Edi Rama e bëri opozitën të bjerë në dashuri me SPAK 

10 Prill 2022, 19:36Editorial Mero Baze

 
Ka thuajse 24 orë që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë rënë në dashuri me SPAK, por dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Pas thirrjeve të Edi Ramës që SPAK të godasë në zemër të Kuçedrës së korrupsionit, që nënkuptonte dyshen Berisha-Meta, këta dy të fundit, të dy së bashku dhe mbështetësit e tyre një nga një, kanë 24 orë që lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë dhe i kanë dalë në mbrojtje nga "presioni” i Ramës. 
Ky është lajmi i parë i mirë i Kongresit të PS. Atë që nuk e bëri dot vet drejtësia e re për tri vite, atë që nuk e bëri dot presioni i SHBA apo BE, e bëri Edi Rama me një fjalim. Detyroi Sali Berishën dhe Ilir Metën të lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë e re.  
Të bindur se tani Edi Rama është në konflikt me drejtësinë, ata nxituan të shpallin SPAK aleat të tyre dhe t'i dalin “zot” në keto ditë të vështira.  
Kjo është gjë e mirë, pasi së paku tani nuk thonë dot më që është vegël e Edi Ramës. 
Lajm i dytë i mirë është se Sali Berisha po mbushet me “vetëbesim” se tani Edi Rama është i tmerruar prej tij. Me sa duket rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit, ku Rama me Berishën dolën 5 me 1, ja ka mbushur mendjen Berishës që Edi Rama është tmerruar, se ndryshe mund të fitonte 6 me zero. Ky vetëbesimi i Berishës nuk ka rëndësi per të ardhmen e PD, pasi Berisha është një gur në qafë të PD për ta fundosur atë përjetësisht, por ka rëndësi për të kuptuar pse Berisha e do PD. 
Ngazëllimi i Berishës, e bën të qartë arsyen përse atij i duhet PD. Ai tani është i bindur se nëse merr PD, SPAK nuk i afrohet dhe se ai do diktojë akuza ndaj Ramës në publik dhe SPAK do veprojë. Pra ai ndjehet se më në fund ka gjetur mbrojtjen e duhur nga drejtësia, duke marrë peng një copë nga ajo që ka mbetur nga PD. 
Lajm i tretë është i ngjashëm me të dytin, por me një personazh tjetër, Ilir Metën. Njësoj si Berisha, ai ka 24 orë që thur planet e tij politike për të ardhmen dhe na tregoi axhendën deri më 24 korrik se çfarë do bëjë që t'i diktojë SPAK dhe drejtësisë se çfarë të bëjnë me Edi Ramën. 
E gjithë kjo situatë tregoi qartë se Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë marrë peng nga një cop parti, vetëm për tu mbrojtur nga drejtësia dhe sapo panë që kundërshtari i tyre, i bëri thirrje drejtësisë t'i hetojë ata, filluan të sillen si pronarë të drejtësisë vetëm se janë poronarë të partive të tyre të gjymtuara, që së bashku nuk marrin dot as sa gjysma e Edi Ramës. 
Kjo është arsyeja përse ata të dy, kanë nga viti 1991 që nuk ikin nga politika. Por të paktën tani nëse ikin në burg, janë të kënaqur me SPAK. Ua bëri këtë nder Edi Rama. 
 

30 Komente

  1. B
    Bravo Mero kur komunisti Berrisha do arrestohet do

    Ky eshte fundi i komunistit Berrisha dhe i psikoparit Mera . Rama e donte Berrishen si gogoli per te fituar zgjedhjet dhe i fitoje ( historit vjedhje masaker zgjedhore jane déjà vu) . Tani qe Rames nuk i duhet me Berrisha pasi nuk ka me PD leshoje dy nga te majtet dhe i thote spak vepro tani me kriminelin Berrisha Meta . Spak nuk ka ku levize dhe do ti arrestoje te dy Rama eshte lojtare i mire ne poker eshte pokeriste

