Për kë bien kambanat e sanksioneve financiare të SHBA? 

11 Prill 2022, 19:00Editorial Mero Baze

Vendimi i Departamentit të Thesarit të SHBA për të përfshirë dy emra nga Shqipëria në listën e sanksioneve financiare, mes 7 emrave nga Ballkani, është një sinjal se SHBA nuk do të s'mbrapset nga qëndrimi i saj për të mbajtur larg politikës çdo faktor  financiar apo mediatik në rajon, që ajo e konsideron problematik për demokracinë.

Por nëse i hedh një sy listës së sotme ku janë 7 emra nga Ballkani, mund të konstatojmë disa veçori të reja të tyre.

Së pari, dy emrat nga Shqipëria, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi, janë profili më i ulët i emrave në rajon, sa i përket posteve publike, rëndësisë së tyre reale në jetën e vendit dhe cilësisë së lidhjeve të tyre me politikën dhe krimin.

Në këtë listë ku janë një ish- president, një ish- kryeministër dhe zyrtarë të lart të rëndësishëm në rajon, Rakipi dhe Ndroqi janë figurat me profil më të ulët politik dhe mediatik, por natyrisht të përdorur nga politika.

Aqif Rakipi është penalizuar më herët nga ligji i dekriminalizimit, kur ishte deputet i zgjedhur nga lista e koalicionit të Partisë Demokratike me PDIU më 2013, dhe rikthimi i fokusit tek ai, me sa duket vjen për dy angazhimet e tij të tërthorta politike, përdorimin e influencës së tij në zgjedhjen me vota popullore të djalit të tij në Qarkun e Tiranës dhe ndoshta më tepër akoma, tek përfshirja e tij në mbështetje të “Foltores” së Berishës prej vjeshtës së vitit të kaluar, deri më 6 mars.

Ky angazhim informal, por gjerësisht i pranuar si fuqi politike e tij, duket se ka qenë shtysa që ai të klasifikohet në listën e Departamentit të Thesarit. Nga pikëpamja financiare kjo nuk përbën ndonjë shqetësim serioz për të, pasi nuk është një biznesmen qe e ka fuqinë tek  bizneset e tij, jo aq domethënëse, se sa tek ndikimi që ka mbi komunitetin çam dhe aleancat politike problematike si ajo me Sali Berishën.

Për këtë arsye, më shumë se sa një ndëshkim për të, përfshirja e Rakipit në këtë listë është një paralajmërim serioz për të gjithë ata që e kanë marrë sfidën me SHBA për t’i dalë në krah Sali Berishës, si një sfidë personale. 

Rakipi ndoshta nuk do të ishte përfshirë në këtë listë sikur të kishte mbyllur tërheqjen e tij nga ndikimi në politikë, pas aksidentit që i ndodhi me ligjin e dekriminalizimit, i cili për hir të së vërtetës e penalizoi atë për një banalitet, në raport me politikanë që kishin kryer krike flagrante dhe janë në krye të shtetit, si Ilir Meta, Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë.

Nga ana tjetër, penalizimi i Ylli Ndroqit, si një pronar mediash me influenca kriminale, përbën një goditje simbolike, për ndikimin e medias në politikë për qëllime përfitimi, por nuk përbën shembullin më domethënës në këtë vend, ku mediat e mëdha, më me ndikim se ai, janë të shquara jo vetëm për ndikim, por për diktim të politikës dhe influencës kriminale . 

Akoma më flagrante është pikëpyetja mbi financimin e televizionit privat të familjes Berisha, nga djali i tij, që është në listën e sanksioneve të SHBA.  

Pra dhe në këtë rast, Ndroqi është shembull i ndëshkimit të një media ndërtuar nga një histori jo transparente financimi, dhe mbi të gjitha, e lidhur me aktorë politik që janë kundërshtarë të hapur të politikave të SHBA në vend, ku shquan presidenti Ilir Meta, por nuk është më i rëndësishmi i kësaj tipologjie. 

Pra në të dyja rastet SHBA duket se e ka mbajtur dorën në Shqipëri, më shumë për të paralajmëruar, se sa për të ndëshkuar. Është më shumë një kambanë alarmi për të vizatuar të ardhmen e keqe që mund të kenë medie, politikanë apo biznesmenë që ndërlidhen me faktorët politikë anti-perëndimor në Shqipëri, se sa një ndëshkim personal për ata që janë përfshirë në këtë listë. 

