Kuvendi i Berishës, i refuzuar nga Bleona 

29 Prill 2022, 19:32Editorial Mero Baze

 

Sali Berisha do të mbledhë nesër në një miting politik, mbështetësit e tij për të vetëshpallur pushtimin e Partisë Demokratike nën trysnin e një vendimi të pritshëm nga Gjykata në Tiranë, kundër legjitimitetit të tij në krye të PD.

I refuzuar nga një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike, i refuzuar nga figura kyçe të larguara nga PD si Patozi apo Bregu, dhe i shënjestruar nga zyrtarë të lartë amerikan si person që do të izolohet bashkë me mbështetësit e tij, Sali Berish apo nxiton të bëjë fakt të kryer pushtimin e PD, pa asnjë rregull, pa asnjë standard, dhe mbi të gjitha, pa asnjë qëllim politik për të cilin shpiku rithemelimin.

E vetmja vlerë reale që ka Kuvendi i Berishës më 30 prill, është se vulos ndarjen e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke e ndarë forcën e parë antikomuniste të Shqipërisë në dy grupime, në një pro-perëndimore dhe në tjetrën anti-perëndimore, drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gjithë pjesa normale e Shqipërisë që mbështet opozitën dhe kërkon që ajo të vijë në pushtet, natyrisht refuzojnë të shkojnë me Berishën. Shifrat tregojnë se zgjedhjet formale të Berishës në disa degë, sipas vet Berishës, janë rreth 10 për qind e anëtarësisë së deklaruar të Berishës.

Fjala vjen, nëse në një degë për të “shkarkuar” Lulzim Bashën më 18 dhjetor votuan 2800 vetë, për të zgjedhur kryetarin e PD në zgjedhjet e Berishës votuan 270 vetë. Të dyja shifrat janë të Berishës dhe tregojnë se ai nuk ka bërë zgjedhje, por përzgjedhje njerëzish, që t’i ketë besnikë në këtë betejë. Dhe për këtë arsye shumica e tyre janë llumi i shoqërisë, ose njerëz të inkriminuar, që të vetmen shpresë shikojnë Sali Berishën.

Por për ta kuptuar se sa fals është procesi i Berishës, hidhini një sy kandidaturave të Këshillit Kombëtar, ku do gjeni ndoshta njerëz që nuk dinë gjë fare që janë kandidat. Një prej tyre ishte këngëtarja Bleona Qerreti, një personazh kontrovers i shoubizit shqiptar, e cila jeton prej dy dekadash në SHBA. 

E kam shumë të vështirë të kuptoj për çfarë arsye i duhet Sali Berishës dhe demokratëve në Shqipëri, Bleona, pa qenë ndonjëherë e angazhuar politikisht, përveç njohjeve personale me politikanë. 

Nuk besoj as që është ndonjë dëshirë pleqërie e Sali Berishës, për të pasur femra të bukura në krah, se ndryshe do mbante vetëm Garon dhe jo Kokalarin.

Me siguri është kompleksi i tij që të ketë një anëtare të Këshillit Kombëtar me pasaportë amerikane, meqë ka dalë në foto me presidentin Trump.

Por aq i lexueshëm është nga larg halli i Sali Berishës, sa  ja ka kuptuar dhe Bleona, duke refuzuar me shpjegimin se do punojë për qeverinë amerikane, duke nënkuptuar se nuk ka punë me  anti-amerikanët. 

Kështu që Kuvendi i nesërm i Berishës, i cili tentoi të hynte në histori si Kuvendi që do bashkonte demokratët kundër SHBA, në fakt do mbahet mend si Kuvendi që u refuzua nga Bleona.

Dhe të mendosh që Bleona është aq e dashur me të gjithë.

 

15 Komente

  1. T
    Toke e xanun,parti e xanun

    Sa te kemi griden e vokshi thithlopen,nuk ka cna duhet bleona nga qerreti

    1. J
      Jane njesoje

      O Mero pse ti mendon qe keta mbeturinat e tjera te PD jane me te mire se Berrisha . Eshte e njejta corbe e njejta kuizhine , Kjo parti duhet te shkihet dhe te krijohet nje formation i ri me ide alternativa dhe kushte antarsimi Nuk mund te thoshe Basha me i mire se Berrisha apo Paloqe me i mire se Berrisha apo Mul gomari me i mire se Berrisha jane njesoje fate i madhe per Shqiperine qe ka nje PS dhe nje Edi Rama se me keta bajga vendin e kishte mare lumi

      1. q
        qytetar

        Jane njesoj. .te pershendes. Ke shume te drejte.

