Precedenti i “presidentit” Meta 

17 Prill 2022, 19:18Editorial Mero Baze


Pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur Ilir Meta e kishte të pasigurt rizgjedhjen si kryeministër, nga Partia Socialiste, ai nisi në përpjekje për ta degraduar garën, duke nxjerrë një njeri qesharak nga Skrapari i cili protestonte para selisë së Partisë Socialiste me thirrjen “Dua formularin”. 
Ishte fjala për formularin që të aplikonte dhe ai për kryeministër. Shkëlqim Meta, i cili kishte marrë përsipër këtë “barrë të rëndë” ishte një i panjohur nga Skrapari, i cili kishte vendosur t'i shërbente Ilir Metës për të denigruar pasardhësin e tij. 
Pak a shumë, të njëjtën skemë, Sali Berisha me Ilir Metën po përpiqen të aplikojnë në prag të nisjes së negociatave për Presidentin. Duke qenë të qartë të dy, se askush nuk do të negociojë me ta dhe aq më tepër, askush prej tyte nuk ka shans të ketë një njeri të rrethit të tyre për kandidat, ata po përpiqen të nxisin çdo budalla, çdo delirant, çdo mediokër apo njeri qesharak që sillen në rrethin e tyre për tu vetëshpallur si kandidat për president. E vetmja gjë që i bashkon të gjithë njerëzit që po bëjnë për të qeshur shqiptarët këto ditë, është fakti që janë njerëz të rrethit të Berishës dhe Metës. Janë veprimtarë të tyre, protestues të tyre dhe natyrisht budallenjtë e tyre. 
Kjo nuk i bën keq humorit të shoqërisë se të paktën argëtohen me diçka. Por Berisha e Meta nuk e bëjnë për këtë. Para kësaj ata tentuan të kompleksojnë pjesën e mbetur të PD jashtë kontrollit të tyre të mos negocionte me Edi Ramën për President, duke shpikur se kandidat ishte Lulzim Basha dhe se ata që do votonin presidentin, ishin të shitur.  
Nervozizmi i tyre u rrit kur socialistët vendosën që procedurën e detyrueshme kushtetuese për konsultime me Presidentin ta bënin përmes grupeve parlamentare në Kuvend, ku Berisha është jashtë çdo grupi dhe LSI nuk ka grup parlamentar. 
Frika e tyre se negociatat me pjesën e PD kundër Berishës mund ti japin vendit një president që vjen nga e djathta, i ka nxitur ata në këtë fushatë denigrimi të negociatave për president dhe kompleksimi të asaj opozite që nuk kanë nën kontroll për të mos u bërë pjesë e procesit. 
Kësaj fushate i ka ndihmuar pak dhe Edi Rama, që po e shijon shumë këtë periudhë duke nxitur çdo asamblist të Partisë Socialiste t'i japë nga tre emra për president, a thua ti Shqipëria i ka gati nja 1200 kandidatë dhe këta duhet t'i identifikojnë asamblistët e PS. 
E gjithë kjo klimë, pa ua hequr meritat dhe vetë delirantëve tanë që vetë i kemi bërë figura publike në përpjekje për të bërë humor me ta, ka bërë sot që Shqipëria të ketë nga një kandidat për president për çdo pallat apo fshat të Shqipërisë. 
Kjo javë që vjen është afati ligjor kur nisin konsultimet për president, dhe është momenti që ky humor i zi të marrë fund. 
Opozita jo “non grata duhet të dëshmojë seriozitet duke ofruar dy ose tri kandidatë seriozë dhe të denjë për Shqipërinë si president, të cilët kanë detyrë politike të sillen politikisht neutral në zyrën e presidentit dhe të mbajnë larg Presidencës çdo element “non grata” në Shqipëri. 
Shumica ka për detyrë të përpiqet maksimalisht të gjejë një president konsesual me atë pjesë të opozitës normale të Shqipërisë, jo vetëm se kjo i bën mirë Shqipërisë, por dhe për faktin se pozitës nuk ka çfarë i duhet një institucion më shumë ndërkohë që ka gjithë pushtetet. Është në dorë të seriozitetit të opozitës ta fitojë këtë betejë dhe të mos shfaqet dhe ajo si këta që ka lëshuar rrugëve Ilir Meta me Sali Berishën dhe “kërkojnë formularin”. Ata duhet të dëshmojnë se nuk kompleksohen nga diversionet e Sali Berishës, i cili është pazarxhiu më i madh politik i 30 viteve për punët e veta, dhe aq më pak të humbasin shansin për t'i dhënë Shqipërisë një figurë serioze që identifikohet me opozitën, por që ka integritetin e duhur për të qenë një figurë përfaqësuese në presidencë.  
Të lehtë e ka, se më keq se Ilir Meta nuk bëhet dot askush. Por dhe të vështirë e ka, pasi në fillim të gjithë mund ta identifikojnë me Ilir Metën derisa ti harrohet emri! 
 

