24 orë nga jeta e Berishës që tregojnë gjithë jetën e tij

3 Maj 2022, 19:12Editorial Mero Baze

Ka tre ngjarje brenda 24 orësh, të cilat e vendosin Sali Berishën në pozita poshtëruese dhe shpjegojnë gjithë jetën politike të tij, institucionin e “kryetarokratit”, të anti-amerikanit dhe dhunuesit të lirisë së shtypit.

E para dhe më e rënda, është se pas  31 vitesh në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se  i ka shpallur luftë “kryetarokracisë”, duke kandiduar përsëri për kryetar. Nëse ka një rast ku “kryetarokracia” duhet të jepet si leksion në literaturën botërore të shkencave politike është rasti i Sali Berishës, i cili pas shkatërron një parti duke qenë 31 vjet tutor i saj, rikandidon për ta drejtuar përsëri në emër të luftës kundër “kryetarokracisë”.

Por duke qenë një histori që tenton të përsëritet si farsë,  Sali Berisha ka ndjerë se të vetmin “kryetarokrat” që po refuzon opozita, është ai. Shumica e deputetëve i bojkotuan mitingun e 30 prillit dhe shumica e atyre që shkuan po ankohen se u ka vjedhur votat “fisi Berisha”, që ka përfunduar një e treta si anëtar i Këshillit Kombëtar të tij.

Ai është po ashtu i refuzuar nga shumica e mbështetësve në shtyp që pati deri më 30 prill dhe nga gjithë bota perëndimore dhe aleatët historik të PD, përjashto një emigrante shqiptare në SHBA dhe Tritanin që flet në emër të disa shteteve fqinje.

Dhe pikërisht pse të gjitha këto i kanë ndodhur ngaqë atë e konsiderojnë një “kryetarokrat”, ai vendos që sot ta quajë ditën kundër kryetarokracisë. Në fakt kjo ditë duhet shpallur “Festa e Kryetarokracisë”.

E dyta, ishte ajo që ndodhi sot në Kuvend pas fjalës së presidentit ukrainas Zelenski. I kompleksuar nga lufta me SHBA dhe në aleancë të hapur me autokratët pro rus të rajonit dhe Lindjes, Sali Berisha vendosi të bëhej radikal dhe të kërkonte largim të ambasadorit rus nga Shqipëria, ndërprerje marredhëniesh e marrëzi të tjera.

Shqipëria ka një politikë të jashtme të koordinuar me SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është as pararoja e tyre dhe as plangprishësja e tyre.

Nëse ata i shpallin luftë Rusisë, i shpall dhe Shqipëria, nëse ata vendosin sanksione, vendos dhe Shqipëria, nëse ata ndihmojnë, ndihmon dhe Shqipëria. I vetmi problem që ka Shqipëria në lidhje me Perëndimin, është Sali Berisha.

Përpjekja e tij e sforcuar që të mos ngjante në sallë si problem i Perëndimit, tregon së paku se e di çfarë njolle turpi është për Shqipërinë. Por kur shikon se nga ky kompleks që ka, ai sillet sikur po mbron Perëndimin nga Edi Rama, e kupton çdo të thotë të mos kesh turp nga asgjë. 

E treta, meqë ka lidhje dhe me lirinë e shtypit, është mbrëmja e djeshme. Sali Berisha ka sulmuar me egërsi dy publicistë popullorë shqiptarë, Preç Zogaj dhe Baton Haxhiun.

I pari, Zogaj, është një publicist veteran, nga më të lexuarit në vend, që ka bashkëjetuar me politikën në karrierën e tij 40- vjeçare si publicist, poet dhe politikan. Dhe në këtë bashkëjetesë ai ka paguar çmim të hidhur më shumë se nga kushdo tjetër, nga vet Sali Berisha.

Dje ai ju turr përsëri si bisha, vetëm pse Zogaj ishte koherent në qëndrimet e veta, ndaj gabimeve që ka bërë PD nën diktatin e Berishës.

E njëjta gjë dhe me Baton Haxhiun, ndaj të cilit përdor edhe një gjuhë raciste. Askush nuk reagon për këtë dhunim publik që ai i bën kujtdoi që flet kundër tij. 

