Për të kuptuar turravrapin e Berishës mbi Alibeajn 

21 Prill 2022, 18:42Editorial Mero Baze

Përplasja fizike e Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit, nuk është përpjekje për t’u dukur i fortë. Për fat, as Alibeaj nuk u përpoq të tregonte muskujt, pasi tani do të ishim “duke qarë”, se si mund të hiqet zvarrë një plak i moshuar.

Turravrapi i Sali Berishës drejt foltores ku ishte Enkelejd Alibeaj në të drejtën e tij për të folur, është instinkti më i vjetër i Sali Berishës, kur shikon që  dikush i shfaqet si sfidues dhe rrezik për karrigen e tij. 

Për herë të parë kjo skenë është shfaqur në shtator të vitit 1991 në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha u sfidua nga një grup kundërshtar, me kandidaturën e Neritan Cekës. Ajo ende nuk ishte bërë zyrtare, por ishte bërë e ditur.

Preç Zogaj si përfaqësues i këtij grupi sfidues ishte duke folur në Foltoren e Kuvendit me atë gjuhën e tij të butë dhe çoroditëse për ushtrinë e Berishës, që i do gjërat bardhë e zi. Nuk kuptohej qartë, a ishte me Doktorin a kundër tij. Sali Berisha po rrinte në lozhën e Kuvendit i ulur në krah me njeriun më paqësor të botës, Ibrahim Rugovën.

Befas u ngrit në këmbë, ngriti gishtat, u tërhoq nga karrigia e tij dhe filloi të dalë nga lozha duke shkaktuar rrëmujë.

-Ku po shkon,- e pyeti Ibrahim Rugova i hutuar? Por askush nuk kishte kohë t’i kthente përgjigje. Turma poshtë kuptoi se udhëheqësi u nis për luftë dhe filloi të brohorasë.

Për punë sekondash ai mbërriti para foltores ku fliste Preç Zogaj. Ishte identike skena e sotme në Kuvend, me ndryshimin që Zogaj e priti me qetësi dhe bëri një hap pas, ta lejonte t’i ndërpriste fjalën.

Pastaj gjithçka ishte e qartë. Turma kuptoi se njeriu që po fliste dhe ata që përfaqësonte, të cilët donin ta sfidonin udhëheqësin e tyre, ishin “njerëz të Ramiz Alisë”, që duheshin nxjerr jashtë. Dhe turma nisi të bërtasë, “jashtë tradhtarët, jashtë spiunët”.

Kjo skenë nuk ka ndryshuar për 31 vjet në atë parti. Prej atij Kuvendi e deri më sot, Enkelejd Alibeaj është sfiduesi i dytë real i Sali Berishës, që po përballet me të sy më sy, që po ja thotë në fytyrë se je “non grata” dhe i përjashtuar nga PD, dhe se nuk do të pranohet kurrë bashkëjetesa me të.

Sali Berisha sapo hyri në sallë në Kuvend pa Enkelejd Alibeajn në foltore dhe u nis drejt saj. Nuk shkoi ta dhunonte. As të përleshej me të. Madje dhe sikur ta ndalje në mes të rrugës e t’i thoshe: “Ku po shkon Sali”, siç pyeti qetësisht i tmerruar Ibrahim Rugova më 1991, ai as vetë nuk e dinte se ku po shkonte.

Instinkti i tij shtazor kur dikush i rrezikon karrigen, është i pakontrollueshëm. Thjesht atij ju shfaq imazhi i njeriut që po e sfidon përditë dhe vrapoi t’i tregojë turmës së tij, se ai nuk ka vdekur që t’ia marrin podiumin.

Ai nuk e duron dot që njerëzit të identifikojnë PD me Enkelejd Alibeajn, që e ka sfiduar këtë. 

Që nga vitit 1991, ai nuk ka lejuar asnjë garë në Partinë Demokratike, asnjë sfidues real. Prej atij momenti në shtator 1991, kur ai shkoi tek podiumi dhe i ndërpreu fjalën  Preç Zogajt, e deri sot, 31 vjet më pas, ky është rasti i dytë që ai shikon tek foltorja fantazmën e armikut të tij të paqartë. 