24 Komente

  1. x
    xheJ. eN. Bi.

    Besoj se duhet që Presidenti të jetë nga Opozita ( po jo e Dr.Adhamudh Berishës) . Dhe mundësisht të jetë një kundërshtar i Dr.Adhamudhit.Më i përshtatshëm është Ilir Rusmali dhe po qe se duan femër është Majlinda Bregu që ka mbajtur një ekuilibër.

    1. T
      Tani

      Bregu u perfol atehere per korrupsion.Kurse vellai I rusmailit u incizia duke kerkuar tenderin e policise se kavajes.A Nikon kjo tek figura e ilirit dhe nese po ,sa ndikon,nuk mund ta them.Personalisht e konsideroj ilirin me te ndershmin nga llumi I qelbur I PD dhe do me pelqente ta votonin per ate post.

      1. x
        xheJ. eN. Bi.

        Tani... Më gjen ndonjë figurë politike që pasi është prishur me kryetarët e partisë mos jetë akuzuar dhe përdhosur nga " partia" e tij. Deri dje Luli ishte më i miri dhe po të thoshje një fjalë të keqe për të demokratët të mbytnin dhe për një natë Luli na doli më i korruptuari në Shqipëri. E dëgjove për E. Alibeaj që na doli se ka marë para nga Drejtori i një Banke në Paraguaj.Të gjithë politikanët janë komunist se thonë oë me ne se kundra nesh je armik.

        1. j
          jo me hajdute ne krye

          kerkova pak ne internet per performancen e Bregut ne BE. ne samitin e turqis ne qershor nuk ja dhane mandatin e dyte. rremova pak ne dokumenta te shikoja pse? te gjithe parardhesit e saj e kane marre mandatin e dyte e ajo jo. edhe pash qe intitucioni qe ajo drejton ka praktica korruptive financiare qe duhen nderruar menjehere. ujku qimen e nderron por zakinin nuk e harron. me shume shance do ja gjej nje vend Rama se teta eshte ne detyre sa te zgjidhet drejtori i ri. e s'mund te vije me bisht ne shale ne shqiperi ajo. meqe i griu fondet e BE me aktivitete si eurosong duhet te vije e te haje edhe paret e taksapaguesve e me reklamen qe ben te gjithe e besojne qe ben hatare ne pune kjo teta. fiks e ke gjet si kandidate nje arrogante gjakpirese si ajo na duhet se ku jetojme dot pa na zhvatur ne.

        2. G
          Gjergji

          Nese dihet nje loqe, me loqe se Skifter Xhufi nuk ka. Nese duhet ndonje bythelepires, pyesni Meron se i njeh me mire se vehten. Me ere, era mut.

        3. P
          Populli 2 marsit

          Populli 2 Marsit i ulur ne gjunje me simbolin e shqiponjes ishte fantastike . Po do jete gallate e madhe kur te leri presidencen like katundari,tik rosa ,gomari portokallise , grupi shurupi estrada e ballshit

          1. B
            Bimi

            Ne kete rast besoj se ata qe veteofrohen per president nisen nganje fakt qe smund te mohoet : Kur socialistet ( Edvin Rama) votuan per president nje njeri medioker, hajdut , imoral deri dhe i dyshuar per vrasje , pse te mos votohet nje nga keta njerez qe qendrojne shume me lart se kllouni Meta. Prandoj te gjithe kane te drejte ta enderrojne ate post deri sa socialistet e zhveleresuan deri ne ate nivel .

