Alarmi i Berishës, nga fillimi i humbjes së pushtetit në drejtësi 

22 Prill 2022, 19:48Editorial Mero Baze

Nuk jam i sigurtë nëse Sali Berisha ka nisur një letër drejt SHBA, apo thjeshtë një postim në Facebook-un e tij. Por dhe kaq është e mjaftueshme për të kuptuar alarmin e tij.

Politikani i cili është shpallur “ non grata” nga SHBA si minues i demokracisë, si shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe si i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit, të marrë masa ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, pasi po i ushtron presion sistemit të drejtësisë në Tiranë.

Situata është paksa më komike se sa letra drejtuar një gjykate në Francë për të ndëshkuar sekretarin e Shtetit Antoni Blinken, pse e kishte futur atë në listën e zezë të SHBA. Pasi me letrën dërguar me postë në Francë, të paktën gënjente ndonjë idiot në PD, që Franca do të merrte hak ndaj SHBA, për Sali Berishën.

Por në këtë rast është dhe më qesharake, pasi i drejtohet  Departamentit të Shtetit që e ka shpallur “ non grata”, për t'iu ankuar për Departamentin e Shtetit. Po t’i shtosh kësaj dhe faktin që deri më sot ai ka thënë që Departamenti i Shtetit është i kontrolluar nga Xhorxh Sorosi, i bie që t’i ankohet Xhorxh Sorosit.

Por halli të detyron të bëhesh dhe qesharak. Dhe halli real është se Sali Berisha po përpiqet t’i dalë para një vendimi të mundshëm gjykate, që rrëzon legjitimitetin e zaptimit me dhunë të Partisë Demokratike prej tij, përmes një debati të sajuar mes tij dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Debati i sajuar prej tij, kërkon të krijojë një klimë presioni mbi drejtësinë, që të mos vendosë sipas ligjit, por sipas interesit të tij, për të legjitimuar një proces zaptimi dhe spastrimit të PD prej kundërshtarëve të vet.

Alarmi i Sali Berishës vjen pasi Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të ankimuar vendimin arbitrar të një gjyqtari të afërt me Sali Berishën, për të rregjistruar aktet e një mitingu në stadium, si Kuvend “legjitim”.

Akuzat ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, janë false dhe bazohen mbi një deklaratë parimore të saj, se SHBA mbrojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri nga ndërhyrjet dhe presioni i klasës politike, për të mos ndëshkuar korrupsionin dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Këtë të drejtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë të garantuar nga Kushtetua e Shqipërisë, pas miratimit me 140 vota të reformës në drejtësi në korrik të vitit 2016. Përfshi dhe votën e Sali Berishës. E kundërta, pra heshtja dhe indiferenca ndaj presionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës mbi drejtësinë në favor të tyre, do të ishte atentat ndaj reformës në drejtësi.

Për fat të mirë kjo nuk ka ndodhur. SHBA dhe BE po qëndrojnë ende roje vigjilentë të një reforme e cila ka problemet e saj të mëdha, jo për shkak të tyre, por për shkak të ndikimit ende të madh që kanë Sali Berisha dhe Ilir Meta mbi sistemin. Dhe për këtë ka boll prova, përfshi dhe vendimin skandaloz të rregjistrimit të akteve të një mitingu si Kuvend partie, i cili nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.

Dhe ky është alarmi i vërtetë i Sali Berishës. Alarmi i një njeriu që po kupton, se po fillon të humbasë pushtetin e fundit dhe më të rëndësishëm që po mundëson mbijetesën e tij, pushtetin mbi drejtësinë. Është e vetmja rrugë për të bërë drejtësi në këtë vend.

19 Komente

  1. A
    Aleanca për mbrojtjen e tallashit

    Mero djali,edhe unë si shumë shqiptar të ndershëm dhe patriot po pres me padurim ndëshkimin e Dr. Adhamutit! Mirëpo, ndoshta kjo që amerikanët po bëjnë, më duket zgjidhje më inteligjente! N.q.s. Dr.Adhamuti do ishte arrestuar pa u demaskuar dhe demontuar,ai do ishte kthyer në një martir për një pjesë të konsiderueshme të bashkkombësave tanë. Kjo është një strategji e mirëmenduar nga dajo Samiu, atëhere kur "AI" të jetë kthyer në një paçavure apo letër higjenike duhet hedhur atje ku ai e meriton,në koshin e plehrave, në rastin konkret ky kosh ndodhet në Reç!????

    1. V
      Vranakonti

      Bravo koment i mire.Kjo qe po ndodh sot me Sali Berishen eshte pune e politikes se holl te Amerikes.Vertete,po t'a arrestonin Salin ai do behej hero,por Amerika po e le te telendist,te lodhet deri sa t'i bjene breket te kembet,te behet si limon i shtrydhur,pastai ai vjen vete si lepuri ne qerre. Saliu do jap e do jap,do shkordhet fare,do katandise deri ne ate gjendje qe nuk do t'i hipin dot kalit.

