Tanimë PD duket se është ndarë edhe statistikisht. Grupi Parlamentar i PD, në shumicë ka mbështetur Enkelejd Alibeaj, përballë Berishës. 31 deputetë kanë nënshkruar një platformë që synon bashkimin e PD, pa Berishën.
Kjo statistikë tani na jep të kuptojmë fillimisht nxitimin e Sali Berishës për ta bërë fakt të kryer zgjedhjen në një parti të ndarë dhe përpjekjet e tij për ta zbuar Alibeajn, por pa guxuar të votojë në grup. Shifrat flasin vetë. 31 deputetët i bashkon fryma kundër Berishës në PD. Detajet e tjera janë të parëndësishme.
Ndryshimi i dytë i madh me pjesën tjetër në pakicë që mbështet Berishën, është debati politik brenda pjesëve.
Deputetët që mbështesin platformën e Alibeaj nuk janë tërësisht të sinkronizuar me çdo detaj, por e mbështesin atë në parim. Ata debatojë, kundërshtojnë, kritikojnë, mbrojnë, pra sillen politikisht me platformën e tyre.
Grupi tjetër, përveçse është tërësisht memec dhe pret çfarë të thotë Berisha dhe ta mbrojnë atë, janë dhe të kompleksuar nga ideja se si këta të tjerët, përveçse kundërshtojnë Berishën, kundërshtojnë dhe njëri- tjetrin.
Praktikisht ka mjaftuar çlirimi i një pjese të PD nga Berisha, për të kuptuar që është bërë parti normale. Dhe akoma më keq, ajo pjesë që ka mbetur nën Berishën, është versioni më i keq i gjithë PD-ve që ka pasur nën kontroll Berisha për 30 vjet.
Edhe grupi i deputetëve shëtitës dhe të pasigurtë, është po ashtu një fenomen i ri. Për shkak të mitit të Berishës si “sundues” në parti, ata ikën nga Alibeaj dhe shkuan drejt Berishës, por as nuk sillen dot si ata kokulurit e Berishës, as si këta gjoks-drejtët e Alibeajt. Me sa duket kanë menduar se po shkuan tek Berisha do shkojnë si fitimtarë e do priten me lule. Në fakt, aty ka vend vetëm për ushtarë.
Sidoqoftë do të mjaftonte kjo ndarje, për të kuptuar se një opozitë e gjallë, produktive dhe e besueshme, është ajo PD pa Berishën. Tezat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për opozitën peng, në fakt janë teza që duhet t'ia adresojnë vetes.
Opozita shihet qatë që është peng i Sali Berishës. Peng i tij ka qenë dhe Lulzim Basha. Fakti që Lulzim Basha iku dhe pengu mbeti, tregon se problemi nuk ka qenë tek Basha si peng i Berishës, por tek opozita që është peng i Berishës.
Ndarja tregon qartë ku është problemi. Dhe kjo është arsyeja pse Berisha po nxiton ta pushtojë PD pa zgjedhje, pa forume, pa garë, por vetëm më revanshin e fitores mbi Lulin mbi 6 mars. Problemi eshtë se demokratët duan të mundin Ramën dhe jo Bashën.
Askush nga ata që janë në krye të PD dhe mbështesin Berishën nuk mendon qoftë edhe për një moment kthimin e PD në pushtet, kjo as i shqetëson dhe për më tepër as ju intereson. Ata e dinë se Berisha do vetëm një PD si mburojë për veten, kurse këta duan një Berishë për të siguruar qënien deputet. Kaq është misioni i atyre që mbështesin PD e drejtuar nga Berisha.
O Mero, më duket se nuk e paske lexuar platformën e Alibeajt. Ai kërkon të shtyhen zgjedhjet në PD dhe gjatë kësaj kohe të ndalet sharja mes tyre. Mirëpo nuk ndalon kandidimin e Berishës dhe të Bashës. Është nënshtrim ndaj Berishës.