Ky njeri që u gdhi sot duke mallkuar gazetarë, në drekë sulmon pushtetin për indeksin e lirisë së shtypit që paska pësuar rënie. Por përderisa në këtë vend quhet shtyp televizioni i djalit të Sali Berishës dhe portali i tij, jo 20, por 120 vende duhet të zbresësh Shqipërinë nga indeksi botëror i lirisë së shtypit, pasi është modeli se si një media e financuar nga paratë e vjedhura të shqiptarëve, tërësisht jo profesionale dhe gjobëvënëse, përpiqet të krijojë modelin e shtypit shqiptar.

Ka 31 vjet kryetar partie, rikandidon për kryetar dhe thotë që po lufton kryetarokracinë. 

Ka 31 vjet në luftë me çdo ambasador amerikan në Shqipëri duke kërkuar t’i shpallë “non grata” duke u identifikuar me anti-amerikanët e globit, dhe sot kërkon të duket pro amerikan duke sulmuar ambasadorin rus. 

Ka 31 vjet që dhunon gazetarë, kryen sulme asgjesuese ndaj redaksive të gazetave kritike, burgos gazetarë dhe është i vetmi politikan i rajonit, i gjallë (pasi Milosheviqi ka vdekur) që është shpallur “Armik botëror i shtypit” dhe sot vajton për lirinë e shtypit duke qenë dhe pronar shtypi. 

Mjafton 24 orë nga jeta e këtij njeriu për të kuptuar gjithë hipokrizinë e jetës së tij.

30 Komente

  1. e
    e shkelqyer labëri!

    Brilant brilant Z Baze patrioti!! Te lumte mor djale!

    1. D
      Dardan

      Si gjithmone, Mero Baze Mjeshter i Madh i Gazetarise. Vetem shtoj se, kur Sali Serbi shpalli "debimin e ambasadorit rus nga Shqiperia dhe shpalljen e luftes Rusise", per mendimin tim, udhezimin e ka marre nga Kremlini.

    2. B
      Balo

      Po i del pushteti nga bytha!

      1. Z
        ZHEJI koke pa lari

        Gazetare A Cani Shkullaku Zheji C Peka Bushati Fevziu eeeehhhhhhh thua mire o Mero jo 20 pike po 120 pike ku ka gazetare aty jane thjeshte talibane njerez te peshtire qe as opozite nuk dine te bejne . Diten qe Macron fitoje beri nje mitinge kur Macron permendi kundershtaren Marine le Pen dikush nga turma fershelleu Macron tha joooooo sot jam président i te gjithe françaises fushata électorale mbaroje nuk jam Macron perfaqsues i partise.

        1. L
          Linda

          Nuk mund ta krahasohet me politikanet tanë Macron

        2. H
          HAHAHA

          E cmende fare o Mero!

          1. B
            Bardhyli nga Kosova

            Nëse PiS Rama e vazhdon rrugën e "Ballkanit të Hapur" ("Open Bakllava"), pavarësisht rreziqeve permanente që vijnë nga terroristët e Beogradit ndaj shqiptarëve dhe botës demokratike, i takon Kuvendit të Shqipërisë të merret me Edin dhe të kërkojë shkarkimin nga detyra e Kryeministrit. Është çudi pse nuk paditet Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese për politikën e jashtme që po bënë. Epiqendra e shkeljes së Kushtetutës së Republikës është pikërisht "Ballkani i Hapur". Çështja tash nuk është se nuk dihen të këqijat e këtij mekanizmi. Këtë e theksuan mirë në Berlin. Vetë Kancelari bëri thirrje para Ramë poturës që të punohet në bazë të "Procesit të Berlinit". Këtu del qëndrimi i qartë kundër "Ballkanit të Hapur". Por, edhe sikur mos të ishte kjo, armatosja e Serbisë, qëndrimet pro Rusisë dhe qëndrimet amerikane, lidhur me pozitën ndaj Rusisë, kërkohet qartësi nga Beogradi. Këtë nuk po e bëjnë terroristët e Beogradit. Ata po vazhdojnë me përkrahjen e Rusisë. Ajka e kombit tonë, Kosova duhet të intervenojë sa më parë ushtarakisht në Shqipëri. Nuk duhet lejuar këtë milet hibrid të rreshkasë kah blloku i pansllavizmit satanik serbo- ruso-grek. Ndërsa Edi Ramën duhet dënuar për tradhti kombëtare.

            1. B
              Bardhyle rrote genci

              O MERO po bllokoje kete pis njeri qe hiqet si koqevare

              1. E
                Emigranti i paligjshem

                Mire e ke. Keta tipa duhen bllokuar e te mos publikohet asgje nga keta qe shkruajne diçka te vertetë. Mjaftojne suvllaqet. Nuk kena nevoje. E verteta na vret. Duhen vetem lepirësat

              2. x
                xheJ. eN. Bi.

