te guximshem. Prandaj, bene ata qe bejne te gjithe ata qe duan te fshehin sentimentet e tyre te verteta: e mohuan ate! Duke mohuar vertetesine e aktit te hedhjes ne gjyq, ata donin te mohonin respektin e fshehte qe kishin per kete akt dhe qe i turperonte para te gjitheve, meqenese ai qe e kishte bere kete akt, ishte nje individ me emrin Sali Berisha. As ne persiatjet e tyre me perverse, nuk do ta kishin imagjinuar se do te vinte nje dite, qe te shprehnin nderim dhe respekt per doktorin; dhe nderim me te madh dhe me te vertete, se ai qe ke ne heshtje, jo te shprehur, por ne zemren dhe mendjen tende, nuk ka; kjo dihet. Si habia e fillimit ndaj aktit te paprecedente te Berishes, ashtu edhe reagimi mohues mepas ndaj tij, nxjerr ne pah edhe mungesen e tyre te karakterit, zvetenimin, denatyrimin, c'njerezimin e tyre si specimen njerezor. Kur shpreh habi, dhe thua si guxon qe dikush te beje nje gje, domethene se ti vete natyrisht qe nuk mund ta beje nje gje te tille. Keta lloj njerezish nuk ia kane idene se cdo te thote dinjitet, burreri; sepse jane qenie amorfe, pa shtylle kurrizore, pa cipe, pa seder, pa din e iman; edepseze, sojseze e hajerseze - edhe pse turqishte, jane fjale te kuptueshme per ta, se i kane te misheruara; burreri dhe dinjitet - edhe pse shqipe, jane fjale te huaja dhe te pakuptueshme per ta. Gjithsesi, per te gjithe ata qe kembengulin me shejtanbudallallek ne kete taktiken e mohimit, une u jap vetem nje argument logjik shume te thjeshte: vete akti i hedhjes ne gjyq, qe Sali Berisha i ka bere Sekretarit te Shtetit, mjafton ne vetvete, pavaresisht ecurise se procesit gjyqesor. Per te thene shkoqur: e keqja, le ta themi keshtu, eshte bere tashme. Per ta thene me shqip akoma: Sali Berisha e ka thene fjalen e fundit te paren. Keshtuqe cdo qe thuhet ne lidhje me mohimin e tij eshte totalisht jologjik, krejt i pakuptimte dhe absolutisht i pavlere. Pervec nje gjeje... qe na jep kenaqesine te zbavitemi me spektaklin e mllef-urrejtjes se shprehur dhe nderim-respektit te ndrojtur, qe na dhuron ky episod i teatrit me absurd politik qe eshte pare ndonjehere: ai i nje horde te pamase kunder nje njeriu te vetem.

      1. F
        Futja pordhes

        Kur te jeme me pushime do ta lexoje cfare ke shkruar pasi nuk dua te humbase kohe .

        1. S
          Shkullaku Uturaku

          O Qim Peka ik se te ka hup dhia n mal!!! O pall me formeza gamori! Ngordhi Sali Shelqere Vuk Karagjiq

            1. B
              Balo

              Kërko falje për injorancën e Saliut!

              1. O
                Opq.

                Paska dalë Grifsha në mbrojtje anonime????

            2. R
              Referendum per arrestimin e koleres sali

              Ky malok komunist qe e shpetoi enveri nga ruajtja e dhive,kujton se kudo ka gjin gjona... Ky kriminel cfardo te bej e cfardo te thote,trushplaret e tij e besojne dhe e marin per demokrat,dhe ka akoma qe besojne se ky komunist i ndyre ka permbys soc dhe eshte antikomunist.... Dhe ka edhe nga ata te persekutuarit qe i shkojne mbrapa ketij persekutori dallkauk te te gjitha kohrave. Mos te kishte qene ne krye ky kriminel,Shqiperia do te ishte nje vend ku mund te jetohej si njeri,dhe jo nen tmerrin e ceceneve qe pushtuan tokat e i dhjene qytetet

              1. A
                Azizi nga Gjermania

                Mbase Saliu e haroi gjyqin kunder Blinken po ishalla dhe ma do mendja nuk haron Blinken dhe te kemi fatin ta shofim Salen bashke me Lefterin e etj.

                1. B
                  Bubuzhel Berati

                  Saliu eshte budalla po me budallenje jane ata qe meren me Saliun . Une kam 31 vjet qe jetoje ne France dhe jam shtetas français dhe i njohe mire ligjet . Si mundet nje shtetas i huaje qe nuk eshte résident ne France me corresponde padite nje shtete tjeter eshte me shume se stupidité vetem Saliu Fevziu Shkullaku Cani e besone . Ligji eshte : Kur ke probleme shkone ne polici tregone adresen , carte identité dhe cfare te ka ndodhur .ke dy gjykata ( tribunal de paix dhe tribunal correctionnel) njera eshte per denim jo burge tjetra eshte per denim burge . Mbasi polici mere déclaration e dergone ne gjykate ku prokurori vendose ( non lieu ) do te thote nuk shkone me teje ose e dergone ne gjykate por perseri ndahet ne tribunal paix apo correctionnelle dhe zgjate minimumi dy deri tre vjet per te dale ne gjyqe . Ndersa historia e Berrishes eshte thjeshte per te genjyere shpellaret pasi nuk eshte shtetas français dhe drejtesia française eshte ne sherbime te ressortissants français jo atyre Shqiptare . Berrisha ka genjyere gjithe kohen qorrat kane besuar

                  1. x
                    xheJ. eN. Bi.

