Partia e Berishës është magnet që tërheq çdo kënd që ka probleme me drejtësinë në këtë vend 

24 Prill 2022, 18:31Editorial Mero Baze


Një nga tendencat më të dukshme të partisë që po grupohet rreth Sali Berishës është aftësia thithëse që ajo ka për njerëz të inkriminuar. Çdo kush që ka problem me ligjin, çdo kush që ka një të shkuar kriminale, çdo kush me probleme që pret të përballet me drejtësinë, qofshin për arsye kriminale, korruptive apo lidhje me grupe kriminale, shikon tek Sali Berisha një zgjidhje për të ardhmen e tij në politikë. 
Është kjo arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse LSI ndjehet me Sali Berishën si në shtëpinë e vet. Kjo, jo vetëm për shkak të Ilir Metës që ka të njëjtin profil si Sali Berisha, por dhe për shkak të garancisë që ata kanë se ajo parti do të jetë partia që do t'i rezistojë drejtësisë dhe ndëshkimit në këtë vend. 
Argument për këtë kanë rezistencën e Sali Berishës kundër ndëshkimit të përjetshëm që i ka bërë SHBA. Edhe pse ai është ndëshkuar përjetësisht, edhe pse po i përsëritet çdo ditë nga SHBA se ai duhet të paguajë pasi është një person që ka minuar demokracinë dhe është përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, rezistenca e Sali Berishës dhe inkurajimi i gjithë të ngjashmëve të vet, është mbresëlënës për këtë kategori. 
Në së paku tre bashki këta elementë ishin të gjithë në këmbë, përfshi dhe njerëz që u mobilizuan nga burgjet për të. Dhe të mendosh që gjithë këtë mobilizim e kishin jo për të fituar pushtetin, por për të kapur opozitën. 
Zgjedhjet që po zhvillohen në mënyrë të njëanshme dhe duke bërë kujdes të mos ketë as garë as rregulla brenda partisë, e forcojnë më tej këtë bindje. Në çdo rreth zgjidhet ose dikush që ka një problem me ligjin, ose dikush prej tyre përdoret si krah force për të zhdukur rivalin e atyre që ata duan të mbështesin. 
Kjo po e kthen “Foltoren” e Sali Berishës si poli më i inkriminuar i politikës shqiptare, pasi është i vetmi pol shprese për çdo të inkriminuar në këtë vend për të rezistuar ndaj drejtësisë. Frymëzimi që Sali Berisha u jep si “qëndrestar” kundër SHBA, është për ta një ideologji e re dhe një siguri më shumë se ata ose do rezistojnë të gjithë bashkë ose do ta humbasin këtë betejë. 
Kjo e bën ndarjen e PD prej tij një domosdoshmëri. Dhe nëse nuk ja del të ndahet një fatalitet, që do ta varrosë përgjithmonë. 
 

25 Komente

  1. P
    PK

    Historikisht PD u krijua pikerisht nga personat qe kishin problem me drejtesine. Fillimisht ne te penetruan ish komunistet qe kishin bere zullume me ne krye Ramize Aline dhe Sali Berishen, per te shpetuar koken. Keta te dy u pasuan nga gjithe komunistet hajdute dhe mashtrues per te siguruar"strehen e te arthmes". Pati edhe te tjere qe gabimisht u genjyen, sic ishin te persekutuarit apo pronaret qe menduan se vertete kjo ishte parti e djathte, apo iluzionistet romacier si puna ime qe menduam se me ne fund edhe per ne ndriti jeta. Qe ti bie shkurt, vetem dua te them se sot ne PD gjen hajdute dhe mashtrues profesionist, sepse kjo eshte baza e PD. Eshte njelloj qe ne gropen e zeze te halese do gjesh vetem mut. Qe te mos jem kaq vulgar , them se i nejti fenomen, ka ndodhur edhe ne Amerike. Amerika u krijua nga emigratnet dhe ky eshte shkaku qe emigrantet nuk urrehen ne Amerike. Kjo vjen nga e verteta qe te gjithe vijne nga emigrantet, njelloj si antaret e sotem te PD qe e kane origjinen nga ish komunistet qe kishin problem me ligjin dhe zakonet shqiptare....

    1. L
      Llambrini Foto

      Në pidh të sëmës, shkoftë PD me Sali Birishën dhe Lulkë Bashën, mbasi vetë e çuan deri këtu, në zgrip të humnerës, dhe që duan me pa derman ta çojnë në greminë. Këmbën e mbarë edhe për Ilir Metën me LSI prapa.