    1. S
      Skypion

      Nje nder arsyet se pse e respektoj doktor Berishen eshte se ai flet pa doreza, kur behet fjale per korrupsionin, kudo qofte ai, kushdo qofshin ata qe e bejne ate. E kemi degjuar me dhjetera here te permende emrat e 3 gjyqtareve te Gj.L, te cileve u mbahet i fshehte vettingu. Arsyen e thote, dhe askush nuk e hedh poshte, sepse eshte e vertete. Ky eshte korrupsion i nivelit me te larte. Mjafton vetem ky episod korruptiv, per t'e zhvleresuar ne themel te ashtuquajturen Reforme ne Drejtesi. Ajo lindi e vdekur. Kurse, Edi Rama, eshte si varrmihes i cili , cdo here qe flet per te, sikur ngul nje gozhde me teper ne arkemortin e saj. Ne qenef-kongresin e organizates se tij kriminale, Rama nguli disa gozhde njeheresh ne kete arkivol. Eshte thjeshte per te qeshur, por edhe per t'u tallur pak me te, kur si argument te gjoja funksionimit te reformes, na jep arrestimin e bashkepunetoreve te tij! Ky eshte argument pervers, si cdo gje qe ka te beje me te, natyrisht. Perversiteti i ketij argumenti qendron ne faktin e njohur tashme nga te gjithe, te poshtersise se Rames ne raport me njerezit e tij te afert. Ai se ka problem t'i tradhetoje te gjithe; te gjithe paperjashtim. Kur e ka bere kete me babain dhe djalin e tij, te cilet i ka turperuar boterisht, me turpe qe bejne vete turpin te skuqet me turp, dhe te cilat turpe i ka denoncuar me fakte zoti Baze shume vite me pare, pikerisht ne kete gazete, pra kur e ka bere kete me me te afertit e tij, as e ka problem fare per keta qe as familjare si ka; madje zbavitet, tek i sheh kur bien ne pranga. Keshtu, ky argument, qe e perdor ai vete ne radhe te pare dhe pastaj gjithe aradha e analisteve te tij, eshte sa qesharak aq edhe i mjere. Kthehemi edhe njehere tek doktori. Te gjitha denoncimet e tij, ne lidhje me reformen, ashtu si te gjitha denoncimet e medha ne keto 9 vite, duke nisur me ish-Ministrin e Brendshem, Tahirin, si trafikant droge, i cili fale denoncimeve te pareshtura te Berishes, eshte ne pranga sot9 perndryshe mund ta kishin edhe sot e kesaj dite minister kete kriminel), kane rezultuar te sakta 100%. Denoncimi me i fundit i tij, ne lidhje me Vetingun ka qene ai i diskriminimit krahinor. E ka perseritur disa here; si gjithmone vetem heshtje si kunderpergjigje. Dhe, ja ku doli e verteta: ne shprehjen e neveritshme te nje felliqesire si ajo Bunga "nje maloke me pak"....!!! Lajm i mire eshte se denoncimeve te doktorit i eshte bashkuar edhe zoti Meta. Eshte me te vertete nje lajm shume i mire. Eshte nje dyshe shperthyese, kur kombinohen bashke. Ajo eshte shume e nevojshme; ne keto rrethana eshte e domosdoshme. Efektet pozitive te ketij bashkepunimi, le ta themi, do t'i shohim shume shpejt ne zgjedhjet pas nje viti. Po ia arriten ta shkepusin Tiranen nga kthetrat e dyshes me te korruptuar qe ka njohur politika, Rama-Veliaj, ata duhet te shpallen heronj. Me te vertete.

      1. N
        Nila

        E ke qare Ske çti shtosh ketij komenti Tifozet e Edit ta mesojne permendesh.

        1. N
          Një qytetar

          Merita e Doktorit tënd, Fahri Balliu, është se gjatë 30 vjetëve nuk la gur e kusur që t'a zëvendësojë dënimin ligjor me të ashtuquajturin dënim politikë. Doktori jotë si dhe Braçe nga PS kanë kontribuar si askush tjetër për t'a kthyer në normë dhe quajtur të mjaft pallavrat që nxjerrin nga goja dhe ti paraqesin ato si dënim të mjaftueshëm moralo-politik. E bukura qëndron në faktin se këtë e përdorin sidomos kundër vjedhjeve si fenomen, e dënojnë vjedhjen politikisht dhe me kaq kjo gangrenë 30 vjeçare as ka marrë kurrë dënim ligjor. Ajo që është për të ardhur keq qëndron në faktin se tani këtij qëndrimi të Berishës, Braçes dhe Ballës, nga tribuna e kongresit të PS ju bashkua edhe Edi Rama kur deklaroi se është i gatshëm nëse e thërrasin në SPAK të deklarojë "kokën e krimit". Dhe nuk ka prokuror t'a thërrasi dhe t'a vërë para përgjegjësisë për moskallëzim krimi. Nuk e thërrasin, Fahri, sepse nuk kanë thirrur as shpirtin e zëmrës tënde, Doktorin, i cili nëse do të kishte drejtësi në këtë vënd, do e kishin marrë zvarrë mijëra herë për të deklaruar ligjërisht ato që di dhe thotë, e jo të fshihet pas deklarimit që shpifjet dhe gënjeshtrat i lëshon si fishekzare "për arsye politike". Si idhulli yt shpirtëror dhe ti si lake i tij mediatik, si Rama dhe shërbëtorët e tij mediatik, gjithçka që thoni e bëni vetëm për të mbuluar vjedhjet. Këtë e dinë sot edhe fëmijët e ciklit të ulët shkollor, jo më ajo pjesë e popullit e aftë për gjykim.