        1. Z
          Zeqo Pilafi

          Sa të "drejtë"ke! Pa PS dhe shokun e lavdishëm Rama, Shqipërinë vërtetë do e kish marrë lumi. Dhe sa të poshtër janë disa që thonë më mirë t'a merrte lumi, se ndoshta shplahej disi vëndi nga muti që ka marrë dhenë nën udhëheqjen e PS dhe "Gjigandit".

        2. A
          Aleanca për mbrojtjen e tallashit

          Mero djali, Noli i madh po të ishte akoma në k'të botë,do ti ndryshonte ato vargjet e famëshme: Rroftë Doktor Adhamuti,rroftë, shakaxhiu i përparimit , brez pas brezi u kujtoftë, si stërnip' i Nastradinit! Për hir të së vërtetës,është një fenomen negativ( Këshilli Kombëtar folklorik) por me një efekt pozitiv: Po nxjer në pah llumin e vendit,atë pjesë të shoqërisë shqiptare,që ka abuzuar me termin "demon-karci" dhe janë pasuruar në kurriz të më të dobtëve! Është pikërisht ky skalion që po lufton jo vetëm për Dr. Adhamutin, poooooor në radhë të parë për veten dhe milionat e tyre! Kush mendon se ata janë budallenj dhe e bëjnë nga injoranca,gabon. Joooooo,ata që i venë mbrapa monstrës,e bëjnë me vetëdije, sepse te ai shofin fijen e njohur të kashtës,që do t'i shpëtojë nga mbytja. Poshtë fashizmi. PS: Vendi kërkon një opozitë reale konstruktive dhe jo një front kriminal antiamerika !

          1. x
            xheJ. eN. Bi.

            O Aleanca... për Dr. Adhamudhin nuk ka shkruar Noli, po Çajupi që e ka bërë komedi. Meqënëse ke lexuar shumë bë atë që thoshte Dr. Adhamudhi : të dhëmb një dorë, preje të shpëtoj tjetra. Dhe ty, të ka ikur mëndja, preje kokën të të shpëtojë trupi.

          2. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Sali Berisha eshte gomar, se po te ishte i zgjuar nuk merrej me "rithemelimin e PD-se", qe nuk eshte shkrire asnjehere, por me "rithemelimine PR-se" qe i ka humbur edhe fara!?

            1. N
              Nje qytetar

              Bleona, zoti Baze, u hodh ne loje pa e pyetur fare, me te vetmin qellim, qe njerezia te flasi vetem per te (ashtu sic beni ju ne kete rast) dhe te mos flitet mundesisht fare per marrezine joligjore politike te Berishes me hapin qe do te hedh neser. Po ashtu, Berisha e nxori ne loje qe ne te merremi me Bleonen dhe jo me ndihmes Sekretaren e Shtetit dhe viziten e saj sot.

              1. B
                Beje shaka

                Po pse bre " Jane njesoj " e quan Mulin Gomari! Po gomari eshte kafshe e dobishme, kokefort, por edhe e duruar! C'ne Muli gomari! Ta quash gomar eshte vleresim! Gjej ndonje krahasim tjeter. Psh Cjap!

                1. K
                  Koli

                  Mero baze- Berishes „Sali ,Po ti do me vdesesh mua „

                  1. P
                    Populli

                    Mero Baze e perkufizon PD-ne:"forcën e parë antikomuniste të Shqipërisë". Por, ftohte fare: - PD-ja NUK ishte forca e pare antikomuniste e Shqiperise. - PD-ja NUK ishte fare force antikomuniste. Thjesht ishte nje grup politik i krijuar me urdher dite dhe si e tille, u shnderrua ne grupim PARAMILITAR!!!!! - PD ishte forca qe i ka bere Shqiperise krimet me te medha (vuri ushtrine per te sulmuar jugun e Shqiperise, beri Gerdecin, vrau njerz me 21 Janar.......) I nderuar Mero, mos e fyej inteligjencen dhe kujtesen shqiptare!!!!!

                    1. q
                      qerimi

                      Gabriel Garsia Markez ka nje roman me titull" Kolonelit ska kush ti shkruaje" Ky eshte titulli i shkrimit tjeter per Berishen.

                      1. Ymer Corapja, e ke taku pak Bashen, ca do beje djali daun qe ke pasi te vijne demokratet ne pushtet, a do ia ktheje ato leket e burses te Anglise, shtetit Shqiptar ?

                        1. m
                          meshirojeni ushtarucin Mero

                          Katandisja e Meros te ben ta meshirosh vertet! Sajohen "ftesa" per Qerratuce Bleonen qe me pas ti japin nje dore masturbimit te Meros nga kenaqesia per 'refuzimin' e saj.

                          1. n
                            nan mile

                            habitati ne shqiperi ka 30% te tije,njerez jo normale dhe kjo eshte pd-ja.

                            Lini një Përgjigje