Por e vetmja gjë e rëndësishme në këtë histori, është sinjali se SHBA nuk kompleksohet nga karshillëku politik dhe kundërvënia e njerëzve të futur nën sanksione kundër saj, pasi ajo nuk ka diçka personale me këta individë, por ka një qasje parimore për standardet e demokracisë në rajon.

Fakti që në listë është ish- kryeministri i Maqedonisë, ish- shefi i shërbimit sekret apo ish- presidenti i Malit të Zi, është një sinjal më tepër për ata që përdorin imunitetin e posteve për t’u dukur si të paprekshëm.

Duhet të kuptojnë se vjen një ditë që nuk e kanë atë imunitet dhe nuk mund te bëjnë karshillëk, duke u fshehur pas imunitetit qe u jep te qenit përfaqësues të shtetit shqiptar. 

19 Komente

  1. N
    Një qytetar

    Këmbanat bien për tre vetë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, ose po të citonim Lulëzim Bashën, këmbanat bien për "Trekëndëshin e Bermudës".

    1. R
      RRUGICAT QË KËRKOJNË DIELL

      Këmbanat, po bien fort e fort, për Lulëzim BASHËN, jo vetëm NON GRATA, por po i vringëllijnë edhe BYZYLXKËT për të shkuar tek 7 PENXHERET E REÇIT, për rrugën e Kombit, për shitjen e Detit, etj, etj,. Këmbanat, po bien fort e fort, për arrestimin e DHENDERRUSHIT të Saliut, JAMARBËR MALLTEZIT, për vjedhjen e ish Klubit Partizani. Këmbanat, po bien fort e fort për arrestimin e djalit të Saliut, SHKËLZEN BERISHA, për GËRDECIN… Këmbanat po bien, AKOMA EDHE MË FORT për arrestimin e “të madhit” SALI SHIQERE BIRISHA, për 55 vepra penale të kryera në kurriz të këtijë populli. Këmbanat por bien, SHUMË SHUMË FORT, për ARESTIMIN e Ilir METËS me gjithë të shoqen MONIKA KRYEMADHI, për gjithë gamën e vjedhjeve që ka bërë, duke filluar me 700.000 eurot e Tan Priftit, CEZ-in, TAP-in,etj, etj…. Këmbanat bien për Fatmir MEDIUN, për GËRDECIN, dhe shitjet e tjera të pronave të ushtrisë…. Rradha është shumë e gjatë…..e të koorruptuarve dhe hajdutëve… Po SPAK-u, çbën ? SPAK-u tund derën, si të pa punë që janë, mbasi kontrollojnë vetëm kompjuterët në mëngjes, pijnë kafenë mbas një ore, këthehen në 12 në zyrë, shkojnë në tualet, më 14 shkojnë për drekë në ndonjë restorant ku u janë paguar dreka nga FAKIRËT, e në fund, mbaroi orari zyrtar, dhe shkojnë në shtepi…. E kështu vazhdon çdo ditë…

      1. M
        Mali

        Ti me siguri je nje qyqar jo nje qytetar,sepse nuk te lidh asgje me kete.Trekendeshi i Bermudes eshte LSI-ja(Luli-Iliri-Saliu)ore mjeran qe edhe pse tashme jetoni prej 30 vitesh nuk u bete dot qytetar!Edi Rama ka lindur ne Tirane,rritur ne Tirane dhe sot drejton qytetarine shqipetare,ndaj s'ka birr kurve qe ta akuzoje sepse babezine e ka fshatari dhe katunari e jo njeriu i civilizuar.Ndaj ju qe shpelani gojen me shurren e Saliut perdorni kolinozin kur te permendni emrin e Edi Rames .Ja dhe nje aresye me shume se perse nuk behet Shqiperia !Qe kur zbritet ju nga malet u dhje qytetaria!

