Beteja e dëshpëruar e Berishës ndaj varësisë së re energjitike nga SHBA 

20 Prill 2022, 19:30Editorial Mero Baze

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga një kompani amerikane, si dhe kontraktimi me palën amerikane i dy anijeve që prodhojnë energji pranë TEC të Vlorës, për të përballuar krizën energjetike, janë vënë në qendër të sulmeve të Sali Berishës, në takimin e tij me disa ish- klientë të vajzës dhe djalit të vet, që kanë pas përfituar licensa në fushën e energjisë gjatë kohës që ishte në pushtet.

Retorika e Berishës kundër hidrocentralit të Skavicës lidhet vetëm me faktin se ai tani është investimi më i madh që qeveria shqiptare ka kontraktuar me një kompani amerikane. Vet Berisha kur ka qenë kryeministër, por dhe më parë president, ka qenë mbështetës i madh i projektit të Skavicës, i cili stabilizon regjimin hidrik në kaskadën e Drinit dhe rrit efiçencën e përdorimit të ujit të Drinit për prodhim gjithë vjetor.

Natyrisht që ndërtimi ka koston e tij sa i përket përmbytjeve, por ky nuk ka qenë problem për Berishën kur e mbështeste këtë projekt.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga projekti i Skavicës, përveç faktit se që nga koha që e premtonte Berisha dhe derisa po bëhet realitet, Berisha ka kaluar nga kryeministër në “person non grata” familjarisht nga SHBA. Dhe ky ndryshim e ka bërë atë tanimë një kundërshtar të madh të këtij projekti, vetëm se ai po zbatohet nga një kompani amerikane.

Dhe të mendosh që fjalimin e mbante para disa ish- klientëve të vet, që u ka dhënë licenca për të shkatërruar me HEC-e të vegjël parqe kombëtare si Valbona, e kupton dhe më qartë se pse SHBA është arsyeja e vetme që ai kishte dalë të mallkonte investimet e reja në energji, që orientohen nga një lidhje më e fortë me SHBA.

E tillë është dhe beteja e tij ndaj dy anijeve që do të furnizojnë me energji elektrike Vlorën, të cilat janë një zgjidhje emergjente, në pritje të ndërtimit të HEC-it të Vlorës, që Berisha e nisi me korrupsion më 2007 dhe e la të prishur pa punuar asnjë ditë, pasi harxhoi rreth 140 milion euro.

Njeriu që ka ndërtuar TEC me naftë në gjirin e Vlorës tani akuzon qeverinë pse ka sjellë dy anije të prodhojnë energji elektrike, për shkak të emergjencës se “mos ndotin mjedisin”. E vetmja arsye është se kontrata është njoftuar nga ministrja Balluku nga SHBA.

TEC-i i prishur i Berishës, për të cilin u investuan qindra milionë euro pa punuar asnjë ditë, tashmë do të shndërrohet në TEC me gaz, për t’u vënë në punë përfundimisht, po ashtu me asistencë amerikane, dhe ky ishte shqetësimi i tretë i tij. Kishte shpikur pse qeveria nuk ka çuar gaz tek TEC, që ta vinte në punë.

E para, lidhjen nga Semani në Vlorë me gaz Berisha nuk e kishte fare në projektin e TAP dhe kodin e rrjetit për TEC e ka krijuar “Albgazi” më 2017, ndërsa TEC-i ende nuk është kthyer me gaz, pasi po përpiqet të çmontohet gërmadha e Sali Berishës, që ka kushtuar qindra milionë euro, pa punuar asnjë ditë.

Pas kësaj ky TEC do të mund të punojë me gazin e lëngët amerikan që do të ofrohet, në pritje që Shqipëria të ketë të drejtë të marrë gaz nga TAP, për shkak të kontratës kriminale të Sali Berishës, që nuk na jep të drejtë të përdorim gazin e TAP për nevojat tona.

Përpjekja e tij për të fshehur kundërshtimin për gazin amerikan LNG, me oferta që kishte marrë përmes klientëve të studios së vajzës për gaz nga Katari apo shpikje të tjera të tij, rrezatonin vetëm një shqetësim të tij, shqetësimin që Shqipëria po orientohet nga investime në energji, nën ndikimin e SHBA, si në fushën e prodhimit të energjisë nga uji, ashtu dhe nga gazi i lëngët apo TEC.

Dhe kjo e dëshpëron Berishën, jo se do jemi të sigurtë apo të pasigurtë për t’u furnizuar me energji, por se do ta ketë “armikun e tij mbi kokë gjithë jetën dhe pas jetës, për pasardhësit e tij. Për kaq se tret as varri.

17 Komente

  1. A
    Arber Iliri

    Berisha komunist fanatik,antiamerican në ADN,kriminel i paparë në të gjitha llojet e krimeve.SPAK duhet të realizojë se goditja penale ndaj tij e Metës,menjëherë përgjysmon aktivitetin kriminal dhe antishqiptar në vend.Ae kuptoni këtë apo jo.

    1. M
      Medi

      Spak i dashur fute ne burg kete Sali kriminelin qe mos ta shoh e degjoj ky popull,po su fut ne burg ky hajdut nuk kaBE.

      1. S
        Sufllaqexhiu 300 evro

        Berisha foli me shifra konkrete. Juve bythlepiresit e Ripjelles flisni me sllogane.

        1. A
          Aron

          Me ke shifra, me ato te Sheqeres? Njesoj si shifrat qe dhane per incerenatoret? Ngelet duke i lepire bythen Saliut edhe tani qe eshte duke shkuar ne varr. Vafshi mbas tij.

          1. M
            Miradije Hoti

            Edhe ti i kuptone shifrat ti rrota e komunistit thuhet euro bole jo evro

            1. G
              Galaatrit

              Kujdes me bolet moj muradie

            2. S
              Shqipe

              Fiqt Gjino…fiqt …

              1. N
                NjeQytetarOptimist

                Po o Sufllaqe. Ai flet me shifra tamam sic flet me pistoletat stilolaps.. Ussshh or dreq, fare e keqe..

                1. S
                  Saliu d.v.

                  O suflaxhi! Nje gje eshte e qarte qe , ju te Saliut jeni qeniet me injorante ne Shqiperi! Hajdute dhe vrases spiune si Saliu!

                  1. M
                    Mondi

                    Vetem komunistet I kuptojne slloganet .Ose bythqiret 300 evro.Cili nga keto je ti.

                  2. O
                    O SALI O GOMAR NDALO PAK E MOS HA BARE

                    O Mero te meresh me komunistin Berrisha eshte kohe e humbur ai ka vdekur ka kohe vetem qorrat nuk e kane kuptuar

                    1. A
                      Aron

                      Sali monstra suhet var per kembesh, bashke me Meten.

                      1. L
                        Ladi

                        Ti e njef mir kete lugat dhe ja "gjakos" fytyren e poshter prej antishqiptari ketij horri me fat...

                        1. D
                          Drino

                          Mero, ti i beson perallave qe thote Rama se ky hidrocentral do beje çudine duke rregulluar prurjen e lumit Drin dhe do te eliminoje permbytjet ne Shkoder? Po eshte Skavica me dige 190 m qe kalon deri ne Dibren e Madhe qe realizon rregullimin shumevjeçar te Drinit dhe qe ka nje kapacitet 3 heree me te madh si ne prodhimin e energjise elektrike ne sistem ashtu dhe ne velimin e ujit ne liqen. Ndersa permbytjet ne Shkoder as kjo nuk i eliminon e jo me ajo e do beje Rama. Demi qe i behet ekonomise se vendeshte 20 here me i madh nga ajo qe beri Berisha duke shitur 4 hidrocentrale tek turqit.

                          1. B
                            Besnik

                            Ah Mero, Mos le nam me kete titull Beteja e deshperuar e sali berishes per energjine se e dijme qe atij nuk i plasi bytha per energjine e shqiptaret se ka hallin e vet! Mos u merrni me perpelitjet e tanishme te vdekjes, por denonconi, denonconi, denonconi! Dhe vazhdoni sulmet e gjeni arsyet pse nuk vepron drejtesia! Kritika te ashpra, te perditshme e me emra kunder Spak leshit!

                            1. D
                              Dardan

                              SPAK i Arben Llalles na trullosi duke permendur mijera pergjime e mijera te proceduar per korrupsion me rroba te perdorura dhe masazhere te perdorura dhe tani nuk duam qe te hetohet as Berisha e sa Meta, se i kemi komshij ne vilat e Lalezit...

                              1. L
                                Ladi

                                Berisha e Meta arrestohen, PD rinovohet e pastrohet nga plehrat e Saliut, Shqiperia futet ne BE. Nuk ka BE pa ndeshkuar Non-Gratat. Hiqeni nga mendja.

                                Lini një Përgjigje