Pse duhet te egzistoje nje parti ne te cilen thuhet pa piken e turpit, se vetem me Berishen ne krye te saj,pavaresisht se eshte nongrata nga SHBA,mund ta mundim Ramen.Pra kjo parti e "djathte" qe medemek rrezoi komunizmin,nuk ka te ardhme nqse nuk vjen ne krye te saj nje plak 80 vjecar,i cili ka qene 25 vjet komunist dhe nga me fanatiket e partise komuniste.
Sofizëm! Si ata "demokratët" e Berishës, ashtu edhe ata të Ali Beut, janë bashkëautorë në të gjitha krimet që kjo bandë politike i ka bërë Shqiperisë: '97, Gërdeci, 21 Janari......Ku ishte Ali Beu dhe 32 deputetët e Ali Beut në 21 Janar???? Distancohen nga Berisha se është shpallur non grata nga SHBA!!! Pse nuk distancohen nga krimi që ai bëri nga bunkeri presidencial në '97 dhe nga bunkeri kryeministerial më 21 Janar? Nëse nuk distancohen për këto akte, atëherë të gjithë janë një grupim paramilitar.
Mos u lodh me o Mero, ishin 52 me ne krye Bashiun dhe Kimeten dhe nuk munden. Tani me 32 dhe Alib…
Berisha do te jete kryetari i PD se ky duket qarte se eshte vullneti i demokrateve shqiptare pak rendesi ka nese jane ata shumica pakica e shqiptareve. E verteta eshte se ata jane shumica e opozites. Amerika kete nuk e nderron dot kurre edhe sikur Biden te dali me Alibeun ne cdo fshat . Po, Anerika mund te beje nje gje, ta coj Shqiperine ne lufte civile duke gjetur gjykates shqiptar qe te urdheroj arrestimin e Berishes. Nese ky eshte plani i Amerikes, kjo mund te ndodhi, por PD do ta kete Berisha edhe nga qelia. Pra nese Amerika e ka ne plan luften civile ne Shqiperi behuni gati per te. Nuk eshte e veshtire te paguash nje gjykates shqiptare ta coj vendin e tij ne lufte. Shikoni, cili gjyqtar e ka levizur familjen jashte Shqiperise, ai mund te jete ai qe do te ndihmoje Amerken per te krijuar rremuje ne Shqiperi.
Mund te jene dy bote te ndryshme por kane te njejtin qellim. Shqiperine ne fer
Bota digjet Merua krihet me Berishen dite per dite. Cdo gje ne stratosfere Populli mezi nxjer muajin Varferi e mjerim kudo. Tema mengjes dreke darke Berisha Po dilni e pyesni ndonje njeri ne rruge ndonje pronar dyqani etj
Berisha vazhdon të bëjë dëme në shoqërinë shqiptare.
Nuk ka PD pa Sali Berishen !
Shkrimi juat Z.Mero, ka llogjike. Ne kete shkrim dele qarte ndryshimi midis te djathtes se Alibeaj dhe te "djathtes" fallco te Sali Berishes. E "djathta" e Sali Berishes vazhdon taditen e levizje rrumpalliste ne gjirin e vet PD, njelloj sic PD e Sali Berishes u krijua si diversion komuniste ne gjirin e levizje antikomuniste qe lindi ne shqiperi mbas vrasjes se Causheskut ne Rumani...PD ishte projekt i Ramiz Alise...etj...etj. Ajo qe une dua te them eshte se megjithese analiza e Z. Mero ka senc, perpjekja qe ben Alibeaj per te integruar ne PD keta monsta komuniste me ne krye Sali Berishen, eshte gabim. Ata do e ndyjne perseri PD e reformuar dhe ceshte me qesharake eshte se mbeshtetesit e Saliut jane thjeshte hajdute, spiune dhe injorante dhe PD e Alibeaj nuk ka nevoje per ta. E djathta klasike e vendeve perendimore dallohet per patriotizmin dhe luften pa kompromis kunder korrupsionit. Pyetja ime e madhe eshte: Pse perpiqet Alibeaj te ndy te arthen tone? Alibeaj duhet te ngreje te djathten e vertete duke u nisur nga parimi se nuk jane numrat ne parti por ceshtja qe mbron partia, ajo qe jep ngjyrat e pertise... Partia mund te duket me e vogel, por do kete me shume vota ne popull, qe vertete do hapi konkurence midis te majtes dhe te djathtes. E djathte me teorine e"tokes se Xanum" dhe teorine se Amerika me ne fund do jete e Saliut, eshte vertete per te qare....
