Berisha ngjan me një hajdut që harron të marrë rrogën, jo me dikë që e fal atë

18 Prill 2022, 19:31Editorial Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të bëhet “hero” duke refuzuar dietat” e Kuvendit, por në fakt po dëshmon që nuk ka qenë kurrë i interesuar për se paguhet dhe sa paguhet. Deklarata e tij e sotme, “se i ka kërkuar financës së Kuvendit të tërheqë nga llogaria e tij pagesat për dietat” është një gënjeshtër.

Por mendoj që është nga ato gënjeshtra që ai përpiqet t’i përdorë për t’u dukur “i përkushtuar” ndaj parave të buxhetit, por që tregon që ka aq shumë para, sa nuk ka pyetur kurrë për rrogën dhe aksesorët e saj.

Së pari, Sali Berisha nuk mund të paguhet për “dieta” pa aplikuar të marrë dietat. Për të marrë dietat si deputet duhet të mbushësh një formular dhe të tregosh ku ke udhëtuar. Financat e Kuvendit nuk janë të japin para automatikisht për dietat.

E vetmja pagesë automatike e Kuvendit për deputetët është rimbursimi i telefonit dhe karburantit në masën 35 mijë lekë të reja.

Fakti që Sali Berisha i referohet kësaj pagese si “dieta”, tregon se ai nuk e ka marrë rrogën, nuk ka pyetur kurrë për rrogën dhe nuk di as vetë se për çfarë paguhet si deputet. Arsyen e dimë.

Ato janë para xhepi para miliardave që ai dhe familja e tij i kanë rrëmbyer këtij vendi, derisa u akuzuan për korrupsion domethënës nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Ai nuk ka shkuar në Kuvend për dieta dhe rrogë, por për të mbrojtur miliardat e vjedhura nga pushteti i tij.

Por mund të na e kursente këtë deklaratën populiste se ka vënë në siklet gjithë deputetët e Foltores që i kanë marrë ato para, madje kanë kërkuar para dhe kur kanë djegur mandatet dhe kanë ikur nga Kuvendi.

Vetë Berisha mund të refuzonte pagesën pasi dogji mandatin, por dhe atë me siguri nuk e ka ditur që e merr.

Ndaj deklarata e tij e sotme, na kujton më shumë një hajdut që harron të marrë rrogën, se sa një deputet të përkorë që nuk pranon pagesa që nuk i takojnë. Askush nuk i ka dhënë pagesa që nuk i takojnë. 

Kuvendi nuk ka kompetencë t’i tërheqë lekët që i takojnë si deputet. Aq më tepër që ai është ndër të paktët, që nuk është bërë deputet për rrogë, por për imunitet. Rrogën sot e ka zbuluar për herë të parë.

Por nëse do që rrogën dhe pagesat për telefon dhe karburant t’i dhurojë, mund t'ia çojë fëmijëve të familjeve të vrarë në Gërdec apo më 21 janar. Bën nje sevap dhe per djalin që e ka futur në gjak për të vjedhur.

17 Komente

  1. N
    NjeQytetarOptimist

    Genjen “Taulantet” e tij si gjithmone.. Sa “Taulanta” ka aty..

    1. B
      Berish Met Moniçka

      Tamam si babai i tijë, shoku Enver Hoxha alei selam, që mbante çorape të arnuara…mbasi duhej kursier në çdo gjë e për çdo gjë…. Shembulli personal, paraprin çdo komunist. Lavdi marksizmë leninizmit fitimtar, me bë krye, shokun Enver dhe shokun Sali Birisha.

    2. L
      Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

      Sa kriminel hajdute i mire ky saleh berisha. Ky perbindesh qe ka 30 vjet,vret,pret,shkatrron e vjedh po na fal lemosh dhe do ti mbush mendjen shpellareve sa burr muti eshte. Familja non grata jeton si sheiket e ky plehre mori vesht qe ka edhe dieta pa fjetur ne hotele apo pa paraqitur faturen e udhtimit... Ky eshte vend rrumpall ku edhe keta qe bejne ligjet,vjedhin shtetin

      1. L
        Landi

        Nuk i terheq dot kuvendi leket nga llog e ktij plakut por ky t'i arketoj ne kuvend...ky esht ai plaku qe mbante ne zyre GD ate kurven e PD??? Hahaha plak shkerdhat qe meresh me rruspijen e durrsit.