            1. A
              Amant Dregjoni Boston

              Rama me sa duket e ka ne koke emrin e kandidates per president edhe pse ben sikur kerkon propozime nga te gjithe. Eshte nje tallje perfekte qe ne klimen shqiptare po i argeton qe te gjithe aty.Yyyppp xhixhi. farsa vazhdon me nota ironike.

              1. g
                gerdeci

                jane shfaqe shume figura "te shquara" si kandidate per president. mendoj se disa prej nga duhet te dale presidenti jane edhe: ylli manjani, qim peka adi krasta, albana vokshi, lefter maliqi, volatana ademi,selami jenisheri, flamur moka, dritan shehu, aldo bumci, agim nesho, eni vasili, gazetarja e sali berishe lala e pse jo edhe monika kryemadhi(prezevativi) harrova andi vito bushati

                1. T
                  Tes

                  Ke haruar edhe Ani Bejten,Sonia Mekcken dhe Pano Sokon hahahah……

                2. F
                  F.A.

                  Nese vertete duam te zgjedhim nje individ dinjitoz, nje individ krejtesisht neutral, i barazlarguar nga cdo krah politik, thellesisht i ndershem, nje individ qe te nderon ne cdo kancelari te botes me erudicionin e tij, ky do te ishte ARDIAN YLVI VEHBIU, gjuhetar dhe publicist i shkelqyer, anetar i Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise. Natyrisht kam parasysh nje individ qe ndoshta edhe nuk e kalon kushtin bllokues, fatkeq e te qellimshem te te jetuarit 10 vitet e fundit ne Shqiperi, por shpirterisht ai nuk i ka munguar qofte edhe per nje cast memedheut me sherbimet e tij. Jeta dhe aktiviteti i tij jane fund e krye te lidhura me atedheun, revista shkencore dhe letraro artistike 'Pejzazhet e Fjales' te cilen ai drejton, eshte nje tribun e vertete e fjales se lire, kualitative, shkencore dhe politiko-artistike ne dobi te memedheut... Natyrisht, propozimi qe une beje ka parasysh faktin nese ne duam vertete te ecim ne udhen e arsyes, perparimit dhe miresise, krahe gjithe popujve perparimtar te botes. Propozimi qe une beje nuk merr fare ne konsiderate perleshjet politike qe ndodhin tek ne, per me teper ky propozim ka me teper si qellim te sherbej si zjarrfikes i kesaj situate te trasheguar mjerane e cila mbahet gjalle per arsye te pushtetit politik.

                  1. n
                    nord.al

                    Kandidat me te mire se Zef Mazi nuk ka Shqiperia.

                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Presidenti nga Opozita i ka sjellë vetëm të këqijat këtij vendi. Nën emrin e saj u dekretua President kukull,ku Berisha hidhte valle në "gojë të ujkut". U emërua Prokuror që mbylli çështje duke i gjykuar formalisht. Ilir Meta në fund të mandatit do dalë për të protestuar në rrugë,pa "kthim ! Po të"rizgjidhet " do t'i drejtojë nga Presidenca !!! Duhet të emërohet njeri i ndershëm, jo i korruptuar,pazarxhik etj.

                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Presidenti nga Opozita i ka sjellë vetëm të këqijat këtij vendi. Nën emrin e saj u dekretua President kukull,ku Berisha hidhte valle në "gojë të ujkut". U emërua Prokuror që mbylli çështje duke i gjykuar formalisht. Ilir Meta në fund të mandatit do dalë për të protestuar në rrugë,pa "kthim ! Po të"rizgjidhet " do t'i drejtojë nga Presidenca !!! Duhet të emërohet njeri i ndershëm, jo i korruptuar,pazarxhik etj.