Më 1991 e ushqeu turmën me idenë se sfidanti i tij ishte njeri i Ramiz Alisë. Sot siç lexohet qartë dhe tek këshilltarët e tij në shtyp, po ushqen turmën me idenë se sfiduesi i tij është njeri i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Ndryshimi është se sot ai ju turr foltores së Kuvendit e cila ka rregullat e saj dhe jo të PD, për të folur. Të gjithë bien dakord se Enkelejd Alibeaj ishte në të radhën e tij dhe të drejtën e tij për të folur.

Sali Berisha nuk shpjegonte dot asgjë para gazetarëve pse e dhunoi foltoren dhe pse për pak mund të shkaktonte skandal, nëse dhe ai tjetri humbiste qetësinë dhe e flakte si leckë. 

Thjesht kjo është hera e dytë e tij në 31 vjet që ndjehet i sfiduar. Të parët i zhduku nga PD brenda muajit, këta te dytët pretendon se i ka zhdukur, por nuk po i heq dot qafe.

Ndaj mos kërkoni shpjegime etike, ligjore, apo akoma më keq kod mirësjelljeje në atë që ndodhi. Ai është Sali Berisha i vërtetë, i sëmurë nga ideja se dikush po i merr pronën e tij, dhe mbi të gjitha i zhytur në makthin e sfidës së përditshme që një grup deputetësh të rinj të PD i bëjnë, duke e trajtuar herë-herë dhe si budalla që qëllon me gurë mbledhjen e partisë.

Këtë ai nuk e përballon dot. Është një moment kur atij i erren sytë dhe shndërrohet në përbindësh brenda sekondave.

Ibrahim Rugova nuk e kuptoi dot kurrë atë skenë të vitit 1991 kur ai i iku befas nga duart “si i luajtur mendsh”. Po ta shikonte këtë skenën e sotme mund ta kuptonte pas 31 vjetësh.

Siç e kuptojmë ne, që ai për këtë nuk është gati vetëm të shtyjë, të zaptojë foltore, por dhe të vrasë. Është kthyer në origjinën e tij dhe nuk komandohet më nga logjika, por nga instinktet.

18 Komente

  1. X
    Xha Kasemi nga Cepani

    Epo e treta e verteta ! Do dali ndonje " hundederr" qe ta coi andej nga ministrat meqenese eka qef ate podium.

    1. R
      Referendum per arrestimin e koleres sali

      Ne ate partine e te dhjereve,nuk ka as hunderr e as hundlesh se maloku ju ka bere mutin ne koke. Kush ngre sado pak koken e dhjere dalin sali lusha me te birin e muli me cecenet dhe ndodh ajo qe i ka ndodh shume vetave qe kane ngel pa dhembe ose ai me ciften e gjahut apo kundershtari lulit ne gremine...

    2. 1
      1

      Pash perballjen e antikultures me kulturen,te semurin psikik perballe njeriut normal.Aty u materializua shprehja te cmendurit dhe te pirit hapi rruge

      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Origjinali, bish i plakur,pa dhëmbë ! Alibej mund t'a kishte marrë si në legjendat greke, në krah , për tja dorzuar Nikollës. Kërkon të nxisë turmat , nuk ka fuqi as të pjerdh.

        1. N
          Njeri i cmendur

          Ehhhh ky mjerane eshte i semure mendore njeri pa familje gjynahe mos e gjykoni .

          1. A
            Arber iliri

            Jashtë sallave ka vrarë me urdhrat e tij sa nuk e imagjinoni.

            1. N
              Nari

              Bishti i qenit sado ta terheqesh prap kthehet ne vendin ku ishte,prap bisht qeni mbetet.

