Kotësia e platformave, rrotull gropës septike të Berishës 

15 Prill 2022, 17:59Editorial Mero Baze

 
Brenda grupit parlamentar të demokratëve ka nisur një garë kush të ofrojë platformën më të mirë për tu “bashkuar”. Të gjithë ata që paraqesin platforma nga ana e Berishës, bëjnë “lëshime” por duan Berishën kryetar. Të gjithë të tjerët që nuk janë me Berishën, bëjnë dhe ata “lëshime” por jo për Berishën. Pra siç shikohet dhe nga “platformat”, problemi nuk është PD por Berisha. 
Çdo propozim rrëzohet pikërisht për shkak të Berishës. Kësisoj ato nuk vlejnë si propozime për të bashkuar PD, por si propozime për të zgjidhur hallin e Berishës. 
Si të tilla janë të kota, pasi Berisha i merr vet vendimet për vete në raport me PD. E vetmja gjë që vlen është që dhe të tjerët ti marrin vet vendimet në raport me Berishën. 
Në këtë pikë I vetmi pozicionim apo debat publik është nëse dikush pranon të rrije me Berishën në një parti apo jo. Të tjerat janë debate pa vlerë për shumë arsye. 
Arsyeja e parë është se tani nuk jemi më 9 Shtator, kur beteja e Berishës për tu rikthyer në PD maskohej pas luftës ndaj Bashës e më pas ndaj “demokratizimit” të PD. Tani jemi të qartë që beteja ndaj Bashës ishte maskim i betejës kundër SHBA dhe “demokratizimi” I PD ishte shtegu që Berisha kërkonte të hapte për tu rikthyer në krye të saj. Ky iluzion tani ka vdekur. Edhe ata që e mbështetën Berishën po e shikojnë që ai u tall me ta për çdo gjë, përveç qëllimit të tij për tu rikthyer me çdo mjet në krye të PD. 
Arsyeja e dytë pse debati duhet mbajtur vetëm rreth qëndrimit ndaj Berishës ka të bëjë me faktin se ardhja e tij në krye të PD e bën atë një parti humbëse, të izoluar dhe një regres dhe për imazhin e Shqipërisë. Iluzioni se Berisha do amnistohet nga SHBA nëse ngjitet në krye të PD, është një gënjeshtër dhe më e trashë, por dhe më rrezikshme se gënjeshtrat e fazës së parë, pasi kërkon t'i japë kohë Berishës sa të jetë gjallë, të lërë në pritje demokratët dhe kur të vdesë si “non grata”, pastaj të dëgjojnë shpjegimet e fëmijëve të tij, se ëndrra e tij do mbetet e gjallë dhe në botën tjetër. 
Arsyeja e tretë pse debati ka lidhje vetëm me Berishën është dhe kombëtar. Sali Berisha po bëhet një pol antiamerikanizmi në Shqipëri jo vetëm në kuptimin gjeopolitik, por dhe kuptimin elektoral, pasi po tërheq rreth vetes gjithë shtresat problematike të shoqërisë, që shikojnë tek politika e ndëshkimeve perëndimore një rrezik personal. Rrotull tij po mblidhen trafikantë, vrasës, zyrtarë të korruptuar dhe pa diskutim gjithë budallenjtë dhe të çmendurit e këtij vendi, për të cilët është një magjistar i vërtet. Ai është sot gropa septike më e madhe e vendit, duke tërhequr pas vetes jo më demokratët e Shqipërisë por llumin e saj. Dhe kjo do të mjaftonte dhe si arsye. E vetme që brenda opozitës njerëzit të merrnin pozicion kundrejt atij dhe jo të harxhojnë kohën kot me platforma që bëjnë sikur duan të dalin nga rrethi vicioz. Nuk ka asgjë të paqartë brenda PD. Kush dëshiron të nënshtrohet duhet të pranojë Berishën, të tjerët duhet të shpëtojnë PD prej tij. 
 

18 Komente

  1. N
    Një qytetar

    Njëmijë herë e kemi thënë, tani në mënyrë sintetike po e thua për së fundi edhe ti zoti Mero, nuk mund të ekzistojë liria në një ambient ku gjallon Berisha. Flasim kur dhe vetëm është ai prezente, jo më të drejtojë, siç e duan llumi politiko shoqëror në krye të PD-së.