                        1. M
                          Martin

                          Kerkesa e Edi Rames drejtuar anetareve te Asamblese apo Grupit Parlamentar Socialist per t'i dhene 3 emra eshte kulmi i shakave groteske qe ky perbindesh i manipulimit dhe sarkazmes ka 22 vjet qe argetohet e gajaset me mumjet e Partise Socialiste.

                          1. K
                            Kolombo

                            Rama e ka vendosur Merua Me kompani e parti bejne llogje......ju rikujtoj si u rizgjodh halabaku....nje halabak ne radhe....nje hajdut me shume......

                            1. A
                              Aaaa

                              Populli voton Ilir Rusmajlin apo Majlinda Bregun/ Majlinda Bregun apo Ilir Rusmajlin!

                              1. F
                                Futja kot

                                Ky eshte problemi. Opozita, apo ajo qe ke ngelur nga opozita, nuk ka asnje emer qe t'ja vleje sepse rreth opozites jane mbledhur VETEM funderrina. Presidentin duhet ta veje maxhoranca sepse te pakten jane me normal ne kete shtet anormal. Sa per Majlinda Bregun, eshte nga ata persona qe ka ngrene dhe vazhdon te haje kot lekun e popullit. Nje ndyrsire qe kur ishte ministre nuk ka lene te gjalle e te vdekur Rames po ja share. Pjese e orkestres se saliut. Ka edhe meriten e madhe qe pati zevendese thithese grida dumen. Pd Parti diktatoresh, hajdutesh, kriminelesh e kurvash. Krizat, ngerçet, problemet e kota per interesa krejtesisht banale Shqiperise ja kane sjelle gjithmone shpellaret e pd. Kur sheh protestat apo kerkesat e maskarenjve te pd, Duket sikur sheh filmin "planeti i majmuneve".

                                1. D
                                  Doni me per Belul Ramen?

                                  President Ilir Meta e zgjodhi si te tille, pra President (pa thonjza fare) PERSONALISHT fort Shtatmarrezia e Tij Edi Rama! Fill pasi kishte ndare me ate (Ilir Meten pra) Pushtetin ne 2013 e ku e pati zgjedhur Ilir Meten gjithmone, Kryetar Kuvendi! Dhe eshte gjithmone fjala per ate Ilir Mete qe i sherbeu ketij Edi Rame ne ndersimin e socialisteve mbi kryeministri ne 21 janar 2011(dy vite para se ta bente edhe...Kryetar Kuvendi ne 2013) me Videon Meta-Prifti! Keto mire eshte ti kujtoni ca tok me Meron ne balle qe me pas mos detyroheni te shkruani per Presidentin e ardheshem te zgjedhur nga Edi Rama keto qe po detyroheni te shkruani per kete Predident aktual qe e keni peshqesh po nga Shtatmarrezia e Tij Edi Kristaq Rama dora vete.

                                  1. r
                                    real

                                    Tridhjet vitet e fundit, duke përjashtuar presidentin inekzistent Rexhep Meidanin, të gjithë presidentët e tjerë i ka propozuar dhe vendosur opozita. Këtë radhë i dashur Mero, mjaft më. Rama nuk duhet të bëjë një tjetër gabim fatal të pranojë në emër të konsensusit një tjetër opozitar. Nqs PS i ka të gjitha pushtetet, ato ja ka dhënë populli i cili e ka besuar dhe jo se janë marrë me dhunë.

                                    1. N
                                      Ndeshja Tom Doshi vs Aqif Rakipi perfundoi 3-2 me

                                      Pushtetet nga Rama nuk jane marre me dhune, por jane blere prej pushtetit te tij. Kur ka blere 2 mandate deputetesh Qifje peqinori dhe 3 mandate deputetesh Tom maloku e nuk paska blere mandate ky pushtet i Rames!

                                    2. I
                                      Ilda

                                      Nje person me integritet si Sander LLeshi duhet per president.

                                      1. E
                                        Edi

                                        Ilde moj, nuk u ngope me nje Maloke ne krye te Kuvendit e do edhe nje tjeter ne krye te Shtetit?

                                      2. H
                                        Haxhi Lleshi

                                        Cuni im Gim Lleshi eshte kandidati perfekt.

                                        Lini një Përgjigje