Kanabis i licensuar apo legalizuar? 

7 Prill 2022, 20:39Editorial Mero Baze

 

Kryeministri Edi Rama ka provokuar një debat, i cili nuk ka lidhje me legalizimin e kanabisit. Pohimi i tij se do të lejojmë dhe licensojmë prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, është tërësisht i ndryshëm në thelb dhe në dukje, nga ai proces që quhet legalizimi i kanabisit.

Ajo që tha Edi Rama ka të bëjë me licensimin e disa kompanive të specializuara që prodhojnë kanabis në ferma të mbyllura dhe të certifikuara, për qëllime eksporti legal për industrinë farmaceutike. Aktualisht në rajon këtë e bën prej disa vitesh Maqedonia e Veriut, madje disa nga kompanitë janë nga Shqipëria.

Kjo nuk ka të bëjë fare me legalizimin e kanabisit.

Legalizimi i kanabisit, është ai që ndodh në shumë shtete të SHBA apo në Holandë, ku konsumimi i kanabisit është dekriminalizuar dhe ai shitet në farmaci për përdoruesit.

Ky është lejimi i përdorimit publik të kanabisit. Kjo që po propozon Edi Rama është një degë e re e ekonomisë së specializuar për prodhimin e tij dhe nuk ka asnjë lidhje me legalizimin.

Në Maqedoni, ku po aplikohet prej gati pesë vitesh, nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm. Madje disa kontraktues shqiptarë kanë dështuar në investimin e tyre, për shkak të kërkesave të forta të tregut ndërkombëtar dhe dështimit në standardet e kërkuara.

Në këtë drejtim, nuk ka vend për debate rreth legalizimit të kanabisit, pasi nuk jemi ende para një propozimi të tillë. I vetmi debat që vlen të bëhet, është nëse ekziston mundësia për një treg të sigurtë para se të prodhohet nga kompanitë që duhet të investojnë miliona në këtë industri, pasi duhet ta prodhojnë në kushtet e serave të mbyllura dhe me ndriçim artificial, çka nënkupton dhe harxhim energjie.

Debatet e provokuara me këtë rast, janë ose nga keqkuptimi, ose nga "paniku” që po u marrin punën. Debati real, ai për legalizimin e kanabisit si produkt në tregun shqiptar dhe dekriminalizmin e tij, është debat real dhe mbart plot rreziqe për shoqëri të vogla si e jona, dhe me një pritshmëri të lartë fitimi nga kjo industri e ndaluar.

Shqipëria nuk është ende gati as për këtë debat dhe as për legalizimin e tij. Kjo që propozon Edi Rama, është thjesht licensim prodhimi i standardizuar, me një sistem të rrepte regjimi doganor dhe nuk ka lidhje as me legalizimin dhe as me tregun e lirë të kanabisit. Është thjeshtë një degë e ekonomisë së mallrave të akcizës, që mbikëqyret rreptësishtë nga shteti dhe nuk ka punë me qytetarët. 

Fakti që qeveria dëgjon debate për legalizimin e kanabisit dhe bën sikur e ka mendjen, duket më shumë si një fushatë tinëzare për të marrë opinionin e kundërshtarëve të legalizimit, që nuk e ka propozuar ende, ose një provokim i atyre qe e ëndërrojnë. 

23 Komente

  1. A
    A

    I mbaroi punet e tjera qeveria dhe tani i erdhi radha kanabisit. Apo ku ta ve une e ku pjerdh ti.

    1. A
      Aron

      Kjo do te behet nje pjese tjeter e ekonomise, nuk prish pune.

      1. Z
        Zagali

        I lumt bytha qe e bene kete.

      2. R
        Remo Cërrunja

        Kjo puna e kanabisit, që ngrihet tek ne në Shqipëri, në këto momente, është si puna e këngës së BREGOVIÇIT që refreni thotë. NE SIJAMO KURVE, TUKE SIJAMO PROSTITUTKE që në shqip, i thonë NUK JEMI KURVA, JEMI PROSTITUTA.