    1. V
      Vranakonti

      Bravo zoti Mero.Sa bukur i ke thene ca fjale. Rrotull Berishes po mblidhen trafikant,vrases,zyrtar te korruptuar.....budallenj dhe te çmendurit e ketij vendi. ....Ai eshte gropa septike me e madhe e vendit.......duke hequr pas vetes llumin e saj. Me kete shprehje te madhe, gjithsecili duhet t'a kuptoi se pseudodemokratet po i shkojn pas Saliu si dhit e zgjebosura dhe po bjen ne goropen septike (mutit) brenda dhe po qelbin gjithe dynjan.

    2. B
      Bajrami

      Grope Septik, shqip GROPE MUTI.

      1. K
        Keto cudira ndodhin te partia ceceneve

        Pune e mire e usa ,shpallen non grata saliun qe te hiqnin qafe lulashin.... Dikush atje ne uashington po ben punen e vampirit qe ata e krijuan ne keto 30 vjet.. Edhe spakun e krijuan qe te mbroj saliun me hajdutet e tij qe kane vrare,shkatrruar e vjedhur ne keto 30 vjet dhe asnje i fajsuar e jo i arrestuar... Keta horra ne bashkeveprim me ambasadoret amerikan,"burra shteti" e "ylli ne ngjitje"po tallen me kete popull dhe po luajne loj luftash si kalamanjte e lagjes. Horrat e drejtesis bejne sikur presin fakte nga usa per saliun qe faktet jane mal,arrestojne njerzit e rames per nje arke peshk... Sali krimineli ulurin kunder spakut dhe thote se e ka kap rama... Ironia e jetes rama kapi spakun per te arrestuar njerzit e vet... Rama lobon me sorosin per te nxjer non grata njerzit e vet qe nga doshi gjushi e qifja

        1. L
          Lenci bira

          Salih osman bin laden ngelet nje terrorist i shqiptaris dhe vete PD Pa humbur ky kamikaz qe ka varros qe ne 1992 30 mij persona vendi nuk ka qetesin pra per momentin jemi ne rolin e ukraines qe po nuk iki putini lufta vazhdon Ky terrorist i damkosur nuk iken pa e fundosur shqiperine sepse ka ne krah drejtusin e SPAK ARBEN KRAJEN

          1. x
            xheJ. eN. Bi.

            Po del profecia e Z. Namik Hoti ,se maloku nuk zbret nga kali po nuk e vrave. Vetëm se këtë profeci duhet ta realizojnë shqiptarët jo në anën figurative po në realitet. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ata që janë në gjak me Dr. Adhamudh Bërishën.

            1. D
              Dardan

              Kush ta vrase Perbindeshin e Vicidolit, Arben Llalla i SPAK-ut, Ed Mafishja, apo Taulant Blla-blla-blla-ja?!

            2. T
              Taulant

              Nuk shkruajte nje fjale per demin qe i beri imzhit te vendit sjellja pa edukate e KM ne avionin e Lufthanses. Eshte publikuar ne shume gazeta Gjermane deklarate e shefit te Luftahanses per thyerjen e rregullave prej Rames. Shume Shqiptare qe udhetojn ne Evrope do perjetojn kontrolle me te rrepta tani. Lufthansa tregoj kultur me faljen qe i kerkoj KM per ngjarjen sepse punonjesit e saj u treguan pak te rrepte. Por CEO-ja i Lufthanses e vleresoi si histori suksese zbritjen e KM-it Shqiptar dhe shoqerimin e tij ne nje pike policie te aeroportit. Ajo qe ndodhi ne valen e 4 te covidit me KM-in Shqiptar tregon qe Lufthansa do jete shume e ashper me mosmbajtesit e maskave ne avion .

              1. S
                Sok. Karaudhi

                O Taulant... Këtë që kërkon ti populli shprehet : fshati digjet dhe kurva krihet. Atë hall kanë shqiptarët se ç' bëri Lufthansa me Ramën. O ju kripça mëndjen o Tao...

                1. q
                  qytetar

                  Tao ! Grope septike eshte fjala e kulturuar per Gropen e Mutit.

                2. x
                  xhoxhi

                  Të gjitha këto që dëgjojmë për Sali maskaranë ndodhin se populli tregohet indiferent dhe ai bën çtë dojë.Po ti zinte rrugën populli dhe ta pështynte ai nuk do delte nga shtëpia.U nis me kriminelët për ti vënë zjarin ndërtesës tek lana dhe drejtësia e policia kanë frikë ti hedhin hekurat.Nuk e di çfarë më shumë duhet të bëjë ky maskara që të arestohet.Zhdukja e këtij njeriu do qetësojë shqiptarët.Ky njeri duhet izoluar nga çdo gjë jo sa del nga makina nga shtëpia apo nga ndërtesa tek Lana gjithë gazetarët rendin mbrapa ta intervistojnë.Nuk është turp kur ai flet broçkulla?Mirë intervistohet por pse transmentohet?32 vjet njeri më të poshtër nuk kam parë në këtë vënd.Arestimi do jetë suksesi i drejtësisë po u realizua dhe jo kur të ecë me karocë por një orë e më parë..

