Pse Berisha zhgënjeu dhe berishistët?

2 Maj 2022, 19:22Editorial Mero Baze

Sali Berisha i ka krijuar Partisë Demokratike pesë kriza të rënda me këtë aksion opozitar: Krizën e përfaqësimit, krizën e legjitimitetit, krizën e vlerave njerëzore, krizën e identitetit politik dhe krizën e demokracisë së brendshme. 

Ka një valë zhgënjimi nga shumica e mbështetësve të Sali Berishës në betejën e tij “për një opozitë të fortë” dhe të “pa kapur”, siç përpiqej ai të krijonte alibinë në betejën e tij kundër SHBA. Duke shfrytëzuar plot probleme të lidershipit të Lulzim Bashës, të krijuar nga varësia e tij prej Sali Berishës, ky i fundit ngriti mitin e nevojës së një opozite të fortë, bazuar mbi votën e lirë dhe njerëzve të lirë.

Në përfundim të procesit, u pa qartë se nuk bëhej fjalë as për “votë të lirë”, as për ”njerëz të lirë”, por për votë të numëruar nga Sali Berisha dhe për njerëz të Sali Berishës. Produkti i këtij aksioni që harxhoi energjitë e opozitës për 8 muaj, është një Këshill Kombëtar që ngjan si Këshilli Bashkiak i Tropojës, ku kryetar janë ose familjarët, ose kushërinjtë e Sali Berishës.

Nuk ka asnjë figurë politike të re, dhe as ndonjë figurë politike të vjetër dinjitoze. Janë të gjithë ose vjetërsira të harruara të PD, që komplekset e inferioritetit i kanë nxjerrë nga skutat dhe kanë pranuar të bëhen figurantë të Berishës, ose rrethi i tij familjar dhe fisnor, që ka dhënë kushtrimin se “i ka shpall luftë fisi Hoti”.

Kjo duket se i ka dëshpëruar të gjithë ata që mbështetën Sali Berishën, bazuar në gënjeshtrën e opozitës së fortë.

Opozita që prodhoi Sali Berisha me këtë aksion, është opozita më e dobët e historisë së Shqipërisë.

E para, se është një opozitë që ka problem legjitimitetin. Sali Berisha ka përfunduar operacionin për të formuar një parti të tij që mban dhunshëm siglën e PD, ndërsa PD ka refuzuar t’i bashkohet Berishës, edhe pse ai u ka pushtuar zyrat dhe siglën.

Kjo situatë kaotike do të jetë vrastare në ditët në vazhdim, në varësi të çdo vendimi gjyqësor. Edhe nëse Gjykata i kthen legjitimitetin PD, ata do përleshen sërish për të nxjerrë Berishën nga zyrat. Edhe nëse ja lë Berishës, ata do ndahen dhe do organizohen si një parti e re pro-perëndimore, kundër marrëzisë izolacioniste të Berishës.

Pra në të gjitha variantet, aksioni i Berishës kundër SHBA, maskuar pas betejës kundër Lulzim Bashës, ka krijuar shkatërrimin më të madh opozitar në 30 vitet e pluralizmit.

Së dyti, kjo opozitë tani më shumë se kurrë ka problem përfaqësimin. Tani askush nuk e gjen dot kush përfaqëson kë. Partia e Berishës, siç u pa dhe nga forumet drejtuese, përfaqëson Tropojën, fisin Berisha dhe vjetërsia që nuk i duhen njeriu, ndërkohë që pretendon se përfaqëson opozitën.

Partia Demokratike, që ka shumicën e deputetëve, përfaqëson formalisht elektoratin opozitar, por që është dëmtuar nga spekulimi me zgjedhjet e 6 marsit. Në këtë krizë përfaqësimi, dy opozitat e dala nga PD për shkak të Berishës, do të kenë shanse të verifikohen në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2023, duke harxhuar sërish energji kundër njëra- tjetrës dhe jo kundër PS. 