        1. R
          Remo bolja

          Ti qenke pede motren prostitute po ne nuk jemi si oooo ujku Cerrikut

        2. A
          Ariu

          Ka nje te drejt ne ate qe thua. Kanabisi mjeksor eshte kanabis me norma te ulta Thc. Eshte si te shesesh birre me 0.5% alkool. :) Nese arijne ta kultivojne ka nje kerkese te madhe per kete lloj kanabisi, jo vetem per konsum por edhe per nenprodukte, sidomos ne fushen e kozmetikes. Ia vlen ta provosh.

          1. k
            kthhh

            Nuk e di se per c'fare legalizimi e ka fjalen Rama por nqs ndonje dite qeverite Shqiptare vendosin te legalizojne canabis per te gjithe popullsine, duhet ta dine qe studimet me te fundit shkencore tregojne qe Canbis demton mushkrite me shume se duhani. Long-term cannabis use damages lungs, but in a different way to tobacco. Prolonged cannabis use led to over-inflated lungs and increased the resistance to airflow to a greater extent than tobacco and may also impair the ability of the lungs to extract oxygen from the breath. https://www.eurekalert.org/news-releases/942244

            1. P
              Po

              Eshte legalizuar ne shume vende te botes dhe pothuajse cdo vende ne Evrope e ka te legalizuar per mjekesine.. e kane legalizuar ne disa vende dhe per perdorim vetjak por te gjitha masat kane sjelle shume pak benefite per shendetin e njerezve. Kujt do ja shes shqiperia kanabisin per mjekesine apo per kozmetik? Cilit shtet? Eshte e gjitha nje budallek dhe do deshtoj si nisme. Por fatkeqesisht ata qe duhet te flasin si pershembull mjeket dhe psikologet nuk i pyet kush dhe na del Rama na ben gjithologun per te gjitha. E gjitha kjo behet per te hap pikat e basteve, po testohet opinioni publik.

            2. Z
              ZHEJI koke pa lari

              Nuk kultivohet ne sera o Mero po ne tok te hapur dhe korret me autokombajne kam pare emisione te kanali France 2 per kultivimin e canabisit médical ne Zvicer . Si eshte si biznes kuptohet nese gjene trege eshte fitimprures edhe deget e bimes perdoren si isolation ne makina nese nuk vjene trege ekonomi tregu falimentone . Per mua duhet legalizuar consultation Shqiperia vende turistik cannabis = me shume turiste .

              1. L
                Legalize it, don’t criticize it!

                Ja ke fut kot Mero fatkeqsisht! Duhet legalizim dhe dekriminalizim total. Mjaft I mbyllem syte duke i sherbyer indirekt trafikanteve, “biznesmeneve” dhe politikajve tane idiote. Shqiperia komuniste e ka filluar sistemin ilegal te prodhimit dhe perpunimit me destinacion Zvicren qe ne mes te vite e 70 permes dhomes se tregtise nga ku rrodhi gjithe kjo ekspertize jo vetem ne prodhim/ perpunim por edhe ne shperndarjen ne kontinent permes Italise njekohesisht me trafikun e cigareve. Legalizimi dhe dekriminalizimi jane e vetmja zgjjdhje për t’ja shkulur kete “kompetence” nga tregu i piset i biznes media politikes duke e kthyer ne nje te mire publike.

                1. P
                  Po

                  Eshte nje debilellek personal i Rames qe shpesh here del me ndonje lajthitje te tille. Kanabisi per mjeksine eshte shume i ekzagjeruar, e para nuk edhe aq efikas apo i kerkuar nga mjekesia.. plus qe ne shume vende te botes po legalizohet per perdorim por edhe kjo nisme ka sjelle shume pak benefite reale mjekesise pasi demtimet qe sjell ne tru kanabisi si depresionin apo skicofrenin mbulojne me disa here benefited. Po i bie kanabisit qe te degjojne bastet.. pra, mendoj se po bejne plane te rihapin pirate e basteve.

