Të refuzuarit e SHBA dhe BE në Tiranë, tani janë problem i shqiptarëve

28 Prill 2022, 20:30Editorial Mero Baze

Dy zyrtarët më të rëndësishëm të SHBA për Ballkanin dhe Shqipërinë nisën sot vizitën zyrtare në Tiranë, ku më shumë bie në sy dhe ka rëndësi se kë nuk do të takojnë, se sa ata që do të takojnë. 

Ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, kanë një axhendë të qartë politike në Shqipëri.

Ata vijnë për të mbështetur reformën në drejtësi, betejën kundër pandëshkueshmërisë së politikanëve, dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian për integrimin e Shqipërisë dhe konsiderimin edhe nga Europa të sanksioneve amerikane kundër individëve politik në Shqipëri, të dizajnuar si minues të demokracisë dhe të përfshirë familjarisht në korrupsion domethenës.

Dhe jo aq për koinçidencë takimi i tyre i parë në Tiranë u bë sot me delegacionin e nivelit të lartw të Bashkimit Europian, drejtuar nga komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, që gjendeshin për vizitë këtu.

Por pse është më e rëndësishme se kë nuk takojnë në Tiranë zyrtarët perëndimorë?

Edhe delegacioni i nivelit të lartw të Bashkimit Europian, dhe delegacioni më i lartw amerikan për Ballkanin, që takohen bashkë në Tiranë, nuk shkelin vetëm në dy institucione, në zyrën e Sali Berishës dhe në zyrën e Ilir Metës.

Njëri është president formal i Shqipërisë ende në detyrë, por duket që është një figurë e papranueshme për Perëndimin (përveç disa fshatrave arbëreshw në Itali të Jugut), kurse tjetri Sali Berisha është më shumë se i papranueshëm, është një objektiv lufte nga Perëndimi.

Delegacioni i BE, por edhe ky i SHBA, do të takohet me Edi Ramën dhe me përfaqësues të grupeve parlamentare të PS dhe Partisë Demokratike që nuk pranon Sali Berishën. Pra me Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabakun.

Pas kësaj është edhe më e qartë se rezistenca e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër Perëndimit, tani nuk është më një çështje e Perëndimit, por një çështje e shqiptarëve.

Perëndimi nuk emocionohet nga lojërat e tyre dhe as nga kundërvënia publike e tyre. Perëndimi i ka shpallur këta dy politikanë të padëshirueshëm për një Shqipëri pro-perëndimore.

Kushdo që mbështet ata, është duke investuar për një Shqipëri kundër SHBA dhe kundër Bashkimit Europian. 

Ideja e Sali Berishës se duke sfiduar SHBA me banditë më 6 mars kundër Bashës, do ta gjunjëzonte atë me idetë foshnjarake se SHBA bëhet “me të fortin”, tani ngjan dhe më vulgare. Ai dhe aleati i tij politik Ilir Meta janë më të izoluar dhe poshtëruar se kurrë.

Edhe manovrat e tyre  për ta kufizuar përgjegjësinë e betejës me Perëndimin kundër ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, u bë bajate.

Nga ana tjetër, kjo axhendë është një përgjegjësi dhe për shumicën në pushtet dhe raportet e saj me drejtësinë, pasi ajo duhet të përfshihet në një betejë me fakte ligjore kundër pandëshkueshmërisë së politikanëve që po sfidojnë të ardhmen perëndimore të Shqipërisë, për shkak të frikës së tyre nga drejtësia.

Dy delegacione të nivelit më të lartw të mundshëm në aspektin politik janë në Tiranë dhe janë qartazi vetëm për ata shqiptarë që mbështesin Perëndimin. Dhe natyrisht që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga linja e tyre.

Është problemi i shqiptarëve nëse mes Perëndimit dhe “duam babistëve”, u mbajnë oturakun këtyre të fundit, derisa të shuhen rrugëve si mbetje toksike talibane të shekullit 21 .   