              1. m
                moli

                Ndryshimi nga 91 dhe sot z.Baze eshte se atehere ai ishte i gjalle,ndersa tani eshte i vdekur por i pa kallur ,ndaj edhe biri i dyte shpirteror(sikur i ka nxjerre nga hundet keta nje mase, nje fytyre ,nje lançim,te njejtin fjalor) Alibegaj,Alizoti,Ali Spahia, i hapin rrugen sepse jane e ndihen bijt e Tij."Ai trimi dhe ca trima te tjere qe jane ne kete salle" deklaroi ky dordolec, qe eshte fryre me keq se Luli edhe kusuri i Rames te ç'fryje edhe kete si paraardhesi i tij!Nuk e kuptojne qe nuk eshte me te thene por me te dhene e per rrjedhoje qe te vijne ne nivelin intelektual e qytetaresk te Edi Rames u duhet akoma , minimumi 30 vite sepse zbriten si majmuner nga pyjet e besojne akoma se bishtin i'ua ka hequr Saliu dhe jo evolucioni!Ja dhe nje motiv me shume se perse nuk behet ky vend.

                1. P
                  Pelioni

                  Ok. z. Baze,por kjo puna e shpellarit Sali është përcaktuar ekzaktësisht nga i ndjeri Namik Hoti kur tha "Maloku po hipi në kalë,prej kalit e zbret vetëm plumbi" Parë në këtë prizëm,që të shpëtojë pd-ja dhe Shqipëria nga fatkeqsia Sali Vampiri mendoj që në sheshin Skënderbe të heqim (zmontojmë) Skenderbeun nga kali dhe atje të hip Saliu dhe shpëtojmë,se ai ka për me vdek majë kalit se ka frikë se ja zënë po zbriti .

                  1. S
                    Shkelzeni

                    keshtu eshte kur harro me pi ilacet

                    1. N
                      NjeQytetarOptimist

                      Nuk ka ilac qe i ben derman atij. Eshte vet kanceri i korrupsjonit dhe zaptimit me dhune te gjithshkaje.. Kafsherise nuk u gjendet ilac..

                    2. F
                      FCB

                      Alibeajt thone qe i kishte shpetu shurra ne breke.

                      1. P
                        Per Shmilin

                        Ju ti merrni te keqen Doktor Sali Berishes. Ai me vendosmerine dhe zgjuarsine e tij po i tregon vendin jo vetem Amerikes, por po i tregon edhe botes si duhet te funksionoje nje kuvend. Valle nuk keni pare Kurtin se si hidhte helm ne Kuvendin e Kosoves? Jane te dy njerez te medhenj qe i do populli dhe ata nuk pyesin per lepurat. Shqiperia do behet, njelloj si Kosova!

                        1. D
                          Drejtësia

                          Eshte vrasës gjakftoht!

                          1. R
                            RETROSPEKTIVE

                            Skena me perleshje ne parlament mes deputetesh kemi pare ne shume vende te botes, por ama skene ku deputeti shtien me arme ne salle te parlamentit dhe plagos kolegun e tij deputet eshte pare vetem ne parlamentin shqiptar te 1997 me protagonist njefare Gafurr deputet i Partise Socialiste.

                            1. A
                              Aljen

                              Mero ne qofte se hyn ne subcochiencen e Saliut ai do qe te vdese tani ,por te vdese duke luftuar ne mes te luftes politike . Kush e njeh psicoanalizen e ketyre lloj komunisteve e kupton. Ky eshte titull per nje shkrim tjeter

                              1. Q
                                Qytetar i zakonshem

                                Mero Baze e ka kopjuar idene e artikullit nga Xhek London . "Kushtrimi i te pareve" quhet romani . Hahaha......!

                                1. L
                                  Labi

                                  U Karikuan perseri nga Merua llapaqenet dhe. Ju turren Berishes. Mjafton nje pordhe e meros qe te dehen dhe ne delir shkarkojne gjithe vrerin duke bere pergjegjes Berishen edhe nese grate ju shkerdhehen me komshiun „Fajin e ka SALIU“

                                  Lini një Përgjigje