                  1. P
                    Po babali i pd

                    Po... pse je kaq i zgjuar kujt i ke ngjare babit apo mamit . Je si nastradini apo je nastradin .. zbrit se te vrava hip se te vrava . Qeveria legalizon dhe thuhet bravo cfare jane keto filozofi ju te jeni kaq te zgjuar nuk i shkoni psiko- kriminelit ne foltore nevojtore po bolle bete profi kur nuk dini as alfabetin rrota karri

                    1. P
                      Po

                      Te ka lene me pasoja ne tru kanabisi po mos pi shume, shikon kara kudo. Nuk jemi te gjithe si Koco Kokdhimi qe do kanabis per mjeksi apo si Fideli qe kerkon bastet hapur.. mesoje qe ka vite qe kanabisi eshte legalizuar per mjekesine ne Evrope.. Gjermania per shembull qe ne 2005 dhe vetem 300 veta e perdorin per kurim ne 70 milion Gjermane. Ik tani kap ndonje kar duke fluturuar.

                  2. U
                    Universi shprsa ime

                    Legalizim pa kushte, cilsin ta kontrolloj shteti po desh e ti vej tax të arsyedhme. Let investoi shteti në laboratore e ja blejn fshatarit.

                    1. S
                      Skypion

                      Nepermjet shpikjes perverse te te ashtuquajturit "Keshillimit Kombetar", Rama e ka ndare mendjen te mbaroje punet e me te pista. Kete te ashtuquajturin vullnet popullor, qe del nga ky i ashtuquajtur keshillim kombetar, Rama po e perdor si kapak per te mbuluar gropen e tij te qenefit gjigand korruptiv. Te gjitha ato punet qe permend ne pyetesorin e tij jane te pista; njera me e piste se tjetra. Meqe eshte rast, te marrim kete te kanabizimit. Tani, une shpesh, nese me keni vene re, me shume ne forme qortimi dashamires, qe behet ne rastet kur te dhimbset tjetri dhe kerkon ta drejtosh ne rruge te mbare, perdor termin trushpelare apo trushkulur (nga propaganda) per socialistet e thjeshte mbeshtetes, qe jane edhe burimi i vertete i forces per kete pervers qe qeveris. E kam thene, e megjithate, edhe me trushpalari mes tyre, e kupton qe "legalizimi i kanabisit per qellime mjekesore" eshte nje thjeshte nje eufemizem; dhe nese nuk e kupton tamam sic eshte, ka njefare ideje te vagullt te tij gjithsesi. Sa i qarte dhe i kuptueshem ky eufemizem, po aq fyes eshte. Si gjithmone, kur kemi te bejme me keto iderat e Rames, ka dicka shume perverse ketu: kemi ministrin me te suksesshem socialist, te cilesuar prej tij keshtu, ne burg pikerisht per kanabizimin e Shqiperise. Ai e beri ne forme ilegale; pra beri nje krim. Shefi i tij, Rama, don ta beje ne forme legale...! Shkurt, aq pervers eshte ky njeri sa edhe vete krimin don ta pervertitoje! Por, kjo ka edhe anen e vet serioze, sepse tradheton qellimin qe ka patur qe ne fillim fare te kanabizimit te vendit, te kthimit te tij ne nje plantacion droge ( propaganda e felliqur me Lazaratin, ishte pikerisht ne funksion te ketij qellimi). Nuk po flas per efektet te tmerrshme qe do te kete nese kjo menxyre realizohet, sepse jane thene e sterthene kaq here. Pervec kanabizimit, sic e thame, jane edhe punet e tjera te pista, qe do te kryeje Rama me kete "vullnetin e popullit". Prandaj, duhet nje mobilizim i pergjithshem per ta ndalur kete monster. Pergjegjesine me te madhe per kete e ka opozita, pjesa me e rendesishme e saj, PD-ja; ndaj, duhet sa me shpejt rivenie ne pune e ketij organizmi; "kolaudimet" demokratike presin ( aq me teper qe vete ato kerkojne kohe); duhet levizur shume shpejt; per fat te mire, ne krye te saj eshte rikthyer doktor Berisha, energjia e te cilit eshte e vetmja force per momentin qe mund ta vere ne levizje makinerine e opozites. Tashme, ai ka pergjegjesine e organizimit te protestave masive dhe te fuqishme popullore; dhe keto duhet te nisin sa me shpejt.