      1. N
        Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

        Që të jesh kunder Qeverisë Rama sot, si politikan, si gazetar, si analist, apo edhe si intelektual i thjeshte pa parti, është detyre patriotike. Shqiperia ka nevojë per opozitë dhe opozitë nuk ka. Prandaj opozitën duhet ta marrim persiper intelektualët e ndershem, perballë Edi Rames, i cili sot shfryrezon mungesen e opozites, dhe mbyll syte perpara paturpesise se Taulant Balled, Erion Braces, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, dhe sidomos Arben Ahmetajt. Por, qe të rreshtohesh pa u menduar fare ne krah të Sali Katunarit, Mul Idiot Nokën, Aldo Rrote K Bumcit, Edi Gallof Palokes, Monika Fshesaxhie Kryemadhit, Ilir Pa Shtyle Kurrizore Metes, Ervin Pa Moral Salianjit, Grida Zot Na Ruaj Dumës, dhe Çlirim Berber Gjates, duhet të jesh kokrra e idiotit. Qenia kunder Saliut nuk është automatikisht perkrahje e Rames. Ndaj Rames duhet krijuar nje opozitë dinjitoze, dhe rruga drejt saj kalon mbi trupin e Sali Katunarit. Duhet shkelur me këmbë mbi Saliun qe të fitohet kunder Rames. Po kuotuam kete, është hap I madh drejt Europes

        1. M
          Mesila

          Pra u bashkua nevojtorja (foltorja) me shurrtoren (lsI) ose me polite tenxheria gjeti kapakun.

          1. #
            #Gopisti i NSHRAK-ut

            Mbledh të tërë Që s'marrin viza Mu si muti Që mbledh miza!

            1. V
              Vranakonti

              Ne foltoren e Sali Berishes jane mbledhur i gjithe llumi i shoqerise shqipetare. Mos e beft zoti te vijn ne pushtet keta se, mjer populli,do lebetitet.

            2. P
              Prind

              Mire, te Berishes e dime tashme e kjo s'ka dyshim, po Partia Edit ke terheq tani pas 10 vitesh ne pushtet??? Apo gjithe "Alqi Bllakot" qe jane gati te firmosin ç' tju vene perpara per te grabit buxhetin e shtetit si te babezitur.

            3. L
              Lenci bira

              Salih osman bin laden qendron i fort si terrorist, nazist dhe i ben ball amerikes prej 450 milion Tani ky kamikaz qe po perballer me ameriken besoj se dal i fituar si vellai tij OSMAN BIN LADEN Nuk e di mire por osman bin laden ka vrare me pak se salihi Vetem ne shqiperi per 30 vjet ka vrare 30 mij shqipetar pa llogaritur sa ka vrar ne kosove, mal te zi dhe maqedonin e veriut flasim ketu vetem shqipetar keta per llogari te salihit Pra ku ka hakmarrje,vrasje,vjedhje behet per llogari te ketj terroristi

              1. N
                Nga Une

                Nje gje te mire ka kjo ''parti foltoriane'': ia jep te gatshme drejtesise dosjet e krimineleve!

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Kapja e drejtësisë për 30 vjet,nga Berisha,ka ritur besimin se anëtarët e PD i mbron Berisha përpara drejtësisë. Për të mbledhur rreth vetes sa më shumë njerëz,ai do përkrah të inkriminuarit deri në zgjedhjet e përgjithshme .

                  1. P
                    Parti e krimit

                    Ishte loje e piste e ramiz alis krijoje ne ps me njerez intelektuale dhe nje pd me njerez te krimit rrugace njerez te degraduar dergoje nje komuniste ti drejtonte dhe ja rrezultati . Duhet te shkrihet si parti dhe te krijohet nje parti e re duke lene jashte njerzit e krimit ndryshe nga pd do quhet pk parti e krimit

                    1. T
                      Toke e xanun,parti e xanun

                      Pk e ke filluar mire,ashtu si do e filloja edhe une,por nga fundi e ke prish me emigrantet dhe ameriken. Ne fillimet e demokracise te gjithe ose shumica perkrahem levizjet demokratike si shprese e te ardhmes,por ata qe paten 5 gr tru kur e pane se kush u vu ne krye,u larguan ose u zhgenjyen. Dhe koha e tregoi qe keta komunista dhe sigurimsa e njerez qe hiqeshin si te persekutuar,por qe ishin hajdute e kriminel ordinere qe u strehuan perreth komunistit me fanatik sali berishovic,ja kaluan edhe bllokmeneve dhe keta hajdute jetojne si sheike...

                      1. D
                        Dashi

                        Nuk po grupohen rreth plakut se plaku i ka afru dikur ne PD,plaku afroi GD Salianusin Mulin Pulin...po cfar po thoni aman. Plaku i solli nga katunet ju thoni grupohen....

                        1. q
                          qytetar

                          Ing. MERO ! Te pakten per feste dhe dite te diele beje pushime me Saliun. Ndersa fjalen magnet do mendoja me mire Vrime e Zeze.

                          1. d
                            durrsak 24 karat

                            Po ti pse lexon Meron?