Së treti, kjo opozitë më shumë se kurrë ka tani dhe krizë demokracie. Siç u pa nga partia e Berishës, të gjitha premtimet e tij ishin gënjeshtra dhe u zhbënë më 30 prill. Nëpër rrethe u bënë zgjedhje përjashtuese me 10 për qind të anëtarësisë, në Kuvend u krijua një Këshill Kombëtar fisnor që synon mbrojtjen e Berishës nga “besëprerët”, ndërsa në anën tjetër Partia Demokratike është me institucione të komanduara për shkak të procesit të legjitimimit të organeve të saj.

Së katërti, kjo opozitë ka tanimë dhe krizë vlerash. Fakti që Sali Berisha e ktheu mjedisin opozitar në një kënetë balte, ku gjithkush gjuante me baltë gjithkënd, vlerat e shoqërisë shqiptare qëndruan anash dhe nuk u përfshinë në këtë betejë.

Edhe shumica e deputetëve të PD të dalë nga zgjedhjet e një viti më parë qëndruan anash dhe refuzuan Berishën pikërisht për këtë shkak, edhe pse kanë rezerva për Bashën.

Aq e thellë është kriza e vlerave në opozitë me këtë që ka bërë Berisha, sa Çim Peka ka ndenjë gjithë natën me Bleonën t’i mbushë mendjen të shkojë me Berishën dhe nuk ja ka mbush dot. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për personazhe  të viteve ‘90. Të paktën ta kishte refuzuar ndonjë nga këto personazhet e emisionit “Përputhen”.

Së pesti, kjo opozitë ka krizë identiteti. Partia Demokratike u krijua si parti e parë antikomuniste pro-perëndimore e Shqipërisë. Ky ishte identiteti që e lindi atë. Gjithçka tjetër rrugës ka qenë kozmetikë. Ata që nuk e kishin pranuar komunizmin dhe që aspironin për një Shqipëri pro-perëndimore u bënë menjëherë pjesë e PD dhe i dhanë asaj këtë identitet. 

Sot Sali Berisha është në betejë për të formuar një forcë politike anti-perëndimore, anti-amerikane dhe me një amalgamë personazhesh, që nuk përfaqësojnë më as të djathtën e as të majtën në Shqipëri, por thjeshtë njerëzit e dështuar të tranzicionit, në shumicë dhe me probleme mendore, që shpresojnë se Sali Berisha mund t’i bëjë të njohur përsëri, që të mos kujtojmë se kanë vdekur.

Dhe për ta kuptuar sa e rëndë është kjo situatë, shikoni gjithë akuzat që bëhen ndaj Partisë Demokratike formale, drejtimin e së cilës e ka Enkelejd Alibeaj. Të gjitha akuzat mbi ta, bëhen se janë “spiunë të SHBA” dhe bullizohen si “fëmijë të Kimetes”, duke fyer ambasadoren e SHBA në Tiranë. 

Më 1990 me këto terma, stalinistët e Shqipërisë fyenin “Zërin e Amerikës” dhe Elez Biberaj, duke e quajtur “djalë diversanti”, pa qenë dhe i tillë. Tani me këto terma Partia e Sali Berishës sulmon pjesën pro-perëndimore të Partisë Demokratike. Shkatërrim më të thellë të identitetit të PD se kjo nuk mund të ketë.

Kaosi i krijuar nga Sali Berisha në opozitë, është një kaos i krijuar për të mbijetuar si një lider jo legjitim dhe për të qenë në një betejë permanente me kundërshtarët e vet, që të viktimizohet si i luftuar nga SHBA dhe Perëndimi.

Atij nuk i intereson më, as ndonjë fitore pushteti, as ndonjë fitore legjitime në PD. I intereson pikërisht kjo gjendje jo legjitime, pa përfaqësim, pa demokraci dhe mbi të gjitha, pa asnjë shans për t’i hapur rrugë të tjerëve të merren me opozitën. 

Si e tillë, kjo gjendje i ka dëshpëruar të gjithë ata që mendonin se përmes dorës së fortë të Berishës, do gjunjëzonin Edi Ramën dhe ndoshta nxirrnin dhe ndonjë inat me SHBA. Me këtë gjendje ku e ka katandis Berisha opozitën, edhe rojën e PD të kishin vënë kryetar do ta bënte më mirë. 