        1. M
          Monitor

          Njeri i vogel! Tip i keq! Besoj rreth tij jane mbledhje te gjithe njerezit e pavetedijshem, karrierist, me mekate, hajduter, abuzues, injorante, budallenje, te dhunshme, etc. Mjere kush futet ne kete turme te ndyre anti shqiptare dhe anti perendim. Us dhe perendim identifikojini keto plehera qe I shkojne pas dhe mos i lini te vijne ne vendet tuaja.

          1. L
            Lugu gjat

            Lavdi Zotit, aty ku ka qene (aksidentalisht) ska per te qene me kure Tani ai eshte i vdekur

            1. S
              Skypion

              Eshte e vertete se Z. Doktor Sali Berisha nuk kontrollon ne se llogarite financiare me parlamentin jane ne rregull. Ai thjeshte ka hapur nje llogari rrjedhese ne banken e Shkelzenit ne Zvicer dhe paret shkojne direkt ne llogari te Doktor Sali Berishes. Zvicra ka nje rregull qe askush nuk kerkon llogari per parane, mjafte qe ato te jene ne banke. Doktor Sali Berisha punon me menyrat perendimore te tranzaksioneve dhe jo me menyrat e prapambetura te Shqiperise. Doktor Sali Berisha cdo muaj merr pasqyren e tij te tranzaksioneve thjeshte formalisht, sepse e di qe keto shpenzime apo derdhje qe kryen Sali Berisha ne banken e Zvicres, jane nen kontrollin e masave te rrepta financiare te administratorit te tij i punesuar vetem per kete qellim. Sa per dijeni, Doktor Sali Berisha ka shume llogari te tjera qe japin dhe marrin ne kete llogari dhe llogari te tjera bankare. Aty vazhdojne te derdhin parane firmat qe Doktor Sali Berisha ka lidhur me to per ndarjen e fitimit. Bile edhe vajza e tij paret e 3 perqindshit qe merr nga keto firma si garanci per suksesin kur Saliu ishte kryeminister, derdhen ne emer te Saliut, nen nje klauzole shtese. Paret e 3 perqndshit si dhe perqindja e ndarjes se fitimit, qe doktori lidhte kontraten me firmat, jane ribashkuar nen nje llogari tjeter bankare te quajtur llogaria familjare. Qellimi im eshte te te spjegoj juve Z. Mero qe eshte pikerisht kjo arsyeja qe Doktor Sali Berisha nuk ka mundesi te ndjeke keto tranzaksione, vecanerisht kur ato vijne nga parajsat fiskale. Fazlliqi eshte numer 1 ne keto tranzaksione dhe ai mbulon edhe te ardhurat qe Doktori perfiton nga sherbimet qe u ben shtetve te huaja si bashkepuntor i organeve sekrete te tyre. Sa per ilustrim vetem po te permend se paret e Muziut qe ndane me Bashen gjysem per gjysem te ardhura nga zbulimi rus, nuk do ishin bere problem po qe se Nick Muzini do kish derdhur te ardhurat qe mori nga ky tranzaksion (30 perqint). Perfundimisht Mero Lapanjozi, mos u merr me Doktorin se ai te zberthen brinjet! Ai ka aq pare sa te blen ty me soj e sorrollop. Prandaj mos e akuzo Doktorin si hajdut, sepse ai eshte bisnesmen. Meso Mero lapanjozi te kuptosh se qellimi i Doktorit qe refuzon honoratret, nuk vjen se ai eshte hajdut por se ai eshte njeriu me i madh qe ka nxjerre Shqiperia qe nga koha e Skenderbeut dhe mbas shokut Enver!

              1. T
                Taulant

                Ti thua qe vajza ndante paret e 3%. Shume pak ta krahasosh me Ramen qe gjoben e ka 20% per cdo tender,PPP dhe leje pallati kur ishte kryetar bashkie.

                1. x
                  xheJ. eN. Bi.

                  Skypion nr.3... Si zëdhënës i Skypion nr. 2 që është Taulanti ta dha përgjigjen ,ta mblodhi ,ta bëri 8/2 ,nuk ke ç' thua.Edhe me fillore që është ,bravo i qoftë ka bërë përparime.