                      1. S
                        Skypion

                        Ja dhe skypion byrek me gjize na kenaqi me kriminelin Berrisha .

                        1. x
                          xheJ. eN. Bi.

                          Skypion ... Nuk kishe " humor" në këtë koment dhe nuk u gajasëm fare. Vetëm më pëlqeu se je kaq zemërgjër sa i bën Ramës oponencë dashamirëse. Në fillim mu duk se adresoheshe te Dr. Adhamudhi ,po kur e lexova prap kuptova se e kishe për veten tënde dhe këtu qesha pak se thash ,sa i ngjan Dr. Adhamudhit.

                        2. T
                          Titi

                          NJE INDUSTRI E KONTROLLUAR RREPTE NGA QEVERIA THOTE MERUA.HA HA HA.SA QESHARAK JE BERE O DEREZI.AS KUR LEPIJE B...E SALIUT NUK ISHE NE KETE NIVEL.

                          1. m
                            mirela

                            Na duhej ky spjegim, sepse si argument ka qene dhe mbetet objekt interesi, prodhimi, legalizimi apo edhe lincensimi. Gjithesesi perfitoj nga sa me lart thuhet ne shkrime, te ofrohem per te interesuarit, kam ne pronesi mbi 250 ha toke. flm

                            1. a
                              asd

                              Legalizimi dhe Licensimi i Kanabisit, eshte e njejta gje ne Shqiperi. Justifikimi se keto terma jane te ndryshem dhe shembujt nga SHBA, jane pavend. Eshte njelloj sikur ne Shqiperi te benin nje ligj ku te lejohej ndertimi i paligjshem "vetem per familjet ne nevoje".

                              1. I
                                I juaji Edi Rama

                                Pyetja qe do me sillte vemendjen e mbi 2 milion shqiptareve : A e po e shtyni dot o njerez muajin me keto rroga e pensione qe merrni ? (As e mendoj ta bej ndonjehere kete gabim ta hedh per "Keshillim" kete Bombe)

                                1. P
                                  Patronazhisti

                                  Shihni ëndra me syhapur o dele bashkëkombase. Edvini e ka krijuar kartelin e hashashit me kohë. Tashmë po e legalizon dhe perqendron ne nje dore. Te tijën. Qëllimi ështe I qarte. Duhen lekë për te mbajtur pushtetin. Dhe ai po kthen financimin kriminal te pushtetit te tij, ne nje skemë " legale" . Keni degjuar ndonjhere te flase per shifra dhe ekonomi !? Kurrë!! Per pushtetin absolut te tij monist po, flet 24 ore ne dite. Kanabisi eshte bisnes privat I tij. Askush ska per tja pare hajrin. Vetem ai qe kthehet ne nje perbindesh me pushtet absolut.

                                  1. U
                                    USA

                                    canabis po legalizohet ne gjithe boten dhe kjo eshte dicka e mire pasi jane mbushur burgjet neper bote me njerez qe jane kapur me nje cigare hashash plus kjo industri ka fitime kolosale te cilat do ndihmojne ekonomine shqiptare Shume shtete ne USA po e legalizojne po ashtu dhe ne europe Sigurisht duhet te jete e kontrolluar nga shteti dhe jo si Lazarati i primitivit Berisha

                                    Lini një Përgjigje