15 Komente

  1. T
    Tironsi

    Si gjithmonë i saktë në analizën tënde Mero.

    1. k
      kthhh

      PD dhe LSI nuk jane parti politike por thjesht familje mafioze.

      1. k
        katarakti

        Sidoqoftë Berisha përfaqëson de fakto opozitën reale nê Shqipëri. Ndofta nesêr këtë flamur e merr ose ai ia lë në dorê, Ilir Metês. Alibeaj dhe kompani kanë tani zyrat dhe ndofta edhe vulat, por nuk kanë mbështetës. Njerëzit, njëlloj si para 30 vjetësh, i shkojnë prapa bajrraktarit Berisha, siç i shkojnë delet pas dashit të kopesê. Kêta njerëz janê pjesa mê e prapambetur dhe më e dhunshme e shoqërisë shqiptare. Ata nuk mendojnë me kokën e tyre, por me atë tê bajrraktarit. Një sëmundje e vjetër kjo ndër shqiptarët e Veriut.

        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Pavarësisht emërtimit , PD, kjo nuk e maskom gjëndjen në të cilën Berisha e ka zhytur këtë forcë opozitare. Ka ndjekur mësimet e sh. Enver! Berisha nuk është lider me alternativa progresi,por nje enverist i trajnuar nëpërmjet formave të edukimit. Slloganet e tij ,besprer ,kishin dhe kanë për qëllim të mbajnë të skllavëruar militantët. Ka një mospërputhje të madhe midis përfaqësuesve në Parlament dhe mitingjeve të organizuar nga Berisha. Mund të kishte dhe më shumë pjesëmarrës në mitingjet me pagesë të tij. Energjitë e Berishës po konsumohen për të bindur elektoratin "besmbajtës" se ai nuk ka "gabuar".

          1. P
            Populli

            "Partia Demokratike u krijua si parti e parë antikomuniste pro-perëndimore e Shqipërisë. Ky ishte identiteti që e lindi atë"- thote editoriali. Por: PD-ja nuk lindi. PD u sajua. Me urdhër. Brenda ditës. Identiteti i PD-se ishn te gjithe te dënuarit e meparshem per vjedhje, bordelleri e vrasje. Kundershtaret e vertete te ndergjegjes nuk iu afruan PD-se. Kishin vuajtur nga diktatura komuniste dhe nuk mund t'a besonin fatin e tyre tashme diktatures se nje komunisti.