                Ha ha haaaa tani u pagëzove me emrin Bardhyl. Po të tradhëton stili i të shkruarit dhe gjithmon jashtë temës së Editorialit dhe duke sulmuar Ramën. Skypion, po pse u bëre banor i Kosovës, nuk zë pëlqeu nën shtetësia shqiptare??? Pagëzoi 100 herë, stilin dhe temën nuk mund ta ndryshosh.

                1. m
                  miri

                  Zoti te falte o bardhyli nga kosova Ti nuk e di se cfare maskarai eshte berisha Gjithashtu shkruaj ndonje gje per kosoven se ne ne shqiperi themi lere kalin qe na ngodhi..... Me siguri nuk e kupton Kapish...?

                  1. T
                    Tomorr Alizoti

                    O Bardhyl ,na Çave Karinnn me Analfabetizmin tend.

                    1. A
                      Alex

                      Po mendon ushtarakisht me pordhët e ftohta të Albin Bythecit dhe Vjosa Bythdrrres??!

                    2. G
                      GASH

                      Kisha kohe qe e prisja kete editorial! Denimi Non grata dhe izolimi i SB nga Perendimit eshte burgu! Nuk besoj se ne familjen e tij ka gezim dhe lumturi qe e kane familjet e thjeshte dhe te varfra shqiptare. Kjo familje tashme cdo dite e nate merret si t'ja beje qe te heq Ramen! Eshte respekt psikologjike i rende! US mbajeni kete denim Non grata familjar per 19 vjet dhe eshte ok. SPAK duhet tashme vetem per konfiskim. Burgu i ketij personi dhe familjes se tij ka filluar. Ata nuk jane te qete! Jane me pordh ne zemer! Me sot me neser! Kur po na therrasin! Shqiptar mos u terhiqni! Sic beme me Enverin! E sherben regjimin e tij. Re si gjithe peme e kalbur. Ishte Dhjetor 1990. Forca njerez. Opozita do e gjej rrugen e saj. Alibeaj nuk te dua, por ne kete moment jam me ty! Qendro dhe behu hero i i opozites!

                      1. V
                        Vjosa

                        Si gjithmon analiza realiste Zoti Mero. Saliu të vret naten dhe diten të qane ose akuzon të tjeret per krimet që ben vete.

                        1. R
                          Rrokomon Kosova

                          70 perqin e shqiptarve ne shipni ju vjen era GREK jan shum pak atdhetar dhe per LEK e qin edhe nonen e vet.

                          1. s
                            shqiptari

                            ne qime dhe motren tende o rrokomon kosova Ti vec paguaj!

                            1. s
                              shqiptari

                              ne qime dhe motren tende o rrokomon kosova Ti vec paguaj!

                          2. S
                            Sita

                            Berisha nuk di ku te kapet me, ca te sajoje cdo dite nga nje gje… fytyra me e urryer dhe prishja e imazhit te Shqiperise ne bote… 30 vjet kaluan dhe akoma merremi me kete kufome plak. Faji eshte edhe i medias qe shkruajne per cdo budallepsje te ketij … Nje media qe e ka frike , nuk guxin ti beje pyetje troc sic ia tha ne sy gazetari nga Kosova.

                            1. A
                              AGUSH

                              po' o Barziu nga kosova EDI duhet tju mare doren ju ne lidhje me Serbine kur ju hani me serbin flini me serbin dhe zgjoheni ne krevatin e serbit dhe kur vjen puna per Shqiperine duhet tju mare doren ju. mos jà kaj nonen bre burre nuk po' ju themi gje psé serbi ben ligjin ne Kosove. Jeni ne te drejten tuaj Sic ne jemi ne te drejten tone EDI RAMA nuk ben ashje pa' pyetur Ameriken kurse UDBASHI JUAJ ben ci Thorne Serboruset.

                              1. A
                                AGUSH

                                po' o Barziu nga kosova EDI duhet tju mare doren ju ne lidhje me Serbine kur ju hani me serbin flini me serbin dhe zgjoheni ne krevatin e serbit dhe kur vjen puna per Shqiperine duhet tju mare doren ju. mos jà kaj nonen bre burre nuk po' ju themi gje psé serbi ben ligjin ne Kosove. Jeni ne te drejten tuaj Sic ne jemi ne te drejten tone EDI RAMA nuk ben ashje pa' pyetur Ameriken kurse UDBASHI JUAJ ben ci Thorne Serboruset.