                  1. D
                    Drejtësia

                    I nderuar Editorial, Mbani parasysh ne analizen tuaj se: 1. Berisha nuk erdhi ne politike ne vitin 2022, por në vitin 1990. 2. Gropa Septike lidhet me Berishen dhe kjo grope eshte krijuar ne vitin 1990, sepse grumbulloi te gjithe vrasesit, hajdutet, imoralet - llumin e kohes. Jashte "Gropes Septike" por edhe jashte PD-se mbeten vetem demokratet e rraces historike shqiptare. 3. PD-ne nuk e sheron "bashkimi" apo "ndarja", por VETEM shkrirja e plote. 4. Shqiperine me opozite te djathte e ben dhe duhet ta beje VETEM e djathta historike shqiptare, ajo qe di c'eshte shenjteria e prones, ajo qe luftoi me forma nga me te ndryshme regjimin komunist dhe qe nuk u perlye me spiunllek, me vrasje, me kurveri, me hajdutllek, apo me veprimtari antikombetare. Shume e thjeshte, zoti Editorial.

                    1. A
                      Arber iliri

                      PD is dead.Krijoni një opozitë moderne pa Berishën and Co,Lulin, Faten,Dashin,Etj ,etj, bajgat si Noka,Paloka,Shehu,Vokshi, etj ,as duhen konsideruar,krijoni ambjetin modern demokratik në Shqipëri pa mbetjet e Sigurimit të Shtetit,UDB,ASFALISË,RUSISË,KINËS ETJ.Kjo është e mira për të ardhmen.Sali Berisha,Ilir Meta, e tjerë para Drejtësisë.Kjo është e mira e brezave të sotëm e të ardhëm shqiptare.Në të kundërt do të hamë bar dhe kos.

                      1. L
                        Lugu gjat

                        Fati e deshi ti shoim keshtu duke u kacafytur e zhgryer deri sa mbi hirin e mbetur te hidhen themelet e nje te djathte te shendetshme dhe konkuruse me te majten

                        1. A
                          Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                          NJOFTIM Komisioni për rithemelimin njofton të gjithë simpatizantët dhe përkrahësit e vet: Të dielën në orën 11.00 zhvillohet një mbledhje rutinë në selinë e PD-së. Në rendin e ditës: 1- Leksion në fushën e demokracisë(fjalën e rastit do ta mbajë Dr. Adhamuti) 2-Leksionn në fushën e antiagresionit( fjalën e rastit do ta mbajë Nul Moka) N.q.s. na delë koha,pasi Doktori është i angazhuar edhe me probleme të tjera të "pulitikës" botërore, mund të diskutohet edhe për virgjërinë në poltik!! Të gjithë mund të diskutojnë, Doktori vendos! Të mirëpritur janë veçanërisht trupi diplomatik i akredituar në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht ata "amerikonët", sovrani vendos!!!!! Ju falenderojmë për pjesëmarjen. PS: Për të knoq synin kana edhe zonjën Garo, në bash t'venit!????

                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                            Berisha pranon rreth vetes çdo njeri, që nuk është i vlefshëm, mjafton të ketë "maxhorancën". PD (rithemelimi)pranon se pa Berishën,nuk ka të djathtë, mjafton të thuhet se kanë falimentuar. Kultura politike enveriste nënkupton për të,ai dhe vetëm ai mbi të gjitha ! Gjithë grupi parlamentar i deputetëve të rinjë nuk pranojnë politikën skllavëruese të tij. Pse ? Sepse janë të pakorruptuar!

                            1. q
                              qeveria e (Gent) KAKAVE

                              Gropa me e madhe septike ne Shqiperi eshte qeveria Rama qe ka hedhur ne grope Ekonomine shqiptare per ta mbuluar me pas me Fukarallekun ane e mbane Shqiperise.

                              1. P
                                Pensionisti i Porcelanit

                                Berisha eshte Gomar. Pse do thoni ju? Sepse ai eshte republikan i lindur dhe Partine Republikane te Shqiperise, aleaten e Partise Republikane te Amerkes, e ka ne xhep, mjafton te coje ne SPAK Mediun !?

                                Lini një Përgjigje