O truth-ar! Ca muaj me pare USA adresoi se nuk njeh PD me Non grata familjar ne krye dhe ne perbene!1 Dje apo pardje shtoi se keta nongrat-at kudo ne bote sipas Bajden jane edhe rrezik per sigurine kombetare te US. Pra truthar! Kjo ishte mesazh per SPAK! Dmth nese SPAK nuk veprim, Amerika do te veproj! Hey that Is Ambasy ka 30 % zyrtar qe merren me persona qe thone " se jane me Ameriken" dhe sillen si Struc dmth perkrahin Nongraten! Keta persona K udoo qe jane jane te identifikuar si perkrahes te nongratave! Te themi une apo Kush do we jemi qytetar normal, US embassy me jep vizen per 10 vjet! Kurse per perkrahsit e Non Grates 10 dite per e shumta 1 muaj. Sepse sipas meendjes time Us e njeh heroine e struck dhe te mashtruese qe bejne gjoja sikur jane IS dhe pastaj vazjdojne... te mbeshtesni Non grata-t. Shembull: Le te provoj Noka dhe familja e tij te aplikojne per vize ne Us! 10 dite deri ne 3 muajsh mund ti japin dhe .... kaq! Ndjese Us Ambasy! Eshte thjeshte aresyetim llogjik, I ndershem mbi bazen e situates ne Shqiperi. Eshte thjeshte vezhgim! I Love Albania! Proud! But... God had and bless US!
O truth-ar! Ca muaj me pare USA adresoi se nuk njeh PD me Non grata familjar ne krye dhe ne perbene!1 Dje apo pardje shtoi se keta nongrat-at kudo ne bote sipas Bajden jane edhe rrezik per sigurine kombetare te US. Pra truthar! Kjo ishte mesazh per SPAK! Dmth nese SPAK nuk veprim, Amerika do te veproj! Hey that Is Ambasy ka 30 % zyrtar qe merren me persona qe thone " se jane me Ameriken" dhe sillen si Struc dmth perkrahin Nongraten! Keta persona K udoo qe jane jane te identifikuar si perkrahes te nongratave! Te themi une apo Kush do we jemi qytetar normal, US embassy me jep vizen per 10 vjet! Kurse per perkrahsit e Non Grates 10 dite per e shumta 1 muaj. Sepse sipas meendjes time Us e njeh heroine e struck dhe te mashtruese qe bejne gjoja sikur jane IS dhe pastaj vazjdojne... te mbeshtesni Non grata-t. Shembull: Le te provoj Noka dhe familja e tij te aplikojne per vize ne Us! 10 dite deri ne 3 muajsh mund ti japin dhe .... kaq! Ndjese Us Ambasy! Eshte thjeshte aresyetim llogjik, I ndershem mbi bazen e situates ne Shqiperi. Eshte thjeshte vezhgim! I Love Albania! Proud! But... God had and bless US!
@Vezhguesi mero! Vetem personat qe kane familjare ne USA kane nevoje per vize amerikane, per te tjeret nuk e kuptoj se per cfare do te shkojne ne USA. Eshte nje vend per emigrant jo per turizem. Dhe tjetra kjo administate eshte pakice ne USA, ti e din si i moren zgjedhjet (votim me poste, gjeja me e lehte per te manipuluar) por kohet kane ndryshuar. 6 Jsnari ishte psralajmerimi qe askush nuk do te guxonte me te bej re tilla votime. I love USA too, por urrej keta zyrtare qe problem numer nje kan se mos ndokush shqeteson pederastet kur pallohen rrugeve.