            1. B
              Bardhyli nga Kosova

              Tashmë është më se e qartë se Edi Rama, po e ndjek rrugën e gabuar. Vetëm pak orë pasi kaluan nga deklarata e tij, se armatosja e Serbisë nga Kina nuk paraqet asnjë rrezik, si për ta zbuluar tradhtinë e tij, ndodhën sulmet e armatosura dhe të tjera për disa ditë rresht ndaj policisë së Kosovës në veri. U desh reagimi ndërkombëtar që ta shtyjë një departament qeveritar të Shqipërisë, që të kërkojë kapjen e të dyshuarve, dhe madje vetëpërmbajtje në aksion. Kosova po vazhdon të pengohet tmerrshëm nga Edi Rama, në mënyrën më të pabesueshme, njeriu që vite më parë premtonte edhe bashkim të shqiptarëve në një shtet nga Ulqini, duket se jo vetëm ka tradhtuar ato qëndrime, por se ato i ka thënë për të ndihmuar për të nisur zbatimin e projektit serb, për krijimin e ‘botës serbe’. Për të ndërtuar apo motivuar palën serbe që të vinte në pah projektin ‘botën serbe’, i duhej asaj një ‘armik’ imagjinar, deklarativ, ‘bashkimi i shqiptarëve’ në një shtet! Pra, Edi Rama në asnjë mënyrë nuk ishte në favor të idesë së bashkimit kombëtar, por të dy lojërave, të projektit që çonte apo mund të çonte në shuarjen e gjykatës speciale dhe në projektin për të ndihmuar Serbinë, në realizimin e aspiratave të saj, ndërsa një projekt i tillë, si bashkimi kombëtar duke humbur një pjesë të territorit, do të mund të mbulonte sipas tyre turpin e tradhtisë. Për këtë grupim që synonte realizimin e qëllimeve të veta, i duhej një partner në lojë, dhe për këtë ia mësynë dyerve të Serbisë dhe Rusisë, që të marrin bekimin e tyre për ndarjen e Kosovës, me të cilën do të kënaqej Serbia, pasi e ka humbur të tërën, shkulja e një pjese, ishte e mirëseardhur për të. Për të marrë bekimin rus, edhe përkrahjen e tyre, Hashim Thaçi në detyrën e presidentit të vendit, e takoi personalisht diktatorin Putin, duke marrë premtimin nga goja e tij, se nëse ai dhe Vuçiqi pajtoheshin ata do ta pranonin çfarëdo marrëveshje. Po të njëjtën gjë, por në një nivel më të ulët e bëri Edi Rama, duke e takuar së paku dy herë ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrovin, dorën e djathtë të Putinit. Por, zhvillimet në Ukrainë, realisht zbuluan jo veç mungesën e koherencës politike dhe demokratike të vetë sistemit, në shumë shtete të Perëndimit, por edhe ndërlishmërinë e saj me shtetet më të vogla. Mbështetja e madhe për Serbinë, rezulton që nuk ishte thjesht perëndimore, por edhe e relacioneve që kishin deputet, politikanë e zyrtarë të shteteve perëndimore me Rusinë, për të luajtur rol përjashtues ndaj Kosovës. Një karikaturë prej letre e patriotizmit të tij, është shëmbëllimi i asaj që ndërtoi vetë me mbështetësit e tij, për të mashtruar opinionin në Kosovë nëpërmjet retorikës patriotike, dhe në prapavijë duke mbështetur hapur projektet kyçe serbe në raport me shqiptarët, jo vetëm me Kosovën. Dëshmi e kësaj ishte mbështetja e të gjitha projekteve të Serbisë, si e minishengenit ballkanik të transformuar më pas në “Ballkanin e hapur”, pas një reagimi të ashpër atë kohë nga institucionet e Kosovës, dhe opozita. Dyshimet se ky ishte një projekt i Serbisë, e konfirmoi me refuzimin kategorik që ia bëri këtij projekti kancelari gjerman Olaf Shulc, duke ia bërë të qartë Ramës në Berlin, se ai do ta ringjallë procesin e Berlinit, i cili e bën të detyrueshme arritjen e një marrëveshje të Serbisë me Kosovën, e cila përfshin njohjen e saj. Pra, “Ballkani i hapur” ishte thjesht një proces për ta zvarritur dhe penguar procesin detyrues, që Serbia të shkonte drejt njohjes së Kosovës. Por, tashmë me dështimin e projektit rus, të Putinit, jemi afër të shohim dështimin e projekteve serbe, dhe që Serbia pa shmangshëm të shkojë drejt një faze, të ndjekjes së modelit rus, dezintegrimit! Edi Rama duke e marrë në mbrojtje Serbinë, po i bën edhe një favor jo të vogël Rusisë, duke bërë të pamundurën që t’ia ruajë një aleat të vogël Putinit në Ballkan. Këtë e bëri në disa raste, përfshirë atë më skandalozin të blerjes së raketave nga Kina, ndërsa për sulmet në veri, heshti, duke mos e dënuar aktet dhe duke mos kërkuar përmbajtje nga Serbia! Por, si mund ta bënte këtë, një rob i Vuçiqit! Edi Rama përfundimisht duhet të izolohet dhe të ndiqet nga drejtësia për krimet e shumëfishta të tij. Por, para se të ndodhë kjo, duhet që inteligjenca shqiptare, mediat, atdhetarët t’ia heqin çdo atribut patriotizmi që mund t’i jetë mveshur apo mund t’ia ketë vënë vetvetes, përfshirë edhe zhvlerësimin e qeverisjes së tij.

              1. R
                Referendum per arrestimin e koleres sali

                Prap ti o gomar me kete koment.