        1. e
          erl

          Kokës i ke rënë kështu është dhe bota e qytetëruar ka një shprehje të bukur "fshatari në qytet, rrezik për qytetërimin" sepse duke dalë nga habitati i vet nis drama e tij dhe frustrimin e madh që ndjen mes dy botëve që nuk i përshtaten në shpirt e kanalizon duke dëmtuar gjithçka të bukur që sheh në qytetërim dhe s'përputhet me të: vlerat, kulturën, traditën, mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit e kështu e pa fund kjo punë...jemi këtu ku jemi...

          1. N
            Një qytetar

            Unë nuk jam shërbëtor partie, jam mik i së vërtetës. Ja deklarata e Edi Ramës në kongresin e PS që më bëri të vihen në mbështetje të vendosjes së ti në një nga brinjët e trekëndëshit të Bermudës: A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika

          2. N
            Një qytetar

            Unë nuk jam shërbëtor partie, jam mik i së vërtetës. Ja deklarata e Ramës në kongresin e PS që më bëri të mbështesja përfshirjen e tij në brinjët e trekëndëshit të Bermudës: A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika.

          3. M
            Miradije Hoti

            I vetmi qe nuk do kete pune me drejtesine eshte Edi Rama pasi eshte artiste dhe nuk e rruane pet mirqenie jo se nuk e ka pasur mundesin po menyra si ai e mendone jeten nuk eshte si Basha . Ka shkuar te toka e gruas ne surrel dhe ka ndertuar nje shtepi betoni shtepi koti ndaje mos u shqehteso se Rama do mari mandatin e katert dhe do ti rasi brenda te gjithe plehrat fillon nga Berrisha Basha Meta me rradhe... Nuk jam socialiste as nuk me rruhet per politike

          4. p
            pesimisti

            Duan me doemos te barazojne Edin me dyshen Sali Ilir ???? Edi ka te metat e veta,sikurse te gjthe njerezit,por krahasimi me Salen dhe Ilirin eshte djallezor.

            1. "
              "BOHOTINA"

              Hallall MALI. Ke folur te verteta me zemer.

              1. T
                The truth

                Asgje nuk ka ndodhur. Amerika po humbet peshen qe ka ne bote dhe po ben te pamunduren te krijoje tensione kudo qe te duket pastaj se eshte e rendesishme. Nese kudo do kete paqe dhe begati kush do tja dije per ameriken dhe cdo fuqi tjeter. Kjo eshte arsyeja qe i ben Amerika keto, nuk i ben per parime, parimi i vetem i Amerikes eshte ti sherbeje vetvetes, dhe nese dicka nuk shkon ne frymes e saj let te shkoj keq e me keq. Amerika ben pakt me dhallin per interes. Amerika e nxorri nga burgu ne Pakistan ate qe ajo e kushte etiketuar kryeterroristin me te madh dhe i dha Afganistanin ne dorezim duke i lene ne meshire te vdekjes ata qe i sherbeyen Amerikes atje per shume vite. Amerika eshte ne krize te rende dhe vetem rremujat ne bote e nxjerrin ate ne vend te pare. Tani kur Evropa eshte ne prag te luftes, papunesia ketu ne Amerike eshte ne nivelet me te uleta. Pasi talebanet moren Afganistanin, boset e industrise se luftes u shqetesuan, por tani jane perseri te qete se lufta ne Ukraine po u jep me shume te ardhura. Behuni vigjilent shqiptare, shenjat jane se do te shkohet drejt rremujave parseri. Populli e vuan, amerika derdh lek per stabilizimin te cilat i merr po vete, gjithashtu zyrtaret amerikane gllaberojne dicka nga pasuria e popullit. Kete e kane bere ne kohen e Berishe, ne kohen e Rames dhe do ta bejne me lakeun tjeter. Kujtoni cfare ndondhi pas clirimit te Kosoves, Klarku zaptoi naften shqiptare sikur tja kishte lene babai dhe askush nuk guxon ti kontrolloj ata me. Ckujtoni ju se vertete ai ndihmes infermieri do mirrte tenderin e unazes re pa pasur nje lobist amerikan ne te, ckujtoni ju se di ti mirrte Zotua leket Rames pa pasur nje amerkan ne te. Cilat jane investimet Amerikane ne Shqiperi. Vetem armet, ato i kane te tyret, leket, ku jane investimet amerikane, askund. Oh po, ata po shfrytezojne ato qe populli jone i krijoi me djerse dhe gjak nen regjimin e Enverit. Nuk jam antiamerkan, jetoj ketu dhe nuk ka vend me te mire per te jetuar. Por sic e thashe ne poliken e jashtme amerika ben pakt me diktatore, demokrat, djallin etc vetem ajo te kete interes. Dhe ne vecanti, zyrtaret amerkane nuk mund te pasurohen dhe bejne korrupsion ketu sepse i ha dreqi. E vetmja mundesi eshte ne vendet e pazhvilluara, dhe kjo me shantazhe, kercenime, mashtime, pa perjashtim republikane dhe demokrate.