      1. X
        XhaJaho

        Jo vetem kaq, por SHBA do ta vazhdoje lojen edhe me gjykaten e apelit, apo me larte per te pare se ne cfare shkalle ka arritur reforma ne drejtesi duke vene ne prove gjyqtaret me kete loje qe po ben-duke e lene qe te legjitimohet formacioni i Sali Berisesh duke ja dhene vulen e PD edhe ne shkallet e tjera te gjyqsorit, pra me kete rast SHBA nuk ja plas fare trapi se Berisha mer vulen, Ajo po shikon se si ka shkuar reforma ne drejtesi dhe nese edhe kta gjyqtare japin nje vendim ne favor te Berisesh per ta nuk prish pune se PD nuk do te njihet asnjehere nga nderkombetaret dhe do shpallet Parti terroriste, gjyqtaret qe kane dhene vendimet kundra ligjshme do te perballen me drejtesine dhe reforma ne drejtesi vazhdon deri ne reformim te plote, e djathta e vertete qe u shkeput nga PD e cilesuar si Parti terroriste do formojne Partine e tyre e cila jo vetem do te njihet nga nderkombetaret por edhe do financohet nga Ata per te bere nje opozite te vertete ndaj qeverisjes si dhe per te ardhur ne pushtet, ndersa gjate kesaj kohe Sali Berishe eshte bere nje leter e vyshkur higjenike me ngjyren e mutit i perfunduar mbas dyerve te burgut per katastrofen qe i ka sjell Shqiperise qysh nga viti 1991

    2. N
      Një qytetar

      'Komisioni i Rithemelimit' ose thënie ndryshe, Partia e Berishës është e fortë dhe qëndron "si një kështjellë e çeliktë buzë Adriatikut'. Dhe jo siç thoni ju, zoti Baze, që janë një grumbull binadalësh kronik. Po do thoni ju, ku e mbështet këtë konkluzion. Natyrisht, në radhë të parë e mbështes në faktin se ajo drejtohet nga një demokrat i shquar, M-L i vërtetë,siç është shoku i lavdishëm Sali Berisha! Dhe sidomos nga qëndrimi burrëror i Çim Pekës ndaj ambasadores amerikane. Mendoj se qëndrimi i Çimit meriton vërtet të lëvdohet, pasi një qëndrim të tillë askush nuk e ka mbajtur as në kohën e komunizmit. Sikur t'a shihte këtë qëndrim, shoku Enver do e kish bërë Çimin direkt antar të byrosë politike, pa kaluar fare si kandidat. Një qëndrim si i Çimit nuk u shfaq në atë kohë sepse atëhere nuk kishim mbështetjen e një miku të madh, siç Partia e Berishës ka sot, gjeniun e neokomunizmit, shokun Putin, i cili po i kall datën neonazistëve ukrainas të udhëhequr nga një hebre. A, ju kripsha trutë, o Rithemelues, edhe vetë Don Kishoti do qeshte me këto marrëzirat tuaja të padëgjuara. Por të paktën Don Kishotit i erdhi mëndja para se të vdiste, kurse i marrin ynë as jep shënjë më të vogël se mund t'i vijë mëndja në vënd.

      1. k
        kthhh

        C'fare pushteti ka humbur Berisha mbi drejtesine o Mero? A ka ndonje vendim gjykate qe e ka prekur ate apo familjen e tij deri me sot? Berisha eshte i paprekshem pasi shqiptaret e kane bere ate te pa prekshem me apatine kolektive ndaj krimeve te tij.

        1. L
          Landi

          E zgjidh GD-ja kte pun.

          1. G
            Gafur Muça

            Sal Birisha, Asht burrë zamoni, Nburg ai shkon, Kur ju ti thoni NReç tMalcisë Asht burgu i Ri, Ngrefun fort për mrekulli, Me prit BURRA E jo gra, Ish Shtetar nMajë Tshtetit, Presidenta, Kryministra, Dhe keshtu, E gjatë lista, Kush ka rradhën Nburg me shku, E din SPAK-u, Bukur mirë, Sa prej Verit, Sa prej Jugut, Pret timoni, Nder dy nahitë, Shpejt po ngjitet Tek Strumbullari Sal Birisha Me dy gishta Prapa vjen Liri Moniks, Pij Qiponi, Vend rakije, Rrotull vjen Kesajë Shqipnije, Si nji kalë I harbuem Deri sa nSPAK, Tjetë i ftuemë, E kështu, Oj shokt e mij, NReç Birucat Gati janë, Nr.1 për Sal Birishën, Nr.2 për Ilir Metën, Kojshi NLalz Kojshi në burg Bashkë u plakshin Kut e mkut, Deri sa fryma Tu dalë Në FERR shkofshin Djegur keq, Hallakatrum, E keq e ma keq.

            1. d
              drini

              Mero dhe shume te tjere po flasin sikur apeli e hodhi poshte vendimin e Zhukrit. Jo vetem qe nuk e ka hedhur akoma por edhe mund te mos e hedh poshte.Kur flitet per nje drejtesi te korruptuar nuk e kuptoje se si keni besim akoma drejtesia ne Shqiperi.