                          2. N
                            Nari

                            Qysh ne ditet e para te krijimit te PD,asaj iu bashkuan pjesa me e madhe e lumpenit te shoqerise dhe llumit te saj.Hajdute ordinere dhe njerez te dhunshem,nen thirrjet liri-demokraci,te cilen e presupozonin si liri per te shkelur cdo ligj dhe per te vjedhur e shkateruar cdo gje, dilnin ne radhet e para te mitingjeve te PD.Drejtuesit e PD me ne krye Berishen ne ate kohe,as nuk e moren mundimin per t'u distancuar nga ky kontigjent,te cilin e perdornin per te shantazhuar shtetin dhe njerezit normale.Mbaj mend qe ne fund te vitit 91 dhe fillim te 92shkateronin gabinat e tensionit duke lene banoret me jave pa drita,per ti demoralizuar.Edhe kur Berisha kaloi ne opozite 97-2005,hidhnin ne ere shtyllat e tensionit te larte.Kjo eshte vija e kesaj partie per sa kohe ka ne krye Berishen,i cili te perzgjedhurit e tij ka kriminelet,hajdutet,njerezit pa din e pa iman.

                            1. V
                              Varja

                              Mendo te anetaresohesh ne kete Parti , ku anetar eshte edhe "kolegu" i dhunshem, dhe i hurit e litarit S.Lushaj dhe son " trimi" musihane hesapi! Mos e dhe te Zoti! Te me marri mendjen.

                              1. L
                                Landi

                                E zgjidh GD-ja kte pun se esht kopetente.

                                1. D
                                  Drejtësia

                                  Le te varroset se si duhet Shqipërisë një organizat kriminale!

                                  1. A
                                    Ani

                                    Mero ja fute kot....ke shterur si hazetar...nuk di cte shpikesh....mizat I terheq oushteti se pushteti si I majte si I djathte eshte I korruptuar......ministra e drejtues te BE qe te shpetoje ky vend...ndryshe nuk behet...asnje drejtues Shqiptar per te pakten 10 vjet....

                                    1. E
                                      Erion ( jo veliaj kurva)

                                      Duke qenë se jetojme ne nje botë “demokratike “ gjithëkush ka drejten te mendojë dhe te thote i lirë ate qe mendon. Por kjo nuk do te thote qe ka gjithmone te drejte. PD mund te ketë njemijë e nje te zeza. Por te akuzosh qe PD eshte kthyer ne nje magnet qe terheq te gjithe te nikriminuarit eshte me shume se nje çmenduri. Artikull shkruesi qe e quan veten gazetarë nuk jep asnje emer por komentuesit permendin per inertsi disa emra qe deri më sot nuk kanë asnje problem me drejtesinë. Punë e tyre. Por tani na lind nje pyetje e thjeshte: Çfare duhet te themi ne per PS-në. E cila ka ne gjirin e vet nje numër shume po shume te larte njerëzish te korruptuar dhe te inkriminuar. Nje numer jo i vogël deputetësh te larguar nga ligji i delriminalizimit. Nje numer jo i vogël drejtuesish te lartë te shpallur non grata Nje numer jo i vogël i kanditatëve per k/bashkiakë qe dalin me probleme me ligjin dhe janë te shpallur ne “kerkim “. Ministra te burgosur Ministra qe udhetojne me njerëz te inkriminuar. Ministra qe akuzohen me te drejte per korrupsion. Pa llogaritur nivelin e drejtorëve e me poshte qe te gjithe e dimë se nga kush perbehet. Po ata qe sponsorizojne dhe mbeshtesin PS-ne ne bazë. ? Te gjthë njerëz te denuar neper europë apo ne kerkim nga drejtesitë e vendeve europiane. Populli i thjeshte e kupton propaganden qe kerkoni te beni por te paktën mos e merrni per injorantë.

                                      1. m
                                        malsori

                                        Saliu me kete levizje qe ka bere po ndihmon Ramen se e ka te sigurt fitoren pa problem Saliu ashte i vdekur me gjithe Qelbesirat qe i shkojne nga mbrapa

                                        1. p
                                          partia e birishes eshte si nje hale qe bie ere, mi

                                          Partia e birishes eshte kthyer ne nje hale te madhe, brumbujt e duan eren e mutit dhe vrapojne drejt hales se birishes

                                          1. M
                                            Moza

                                            Që kur u krijua kjo parti u krijua me një objektiv të qartë ,për të mbledhur të gjithë llumin e vendit ,të gjithë ato njerëz për të cilët ishte i sigurtë që do i shkonin mbrapa për një kockë, duke i shpërblyer me truall për ndërtimet pa leje (dhe e gjitha nga pasuria e shqiptarëve). Shkatërroi dhe shiti të gjitha uzinat dhe fabrikat duke hedhur në rrugë me dhjetra mijëra punonjës. Kjo është partia e Saliut që vetëm demokratike nuk është .Partia që ndau Shqipërinë në jug-veri. Shkoftë në djall Saliu me gjithë partinë e kriminelëve. Sikur është shuar Shqipëria për njerëz të aftë që të dinë të drejtojnë një opozitë të vërtetë

                                            1. B
                                              Bilua

                                              Sala pordha like fenda do fitojne manxharin.

                                              Lini një Përgjigje