                1. q
                  qytetar

                  Cashtu...cashtu ---- the truth !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                  1. S
                    Sakte

                    Fatkeqesisht koha ka treguar qe ke plotesisht te drejte dhe pse shumica e shqiptareve ka arsye te forta mos jete antiamerikan. Po kjo nuk do te thote te pranosh gjithcka Duke mbuluar syte.

                  2. S
                    Sorry

                    Llogjike e Meros eshte e pakundershtueshme dhe e miremenduar. Ketu qendron edhe tragjedia e disa komentuesve. We per shkak te nivelit te intelegjences duken viktima dhe per pasoje idiot qe te nervozojne. Kerkohet ndergjegje per cfare dhe si shkruan.

                    1. P
                      Po po

                      Dhe inteligjence e nivelit tend qe pa njohur ATA qe shkruajne u komenton zgjuarsine. Dhe arrin ne perfundimin qe Jane me budallenj se Ty vetem se e mendojne ndryshe.

                    2. k
                      k

                      Shqiperia eshte shtet i dominar nga e keqja pa asnje shpresë shërimi. Harroni çdo shpresë ,ju që hyni aty.Dante. komedia hyjnore.

                      1. K
                        Kajmakeria e Rilindjes

                        Kembanat bien per veshet e Edi Rames! Eshte Qifja, nje ish i denuar per droge ne Itali qe i ble dy mandate deputetesh ne 25 prill 2021, nje per te birin e nje per dhenderrin, per t'ja dhuruar Rilindjes se Rames. Eshte Tom Doshi qe i japin me qera 1- mujore particken e Gjinushkes dhe Toma i ble 3 deputete per t'ja dhuruar te nesermen pa zbardhur 26 prilli 2021 po Edi Rames. Po c'fare e shtyn Qifen dhe Tomen atje tek PS e "prane shtresave ne nevoje:"? Ato e jo vetem, tek kjo PS i terheq Edi Rama, Magneti i Llumit shoqeror. Nga Saimir Tahiri i preherit te Habilajve, tek Gimce Kajmaket e denuar per droge, tek Shukrinjte brek grisur si Bashkiake, si Qazot e Gjushet e korruptuar, hajdutet e tipit Bllako, apo etalonin e vjedhjes te Inceneratoret Erion Veline tek kjo qe akoma quhet PS i ka mbledhur nje njeri, quhet Edi Rama, veshet e te cilit keto Kembana kane nisur t'ja shurdhojne.

                        1. A
                          Alfred

                          Ne rastin e Ndroqit e sigurt eshte nje gje - eshte kapercyer radha me disa rrjeshta! Nese ka pronare mediash problematike,ketu shkelqen dyshja Frangaj-Fevziu! Ky duet nuk ka lene mjet,nga gjithe arsenali I mjeteve,pa shantazhuar - individe,biznese,njerez dhe institucione te drejtesise,te qeverive dhe pushteteve ne keto 30 vjet! Ndersa dueti tjeter,Tani dhe Vajdini,jane bo per "rahmet". Ata kryen pune ndaj njeri-tjetrit!....

                          1. H
                            Hallall

                            Ëhë, te gjithe do ti arrestoje amerika, ëhë. Vetem masturbohuni ju komentuesit dritegjate te Meros.

                            1. p
                              punetoret e rilindjes

                              Albin Kurti, kryeministri i Kosoves deklaron se qeveria e tij do jape nga 100 Euro shtese c'do buxhetori e pensionisti si dhe do rrise rrogat ne Kosove! Ja, kete Kembane duhet ta degjoje ai kryeministri i SURRELIT o Mero, meqe je tek Kembanat!

                              Lini një Përgjigje