                    Skypion ...ha ha ha ,shiko sa " largpamës " që je !!! Në datën 28 Mars ke komentuarsa ç' burrë shteti është Dr. Adhamudhi ...po tani ç' do na thuash ? I ke ngjarë Dr.Adhamudhit dhe do gjesh edhe ti ndonjë gënjeshtër. " Historia politike e Shqiperise nuk njeh rast te dyte, qe me krijimin e shtetit shqiptar; eshte rast i paprecedente. E gjithe kjo fillon me hedhjen ne gjyq te Sekretarit te Shtetit. Une e mbaj mend mire habine e pergjithshme qe shkaktoi kjo levizje e papare dhe e padegjuar kurre me pare; nuk ishte e veshtire, qe ne hutimin e tyre ne heshtje, te mo shihje edhe njefare respekti tek kundershtaret e tij, qe vetem pak ore me pare i qene gezuar shpalljes nongrata. Duke hedhur ne gjyq nje nder njerezit me te fuqishem ne planet, Sali Berisha tha fjalen e fundit, e kesisoji u mbylli paraprakisht gojen te gjithe atyre qe mund te spekulonin per pazare qe mund te na bekesh per te negociuar nongraten; me kete levizje spektakolare dhe te paprecedente, nuk ka kuptim as logjike asnjelloj hipoteze ne kete drejtim; te gjitha behen nul. Fjalen e fundit e tha te paren ". Skypion ,si thua bëhen nuuuul ,nuk besojë.

                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Vëmendja e Berishës është tek pushtimi i strukturave të partisë së "rithemelimit", emërimin e "besmbajtësve" për t'a emëruar Kryetar!! Në të njëjtën kohë shtyu mbajtjen e kongresit përtej atij socialist. Berisha kërkon që me anën e një pakicë të dhunëshme të duket se ka mbështetjen absolute.

                      1. l
                        lenci bira

                        Terroristi salih osman bin laden per deri sa Arben kraja eshte komshi i tij ne xhirin e lalezit dhe deshmit dhe krimet e berishes i ka futur thelle ne syrtar keti terroristi nuk i hyne xhemb ne kemb populli duhet te ngrihet ne protesta para godines SPAK per te eleminuar keta kriminel dhe meshire per 40 polic qe kerkojne buken e femijve Mero Baze bravo o legjend e pnes

                        1. R
                          Roçkodani

                          OOO salih shiqere karaxhici i viqidolit, po shtrengohet laku, nje dite kur te vesh ne hapsane do te te futin nje hu te trashe ne bythe qe te shohesh vdekjen me sy hapur e karmesyze

                          1. E
                            Emiljano

                            Cfare gjyqi o Mero,talebaneve te vet u tregon perralla me mbret dhe jane ne rregull ata.Ja shiko mulin dhe imagjino inteligjencen e ceceneve qe i lepihen nga pas

                            1. T
                              TNT

                              Tamam llumi i PD talebane qe i dhane voten dhe besen dhe tashme I kane shpallur lufte Amerikes dhe po mbajne peng opoziten e corroditur qe te vjen keq kur e shikon si eshte katandisur. Ky Plak i keq qe ju tregon Perralla llumit si dikur Hoxha kooperativisteve se ka fituar ndaj Partis Socialiste ne 1992 dhe fitoren ja dedikon vetes, ne ate vit te larget kur Ky akoma vinte era shurres Hysni Kapos qe mbante ne xhep, ky eshte fundi botes…

                              1. D
                                Dardan

                                Ne qofte se SPAK nuk do te mbeshtese SHBA-ne per t'i faktuar 38 akuzat publike qe i jane bere Sali Berishes nga shtypi dhe media vizive, ne kot flasin dhe kot shkruajme...

                                1. A
                                  Avokati i Saliut ne france

                                  Prisni se nuk keni pare asgje akoma.Gallata sa ka filluar. Foltorja do behet gaztorja.

                                  1. L
                                    Labi

                                    „FOLTORJA DO BEHET GAZTORJA“ Ne fakt keshtu e mendoi edhe Merua me ngjelen frrokun e patat, edhe preçi me disa anal-ciste te tjere. Biles aq te sigurt ishin saqe I jepnin zemer edhe Lulit te shkrete qe ne bashkpunim me kimeten e moren ne qafe duke e bere Megakllounin e politikes shqiptare. Tani merua me ata soj njerezish qe permenda me lart vazhdojne te karikojne tifozet. Do shofim deri kure??

                                    1. 9
                                      91G

                                      Sic ke pseudonimin je lab i perkthyer ndryshe trim dhe i zgjuar. Sa per Meron lere mos e pyet sahan ....esi i peshtire nuk ja vlen . Nderime per laberine

                                    Lini një Përgjigje