                1. K
                  Koqevare sot koqevare mot koqevare gjithe jeten

                  Bardhyle qe je rrote karri kuptohet po c'pune ka Shqiperia me krahinen Serbe kosovo o karre njeri . Kosovo multi-etnike nen rrezoluten 1244 territoire Serbe keni nje te zgjedhur dhe vazhdoni jeten o budalla koqevare harroje Shqiperin qe kur nderuat flamure ata trima te uck betoheshin per flamure kua e zi e ju udbashe tradhetuat betimin tani vazhdoni me nene Serbin ku 80 % te tregetise e beni me Serbin moter qirra tradhetare turko-arabe

                2. t
                  tahiri

                  PD e perfaqesuar nga Berisha nuk perfaqeson forcat e djathta, por proletariatin njerezit e ardhur ne Tirane qe vodhen dhe plackiten pronen private te pronareve me te vetmin qellim qe te ishin kontigjent i Berishes per mitingje. Ky llum do te sjelle demokracine, kjo eshte shaka e demagogut Berisha. PD eshte organizate terroriste, lideri i saj Non Grata.

                  1. N
                    NjeQytetarOptimist

                    Evgjit Kellici me ca falanga te tjere habiten qe shumica e deputeteve smorren pjese ne dasmen e fisit “non-grada”. U shperben si parti.. Ed Rama, bej qejf vlla dhe te lumte pushka qe e shkaterrove ate parti banditesh.. Kapellen mbi sy dhe Sulltan..

                    1. G
                      Gota

                      O “ pordhyli nga kosova” na çave trapin me keto flet- rrufete sa nje çarçaf qe shkruan! E para, ti nuk je kosovar, e dyta mos shkruaj aq gjate se nuk ta lexon njeri dhe e treta, zgjidh çorben e PD - s njehere pastaj qaj hallin e kaloresit qe I varen kembet!

                      1. A
                        Adrian

                        Bardhyli nga Kosova apo Skopioni

                        1. B
                          Bardha bardhyle dylbere

                          100 % Skypion varri jarrin ketije gjysmaku

                        2. L
                          Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                          Duhet te kishe thene qe pd u sajua nga ramizi me saline si nje parti komuniste kunder komunisteve . Dhe kesaj partie ju bashkuan ose i mori saliu sigurimsat dhe pjesa e te ashtuquajureve te persekutuar,por qe ishin hajdute e njerez qe ju ishte shtypur koka per krimet qe kushin bere ose qe prisnin te benin sapo ti jepej rasti. Dhe rastin ja dha saliu me azemin qe urdheruan djegien e shkatrrimin e pushtimin e urrejtjen e percarjen derisa arritem ketu ku jemi qe te gjithe hajdutet dhe kriminelet mblidhen rreth kryekusarit komunist per te mbrojtur placken e vjedhur duke perfituar nga mungesa e shtetit dhe e drejtesis....

                          1. K
                            Kapeni per zhelesh kete...!

                            Nje keqardhje dhe per Edvin Kullurin! I varferi u shqye neper panele duke sulmuar Bashen (dhe jo pa te drejte)me shpresen se do e zgjidhte krimineli tropojan ne ndonje lishte.Keshtu ndodh kur i var shpresat jo tek demokrtet e thjeshte apo tek opinioni i paster shqiptar,por tek koniukturat politike dhe tek bandite me disa dosje kriminale ne kurriz.Kete fat e pret dhe "yllin ne ngjitje" te atij klani,Evgjit Kellicin,nese do i dale kunder kryemafiozit "kryetar",perpara se te ndodhe qe ai te largohet nga gjiri i tyre...Respekt per Kadillin qe ,pavarsisht se une per veten time nuk do afrohesha ne ate stan te qelbur,por te pakten ia zbrazi karikatorin dhe jo per here te pare.Ai eshte konseguent ne qendrimet e tij.Megjithate,edhe ate formalisht e futen atje,per te prishur syne e per te thene se ja,ne respektojme mendimin e kundert etj etj.E vetmja zgjidhje eshte nxjerrja jashte loje e kesaj farse Berishiane me ligj,nga gjykata e apelit dhe formimi i gje partie me te vertete demokrtike me intelektuale e elemente te rinj,me gare te hapur nga qendra ne baze.Ne te kundert,ai stan nuk ka bulmet as per vere,pa le per dimer!

                            Lini një Përgjigje