              1. N
                Nje mergimtar

                Shkrim tallava,per tu mbushur mendjen njerezve qe Sali Berisha po ndeshkohet.Kjo eshte me shume tek deshirat e Meros se tek realiteti.Te regjistrohet nje ankese eshte gjeja me pa vlere,se regjstrohet edhe per sy e faqe.Ajo merr rendesi kur gjykohet e merret nje vendim,i cili aktualisht nuk egziston.Drejtesia Shqiptare do te na jepte shprese per funksionimin e saj,kur te fillonte te shqyrtonte bemat e tij ne keto 31-vjet.Kjo qe thoni eshte nje deshire (ender)personale qe e kerkon dhe populli por,qe deri tani vazhdon te jete ender.Edhe ju e dini se "Endera jane bejne vaki te dalin,po edhe nuk dalin".

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Berisha vazhdon t'a konsideroj drejtësinë pronë private të tijën.

                  1. P
                    Patrioti cam i M...Bazes

                    Do apo jo nga ti Mero Baze e der te Edi Rama nje e vertete dihet nga te gjithe e nuk e fshihni dot : Per Sali Berishen nuk ka asnje vendim gjykate ta kete shpallur fajtor, per asgje fare! He o Mero, s'te vjen zeri e s/ta ben dora ta kundershtosh? Provoje se paku te behesh ti i pari qe do ta padisesh Sali Berishen ne gjykate se ashtu Edi Rama do ta dije per nder me shume se te qurravitesh perdite kunder Saliut ketu mes nje grushti budallenjsh rilindjote te vetmit qe entuziazmohen nga perrallat me Sali qe u jep perdite si silazh te ngopen. Censuroje kete koment, as me plas fare. Kjo tregon vetem se ti je nje dhjaks frigacak e asgje me teper qe trembesh edhe nga komentet.

                    1. X
                      XhaJaho

                      O patriot….. qe rri fshehur mbas pseudonimit, Mero e ka bere dhe po e ben vazhdimisht denoncimin e babait tend shpirteror, nese i kerkon qe Mero ta padise zyrtarisht, Ai eshte gati ta beje por vetem me nje kusht, nese Ti o Patriot…… dele dhe komenton me fytyre dhe me emrin tend tek kjo gazete

                    2. Çami jo patriot

                      Nga cila gjykatë ke pritur zotrote të dënonte Sali Berishën për krimet që ka kryer ndaj popullit shqiptar për 30 vite me radhë. Nga gjykatësit e plepave, apo SPAK, kreu i të cilit ka vilen tek Gjiri i Lalëzit ku ha e pi në një çanak me Saliun dhe Ilirin. Të paska droguar foltorja o njeri.

                      1. P
                        Patrioti cam i M...Bazes

                        Cami jo patriot, une nuk pres asgje! Jeni ju qe prisni me syte e bere uje per te pare nje vendim gjykate kunder Sali Berishes por aha, qenke ne gjume prej 9 vitesh o njeri se ka nga 2013 qe gjithe pushtetet ne Shqiperi i ka Edi Rama. Pranoni se nuk keni c'beni vecse ti hani kaken Saliut ne rrjetet sociale, ate po, ja beni mjaft mire prej vitesh.

                      2. K
                        Korab77

                        Per sa kohe bashke me Shkerdhen e Shkerdhite vazhdon dhe i shurron ne goje vrimat e SPAKut, Sali Berisha edhe pa gjingjoniste, drejtesine shqiptare jo vetem e ka nen kontroll, por edhe lavire poshte karit. Te tjerat jane propagandes trushpelarse. Amerikanet e lane drejtesine te shnderrohej ne moster ne 30 vjet, pastaj shfrytezuan deshperimin total te shqiptareve dhe Berishen si gogol, per ta futur drejtesine 100% ne kthetra. Pas humneres se borxhit, shkaterrimit total te ushtrise dhe kontrollit total te sovranitetit, sherbimeve sekrete dhe drejtesise, tani na kane totalisht peng. Ne fund as Berishen kane per ta arrestuar ndonjehere. Ishte horri qe ju duhej dhe ju duhet akoma per te arritur qellimet e tyre. Ndersa qellimi yne i vetem eshte tju thithim Karin, si interesi me sublim i Shqiperise dhe te shfarosim e shqyejme Shqiperine

                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          Qëndrimin e DASH me, Berisha kërkon ta paraqes si sulm individual të z.Kim????. Si shenjtan budalla kërkon ti bëjë lavazh trurit të përkrahësve të tij . Ka dalë hapur, një Putin i vogël më shumë.

                          1. S
                            Spak

                            Eshte nje poshtersi te thuash qe nuk ka per Saliun nje vendim gjykate! Eshte tjeter gje te jesh militant injorant dhe tjeter gje te jesh berishist idiot!

                            1. L
                              Lexuesi

                              Eshte vecse realitet 100% te thuash se per Sali Berishen nuk ka asnje vendim gjykate, asnje. Shoke rilindjote, mos e shtyni budallallekun tuaj deri ne marrezi totale sa mos pranoni kete realitet, sado i hidhur qofte per gurmazet tuaj.

                              1. L
                                Luli

                                Nje pyetje per Meron

                                Lini një Përgjigje