                  1. S
                    Skypion

                    @ xhej. eN. Bi Une jam Skypioni i vertete! Eshte edhe nje person tjeter qe kamuflohet si une dhe perdor po te njejtin emer. Ky person mund te jete edhe Taulanti qe perdor edhe pseudonimin Skypion. Mua nuk me mbetet qejfi se si Taulanti, ashtu dhe ai Skypioni tjeter, gati gati kane te njejtat mendime me mua. Sidoqofte kam nje dyshim. Duke pare se si Taulanti ashtu dhe ky Skypioni tjeter, shpesh kane te njejtin fjalor si Doktor Sali Berisha, dyshoj se vet Doktor Sali Berisha shpesh perdor kete forum per te thene mendimet e tij. Edhe per kete nuk me mbetet qejfi por dyshoj se ky Taulanti apo po ai Taulanti me pseudonim Skypion, paguhet nga Doktori per kete sherbim. Dyshimin e kam se shikoj qe shpesh shkrimet qe botohen nen kete pseudonim jane shume te shpeshta dhe heret ne mengjes. Ky person sikur e ka pushken gati te ngrehur, menjehere pas shkrimeve te Meros. Me sa duket eshte nje ekipip i tere qe punojne per Doktorin dhe vet Doktori shkruan ne kete forum. Une jo se kam ndonje gje kundra, por mendoj se eshte turp qe ky person te paguhet nga Doktori duke cfrytezuar emrin tim, qe shkruaj thjeshte nga qejfi. Keta rrjepacake, qe i jane ngjitur Doktorit si shushunja, di i marrin jeten Doktorit Tone te Math! Faleminderit per mirekuptimin.

                2. B
                  Balo

                  Ka marrë fund! Nuk di as si të tërheqë më vëmëndjen, vete dhe bën gjeste aq të padobishme ,madje të dëmshme.. Zotëri, ti akuzohesh për korrupsion të rëndësishëm,dhe për të treguar të kundërtën ,fal ca dieta....!!!!!???? Nëse ke qenë vërtetë kaq rrotë kari edhe më parë,fajin e paskemi ne...qorrat...!

                  1. z
                    zgalem

                    Po perse e merr rrogen ky mavri ? Ka mbi 30 vjet , qe vret e pret dhe per keto krime merr rroge te majme . Turp , per ata qe hartojne liste-pagese , per kete kriminel profesionist . Me sa pashe merr dhe djeta , Perse ? Per te dale sokakeve dhe te trilloi turli genjeshtrash. Duket si paqesor , se nuk ka gje ne dore . Po pati rrast , nuk ngopet me gjak njeriu . Ju kujtohet bizesmeni Remzi Hoxha . Disa dhjetra mund te jene zhdukur si Remziu . Dihet nje gje : Ka pranuar autoresuine ne krimet kryesore . Nuk ka nevoje , per hetusi . Neper Televizione i ka pranuar krimet . Drejtesia , qofte dhe e reformuar , po fle mbi dafina . Zgalem

                    1. T
                      Toke e xanun,parti e xanun

                      Po si nuk ju vjen per kete kriminel qe ka per te paguar avokatin ne france... Lindita nikolla mendon per kriminelin sali

                      1. n
                        nje punonjes buxhetor prej 22 vjetesh

                        Meqe je tek ajo, Rroga, o ti Mero Baze - Edi Rama qeveria e te cilit i jep rrogat mbare atyre qe kurre nuk ja ka rritur ne keto 9 vite ne pushtet, pra Buxhetoreve, ka deklaruar pergjysmim taksash te rrogave der ne 50 mije leke (te reja) dhe Zero takse per rroga deri ne 40 mije leke (te reja) Der sot me 19 prill 2022 kjo mbetet nje Rrene ne gjerdanin e Rrenave qe ky Edi Rama mba ne qafe. Tani vazhdo aty ku e ke detyren, tek Saliu.

                        1. R
                          Rais Petrela

                          "Nje punonjes buxhetor prej 22 vjetesh" i pa pune. Puna e vetme qe di te besh eshte kazani i baltes qe u a hedh armiqve te Slihit si dhe furçja e bojes qe punon vetem me boje te zeze dhe boje "demokratikase" blu per te nxire ata qe vertet punojne.

                          1. e
                            eDRAMA

                            Raisi i shkrete! Budallenj si ti i duhen Rames tu mbushe gojen me bajga e te ulerini se po hani mjalte.

                        2. R
                          Robin Hood

                          Gjithmonë ke qenë pjesë e oborrit të hajdutëve njëher afër Berishës tani afër Ramës. ????

                          Lini një Përgjigje