9 Komente

  1. T
    Toke e xanun,parti e xanun

    Keta talibanet e rinj qe i mbajne uturakun sali komunistit,kujtojne se vampiri sali do jetoj perjete. Pse e djegin karieren e tyre keta mjeran per nje kriminel me nje kembe ne varr e me non graten. Nuk po flasim per gerdallat servile komuniste si tritan preshi,e spaho spahia ,vokshi uturakja thithlopa e mul gomari e ca hajdute qe kane perfituar miliona nga ky vampir,keta kane arsye ti mbajne uturakun keti maloku qe ka vajtur ne origjine.

    1. M
      Mero baze kok tasja!

      Shume e sakte shprehet edhe mendimin tim! Por jane te gjithe budallenj dinake,te rinj por shume pleq! Nuk e kuptoj se si shkateron jeten duke mbeshtetur kriminelin Sali!

    2. L
      Lugu gjat

      Zoti i math na i ka lene keto dy mbetje sperme kusaresh pjelle skutave me te erreta te Atdheut tone si dy mostra qe sduhet te jene aty ku kane qene me kure

      1. L
        L.XH

        Një lutje për SHËRBIMIN MENDOR. Pres një kafe me ju në qershor. Njoftomë kur ta shohësh të aresyeshme. Edhe në se jo, nuk ka problem. Thjesht një dëshirë. Keni bërë shumë për këtë vënd. Pse në qershor ? Sepse në fund të majit jam në Shqipëri. Me shumë konsideratë. L.XH.

      2. M
        Mati

        Nqs eshte trim S Berisha te shkoje neser ne shqup kur te behet takimi i zyrtareve te BE e USA me Alibeajn e te beje karshillek. Do fusi bishtin ne shale e do fshihet si zgjebs. Kur te ikin ata do dali si trim te fevzo.

        1. V
          Vranakonti

          Edhe pse dy diplomatet Amerikan dhe Europian nuk i shkuan ne zyre Saliu,nuk e perfillen ate fare,as Meten me te meta mendore,por gjithesesi Berisha po i sfidon keta.Ai nuk po ndalte ne rrugen e tij hakmarrese dhe po u qendron ball per ball.Ky qendrim i tij eshte per te ardhur keq,se akuzat e tij kundra ambasadores se nderuar te SHBA jane te pabaza dhe askush nuk po i thot ndal. Berisha qe sillet keshtu,si i forti i te forteve mbeshtete nga trushplaret e foltores dhe nga drejtesia,SPAK,prokurori i pergjithshem,Kryetari gjykates,te cilet jane nen kembet e Saliut.

          1. N
            Një qytetar

            Në fakt berisha nuk po i sfidon fare ata. Ai është duke i ndihmuar për të hapur varrin e vet. Sjellje tipike e bishës së plagosur. Peticioni i bishës online kundër zonjës së nderuar Kim; nuk bëri gjë tjetër veçse identifikoi sa është numri i salibanëve në shqipëri.

          2. a
            alphade

            Eshte domosdoshmeri historike arrestimi emergjent i Sali Berishes, i ndjekur nga Ilir Floriri ! Fundi I tyre politik eshte CLIRIMI I SHQIPERISE…….Nrse nuk e kuptojne kete shqiptaret, mjere ata…..!!!!!

            1. B
              BABALET E PD

              Non grata Berrisha s'ka nevoje as per Ameriken e as per Europen ai ka gjigjandet e kazaneve te mbremjes ka Shkullakun Fevziun Bushatin Canin Rakipin te madhin Peka ka Paloqen Mul kafshen ujkun e Cerrikut te Fierit Vores ka filozofin A.Curri jevgu Permetit ku pjerdhe Berrisha dhe Meta per boten ata jane trima po dhjesin pak ne breke po mga mosha jo nga frika

              Lini një Përgjigje