Të gjithë ata që “nuk duan negociatat për president” 

4 Maj 2022, 19:33Editorial Mero Baze

E dimë të gjithë që Edi Rama mund të zgjedhë president kë të dëshirojë, por duket që ky nuk është objektivi i tij. Ai ka bërë të qartë që pret propozime serioze nga Partia Demokratike (jo e Berishës) dhe mund të ulet me ta në bisedime për një paketë dhe më të gjerë, siç mund të jetë  Avokati i Popullit.

Është interesante se gjithë tërbimin ndaj negociatave për president e ka zgjuar pikërisht se është kuptuar që Edi Rama është gati të bisedojë për president. Fakti që janë bindur se Edi Rama është gati të negociojë për president ka shkaktuar një stuhi sulmesh ndaj negociatave, a thua se detyrimi kushtetues për një president konsensual, i sanksionuar në Kushtetutë nga vetë Sali Berisha, tani është krim, meqë Sali Berisha është një “person non grata”, i cili duhet mbajtur si gjithë të tjerët larg zyrave të shtetit shqiptar.

Pra vetëm pse Berisha nuk ka shans të bisedojë për presidentin, apo të ofrojë kandidatura, e ke lehtë të kuptosh se kush është me të në shtyp apo opinion publik, pasi kuptohet nga urrejtja që nxisin kundër negociatave.

Madje fantazia e Berishës ka shkuar aq larg sa duke përdorur një të patru si Flamur Noka, printon në letër gjithë haluçinacionet e tij dhe i i paraqet si marrëveshje Rama- Basha në Dhërmi.

Pra nëse do të kuptosh çfarë nuk do Sali Berisha, shiko çfarë shpik ai për rivalët e vet në opozitë, sikur po e bëjnë, dhe kupton që ato janë gjërat që ai do të dëshironte të ishin të ndaluara. Dhe mes tyre shquan kjo ideja e negociatave për presidentin.

Kjo duket se e destabilizon, e lë pa gjumë dhe akoma më keq, e fut në paranoja se mos ka një plan që presidenti t’i jepet dikujt nga Partia Demokratike që është në luftë me të, dhe kjo i duket fundi i botës.

Ndaj gjithë tërbimi me të cilin helmatiset opinioni publik rreth negociatave për presidentin buron vetëm nga frika se ato kanë vërtet shans. Se po të mos kishin vërtet shans, nuk kishte për t’u shqetësuar as Berisha, as shtypi pro tij dhe as ithtarët e tij nëpër ekrane. Madje as Fatmir Mehdiu.

Të gjithë ata që thonë se “nuk është nevoja për negociata për president” meqë e ka në dorë Edi Rama, janë thjesht duke shprehur frikën se mos Edi Rama u ofron presidentin dhe ndonjë marrëveshje më të gjerë, rivalëve të tyre në opozitë. 

Nuk janë të mërzitur se Edi Rama nuk e jep presidentin. Janë të mërzitur pikërisht se e shikojnë të mundshme që ai mund t’ua ofroj atë opozitarëve, por jo berishistëve.

11 Komente

  1. m
    mirel

    Jo negociata me Salikadavren.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Edi Rama dhe PS do bëjë gabimin më të madh nqs do miratojn një president nga opozita.Këtë radhë preidenti i takon të jetë nga e Majta,boll e mbajti e djathta.Jamë i bindur se eketorati majt nuk do ta mirëpres një president nga e djathta.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Polici

      Ore qe Rama eshte takuar me derdimenin Lul Basha ky eshte fakt. Fakt eshte qe nuk eshte as hera e pare. Po Fate Mehdiu ka ndonje perpozim per presidentin dhe cfare donte ky ne tryezen e bisedimeve? Si vajti puna me SPAK apo do presim per kongresin tjeter te PS?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        Fiks koment Polici por qe me keqardhje nuk ka humor te mjaftueshem per t'u bere barcalet.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jimi

        E c'vlere do te kishte qe Rama te takohej me nje te "vdekur" te pakallur, si Lul Basha,!? Se Saliu eshte i "vdekur" i kallur dhe me te nuk behet fjale, qe edhe po te duash te takohesh, nuk mundet !

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Shumë e thjesht për t'u kuptuar! Opozita non grata është e vetpërjashtuar. Nuk do jetë nga PS-ja. Mbetet PD ligjore. Ose forumi grave.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin Luter King

            Mero, po qe se Edi Rama pret propozime serioze dhe e do me te vertete Shqiperine ta beje Demokratike, per mendimin tim Presidentin duhet ta zgjedhe nga radhet e juristeve konstitucionaliste qe te forcoje te fgjitha hallkat e Pushtetit Gjyqesor dhe Kontrollin e Larte te Shtetit. Keshtu do te mund te balancohen dhe te kontrollohen te tre pushtetet: Legjislativi (Kuvendi) - Ekzekutivi Kryeministri dhe Gjyqesori.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vrojtuesi

              I vetmi problem i joni ne kete situate eshte si te varroset Sali Berisha dhe legjimiteti i tij antishqiptar. Zgjedhja e nje Presidenti i propozuar nga PD qe ka kete synim eshte detyre eminente.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arjan

                presidentin ta zgjedh populli me vote jo kriminelet qe kane hyre ne parliament.Presidenti duhet te jete i te gjitheve jo rahmutit.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po Ekonomia or Rrote?