                                1. 1
                                  19

                                  Mero je lap i qut ky kerma po nuk vdiq nga zemra e plasur nga ty .ska per te vdek kure .

                                  1. D
                                    Diana

                                    Z.Mero je gazetar i shkelqyer.Nuk ka njeri ta zberthej Berishen e vertete dhe ta paraqese kush eshte, si ty.Bravo

                                    1. A
                                      Arber iliri

                                      Berisha është një kufomë që duhet varros sa më shpejt se po qelb dynjanë.Futeni në burg se e meriton me kohë.SPAK shumë i intimiduar nga një horr që ska as fuqi.

                                      1. x
                                        xhoxhi

                                        Nuk ka faj ky maskara që kërkon të bëhet kryetar,por kanë faj të gjithë ata që i shkojnë si dele mbrapa.Çfarë nuk ështëthënë me gojë e me të shkruar këtij njeriu dhe përsëri as skyqet as zverdhet por don të bëhet kryetar i PD-së.Gjykata nuk është shprehur se kush do jetë zëvëndësi i Bashës ai shpejt e shpejt zaptovi zyrat e partisë.Nuk e di pse nuk kërkohet forca e ligjit për ta nxjerë jashtë me shkelma.Gjykata ska folur ai bën mbledhje si kryetar.Nuk e di po një shtet i tërë me aq shumë ligje ka frikë ta arestojë e ta gjykojë këtë njeri që sillet si bandit.Gjithë bota flet për të dhe SPAK pret të zbresë Krishti ta arestojë....

                                        1. m
                                          meshirojeni ushtarucin Mero

                                          Shqiperia digjet nga Varferia, kurse Mero tregon perralla me Sali para pasqyres e nje grusht militantesh ngazellehen - Sa bukur krihet Merua!

                                          1. v
                                            vlonjati

                                            I nderuar zoti Mero! Cdo dite e me shume je bere per ne shqiptaret e thjeshte burim frymezimi e shprese qe ky gangster politik,kriminel i lindur dhe super i degjeneruar te pergjigjet perpara gjykates e perpara popullit per te gjitha sa ka bere.Shkrimet e tua,te Frrok Cupit ,Adriatik Docit,Bollinos e te disa gazetareve te tjere ushqejne shpirterisht te gjithe ata shqiptare qe jane me te verteten,me te drejten dhe qe luftojne per nje sistem drejtesie per te gjithe.Per fat te keq ketij trendi konstatojme se nuk i pergjigjet SPAKU i Arben Krajes,per aresye qe ne nuk i dime,por qe shpresojme se ambasades amerikane ne Tirane nuk do te kete mundesi t'i shpetojne dhe heret ose vone do e kuptojne se perse Arben Kraja nuk vepron. dhe do ndodhe shtu si me Berishen qe e mbeshteten gjithe keto vite e u perpoqen te ndryshoje qendrim dhe ne fund ja dhane tullen ne cacke te kokes. Eshte zhgenjyese qe shtypi i lire ne kete vend te njehsohet e te konsiderohet si i tille me pretendimet e shpifjet e Cim Pekes,Syrit Tv etj etj apo me mashtrimet publike e te fshehta te klaneve Berisha e Meta,kur ne kohen e Berishes vriteshein gazetare,digjeshin gazeta e persekutoheshin njerez ,kurse sot kushdo lirisht thote e shkruan cfare do dhe qeveria nuk nderhyn.Eshte i dyshimte,per mendimin tim cilesimi i shqiperise si vend i kufizuar nga liria e shtypit dhe reagimi i kryeministriut eshte me se i drejte e normal.Nuk e dime se nga i marrin informacionet keta reporteret e organizates shtypi i lire?!!!

                                            1. k
                                              kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                              Mero, botoje botoje ate Raportin per Lirine e Shtypit ne Shqiperi sado i hidhur qofte per sojin tend te sherbetoreve mediatike te pushtetit. Ai Rapoprt ju nxin juve me shume se sa vete Pushtetin aq sa nuk ka det qe tu laje turinjte.

                                              1. F
                                                Fjala

                                                Merua mire shkruan, po une vazhdimisht zemerohem me te sepse nuk mi publikon komentet e mia rregullisht, kur lexoj komente qe nuk i perkasin vendit ketu.

                                                1. L
                                                  Leo

                                                  Bravo Mero Nje shkrim brilant!

                                                  Lini një Përgjigje