      2. R
        Remarku

        ..dhe do vij nje ditë...dhe vjen nje ditë..

        1. N
          Një qytetar

          Është për të ardhur keq, zoti Baze, që dhe ju viheni në mbështetje të fjalëve të zotit Rama dhe shmangni të viheni në mbështetje të veprave që ai ka për detyrë të bëjë. Deklaratat boshe ishim mësuar t'i dëgjonim nga Braçe dhe Balla, tani kryeministri filloj t'i bëjë vetë. Asgjë ndryshe nga kjo ka bërë Berisha gjatë 30 vjetëve, akuza boshe sa për sy e faqe, gjë që kanë zëvëndësuar drejtësinë e vërtetë. Turp për ty zotëri, një qëndrim i tillë.

          1. V
            Vito mashtruesi, shoku i Nikos

            Mero , nese Alqi Bllako flet atehere ai miku jot i Hermesit shkon ne burg dhe qeveria Rama duhet te bjere.

            1. N
              Niko i orneles

              Te roje ilir Meta qenke kategoria e tije Te shkuara mos u merzit do te kaloje

              1. M
                Mondi

                Per bythqire si ty qeverise Rama ka rene nja 100 here.Mbaje briskun mire .Mos harro sapunin se eshte plakur ca Rama dhe e di vete ti...nuk rreshket briskun kollaj.

              2. p
                protestuesi

                Opozita e detyroi Ramen ti drejtohet per ndihme SPAK. Kjo tregon se Rama e ndjen gjalle se koha kur opozita flinte iku nje here e mire bashke me Bashen. Shtrengo bythen o Rama se kohe te veshtira te presin...

                1. P
                  Protestusi i tik rosees qe ri si dell para kryemin

                  Cila opozite ? Ajo non grata apo ajo non grate se afermi apo gomari portokallise me tik rosen . Rama po i sigurone Ps mandatin e katert o pallosh . Rama e donte Berrishen per fushate elektorale dhe i dha suksese . Te kuptoshe Ramen te duhet pune o protestues me bishte kazme vare shtiza shpata

                  1. M
                    Mondi

                    Shtrengo briskun ashtu sic ke bere qysh nga 2013.Aq mire sa rruani ju Rames atij nuk I ben zemra te largohet vete .

                    1. p
                      protestuesi

                      Rames ja rruani e ja kruani ju, Mondat, se prandaj ju ka punesuar ne administrate, te beni berberin e tij e natyrisht me disa pseudonime ti thurni elozhe qeverisjes tij bajge neper rrjetet sociale.

                  2. V
                    Valis Paskuqani

                    Rama, dje nga Kongresi i PS-së, me kurthin që u ngriti, Berishës dhe Metës, zbatoi pikë për pikë, strategjinë e artit ushtarak të NAPOLEOINIT, me shprehjen e tijë lapidare, për pyetjen se çështë provokacioni, dhe përgjigja e tijë PROVOKACION NË VERI, PËR SULM NË JUG. Dhe Saliu me Metën, e hëngrën mirë dhe e hëngrën sa krahu. Shpejt do të kemi zhvillime të reja, përveç Saliut, edhe deri në arrestim të presidentit në detyrë. Të rrojmë e të shikojmë.

                    1. S
                      Stela Pata

                      Shtrihu Vasil tani, merr ilaçet dhe kujdes natën mos shkel poçen e shurrës. Gruan e ke roja I parkimit.

                      1. V
                        Valis Paskuqani

                        E kam VALIS e jo VASIL oj PATA STELË apo STELA PATA, njesoj si puna e damës spathi….

                      2. A
                        Avokati i djallit(Saliut)

                        Para Napoleonit është "Arti Luftës" (dhe bëhet fjalë për shekullin 4 para Krishtit) që francezët e citojnë gjerësisht..... Varja. Rama, strategu, e ka të thjeshtë që të bëj Napoleonin apo noj gjeneral tjetër por kam frikë se do përfundojë si Pirrua Epirit pasi është komandant i një ushtrie të kalbur e të korruptuar deri në palcë që sidoqoftë është më mirë se gjeneralët ( S.B dhe I.M) të ushtrive të vdekura.

                      3. G
                        Gri

                        Eshte koha per veprim. Tani mund te beje nje vizite ne SPAK, SB. Pak zhurme nga berishsat! Sigurishte dhe normale. Pastaj ca nongrata! Nga Dsh. Pastaj pas Korrik 24, nongrata presidenciale dhe merret dhe kjo kuceder per visited ne SPAK. Me sa duket provat kane ardhur. KM nuk mund te flas pa autorizimi te US. Edhe Sepse ne kete moment Shqiperia eshte ne KS. Kete e di edhe politikani me idiot. E dine edhe SB dhe IM. Ne fakt tek shume njerez dhe neper kafe vihet re shprese dhe kenaqesi. Ukraina po fiton. NATO do vendos se shpejti ushtarak e saj ne kufinjte e genjeve anetare. Sa nuk eshte vone keta dy tipat bejne mire t'i telefonojne Gruevskit. Ne fakt eshte problem.Hungaria eshte anetare e NATO-s. Mesa duket loja po mbyllet!

                        1. R
                          Rahmi S. Gurabardhi, ing.Prof. (SUCA)

                          Super shkrim Mero Baze, përgëzime. Unë jam Rahmi S. Gurabardhi, ndër studentët e grevës së urisë në Qytetin Studenti 1990, që pse pedagog i ri atë vit u bëra pjesë me gjithë zemër e mëndje me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit. Sapo kuptova gjithçka në javët e para se si u themelua PD dhe si kërcënoi Sali Berisha grupin e themelimit të PD, që Ai të ishte Kryetari i PD, edhe pse me votim nuk fitoi, vendosa të distancohem qetësisht dhe pas disa muajve mora rrugët e emigrimit të sforcuar. Të sforcuar pata kërcënime për shumë javë nga njerzit më intim të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, kriminelë/Paramilitare, ish Sigurimsa etjerë, pasi dhashë disa intervista për disa Media me emër në Perëndim, si BBC, NYT, Le Monde, La Stampa, Die Welt, etj... Pra; SALI BERISHA është fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë post Komuniste, por jo vetëm, por sëbashku me familjen e tij biologjike e politike, sidomos shpurrën servile dhe perverse që i shkon nga pas dhe padyshim dhe fatkeqsinë tjetër Ilir Metën me familje biologjike e politike, edhe pse pjella e tij LSI po shkon drejtë fundit në numër. Kjo dyshe çfarë i ka bërë Shqipërisë këto 31 vite post PPSH, as në ëndërr si ka shkuar ndonjë skenaristi Hollywood_jan, e jo më popullit të përulur e të durueshëm shqiptar, që kjo dyshe supër-kriminale me të afërmit e tyre nëpër Parti dhe familje e fis, i kanë vjedhur, mashtruar, kërcënuar e vrarë, si askund në ish vendet e tjera të Ballkanit dhe Lindjes sovjetike.

                          1. k
                            kthhh

                            Z.Baze SPAK me indiferencen ndaj krimeve te Metes e Berishes e ka treguar qe eshte aleate e tyre.Nuk ka nevoje fare qe Berisha e Meta ta shpallin aleate,faktet dhe realiteti e tregojne qe Arben Kraja eshte aleat i tyre.

                            1. P
                              Patronazhisti

                              Mero kujtoi te lutemi sekretarit te Pare te Partise shokut Edvin, se ndonjëherë instinkti i vetëmbrojtjes është motori i vetëvrasjes. Ose lëre të zhytet çdo ditë e më shumë në mutin e vet. Duket haptazi që I djegin shumë disa gjëra. Qepe thuajit karit, le ta hanë të tjerët. Sështë as I zgjuar dhe më e keqja I është mbushur mëndja që është I zgjuar. Mendoje vetë shoku Mero.

                              1. V
                                Vranakonti

                                Nuk eshte çudi qe Sali Berisha t'a vere ne pune SPAK-un ne favor te tij,pasi i nevoitet nga shpallja non-grata.Parate e Saliut nuk mbarojne.Ai ka vjedhur aq shume sa i duhen per nje dite te keqe si kjo e soteme.Ai e blen SPAK-un dhe prokuror e gjykates te tipit Zhukri.

                                1. R
                                  Rahmet P. Guraziu, As. Dr. Prof. (Qebabtorja, Rrug

                                  Zoti Rahmi S. Gurabardhi, Ing.Prof.(SUCA), a mund t'na jepni, ju lutem, linket e intervistave tuaja nëpër gazetat prestigjioze ku jeni intervistuar, apo ato janë dhënë para daljes së internetit si mjet komunikimi? Nëse është kjo e dyta, lutemi për datat dhe numrat e gazetave që ju citoni. Me shumë respekt!

                                  1. Tomori USA

                                    Spaku, duhet urgjentisht te therase kryeministrin Rama , per te deshmuar , sic tha Ai, se kush esht koka e koorupsjonit dhe mbi kete baze SPAK duhet tu prese koken sa me pare, dy kanibale Sali Berishes d3he kelyshit te ndyre ILir Metes.

                                    1. B
                                      Balo

                                      Sefë Kosharja,i pari i fisit Hije t'paska maja e lisit.. Hije m' ka o shokët e mi Kam dhanë jetën për Shqipni

                                      1. g
                                        gjini

                                        Mero, ja ke fut kot me ket shkrim.. mesa duket ta kan kerkuar...:)

                                        1. a
                                          and justice for all

                                          Edi Rama hodhi nje shashke tymuese tani qe SPAK eshte i detyruar te perplaset tek dyert e Bashkise Tirane! (Minarja e Inceneratoreve nuk fshihen dot gjate tek Bashkite e Fierit e Elbasanit) Kutia e Pandores se Inceneratoreve eshte hapur e nuk do mbyllet dot kurre pa u rrasur ne burg plot rilindas nga sera e Rames, per kete nuk gjen dot alibi as me opoziten, as me presidentin qe e zgjodhi vete, pasi ndau me te pushtet e para saj e perdori si sebep per 21 janarin e 2011. Drejtesia vonon e nuk harron. Do rrojme e do shohim.

                                          1. T
                                            Taulant

                                            Elita politike Shqiptare eshte per ne giotin tek 'sheshi Skenderbej'. Kerrici i Vucicit kerkon te ricikloj bixhozxhiun nga Vjena per President. Ky eshte kulmi.

                                            1. R
                                              Roberto

                                              Fatos Nano do ishte nje kandidature serioze per postin e Presidentit te Republikes. Mendoni dhe ktheni koken prapa. Cili nga ata presidente ka intelektin e Nanos??? Edhe pse kemi patur ndonje President qe ka qendruar brenda kornizave te ligjit Shqiptar ka qene Alfred Moisiu ndersa te tjeret me jane dukur si merhume pasi tek ne Presidenti eshte honorifik por ketu duhet te behet nje perjashtim per Sali Berishen i cili doli jashte cdo parashikimi dhe burgosi liderin e opozites Fatos Nano si dhe ndermori operacionin me famekeq kundra popullit te pafajshem duke dashur te bombardoje Shqiperine e Jugut dhe duke mbledhur bashibozuke deri ne Kosove per te "luftuar pushtimin Grek"ne jug. KRIMINELI ME DAMKE SALI RAM BERISHA do shkoje shume shpejt te qelite e burgut per marrezite dhe krimet qe i ka bere ketij vendi. Nuk po zgjatem me shume por nuk mund te qendrija pa permendur edhe Presidentin me debil,idiot e karagjoz Agush Meten. Bemat e tij i dine te gjithe dhe se fundi nese do ishte Fatos Nano nje kandidature me gjithe difektet e tij ne jeten private perfaqesimi jone do ishte dinjitoz. Keshu mendoj une.

                                            2. a
                                              arqile

                                              Poshte Arben kraja dhe vila ne lales .Sherbetori i sales dhe Metes.

                                              Lini një Përgjigje