                  "Po Ekonomia or Rrote"? - Kjo parrulle ne duar te nje te riu kur nje ish President amerikan fliste per rrezikun e terrorizmit, ka bere xhiron e botes...(C'do ngjashmeri me situaten katastrofike te Ekonomise ne Shqiperi nderkohe qe diskutohen emra per President, eshte e rastesishme)

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    Edi Rama, tashmë nuk po shkruan letra vetë. I ndodhur nën trsyninë e superskandalit, të inceneratorëve ku flitet për së paku 180 milionë euro abuzime, nuk i ka lënë vend më imagjinatës së tij, që të mund të brohoras i vetëm për rivllazërimin me Serbinë, siç bënte dikur Enver Hoxha, i magjepsur me diktatorin sllavo-komunist Titon. Ai tashmë në kor, po thërret vendet refuzuese për “Ballkan open-in”, i bashkuar me dy pushtetarët më antishqiptarë, Aleksandër Vuçiqin, të cilin SHBA-ja besohet se do ta fus në listë të zezë, dhe për kurtuazi, të mos e deklarojë praninë e tij aty, dhe me Zaevin, i cili e ka humbur legjitimitetin, pikërisht edhe pse iu kundërvu planeve amerikane për spastrim nga korrupsioni dhe mos zbatim të marrëveshjeve. Skandali shpërtheu me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, por ai nuk është koka e krimit, pra nuk e përbën kupollën e atyre që morën vendimet kyçe dhe e mbuluan krimin deri tash. Bëhet fjalë për një lloj investimi prej rreth 500 milionë euro, që u krye në tri qytete, duke filluar me Elbasanin, Fierin dhe më pas me Tiranën. Investimi në fakt bëhej nga shteti, dhe biznsimenët, në emër të të cilëve ekzistonin biznese merrnin përsipër pa kapital, të 'investonin’ qindra miliona euro, në inceneratorë, apo impiante për energji të ripërtëritshme nga plehrat. Por, paratë nuk ishin të bizneseve. Ato ua jepte shteti në formë investimi të bizneseve, dhe që pas 20 viteve afërsisht ato të ktheheshin në pronë publike. Kjo skemë e vrazhdë krimi, e importuar nga mafia siciliane, si “Cosa nostra”, i zhyti edhe krerët e shtetit thellë në krim, apo më saktë në plehrat e demokracisë. Sipas dokumenteve të publikuara, akuzat rëndojnë mbi Edi Ramën, e deri tek këshilltari i tij Ëngjëll Agaçi, si dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua nga SPAK. I ndodhur ndërmjet presionit për hetime dhe trysnisë në rritje, Rama po kërkon mbështetje nga fqinjët më antishqiptarë. Si duket edhe Rama është afër hyrjes në listën e zezë të SHBA-ve, dhe për shkak të miqësisë mes dy vendeve, emri i tij nuk do të publikohet. Po, çfarë po kërkon në këto rrethana Rama, duke kolaboruar me Vuçiqin? Miqësia e tyre është e vetëkuptueshme. Rama në shumë informacione del mbështetësi i parë i idesë serbe për shkëmbim territori-ndarje të Kosovës, të projektuar publikisht nga Daçiqi qysh në vitin 2011, gjatë një takimi me Vuçiqin në Nish. Më pas hyri në kor Hashim Thaçi, i cili e përqafoi atë agjendë serbe, duke menduar se në atë mënyrë do të kënaqte interesat serbe, dhe në pajtim me këtë, ai do të mund ta arrinte lirinë e plotë, e cila po i kërcënohej nga gjykata speciale. Për ta shmangur këtë gijotinë të lirisë së tij, ai do të bëhej një me palën serbe, dhe madje do të pranonte ta takonte Putinin, duke shpresuar që ta merrte edhe bekimin e tij, për ndarje të Kosovës. Arratisja nga ‘liria’ Hashim Thaçin e çoi edhe në andrallën, se ishte i gatshëm të kënaqte jo vetëm interesat serbe, por edhe ato ruse. Ky plan përfundimisht dështoi me arrestimin e Thaçit nga gjykata speciale! Në mungesë të këtij aktori të rëndësishëm tre palësh, sepse gjithçka e shenjtë është treshe, pra Ramës dhe Vuçiqit, po i mungonte i treti pas burgosjes së ish-presidentit të Kosovës, ata vendosen ta kompensojnë boshllëkun me një projekt të ri serb, dhe me një aktor të ri, Zaevin. Zaevi, i korruptuar tashmë rëndë, që po i dështonte qëllimisht realizimet e marrëveshjeve të premtuara për shqiptarët, duke i luftuar përpjekjet për fuqizim të identitetit tonë, dhe që nuk po i largonte dot anëtarët e listës së zezë të SHBA-ve, përkatësisht të refuzimit në heshtje për zbatimin e Dekretit ekzekutiv të presidentit Biden, është një plotësim i pamjes antishqiptare të treshes. Për dallim nga Rama dhe Zaevi, Vuçiqi po llogarit në përkrahjen e fuqishme ruse, por edhe kineze. Investimet e jashtëzakonshme në armatosje, dhe kriza Perëndim/Rusi me Ukrainën, po shikohet si një mundësi reale e Serbisë, për të zhvilluar një dramë në veriun e Kosovës. Edi Rama duke i heshtur këto skenare, është kthyer në mbështetës të tyre, siç bënte hapur me projektin e ndarjes së Kosovës. Në fakt, një heshtje e tashmë, është veçse derivim i një sjellje të hapur antishqiptare në bisedimet me Serbinë. Shqiptarët, i madh e i vogël, Kosovë e Shqipëri, duhet ta ndalojnë Ramën dhe projektet e antishqiptare. “Ballkani i hapur” Vuçiq-Rama është vrima e zezë për dorëzimin e shqiptarëve tek eshalonet serbe. STOP klanit antishqiptar  dhe tradhtarëve të kombit në krye me Edvin Kristaq Ramën dhe Baton Stanishiqin.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje